Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zbulohen prapaskena tronditëse: Mbappe ka konsideruar pensionimin nga Franca

7 June 2025 at 15:36

Kylian Mbappe raportohet se e kishte konsideruar pensionimin nga kombëtarja e Francës gjatë kohës sa ishte vetëpërjashtuar nga grumbullimi me ‘Gjelat’.

Sipas gazetarit Romain Molina, Mbappe e kishte konsideruar seriozisht idenë e pensionimit nga kombëtarja në muajt e fundit të vitit 2024.

Ai ishte jashtë listës së grumbullimit dy herë radhazi për Francën, duke ngjallur spekulime sa i përket të ardhmes së tij me kombëtaren.

Teksa shumë kishin menduar se përzgjedhësi Didier Deschamps nuk po e fton atë, Molina raporton se në fakt ka qenë Mbappe ai i cili ka zgjedhur personalisht të mos lunate për Francën.

Sidoqoftë, situata ndryshoi pasi Mbappe zhvilloi një bisedë direkte me Deschamps dhe në atë takim tensionet u qetësuan, duke bërë që ylli i Real Madridit të rikthehet sërish tek ‘Gjelat’.

Pavarësisht rikthimit të tij, pozita e Mbappes në skuadrën e Francës mund të jetë më e brishtë se sa duket.

Raportimet sugjerojnë se disa pjesëtarë të kombëtares po bëhen gjithnjë e më të zhgënjyer me qëndrimin dhe ndikimin e sulmuesit.

Ka zëra për pakënaqësi brenda kampit, me disa lojtarë që raportohet se preferojnë Ousmane Dembelen si një figurë më unifikuese në vijën e sulmit./Telegrafi/

The post Zbulohen prapaskena tronditëse: Mbappe ka konsideruar pensionimin nga Franca appeared first on Telegrafi.

Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos

6 June 2025 at 17:02

Dean Huijsen, blerja e re e Real Madridit, luajti një rol kyç në fitoren dramatike të Spanjës ndaj Francës me rezultat 5-4 në Stuttgart, duke e çuar skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Portugalisë.

20-vjeçari ishte titullar në qendër të mbrojtjes dhe e përfundoi të gjithë ndeshjen. Pas takimit, Huijsen foli për bisedën me shokun e tij të skuadrës, Kylian Mbappé.

“Folëm pak dhe më mirëpriti, duke më thënë se do të shihemi së shpejti. Një djalë i mirë,” deklaroi Huijsen për Mundo Deportivo.

Duke folur për përballjen e radhës kundër Cristiano Ronaldos, Huijsen tregoi emocionin e tij.

“Për mua, ai është një nga më të mirët në histori. Për çdo fëmijë, për çdo të ri që luan kundër Ronaldos është një ëndërr. Le të shohim nëse do të mund ta ndaloj,” tha ai për COPE. /Telegrafi/

The post Dean Huijsen flet për takimin me Kylian Mbappe, por edhe atë final ndaj Cristiano Ronaldos appeared first on Telegrafi.

Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë

5 June 2025 at 22:54

Spanja ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, aty ku do të përballet me Portugalinë, pasi eliminoi Francën me shumë mund me rezultat 5-4.

Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, duke ditur për cilësitë e njëra-tjetrës.

Por, Spanja nuk u përmbajt dhe shpërtheu me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 22-të, Nico Williams qëlloi fort nga afërsia, pas një asistimi nga Mikel Oyarzabal, për ta mposhtur Mike Maignanin për rezultatin 1-0.

Vetëm tre minuta kaluar dhe Oyarzabal ishte sërish asistuesi, ndërsa kësaj herë golashënues ishte Mikel Merino.

Nga ana tjetër, Gjelat lëshuan mundësi të arta shënimi, Ku Kylian Mbape, Desire Doue dhe Adrien Rabiot nuk ja dolën të shënonin nga afërsia.

45 minutat e dytë ishin edhe më spektakolar, pasi u shënuan plotë gjashtë gola.

Në minutën e 54-të, Lamine Yamal shënoi nga penalltia, për ta çuar rezultatin në 3-0.

Vetëm një minutë më vonë, Pedri thelloi epërsinë e Spanjës në 4-0 me asistimin e Nico Williams dhe u mendua se kishte përfunduar gjithçka.

Por, Kylian Mbappe filloi ta drithëronte Furinë e Kuqe, pasi në minutën e 59-të shënoi nga penalltia për 4-1.

