Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

14 July 2025 at 15:44

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube, duke shkëlqyer në finalen kundër PSG-së me një fitore të pastër 3-0 dhe duke treguar dominim të plotë gjatë gjithë turneut.

Pas përfundimit të garës, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i turneut, ku spikasin lojtarë nga skuadra kampione, por edhe nga ekipet më të mira pjesëmarrëse.

Në portë qëndron Yassine Bounou i Al Hilal, i cili me pritjet e tij vendimtare ndihmoi skuadrën saudite të arrijë një rezultat historik.

Mbrojtja përbëhet nga dyshja e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Marquinhos, si dhe Thiago Silva i Fluminenses dhe Marc Cucurella i Chelseat, të cilët dhanë siguri e përvojë në prapavijë.

The best of the best 👌
DAZN Editorial’s Team of the Tournament 🔥

GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Every Match. Every Moment. | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/neKbHBebuo

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 14, 2025

Në mesfushë janë përzgjedhur Vitinha i PSG-së dhe dirigjenti i Chelseat, Enzo Fernandez, që udhëhoqën lojën në mesin e fushës me elegancë dhe intensitet.

Katërsheja e sulmit është e jashtëzakonshme: Pedro Neto dhe Cole Palmer nga Chelsea, të cilët ishin vendimtarë në fitimin e trofeut, si dhe Jhon Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit, që u dalluan me gola e asistime.

Ky formacion përfaqëson më të mirët e Kupës së Botës për Klube 2025, një turne ku cilësia, intensiteti dhe spektakli nuk munguan. /Telegrafi/ 

The post Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

“Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu” – Theo Hernandez godet Milanin pas largimit

10 July 2025 at 18:28

Pas gjashtë vitesh të suksesshme te AC Milan, mbrojtësi francez Theo Hernandez ka vulosur transferimin e tij te skuadra saudite Al Hilal.

Marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për 25 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë një kontratë trevjeçare me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili do të punojë nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët, por edhe tregon hapur arsyet e largimit të tij.

“Kam ardhur te AC Milan në vitin 2019 me ëndrra dhe entuziazëm. Sot largohem pas momenteve të paharrueshme si titulli i Serie A dhe Superkupa, por mbi të gjitha, pasi ndava dhomën e zhveshjes me njerëz të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Theo.

Ai i ka kushtuar falënderim të veçantë Paolo Maldinit për mbështetjen dhe lidershipin, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe disa vendime të fundit brenda klubit që, sipas tij, nuk përputhen më me ambiciet që e kishin sjellë te Milani.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë. Milani ka qenë gjithmonë përparësia ime. Por për fat të keq, jo gjithçka varet nga një person. Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu”, theksoi ai.

Në përfundim, Theo theksoi se largohet me kokën lart, duke nënvizuar se ka dhënë gjithçka për klubin dhe tifozët. Ai premton se Milanin do ta mbajë gjithmonë në zemër.

“Po largohem me zemër të plotë dhe me shpresën se shumë shpejt Milani do të kthehet në vendin që meriton. Milani do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Forza Milan Sempre”, shkroi ai.

Ky postim i Theos pritet të shkaktojë debat në mesin e tifozëve dhe opinionit sportiv, sidomos për shkak të mesazhit të qartë ndaj drejtimit aktual të klubit. /Telegrafi/ 

The post “Drejtimi që ka marrë klubi nuk pasqyron më vlerat që më tërhoqën këtu” – Theo Hernandez godet Milanin pas largimit appeared first on Telegrafi.

Al Hilal, ëndrra mbaron në çerekfinale: Hercules dërgon Fluminense në gjysmëfinale

By: user 2
4 July 2025 at 23:23

Nga Camping World Stadium i Orlandos vjen verdikti i parë i çerekfinaleve: Fluminense është në gjysmëfinale të Botërorit për Klube. Brazilianët, pasi eliminuan Interin në 1/8 e finales, nxjerrin jashtë edhe Al Hilal, të drejtuar nga Simone Inzaghi. Fitoren e “Tricolor” e firmosën golat e Martinelli dhe Hercules, i futur në protokollin e shënuesve edhe kundër zikaltërve. Arabët u përgjigjën me Marcos Leonardo për barazimin e përkohshëm. Djemtë e teknikut Renato tani presin fituesin e çerekfinales mes Chelsea dhe Palmeiras.

Tani nuk është më një surprizë, por një siguri e fortë: Fluminense mund 2-1 edhe Al Hilal dhe është gjysmëfinalistja e parë e Botërorit për Klube. Vendimtar sërish Hercules, mesfushori që, disa ditë më parë, kishte eliminuar Interin e teknikut Chivu. Martinelli kishte shënuar në pjesën e parë, më pas braziliani vulosi gjithçka në pjesën e dytë. Në mes erdhi barazimi i Marcos Leonardo, njeriu i “shpëtimit” për Simone Inzaghi, i cili megjithatë duhet të dorëzohet pikërisht në momentin më të bukur.

Lexo më tej: Inter jashtë Botërorit të Klubeve: Cano e Hercules dënojnë Chivu, feston Fluminense

Për sauditët mbetet gjithsesi krenaria që ndalën Real Madrid, mundën City dhe arritën një rezultat shumë përtej pritshmërive fillestare. Ajo që kalon në 4 më të mirat është megjithatë skuadra e teknikut Renato Portaluppi, e udhëhequr në fushë nga i përjetshmi Thiago Silva: në gjysmëfinale mund të ketë një tjetër derbi brazilian, gjithnjë nëse Palmeiras arrin të mposhtë favoritët e Chelsea.

The post Al Hilal, ëndrra mbaron në çerekfinale: Hercules dërgon Fluminense në gjysmëfinale appeared first on Lapsi.al.

Rikthehet Botërori i klubeve/ Sfida e parë çerekfinale, në 21:00, Fluminense-Al Hilal

By: xhir jeta
4 July 2025 at 12:35

Dy ditë pushim janë mjaft. Futbolli duhet të luhet dhe Kupa e Botës për Klubet rinis këtë të premte me çerekfinalen e parë, atë mes Fluminenses dhe Al Hilalit.

