Te Chelsea ishin të zhgënjyer me atë që bëri Madueke pasi që arriti marrëveshje me Arsenalin
Arsenali ka arritur një marrëveshje surprizë me Chelsean për transferimin e anësorit Noni Madueke, në një operacion që do t’i kushtojë “Topçinjve” plot 60 milionë euro.
Ky veprim ka ngjallur reagime të përziera, sidomos duke marrë parasysh kërkimin e vazhdueshëm të Arsenalit për një sulmues klasik.
Edhe pse Madueke ofron shkathtësi, moshë të re dhe potencial, një pjesë e tifozëve të Arsenalit kanë shprehur skepticizëm për këtë investim, duke pasur parasysh formën e paqëndrueshme të lojtarit dhe disa çështje disiplinore të së kaluarës.
Madueke është lënë jashtë skuadrës së Chelseat në disa raste, përfshirë një përjashtim pas një paraqitjeje të dobët në stërvitje, dhe më pas u injorua nga trajneri Enzo Maresca për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Burime të brendshme në klubin londinez raportojnë zhgënjim për progresin më të ngadaltë se sa ishte parashikuar. Që nga transferimi i tij nga PSV për 30 milionë euro, ai ka realizuar vetëm 20 gola dhe 9 asiste në 92 paraqitje.
Një faktor kyç në këtë marrëveshje ka qenë presioni financiar i Chelseat. Klubi u gjobit së fundmi me 30 milionë euro nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, dhe kjo shumë mund të arrijë deri në 78.5 milionë.
Shitja e Madueke shihet si një hap për të balancuar bilancet dhe shmangur sanksione të mëtejshme – përfshirë ndalim transferimesh në garat evropiane.
Pavarësisht kritikave, Madueke është entuziast për transferimin dhe ka rënë dakord me kushtet personale të një kontrate pesëvjeçare me Arsenalin.
Ky lëvizje i shtohet një liste të gjatë transferimesh midis dy rivalëve londinezë, ndërsa të dy klubet po përgatiten për sezonin e ri me ambicie të mëdha. /Telegrafi/
The post Te Chelsea ishin të zhgënjyer me atë që bëri Madueke pasi që arriti marrëveshje me Arsenalin appeared first on Telegrafi.