Rayan Cherki u fut në lojë në vend të Michael Olise në minutën e 64-të dhe ndryshoi komplet lojën e Trikolorëve.

Yamal shënoi golin e dytë personal në minutën e 67-të për 5-1 nga një asistim i Pedro Porros.

Por, Cherki e shpërbleu besimin nga Didier Deschamps kur shënoi për 5-2 në minutën e 79-të.

Cherki (84’) më pas bëri një pasim perfekt te Malo Gusto, me këtë të fundit që detyroi Dani Vivianin ta fute topin në rrjetën e tij për rezultatin 5-3.

Ylli i Lyonit asistoi te Randal Kolo Muani në minutën e 90+4-të, për rezultatin 5-4, duke elektrizuar të gjithë në stadium.

Spanja ishte me fat që i përballoi presionin të madh të Francës, për të siguruar finalen, aty ku ndeshjen me Portugalinë të dielën. /Telegrafi/

 

The post Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë appeared first on Telegrafi.

Në këtë ditë, 28 vite më parë Roberto Carlos shënoi një gol të famshëm që sfidoi ligjet e fizikës

3 June 2025 at 18:40

Në këtë ditë, 28 vjet më parë, në stadiumin Gerland në Lyon, mbrojtësi legjendar brazilian Roberto Carlos shënoi një gol të paharrueshëm që sfidoi ligjet e fizikës – një gol që shumë njerëz e kanë parë dhe kanë pyetur: “Si është e mundur kjo?”

Në stadiumin Gerland në Lyon, më 3 qershor 1997, në raundin e parë të turneut “Tournoi de France”, i projektuar si një ngrohje për Kupën e Botës në Francë verën që vinte, u përballën Brazili dhe Franca.

Në minutën e 21-të, një goditje dënimi iu akordua Brazilit, plotë 34.7 metra larg portës së Fabien Barthez. Roberto Carlos mori një vrapim karakteristik të gjatë dhe gjuajti me gjithë fuqinë e tij. Topi fillimisht u kthye nga shtylla dhe më pas përfundoi në portë.

Fillimisht, të gjithë u habitën pse Barthez nuk reagoi fare, por pasi pamjet u shikuan me lëvizje të ngadalta, të gjithëve iu bë e qartë pse.

Carlos e dërgoi topin shumë larg portës, por ai u devijua në mënyrë spektakolare dhe përfundoi në rrjetë. Ditë pas ndeshjes, shumë shkencëtarë, fizikanë dhe matematikanë, madje edhe mendjet më të mëdha të NASA-s, u përpoqën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur.

Carlos kishte përfituar nga kushtet e favorshme atmosferike dhe, falë efektit Magnus, topi ndryshoi trajektoren e tij deri në katër metra.


Efekti Magnus është një fenomen fizik që ndodh kur një trup që rrotullohet (si një top) lëviz nëpër një rrjedhë ajri. Ky efekt ndikon në trajektoren e objektit, duke e shtyrë atë të devijojë nga rruga e tij e zakonshme.


Ai e dërgoi topin me një shpejtësi prej 136 km/orë dhe me 14 rrotullime në sekondë, duke e bërë atë gjuajtje pothuajse të pamundur.

Vite më vonë, vetë Carlos pranoi se ishte shumë me fat dhe nuk kishte asnjë shpjegim të saktë për atë që ndodhi.

“Të them të drejtën, nuk kam idenë se si shënova. Kam ushtruar shumë goditje të lira, por sigurisht jo si kjo. Nuk kam idenë, thjesht e godita dhe hyri brenda, ndoshta era e hodhi në portë”, deklaroi Carlos. /Telegrafi/

The post Në këtë ditë, 28 vite më parë Roberto Carlos shënoi një gol të famshëm që sfidoi ligjet e fizikës appeared first on Telegrafi.

Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë

1 April 2025 at 21:53

Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, ka zbuluar golin e tij të preferuar deri më tani në karrierë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Yamal ka përzgjedhur golin e shënuar në Kampionatin Evropian 2024, i mbajtur në Gjermani.

Në atë moment të paharrueshëm, talenti spanjoll mashtroi disa mbrojtës të Francës dhe shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin e Gjelave me topin që përfundoi në këndin e majtë.

Vetë Yamal e ka cilësuar këtë si golin më të bukur të karrierës së tij deri tani.