Një skuadër braziliane dhe një saudite, në një çift jo edhe aq të imagjinuar përpara nisjes së turneut në Shtetet e Bashkuara.

Në stadiumin e Orlandos, me nisje nga ora 21:00, përballë do të jenë dy të papriturat e mëdha të Botërorit, pasi Fluminense eliminoi Interin dhe Al Hilal shkaktoi surprizën më të bujshme, duke mundur Mançester Sitin.

Fluminense duhej të ishte favorite për shkak të pasaportës braziliane, ndonëse koeficientët janë në favor të arabëve të trajnerit Simone Inzagi.

Skuadra nga Rio de Zhaneiro, gjithsesi, do të vazhdojë me stilin e saj tepër praktik dhe vertikal, pa shumë zotërim topi, por me sulme të rrufeshme.

Mungesa e vetme duhet të jetë ajo e mbrojtësit të majtë Rene, të pezulluar, ndërsa Xhon Arias e Zherman Kano do të jenë kërcënim në sulm.

Trajneri Gauço pritet të kthehet në skemën 4-2-3-1, pasi ndryshoi në 3-5-2 kundër Interit.

Al Hilal ndërkaq ka mjaft yje në përbërje.

Sulmuesi brazilian Leonardo shënoi dy herë ndaj Sitit, Ruben Nevesh e Milinkoviç Saviç janë shtylla në mesfushë, ndërsa Kulibali, Kanselo e Lodi ishin të fortë në mbrojtje.

Problem, mungesa e kapitenit Al Dausari dhe e sulmuesit të Serbisë, Mitroviç, për shkak dëmtimi.

Sauditët dinë të luajnë futboll sulmues, edhe pse Inzagi është trajner pragmatist, sipas traditës më të gjatë italiane.

Ndërkaq, në orën 3 pas mesnate, do të luhet çerekfinalja tjetër, ajo mes Palmeirasit e Çelsit, pra të dyja skuadrat braziliane do ta mësojnë sot fatin e tyre./abcnews.al

Çmenduritë e Al Hilal: merr Hamdallah vetëm për ndeshjet e mbetura të Botërorit

By: user 2
3 July 2025 at 13:55

Al Hilal, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, është kualifikuar për çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Për ndeshjen kundër brazilianëve të Fluminense, në dispozicion të ish-trajnerit të Inter do të jetë një blerje e re: sulmuesi Abderrazak Hamdallah, që vjen nga Al Shabab. Marrëveshja është praktikisht e përfunduar. Futbollisti ka fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe mund të aktivizohet në takimin e ardhshëm. Gjëja befasuese është se Hamdallah do të vijë në huazim dhe do të qëndrojë në skuadër vetëm për Kupën e Botës për Klube, një blerje me afat.

Abderrazak Hamdallah është blerja e re e Al Hilal, që në javët para Kupës së Botës për Klube dhe në dritaren e parë të merkatos së vlefshme, atë para të tetëve të finales, kishte provuar të blinte Theo Hernandez, i cili gjithsesi është shumë pranë, dhe Victor Osimhen, i cili ka hequr dorë nga oferta të jashtëzakonshme. Më e thjeshtë ishte marrëveshja për Hamdallah, sulmuesin maroken të lindur në vitin 1990, i cili me kombëtaren e tij ka luajtur në Botërorin 2022 dhe që vjen në huazim për të luajtur fazën finale të kësaj gare.

Hamdallah ka shënuar në Saudi League vetëm 4 gola më pak se Ronaldo

Bomberi maroken është një garanci absolute dhe për këtë është marrë nga skuadra e teknikut Inzaghi, e cila ka nevojë për një përforcim në sulm. Hamdallah me Al Shabab, të drejtuar nga Terim, sezonin e kaluar ka shënuar 21 gola në Saudi Pro League, po aq sa Benzema. Më mirë se ata vetëm Cristiano Ronaldo (25) dhe anglezi Ivan Toney (23). Hamdallah ka shënuar më shumë gola se Mitrovic, Aubameyang dhe Mané.

Sulmuesi u bë i famshëm sepse u godit me kamxhik

Hamdallah është shumë më i njohur se sa mund të mendohet. Sepse ky sulmues përfundoi në faqet e kronikave, pak më shumë se një vit më parë, kur ishte ende lojtar i Al Ittihad. Futbollisti u godit me kamxhik në përfundim të finales së Superkupës të humbur pikërisht kundër Al Hilal. Hamdallah iu përgjigj disa fyerjeve të marra nga tribuna dhe u godit me kamxhik nga një spektator.

The post Çmenduritë e Al Hilal: merr Hamdallah vetëm për ndeshjet e mbetura të Botërorit appeared first on Lapsi.al.

FIFA ulë “për tokë” çmimet e biletave për çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube

3 July 2025 at 10:47

Kupa e Botës për Klube, pavarësisht çdo gjëje, duket e destinuar të jetë ngjarja tjetër që “shpërfaq” i FIFA-n, me ekipet më të mëdha nga e gjithë bota që janë përballur për një gjë të pazakontë. Ende nuk është e qartë se si po performon turneu për sa i përket vëmendjes së transmetimeve, por nuk ka arritur të tërheqë imagjinatën e tifozëve vendas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FIFA zbatoi çmime dinamike për Kupën e Botës për Klube, me sa duket duke shpresuar që biletat të shiten me çmim të lirë. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur dhe me çerekfinalet e kësaj të premteje dhe të shtune, pasi tani biletat mund të merren për vetëm 11.15 dollarë (9.45 euro).

Sipas The Athletic, stadiumet bosh kanë qenë një pamje e zakonshme gjatë gjithë turneut dhe çmimi i mësipërm është më i liri në dispozicion për përballjen e Al-Hilal me Fluminense në Orlando. Për të parë Chelsean kundër Palmeiras, tifozët mund të vijnë në stadium për vetëm 22.30 dollarë (18.91 euro).

