Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lamine Yamal kritikohet ashpër nga legjenda e Real Madridit për atë çfarë bëri gjatë konferencës për shtyp

10 June 2025 at 15:40

Një legjendë e Real Madridit ka kritikuar me ashpërsi yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, pasi ka vënë re një gjest të tij gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes në Ligën e Kombeve. 

Mbrëmjen e së dielës, kampionët e Euro 2024, nuk arritën të mbronin trofeun e Ligës së Kombeve, pasi humbën në finalen e edicionit 2024/25 ndaj Portugalisë me penallti, pas një barazimi 2-2. 

Në gjysmëfinale, Spanja kishte marrë pjesë edhe në një ndeshje spektakolare me Francën (5-4), ku superylli Yamal shënoi dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes. 

Megjithatë, pas ndeshjes, sjellja e Yamal gjatë konferencës për shtyp ka shkaktuar zemërim te një legjendë e Real Madridit, i cili ka folur hapur kundër tij. 

Gjatë paraqitjes në konferencë, Yamal vendosi të vishte një kapelë me pjesën e prapme përpara, një gjest që ka tërhequr kritika nga ish-mesfushori i Real Madridit, Guti. 

Duke folur në emisionin spanjoll El Chiringuito, Guti shprehu pakënaqësinë e tij, duke thënë se i riu nuk duhet të vishej kaq informalisht kur përfaqësonte kombëtaren spanjolle. 

“Nuk e di nëse është hera e parë që shoh një djalë me kapelë mbrapsht. Nuk më pëlqen sepse ai është me ekipin kombëtar të Spanjës”. 

“Kur të shkojë në Ibiza, ose ku të dojë, mund ta bëjë. Por jo me ekipin kombëtar në një konferencë për shtyp. Nuk më pëlqen”, tha Guti. 

Komentet e tij u përballën menjëherë me kritika nga panelistët e tjerë, por ai vazhdoi të qëndrojë i palëkundur, duke thënë se, ndërsa plaket, opinioni i tij për sjellje të tilla bëhet gjithnjë e më kritik. 

“Ky është realiteti. Nuk është faji i Lamine, ai në fund të fundit bën çfarë të dojë. Faji është i njerëzve që janë aty dhe që duhet t’i thonë: ‘Hej, jo, kapelë nuk vihet në një konferencë për shtyp me ekipin kombëtar të Spanjës’”. 

Pavarësisht performancës së shkëlqyer në gjysmëfinale kundër Francës, Yamal dështoi të impresiononte në finalen e Ligës së Kombeve, duke bërë që disa tifozë të thonë se tani ai ka humbur shanset për ta fituar Topin e Artë./Telegrafi/

The post Lamine Yamal kritikohet ashpër nga legjenda e Real Madridit për atë çfarë bëri gjatë konferencës për shtyp appeared first on Telegrafi.

Pasi humbi penalltinë në finale, Morata afër një vendimi të vështirë

9 June 2025 at 12:35

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, ka pranuar se po përballet me një vendim të madh për të ardhmen e tij me La Rojan pas përfundimit të sezonit.

Morata luajti në fund në humbjen e Spanjës ndaj Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s. De la Fuente vendosi ta fuste Moratën në minutat shtesë, me idenë që ai të ishte i gatshëm për penalltitë.

Fatkeqësisht, Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, pasi Diogo Costa ia priti goditjen, duke vulosur humbjen e La Rojas në Allianz Arena.

Që kur mori drejtimin e ekipit kombëtar në shkurt të vitit 2023, De la Fuente e ka pasur gjithmonë besimin e plotë te Morata, duke e emëruar kapiten dhe duke e udhëhequr ekipin drejt triumfit në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.

“Ai është një lider dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pavarësisht nëse luan më shumë apo më pak. Ai është lideri më i mirë. Ka ende shumë futboll përpara dhe do të ketë disa momente shumë të rëndësishme me ne. Ai kontribuon shumë edhe jashtë fushës”, deklaroi La Fuente.

Megjithatë, Morata la të kuptohej se e ardhmja e tij me Spanjën mund të përfundojë shumë shpejt. Duke folur përpara dy ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në shtator, ai pranoi se po mendon seriozisht për të ardhmen e tij.

