Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Rodrygo tashmë u ka thënë Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat se për cilin klub dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

11 July 2025 at 23:32

Sulmuesi brazilian Rodrygo raportohet se ka vendosur se cili klub i Ligës Premier do të ishte destinacioni i tij i preferuar, nëse largohet nga Real Madridi gjatë verës.

Që prej emërimit të Xabi Alonsos në krye të stolit madrilen në vend të Carlo Ancelottit, klubi ka përjetuar ndryshime të rëndësishme në përbërje dhe strategji. Vetëm disa ditë pas prezantimit, Alonso ka finalizuar transferimin e tre lojtarëve të rinj: Trent Alexander-Arnold nga Liverpool, Dean Huijsen nga Bournemouth dhe talenti Franco Mastantuono nga River Plate.

Por përveç përforcimeve, Alonso po përgatit edhe largime. Një nga emrat që mund të largohet është pikërisht Rodrygo, i cili sipas raportimeve po shfaq gjithnjë e më shumë shenja frustrimi për rolin e tij nën drejtimin e trajnerit të ri.

Gjatë pjesëmarrjes së Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, Rodrygo ka luajtur vetëm në një ndeshje, çka ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm. Mediat britanike dhe spanjolle kanë raportuar interesim nga klube të mëdha të Ligës Premier si Liverpool, Chelsea dhe Arsenal.

Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle Diario AS, 24-vjeçari e ka bërë të qartë se në rast transferimi, ai preferon t’i bashkohet Arsenalit. “Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë deri në 90 milionë euro për kartonin e Rodrygos, duke e parë atë si zëvendësuesin ideal të Gabriel Martinellit.

Pavarësisht kësaj, situata mbetet e paqartë, pasi Arsenal pritet të njoftojë gjithashtu transferimin e Noni Madueke nga Chelsea, çka mund të ndikojë në qëndrimin e klubit londinez ndaj Rodrygos.

Nga ana tjetër, trajneri Alonso ka refuzuar të japë komente konkrete për të ardhmen e brazilianit, duke lënë të hapur çdo mundësi. Pas humbjes 4-0 ndaj PSG-së, Alonso u shpreh:

“Nuk kemi marrë ende vendime për të ardhmen. Nuk kemi bërë shumë rotacione në këtë Kupë Bote për Klube, por konteksti do të jetë ndryshe në të ardhmen.”

Rodrygo, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 nga Santos, ka qenë një figurë e rëndësishme në sukseset e klubit, por e ardhmja e tij tani varet nga planet e Alonsos dhe lëvizjet në merkato. /Telegrafi/

The post Rodrygo tashmë u ka thënë Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat se për cilin klub dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Real Madrid i hapur për shitjen e Rodrygos – por vendimi i mbetet lojtarit

10 July 2025 at 16:36

E ardhmja e Rodrygo Goes te Real Madrid është e pasigurt, pasi klubi është i hapur ndaj mundësisë së largimit të sulmuesit brazilian.

Sipas Fabrizio Romano, një takim i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të klubit dhe vetë lojtarit pritet të zhvillohet javën e ardhshme, ku do të merret një vendim përfundimtar.

Burime pranë klubit konfirmojnë se nuk ka presion nga Real Madridi për ta larguar lojtarin, por gjithçka do të varet nga dëshira e vetë Rodrygos.

Një element që ka ushqyer spekulimet për një largim të mundshëm është fakti që trajneri i ri Xabi Alonso nuk e ka përfshirë brazilianin në formacionin titullar në pesë ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, pavarësisht interesimit të raportuar nga klube të Ligës Saudite, Rodrygo nuk e sheh Arabinë Saudite si një opsion për të ardhmen. Përfaqësuesit e tij kanë mohuar çdo lloj kontakti me Al Nassr dhe theksojnë se fokusi është vetëm te transferimet brenda futbollit evropian.

Rodrygo, 24 vjeç, iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 nga Santos për 45 milionë euro. Deri tani, ai ka zhvilluar 270 ndeshje, duke shënuar 68 gola dhe dhënë 51 asiste me fanellën e “Los Blancos”.

Sipas vlerësimeve të fundit nga Transfermarkt, ai ka një vlerë prej 90 milionë euro. /Telegrafi/ 

 

The post Real Madrid i hapur për shitjen e Rodrygos – por vendimi i mbetet lojtarit appeared first on Telegrafi.

Al-Nassr po përgatitet të bëjë ofertë për transferimin e top yllit të Real Madridit

5 July 2025 at 21:33

Gjiganti arab, Al-Nassr, janë të vendosur ta transferojnë Rodrygon, ndërsa kërkojnë të shtojnë mbështetje për Cristiano Ronaldon në repartin ofensiv. 

Skuadra saudite raportohet se është gati t’i ofrojë brazilianit një ‘çek të bardhë’, dhe tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit. 

Megjithatë, 25-vjeçari e preferon më shumë një kalim në Ligën Premier, sesa një transferim drejt Lindjes së Mesme. 

Sipas Sky Sports, Al-Nassr i është bashkuar Arsenalit në garën për të siguruar shërbimet e Rodrygos këtë verë. 

Al-Nassr ka një buxhet të pakufizuar për afatin kalimtar dhe e kanë identifikuar yllin e Real Madridit si objektivin kryesor, me rekomandimin e vetë Ronaldos. 

Ata tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe po punojnë intensivisht për ta bindur që të transferohet në Arabinë Saudite. 