Përballja kryesore është Bayern Munich kundër Paris Saint-Germain. Pavarësisht se çmimet për atë përballje fillonin nga 500 dollarë (423.93 euro) në janar, tifozët tani mund ta shohin ndeshjen për vetëm 44.60 dollarë (37.81 euro).

Një nga të paktat skuadra që ka pasur shumë tifozë është Real Madridi. Los Blancos duket se kanë mjaftueshëm tifozë për të mbushur stadiumet kudo që shkojnë, dhe të katër ndeshjet e tyre kanë pasur pjesëmarrje mbi 60,000 veta.

Biletat më të lira për të parë skuadrën e Xabi Alonsos të shtunën kundër Borussia Dortmund kushtojnë 128 dollarë (108.53 euro), më shumë në përputhje me çmimet në kryeqytetin spanjoll.

FIFA ka angazhuar mbi 50 milionë dollarë (42.4 milionë euro) në marketing për Kupën e Botës për Klube, por në ndeshjet e fundit ka dhuruar bileta për veteranët dhe grupet e komunitetit që lidhen me futbollin.

Megjithatë, biletat më të lira për gjysmëfinalen e mundshme të Real Madridit kushtojnë 978 dollarë (829.20 euro), ndërsa gjysmëfinalja e parë kushton 473.90 dollarë (401.80 euro) dhe finalja kushton 892 dollarë (756.29 euro). /Telegrafi/

The post FIFA ulë “për tokë” çmimet e biletave për çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Sa para ka premtuar presidenti i Al Hilal për ekipin: Nafel, çmenduri për çdo fitore

By: user 2
2 July 2025 at 17:07

Befasia më e madhe e këtij Botërori për Klube, përveç Palmeiras dhe Fluminense, është pa dyshim Al-Hilal. Skuadra arabe e presidentit Nafel drejtuar nga Simone Inzaghi, pasi është paraqitur mirë në kampionatet e fundit saudite, po dallon edhe në këtë kompeticion të ri ndërkombëtar duke u kualifikuar në çerekfinale duke mposhtur befasueshëm Manchester City 4-3. Pasi i besuan pankinën ish-trajnerit të Inter, mendohej se trajneri dhe skuadra do të kishin një periudhë normale njohjeje përpara se t’i jepnin jetë projektit teknik, por trajneri piaçentin arriti të përshpejtonte kohën duke ndërtuar tashmë një grup sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tij.

Pikërisht ky shpirt i madh i treguar në fushë kundër City u shndërrua më pas në festën që u mbajt në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve, trajnerit dhe pronarit të klubit, Fahad Bin Nafel.

Pikërisht ky i fundit, që shpërtheu në lot pas fishkëllimës së fundit të sfidës kundër anglezëve, thuhet se i ka motivuar lojtarët duke i nxitur të fitonin kundër City në këmbim të një shpërblimi të majmë financiar, ndër më të mëdhenjtë që janë parë deri më sot, i rezervuar për çdo lojtar të skuadrës së Al-Hilal, pa llogaritur edhe bonuset e parashikuara për secilin dhe të përfshira në kontratat e nënshkruara. Një shtysë më shumë për të siguruar kualifikimin, që funksionoi.

WHAT IN THE WORLD!!! 😱😱

AL-HILAL NOW HAVE 4

MCI 3-4 HIL

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #MCIHIL pic.twitter.com/vJZMdZ8jYY

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 1, 2025

Pagesa e çmendur pas fitores me Citizens

Në fakt festa e madhe me pronarin e Al-Hilal brenda dhomës së zhveshjes në fund të sfidës kundër City ishte e dyfishtë. Nga njëra anë suksesi kundër njërës prej skuadrave më të forta në botë, nga ana tjetër për paratë e shumta që hynë në xhepat e futbollistëve. Për saktësi, mediat nga Arabia bëjnë të ditur se shpërblimi i rezervuar për çdo lojtar të vetëm, i përcaktuar nga Al-Hilal në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Pep Guardiolës, kapte vlerën e 2 milionë riyalëve sauditë, pra gati 500 mijë euro (452.663,87 për saktësi).

Gjysmë milioni euro pra për të fituar një ndeshje. Nuk është hera e parë që pronari i klubit saudit hyn në dhomat e zhveshjes duke shpallur shpërblimin pas një fitoreje. Kjo kishte ndodhur edhe në vitin 2023 pas fitores në kampionat kundër Al-Nassr të Cristiano Ronaldos të mposhtur 3-0, duke nxitur festën e gjithë skuadrës.

Celebrating with El Presidente 😎💙#FIFACWC | Watch free on @daznfootballpic.twitter.com/GY5nFgCqIF

— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) July 1, 2025

Çfarë ndodhi pas fitores së Al Hilal

Një shumë marramendëse për një ndeshje që në mënyrë të pashmangshme do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit saudit. Thuhet se pikërisht pronari i klubit, brenda dhomës së zhveshjes, sapo hyri për të uruar skuadrën, shpalli se sa do të jepte për çdo lojtar si “dhuratë” për atë fitore. Dhe kështu shpërtheu festa e pakontrolluar e djemve të Simone Inzaghit, i cili e filmoi gjithçka me celularin e tij, pothuajse i pabesueshëm për atë që kishte dëgjuar pak më parë. Mungojnë edhe tre ndeshje për të tentuar të bëjnë mrekullinë dhe të fitojnë titullin dhe ndjesia është se Al-Hilal dhe pronësia saudite do të premtojnë shpërblime të tjera për skuadrën…

The post Sa para ka premtuar presidenti i Al Hilal për ekipin: Nafel, çmenduri për çdo fitore appeared first on Lapsi.al.

Dhjetë ekipet me fitimet më të mëdha në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën  

2 July 2025 at 12:35

Real Madridi është klubi që ka përfituar më shumë para deri tani në Kupën e Botës për Klube 2025, teksa dhjetëshja mbyllet me sauditët e Al-Hilal.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshëndeti me krenari edicionin e parë të zgjeruar Kupës së Botës për Klube këtë verë si një moment “të madh” për futbollin.

