Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pse mungon Alexander-Arnold përballë PSG-së

9 July 2025 at 20:04

Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube këtë të mërkurë kundër Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi i djathtë ka qenë mbresëlënës që prej transferimit te “Los Blancos”, duke regjistruar dy asistime në paraqitjet e tij të fundit.

Megjithatë, ai nuk figuron as në stol për këtë përballje të rëndësishme, pasi raportohet se ka pësuar një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë gjatë stërvitjes.

Në mungesë të tij, trajneri Xabi Alonso ka vendosur të aktivizojë Federico Valverde në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Real Madridi synon finalen e madhe që do të luhet të dielën në stadiumin “MetLife”.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Doué, Kvaratskhelia.

Real Madridi: Courtois; Fede Valverde, Asencio, Rüdiger, Fran García; Arda Güler, Tchouaméni, Bellingham; Gonzalo, Mbappe, Vinicius. /Telegrafi/

The post Pse mungon Alexander-Arnold përballë PSG-së appeared first on Telegrafi.

Alexander-Arnold do të përjashtohet nga Alonso nëse ai thyen rregullin e rreptë të Real Madridit në Botëror

27 June 2025 at 07:30

Trent Alexander-Arnold mund të humbasë vendin titullar te Real Madridi nëse thyen një nga rregullat e rrepta të trajnerit Xabi Alonso.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka bërë dy paraqitje që nga transferimi nga Liverpooli dhe synon të zëvendësojë Dani Carvajal në formacionin bazë.

Por sipas mesfushorit Aleix Garcia, që ka punuar më parë me Alonson te Bayer Leverkusen, Alonso nuk toleron vonesa apo shkelje të disiplinës.

Ai ka lënë në stol lojtarë të rëndësishëm për mospërmbushje të rregullave, duke kërkuar përpikmëri në stërvitje dhe angazhim maksimal.

Garcia thekson se trajneri është i afërt me lojtarët, por i rreptë kur duhet: “Ai nuk luan me askënd, dëshiron që stërvitja të jetë kohë pune”.

Nuk ka indikacione që Alexander-Arnold është problematik në këtë drejtim. Madje, ai është përpjekur të integrohet shpejt, duke folur spanjisht gjatë prezantimit të tij.

Bazuar në këtë sjellje, pritet që anglezi të jetë i përkushtuar dhe i përpiktë për të bindur trajnerin dhe për të fituar vendin e tij në ekip. /Telegrafi/

The post Alexander-Arnold do të përjashtohet nga Alonso nëse ai thyen rregullin e rreptë të Real Madridit në Botëror appeared first on Telegrafi.

Xabi Alonso ka vendosur 11-shen më të mirë të Real Madridit për sezonin 2025/26 – duket e frikshme

13 June 2025 at 11:59

Real Madridi ka qenë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës deri më tani. Pas një sezoni zhgënjyes 24/25 ku Los Blancos dështuan në shumë fronte, Carlo Ancelotti u shkarkua dhe u zëvendësua nga ish-lojtari Xabi Alonso.

Gjigantët spanjollë kanë punuar shumë për të përmirësuar skuadrën e tyre përpara Kupës së Botës për Klube dhe pikërisht këtë e kanë bërë, duke nënshkruar tashmë me Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono.

Ata gjithashtu pritet të nënshkruajnë me mbrojtësin e majtë të Benfica-s, Alvaro Carreras, në muajt e ardhshëm, ndërsa mund të ketë edhe prurje tjera.

Ardhjet e verës nënkuptojnë se Alonso tani ka në dispozicion një ekip të pasur.

Sipas gazetarit spanjoll Manu Carreno, 43-vjeçari tashmë e ka në mendje formacionin e tij më të mirë titullar përpara sezonit të ri.

Pasi zbuloi formacionin formues në programin sportiv radiofonik El Larguero të Cadena SER, Carreno tha: “Ky është formacioni titullar që Xabi Alonso ka në mendje tani, jo për Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, por për fillimin e La Ligës”.

Formacioni pritet të jetë një rreshtim 4-4-2, ku në portë parashihet Thibaut Courtois, ndërsa mbrojtja do të formohej nga Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen, Eder Militao/Antonio Rudiger dhe Alvaro Carreras

Mesfusha qendrore do të formohet nga Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, ndërsa në krah pritet të vendosen Jude Bellingham dhe Franco Mastantuono.

Në sulm, Alonso do t’i besojë dy yjeve kryesor të skuadrës: Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior. /Telegrafi/

The post Xabi Alonso ka vendosur 11-shen më të mirë të Real Madridit për sezonin 2025/26 – duket e frikshme appeared first on Telegrafi.

Zbulohet arsyeja pse Alexander-Arnold nuk e mori fanellën me numër 66 te Real Madridi

12 June 2025 at 16:00

Trent Alexander-Arnold u prezantua zyrtarisht sot (e enjte) si lojtar i ri i Real Madridit, por një detaj i rëndësishëm u vu re gjatë prezantimit të tij.

Përfaqësuesi anglez iu drejtua mediave të mbledhura në prezantimin zyrtar në një spanjishte të rrjedhshme, ku falënderoi presidentin e Realit, Florentino Perez, teksa zbuloi se mezi pret t’ia fillojë aventurës së re.

