Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga premtimet te pasiguria – Çfarë po ndodh me kontratën e re të premtuar të Vinicius me Real Madridin?

13 July 2025 at 21:26

Superylli i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk ësht më pranë arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës me gjigantët e La Ligas këtë verë. 

Ylli i Brazilit mbetet thelbësor për planet e trajnerit Xabi Alonso në kryeqytetin spanjoll, por pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube, janë ngritur pikëpyetje për të dy. 

Humbja dërrmuese 4-0 në gjysmëfinale ndaj rivalëve të PSG-së ka vënë në qendër të kritikave Alonson dhe lojtarët e tij, me Vinicius që ka qenë një nga më të kritikuarit. 

Thuhet se Real Madridi ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e tij në SHBA dhe pritet që ai të ndëshkohet, gjë që mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij në klub. 

Interesi i vazhdueshëm nga Arabia Saudite mbetet në prapaskenë, ndërsa Real Madridi po pret një përgjigje nga numri 7 i tyre. 

Klubi është duke punuar për një kontratë të re për Viniciusin dhe ishte raportuar se është arritur një marrëveshje, me idenë për ta nënshkruar atë më vonë gjatë verës, por tashmë duket se kjo nuk është më e vlefshme. 

Kontrata aktuale e brazilianit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa klubi po shtyn për ta zgjatur deri në vitin 2030, por situata është aktualisht në ngërç. 

24-vjeçari u pyet për të ardhmen e tij gjatë Kupës së Botës për Klube, dhe deklaratat e tij kanë dhënë shpresë për madrilenët.

“Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite. Gjithmonë kam thënë se ky është klubi i jetës sime. Jam shumë i lumtur me trajnerin dhe stafin. Shpresoj të qëndroj”, tha ai për Mundo Deportivo. 

Sipas raportimeve nga Cadena COPE, negociatat janë pezulluar aktualisht, lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, dhe përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se nuk ka asnjë marrëveshje për rinovim në fuqi./Telegrafi/

The post Nga premtimet te pasiguria – Çfarë po ndodh me kontratën e re të premtuar të Vinicius me Real Madridin? appeared first on Telegrafi.

Vinicius Jr përpiqet të dalë fshehurazi nga stadiumi përmes derës së pasme për të shmangur presionin pas turpërimit nga PSG

11 July 2025 at 19:01

Gara e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube përfundoi me një humbje të rëndë 4-0 ndaj PSG-së në gjysmëfinale.

Jo të gjithë lojtarët kishin dëshirë të përballeshin me mediat pas kësaj disfate.

Vinicius Junior, i cili pati një ndeshje të vështirë dhe frustruese, duket se u përpoq të shmangte gazetarët duke tentuar të largohej nga stadiumi përmes një dere të pasme.

Megjithatë, tentativa nuk pati sukses, pasi stafi i sigurisë – duke ndjekur protokollin e FIFA-s – e ridrejtoi atë drejt daljes kryesore, ku ndodheshin edhe mediat.

Një veprim që disa mund ta konsiderojnë fëminor, e të tjerë plotësisht të kuptueshëm duke marrë parasysh presionin e momentit. /Telegrafi/

The post Vinicius Jr përpiqet të dalë fshehurazi nga stadiumi përmes derës së pasme për të shmangur presionin pas turpërimit nga PSG appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Real Madridit “e gjejnë” se ku gaboi Alonso përballë PSG-së

10 July 2025 at 20:40

Një nga sfidat më të mëdha të Carlo Ancelottit sezonin e kaluar – përveç lëndimeve – ishte gjetja e mënyrës më të mirë për të integruar Kylian Mbappe-n dhe Vinicius Jr. në të njëjtën formacion.

Të dy sulmuesit preferojnë të luajnë në krahun e majtë, duke e bërë të vështirë balancimin e repartit ofensiv.

Ky mbivendosje krijon hapësira të panevojshme në fushë, të cilat kundërshtarët i shfrytëzojnë për të ndëshkuar Real Madridin.

Në humbjen e thellë 4-0 ndaj PSG-së, Mbappe dhe Vinicius ishin dukshëm jashtë loje, duke mos kontribuar në ndërtimin e sulmeve dhe duke lejuar që parizienët të kontrollonin ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Në disa raste, të dy lojtarët tentuan të ndërveprojnë në të njëjtin krah, por pa rezultat, duke e humbur topin lehtësisht dhe duke e vendosur ekipin në presion të panevojshëm.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një moment të tillë, ku bashkëpunimi i tyre rezulton në një pasim të gabuar dhe një kundërsulm të rrezikshëm për PSG-në.