Ky edicion iu ka garantuar shumë para thuajse secilës skuadër pjesëmarrëse, por ka disa nga ato që kanë përfituar shumë deri tani, pas arritjes në çerekfinale.

Sipas faqes Sport Illustrated, Real Madridi është klubi që ka përfituar më shumë para deri tani, duke siguruar një shifër prej 61.5 milionë dollarësh apo 52.23 milionë euro.

Ekipi i dytë në listën e përfituesve është Bayern Munich me përfitime prej 49.43 milionë euro, ndërsa ‘podiumin’ e kompleton Paris Saint-Germain me fitime prej 47.5 milionë euro.

Lista vazhdon me Chelsean që ka fituar 45.52 milionë euro, Borussia Dortmundin që ka fituar 44.42 milionë euro dhe Manchesteri City me 43.9 milionë euro.

Klubet braziliane, Palmeiras dhe Fluminense ndajnë pozitën shtatë me përfitime prej 33.80 milionë euro, teksa pasohen nga Interi me 31.25 milionë euro dhe Al Hilal i dhjeti me 29.05 milionë euro.

Më poshtë në listë gjenden klube si Benfica, Flamengo, Botafogo, Juventus, Porto, Atletico Madrid, Inter Miami, Monterrey, River Plate dhe Boca Juniors, të cilat kanë fituar nga Kupa e Botës për Klube nga 25.40 milionë euro deri tek i fundit që ka fituar 14.16 milionë euro.

Ndryshe, paratë e fituara vijnë nga pjesëmarrja e tyre, ku kanë përfituar nga 10 deri në 35 milionë euro, të pasuara me çmime si fitorja në grup që vlente rreth 2 milionë euro, barazimi rreth 1milion euro, kualifikimi në fazën e 1/8-tës rreth 7 milionë euro dhe kalimi në çerekfinale mbi 11 milionë euro.

Sa para ka fituar deri më tani secila skuadër në Kupën e Botës për Klube

1.Real Madrid – 61.5 milionë dollarë (52.23 milionë euro)

2.Bayern Munich – 58.2 milionë dollarë (49.43 milionë euro)

3.Paris Saint-Germain – 55.9 milionë dollarë (47.5 milionë euro)

4.Chelsea – 53.6 milionë dollarë (45.52 milionë euro)

5.Borussia Dortmund – 52.3 milionë dollarë (44.42 milionë euro)

6.Man City – 51.7 milionë dollarë (43.9 milionë euro)

7= Palmeiras – 39.8 milionë dollarë (33.80 milionë euro)

7= Fluminense – 39.8 milionë dollarë (33.80 milionë euro)

9.Inter – 36.8 milionë dollarë (31.25 milionë euro)

10.Al Hilal – 34.2 milionë dollarë (29.05 milionë euro)

/Telegrafi/

The post Dhjetë ekipet me fitimet më të mëdha në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën   appeared first on Telegrafi.

Superkompjuteri parashikon shanset e klubeve për të fituar Kupën e Botës për Klube – befasi ekipi favorit

2 July 2025 at 10:36

Kupa e Botës për Klube ka hyrë në një fazë të nxehtë tashmë pasi kanë mbetur vetëm tetë klube në çerekfinale dhe secila nga to do të tentojë ta fitojë trofeun.

Sipas të dhënave të superkompjuterit të Opta Analyst, Chelsea është shfaqur si favoriti aktual për të fituar Kupën e Botës për Klube FIFA.

Pavarësisht një sezoni të trazuar në Angli, “Blutë” kryesojnë renditjen e probabilitetit me një shans prej 26.79 për qind për të ngritur trofeun në fund.

Paris Saint-Germain vjen pas tyre me mundësi prej 24.9 për qind, ndërsa fuqitë evropiane si Real Madrid dhe Bayern Munich vijnë më poshtë me 16.94 për qind shanse, përkatësisht 14.83 për qind mundësi për të fituar.

Borussia Dortmund ka një përqindje prej 7.64 për qind, ndërsa skuadra saudite Al Hilal ka një përqindje prej 4.35 për qind.

Klubet braziliane vijnë në fund të listës me Palmeiras e shtata me 3.05 për qind shanse dhe Fluminense në fund me vetëm 1.51 për qind.

Pozicioni i Chelseat si favorit mund të habitë shumë njerëz, por kjo pasqyron besimin në potencialin e skuadrës së tyre të ripërtërirë nën drejtimin e trajnerit Enzo Marescas. /Telegrafi/

The post Superkompjuteri parashikon shanset e klubeve për të fituar Kupën e Botës për Klube – befasi ekipi favorit appeared first on Telegrafi.

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, zbulohen datat dhe orari i ndeshjeve

2 July 2025 at 08:30

Pas kualifikimit të Borussia Dortmundit, tashmë dihen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.

Kualifikimet më befasuese padyshim se ishin ato të Fluminense dhe Al Hilal , të cilët eliminuan përkatësisht Interin dhe Manchester Cityn.

Ekipet braziliane dhe saudite do të përballen me Palmeiras dhe Chelsea, nga të cilat do të dalë një finalist surprizë apo më pak favorit.

Nga ana tjetër, PSG-Bayern është çerekfinalja e tretë, dhe ata do të garojnë për një vend në gjysmëfinalen e dytë.

Përballja e fundit çerekfinale do të jetë mes Real Madridit, i cili eliminoi Juventusin dhe Dortmundit, i cili mposhti ngushtë Rayados de Monterrey në fazën e 1/8-tës.

 

Next up: #FIFACWC Quarter-Finals. 🔜 pic.twitter.com/T49Cj3bOOy

— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) July 2, 2025

Datat dhe orari i çerekfinaleve

Pikërisht, Fluminense dhe Al Hilal, do të luajnë ndeshjen e parë çerekfinale në orën 21:00 këtë të premte, më 4 korrik 2025.