“Nuk vjen te Reali çdo ditë, kjo është një ëndërr e bërë realitet. Mezi pres të luaj. Hala Madrid!”, tha nder tjerash anglezi.

Ajo që është veçanërisht interesante është se fanella e tij do të ketë të shkruar emrin Trent dhe ai do të mbajë numrin 12.

Shumë veta kanë pyetur veten pse ai nuk do ta veshë numrin e tij të preferuar 66 që e mbante te Liverpooli, dhe përgjigjja e kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë – për shkak të rregullave të La Ligës.

Konkretisht, çdo klub mund të regjistrojë një maksimum prej 25 futbollistësh seniorë dhe ata mund të kenë vetëm numra në rangun nga 1 deri në 25, me faktin që tre portierë duhet të kenë numrat 1, 13 dhe 25.

 

Alexander-Arnold 66 ➡ 𝐓𝐫𝐞𝐧𝐭 𝟏𝟐

A new squad number, a new name on the back of his shirt and a new Instagram handle 👀

The Trent rebrand has arrived 📲 pic.twitter.com/3p20L2m0ui

— Football on TNT Sports (@footballontnt) June 12, 2025

Lojtarët nga njësia e të rinjve dhe lojtarët e ekipit rezervë marrin numra nga 26 e lart.

Duke pasur parasysh që numri 2 mbahet nga Dani Carvajal, Arnold mund të zgjidhte midis numrave aktualisht të disponueshëm 10, 12, 17 dhe 18, dhe ai zgjodhi numrin 12. /Telegrafi/

 

Goodbye ‘Alexander-Arnold 66’, hello ‘Trent 12’ 👋🆕

That Real Madrid rebrand hits different. pic.twitter.com/N8u6tb9DFw

— OneFootball (@OneFootball) June 12, 2025

The post Zbulohet arsyeja pse Alexander-Arnold nuk e mori fanellën me numër 66 te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Alexander-Arnold befason tifozët dhe bordin e Real Madridit në intervistën e parë – flet spanjisht

12 June 2025 at 13:50

Trent Alexander-Arnold i habiti tifozët e Real Madridit dhe bordin e klubit me intervistën e tij të parë, duke mbajtur të gjithë fjalimin e tij të mirëseardhjes në spanjisht.

Mbrojtësi i djathtë anglez shprehu entuziazmin e tij për t’u bashkuar me klubin mbretëror dhe për të luajtur përkrah lojtarëve më të mirë në botë.

“Jam i emocionuar t’u tregoj tifozëve të Real Madridit se çfarë mund të bëj në fushë”, tha fillimisht Alexander-Arnold.

“Faleminderit Florentino Perez për këtë mundësi. Është një ëndërr e bërë realitet. Jam i emocionuar që do të luaj përkrah lojtarëve më të mirë në botë. Hala Madrid”, përfundoi anglezi.

 

Trent Alexander-Arnold speaking in fluent Spanish at his Real Madrid unveiling 🇪🇸 pic.twitter.com/vgxJZU7c3J

— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 12, 2025

Anglezi do të veshë fanellën me numër 12 dhe tashmë ka filluar përgatitjet me shokët e tij të skuadrës për Kupën e Botës për Klube.

Aftësitë mbresëlënëse gjuhësore të Alexander-Arnold kanë impresionuar bordin dhe tifozët e Real Madridit, duke treguar përkushtimin e tij për t’u përshtatur me kulturën e klubit. /Telegrafi/

 

🚨 Trent Alexander-Arnold has given his entire welcome speech in SPANISH.

Real Madrid’s entire board in attendance are surprised. pic.twitter.com/zjUV6nz5LR

— Madrid Zone (@theMadridZone) June 12, 2025

The post Alexander-Arnold befason tifozët dhe bordin e Real Madridit në intervistën e parë – flet spanjisht appeared first on Telegrafi.

“Richard Hughes mund t’u shesë akull arinjve polarë”, tifozët e Liverpoolit lavdërojnë drejtorin sportiv për shitjen e Trent

30 May 2025 at 19:26

Liverpooli është gati të fitojë 12 milionë euro për lirimin e parakohshëm të Trent Alexander-Arnold, në mënyrë që ai të mund të luajë për Real Madridin në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet së shpejti.

David Ornstein raporton: “Real Madridi arrin marrëveshje me Liverpoolin për të nënshkruar Trent Alexander-Arnold në kohë për Kupën e Botës për Klube”.

“Real Madridi do të paguajë 12 milionë euro të garantuara + 1 milionë shtesë. LFC gjithashtu kursen paga dhe bonuse”.

Tifozët kanë qenë entuziastë për drejtorin sportiv të Liverpoolit, Richard Hughes, për aftësinë e tij për të negociuar marrëveshjen.

Një tifoz shkroi: “O Zot i madh, ata morën 12 milionë????”.

“Do t’u vë emrin fëmijëve të mi sipas Hughes”, komentoi një tjetër tifoz duke qeshur.

Një tjetër tifoz i Liverpoolit reagoi: “Si ia ka dalë Hughes të arkëtojë 10 milionë?”.

“Ky burrë mund t’u shiste akull arinjve polarë”, shkroi një tjetër fans i The Reds. /Telegrafi/

The post “Richard Hughes mund t’u shesë akull arinjve polarë”, tifozët e Liverpoolit lavdërojnë drejtorin sportiv për shitjen e Trent appeared first on Telegrafi.