Forma e tij brilante ishte një faktor kyç në suksesin e Spanjës, e cila u shpall kampione e Evropës në Euro 2024.

Me këtë paraqitje, Yamal vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. /Telegrafi/

The post Lamine Yamal zgjodhi golin më të bukur që ka shënuar deri më tani në karrierë appeared first on Telegrafi.

Cili Mbappe është i vërteti? Reagimi fantastik i francezit pasi ka parë statujën e tij prej dylli

27 March 2025 at 23:53

Kylian Mbappe ka mbetur i impresionuar me figurën e tij të re perj dylli në Madame Tussauds në Londër. 

Figura përshkruan Mbappen në stilin e tij të festimit të golit, me duar të ngritura dhe një buzëqeshje në fytyrë, dhe me të parë atë, francezi bërtiti: “Ky jam unë!”. 

Madame Tussauds është e njohur për krijimin e figurave realiste të dylli të të famshmëve dhe statuja e Mbappes i bashkohet një koleksioni ikonash sportive si David Beckham dhe Usain Bolt. 

 

BREAKING 🚨🚨 Kylian Mbappé devient le seul joueur Français de l’histoire a avoir 3 statuts dans 3 pays différents

– Musée de Tussauds de Londres 🇬🇧
– Musée de Berlin 🇩🇪
– statut de cire au Musée Grévin 🇫🇷

L’influence du génie Français 🇫🇷 pic.twitter.com/vJDGpXX76L

— Mr nobody🇨🇩 (@Mrnobody12462) March 27, 2025

Mbappé shprehu mirënjohjen dhe nderin që ishte pjesë e këtij eventi prestigjioz, pasi ai ka edhe dy të tilla, një në Gjermani dhe një në Francë.  

“Të gjitha pajisjet janë dhuruar nga vetë Mbappé”, thuhet në një deklaratë të muzeut. 

 

Kylian Mbappe comes face-to-face with Kylian Mbappe 🤝 pic.twitter.com/IsaP6D78L9

— Football on TNT Sports (@footballontnt) March 27, 2025

Vizitorët do të mund ta shijojnë këtë krijim që nga data 4 prill dhe fëmijët nën 16 vjeç do të mund të hyjnë falas nëse janë të veshur me një fanellë Mbappes. /Telegrafi/  

The post Cili Mbappe është i vërteti? Reagimi fantastik i francezit pasi ka parë statujën e tij prej dylli appeared first on Telegrafi.

Spanja dhe Franca kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve – atje do të takohen mes vete

23 March 2025 at 23:39

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pasi mposhtën pas ekzekutimit të penalltive Holandën dhe Kroacinë respektivisht.

Të parët që kaluan në epërsi ishin spanjollët që realizuan për 1-0 në minutën e tetë përmes Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Me të filluar pjesa e dytë, Holanda ia doli të barazojë shifrat në 1-1 përmes Memphis Depay i cili realizoi në minutën e 54-të për ta mposhtur portierin Unai Simon.

‘Furia e Kuqe’ riktheu sërish avantazhin në minutën e 67-të, ku edhe kësaj radhe autor i golit ishte Oyarzabal i cili realizoi për 2-1 pas asistimit të Nico Williams.

Goli i pësuar nuk i zmbrapsi holandezët, të cilët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit përmes Ian Maatsen, i cili realizoi për 2-2 në minutën e 79-të pas asistimit të Xavi Simons.

Golin e tretë e gjeti përmes Lamine Yamal, i cili në minutën e 103-të bëri një gjuajtje e cila nuk kishte mundësi që të ndalej nga portieri për rezultatin 3-1.

Për rezultatin 3-3 u përkujdes Xavi Simons i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Gjatë ekzekutimit të penalltive më të saktë u treguan spanjollët të cilët fituan me rezultat 5-4.

Në anën tjetër tek ndeshja mes Francës dhe Kroacisë 90 minutat u mbyllën me rezultat 2-0 në favor të ‘Gjelave’.

𝙌𝙐𝘼𝙇𝙄𝙁𝙄𝙀́𝙀́𝙀́𝙀́𝙀́𝙀́𝙎 🔥🔥
Menés 2-0 avant le match, les Bleus renversent la situation et s’imposent aux tirs au but face à la Croatie 💪

RDV en juin pour les demi-finales 🔜#FRACRO l #FiersdetreBleus pic.twitter.com/PDFzLkrJoG

— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) March 23, 2025

Për Francën golat i shënuan Michael Olise dhe Ousmane Dembele, por edhe në këtë ndeshje u desh ekzekutimi i penalltive për t’u përcaktuar fituesi.