Tifozët e Real Madridit nuk i kursyen komentet pas ndeshjes.

Një tifoz shkroi: “Nëse je trajner dhe e shikon këtë, si e fillon ta korrigjosh këtë çmenduri?”.

“Xabi Alonso nuk e di për çfarë është regjistruar”, ishte komenti i një tjetër tifozi.

Komentoi dikush tjetër: “Mbappe dhe Vini mund të jenë gëzim dhe dhimbje koke në të njëjtën kohë”.

Për trajnerin e ri Xabi Alonso, harmonizimi i dy yjeve në një sistem funksional do të jetë një nga sfidat më të mëdha në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Tifozët e Real Madridit “e gjejnë” se ku gaboi Alonso përballë PSG-së appeared first on Telegrafi.

Real Madridi cakton datën se kur do ta zyrtarizojë rinovimin e kontratës me Vinicius

29 June 2025 at 23:35

Real Madrid i ka mbyllur tashmë tre nënshkrime gjatë kësaj vere, por kjo nuk do të jetë e vetmja lëvizje që klubi do të bëjë në muajt në vijim. 

Gjithashtu ka plane për t’u ofruar kontrata të reja disa prej lojtarëve aktualë, dhe një nga ata që përfshihet në këtë kategori është Vinicius Junior. 

Gjatë 12 muajve të fundit, Vinicius është lidhur rregullisht me një transferim rekord në Arabinë Saudite, dhe megjithëse ai e kishte konsideruar këtë mundësi, dëshira e tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë te Real Madrid. 

 Dhe përveç ndonjë ndryshimi të minutës së fundit, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit. 

Qysh në maj u raportua se Vinicius dhe Real Madrid kishin arritur një marrëveshje për një kontratë të re, por që nga ajo kohë ka pasur heshtje mbi këtë çështje. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për shqetësim. 

Vinicius do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2030. 

Klubi ka qenë gjithmonë i sigurt se gjithçka do të përfundojë me sukses, por ideja e tyre ka qenë që të mos ketë lëvizje të mëdha derisa të mbarojë sezoni dhe të mos krijohen shpërqendrime të panevojshme. 

Si rrjedhojë, pritet që Real Madrid të njoftojë rinovimin e kontratës së Vinicius Junior në çdo moment pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës për Klube, e cila zgjat deri në mesin e korrikut./Telegrafi/

The post Real Madridi cakton datën se kur do ta zyrtarizojë rinovimin e kontratës me Vinicius appeared first on Telegrafi.

Reali po e bind Vini Jr me kontratë të re për ta shmangur largimin drejt Arabisë Saudite

29 June 2025 at 09:18

Real Madridi po punon për të siguruar të ardhmen afatgjatë të Vinicius Jr, mes interesimit të vazhdueshëm nga klubet e Arabisë Saudite.

Sulmuesi brazilian ka qenë në radarin e tyre prej kohësh dhe një ofertë marramendëse mbetet ende në tryezë.

Sipas gazetarit Tomas Gonzalez-Martin përmes El Debate, Vinicius pritet të rinovojë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2029.

Të dyja palët janë afër një marrëveshjeje të plotë, megjithëse bisedimet nuk kanë qenë të lehta. Pengesa kryesore ka qenë kërkesa për pagë nga ana e agjentit të lojtarit.

Agjenti i Viniciusit kërkon një pagë rreth 30 milionë euro në vit, shifër që tejkalon strukturën aktuale të pagave te Real Madridi.

Klubi spanjoll nuk është i gatshëm të prishë ekuilibrin financiar, ndaj është duke negociuar për përmirësim të bonuseve dhe përqindje më të lartë nga të drejtat e imazhit.

Pavarësisht këtij hendeku, të dyja palët janë të sigurta se rinovimi do të ndodhë. Vetë Vinicius është i vetëdijshëm për rritjen e vlerës së tij, por beson se ende ka shumë për të dhënë në Evropë.

Ndërkohë, oferta nga Arabia Saudite, e raportuar deri në 1 miliard euro për pesë vite vazhdon të mbetet aktive, por për momentin, braziliani është i fokusuar te qëndrimi në Madrid. /Telegrafi/

The post Reali po e bind Vini Jr me kontratë të re për ta shmangur largimin drejt Arabisë Saudite appeared first on Telegrafi.

Vinicius shpërthen në të qeshura kur gazetari ia bën pyetjen e sikletshme për Xabi Alonson

28 June 2025 at 10:53

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj RB Salzburgut në Kupën e Botës për Klube, Vinicius Junior dha një intervistë të shkurtër me televizionin brazilian.