Ndërkohë, Palmeiras dhe Chelsea do të luajnë kundër njëra-tjetrës në orët e para të së shtunës apo më saktë në orën 3:00 të mëngjesit.

Ana tjetër e shortit do të vendoset të shtunën në mbrëmje, ku PSG dhe Bayern Munich do të luajnë nga ora 18:00, dhe ndeshja e fundit çerekfinale midis Real Madrid  dhe Dortmund do të jetë në orën 22:00 me orën tonë lokale. /Telegrafi/

The post Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, zbulohen datat dhe orari i ndeshjeve appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Al-Hilal qau si fëmijë i vogël pas fitores së jashtëzakonshme kundër Man Cityt

1 July 2025 at 15:55

Presidenti i Al-Hilal, Fahad bin Nafel, nuk mundi ta fshihte gëzimin e tij dhe u filmua duke qarë në tribuna pas fitores 4-3 të ekipit të tij kundër Manchester Cityt në fazën e 1/8-tës të Kupës së Botës për Klube.

Ishte fitorja më e madhe për një klub saudit në histori, duke pasur parasysh se City ishte favoriti absolut, dhe në vend të kësaj ne pamë një sensacion.

City e hapi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e nëntë me anë të Bernardo Silvës. Në vazhdimin e pjesës së parë, skuadra angleze dominoi plotësisht, por nuk mundi të shënonte golin e dytë.

Penalizimi për humbjet e topit erdhi në fillim të pjesës së dytë, pasi Al-Hilal e përmbysi rezultatin me golat e Marcos Leonard dhe Malcolm.

 

🇸🇦 Fahad bin Nafel, presidente del Al-Hilal, rompe en llanto después un triunfo realmente histórico del gigante saudí. No es para menos. pic.twitter.com/OzXp16DX5q

— Nahuel Lanzón (@nahuelzn) July 1, 2025

Tre minuta më vonë, Erling Haaland barazoi rezultatin në 2-2, dhe me këtë rezultat, pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi.

Pasuan vazhdimet, në të cilën pamë tre gola. Së pari, Kalidou Koulibaly e riktheu Al-Hilal në epërsi 3-2, dhe Phil Foden u kundërpërgjigj në anën tjetër për 3-3.

Rezultati përfundimtar 4-3 u vulos nga Marcos Leonardo në minutën e 112-të të ndeshjes duke i dhënë një fitore të jashtëzakonshme Al-Hilalit.

Al-Hilal do të luajë në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër Fluminense, e cila ka eliminuar Interin. Kjo ndeshje do të luhet të premten në orën 21:00. /Telegrafi/

The post Presidenti i Al-Hilal qau si fëmijë i vogël pas fitores së jashtëzakonshme kundër Man Cityt appeared first on Telegrafi.

Guardiola humb toruan kundër Al Hilal, ballë për ballë me arbitrin: “Po bën shaka?”

By: user 2
1 July 2025 at 15:31

Edhe Pep Guardiola i shtohet listës së të mëdhenjve të zhgënjyer nga ky Botëror për Klube: Manchester City u eliminua në mënyrë befasuese në të tetat e finales nga Al Hilal i tekniku Simone Inzaghi që realizoi një kryevepër të vërtetë duke marrë kalimin për në çerekfinale të kompeticionit. Anglezet kthehen në shtëpi pa fituar asnjë trofe në muajt e fundit, një situatë e pazakontë për trajnerin që zakonisht i mbledh të gjitha kupat. Kompeticioni ishte një mënyrë për të shlyer një sezon të keq dhe sigurisht nuk u nënvlerësua, duke gjykuar edhe nga reagimet që pati spanjolli në fushë.

Në minutën e fundit nga shtatë të shtesës, me ndeshjen të bllokuar 2-2 dhe shtesat tashmë shumë afër, Guardiola e humbi krejtësisht toruan për një faull ndaj Doku që ishte nisur në një kundërsulm shumë të rrezikshëm. Mund të ishte kthyer në aksionin e fitores, por arbitri e la lojën të vazhdonte dhe nuk e ndëshkoi Ali Lajami, duke shkaktuar gjithë zemërimin e trajnerit që ishte i pabesueshëm përballë kësaj zgjedhjeje.

“ESTÁS DE BROMA” 😱😱

Guardiola no se puede creer la falta no pitada sobre Doku @FIFACWC | Todos los partidos gratis en https://t.co/yWCWbevPop | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/EUoshWKas1

— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 1, 2025

Guardiola e furia kundër arbitrit

Në lojë ishte kalimi në çerekfinale, një objektiv ambicioz për Al Hilal dhe në dukje pothuajse i sigurt për City që të paktën në letër ishte skuadra favorite. Situata megjithatë u komplikua dhe ndeshja kaloi në shtesa, duke përfunduar më pas në duart e sauditëve që vulosën arritjen e madhe duke fituar 4-2. Faulli ndaj Doku në minutën e 97′ mund ta kishte ndryshuar fytyrën e sfidës duke e kthyer plotësisht nga ana e anglezëve disa çaste para fundit: belgu ishte hedhur drejt portës dhe u ndal nga një faull i Ali Lajami që megjithatë nuk u ndëshkua nga arbitri që preferoi të linte lojën të vazhdonte.

Lexo më tej: Eliminoi Manchester City, presidenti i Al Hilal Nafel bën një premtim para lojtarëve

Një fyerje për teknikun Pep Guardiola i cili nuk pa më nga sytë dhe hyri në fushë për të përballuar me zemërim gjyqtarin: “Po bën shaka?”. Një pyetje që pasoi një protestë shumë të gjatë, që megjithatë përfundoi pa asgjë. Pas humbjes, trajneri në mikrofonat e DAZN u përpoq të shihte gotën gjysmë plot duke shtrydhur në maksimum optimizmin e tij: “Krijuam disa raste të mira, por Bono bëri disa pritje të jashtëzakonshme. Nuk kam çfarë të them tjetër. Pashë shumë gjëra pozitive që nuk i kisha parë kurrë më parë, sidomos në marrëdhënien mes lojtarëve dhe stafit teknik. Mendoj se ishim të kënaqur dhe që stërvitjet kanë qenë shumë të mira, por niveli këtu është shumë i lartë”.