Në penallti më të saktë ishin francezët të cilët fituan me rezultat 5-4 për të siguruar kalimin tutje.

Tashmë dihet se në gjysmëfinale do të kemi një super përballje mes Spanjës dhe Francës, të cilat do të synojnë biletën për në finale./Telegrafi/

The post Spanja dhe Franca kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve – atje do të takohen mes vete appeared first on Telegrafi.

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

21 March 2025 at 21:50

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, i ka bërtitur shokut të skuadrës te Real Madridi, Kylian Mbappe në Split.

Sulmuesi francez u rrëzua në zonën e penalltisë kroate dhe tentoi të fitonte penallti, por gjyqtari norvegjez Espen Eskas nuk u bind.

Modric u zemërua për shkak se shoku i tij i Realit po simulonte dhe menjëherë ka vrapuar drejt tij dhe i ka bërtitur, gjë që nuk ka munguar nga kamerat e shumta në stadium.

39-vjeçari Modric paralajmëroi gjyqtarin Eskas se Mbappe po simulonte, pas së cilës francezi u ngrit nga bari duke buzëqeshur.

Ndryshe, Kroacia fitoi 2-0 falë golave ​​të Ante Budimir dhe Ivan Perisic dhe do ta mbrojë avantazhin e saj në ndeshjen e kthimit, e cila është caktuar për të dielën.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajë në finalen e katërt të Ligës së Kombeve nga data 4-8 qershor në Gjermani ose Itali. /Telegrafi/

The post Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit appeared first on Telegrafi.

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

20 March 2025 at 22:49

Kroacia e ka shokuar Francën në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve.

Kroatët mposhtën Gjelat me rezultat 2-0, duke bërë një hap gjigant për promovimin në Ligën A.

Në minutën e tetë, Andrej Kramaric dështoi të kalonte Kroacinë në epërsi, pasi nuk shënoi nga penalltia.

Por, në minutën e 26-të, Ante Budimir shënoi golin e parë për kroatët me një asistim të Ivan Perisic.

Perisic më pas ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, duke dyfishuar epërsinë e vendasve.

Pjesa e dytë pati shumë raste, mirëpo të dy kombëtaret nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Në anën tjetër, Spanja i shpëtoi humbjes nga Holanda, duke barazuar 2-2 në udhëtim.


Pas nëntë minutash lojë, Nico Williamas kaloi Furinë e Kuqe në epërsi me një asistim të Pedrit.

Por, Cody Gakpo i barazoi shifrat në 1-1 kur u asistua prej Justin Kluivert në minutën e 28-të.

Rezultatin e përmbysi Tijjani Reijnders (46’), me një asistim të bukur nga Jeremie Frimpong.

Mirëpo, heroi i Spanjës doli të ishte Mikel Merino, kur shënoi në minutën e 90+3-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Kujtojmë se fituesi i duelit mes Kroacisë dhe Francës, do të përballet në gjysmëfinale mes fituesit të duelit Holandë-Spanjë. /Telegrafi/

The post Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës appeared first on Telegrafi.

“Messit ia dhanë Kupën e Botës” – Patrice Evra hedh dyshime mbi triumfin e Argjentinës në Botërorin e vitit 2022

20 March 2025 at 10:37

Patrice Evra ka shprehur zhgënjimin e tij me diskutimet e vazhdueshme rreth Kupës së Botës 2022 dhe vëmendjen që i është kushtuar fitores së Lionel Messit me Argjentinën .

Ish-mbrojtësi francez ka thënë se ishte shkruar gjithçka që t’i jepet trofeu i Kupës së Botës Argjentinës dhe Lionel Messit.

“Gjithçka ishte shkruar tashmë. Edhe francezët donin që Messi të fitonte”, vazhdoi ai, duke sugjeruar se narrativa e turneut ishte vendosur tashmë.

Ai vuri në dukje penalltinë e hershme në finale si një moment kyç që kontribuoi në këtë triumf të Argjentinës. “Penaltia në fillim… Personalisht, i them fat pasuesit të Deschamps”, shtoi Evra, duke theksuar besimin e tij se rezultati ishte pothuajse i paracaktuar.