Gazetari, duke iu referuar trajnerit të ri Xabi Alonso, pyeti pafajësisht: “A e ndjeni tashmë prekjen e Xabi Alonsos?”.

I kapur në befasi nga kuptimi i dyfishtë, Vini ndaloi, buzëqeshi dhe tha me shaka “Ih, la ele” – një shprehje shakaje braziliane që përdoret shpesh kur diçka pa dashje tingëllon e papërshtatshme.

Të dy të qeshur menjëherë — sepse si tjetër mund t’i përgjigjesh kësaj pyetje?

Vinicius Junior u zgjodh Lojtari i Ndeshjes në fitoren e Real Madridit ndaj Salzburgut në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube.

Ai shënoi golin e parë dhe asistoi për të dytin me një asist me thembër për Valverden. /Telegrafi/

The post Vinicius shpërthen në të qeshura kur gazetari ia bën pyetjen e sikletshme për Xabi Alonson appeared first on Telegrafi.

Kush ishte lojtari i ndeshjes: Real Madrid 3-0 RB Salzburg

27 June 2025 at 09:46

Vinicius Junior u zgjodh Lojtari i Ndeshjes në fitoren e Real Madridit ndaj Salzburgut në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube 

Ai shënoi golin e parë dhe asistoi për të dytin me një asist me thembër për Valverden.

Pas ndeshjes, Vinicius tha: “Jam i kënaqur me golin, asistin dhe gjithçka që po bëjmë në këtë garë”.

“Tani vjen pjesa më e rëndësishme, pjesa që e shijojmë më shumë, ku mund të fitojmë një titull të rëndësishëm për këtë klub”.

“Ndihemi mirë, luajtëm shumë mirë në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte pak më e dobët, por kjo është normale.”

“Duhet të pushojmë për ndeshjen tjetër, e cila është shumë e rëndësishme në 1/8 e finales, dhe nuk mund të gabojmë”, përfundoi Vinicius. /Telegrafi/

The post Kush ishte lojtari i ndeshjes: Real Madrid 3-0 RB Salzburg appeared first on Telegrafi.

Modelja shqiptare e OnyFans zbulon mesazhet me Vinicius Jr., Benzeman dhe Leaon

By: Ela
25 June 2025 at 09:52

Modelja shqiptare 22-vjeçare, Melissa M., e njohur në rrjet si @melimtx, ka ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit, pasi zbuloi mesazhe private nga disa prej yjeve më të mëdhenj të këtij sporti. E ndjekur nga mbi 6.5 milionë persona në Instagram dhe TikTok, si dhe me një profil aktiv në […]

The post Modelja shqiptare e OnyFans zbulon mesazhet me Vinicius Jr., Benzeman dhe Leaon appeared first on BoldNews.al.

Benzema, Vinicius dhe Rafael Leao – influencuesja shqiptare publikon mesazhet private të yjeve të futbollit

24 June 2025 at 11:39

Melissa M, influencuesja shqiptare 22-vjeçare e njohur në rrjet si ‘melimtx’, ka shkaktuar një valë reagimesh në botën e futbollit pasi publikoi mesazhe nga disa prej emrave më të njohur të këtij sporti.

Me mbi 6.5 milionë ndjekës në Instagram dhe TikTok, si dhe një profil aktiv në ‘OnlyFans’, Melissa është mësuar me vëmendjen – por zbulimet e fundit kanë vënë në siklet disa figura të mëdha të fushës së blertë.

Në rrjete sociale, Melissa zbuloi se ish-kapiteni i Real Madridit dhe fituesi i ‘Topit të Artë’, Karim Benzema (37 vjeçar) si dhe yjet Vinicius Junior (24 vjeç) dhe Rafael Leao (26 vjeç) e kanë kontaktuar në Instagram.

Foto: Screenshot/X

Ajo theksoi se të tre futbollistët i kishin shkruar në privat, ndërkohë që dy të parët ndajnë një të kaluar të përbashkët te Real Madridi – një klub që Melissa e ka shprehur hapur se e admiron.

Sipas saj, Benzema kishte qenë i thjeshtë në qasjen e tij, duke dërguar vetëm një përshëndetje të shkurtër “Hi”, pa ndonjë përpjekje tjetër për komunikim.

Foto: Screenshot/X

Nga ana tjetër, Vinicius Junior kishte shkuar më larg, duke e ftuar në rezidencën e tij vitin e kaluar – ftesë që Melissa pretendon se e ka refuzuar.