Raporti shton se, edhe pse oferta nga Al-Nassr pritet të jetë shumë e lartë, ylli brazilian do të preferonte një lëvizje drejt Anglisë, nëse vendos të largohet nga Madridi. 

Rodrygo është fuqishëm i lidhur me një transferim te Arsenali, të cilët janë në kërkim të përforcimeve cilësore në sulm. 

Sipas Diario AS, Arsenali është në avantazh për të firmosur me sulmuesin këtë verë, megjithëse pritet që Real Madridi të kërkojë një shumë rreth 90 milionë euro për kartonin e tij./Telegrafi/

The post Al-Nassr po përgatitet të bëjë ofertë për transferimin e top yllit të Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Merkato në Premier League: Arsenal synon Gyokeres e Rodrygo, Diaz mbetet i Liverpool

By: fra nc
3 July 2025 at 14:06

Arsenali synon të përforcojë edhe më tepër skuadrën deri në nisje të sezonit të ri futbollistik për t’i bërë ballë Manchester Cityt apo Liverpoolit, skuadra të cilat kanë fituar titullin kampion në vitet e fundit. Të dyja kanë bërë një merkato fantastike dhe kanë shpenzuar para e tani është radha e topçinjve. Këta të fundit po këmbëngulin për të afruar dyshen Gyokeres-Rodrygo, por deri më tani nuk ka asnjë akord.

Gyokeres i ka bërë të ditur Sportingut të Lisbonës se dëshiron të largohet nga kampionati portugez për në një ligë më të fortë, ndërsa interes ka pasur nga Juventus, Napoli, Man United dhe Arsenal. Lisbona kërkon të paktën 70 milionë euro për ta lënë të lirë 27-vjeçarin, i cili ka vendosur të mos paraqitet në fazën përgatitore. Arsenali beson se mund ta bindë lojtarin të transferohet në ishull së shpejti.

Sa i përket Rodrygo, situata nuk është në favorin e tij, e çuditërisht nga titullar me Ancelottin, me Alonson nuk aktivizohet. Nuk raportohet për përplasje mes palëve, por duket se lojtari nuk është në planet e teknikut spanjoll dhe i duhet të kërkojë një skuadër të re. Interes për të ka shfaqur dhe Bayerni e Man City.

Liverpool i ka mbyllur derën Bayernit të Mynihut dhe Barcelonës, duke u komunikuar se Luis Diaz nuk është në shitje. Futbollisti vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit e për asnjë arsye nuk largohet nga Anfield.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Merkato në Premier League: Arsenal synon Gyokeres e Rodrygo, Diaz mbetet i Liverpool appeared first on Euronews Albania.

Ylli i Real Madridit shtynë përpara largimin nga Santiago Bernabeu

1 July 2025 at 20:47

Anësori i Real Madridit, Rodrygo, po del si një objektiv kryesor transferimi për Arsenalin, me besimin në rritje se një transferim mund të materializohet sapo të përfundojë Kupa e Botës për Klube.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, lojtari brazilian pritet të informojë Madridin për dëshirën e tij për t’u larguar pas turneut, duke i hapur derën një transferimi të mundshëm gjatë verës.

“Mendoj se Rodrygo po shndërrohet shpejt në objektivin e ëndrrave të Arsenalit”, ka thënë eksperti i transferimeve.

“Nga ajo që po dëgjoj, sapo Real Madridi të kthehet nga Kupa e Botës për Klube, Rodrygo do ta bëjë të qartë se dëshiron të largohet”.

Edhe pse nuk ka ndonjë problem personal midis Rodrygos dhe trajnerit Xabi Alonso, planet e Real Madridit për yllin në ngritje Franco Mastantuono, i cili pritet të luajë në krah, mund ta kufizojnë rolin e Rodrygos në të ardhmen.

Arsenali thuhet se është i përgatitur të përmbushë çmimin e kërkuar nga Madridi, që besohet të jetë rreth 85 milionë euro, dhe është i kënaqur me kërkesat e lojtarit për pagën.

“Topçinjtë” e shohin 23-vjeçarin si një zgjedhje perfekte për sistemin e Mikel Artetas dhe besojnë se ardhja e tij do të ishte një shtesë e rëndësishme për skuadrën. /Telegrafi/

The post Ylli i Real Madridit shtynë përpara largimin nga Santiago Bernabeu appeared first on Telegrafi.

Intensifikohet gara për shërbimet e Rodrygos, përveç Arsenalit – një tjetër gjigant e do brazilianin

26 June 2025 at 23:17

Manchester City është lidhur me një transferim të Rodrygos, pasi trajneri i tyre, Pep Guardiola, është një tifoz i lojtarit.

Megjithatë, Diario AS raporton se skuadra që tregon interesin më të fortë për brazilianin është Arsenali.

Ashtu si Guardiola, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është një admirues i madh i Rodrygos.

Rodrygo është i vetëdijshëm për interesimin që po tërheq nga klubet e Ligës Premier , por nuk ka dhënë asnjë shenjë se dëshiron të largohet.

Real Madridi nuk do të bëjë përpjekje për ta shitur Rodrygon, përveç nëse ai kërkon të largohet nga klubi.

Afati i verës mbetet i hapur dhe Rodrygo mund të ndryshojë mendje, veçanërisht nëse nuk merr më shumë minuta në Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

The post Intensifikohet gara për shërbimet e Rodrygos, përveç Arsenalit – një tjetër gjigant e do brazilianin appeared first on Telegrafi.

Ylli i Real Madridit i kërkon një takim Xabi Alonsos për ta vendosur të ardhmen e tij

10 June 2025 at 13:42

Një lojtar i Real Madridit dëshiron të ketë një bisedë me Xabi Alonson përpara një transferimi të mundshëm diku tjetër. 