Evra shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij me fokusin e vazhdueshëm në performancën e skuadrës që nga viti 2018, veçanërisht mënyrën se si njerëzit e kanë shqyrtuar paaftësinë e tyre për të fituar Kupën e Botës në 2022.

“Në rregull, ne nuk kemi fituar që nga viti 2018, por të gjithë e dimë se ata i dhanë Kupën e Botës Messit në 2022″, deklaroi Evra.

Komentet e Evra theksuan zhgënjimin e tij me mënyrën sesi arritjet e ekipit francez u lanë në hije, duke sugjeruar se faktorët e jashtëm luajtën një rol në rezultatin përfundimtar.

“Unë mendoj se është një mungesë e madhe respekti për Didier Deschamps,” tha ai, duke iu referuar diskutimeve rreth zëvendësuesve të mundshëm përpara Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

The post “Messit ia dhanë Kupën e Botës” – Patrice Evra hedh dyshime mbi triumfin e Argjentinës në Botërorin e vitit 2022 appeared first on Telegrafi.

Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

19 March 2025 at 18:23

Kombëtarja e Francës e drejtuar nga Kylian Mbappe, po qëndron në Split, ku për akomodimin kanë zgjedhur hotelin AC by Marriott, që ndodhet në ndërtesën më të lartë në Kroaci, WestGate Tower. 

Ky hotel luksoz ka 214 dhoma dhe suita, dhe secila dhomë ofron pamje nga deti Adriatik. Për të marrë me qira një dhomë standarde me një krevat gjatë kësaj periudhe, duhet të paguani rreth 80 euro. 

Siç zbulohet nga mediumi kroat 24sata.hr, kombëtarja franceze shpenzoi të paktën 50 mijë euro për të marrë me qira të gjithë hotelin për tre ditë (nga e mërkura deri të premten). 

Francezët vendosën të siguronin privatësi dhe siguri maksimale gjatë qëndrimit të tyre dhe morën me qira të gjithë hotelin për tre ditë.  

Kjo do të thotë se nuk do të ketë të ftuar të tjerë dhe stafit të hotelit i janë dhënë rregulla të veçanta sjelljeje për të garantuar veprim me maturi, pwr tw ruajtur sekretet dhe komoditetin e delegacionit francez.  

Kjo lëvizje tregon se sa seriozisht i merr kombëtarja franceze përgatitjeve për ndeshjet, duke u siguruar lojtarëve të saj kushtet më të mira të mundshme për pushim dhe përqendrim. 

Kujtojmë se Kroacia dhe Franca do të takohen nesër në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar të dielën. /Telegrafi/  

The post Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin appeared first on Telegrafi.

Le Graet takohet me Mbappen mes shqetësimeve se sulmuesi mund të largohet nga kombëtarja e Francës

29 January 2025 at 23:35

Noel Le Graet është takuar me sulmuesin e Real Madridit, Kylian Mbappe këtë javë.

Ish-presidenti i Federatës Franceze të Futbollit udhëtoi në Madrid për t’u takuar me lojtarin dhe për të diskutuar të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Ka shqetësime të vërteta brenda FFF se Mbappe mund të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar duke pasur parasysh përçarjen e tij me median vendase dhe disa pjesë të publikut të futbollit.

“Gjithçka shkoi mirë, Kylian ishte i adhurueshëm”, deklaroi Le Graet për Le Parisien. “Ne folëm për një kohë, shkëmbyem disa biseda të vogla”.

“Ne ishim shumë të lumtur që u pamë dhe biseduam. E përgëzova për nivelin e tij të lojës dhe gjithçka që po bën tani. Ai tha se ishte i lumtur në Madrid”.

“I thashë: ‘Mbi të gjitha, mos e lësho skuadrën e Francës, ne kemi nevojë për ty’”, shtoi më tej ai.

Ai u përgjigj: “Mos u shqetëso president, unë do të jem atje me Bleus në mars dhe në formë shumë të mirë”. /Telegrafi/

The post Le Graet takohet me Mbappen mes shqetësimeve se sulmuesi mund të largohet nga kombëtarja e Francës appeared first on Telegrafi.