Ndër të tjera, ajo theksoi se kishte parashikuar që braziliani do të fitonte ‘Topin e Artë’, megjithëse çmimi përfundimisht i shkoi mesfushorit të Manchester City-t, Rodri, në një vendim që u shoqërua me polemika.

Ptdrrr c’est vrm un bz Benzema il a une femme, 4 enfants mais il dm des meufs sur Insta et pas n’importe qui en plus. Elle l’a affiché normal 🤣🤣 pic.twitter.com/vllBIifa56

— 𝔇𝔧𝔦𝔟𝔦𝔫𝔥𝔬 🇨🇷 (@DjibinhoPvris_) June 23, 2025

Komunikimi më i prerë, sipas Melissas, ka qenë ai me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao. Ajo tregon se futbollisti u zhgënjye pasi ajo e la mesazhin e tij të lexuar pa përgjigje.

Në fund, Melissa i ishte përgjigjur vetëm një herë, por kishte vendosur të mos vazhdonte më bisedën.

Karim Benzema

Këto postime kanë nxitur debat në rrjetet sociale dhe në media, duke ndarë publikun mes atyre që e vlerësojnë për transparencën dhe atyre që kritikojnë ekspozimin e jetës private të të tjerëve.

Në çdo rast, Melissa ka ditur sërish të tërheqë vëmendjen, këtë herë duke përfshirë emra nga elita botërore e futbollit. /Telegrafi/

Vinicius Jr

 

Rafael Leao

The post Benzema, Vinicius dhe Rafael Leao – influencuesja shqiptare publikon mesazhet private të yjeve të futbollit appeared first on Telegrafi.

Vinicius Jr ngjall spekulime pasi hoqi fotot e Real Madridit nga profili i tij

21 June 2025 at 12:57

Vinicius Junior ka shkaktuar trazira në internet pasi bëri ndryshime në profilin e tij në rrjetin social Instagram, ndërkohë që u përball me kritika për performancat e tij të fundit.

Sulmuesi brazilian e nisi Kupën e Botës për Klube në një formë të dobët, duke vazhduar problemet e tij që nga fundi i sezonit të La Ligas.

Sipas gazetës Marca, Vinicius Jr hoqi dy foto të fiksuara që festonin triumfin e 14-të dhe të 15-të të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu redaktoi biografinë e tij, e cila nuk ka përfshirë kurrë një përmendje të klubit, duke e bërë atë edhe më neutrale.

Ky veprim shkaktoi reagim të menjëhershëm nga tifozët në rrjetet sociale. Shumë veta vunë në dyshim nëse Vinicius po linte të kuptohej për pasiguri mbi të ardhmen e tij në klub.

Disa të tjerë theksuan se ai mund t’i ketë hequr fotot për shkak të sasisë së madhe të fyerjeve që po merrte në komente.

Pavarësisht spekulimeve, i njëjti raport vëren se Vinicius ende postoi foto me shokët e ekipit të Real Madridit në Miami në ‘story’-n e tij në Instagram.

Të gjitha shenjat sugjerojnë se ai mbetet i përkushtuar ndaj klubit dhe pritet të nënshkruajë një rinovim kontrate pas turneut. /Telegrafi/

The post Vinicius Jr ngjall spekulime pasi hoqi fotot e Real Madridit nga profili i tij appeared first on Telegrafi.

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

18 June 2025 at 23:56

Real Madridi dhe Al-Hilal luajtën ndeshjen e parë të Grupit H të Kupës së Botës për Klube, duke barazuar me rezultat 1-1. 

Al Hilal ishte skuadra më e mirë në fillim të ndeshjes, ku ata humbën dy raste të shkëlqyera dhe goli i tyre u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Renan Lodit.

Në minutën e 15-të, pamë një simulim komik të njërit prej yjeve më të mëdhenj të Real Madridit, Vinicius Junior.

Image

Konkretisht, në një duel me Kalidou Koulibaly, braziliani ra në tokë sikur të ishte rrëzuar, dhe gjyqtari i dha një karton të verdhë për simulim të dukshëm.

Vinicius u bë shpejt hit në rrjetet sociale, ku tifozët filluan ta tallnin lëvizjen e tij.

 

Amarilla a Vinicius por tirarse😭😭

Esta temporada va a ser aun más divertida que la anterior pic.twitter.com/z6ST9nsCGC

— Álex (@LxoMessismoFCB) June 18, 2025

Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 34-të pas një aksioni të shkëlqyer të ekipit dhe golit të Gonzalo Garcias për 1-0.