Alonso zyrtarisht filloi mandatin si trajner i Real Madridit të hënën, pasi zëvendësoi Carlo Ancelotti muajin e kaluar. 

Ai përfundoi seancën e parë sërvitore përpara Kupës së Botes së Klubeve këtë muaj, ku do të luajnë me Al Hilal, Pachuca dhe Salzburg në fazën e grupeve. 

Real Madridi ka bërë tashmë disa transferime para se të udhëtojë në SHBA, duke siguruar Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli dhe Dean Huijsen nga Bournemouth. 

Pritet të arrijnë edhe lojtarë të tjerë për sezonin e ri, ndërsa disa lojtarë gjithashtu mund të largohen. 

Një nga lojtarët që mund të largohet është Rodrygo, i cili është lidhur fort me një transferim te Arsenal, ndërsa Chelsea gjithashtu monitoron situatën e tij. 

Mikel Arteta është i vendosur të forcojë skuadrën e tij për sezonin 2025/2026 për të reduktuar hendekun ndaj Liverpoolit, pasi e përfundoi pas tyre kampionatin e fundit të Premier League. 

Dhe ai e ka identifikuar Rodrygon, i cili është kontaktuar nga ndërmjetës të disa skuadrave të Premier League, sipas The Athletic. 

Arsenal po e monitoron atë dhe beson se ai mund t’i japë një dimension tjetër sulmit të tyre. 

Sipas raportit, babai dhe agjenti i Rodrygos nuk duan të hyjnë në bisedime para se sulmuesi të ketë biseduar me Real Madridin dhe Xabi Alonson. 

Thuhet se 24-vjeçari dëshiron të ‘ndihet i rëndësishëm’ dhe ndjehet më rehat në krahun e majtë ose në mes, sesa në të djathtën. 

Nëse Rodrygo do të nënshkruante për Arsenal, Arteta mund ta përdorë atë në pozicionin e tij të preferuar në krahun e majtë, me Bukayo Saka në të djathtën./Telegrafi/

The post Ylli i Real Madridit i kërkon një takim Xabi Alonsos për ta vendosur të ardhmen e tij appeared first on Telegrafi.

Gjashtë transferime dhe tetë largime: Përmbledhje e transferimeve të Real Madridit me vlerësime probabiliteti

14 May 2025 at 17:17

Me vetëm tri ndeshje të mbetura në La Liga këtë sezon, është koha t’i kushtohet vëmendje afatit kalimtar veror.

Këtu është një vështrim mbi thashethemet e fundit për transferime te Real Madridi se kush mund të transferohet dhe të largohet nga Santiago Bernabeu.

Kush mund të transferohet në përqindje:

Trent Alexander-Arnold – 100%

Anglezi ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga Liverpooli në fund të sezonit, pasi tashmë i ka thënë lamtumirë besnikëve të Anfieldit. Një transferim në Madrid tani duket si çështje kohe, jo nëse – me Kupën e Botës për Klube që mund të jetë faza e tij e parë me të bardha.

Niko Paz – 70%

Pas një sezoni të shkëlqyer në Serie A, mesfushori i ri i ka impresionuar drejtuesit e Madridit. Nëse Luka Modric ose Dani Ceballos largohen këtë verë, Paz pritet të kthehet. Një klauzolë riblerjeje e bën marrëveshjen si të thjeshtë ashtu edhe efektive nga ana e kostos.

Alvaro Carreras – 70%

Një rikthim në Madrid mund të jetë në plan për ish-lojtarin e akademisë, i cili tani shihet si zgjedhja kryesore për të përforcuar pozicionin e mbrojtësit të majtë – një nga prioritetet kryesore të klubit këtë verë.

Dean Huijsen – 70%

Madridi është në kërkim të një qendërmbrojtësi të klasit të lartë, dhe mbrojtësi spanjoll është ndër objektivat e tyre kryesorë. Megjithatë, gara për mbrojtësin është e ashpër, me disa klube të Ligës Premier që gjithashtu ndjekin nënshkrimin e tij.

William Saliba – 50%

Shihet si Plani B i klubit për mbrojtjen qendrore nëse Huijsen rezulton i paarritshëm. Ylli i Arsenalit i përshtatet profilit, por ende nuk është bërë ndonjë përparim konkret.

Florian Wirtz – 40%

Lojtari gjerman është lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu për njëfarë kohe – edhe më shumë tani me Xabi Alonson e Bayer Leverkusen që pritet të shkojë në Spanjë këtë verë. Megjithatë, Wirtz thuhet se anon nga Bayern, duke e bërë këtë të pasigurt.

Largimet e mundshme nga Real Madridi:

Lucas Vazquez – 100%

Fabrizio Romano e ka konfirmuar tashmë – veterani do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Jesus Vallejo – 100%

Kontrata e qendërmbrojtësit skadon në qershor dhe nuk ka ndërmend ta zgjasë atë. Një lamtumirë e qetë, por e pashmangshme.

Ferland Mendy – 70%

Pas një sërë lëndimesh, Madridi thuhet se është gati të ndahet nga francezi. Me një zëvendësim të mundshëm që është gjetur tashmë, ky duket mjaft i mundshëm.

Rodrygo – 70%

Braziliani thuhet se është i pakënaqur me rolin e tij në skuadër. Me klubet e Ligës Premier që tregojnë interesim të fortë për anësorin, Madridi mund të tundohet të përdorë para për të ndihmuar në financimin e objektivave të tjerë të verës.