Detajet e pagesës së transferimit dhe klauzola e Alexander-Arnoldit te Real Madridi

30 May 2025 at 12:30

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht sot (e premte) nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli, por jo si lojtar i lirë.

Alexander-Arnold kishte edhe dy muaj kontratë me Reds para se të bëhej lojtar i lirë në mes të verës.

Megjithatë, Los Blancos nuk i kanë lënë asgjë rastit dhe kanë vendosur të paguajnë një shifër prej 10 milionë eurosh te Liverpooli, duke mbuluar edhe kontratën për dy muajt e ardhshëm.

“Real Madridi do t’i paguajë Liverpoolit një tarifë transferimi prej rreth 10 milionë eurosh për të pasur Trent Alexander-Arnoldin në Kupën e Botës për Klube”.

“Real Madridi gjithashtu do të mbulojë pagën e tij për qershorin dhe korrikun si pjesë e marrëveshjes me Liverpoolin”, ka zbuluar ekspertit i transferimeve, Fabrizio Romano.

 

🚨 Real Madrid will pay Liverpool around €10m to sign Trent Alexander-Arnold early. He will have a €1 BILLION release clause.

(Source: @FabrizioRomano ) pic.twitter.com/0DH7SodCxp

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 30, 2025

Romano gjithashtu ka zbuluar se Real Madridi i ka vendosur edhe një klauzolë marramendëse largimi mbrojtësit anglez.

“Kuptohet që klauzola e lirimit në kontratën e Trent Alexander-Arnold do të jetë 1 miliard euro”, thuhet në postimin e Romanos. /Telegrafi/

The post Detajet e pagesës së transferimit dhe klauzola e Alexander-Arnoldit te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Formacioni i mundshëm i Xabi Alonsos te Real Madridi – ndryshim rreshtimi dhe tre emra të rinj

27 May 2025 at 11:42

Ardhja e Xabi Alonsos ka shkaktuar një ‘trazirë’ mes tifozëve të Real Madridit. I lindur në Tolosarra, trajneri i ri i Los Blancos për tre sezonet e ardhshme dhe, megjithëse foli për fleksibilitet dhe moskufizim të vetes në një skemë të caktuar, pritet që ai t’i zbatojë idetë e tij në ekip.

Ngazëllimi tek tifozët e Real Madridit është në kulmin e tij dhe fjalimi ka gjetur jehonë tek shumica.

Xabi Alonso do të fillojë një fazë të re në të cilën priten ndryshime në aspektin e lojës, taktikave dhe metodave të stërvitjes.

Sipas gazetës Marca, nënshkrimi i parë zyrtar, Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, i cili thuhet se është nënshkruar dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar, dhe mbrojtësi i majtë, Alvaro Carreras priten të gjithë të zënë vend në 11-she.

Trajneri spanjoll mund ta mbajë idetë që kishte te Bayer Leverkusen dhe të zgjedhë një mbrojtje me tre lojtarë dhe anësor që pritet ta mbulojnë gjithë krahun.

Ndryshimi tjetër drastik do të ishte prania e një mesfushori ofensiv prapa dy sulmueseve, në vend të tre mesfushorëve.

Nuk ka debat për portën. Thibau Courtois do të jetë një nga lojtarët kryesorë në këtë epokë të re. Portieri ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit këtë sezon dhe gëzon besimin e plotë të klubit.

Plani i lojës do të pësojë disa ndryshime. Xabi pritet të zgjedh një formacion 3-4-1-2 me tre qendërmbrojtës të pastër dhe dy anësor.

Huijsen do të hynte si qendërmbrojtës titullar së bashku me Antonio Rudiger dhe Eder Militao ose Dani Carvajal.

Carvajal mund të jetë zgjedhje edhe për anësorin e djathtë së bashku me Alexander-Arnold, Carreras do të zë vendin në krahun e majtë, ndërsa dy mesfushorët qëndron pritet të jenë Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.

Në sulm, e gjithë artileria. Jude Bellingham do të jetë pas sulmuesve dhe me liri të plotë lëvizjeje pas dyshes Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior. /Telegrafi/

The post Formacioni i mundshëm i Xabi Alonsos te Real Madridi – ndryshim rreshtimi dhe tre emra të rinj appeared first on Telegrafi.

Real Madridi nis revolucionin në merkato, dy përforcime të zyrtarizuara – dy të tjera në pritje

26 May 2025 at 15:47

Afati i transferimeve nuk ka nisur ende zyrtarisht, por Real Madridi ka shtypur gazin që në start.

“Los Blancos” kanë hapur verën me dy goditje të fuqishme: emërimi i Xabi Alonsos si trajner i ri në “Santiago Bernabeu” dhe afrimi i qendërmbrojtësit të talentuar Dean Huijsen, i rrëmbyer mes konkurrencës së klubeve më të mëdha në Evropë.

Por nuk ndalet me kaq: edhe Trent Alexander-Arnold konsiderohet tashmë futbollist i Realit, në pritje vetëm të konfirmimit zyrtar.

Strategjia është e qartë nga presidenti Florentino Perez: t’i dorëzojë trajnerit të ri një skuadër sa më të plotë para fillimit të Kupës së Botës për Klube.

