FIFA vendosi ta turpërojë Mbappen me pamje të reja të debaklit kundër PSG-së
A e ka vënë re kush tjetër se çfarë po bën FIFA gjatë Kupës së Botës për Klube? Llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale shpesh publikojnë momente të sikletshme të lojtarëve që dështojnë gjatë ndeshjeve.
Kësaj radhe në qendër të vëmendjes është Kylian Mbappe.
Kapiteni i Francës dhe ylli i Real Madridit pati një ditë për t’u harruar kundër ish-skuadrës së tij, PSG-së, në humbjen 4-0 të “Los Blancos” në gjysmëfinale.
Gjatë ndeshjes, Mbappe tentoi të bënte lëvizjet e tij karakteristike në krah, por dështoi dhe humbi topin në mënyrë të turpshme. Në vend të tij, ishte mbrojtësi i PSG-së që dribloi dhe avancoi përpara.
FIFA nuk e humbi rastin për të postuar videon e këtij momenti në rrjete sociale, duke e vënë Mbappen në qendër të kritikave e talljeve.
Pavarësisht kësaj, Mbappe mbetet golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon me 44 gola. Megjithatë, sezoni përfundoi pa asnjë trofe të rëndësishëm për madrilenët – një zhgënjim i madh për klubin dhe tifozët. /Telegrafi/
The post FIFA vendosi ta turpërojë Mbappen me pamje të reja të debaklit kundër PSG-së appeared first on Telegrafi.