Dani Ceballos – 50%

Ceballos insistoi shumë që të largohej verën e kaluar për shkak të kohës së kufizuar të lojës. Ndërsa minutat e tij janë përmirësuar këtë sezon, një largim është ende shumë i mundshëm – veçanërisht me rikthimin e mundshëm të Nico Paz.

Luka Modric – 50%

E ardhmja e legjendës kroate mbetet në ajër. Disa raportime pretendojnë se ai do të largohet në verë, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ai mund ta zgjasë kontratën edhe për një vit – veçanërisht me Xabi Alonson që dëshiron ta mbajë atë në skuadër.

David Alaba – 50%

Mbrojtësi austriak ka kaluar më shumë kohë në dhomën e trajtimit sesa në fushë këtë sezon për shkak të një sërë lëndimesh të pafat. Shtojini kësaj statusin e tij si një nga lojtarët më të paguar të skuadrës dhe nuk është çudi që bordi po e rishqyrton të ardhmen e tij në klub.

Vinicius Junior – 20%

Klubet saudite kanë bërë oferta astronomike për Madridin prej vitesh tashmë. Ndërsa shitja e njërit prej yjeve më të mëdhenj të ekipit ende duket e paimagjinueshme, kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll. /Telegrafi/

The post Gjashtë transferime dhe tetë largime: Përmbledhje e transferimeve të Real Madridit me vlerësime probabiliteti appeared first on Telegrafi.

Rodrygo, protesta e bujshme para “El Clasico”: nuk dëshiron të luajë për Real Madrid

By: user 2
13 May 2025 at 20:31

Real Madrid po kalon një sezon negativ, që kishte nisur në mënyrën më të mirë me Superkupën Europiane kundër Atalantës, por më pas ka pësuar një rënie të pandalshme, duke u eliminuar pa lavdi nga çdo kompeticion. Një cikël që, në disa aspekte, duket se ka përfunduar me largimin tashmë zyrtar të Carlo Ancelotti. Sidoqoftë, edhe gjendja brenda dhomave të zhveshjes nuk është e qetë: thashetheme për Vinicius, por mbi të gjitha “çështja” Rodrygo, i cili sipas raportimeve, kishte kërkuar të largohej që para humbjes në “El Clasicon”, ku nuk luajti asnjë minutë.

Pika që derdhi gotën ishte pikërisht humbja e hidhur në “El Clasico”, që në thelb i dorëzoi titullin Barcelonës dhe e bëri Real të valëvisë flamurin e bardhë. Një ditë pas përmbysjes së katalanasve, në “casa blanca” u fol vetëm për largimin e teknikut Ancelotti, i cili ka përfunduar në detaje marrëveshjen me përfaqësuesen e Brazilit. Por tani kanë shpërthyer disa “çështje” mes lojtarëve të pakënaqur e të zhgënjyer. Mes tyre edhe ajo e bujshme e Rodrygo, që e ka kaluar sezonin si zgjedhje dytësore, shpesh – tepër shpesh – i lënë në stol përballë lojtarëve si Bellingham e Mbappé. Kështu që ai ka kërkuar largimin, sipas burimeve nga Spanja, që përpara disfatës në “El Clasico”, ku qëndroi i ulur në pankinë për 90 minuta.

Rodrygo braktisi stërvitjen, Ancelotti e mbuloi

“Çështja” shpërtheu edhe më shumë pas imazheve të fundit që vinin nga Ciudad Deportiva, ku braziliani u largua përpara kohe nga stërvitja, duke çaluar lehtë. Në një video, shihet teksa flet shkurt me teknikun Ancelotti, për t’u drejtuar më pas me kokë ulur drejt dhomave të zhveshjes. “Nuk është rikuperuar mirë nga ethet,” shpjegoi më vonë trajneri në konferencë për shtyp. “Më tha që ndjeu një shqetësim në këmbë, nuk e di në cilën, ndaj u ndal. Zërat? Janë bërë shumë spekulime. Të gjithë kemi një ndjesi të veçantë për Rodrygo, sidomos unë: ai është keq emocionalisht, do të ndihmojë më shumë skuadrën, është normale kjo gjendje shpirtërore”.

⚠ Rodrygo se retira del entrenamiento tras hablar con Ancelotti y en medio de los rumores sobre su futuro

💥 El brasileño no quiere jugar más en el Real Madrid, tal y como desveló anoche @felipedelcampo en @radiomarca pic.twitter.com/E87IjZltyG

— MARCA (@marca) May 13, 2025

Rodrygo kishte kërkuar largimin që para “El Clasico”

“Rebelimi”, siç e kanë cilësuar mediat spanjolle, është frut i një pakënaqësie që zgjat prej të paktën një viti dhe është bërë i dukshëm në prag të ndeshjes më të rëndësishme të këtij fund sezoni, më pas të humbur kundër Barçës. Në qendër të kritikave është vënë 24-vjeçari brazilian Rodrygo, i cili sipas asaj që raportohet nga shtypi, i ka kërkuar largimin klubit, si pasojë e situatave të përsëritura brenda dhomës së zhveshjes që nuk i kanë pëlqyer. Sipas burimeve pranë klubit, Rodrygo është ndjerë i përjashtuar nga projekti teknik fillestar në të cilin formonte dyshe të qëndrueshme me bashkëkombasin Vinicius – edhe ky i përfshirë në thashetheme merkatoje. Sidomos pas jehonës mediatike që sollën ardhjet e Jude Bellingham dhe më pas Kylian Mbappé, të cilët ia kanë zbehur prezencën e tij dhe ia kanë reduktuar minutat në fushë.