“Më vjen keq për shokët e mi të ekipit, por kjo është pjesë e jetës. Falënderoj trajnerin për fjalët e tij. Sa i përket penalltisë? Nuk e godita mirë, mund të kisha bërë më mirë, por tani nuk ka më asgjë që mund të bëj”, u shpreh Morata për “AS”.

I pyetur nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, Morata shtoi: “Dalje në pension nga kombëtarja? Është e mundur, nuk do të rikthehem në shtator”. /Telegrafi/

The post Pasi humbi penalltinë në finale, Morata afër një vendimi të vështirë appeared first on Telegrafi.

Ronaldo me fjalë të mëdha për Yamal: Është një fenomen, do të fitojë shumë trofe

9 June 2025 at 08:44

Cristiano Ronaldo ka folur fjalë të mëdha dhe ka dhënë lëvdata për talentin e madh të Spanjës, Lamine Yamal.

Dyshja u përballen për herë të parë në finalen e Ligës së Kombeve, teksa Portugalia fitoi ndaj Spanjës 5-3 në penallti pasi koha e rregullt u mbyll baras 2-2.

Duke folur në ‘Mix Zone’, kapiteni portugez ndau një mesazh mbështetës për 17-vjeçarin e Barcelonës, i cili luajti si titullar në finale përpara se të zëvendësohej në kohën shtesë.

🚨 Cristiano: “Lamine is going to win a lot of collective and individual titles. He’s a phenomenon”.

“He’ll have a long career and he’s going to win a lot of Nations Leagues”.

“He’s 17… Please, leave him alone. I have to ask you to let him be. He has to be calm”. pic.twitter.com/Bqnferip6T

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 9, 2025

“Lamine Yamal do të fitojë shumë tituj, si me ekipin ashtu edhe në nivel individual”, tha Ronaldo.

“Ai ka një karrierë të gjatë përpara vetës dhe do të fitojë shumë Liga të Kombeve”.

“Ai është vetëm 17 vjeç… është një fenomen, por njerëzit duhet ta lënë të qetë. Ka kohë për të rritur dhe për të shkëlqyer”, deklaroi Ronaldo

Ronaldo, tani 40 vjeç, i bëri thirrje publikut dhe mediave që të mos vendosin presion të panevojshëm mbi Yamalin në këtë fazë të hershme të karrierës së tij. /Telegrafi/ 

The post Ronaldo me fjalë të mëdha për Yamal: Është një fenomen, do të fitojë shumë trofe appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë

8 June 2025 at 23:57

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. 

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar.   

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.     

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.     

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata. 

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Nuno Mendes që u vlerësua me notën 8.0. 

Vlerësime të larta në këtë sfidë për Portugalinë morën gjithashtu edhe Diogo Costa (7.5), Vitinha (7.3) dhe Cristiano Ronaldo (7.2). 

Në nanë tjetër tek Spanja lojtari më i vlerësuar ishte Lamine Yamal me 7.9 po aq sa e kishte notën edhe Martin Zubimendi. 

Dështimi i ndeshjes doli të jetë Alvaro Morata i cili u vlerësua me notën 6.1 pas penalltisë së humbur. 

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: 

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë appeared first on Telegrafi.

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive

8 June 2025 at 23:47

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.   

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.   

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. 

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.   

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.   

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe u desh të luheshn vazhdimet dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.   

As në vazhdime nuk pati një fitues, andaj radha erdhi për t’u ekzekutuar penalltitë. 

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata./Telegrafi/

𝗩𝗘𝗡𝗖𝗘𝗗𝗢𝗥𝗘𝗦 𝗡𝗢𝗩𝗔𝗠𝗘𝗡𝗧𝗘! 🏆🏆 #FazHistória | #NationsLeague pic.twitter.com/iJfn0AtpYz

— Portugal (@selecaoportugal) June 8, 2025

The post Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Portugalisë

8 June 2025 at 21:50

Kombëtarja e Spanjës po avancon me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë pas pjesës së parë në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon. 