Sauditët barazuan shtatë minuta më vonë, pasi Ruben Neves ishte i saktë nga pika e bardhë. Një penallti e pritur nga Bono e gjuajtur nga Fede Valverde në minutat e fundit, ka mundur t’i sjell Real Madridit fitoren. /Telegrafi/ 

 

The post Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë appeared first on Telegrafi.

Vinicius Junior mund të transferohet në Arabinë Saudite, Reali ka gati zëvendësuesin e brazilianit

By: S SH
15 June 2025 at 16:06

Real Madridi raportohet se ka shqyrtuar mundësinë për të transferuar Nico Williams si zëvendësues të mundshëm për Vinicius Junior.

Anësori i Athletic Club ka një klauzolë lirimi prej 62 milionë eurosh dhe ka tërhequr interes nga shumë klube të mëdha evropiane.

Interesi i “Los Blancos” për Nico Williams u shtua ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës me Vinicius ngecën. Braziliani është i lidhur me klubin deri në vitin 2027, por kërkon një rritje të ndjeshme page.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Vinicius dëshiron të jetë lojtari më i paguar në skuadër. Ai synon të fitojë më shumë se Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, të cilët marrin nga 15 milionë euro neto në sezon.

Real Madridi, megjithatë, nuk është i gatshëm të përmbushë këto kërkesa financiare. Drejtuesit e klubit po e konsiderojnë ndikimin e interesit nga Arabia Saudite, i cili mund të luajë rol në të ardhmen e sulmuesit brazilian.

Për momentin, klubi po pret për të parë se si do të zhvillohen negociatat me Vinicius. Asgjë nuk është vendosur ende, por tensioni është i pranishëm.

Në këtë fazë, ideja për transferimin e Nico Williams është lënë mënjanë. Kjo pasi Madridi ka nënshkruar me talentin argjentinas Franco Mastantuono.

Megjithatë, nëse situata me Vinicius nuk zgjidhet, nuk përjashtohet mundësia që interesimi për Nico Williams të ringjallet në të ardhmen.

The post Vinicius Junior mund të transferohet në Arabinë Saudite, Reali ka gati zëvendësuesin e brazilianit appeared first on Albeu.com.

Xabi Alonso ka vendosur 11-shen më të mirë të Real Madridit për sezonin 2025/26 – duket e frikshme

13 June 2025 at 11:59

Real Madridi ka qenë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës deri më tani. Pas një sezoni zhgënjyes 24/25 ku Los Blancos dështuan në shumë fronte, Carlo Ancelotti u shkarkua dhe u zëvendësua nga ish-lojtari Xabi Alonso.

Gjigantët spanjollë kanë punuar shumë për të përmirësuar skuadrën e tyre përpara Kupës së Botës për Klube dhe pikërisht këtë e kanë bërë, duke nënshkruar tashmë me Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono.

Ata gjithashtu pritet të nënshkruajnë me mbrojtësin e majtë të Benfica-s, Alvaro Carreras, në muajt e ardhshëm, ndërsa mund të ketë edhe prurje tjera.

Ardhjet e verës nënkuptojnë se Alonso tani ka në dispozicion një ekip të pasur.

Sipas gazetarit spanjoll Manu Carreno, 43-vjeçari tashmë e ka në mendje formacionin e tij më të mirë titullar përpara sezonit të ri.

Pasi zbuloi formacionin formues në programin sportiv radiofonik El Larguero të Cadena SER, Carreno tha: “Ky është formacioni titullar që Xabi Alonso ka në mendje tani, jo për Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, por për fillimin e La Ligës”.

Formacioni pritet të jetë një rreshtim 4-4-2, ku në portë parashihet Thibaut Courtois, ndërsa mbrojtja do të formohej nga Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen, Eder Militao/Antonio Rudiger dhe Alvaro Carreras

Mesfusha qendrore do të formohet nga Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, ndërsa në krah pritet të vendosen Jude Bellingham dhe Franco Mastantuono.

Në sulm, Alonso do t’i besojë dy yjeve kryesor të skuadrës: Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior. /Telegrafi/

The post Xabi Alonso ka vendosur 11-shen më të mirë të Real Madridit për sezonin 2025/26 – duket e frikshme appeared first on Telegrafi.

Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani

6 June 2025 at 13:27

Lamine Yamal është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror aktualisht.

Anësori i Barcelonës e ka pushtuar futbollin që kur debutoi me ekipin e parë në moshën 15 vjeç në vitin 2023.

Në pak më shumë se dy vjet, ai është shndërruar nga sensacion adoleshent në pretendent për Topin e Artë … dhe tani, futbollisti më i shtrenjtë në planet.