The post Rodrygo, protesta e bujshme para “El Clasico”: nuk dëshiron të luajë për Real Madrid appeared first on Lapsi.al.

E zbulon Marca, ylli i Realit nuk pranoi të luante në El Clasico

12 May 2025 at 21:21

Anësori i Real Madridit, Rodrygo, nuk u aktivizua në El Clasicon e së dielës kundër Barcelonës, pavarësisht se ishte pjesë e skuadrës dhe kishte kryer stërvitje normale.

Sipas raportimeve nga Marca, lojtari brazilian nuk u ndje gati mendërisht dhe fizikisht për të kontribuar, pasi kohët e fundit ishte rikuperuar nga një sëmundje.

Rodrygo thuhet se ndjeu mungesë energjie dhe përgatitjeje psikologjike, gjë që ndikoi në vendimin për të mos hyrë fare në lojë gjatë humbjes 4-3 të Realit.

Trajneri Carlo Ancelotti konfirmoi situatën duke thënë: “Ai ishte shëruar, por nuk ndihej mirë. Nëse do ta fusnim për 6 ose 7 minuta, vetëm sa do të rrezikonim një dëmtim tjetër.”

Rodrygo ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit këtë sezon, me 50 paraqitje, 13 gola dhe 10 asiste në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, e ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë, pasi disa skuadra të mëdha europiane, përfshirë Manchester Cityn, po monitorojnë situatën e tij.

Një transferim i mundshëm në Ligën Premier nuk përjashtohet, me interesim të vazhdueshëm nga disa klube që kërkojnë të përfitojnë nga paqartësia rreth rolit të tij te Reali. /Telegrafi/

The post E zbulon Marca, ylli i Realit nuk pranoi të luante në El Clasico appeared first on Telegrafi.

Kërkohen 225 milionë euro: Real Madridi vendos në treg dy yje të ekipit

8 May 2025 at 19:38

Real Madridi është i gatshëm t’i shesë Rodrygo dhe Brahim Diaz, por të paktën kërkon 225 milionë euro. 

mbretërit janë të gatshëm t’i shesin, Rodrygon (24 vjeç) dhe Brahim Diaz (25 vjeç) për një shumë të majme gjatë verës. 

Grupi i udhëhequr nga Florentino Perez dëshiron të marrë jo më pak se 225 milionë euro nga të dy. 

Real Madridi e vlerëson Rodrygon me 150 milionë euro, ndërsa Brahim Diaz vlerësohet në 75 milionë euro, shkruan Defensa Central. 

Rodrygo ka ende një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2028, ndërsa Brahim Diaz ka ende një marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2027. 

Manchester City thuhet se është i interesuar për shërbimet e Rodrygos, i cili këtë sezon ka 50 ndeshje, 13 gola dhe 10 asistime.  100 milionë euro euro është vlera e tregut e Rodrygos, sipas Transfermarkt. 

Brahim Diaz ka arritur të luajë 49 ndeshje, të ketë gjashtë gola dhe shtatë asistime në sezonin aktual me Real Madridin ndërsa vlera e tij është 45milionë euro.

Klubi mbretëror do të futet fuqishëm në afatin kalimtar veror, ku do të kërkojë ta përforcojë skuadrën pas dështimit spektakolar këtë sezon, ku rrezikon të mbetet pa asnjë trofe.  /Telegrafi/  

The post Kërkohen 225 milionë euro: Real Madridi vendos në treg dy yje të ekipit appeared first on Telegrafi.

Real Madridi ia caktoi çmimin – tri klube të mëdha angleze në ‘luftë’ për Rodrygon

2 May 2025 at 23:35

Real Madridi raportohet se po konsideron një lëvizje shokuese për të shitur Rodrygo Goes këtë verë nëse vjen një ofertë e pranueshme. 

Reprezentuesi brazilian ka realizuar 14 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe ai mbetet zgjidhja e parë për Carlo Ancelottin, por ai thuhet se ka mbetur i frustruar nga mungesën e tij të protagonizmit. 

24-vjeçari ka kontratë me Madridin deri në vitin 2028, kështu që ‘Los Blancos’ nuk janë në presion të menjëhershëm për ta larguar atë, por janë të hapur të dëgjojnë propozime. 

Rodrygo më parë nuk ka dhënë shenja se ka një interesim për t’u larguar nga Madridi, por gjiganti spanjoll është i hapur ndaj ofertave në regjionin e 85 milionë eurove, me tri klube angleze që po e kërkojnë atë. 

Manchester United kishte shprehur më parë interesim për të, por dy ekipet favorite janë Manchester City dhe Liverpooli, sipas Mundo Deportivo. 

Pep Guardiola po rindërton sulmin e tij me Omar Marmoush i cili u transferua gjatë janarit në ‘Etihad Stadium’ për të luajtur përkrah Erling Haaland. 

Arne Slot në anën tjetër do të ketë para të mëdha për të shpenzuar nga pronarët e Liverpoolit, pasi siguruan titullin kampion këtë sezon. 

Sidoqoftë, Real Madridi ka pak gjasa se do të marrë ndonjë vendim përfundimtar për transferime deri në momentin kur do të kenë një pamje të qartë se kush do të jetë trajneri i tyre sezonin e ardhshëm, me Ancelottin që po përgatitet të largohet. 