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. 

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. 

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1. 

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë – a do të arrijë Portugalia të kundërpërgjigjet, apo Spanja do ta ruajë këtë epërsi ose eventualisht ta thellojë atë./Telegrafi/

The post Mbyllet pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Portugalisë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë

8 June 2025 at 19:47

Portugalia dhe Spanja do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. 

Për të arritur kualifikimin në finale, portugezët triumfuan në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1, teksa Spanja mposhti Francën në një triller të vërtetë me rezultat 5-4. 

Herën e fundit kur këto dy kombëtare u takuan ishte pikërisht në kuadër të Ligës së Kombeve, me Spanjën që kishte triumfuar minimalisht 1-0 falë një goli nga Alvaro Morata. 

Portugalia të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo kanë në përbërjen startuese emra si Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva. 

Tek Spanja nga minuta e parë e nis Mikel Oyarzabal i cili do të ndihmohet nga Nico Williams, Pedri dhe Lamine Yamal. 

Formacionet zyrtare: 

Portugalia: Diogo Costa, Mendes, Inacio, Dias, Neves, Vitinha, Bruno Fernandes, Silva, Conceicao, Ronaldo, Neto.

Spanja: Unai Simon, Cucurella, Huijsen, Le Normand, Mingueza, Fabian, Zubimendi, Nico Williams, Pedri, Lamine Yamal, Oyarzabal. 

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë appeared first on Telegrafi.

Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

8 June 2025 at 09:39

Finalja e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sonte në orën 21:00, me një përballje të shumëpritur mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila do të luhet në stadiumin e Mynihut.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia arritën në finale pas një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart, duke treguar forcë dhe përvojë në fazat vendimtare të turneut.

Nga ana tjetër, Spanja festoi një sukses spektakolar ndaj Francës, në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultatin 5-4, duke siguruar një vend të merituar në finalen e madhe.

Përveç finales, sot në orën 15:00 do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë, ku Gjermania dhe Franca do të përballen në Stuttgart për të mbyllur me dinjitet turneun.

Spanja hyn në këtë finale si kampione në fuqi, pasi fitoi edicionin e vitit 2023 duke mposhtur Kroacinë me penallti në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit.

Tashmë mbetet të shihet nëse Spanja do të ruajë titullin apo nëse Portugalia do të rikthehet në majë të Evropës me një tjetër trofe të rëndësishëm për Ronaldon dhe shokët e tij. /Telegrafi/

The post Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte appeared first on Telegrafi.

Diçka speciale po dëshmohet: Rekordi i Lamine Yamal në moshën 17 vjeç krahasuar me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin

8 June 2025 at 09:20

Në moshën 17 vjeç, 10 muajsh e 24 ditësh, Lamine Yamal po bën bujë në futbollin botëror, duke thyer rekorde dhe krahasuar me legjendat si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Francës, Yamal shënoi dy gola, duke u bërë lojtari më i ri që realizon një dopietë për Spanjën në një ndeshje zyrtare, në moshën 17 vjeç e 327 ditë.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 5-4, duke shënuar herën e parë që Franca pëson pesë gola në një ndeshje që nga viti 1969.

Yamal ka arritur të bëhet lojtari më i ri që arrin 100 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar 25 gola dhe dhënë 17 asistime. Në nivel ndërkombëtar, ai ka shënuar 6 gola në 20 paraqitje për Spanjën.

Krahasuar me Cristiano Ronaldon, i cili në moshën 17 vjeç kishte 19 paraqitje, 5 gola dhe 4 asistime për Sportingun, dhe Lionel Messin, i cili në të njëjtën moshë kishte vetëm një gol në 9 ndeshje për Barcelonën, Yamal po tregon një rritje të jashtëzakonshme.

Nëse Spanja fiton finalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë, Yamal do të bëhet lojtari më i ri që fiton këtë trofe, vetëm një vit pasi ndihmoi Spanjën të fitojë Kampionatin Evropian.

Cristiano Ronaldo, duke folur përpara finales, tha: “Lamine Yamal? Ju kërkoj ta lini djalin të rritet për të mirën e futbollit”.