Pas një sezoni të vështirë, të shoqëruar me dëmtime të shumta dhe një disbalancë evidente në skuadër, drejtuesit madrilenë kanë vendosur të dëgjojnë zërin e brendshëm dhe të tifozëve, të cilët kërkojnë gjithnjë e më shumë praninë e lojtarëve spanjollë në ekip. Kjo u bë edhe më evidente pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku në mënyrë paradoksale, Arsenali kishte më shumë lojtarë spanjollë sesa vetë Reali.

Në këtë logjikë vjen edhe goditja e tretë: Alvaro Carreras. Mbrojtësi i majtë i lindur në vitin 2002, pas një sezoni të shkëlqyer me Benficën, është shumë pranë rikthimit në Madrid, aty ku është formuar si futbollist në moshë të re.

Sipas Marcas, transferimi i tij është çështje ditësh: objektivi është që gjithçka të mbyllet brenda javës, në mënyrë që Carreras të bashkohet me skuadrën që më 2 qershor.

Marrëveshja me lojtarin është arritur, mbeten vetëm disa detaje për t’u qartësuar me Benficën. Portugezët kërkojnë 50 milionët e klauzolës së lirimit, por Reali shpreson ende në një ulje të çmimit.

Gjithsesi, edhe nëse nuk ndodh kjo, Florentino Perez është gati të paguajë shumën e plotë për t’i dhënë Xabi Alonsos një tjetër gur të rëndësishëm në formimin e ekipit.

Me Carrerasin, Real Madridi shënon përforcimin e tretë të revolucionit të tij veror – dhe sigurisht nuk do të jetë i fundit. Klubi ka në shënjestër emra të tjerë për repartin e mesfushës dhe sulmit, me synimin për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese, por mbi të gjitha me identitet të fortë spanjoll. /Telegrafi/

The post Real Madridi nis revolucionin në merkato, dy përforcime të zyrtarizuara – dy të tjera në pritje appeared first on Telegrafi.

Carvajal konfirmon pa dashje nënshkrimin e Alexander-Arnold me Real Madridin

21 May 2025 at 09:57

Alexander Arnold është gjithnjë e më afër veshjes së fanellës së Real Madridit. Mbrojtësi anglez, i cili tashmë ka njoftuar publikisht se nuk do të vazhdojë te Liverpooli, po tregon qartë ekipin e bardhë si destinacionin e tij të ardhshëm.

Lajmi ka fituar edhe më shumë vrull pas deklaratave të fundit nga Dani Carvajal, i cili, kur u pyet për konkurrencën në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, la të kuptohej se lojtari britanik do t’i bashkohet skuadrës këtë verë, duke konfirmuar indirekt një nënshkrim që ende nuk është bërë zyrtar nga klubi madrilen.

“Konkurrencë me Trentin? Po, kjo është e qartë. Nuk është ende zyrtare, por duket se është!. Frikë? Jo, nuk ka frikë këtu. Ne do të jemi shokë skuadre. Gara do të na forcojë të dyve dhe do të nxjerrë në pah më të mirën tonë”, ka thënë Carvajal.

 

A pesar de que el fichaje aún no es oficial, Dani Carvajal se ha encargado de dejar claro que el inglés jugará en el Real Madridhttps://t.co/ndqJkVFmna

— Fichajes.net (@fichajesnet) May 21, 2025

Lojtari i kombëtares angleze ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit vitet e fundit, duke u dalluar si për aftësitë e tij teknike ashtu edhe për vizionin e tij sulmues nga krahu.

Largimi i tij nga Anfield shënon fundin e një epoke, por hap edhe një kapitull të ri në karrierën e tij, në të cilin ai do të kërkojë të etablohet si një figurë kryesore në elitën e futbollit evropian nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Nga ana e tij, Carvajal, mbrojtësi i djathtë aktual te Real Madridi, nuk hezitoi të diskutonte për të ardhmen e tij dhe, megjithëse u përpoq të mbetej i kujdesshëm, fjalët e tij e bënë të qartë se Alexander Arnold do të jetë pjesë e dhomës së zhveshjes së Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Gara pritet të jetë e fortë, por përvoja e spanjollit dhe talenti i anglezit mund t’i sjellin ekipit vlerë të madhe taktike, duke lejuar variante të shumëfishta.

Edhe pse klubi ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare për këtë çështje, gjithçka tregon se mbërritja e anglezit është çështje kohe.

Tregu i transferimeve të verës po duket intensiv në Valdebebas dhe nënshkrimi i një lojtari të kalibrit të Alexander Arnold do të konfirmonte qëllimin e Real Madridit për të forcuar të gjitha pjesët e skuadrës së tij përpara një sezoni në të cilin ata do të kërkojnë të ruajnë dominimin e tyre në Evropë. /Telegrafi/

The post Carvajal konfirmon pa dashje nënshkrimin e Alexander-Arnold me Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Oferta qesharake e Real Madridit për Liverpoolin për transferimin e hershëm të Alexander-Arnold

17 May 2025 at 23:37

Liverpooli dhe Real Madridi thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e parakohshëm të Trent Alexander-Arnold nga kontrata e tij.

Alexander-Arnold ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli këtë verë pas 20 vitesh me klubin dhe pritet gjerësisht që ai t’i bashkohet Madridit si transferim i lirë.

Megjithatë, Madridi dëshiron që Alexander-Arnold t’i bashkohet ekipit para 30 qershorit, kur skadon kontrata e tij, pasi Kupa e Botës për Klube fillon më 15 qershor.