Xabi Alonso është në rrugën e duhur për t’u ulur në stolin e madrilenëve gjatë javëve në vazhdim dhe do të dëshirojë të vlerësojë ekipin e plotë si një prioritet./Telegrafi/

The post Real Madridi ia caktoi çmimin – tri klube të mëdha angleze në ‘luftë’ për Rodrygon appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mund ta humbasë yllin e tij prej 100 milionë eurosh, nëse vjen një ofertë e duhur

29 April 2025 at 17:56

Pas një sezoni zhgënjyes, Real Madridi po përballet me ndryshime të mëdha në bankinë dhe në fushë. 

Largimi i pritshëm i trajnerit italian Carlo Ancelotti, i cili ka gjasa të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, mund të shoqërohet edhe me largimin e një prej yjeve të ekipit, sulmuesit brazilian Rodrygo. 

Gazetari Josep Pedrerol, prezantues i emisionit të njohur “El Chiringuito”, ka komentuar së fundmi situatën e Rodrygos.

 

Ai e kritikoi ashpër brazilianin për paraqitjet e tij këtë sezon dhe zbuloi se klubi nuk do ta ndalojë largimin e tij nëse lojtari shpreh dëshirën për t’u larguar dhe nëse vjen një ofertë e përshtatshme. 

Rodrygo ka zhvilluar 50 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 10 asistime.  

Ai është pjesë e Real Madridin që nga viti 2019, kur u transferua nga Santos për 45 milionë euro. Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2028. /Telegrafi/  

The post Real Madridi mund ta humbasë yllin e tij prej 100 milionë eurosh, nëse vjen një ofertë e duhur appeared first on Telegrafi.

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

28 April 2025 at 19:58

Real Madridi vuajti shumë në pjesën e parë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës më herët këtë javë.

Në pjesën e dytë, ata ishin më efektiv në fazën e sulmit, duke krijuar raste për gol me lehtësi.

Ndryshimi kryesor erdhi me futjen në lojë të Kylian Mbappe, i cili e zëvendësoi Rodrygon me këtë të fundit që nuk ia doli të ketë ndonjë ndikim.

Prezenca e Mbappes i dha një ngjyrë tjetër sulmit të Real Madridit, duke dhuruar më shumë qartësi dhe urgjencë, diçka që mungoi me Rodrygon në fushë.

Sipas një raportimi nga medium spanjoll AS, kjo mund të jetë një pikë kthese për karrierën e Rodrygos, duke e shtyrë atë drejt një largimi të mundshëm nga klubi në verë.

Rodrygo, i cili shpeshherë ka qenë pjesë e katërshes së sulmit së bashku me Mbappe, Vinicius dhe Bellingham, mund të mos shihet më si i paprekshëm.

Real Madridi po e konsderon shitjen e tij për të rritur fondet, veçanërisht duke marr parasysh statusin e Mbappes si lideri afatgjatë i sulmit.

Ky vendim në fund do të varet tërësisht nga dëshira e Rodrygos për t’u larguar.

E ardhmja e tij në klub duket e pasigurt për momentin, duke marr parasysh minutat e kufizuara këtë sezon dhe largimin e Carlo Ancelottit, i cili ka qenë mbështetësi i tij kryesor./Telegrafi/

The post Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë appeared first on Telegrafi.

Cafu emëron lojtarin më të rëndësishëm të Real Madridit

22 April 2025 at 19:36

Real Madridi po vazhdon përpjekjet e tyre për një dopietë të mundshme duke konkurruar fuqishëm për titujt e La Ligës dhe Copa del Rey.

Mbrojtësi legjendar brazilian Cafu, i cili u bë i famshëm për lojën e tij për Selecao, Roma dhe Milani, shprehu admirimin e tij për paraqitjen e Rodrygos, duke e quajtur atë lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës së Carlo Ancelottit.

Përkundër faktit se këtë sezon anësori i djathtë i Real Madridit ka qenë disi në hije – veçanërisht pasi Kylian Mbappe iu bashkua klubit – ai vazhdon të luajë një rol vendimtar, megjithëse të nënvlerësuar, në ekip.

“Rodrigo është ‘motori’ i vërtetë, motori i vogël që drejton Real Madridin. Kur Rodrigo luan, Vinicius vjen në jetë, Valverde punon më mirë, e njëjta gjë me Mbappen dhe Bellingham”, deklaroi Cafu..

“Dhe kur Rodrigo nuk është në formë, Real Madridi ka vështirësi serioze në ndërtimin e sulmeve. Ai është bërë një element themelor”.

Carlo Ancelotti, i cili është i vetëdijshëm për rënien e fundit të performancës së ekipit të tij, dyshohet se po mendon një rikthim në formacionin 4-4-2 që i solli skuadrës shumë fitore të rëndësishme sezonin e kaluar.

Një lëvizje e tillë jo vetëm që mund të rikthejë besimin e sulmuesit brazilian, por edhe t’i japë trajnerit italian fleksibilitet taktik përpara finales së Copa del Rey kundër Barcelonës. /Telegrafi/

The post Cafu emëron lojtarin më të rëndësishëm të Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Babai i yllit të Real Madridit e kaloi natën jashtë stadiumit duke u lutur për një kthesë kundër Arsenalit

16 April 2025 at 20:33

Arsenali i dha një goditje të rëndë Real Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Emirates, duke fituar bindshëm 3-0.  

Skuadra londineze bëri kështu një hap të madh drejt arritjes në gjysmëfinale, por tifozët e Real Madridit ende besojnë se një kthesë e mrekullueshme është e mundur. 