Deschamps ka marr vendim të largohet, Franca do të ndryshojë trajner pas 14 vitesh

7 January 2025 at 23:54

L’Equipe njoftoi se Didier Deschamps do të largohet nga posti i tij si përzgjedhës i Kombëtares së Francës pas Kupës së Botës 2026.

Deschamps e ka marrë vetë vendimin dhe pas 14 vitesh do të largohet nga bankina e Francës. Ai mori Francën në vitin 2012, duke pasuar Laurent Blanc.

Deri më tani ai ka 165 ndeshje, ku ka arritur 105 fitore, 34 barazime dhe 26 humbje dhe në vitin 2018 ka fituar Kupën e Botës në Rusi, duke mundur në finale Kroacinë me rezultat 4-2.

Ai udhëhoqi Francën drejt medaljes së argjendtë në vitin 2022 në Katar dhe po ashtu zuri vendin e dytë në Kampionatin Evropian 2016 në Francë dhe fitoi Ligën e Kombeve në 2021.

Deschamps është një kapiten i famshëm francez. Ai luajti për ekipin kombëtar nga viti 1989 deri në vitin 2000 dhe fitoi Kampionatin Botëror në 1998 në Francë dhe Kampionatin Evropian në 2000 në Belgjikë dhe Holandë.

Në karrierën e tij ai luajti për Nantes, Marseille, Bordeaux, Juventus, Chelsea dhe Valencia, dhe si trajner ka drejtuar Monacon, Juventus dhe Marseille.

Në vitin 2018, Deschamps u bë njeriu i tretë që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner. /Telegrafi/

The post Deschamps ka marr vendim të largohet, Franca do të ndryshojë trajner pas 14 vitesh appeared first on Telegrafi.

Zinedine Zidane e ka të qartë se vetëm një ofertë mund të bëjë që ai të rikthehet sërish në stol

28 December 2024 at 21:02

Zinedine Zidane është i përgatitur që të presë për ofertën e duhur në vitin 2025 para se të bëjë rikthimin e tij në stol. 

Ish-trajneri i ‘Los Blancos’ ka mbetur në Madrid pas dy periudhave të suksesshme në krye të gjigantit spanjoll, por ka qenë i papunë që nga maji i vitit 2021. 

Zidane ka qenë i lidhur rregullisht me një rikthim për herë të tretë tek Real Madridi, por tekniku francez i ka rezistuar të gjitha ofertave dhe pritet ta bëjë këtë sërish në 2025. 

Përkundër faktit se Carlo Ancelotti është nën një presion të madh për shkak të fillimit të luhatshëm në sezonin 2024/2025, Zidane nuk po e konsideron mundësinë që ta zëvendësojë italianin. 

Sipas një raportimi nga Diario AS, Zidane mbetet i fokusuar në qëllimin e tij që një ditë ta drejtojë kombëtaren e Francës, përkundër faktit që Didier Deschamps ka kontratë deri pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. 

Sidoqoftë, me Deschamps në qendër të vëmendjes pas dështimit në garat e fundit, emri i Zidane është kthyer sërish në agjendë dhe ish-bashkëlojtari i tij, Christophe Dugarry beson se kjo është e destinuar që të ndodhë. 

“Zizou është konsistent dhe ai gjithmonë ka thënë se është i interesuar për kombëtaren e Francës. Ai është i çmendur për këtë”, ka thënë Dugarry./Telegrafi/ 

The post Zinedine Zidane e ka të qartë se vetëm një ofertë mund të bëjë që ai të rikthehet sërish në stol appeared first on Telegrafi.

Luciano Spalletti zbulon se kush ishte ‘fajtor’ për humbjen që Italia pësoi ndaj Francës

17 November 2024 at 23:30

Luciano Spalletti ka pranuar se humbja me rezultat 3-1 ndaj Francës dhe ndërprerjet mund të dëmtojnë besimin e tyre, por ka insistuar se kampanja e Italisë në Ligën e Kombeve është padyshim pozitive.

‘Azurrrët’ e nisën këtë ndeshje ashtu siç bënë në Paris gjatë muajit shtator, duke pësuar kësaj radhe pas 119 sekondash lojë me një gol me kokë nga Adrien Rabiot.

“Fatkeqësisht, kjo është situata. Ne mund të kishim një atmosferë më relaksuese me më pak presion dhe ju pësoni menjëherë nga një rivënie këndore”.