“Lëre të rritet me qetësi dhe hiqni presionin nga ai. Mund ta ndihmosh duke e lënë të qetë sepse atij nuk i mungon talenti”.

Me performancat e tij mbresëlënëse, Yamal po tregon se është një nga talentet më premtuese të futbollit botëror. /Telegrafi/

Rekordi i Ronaldos dhe Messit në moshën 17 vjeç. Krediti i imazhit: messivsronaldo.app
Foto: Rekordi i Ronaldos dhe Messit në moshën 17 vjeç.

The post Diçka speciale po dëshmohet: Rekordi i Lamine Yamal në moshën 17 vjeç krahasuar me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin appeared first on Telegrafi.

Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos

6 June 2025 at 17:02

Dean Huijsen, blerja e re e Real Madridit, luajti një rol kyç në fitoren dramatike të Spanjës ndaj Francës me rezultat 5-4 në Stuttgart, duke e çuar skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Portugalisë.

20-vjeçari ishte titullar në qendër të mbrojtjes dhe e përfundoi të gjithë ndeshjen. Pas takimit, Huijsen foli për bisedën me shokun e tij të skuadrës, Kylian Mbappé.

“Folëm pak dhe më mirëpriti, duke më thënë se do të shihemi së shpejti. Një djalë i mirë,” deklaroi Huijsen për Mundo Deportivo.

Duke folur për përballjen e radhës kundër Cristiano Ronaldos, Huijsen tregoi emocionin e tij.

“Për mua, ai është një nga më të mirët në histori. Për çdo fëmijë, për çdo të ri që luan kundër Ronaldos është një ëndërr. Le të shohim nëse do të mund ta ndaloj,” tha ai për COPE. /Telegrafi/

The post Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos appeared first on Telegrafi.

Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë

5 June 2025 at 22:54

Spanja ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, aty ku do të përballet me Portugalinë, pasi eliminoi Francën me shumë mund me rezultat 5-4.

Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, duke ditur për cilësitë e njëra-tjetrës.

Por, Spanja nuk u përmbajt dhe shpërtheu me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 22-të, Nico Williams qëlloi fort nga afërsia, pas një asistimi nga Mikel Oyarzabal, për ta mposhtur Mike Maignanin për rezultatin 1-0.

Vetëm tre minuta kaluar dhe Oyarzabal ishte sërish asistuesi, ndërsa kësaj herë golashënues ishte Mikel Merino.

Nga ana tjetër, Gjelat lëshuan mundësi të arta shënimi, Ku Kylian Mbape, Desire Doue dhe Adrien Rabiot nuk ja dolën të shënonin nga afërsia.

45 minutat e dytë ishin edhe më spektakolar, pasi u shënuan plotë gjashtë gola.

Në minutën e 54-të, Lamine Yamal shënoi nga penalltia, për ta çuar rezultatin në 3-0.

Vetëm një minutë më vonë, Pedri thelloi epërsinë e Spanjës në 4-0 me asistimin e Nico Williams dhe u mendua se kishte përfunduar gjithçka.

Por, Kylian Mbappe filloi ta drithëronte Furinë e Kuqe, pasi në minutën e 59-të shënoi nga penalltia për 4-1.

Rayan Cherki u fut në lojë në vend të Michael Olise në minutën e 64-të dhe ndryshoi komplet lojën e Trikolorëve.

Yamal shënoi golin e dytë personal në minutën e 67-të për 5-1 nga një asistim i Pedro Porros.

Por, Cherki e shpërbleu besimin nga Didier Deschamps kur shënoi për 5-2 në minutën e 79-të.

Cherki (84’) më pas bëri një pasim perfekt te Malo Gusto, me këtë të fundit që detyroi Dani Vivianin ta fute topin në rrjetën e tij për rezultatin 5-3.

Ylli i Lyonit asistoi te Randal Kolo Muani në minutën e 90+4-të, për rezultatin 5-4, duke elektrizuar të gjithë në stadium.

Spanja ishte me fat që i përballoi presionin të madh të Francës, për të siguruar finalen, aty ku ndeshjen me Portugalinë të dielën. /Telegrafi/

 

The post Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë appeared first on Telegrafi.