Eric Goes, babai i Rodrygo, një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës madrilene, nuk po i humb shpresat për një kthesë.  

 

✨🏟🔜⚽ pic.twitter.com/jG6reN3ooZ

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 16, 2025

Ai ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale me një foto të realizuar para stadiumit “Santiago Bernabeu”, në mes të natës.  

Fotoja tregon Ericun duke u lutur jashtë stadiumit pikërisht në orën 3:43 të mëngjesit, duke shpresuar se djali dhe shokët e tij të skuadrës do të jenë në gjendje të bëjnë një kthesë të madhe dhe të avancojnë. 

“Fuqia e lutjes”, shkroi ai krahas një fotoje të hyrjes në faltoren e Real Madridit.  

 

“Power of prayer” 🙏

Rodrygo’s father was outside the Santiago Bernabeu in the wee hours of the morning putting in a prayer for Real Madrid and his son, Rodrygo.

Doing everything they can for a Remontada 👀

(📸 ericgoesrde/IG) pic.twitter.com/tmom9iFrh7

— ESPN FC (@ESPNFC) April 16, 2025

Rodrygo duhet të jetë një nga asetet kryesore të Realit sonte në përpjekjen e tyre për të kompensuar deficitin e madh dhe për të fituar një vend në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. /Telegrafi/  

The post Babai i yllit të Real Madridit e kaloi natën jashtë stadiumit duke u lutur për një kthesë kundër Arsenalit appeared first on Telegrafi.

Chelsea po bashkon një treshe sulmuese vdekjeprurëse, të gatshme për t’i ofruar Real Madridit para të mëdha

10 April 2025 at 19:11

Chelsea ka një objektiv ambicioz në afatin kalimtar të verës pasi dëshiron të sjellë anësorin e Reali Madridit, Rodrygo. 

Përkatësisht, skuadra nga “Stamford Bridge” është e gatshme t’i ofrojë Real Madridit plotë 120 milionë euro për përfaqësuesin brazilian, kontrata e së cilës me klubin mbretëror është e detyrueshme deri në qershor të vitit 2028. 

Braziliani ka shënuar 13 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat këtë sezon, por minutat e tij po pakësohen pasi Vinicius dhe Kylian Mbappe i kanë garantuar vendet në sulm. 

 

🚨 Chelsea are willing to pay over £100m to sign Real Madrid winger Rodrygo as their star summer signing.

(Source: Fichajes ) pic.twitter.com/JDXkiNNStz

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) April 10, 2025

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca ka një vizion për të krijuar një treshe sulmuese që mund të konkurrojë me më të mirët në Ligën Premier dhe Ligës së Kampionëve, të përbërë nga Rodrygo, Cole Palmer dhe Nico Jackson. 

Klubi londinez është në vendin e katërt të Ligës Premier me shtatë xhiro para përfundimit të Ligës Premier dhe pesë skuadrat më të mira do të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

Liverpooli dhe Arsenali kanë ecur përpara, ndërsa Nottingham Forest, Chelsea, Newcastle, Manchester City dhe Aston Villa po luftojnë për tre vendet e mbetura që çojnë në Ligën e Kampionëve. 

Kujtojmë se Rodrygo mbërriti te Reali në verën e vitit 2019 nga Santos në një transferim prej 45 milionë eurosh. /Telegrafi/  

The post Chelsea po bashkon një treshe sulmuese vdekjeprurëse, të gatshme për t’i ofruar Real Madridit para të mëdha appeared first on Telegrafi.

Liverpooli ka sytë te zëvendësuesi i Salahut – kushton 120 milionë euro

22 March 2025 at 19:43

Fichajes raporton se Liverpooli është gati të bëjë një përpjekje të madhe financiare për të nënshkruar Rodrygon nëse Mohamed Salah nuk rinovon kontratën e tij.

Raportimet nga Anglia sugjerojnë se klubi, i drejtuar nga Arne Slot, planifikojnë t’i ofrojnë 120 milionë euro Real Madridit për të siguruar sulmuesin brazilian.

Rodrygo, me kontratë me Real Madridin deri në qershor 2028, është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e Carlo Ancelotti, pavarësisht ardhjes së Kylian Mbappes.

Ai nuk ka ndërmend të largohet dhe shpreson të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu, duke synuar të bëhet legjendë e klubit.

Ndërsa Liverpool e sheh Rodrygon si zëvendësuesin ideal për Salah, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në Anfield, Real Madrid nuk ka ndërmend ta shesë atë.

Klubet e shohin atë si një pjesë kyçe të projektit të tyre afatgjatë dhe do të konsideronin vetëm ofertat që plotësojnë klauzolën e tij të lirimit.

Pavarësisht interesimit nga Liverpooli dhe Manchester City, Rodrygo mbetet i fokusuar në të ardhmen e tij në Real Madrid, ku shpreson të fitojë më shumë tituj dhe të bëhet një ikonë e futbollit global. /Telegrafi/

The post Liverpooli ka sytë te zëvendësuesi i Salahut – kushton 120 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Nga Rodrygo te Raphinha – lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

11 March 2025 at 16:47

Futbolli është një sport që shpesh i jep rëndësi yjeve më të mëdhenj, por ka shumë lojtarë të talentuar që, pavarësisht kontributeve të tyre të mëdha, nuk marrin vëmendjen që meritojnë.  

Këtu janë disa prej tyre që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre, duke provuar se vlera e tyre shkon shumë përtej statistikave. 

Raphinha: Ndryshuesi i padiskutueshëm i Barcelonës 

Raphinha, sulmuesi brazilian i Barcelonës, është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë.  