Për ta bërë këtë të ndodhë, Madridi i ka ofruar Liverpoolit një shumë prej 2 milionë eurosh për lirimin e parakohshëm të Alexander-Arnold.

Marrëveshja do t’i lejonte Alexander-Arnold të bashkohej me Madridin përpara turneut, dhe Romano e konfirmoi ofertën.

Lajmi vjen pasi Alexander-Arnold u fishkëllye nga tifozët e Liverpoolit gjatë një ndeshjeje kundër Arsenalit, me Mohamed Salah që e mbrojti atë, duke thënë se ai “nuk e meritonte” dhe se u kishte dhënë gjithçka tifozëve.

Ndeshja e radhës e Liverpoolit është kundër Brighton and Hove Albion në AMEX të hënën në mbrëmje. /Telegrafi/

 

The post Oferta qesharake e Real Madridit për Liverpoolin për transferimin e hershëm të Alexander-Arnold appeared first on Telegrafi.

Gjashtë transferime dhe tetë largime: Përmbledhje e transferimeve të Real Madridit me vlerësime probabiliteti

14 May 2025 at 17:17

Me vetëm tri ndeshje të mbetura në La Liga këtë sezon, është koha t’i kushtohet vëmendje afatit kalimtar veror.

Këtu është një vështrim mbi thashethemet e fundit për transferime te Real Madridi se kush mund të transferohet dhe të largohet nga Santiago Bernabeu.

Kush mund të transferohet në përqindje:

Trent Alexander-Arnold – 100%

Anglezi ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga Liverpooli në fund të sezonit, pasi tashmë i ka thënë lamtumirë besnikëve të Anfieldit. Një transferim në Madrid tani duket si çështje kohe, jo nëse – me Kupën e Botës për Klube që mund të jetë faza e tij e parë me të bardha.

Niko Paz – 70%

Pas një sezoni të shkëlqyer në Serie A, mesfushori i ri i ka impresionuar drejtuesit e Madridit. Nëse Luka Modric ose Dani Ceballos largohen këtë verë, Paz pritet të kthehet. Një klauzolë riblerjeje e bën marrëveshjen si të thjeshtë ashtu edhe efektive nga ana e kostos.

Alvaro Carreras – 70%

Një rikthim në Madrid mund të jetë në plan për ish-lojtarin e akademisë, i cili tani shihet si zgjedhja kryesore për të përforcuar pozicionin e mbrojtësit të majtë – një nga prioritetet kryesore të klubit këtë verë.

Dean Huijsen – 70%

Madridi është në kërkim të një qendërmbrojtësi të klasit të lartë, dhe mbrojtësi spanjoll është ndër objektivat e tyre kryesorë. Megjithatë, gara për mbrojtësin është e ashpër, me disa klube të Ligës Premier që gjithashtu ndjekin nënshkrimin e tij.

William Saliba – 50%

Shihet si Plani B i klubit për mbrojtjen qendrore nëse Huijsen rezulton i paarritshëm. Ylli i Arsenalit i përshtatet profilit, por ende nuk është bërë ndonjë përparim konkret.

Florian Wirtz – 40%

Lojtari gjerman është lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu për njëfarë kohe – edhe më shumë tani me Xabi Alonson e Bayer Leverkusen që pritet të shkojë në Spanjë këtë verë. Megjithatë, Wirtz thuhet se anon nga Bayern, duke e bërë këtë të pasigurt.

Largimet e mundshme nga Real Madridi:

Lucas Vazquez – 100%

Fabrizio Romano e ka konfirmuar tashmë – veterani do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Jesus Vallejo – 100%

Kontrata e qendërmbrojtësit skadon në qershor dhe nuk ka ndërmend ta zgjasë atë. Një lamtumirë e qetë, por e pashmangshme.

Ferland Mendy – 70%

Pas një sërë lëndimesh, Madridi thuhet se është gati të ndahet nga francezi. Me një zëvendësim të mundshëm që është gjetur tashmë, ky duket mjaft i mundshëm.

Rodrygo – 70%

Braziliani thuhet se është i pakënaqur me rolin e tij në skuadër. Me klubet e Ligës Premier që tregojnë interesim të fortë për anësorin, Madridi mund të tundohet të përdorë para për të ndihmuar në financimin e objektivave të tjerë të verës.

Dani Ceballos – 50%

Ceballos insistoi shumë që të largohej verën e kaluar për shkak të kohës së kufizuar të lojës. Ndërsa minutat e tij janë përmirësuar këtë sezon, një largim është ende shumë i mundshëm – veçanërisht me rikthimin e mundshëm të Nico Paz.

Luka Modric – 50%

E ardhmja e legjendës kroate mbetet në ajër. Disa raportime pretendojnë se ai do të largohet në verë, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ai mund ta zgjasë kontratën edhe për një vit – veçanërisht me Xabi Alonson që dëshiron ta mbajë atë në skuadër.

David Alaba – 50%

Mbrojtësi austriak ka kaluar më shumë kohë në dhomën e trajtimit sesa në fushë këtë sezon për shkak të një sërë lëndimesh të pafat. Shtojini kësaj statusin e tij si një nga lojtarët më të paguar të skuadrës dhe nuk është çudi që bordi po e rishqyrton të ardhmen e tij në klub.