“Dashuria ime për Barcelonën është e pakushtëzuar” – Pedri flet për interesimin e Bayern Munich dhe Topi i Artë

5 June 2025 at 08:38

Pedri ka përjetuar një vit fantastik. Ai ndihmoi Spanjën të fitonte Euro 2024 dhe më pas luajti një rol kyç në suksesin e trefishtë të Barcelonës. Por gjërat mund të kishin marrë një rrjedhë ndryshe për mesfushorin 22-vjeçar.

Sipas asaj që raporton AS, Pedri ka konfirmuar interesimin e Bayern Munich, që kishte shfaqur dëshirën ta transferonte kur Hansi Flick, trajneri aktual i Barcelonës, drejtonte klubin gjerman.

“Ata ishin të interesuar për mua, por dashuria ime për Barcelonën është e pakushtëzuar. Është klubi i ëndrrave të mia dhe do të jetë shumë e vështirë të largohem prej andej”, deklaroi Pedri.

Pas një sezoni të shkëlqyer, ku ishte ndër lojtarët më të mirë të Barcelonës, Pedri është përmendur si kandidat për Topin e Artë 2025. Ai e pranoi me përulësi këtë vlerësim dhe tregoi se është i kënaqur me respektin që po merr.

“Nuk i shoh shumë çmimet individuale, por që kur Rodri fitoi “Topin e Artë”, gjithçka është ndryshe. Më parë nuk përqendroheshin te mesfushorët. Titujt me ekipin kombëtar kanë një peshë të madhe dhe kjo ka ndryshuar perceptimin”, shpjegon spanjolli.

Pedri shtoi se aktualisht është i fokusuar te Spanja, e cila do të luajë finalen e Ligës së Kombeve, dhe se për momentin nuk dëshiron të flasë më shumë për këtë çështje.

Pedrit iu kërkua gjithashtu të komentonte për dy trajnerët e Spanjës: Luis de la Fuente dhe Luis Enrique.

“Janë dy trajnerë të ndryshëm. De la Fuente gjithmonë ka besuar tek unë që nga të rinjtë, ndërsa Luis Enrique është spektakolar dhe më bëri të debutoj me Spanjën. Nuk mund të zgjedh mes tyre – është si të zgjedhësh midis babait dhe nënës”, përfundoi Pedri. /Telegrafi/

The post “Dashuria ime për Barcelonën është e pakushtëzuar” – Pedri flet për interesimin e Bayern Munich dhe Topi i Artë appeared first on Telegrafi.

Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë

1 April 2025 at 21:53

Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, ka zbuluar golin e tij të preferuar deri më tani në karrierë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Yamal ka përzgjedhur golin e shënuar në Kampionatin Evropian 2024, i mbajtur në Gjermani.

Në atë moment të paharrueshëm, talenti spanjoll mashtroi disa mbrojtës të Francës dhe shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin e Gjelave me topin që përfundoi në këndin e majtë.

Vetë Yamal e ka cilësuar këtë si golin më të bukur të karrierës së tij deri tani.

Forma e tij brilante ishte një faktor kyç në suksesin e Spanjës, e cila u shpall kampione e Evropës në Euro 2024.

Me këtë paraqitje, Yamal vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. /Telegrafi/

The post Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë appeared first on Telegrafi.

“Ti bëhesh i papëlqyeshëm”, Van der Vaart vazhdon kritikat ndaj Lamine Yamal

25 March 2025 at 11:42

Ish-ylli i Real Madridit dhe Holandës, Rafael van der Vaart, i është përgjigjur Lamine Yamal, pasi 17-vjeçari ironizoi në mënyrë të prerë kundër tij.

Gjatë fitores së Spanjës në Ligën e Kombeve me penallti ndaj Holandës, pas një barazimi të përgjithshëm 5-5, Lamine Yamal ia kushtoi festën e tij dhe një postim në rrjetet sociale kritikave të Van der Vaart ndaj tij.