Sipas modelit më të fundit të Observatorit të Futbollit “CIES”, Yamal kryeson renditjen globale me një vlerë marramendëse të tregut prej 402 milionë eurosh.

Për ta vënë këtë në perspektivë, emri tjetër në listë – Erling Haaland – vlerësohet me gati gjysmën e kësaj shume, 240 milionë euro. /Telegrafi/

The post Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani appeared first on Telegrafi.

Goli i sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve: Yamal mposht Lautaron dhe Ricen

1 June 2025 at 23:52

Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s ka zbuluar dhjetë golat më të mirë të sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Në krye të listës është Lamine Yamal i Barcelonës, i cili fitoi çmimin e Golit të Sezonit.

Ai e fitoi këtë çmim pas driblimit të tij sensacional të çmendur dhe përfundimit me hark gjatë barazimit emocionues 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Interit më 30 prill.

 

A special Champions League moment, delivered by Lamine Yamal 📬#UCL pic.twitter.com/fIOjE5gH8L

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 1, 2025

Goditja mahnitëse e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, me pjesën e jashtme të këpucës së tij kundër Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale renditet e dyta, ndërsa Declan Rice i Arsenalit zuri vendin e tretë për goditjen e tij të dytë të shkëlqyer të dënimit në fitoren 3-0 të Topçinjve ndaj Real Madridit.

Përfshirje të tjera të rëndësishme përfshijnë golin e fuqishëm të Kylian Mbappe për Real Madridin kundër Manchester City në fazën eliminatore, dhe përpjekjen mbresëlënëse të Vinicius Junior në një fitore 5-2 ndaj Borussia Dortmund.


Dhjetë golat më të mirë të sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve

1. Lamine Yamal (Barcelona 3-3 Inter)

2. Lautaro Martinez (Bayern Munchen 1-2 Inter)

3. Declan Rice (Arsenal 3-0 Real Madrid)

4. Kylian Mbappe (Real Madrid 3-1 Manchester City)

5. Vinicius Junior (Real Madrid 5-2 Borussia Dortmund)

6. Marcus Thuram (Barcelona 3-3 Inter)

7. Zeno Debast (Sporting CP 2-0 Lille)

8. Erling Haaland (Manchester City 5-0 Sparta Praha)

9. Lamine Yamal (Barcelona 3-1 Benfica)

10. Julian Alvarez (Real Madrid 2-1 Atletico de Madrid)


/Telegrafi/

The post Goli i sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve: Yamal mposht Lautaron dhe Ricen appeared first on Telegrafi.

Ancelotti: Kam pasur probleme vetëm me një brazilian

27 May 2025 at 19:57

Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i ri i ekipit kombëtar brazilian në një konferencë për shtyp në Rio de Janeiro, përpara më shumë se 250 përfaqësuesve të medias.

Strategu italian do të debutojë në stolin e Brazilit në ndeshjet kualifikuese kundër Ekuadorit dhe Paraguait në qershor.

Ndër të tjera, ai iu përgjigj pyetjeve në lidhje me futbollistët brazilianë që ai menaxhonte në klube.

“Braziliani më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë është Ronaldo. Ai ishte një teknik spektakolar dhe një nga njerëzit më qesharakë në botë”, deklaroi fillimisht Ancelotti.

“Profesionisti më i madh që kam stërvitur ishte Cafu, dhe ata që më bëjnë të qesh më shumë janë Militao dhe Vinicius. Do të shtoja për Vinicius se ai është një djalë shumë modest dhe i përulur”.

“Kjo është arsyeja pse gjithmonë flas mirë për këta lojtarë. Kam një lidhje shumë të mirë me ta. Më telefonuan menjëherë dhe më uruan kur u bëra përzgjedhës”.

“Kam stërvitur 34 brazilianë në karrierën time dhe kam pasur probleme vetëm me njërin. Nuk do të them se kush ishte”, përfundoi Ancelotti. /Telegrafi/

The post Ancelotti: Kam pasur probleme vetëm me një brazilian appeared first on Telegrafi.

Formacioni i mundshëm i Xabi Alonsos te Real Madridi – ndryshim rreshtimi dhe tre emra të rinj

27 May 2025 at 11:42

Ardhja e Xabi Alonsos ka shkaktuar një ‘trazirë’ mes tifozëve të Real Madridit. I lindur në Tolosarra, trajneri i ri i Los Blancos për tre sezonet e ardhshme dhe, megjithëse foli për fleksibilitet dhe moskufizim të vetes në një skemë të caktuar, pritet që ai t’i zbatojë idetë e tij në ekip.