Vinicius Junior – 20%

Klubet saudite kanë bërë oferta astronomike për Madridin prej vitesh tashmë. Ndërsa shitja e njërit prej yjeve më të mëdhenj të ekipit ende duket e paimagjinueshme, kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll. /Telegrafi/

The post Gjashtë transferime dhe tetë largime: Përmbledhje e transferimeve të Real Madridit me vlerësime probabiliteti appeared first on Telegrafi.

Xabi Alonso ka gati tashmë tri nënshkrimet e para te Real Madridi pas Alexander-Arnold

9 May 2025 at 17:22

Xabi Alonso thuhet se ka vendosur për tri nënshkrimet e tij të para, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Real Madridi.

Verën e kaluar, ish-mesfushori i Spanjës ishte i lidhur me skuadra si Madridi, Liverpooli dhe Bayern Munich.

Megjithatë, Alonso ia premtoi të ardhmen e tij të afërt Bayer Leverkusenit pas një sezoni të mrekullueshëm që e çoi në fitimin e titullit të Bundesligës.

Ndërsa vera po afron, është raportuar se Alonso është gati të largohet nga Leverkuseni dhe të zëvendësojë Carlo Ancelottin te Madridi.

Përpara afatit kalimtar, është pretenduar se Alonso ka zgjedhur tri pozicione në të cilat do të donte që klubi të forcohej.

Madridi ka të ngjarë ta shtojë Trent Alexander-Arnold në skuadrën e tyre pasi mbrojtësi i krahut njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpooli të hënën.

Siç raportohet nga media spanjolle MARCA, Madridi po kërkon gjithashtu të shtojë në radhët e tyre një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.

Është sugjeruar që lojtari i ri i Bournemouth, Dean Huijsen, është objektivi kryesor i qendërmbrojtësit.

Pas një sezoni mbresëlënës në Ligën Premier, Huijsen është lidhur me një kalim në skuadra si Madridi, Liverpooli, Arsenali, Chelsea dhe Manchester United.

Madridi ka pasur një sezon të dobët deri më tani, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Arsenali në fazën çerekfinale.

Ndërkohë, ata janë aktualisht katër pikë prapa Barcelonës në garën për t’u bërë kampionë të La Ligës, me dy rivalët që do të përballen këtë fundjavë. /Telegrafi/

The post Xabi Alonso ka gati tashmë tri nënshkrimet e para te Real Madridi pas Alexander-Arnold appeared first on Telegrafi.

Reagimi i Mbappes pasi Alexander-Arnold bëri të ditur largimin nga Liverpooli ka marrë vëmendjen

5 May 2025 at 18:33

Kylian Mbappe ishte në mesin e të parëve që reaguan pas njoftimit të Trent Alexander-Arnold, i cili konfirmoi se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, por e fshiu përgjigjen e tij menjëherë. 

Real Madridi është favoriti i qartë për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, i cili bëri të ditur se marrëdhënia afatgjatë me klubin e tij të fëmijërisë do të vijë në fund këtë verë. 

Alexander-Arnold do të luajë së bashku me bashkëvendasin e tij Jude Bellingham në Madrid, aty ku Mbappe ka shijuar një sezon të parë fantastik në La Liga. 

Reprezentuesi anglez lëshoi një njoftim të hënën për të konfirmuar largimin e tij teksa ndau një mesazh për tifozët e Liverpoolit. 

Në mesin e miliona pëlqimeve që mori postimi i tij, aty fillimisht ishte edhe ai i Mbappes, por francezi e largoi atë me shpejtësi. 

“Trent Alexander-Arnold ka konfirmuar largimin e tij nga Liverpooli në fund të sezonit përmes llogarisë së tij në X dhe Kylian Mbappe ishte njëri ndër të parët që reagoi. Francezi e pëlqeu postimin e anglezit në Instagram, diçka që nuk ka kaluar pa u vërejtur”, ka raportuar AS. 

Në mesin e një zemërimi të çuditshëm, një numër i bashkëlojtarëve të Alexander-Arnold dhe yje të tjerë të Ligës Premier kanë shprehur mbështetjen dhe kanë dhënë urimet e tyre. 

Alexander-Arnold largohet nga Liverpooli pas më shumë se 20 vitesh dhe me dy tituj të Ligës Premier të fituar./Telegrafi/

The post Reagimi i Mbappes pasi Alexander-Arnold bëri të ditur largimin nga Liverpooli ka marrë vëmendjen appeared first on Telegrafi.

Alexander-Arnold refuzoi ofertën për t’u bërë mbrojtësi më i paguar në botë për t’u bashkuar me Real Madridin

5 May 2025 at 14:44

Trent Alexander-Arnold ka refuzuar një ofertë nga Liverpooli për t’u bërë mbrojtësi i krahut më i paguar në botë për t’u bashkuar me Real Madridin.

Mbrojtësit anglez iu dhanë disa oferta nga Liverpooli për të zgjatur kontratën e tij, por ai i refuzoi me mirësjellje pasi synimet e tij ishin të përqendruara diku tjetër.

Besohet se Liverpooli mund të ketë bërë një ofertë page prej rreth 400,000 eurosh në javë për të bindur Trentin të qëndrojë, raporton mediumi anglez The Athletic.