Van der Vaart kishte vënë në dukje pas ndeshjes së parë se mbrojtësi i Ajaxit, Jorrel Hato e kishte futur ‘në xhep’ 17-vjeçarin. Megjithëse presioni i Lamine Yamal rezultoi në golin e hapjes për La Roja në Roterdam, Van der Vaart shpjegoi se ai kishte ‘parë disa gjëra që nuk i pëlqenin’, të tilla si ‘pantallonat e ulura’ dhe e akuzoi atë për besim të tepruar.

Pas një goli të shkëlqyeshëm në kohën shtesë, Yamal uli pantallonat e shkurtra për të festuar dhe postoi një pamje të Van der Vaart në Instagram me një mbishkrim të drejtuar gjithashtu ndaj tij. Sidoqoftë, van der Vaart u pyet për përgjigjen e tij dhe dukej se nuk e kishte ndryshuar mendimin e tij.

“Unë do ta këshilloja Lamine Yamal të mos shqetësohet aq shumë për atë që thotë një ish-lojtar mbipeshë,” u përgjigj van der Vaart në Ziggo Sport.

“Në moshën 17-vjeçare, me kaq shumë lëvdata, mendon se bota rrotullohet rreth teje. Kjo na ka ndodhur të gjithëve, por nuk është kështu. Futbolli është argëtues, por jo i rëndësishëm. Nëse mendon se je një lloj Zoti, bëhesh i papëlqyeshëm”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

The post “Ti bëhesh i papëlqyeshëm”, Van der Vaart vazhdon kritikat ndaj Lamine Yamal appeared first on Telegrafi.

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

20 March 2025 at 22:49

Kroacia e ka shokuar Francën në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve.

Kroatët mposhtën Gjelat me rezultat 2-0, duke bërë një hap gjigant për promovimin në Ligën A.

Në minutën e tetë, Andrej Kramaric dështoi të kalonte Kroacinë në epërsi, pasi nuk shënoi nga penalltia.

Por, në minutën e 26-të, Ante Budimir shënoi golin e parë për kroatët me një asistim të Ivan Perisic.

Perisic më pas ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, duke dyfishuar epërsinë e vendasve.

Pjesa e dytë pati shumë raste, mirëpo të dy kombëtaret nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Në anën tjetër, Spanja i shpëtoi humbjes nga Holanda, duke barazuar 2-2 në udhëtim.


Pas nëntë minutash lojë, Nico Williamas kaloi Furinë e Kuqe në epërsi me një asistim të Pedrit.

Por, Cody Gakpo i barazoi shifrat në 1-1 kur u asistua prej Justin Kluivert në minutën e 28-të.

Rezultatin e përmbysi Tijjani Reijnders (46’), me një asistim të bukur nga Jeremie Frimpong.

Mirëpo, heroi i Spanjës doli të ishte Mikel Merino, kur shënoi në minutën e 90+3-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Kujtojmë se fituesi i duelit mes Kroacisë dhe Francës, do të përballet në gjysmëfinale mes fituesit të duelit Holandë-Spanjë. /Telegrafi/

The post Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës appeared first on Telegrafi.

Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

18 March 2025 at 14:57

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal do të mbajë Ramazanin apo do të agjërojë edhe gjatë ndeshjeve të Kombëtares së Spanjës në muajin mars.

Nga data 1 deri më 29 mars 2025 do të mbahet muaji shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Në datat 20 dhe 23 mars, kombëtarja spanjolle do të luajë kundër Holandës në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Sipas gazetës Marca, sulmuesi anësor i Barcelonë dhe lojtari i Spanjës, Lamine Yamal, ka vendosur të agjërojë edhe në këto data.

Kombëtarja Spanjolle po përballet për herë të parë me këtë situatë: Ramazani i vitit 2024 përkoi edhe me ndeshjet ndërkombëtare, por në atë kohë Yamal nuk e mbajti agjërimin.

Në të kaluarën, në skuadrën spanjolle ka pasur lojtarë që kanë respektuar Ramazanin, si Adama Traore dhe Ansu Fati, të cilët janë pjesë e bashkësisë islame.

Por në të dyja rastet, asnjë nga ndeshjet e tij me Spanjën nuk përkoi me muajin e Ramazanin. /Telegrafi/

The post Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar appeared first on Telegrafi.