The post Guardiola humb toruan kundër Al Hilal, ballë për ballë me arbitrin: “Po bën shaka?” appeared first on Lapsi.al.

Eliminoi Manchester City, presidenti i Al Hilal Nafel bën një premtim para lojtarëve

By: user 2
1 July 2025 at 15:23

Fahad Bin Nafel është me lot në sy, nuk u beson syve. Kënaqësia që ndien është e tillë sa të bëjë një premtim për skuadrën dhe të tregojë bujari me shpërblime. Al-Hilal ka mposhtur Manchester City-n 4-3 dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit për Klube. Ëndërrimi është i mundur, por suksesi kundër klubit anglez nuk është vizion ëndrrash. Presidenti i klubit saudit po e shijon triumfin deri në fund: pasi kaloi momenti i emocionit për arritjen e skuadrës së tij, që në letër ishte e humbur, ai la vendin në tribunë pranë numrit një të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe zbriti në fushë.

Dëshira për t’i uruar dhe për t’i përqafuar lojtarët ishte shumë e madhe: sapo hyri në fushë u shtrëngoi dorën të gjithëve, ishte bujar me buzëqeshje për trajnerin, Simone Inzaghi, i paguar me peshën e arit dhe që i solli një rezultat të mrekullueshëm, përveçse i dha mundësinë të shtyjë edhe pak më tej në kompeticionin botëror. Kush do ta kishte thënë? Gjithçka e vërtetë.

فرحة اللاعبين مع سعادة الرئيس 🤩💙 pic.twitter.com/SO98OEodet

— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) July 1, 2025

Fjala për skuadrën dhe shpërblimi i merituar

Ja pse, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera (në 2023, pas një tjetër triumfi, por në kampionat dhe kundër Al-Nassr të Cristiano Ronaldos të mposhtur 3-0), drejtuesi më i lartë shkoi edhe në dhomat e zhveshjes për t’i drejtuar grupit të lojtarëve urime po aq entuziaste. Fahad Bin Nafel u flet lojtarëve dhe, edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare mbi atë që ka thënë, është e mundur që t’i ketë premtuar skuadrës një shpërblim të fortë (siç ka ndodhur edhe me rezultate të tjera të rëndësishme).

Të gjithë janë përreth tij: fillimisht heshtin dhe dëgjojnë pastaj shpërthejnë, kërcejnë dhe këndojnë nga gëzimi, në një moment në sfond shfaqet edhe trajneri: Inzaghi ka duart lart në shenjë gëzimi, buzëqesh dhe vallëzon, i bashkohet klimës së euforisë që e dëshmon duke marrë celularin dhe duke regjistruar ato momente.

🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨

فهد بن نافل بعد الهدف الرابع 🤯🤯 pic.twitter.com/MHic8CpMlo

— خالد بن فصلا | KF (@wlv_s1) July 1, 2025

Lojtarët këtu për para? “Po, por treguam se çfarë dimë të bëjmë”

Në kuadrin shoqërues të gëzimit ka vend edhe për të hequr një gur nga këpuca. E bën Renan Lodi: mbrojtësi brazilian, që në Europë ka luajtur me Atletico Madrid dhe Marseille dhe e shfrytëzon rastin për të thënë hapur çfarë mendon. Tema është gjithmonë e njëjta: paratë, shumë, që nga Arabia janë vënë në pjatë për të bindur shumë futbollistë të Kontinentit të Vjetër të transferohen në anën tjetër të botës.

“Mediet kanë thënë nga të gjitha për ne kur firmosëm në Arabinë Saudite – fjalët e futbollistit –, duke thënë se kishim ardhur vetëm sepse ishim paguar mirë. Po, është e vërtetë, marrim para… por treguam edhe se çfarë dimë të bëjmë”. Dhe qesh. “Të shohim tani nëse do të na kritikojnë”, thotë Sergej Milinkovic-Savic (ish-Lazio) që fryn gjoksin dhe kërkon respekt.

Al-Hilal president Fahad bin Nafel left his seat next to FIFA president Gianni Infantino to hug every Hilal player as they left the field.🤗 pic.twitter.com/qNk4wOA1tl

— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 1, 2025

The post Eliminoi Manchester City, presidenti i Al Hilal Nafel bën një premtim para lojtarëve appeared first on Lapsi.al.

Bëhet virale deklarata e Ronaldos pas triumfit të Al-Hilal ndaj Manchester Cityt

By: S SH
1 July 2025 at 13:33

Komentet e Cristiano Ronaldos për Ligën Saudite janë përhapur me shpejtësi pas befasisë së madhe që Al Hilal i bëri Manchester Cityt duke i eliminuar në fazën 1/8 të Kupës së Botës për Klube.

Skuadra e Pep Guardiolës u mund me rezultat 4-3 pas kohës shtesë nga ekipi saudit, me golin vendimtar të Marcos Leonardo në minutën e 112-të, që ishte edhe goli i tij i dytë në ndeshje.

Ish-ylli i Barcelonës, Malcom, dhe mbrojtësi i Chelseat, Kalidou Koulibaly, shënuan gjithashtu për skuadrën e Simone Inzaghit në stadiumin ‘Camping World’, ndërsa për City shënuan Bernardo Silva, Erling Haaland dhe Phil Foden.

Al Hilal, që realizoi katër gola nga vetëm gjashtë gjuajtje në kuadrat, do të përballet tani me skuadrën braziliane Fluminense në çerekfinale të premten.

Megjithëse shumë lojtarë të nivelit të lartë kanë kaluar në ligën saudite pas transferimit të Ronaldos te Al Nassr, kjo ligë ende nuk është marrë seriozisht nga shumë njerëz.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, ka lavdëruar vazhdimisht nivelin e Ligës Saudite, dhe në dhjetor, në ndarjen e çmimeve ‘Globe Soccer’ në Dubai, ai tha se Liga Saudite së shpejti do të jetë ‘një nga tre ose katër ligat më të mira në botë’.