Trajneri i Osasunas, Vicente Moreno, e ka lavdëruar atë: “Raphinha është një nga më të mirët, nëse jo më i miri, për ndikimin e tij në lojën sulmuese dhe mbrojtëse. Ai është i jashtëzakonshëm në punën ekipore dhe individuale”. 

Që nga ardhja e Hansi Flick në Barcelonë, Raphinha ka gjetur një rol më të përcaktuar dhe ka treguar një version më të fuqishëm të vetes. Me 25 gola dhe 18 asistime në 40 ndeshje këtë sezon, ai është bërë një nga lojtarët kyçë të skuadrës.  

Megjithatë, ndikimi i tij shkon përtej numrave. Puna e tij mbrojtëse dhe aftësia për të hapur hapësira i sjellin shumë përfitime ekipit. 

Statistikat e Raphinas në La Liga (Foto: Marca)

Rodrygo: Ylli i fshehur i Real Madridit 

Jude Bellingham, ylli i Real Madridit, kishte lavdëruar Rodrygo Goes: “Rodrygo është shumë i nënvlerësuar. Për mua, ai është lojtari më i talentuar në skuadër. Gjërat që ai bën me topin janë të pabesueshme”. 

Rodrygo ka shënuar 13 gola dhe 8 asistime këtë sezon, duke arritur në total 19 gola dhe 11 asistime në sezonin e kaluar. Aftësia e tij për të shfaqur në momente të rëndësishme është ajo që e bën atë të veçantë. 

 Ai ka shënuar në ndeshjet vendimtare kundër Barcelonës, Bayern Munich dhe Chelsea, duke treguar që mund të përballojë presionin. 

Statistikat e Rodrygos në La Liga (Foto: Marca)

Giuliano, shumë më tepër se djali i Simeones 

Pavarësisht se nuk është në mesin e figurave të mëdha të skuadrës si Griezmann apo Julian Alvarez, përkushtimi dhe përpjekja e tij në fushë pasqyrojnë thelbin që gjithmonë e ka përcaktuar Atleticon.  

Leximi i tij taktik, intensiteti në presing dhe aftësia për të krijuar mundësi sulmuese e bëjnë atë një lojtar më se interesant, veçanërisht në një sistem që vlerëson punën ekipore si pak të tjerë.   

Nuk ka kaluar shumë kohë që të hidhen dyshime të mundshme mbi emrin e tij dhe ndonëse nuk është ende në altarin e yjeve të mëdhenj të skuadrës, ai është bërë i domosdoshëm falë ndikimit të tij në lojë.  

Shifrat e tij (4 gola dhe 6 asistime në të gjitha garat) nuk duken aq të mira sa ajo që ai sjell në të vërtetë në klub.  

Statistikat e Simeones në La Liga (Foto: Marca)

Ante Budimir, legjenda e Osasuna dhe talentet e fshehur të La Liga-s 

Ante Budimir është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Osasuna me 58 gola. Këtë sezon, ai ka qenë një nga lojtarët kyçë të skuadrës, duke shënuar gola të rëndësishme dhe duke ndihmuar në luftën për vendet evropiane.  

Aftësia e tij për të shënuar me kokë dhe për të mbajtur topin e bën atë një kërcënim të vazhdueshëm për kundërshtarët. 

Statistikat e Budimir në La Liga (Foto: Marca)

Raul Moro (Valladolid), De Frutos (Rayo Vallecano), Fabio Silva (Las Palmas) dhe Lukebakio (Sevilla) janë disa nga lojtarët që po shkëlqejnë pa marrë vëmendjen e duhur.  

Ata kanë kontribuar me gola dhe asistime, duke bërë ndryshimin në skuadrat e tyre. 

Suksesi jashtë Spanjës 

Lojtarë si Alexander Isak (Newcastle), Justin Kluivert (Bournemouth) dhe Thomas Partey (Arsenal) po shkëlqejnë në Angli.  

Isak ka shënuar 22 gola këtë sezon, ndërsa Kluivert ka 13 gola dhe 6 asistime. Partey, nga ana tjetër, është bërë një lojtar kyç në Arsenal.

Statistikat e Isak në Ligën Premier (Foto: Marca)

Lobotka (Napoli), Kang-in Lee (PSG), Ederson dos Santos (Atalanta), Poulsen (Leipzig), Bastoni (Inter), Retegui (Atalanta), Reijnders (AC Milan), Cunha (Wolves), Olise (Bayern Munich) ose Brandt (Borussia Dortmund) mund të ndikojë gjithashtu dhe kanë profil të mjaftueshëm të performancës së tyre. /Telegrafi/  

The post Nga Rodrygo te Raphinha – lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga appeared first on Telegrafi.

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

4 March 2025 at 21:49

Ka përfunduar pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Në 45 minutat e parë u shënuan dy super gola, duke u dridhur portat e të dyja skuadrave.

Pas vetëm katër minutash lojë, Rodrygo shënoi një gol të bukur, ndërsa asistuesi ishte Federico Valverde.

Por, Los Cholchoneros nuk u dorëzuan nga ky gol i hershëm dhe vazhduan me lojë të fortë.

Në minutën e 32-të, Julian Alvarez po ashtu realizoi një super gol, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Duket se në 45 minutat e dytë do të ketë edhe më shumë spektakël, duke parë lojën sulmuese që po zhvillojnë dy skuadrat. /Telegrafi/

The post Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos appeared first on Telegrafi.

❌
❌