Lamine Yamal, profesionisti 17 vjeçar që sot arrin ndeshjen e 100-të

17 February 2025 at 17:27

Lamine Yamal është vetëm 17 vjeç dhe ende nuk e ka mbushur moshën madhore, gjë që do ta bëjë më 13 korrik.  

Megjithatë, ai është një hap larg arritjes së 100 ndeshjeve në elitën e futbollit mes Barcelonës dhe ekipit të seniorëve të Spanjës. 

Të hënën, në përballjen kundër Rayo Vallecanos, nëse luan, ai do të vazhdojë të shkruajë historinë si një nga talentet më premtuese të futbollit.  

Yamal debutoi me ekipin e parë të Barcelonës në sezonin 2022/23, kur luajti vetëm shtatë minuta kundër Real Betisit.  

Ishte Xavi Hernández ai që i dha mundësinë e parë. Në sezonin 2023/24, ai shkëlqeu dhe theu rekorde të panumërta.  

Në atë fushatë, ai luajti 50 ndeshje: 37 në La Liga, 10 në Ligën e Kampionëve, 1 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupën e Spanjës.  

Këtë sezon, me Hansi Flick si trajner, ai mbetet titullar i padiskutueshëm. 

Në total, Lamine Yamal ka luajtur 99 ndeshje profesionale, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 22 asistime. Pothuajse të gjitha këto statistika janë arritur këtë sezon, ku ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 15 herë.  

Megjithëse klubet e mëdha evropiane po e ndjekin nga afër, ai e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij është te Barcelona.  

“Lamine Yamal ka cilësitë për të shënuar gola”, deklaroi Flick, duke e cilësuar atë si një talent të jashtëzakonshëm që sjell ndryshimin në skuadër. 

Paraqitjet e tij të madha me Barcelonën e çuan atë edhe në ekipin kombëtar spanjoll, ku debutoi më 9 shtator 2023, në moshën 16 vjeç e një muaj. Në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, ai arriti të shënojë një gol.  

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, e ka quajtur atë “i prekur nga shkopi i Zotit”, duke e vlerësuar talentin e tij të jashtëzakonshëm. 

Me kombëtaren spanjolle, ai ka zhvilluar 17 ndeshje deri më tani: 7 në Kampionatin Evropian, 4 në kualifikueset e Evropianit, 3 në Ligën e Kombeve dhe 3 miqësore.  

Nëse luan kundër Rayo Vallecanos, ai do të arrijë ndeshjen e tij të 100-të në elitë, një sukses i jashtëzakonshëm për një 17-vjeçar, duke treguar se karriera e tij është vetëm në fillim. /Telegrafi/  

 

The post Lamine Yamal, profesionisti 17 vjeçar që sot arrin ndeshjen e 100-të appeared first on Telegrafi.

‘Heroi’ i Spanjës ndaj Anglisë, Oyarzabal zbulon se si e shënoi golin e triumfit

30 December 2024 at 09:56

Mikel Oyarzabal do të mbetet një legjendë e Spanjës dhe Real Sociedadit për një kohë të gjatë edhe pas përfundimit të karrierës së tij. 

Sulmuesi bask i dha fund pritjes 12-vjeçare të Spanjës për të fituar titull teksa mposhtën Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e Mynihut. 

Luis De La Fuente e futi atë në fushë në pjesën e dytë si zëvendësim për kapitenin Alvaro Morata, kur Spanja ishte duke udhëhequr me rezultat 1-0. 

Goli i vonë i Cole Palmer kishte bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime, para se Oyarzabal të shënonte golin e fitores katër minuta pa përfunduar ndeshja. 

Reprezentuesi i Spanjës shfaqi një dëshirë të madhe për të fituar duelin me dy mbrojtës të Anglisë dhe ai ka pranuar se kishte një pauzë të dhimbshme për atë moment kur u prit vendimi nga VAR. 

“Mund ta shihja Cucun (Marc Cucurella) duke vrapuar dhe topi do arrinte tek ai. Ky ishte momenti kur unë fillova të lëvizja”. 