Ngazëllimi tek tifozët e Real Madridit është në kulmin e tij dhe fjalimi ka gjetur jehonë tek shumica.

Xabi Alonso do të fillojë një fazë të re në të cilën priten ndryshime në aspektin e lojës, taktikave dhe metodave të stërvitjes.

Sipas gazetës Marca, nënshkrimi i parë zyrtar, Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, i cili thuhet se është nënshkruar dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar, dhe mbrojtësi i majtë, Alvaro Carreras priten të gjithë të zënë vend në 11-she.

Trajneri spanjoll mund ta mbajë idetë që kishte te Bayer Leverkusen dhe të zgjedhë një mbrojtje me tre lojtarë dhe anësor që pritet ta mbulojnë gjithë krahun.

Ndryshimi tjetër drastik do të ishte prania e një mesfushori ofensiv prapa dy sulmueseve, në vend të tre mesfushorëve.

Nuk ka debat për portën. Thibau Courtois do të jetë një nga lojtarët kryesorë në këtë epokë të re. Portieri ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit këtë sezon dhe gëzon besimin e plotë të klubit.

Plani i lojës do të pësojë disa ndryshime. Xabi pritet të zgjedh një formacion 3-4-1-2 me tre qendërmbrojtës të pastër dhe dy anësor.

Huijsen do të hynte si qendërmbrojtës titullar së bashku me Antonio Rudiger dhe Eder Militao ose Dani Carvajal.

Carvajal mund të jetë zgjedhje edhe për anësorin e djathtë së bashku me Alexander-Arnold, Carreras do të zë vendin në krahun e majtë, ndërsa dy mesfushorët qëndron pritet të jenë Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.

Në sulm, e gjithë artileria. Jude Bellingham do të jetë pas sulmuesve dhe me liri të plotë lëvizjeje pas dyshes Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior. /Telegrafi/

The post Formacioni i mundshëm i Xabi Alonsos te Real Madridi – ndryshim rreshtimi dhe tre emra të rinj appeared first on Telegrafi.

Vinicius Jr do të nënshkruaj kontratën e re, duke u barazuar me Mbappen si lojtari më i paguar i Real Madridit

24 May 2025 at 13:16

Vinicius Junior ka pasur probleme me formën këtë sezon dhe shpesh është dukur i çuditshëm që kur nuk e fitoi Topin e Artë.

Kylian Mbappe ka marrë vëmendjen në sulmin e Los Blancos, por Real Madridi ende e sheh Viniciusin si një pjesë kyçe të ekipit.

Sipas gazetës Sport, braziliani kërkoi të fitonte rreth 30 milionë euro në vit. Real Madridi zakonisht i ka mbajtur pagat nën 15 milionë euro, por tani duket se është gati ta thyejë këtë rregull për ta mbajtur atë në klub.

 

💰 Vinicius rompe el tope salarial del Real Madridhttps://t.co/5mrDeyvzS5

— Diario SPORT (@sport) May 23, 2025

Ndërsa Real Madridi nuk do ta përmbushë shumën e kërkuar nga Vinicius, raportet pretendojnë se ai do të fitojë mbi 20 milionë euro me marrëveshjen e tij të re.

Kështu, ai do të barazohet me Mbappen si lojtari më i paguar i klubit.

Kontrata pritet të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, duke e zgjatur qëndrimin e tij me tre vjet të tjera.

Real Madridi ende beson te Vinicius dhe dëshiron ta tregojë këtë përmes kësaj kontrate të re. Por mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky vendim te pjesa tjetër e skuadrës në të ardhmen. /Telegrafi/

The post Vinicius Jr do të nënshkruaj kontratën e re, duke u barazuar me Mbappen si lojtari më i paguar i Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Perez ka vendosur që të sakrifikojë një yll të madh për ta rikthyer harmoninë në klub

17 May 2025 at 16:33

Vinicius Junior është sërish në qendër të spekulimeve për transferime përpara afatit kalimtar të verës, dhe këtë herë kjo nuk është për shkak të çështjeve sportive.

Anësori i Real Madridit është bërë një objektiv kryesor për futbollin e Arabisë Saudite, ku autoritetet thuhet se po përgatisin një veprim të paprecedentë për të joshur yllin brazilian në ligën e tyre në një përpjekje për të rritur dukshmërinë ndërkombëtare.