Për më tepër, Ronaldo deklaroi se Ligue 1 në Francë është më e dobët se Liga Saudite, duke thënë se ‘pjesa tjetër ka mbaruar’ pas dominimit të Paris Saint-Germain, me të cilët ‘askush nuk mund të konkurrojë’.

Al Hilal barazoi 1-1 me 15 herë kampionët e Evropës, Real Madrid, në fazën e grupeve dhe gjithashtu mori një barazim pa gola me Red Bull Salzburg, përpara se të mposhtte Pachucan 2-0.

Klubi ka shpenzuar afërsisht 400 milionë euro për lojtarë të rinj në dy vitet e fundit, duke përfshirë transferimin e diskutueshëm prej 77.6 milionë euro për Neymar dhe afrime të emrave të njohur si Ruben Neves, Renan Lodi, Yassine Bounou dhe Joao Cancelo.

The post Bëhet virale deklarata e Ronaldos pas triumfit të Al-Hilal ndaj Manchester Cityt appeared first on Albeu.com.

Guardiola flet pas eliminimit tronditës të Man Cityt nga Kupa e Botës për Klube

1 July 2025 at 09:51

Pas tre fitoreve bindëse në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube, Manchester City u eliminua në fazën e 1/8-tës nga sauditët e Al Hilalit.

Al Hilal tronditi ekipin anglez dhe fitoi me rezultat 4-3 në vazhdime, duke e dërguar në shtëpi ekipin e fortë dhe të pasur të Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll, pas vitesh dominimi në futbollin anglez, dështoi ta çonte ekipin drejt një trofeu sezonin e kaluar dhe do ta presë atë pas turneut, i cili po luhet në Shtetet e Bashkuara deri në mesin e korrikut.

“Pashë shumë gjëra të mira që nuk i kisha parë më parë, veçanërisht në marrëdhënien midis lojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Kaluam shumë mirë këtu, ndeshjet ishin të mira dhe niveli i lojës ishte i lartë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Në këtë fazë, të gjitha ndeshjet janë të vështira. I lejuam kundërshtarit të bënte tranzicione, por krijuam shumë dhe në përgjithësi ishim të mirë. Është për të ardhur keq”.

“Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm ekipin për mënyrën se si u stërvitën dhe u përgatitën. Ata dhanë gjithçka”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

The post Guardiola flet pas eliminimit tronditës të Man Cityt nga Kupa e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Nuk kishte se si ta refuzonte – zbulohet paga e Theo Hernandez te Al Hilal

By: S SH
26 June 2025 at 20:50

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim.

Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në fazat e tij të fundit, me palët që po sqarojnë detajet e fundit.

Tarifa e transferimit është rreth 30 milionë euro, ndërsa Hernandez do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Ajo do të jetë me vlerë 60 milionë euro në total – 20 milionë euro për sezon.

Milani e bleu atë fillimisht nga Real Madridi për 20 milionë euro në verën e vitit 2019.

Këtë sezon, ai kontribuoi me 5 gola dhe 6 asiste në 49 ndeshje, duke shënuar një kapitull të rëndësishëm ndërsa shkon në Ligën Profesionale Saudite.

The post Nuk kishte se si ta refuzonte – zbulohet paga e Theo Hernandez te Al Hilal appeared first on Albeu.com.

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon

By: armand
24 June 2025 at 22:08

Theo Hernandez ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te klubi saudit Al Hilal, me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti. Mbrojtësi francez do të jetë një nga përforcimet e para të trajnerit të ri të Al Hilal, Simone Inzaghi, në aventurën e tij në Arabinë Saudite. Klubi […]

The post Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon appeared first on BoldNews.al.

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë marramendëse prej 20 milionë euro në sezon

By: Besnik
24 June 2025 at 19:02

Theo Hernandez ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te klubi saudit Al Hilal, me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Mbrojtësi francez do të jetë një nga përforcimet e para të trajnerit të ri të Al Hilal, Simone Inzaghi, në aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Klubi i Milanit ka pranuar ofertën prej 30 milionë eurosh, ndërsa lojtari ka refuzuar një rikthim në La Liga, për të nisur një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.

Kuqezinjtë kanë tashmë në shënjestër Oleksandr Zinchenko si pasues të tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Roony Bardghji drejt Barcelonës

Në një tjetër lëvizje interesante të merkatos, Barcelona ka arritur marrëveshje me talentin 19-vjeçar të Copenhagen, Roony Bardghji.

Sulmuesi, i lindur në Kuvajt dhe pjesë e ekipeve kombëtare zinxhir të Suedisë, ka pranuar ofertën e klubit katalanas dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet kalimi i tij në “Camp Nou”.

Bradley Barcola drejt Arsenalit?

E ardhmja e Bradley Barcola te PSG mbetet në pikëpyetje. Mediat franceze raportojnë se futbollisti është joshur nga interesi i Arsenalit, që kërkon ta afrojë në Premier League.

Edhe pse më herët u tha se Barcola ndihej mirë në Paris, ndërhyrja e “topçinjve” duket se ka ndryshuar balancat, duke e bërë gjithnjë e më të mundshme një lëvizje drejt Anglisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë marramendëse prej 20 milionë euro në sezon appeared first on Euronews Albania.

Al Hilal, Theo e Osimhen në Botërorin e Klubeve kundër Juventus: ç’thotë rregullorja

By: user 2
24 June 2025 at 12:19

Theo Hernandez i ka thënë “po” Al Hilal. Negociatat shumë të gjata janë drejt përfundimit. Futbollisti francez ka pranuar ofertën e klubit saudit, i cili ka arritur ta bindë lojtarin që tani mund të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi dhe të luajë në Kupën e Botës për Klube. I njëjti fat mund të ndodhë edhe me Osimhen, nëse Al Hilal arrin të mbyllë marrëveshjen shumë të ndërlikuar për nigerianin, që është ende në pronësi të Napolit. Hernandez dhe Osimhen, nëse firmosin në ditët në vijim, mund t’i bashkohen Al Hilal në Shtetet e Bashkuara dhe, në rast kalimi në fazën e të tetave të finales, do të përballeshin me Juventus ose Manchester City.