Mbrojtësi anglez do të fitojë dukshëm më pak se sa te Real Madridi , në kontratën e tij pesëvjeçare që thuhet se është dakorduar.

Trent konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë sulmues më të mirë në botë, me 92 asiste për Liverpoolin përpara se të largohej prej tyre.

Edhe PSG ishte i interesuar për shërbimet e anësorit anglez, mirëpo dëshira e lojtarit ishte vetëm Real Madridi. /Telegrafi/

The post Alexander-Arnold refuzoi ofertën për t’u bërë mbrojtësi më i paguar në botë për t’u bashkuar me Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Real Madridi po shpreson të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për Alexander-Arnold

28 April 2025 at 23:53

Është marrë si e mirëqenë që Trent Alexander-Arnold do t’i bashkohet Real Madridit, të cilët po përgatiten për ardhjen e tij.

Liverpooli dëshpërimisht po përpiqet që ta bind atë të nënshkruajë një kontratë të re, por duket e paevitueshme që ai do të bëjë lëvizjen në ‘Santiago Bernabeu’ në verë, atje ku do t’i bashkohej mikut të tij të ngushtë Jude Bellingham.

Kontrata aktuale e Alexander-Arnold skadon më 30 qershor, pas së cilës ai do të jetë i lirë për t’iu bashkuar Real Madridit. Por ka një mundësi që ai do të arrijë në kryeqytetin spanjoll para kësaj date.

Kjo për shkak të formatit të ri të Kupës së Botës për Klube që do të nis këtë verë dhe Real Madridi është një nga klubet e përfshira.

Sipas Relevo, ata duan të nënshkruajnë me Alexander-Arnold para se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për fillimin e kësaj gare, e cila do të nis në mes të qershorit.

Liverpooli nuk u kualifikua për Kupën e Botës për Klube, kështu që nuk do të ketë ndonjë dëshirë për ta mbajtur Alexander-Arnold nëse Real Madridi telefonon.

Afati i ri kalimtar që do të hapet nga 1 qershori deri më 10 qershor i jep mundësinë dy klubeve që të arrijnë një marrëveshje dhe kjo është pikërisht ajo që ‘Los Blancos’ po planifikojnë të bëjnë.

Raportimet nga javët e fundit sugjeruan se Liverpooli do të ishte i gatshëm ta lejojë Alexander-Arnold të largohet para përfundimit të kontratës, por nuk dihet ende nëse do të kërkonin ndonjë shumë parash./Telegrafi/

The post Real Madridi po shpreson të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për Alexander-Arnold appeared first on Telegrafi.

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

27 April 2025 at 22:18

Cody Gakpo ka dhënë një paralajmërim të madh për të ardhmen e yllit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Alexander-Arnold do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe pritshmëritë janë që do të transferohet tek Real Madridi si lojtar i lirë.

Asgjë nuk është zyrtarizuar ende në këtë drejtim, por e ardhmja e kapitenit Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah tashmë është bërë e ditur javë më parë.

Tani me titullin e siguruar dhe pesë ndeshje për t’u luajtur, një bashkëlojtar ka shtuar edhe më shumë pasiguri me atë që disa tifozë shpresojnë se mund të jetë një rrëshqitje.

Duke folur pas triumfit ndaj Tottenhamit, reprezentuesi holandez Cody Gakpo foli me optimizëm për të ardhmen e skuadrës.

“Tani me Salah dhe Van Dijk që po qëndrojnë dhe Trent shpresojë që po ashtu, ata mund të vazhdojnë të ndërtojnë histori”, ka thënë Gakpo.

Duke marrë parasysh situatën dhe faktin që deklarata e Gakpos nuk dhuroi asgjë, ka një koment të vogël që mund të lë shumë gjëra për t’u kuptuar.

Interpretimi i parë është që Alexander-Arnold do të qëndrojë tek Liverpooli dhe Gakpo vetëm e konfirmoi këtë.

I dyti është që Gakpo nuk di më shumë se sa ne dhe ai shpreson sinqerisht që Alexander-Arnold nuk e ka ndarë ende mendjen e tij dhe do të zgjedhë të qëndrojë tek Liverpooli./Telegrafi/

The post Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit appeared first on Telegrafi.

Ka marrëveshje me Realin, PSG po tenton t’i rrëmbejë Alexander-Arnoldin gjigantit spanjoll

20 April 2025 at 09:48

Paris Saint-Germain thuhet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, sipas Fichajes.

Mbrojtësi i djathtë anglez është lidhur me një kalim te Real Madrid, por PSG tani po përpiqet ta bindë atë të zgjedhë të transferohet në Ligue 1.

Përkundër se mediat e ndryshme në Spanjë dhe Angli kanë raportuar se Alexander-Arnold ka një marrëveshje me Realin, PSG po tenton që të ndërhyjë për ta transferuar atë.

Interesi i papritur i PSG ka shtuar presionin në situatë. Klubi francez po bën një lëvizje të vonuar, duke shpresuar të sigurojë një mbrojtës të cilësisë së lartë falas.

Kjo ka krijuar tension mes dy gjigantëve që edhe ashtu kishte për rastin e Kylian Mbappes.

Parisienët synojnë që t’i shkaktojnë probleme Realit dhe me transferimin e Alexander-Arnold do ta nxjerrin në shitje Achraf Hakimin. /Telegrafi/

The post Ka marrëveshje me Realin, PSG po tenton t’i rrëmbejë Alexander-Arnoldin gjigantit spanjoll appeared first on Telegrafi.