“Kur u munduam të riktheheshim në lojë ne dhamë shumë energji. Mund të jetë një rastësi që po pësojmë kaq shumë nga ndërprerjet, ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe ne ndiheshim sikur mund të merrnim kontrollin, por pastaj një tjetër gol nga ndërprerjet dhe ishte e vështirë të gjenim hapësirat”.

“Çfarë na shkaktoi më së shumti probleme është fakti që mesfushorët nuk e ‘pastruan’ topin, ne na duhej më shumë kualitet në posedim, për ta vjedhur topin në hapësira të ngushta, por nuk e bëmë këtë mjaftueshëm”.

“Vlerësimi i përgjithshëm i kësaj periudhe është padyshim pozitiv. Ne pamë disa gjëra të mira sonte gjithashtu, por natyrisht kjo humbje shkakton probleme në aspektin e besimit”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Luciano Spalletti zbulon se kush ishte ‘fajtor’ për humbjen që Italia pësoi ndaj Francës appeared first on Telegrafi.

Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit

17 November 2024 at 22:42

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore me rezultat 31- në udhëtim ndaj Italisë në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Francezët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të takimit, kur Adrien Rabiot shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Lucas Digne.

Mysafirët gjetën edhe golin e dytë ku sërish ishte protagonist Digne. Mbrojtësi francez në minutën e 33-të nga goditja e dënimit detyroi portierin Vicario ta dërgojë topin në rrjetën e portës së tij për 2-0.

2’—Digne assists Rabiot
65’—Digne assists Rabiot

🔁 pic.twitter.com/DIrq4EuzXb

— B/R Football (@brfootball) November 17, 2024

Pas këtij goli erdhi reagimi i italianëve të cilët u rikthyen në lojë falë një goli nga Andrea Cambiasso në minutën e 35-të për 2-1 pas asistimit të Federico Dimarcos.

Megjithatë ‘Gjelat’ në pjesën e dytë gjetën edhe golin e tretë ku sërish autor i saj ishte Adrien Rabiot (65’) i cili me kokë edhe një herë gjeti rrjetën për rezultatin përfundimtar 3-1.


Në anën tjetër Belgjika pësoi humbje befasuese në udhëtim ndaj Izraelit në minutat e fundit të takimit.

Ishte Yarden Shua ai i cili në minutën e 86-të realizoi për 1-0 duke i dhënë pikët e plota izraelitëve.

Franca tashmë numëron 13 pikë dhe kryeson grupin si lidere po aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë, por francezët për shkak të goldallimit më të mirë qëndrojnë më lartë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit appeared first on Telegrafi.

Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej

15 November 2024 at 13:26

Didier Deschamps foli për mediat pas barazimit 0-0 të Francës kundër Izraelit, duke shpjeguar vendimin e tij për të lënë jashtë skuadrës Kylian Mbappe.

Mos përfshirja e Mbappes në ndeshjet e fundit të Francës është bërë temë diskutimi tash e disa kohë, me shumë që thonë se raportet mes sulmuesit dhe trajnerit kanë bërë që ylli i Real Madridit të mos pranoj ftesën.

Megjithatë, Deschamps ka mohuar këta zëra duke thënë se Mbappe donte të ftohej, por sipas tij më mirë ishte të mos vinte.

“Është një fakt që ai është në një situatë të vështirë. Ai padyshim që po kalon një periudhë që nuk është më e lumtura e karrierës së tij”, ka thënë fillimisht Deschamps.

“Ai donte të vinte. Por, mendoj se është më mirë që ai të mos përzgjidhet në këtë moment. Të gjithë mund të kalojnë një periudhë të vështirë. Ka një element fizik dhe një element psikologjik”, përfundoi trajneri i Francës.

Një anëtar i rrethit të Mbappes së fundmi tha se sulmuesi po përballet me sfida mentale dhe po punon për të rifituar formën e tij më të mirë. /Telegrafi/

The post Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej appeared first on Telegrafi.

Italia fiton përballë Belgjikës – Franca ndalet nga Izraeli

14 November 2024 at 22:43

Italia ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Belgjika në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.

Azzurët ishin më të mirë në këtë takim, duke dominuar për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Në minutën e 11-të, Sandro Tonali kaloi italianët në epërsi, kur u asistua nga Giovanni di Lorezno.

Edhe Belgjika pati rastet e saja, por që Romelu Lukaku shpërdoroi disa mundësi të arta.