Marrëveshje mes Theo dhe Al Hilal, ka dakordësi edhe me Milan

Palët janë një hap larg përmbylljes. Hernandez ka pranuar ofertën ekonomike dhe është gati të luajë me Al Hilal, që është pranë arritjes së marrëveshjes edhe me Milanin. Gjithçka po ecën me shpejtësi. Milan është i gatshëm të pranojë një ofertë prej 25 milionë eurosh. Shifër që Al Hilal e konsideron të përshtatshme. Hernandez do të largohet nga Milani pas gjashtë sezonesh, 34 gola dhe 45 asistime në 262 paraqitje. Firma pritet brenda orëve.

Theo Hernandez mund të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube

Nëse, siç duket, gjithçka do të konkretizohet, Hernandez mund të fluturojë drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara, ku Al Hilal është i angazhuar në Kupën e Botës për Klube dhe, në rast kualifikimi në të tetat e finales, mund të zbresë në fushë që në atë fazë me skuadrën e drejtuar nga Inzaghi – e njëjta gjë do të vlente edhe për Osimhen, nëse Al Hilal arrin të mbyllë marrëveshjen më shumë me lojtarin sesa me Napolin.

Ofertë monstruoze për Victor Osimhen

Tregu i Al Hilal nuk përfundon me Theon, sepse në shënjestër, prej kohësh, është edhe Osimhen, i cili tashmë ka refuzuar disa oferta, por tani në tryezë ka një propozim marramendës: 40 milionë euro neto në sezon për tre vite, me një opsion për një të katërt. Një ofertë që nigeriani duket se është gati ta pranojë. Napoli do të përfitonte 75 milionë euro nga klauzola e zgjidhjes së kontratës.

Pse të dy mund të luajnë në Botërorin e Klubeve me Al Hilal

Dy ndeshje dhe dy barazime për skuadrën saudite, që ende ka mundësi të kualifikohet për 1/8 – kjo do të ndodhë nëse fiton ndaj Pachuca dhe njëkohësisht Real mund Salsburg; edhe në rast barazimi mes Madridit dhe austriakëve, Al Hilal mund të kalojë, por duhet parë diferenca e golave. Nëse Inzaghi kalon në të tetat, ai mund të ketë përforcime. Sepse merkatoja hapet nga 27 qershori deri më 3 korrik për skuadrat që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube.

Një dritare merkatoje pra shtesë e hapur nga FIFA, e cila mund të shfrytëzohet nga Al Hilal, ashtu si edhe nga skuadra të tjera. Të gjithë mund të blejnë lojtarë dhe Al Hilal mund të përfitojë nga përforcimet e reja në një përplasje të mundshme kundër Juventus ose Manchester City. Për këtë arsye, Theo Hernandez dhe Osimhen mund të jenë menjëherë në dispozicion të teknikut Inzaghi.

Lexo më tej: Inzaghi, gjuha e trupit e intuita kundër Real: si u kuptua me lojtarët e Al Hilal

FIFA e ka shpjeguar me këtë njoftim pse ka vendosur të hapë merkato në fund të qershorit dhe fillim të korrikut për ata që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube: “Klubet mund të zëvendësojnë dhe të shtojnë lojtarë gjatë një periudhe të kufizuar gjatë garës, që zgjat nga 27 qershori deri më 3 korrik 2025, brenda kufijve të caktuar dhe sipas kushteve specifike, përfshirë faktin që për klubin në fjalë të jetë e hapur një dritare regjistrimi standarde në atë moment. Qëllimi është të inkurajohen klubet dhe lojtarët me kontrata që po skadojnë të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për të lehtësuar pjesëmarrjen e futbollistëve. Kjo do të garantojë praninë e lojtarëve më të mirë dhe do t’u mundësojë klubeve të integrojnë elementë të rinj edhe gjatë turneut”.

The post Al Hilal, Theo e Osimhen në Botërorin e Klubeve kundër Juventus: ç’thotë rregullorja appeared first on Lapsi.al.

Theo Hernandez ia bënë të qartë Milanit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës arabe

By: S SH
23 June 2025 at 15:07

Theo Hernandez i ka bërë të qartë Milanit dëshirën e tij për t’u bashkuar me Simone Inzaghin te Al-Hilal gjatë kësaj vere. Mbrojtësi francez pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të klubit saudit për të finalizuar detajet e marrëveshjes.

Mediat italiane raportojnë se Hernandez është shumë pranë dhënies së miratimit përfundimtar për transferimin. Al-Hilal, që e ka emëruar së fundmi Inzaghin trajner, po shtyn fuqishëm për të siguruar shërbimet e tij.

Fillimisht, Hernandez kishte refuzuar një ofertë të parë nga klubi saudit, por interesimi i tyre nuk ka rënë. Al-Hilal ka rikthyer ofertën në tryezë dhe tashmë është shumë afër marrëveshjes me 27-vjeçarin.

Klubi saudit ka filluar bisedimet edhe me Milanin për të përmbyllur këtë transferim. Shifrat e ofruara për lojtarin dhe klubin pritet të jenë vendimtare.

Al-Hilal e ka përmirësuar ofertën e pagës nga 18 milionë në 20 milionë euro në sezon, duke e bërë propozimin shumë më joshës për Hernandezin.

Milani më parë e kishte pranuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e tij, por mbetet të shihet nëse kjo shifër do të mbetet e njëjtë në fazën e re të negociatave.

Theo Hernandez ka kontaktuar drejtuesit e Milanit për t’i informuar mbi qëndrimin e tij dhe ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar ofertën e Al-Hilal.

The post Theo Hernandez ia bënë të qartë Milanit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës arabe appeared first on Albeu.com.

❌
❌