Por cierto, ves el gol de Oyarzabal entero y que maravilla fue.

Verticalidad pura. 6 toques solo entre Laporte (casi en nuestra área) y el gol. 🔝👌pic.twitter.com/N5piu4xuNC

— Selección-Rojita (@SeleccionRojita) July 21, 2024

“Kur topi shkoi në këmbët e tij, unë mendova: ‘Shko aty, bëj një prekje’. Kur hyri brenda, unë nuk e dija a isha në pozicion jashtë loje. E pashë gjyqtarin anësor dhe ai filloi vrapin”. 

“Pastaj ka një pritje. E pyeta gjyqtarin: ‘A është gjithçka në rregull, a vlen?’ Dhe eventualisht ai më tha: ‘Po’”, ka thënë Oyarzabal./Telegrafi/

The post ‘Heroi’ i Spanjës ndaj Anglisë, Oyarzabal zbulon se si e shënoi golin e triumfit appeared first on Telegrafi.

Federata Spanjolle e Futbollit hapi bisedimet për kontratë me Luis de la Fuente

27 December 2024 at 09:20

Gjatë gjashtë muajve të fundit, ka pasur shumë spekulime për trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente dhe situatën e tij të kontratës.

Marrëveshja e tij aktuale vlen deri në fund të Kupës së Botës 2026, por ai ka kërkuar një rritje të konsiderueshme page për shkak të udhëheqjes së kombëtares La Roja drejt suksesit në Ligën e Kombeve 2022/23 dhe Euro 2024.

Paga e tij aktuale vjetore është 1 milion euro, megjithëse ai dëshiron së paku tre milionë euro.

Federata Spanjolle e Futbollit është e përgatitur për t’iu afruar kërkesave të tij, dhe sipas Diario AS, ata i kanë ofruar atij një marrëveshje të re që do ta shihte atë të fitonte dy milionë euro në vit.

 

As per Diario AS, contract talks have started between Luis de la Fuente and the Spanish Football Federation. #VamosEspana pic.twitter.com/CkyAAfUcLi

— Football España (@footballespana_) December 26, 2024

Presidenti i ri i Federatës, Rafael Louzan, u takua me përfaqësuesit e De la Fuente të enjten dhe të dyja palët duken të prirura për të përfunduar negociatat.

Ka shumë kuptim që ata të sigurojnë që 63-vjeçari të qëndrojë zgjuar, duke pasur parasysh se sa mirë ka ecur që kur u emërua nga Spanja. /Telegrafi/

The post Federata Spanjolle e Futbollit hapi bisedimet për kontratë me Luis de la Fuente appeared first on Telegrafi.

Kampioni i Evropës pa kontratë/ Trajneri i Spanjës ankohet për gjendjen, De la Fuente: Kjo nuk do të ndodhte me emra të tjerë

5 December 2024 at 23:24

E pamundur të besohej nëse nuk do ta thoshte vetë.

Trajneri kampion i Evropës në futboll për djem nuk ka marrë ofertë të re për të rinovuar kontratën, edhe pse fitoi titullin këtë verë në Gjermani dhe këtë Luis de la Fuente ka deklaruar hapur në një emision televiziv në Spanjë, duke shprehur gjithë pakënaqësinë e tij.

Tekniku i “Furive të Kuqe” tha se nuk është normale që një kampion i Europës të jetë pa kontratë, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk do të kishte ndodhur nëse në stol do të kishte qenë paraardhësi i tij, Luis Enrique.

Po ashtu, De La Fuente zbuloi se vazhdon të jetë në të njëjtat kushte financiare, siç ishte kur drejtonte Spanjën U21, me të cilën gjithashtu u shpall kampion i Evropës.

E vërteta është që Federata Spanjolle e Futbollit po kalon probleme, pas skandaleve të shumta dhe dorëheqjes së presidentëve, ndryshe nga kombëtarja që ka dominuar kontinentin dhe ende nuk dihet sesa kjo mund të ndikojë në paraqitjen e Spanjës në ndeshjet e Ligës së Kombeve. /i.m /abcnews.al

❌
❌