Sipas Fichajes, propozimi që po përgatitet thuhet se tejkalon 250 milionë euro, një shifër që do të thyente rekordet ekzistuese të transferimeve. Ndërsa interesi saudit për Vinicius nuk është i ri, kjo përpjekje e fundit shihet si më serioze deri më sot. Performancat e tij të fundit për Los Blancos, së bashku me ndikimin e tij në rritje në media, e kanë bërë atë një nga asetet më të vlefshme në futbollin botëror.

Ata që qëndrojnë pas Ligës Profesionale Saudite thuhet se besojnë se sigurimi i Vinicius do të ishte si një sukses marketingu ashtu edhe një moment strategjik, duke sinjalizuar një ndryshim në peizazhin global të futbollit. Ata e shohin 24-vjeçarin si një lojtar të aftë për të transformuar imazhin dhe besueshmërinë e garës së tyre vendase.

Brenda bazës së tifozëve të Real Madridit, opinionet janë të ndara. Ndërsa disa mbështetës besojnë se asnjë klub nuk mund ta refuzojë në mënyrë të arsyeshme një shumë kaq marramendëse, të tjerë këmbëngulin se Vinicius është i paprekshëm për shkak të ndikimit të tij në fushë dhe rolit simbolik në sukseset e fundit të klubit. Një shitje e mundshme mund të hapë derën për një ndryshim të rëndësishëm të skuadrës në Bernabeu.

Siç qëndrojnë gjërat, bordi i klubit nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Oferta thuhet se është duke u shqyrtuar, me diskutime të brendshme që vazhdojnë. Ndërsa përfitimi financiar është i pamohueshëm, ekziston shqetësimi për ndarjen e rrugëve me një lojtar që shihet nga shumë si qendror në vizionin afatgjatë të klubit.

Afati i ardhshëm i verës po duket të jetë një periudhë e tensionuar në Madrid, me Arabinë Saudite që thuhet se po përpiqet të përfundojë një nga transferimet më të guximshme në historinë e futbollit. /Telegrafi/

The post Perez ka vendosur që të sakrifikojë një yll të madh për ta rikthyer harmoninë në klub appeared first on Telegrafi.

Arabia Saudite bën një tjetër ofertë marramendëse për Vinicius Jr

17 May 2025 at 14:34

Vinicius Junior mbetet qendra e vëmendjes në afatin kalimtar të verës, dhe jo vetëm për arsye sportive.

Lojtari i Real Madridit është bërë një objektiv i madh për Arabinë Saudite, ku ata ëndërrojnë ta sjellin brazilianin në ligën e tyre për të bërë një hap përfundimtar në dukshmërinë ndërkombëtare.

Rreziqet janë të mëdha, por sipas mediave, flitet për një ofertë që tejkalon 250 milionë euro, një shifër që do të thyente të gjitha rekordet.

Interesi i Arabisë Saudite për futbollin nuk është diçka e re, por këtë herë qëllimet duken më serioze se kurrë. Performanca e Viniciusit te Real Madridi, e kombinuar me praninë e tij në rritje në media, ia ka rritur vlerën.

 

El futuro de Vinicius podría estar lejos del Real Madridhttps://t.co/xQoZiCbg5H

— Fichajes.net (@fichajesnet) May 17, 2025

Organizatorët e kampionatit saudit besojnë se nënshkrimi i sulmuesit anësor jo vetëm që do të kishte një ndikim dramatik, por edhe një veprim strategjik që do të shënonte një pikë kthese në projektin sportiv të vendit.

Ndërkohë, tifozët e Real Madridit janë të ndarë. Edhe pse shumë besojnë se asnjë institucion nuk mund ta refuzojë një shumë të tillë, ka edhe nga ata që besojnë se braziliani është i pa-transferueshëm për shkak të asaj që përfaqëson në fushë dhe në imagjinatën kolektive të tifozëve të Real Madridit.

Ajo që është e padiskutueshme është se një shitje për atë shumë mund të çojë në një ristrukturim të thellë të ekipit.

Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë në zyrat e Santiago Bernabeu. Propozimi është joshës, por ekziston një debat i fortë i brendshëm midis shfrytëzimit të mundësisë ekonomike dhe mbajtjes së lojtarit i cili, për shumë njerëz, është i destinuar të udhëheqë projektin për dekadën e ardhshme.

Afati i ardhshëm i transferimeve po duket të jetë një sezon i nxehtë në kryeqytetin spanjoll, me Arabinë Saudite të vendosur për të detyruar me forcë një marrëveshje historike. /Telegrafi/

The post Arabia Saudite bën një tjetër ofertë marramendëse për Vinicius Jr appeared first on Telegrafi.

❌
❌