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

18 April 2025 at 09:30

Jurgen Klopp është lidhur me një lëvizje shokuese te Real Madridi pasi u raportua se trajneri Carlo Ancelotti së shpejti do të largohet.

Sipas Sky Sports, Ancelotti, 65 vjeç, do të largohet nga Real Madridi pas finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës më 26 prill, pas eliminimit të së mërkurës nga Arsenali në Ligën e Kampionëve.

Dhe mediumi UOL Esporte raporton se Klopp, 57 vjeç, është “gati” për të marrë drejtimin e ekipit nga Santiago Bernabeu një vit pas largimit nga Liverpooli.

I njëjti burim pretendon se tekniku gjerman është “i pakënaqur” në punën e tij të re në Red Bull si Shef Global i Futbollit.

Kështu, legjenda e Liverpoolit është e hapur për të biseduar me Real Madridin, me synimin që t’i rikthehet stërvitjes që në muajin korrik.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund thuhet se ka një klauzolë speciale që mund ta shohë atë të shkurtojë kontratën e tij për një rikthim si trajner te ndonjë skuadër.

Nëse ai pason Ancelottin, atëherë gjermani mund të kthehet në librin e tij të kontakteve me Reds për të joshur disa talente të reja në kryeqytetin spanjoll.

Trajneri i famshëm gjerman mund të sjellë edhe disa nga lojtarët me të cilët po merret aktualisht te Red Bull.

Si fillim, Klopp mund të ribashkohet me Trent Alexander-Arnold, i cili hodhi poshtë një kontratë të re me Reds dhe është afër kalimit te Reali si lojtar i lirë në qershor.

Los Blancos kanë qenë gjithashtu të lidhur më parë me shokun e skuadrës së Alexander-Arnold, Ibrahima Konate, i cili u bashkua me Liverpoolin nga RB Leipzig në vitin 2021 nën drejtimin e Klopp dhe kontrata e tij skadon në vitin 2026.

Prandaj, nëse Klopp transferohet në Madrid, atëherë kampionët spanjollë mund të kenë Trent në krahun e djathtë me David Alaba në anën tjetër, ndërsa Konate mund të bashkohet me Antonio Rudiger në qendër të mbrojtës përpara portierit Thibaut Courtois.

Dyshja franceze, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga – tashmë në Real Madrid – mund të lidhen në mesfushën qendrore, ndërsa ylli anglez, Jude Bellingham mund të startojë në pozitën e numrit 10 me Vinicius Jr në të djathtë dhe Kylian Mbappe në anën tjetër të sulmit.

Dhe kur bëhet fjalë për njeriun që do të drejtonte vijën sulmuese, këtu do të hynin në lojë kontaktet e Kloppit në Red Bull, pasi ai mund të thërrasë yllin e Leipzig, Benjamin Sesko, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Arsenalin. /Telegrafi/

The post Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Gary Neville zbulon problemin e madh me të cilin Alexander-Arnold do të përballet tek Real Madridi

28 March 2025 at 22:20

Real Madridi raportohet se është në fazën përfundimtare të një marrëveshje për transferimin e Trent Alexander-Arnold në verë. 

Alexander-Arnold do të mbetet pa kontratë tek Liverpooli në fund të qershorit dhe kjo ka bërë që ‘Los Blancos’ të shpejtojnë për të siguruar shërbimet e tij. 

‘Los Blancos’ thuhet se kanë kontaktuar Liverpoolin edhe gjatë janarit për të tentuar transferimin e tij, por kërkesa e klubit spanjoll ishte refuzuar. 

Kjo sagë tashmë ka marrë një kthesë të re në ditët e fundit, me disa burime të ndryshme që kanë raportuar se Alexander-Arnold është pajtuar për një kontratë pesë vjeçare në Madrid. 

Kjo ka bërë që të ngriten pikëpyetje në kryeqytetin e Spanjës sa i përket aftësive të anglezit në fazën e mbrojtjes. 

26-vjeçari ka zhvilluar një reputacion si njëri prej lojtarëve më të mirë në botë në pozicionin e tij, por rekordi i tij në fazën defanzive do të jetë misioni i tij më i madh në Madrid sipas ish-legjendës së Manchester United, Gary Neville. 

“E kam thënë vazhdimisht se ai duhet të jetë më serioz në fazën defanzive, ose do t’i shkaktojë probleme”. 

“Mendoj se do t’i shkaktoj atij një problem tek Real Madridi pasi ata kanë Fede Valverden, i cili po luan aktualisht si mbrojtës i djathtë dhe kur Dani Carvajal të rikthehet, do të ketë konkurrencë serioze”. 

“Problemi është se Carvajal është 32-vjeçar, ai ka pasur një lëndim të keq, por për mua, Carvajal është më i mirë se Trent në atë që i jep skuadrës në përgjithësi”. 

“Kurrë nuk kam parë më herët një mbrojtës të djathtë të zëvendësohet në periudha të rëndësishme të ndeshjeve”, ka thënë Neville./Telegrafi/

The post Gary Neville zbulon problemin e madh me të cilin Alexander-Arnold do të përballet tek Real Madridi appeared first on Telegrafi.

❌
❌