Befasia e kësaj mbrëmje, në grup së bashku me belgët dhe italianët ishte Franca, që nuk ia doli të fitonte ndaj Izraelit, me ndeshjen që përfundoi pa gola.

Duke luajtur në stadiumin “Stade de France”, Gjelat u dashtë të kënaqeshin me një pikë përballë një kundërshtari dukshëm më të dobët.

Francezët kishin mbi 20 goditje në drejtim të portës, por që asnjëra prej tyre nuk arriti të mposhte Izraelin.

Italia është lidere në Ligën A, Grupi 2 me 13 pikë, Franca me dhjetë, Belgjika me katër dhe Izraeli me një./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Italia fiton përballë Belgjikës – Franca ndalet nga Izraeli appeared first on Telegrafi.

Lojtarët e Francës ‘të lodhur’ nga Deschamps, duan që një legjendë të marrë drejtimin e kombëtares

9 November 2024 at 09:35

Futbollistët e Kombëtares së Francës thuhet se janë lodhur me trajnerin Didier Deschamps saqë tashmë kanë gjetur edhe pasusein e tij.

Sipas gazetarit Romain Molina, lojtarët e Francës janë ‘lodhur’ nga Deschamps dhe ekipi dëshiron që Zinedine Zidane të zëvendësojë 56-vjeçarin.

Lojtarët gjithashtu nuk e pëlqyen vendimin e Deschamps për ta bërë Kylian Mbappe kapitenin e ri, duke çuar në pensionimin e Antoine Griezmann nga kombëtarja.

 

ANALYSE / Mbappé/Deschamps : vers un point de non-retour en Équipe de France ?https://t.co/Y0zEZWzwa4

Le joueur ne voulait (veut) plus venir en EDF, sans compter le ressentiment de son “clan” envers Deschamps (oui, oui) et le malaise dans le groupe

Bon visionnage !

— Romain Molina (@Romain_Molina) November 8, 2024

Marrëveshja aktuale e Deschamps me ekipin kombëtar skadon në korrik 2026 dhe largimi i tij mund të vijë edhe më herët.

Zidane, nga ana tjetër, ka qenë pa punë për një kohë të gjatë, me burime të shumta që pretendojnë se ai është ende duke pritur për mundësinë e tij për të menaxhuar ekipin kombëtar.

Zhvillimet në kampin francez pritet të jenë interesante në muajt e fundit. /Telegrafi/

The post Lojtarët e Francës ‘të lodhur’ nga Deschamps, duan që një legjendë të marrë drejtimin e kombëtares appeared first on Telegrafi.

Raporti Mbappe-Deschamps ka arritur një ‘rrugë pa kthim’ – ylli i Realit nuk dëshiron të luajë më për Francën

8 November 2024 at 21:28

Kylian Mbappe duket se nuk ka ndonjë dëshirë për të luajtur më për Francën, pasi raporti i yllit të Real Madridit me Didier Deschamps duket se është përkeqësuar.

Përjashtimi i Mbappes nga kombëtarja e Francës për herë të dytë radhazi ka ngritur thashetheme për të ardhmen e tij me ‘Gjelat’.

Sipas gazetarit Romain Molina, vendimi i tij është ndikuar nga tensionet e vazhdueshme mes tij dhe Deschamps, andaj sulmuesi francez ka vendosur që të mos rikthehet në Clairefontaine pasi raporti i tij me trajnerin është ‘i brishtë’.

Duke adresuar vendimin e tij, Deschamps ofroi detaje të limituara, por bëri me dije se ai e ka marrë këtë vendim pas një bisede me Mbappen.

“Unë kisha disa biseda me të. Mendova rreth kësaj dhe e mora vendimin. Mendoj se është më mirë kështu”.

“Nuk do të argumentoj. Çfarë mund të iu them juve janë dy gjëra: Kylian deshi që të vija dhe nuk ka të bëjë me ndonjë arsye jashtë futbollit”, ka thënë Deschamps.

Megjithatë, raportimet nga mediat franceze sugjerojnë të kundërtën, pasi besohet se Mbappe mund të hezitojë ta përfaqësojë sërish Francën në rast se situata me trajnerin nuk ndryshon së shpejti./Telegrafi/

The post Raporti Mbappe-Deschamps ka arritur një ‘rrugë pa kthim’ – ylli i Realit nuk dëshiron të luajë më për Francën appeared first on Telegrafi.

❌
❌