Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Merkatoja e verës vazhdon të sjellë zhvillime të mëdha në klubet më të mëdha të Europës

By: V K
12 July 2025 at 14:34

Merkatoja e verës vazhdon të sjellë zhvillime të mëdha në klubet më të mëdha të Europës. Chelsea ka vendosur një çmim të majmë për sulmuesin senegalez Nicolas Jackson, duke kërkuar plot 100 milionë paund për 24-vjeçarin që ka tërhequr interes edhe nga Milan.

Barcelona, ndërkohë, ka kthyer vëmendjen nga Marcus Rashford si objektivi kryesor për krahun e majtë të sulmit, pasi tentativat për Luis Diaz të Liverpool dhe Nico Williams kanë dështuar. Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, 27 vjeç, shihet si profili i duhur për katalanasit.

Juventus ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Jadon Sancho në një operacion prej 20 milionë eurosh. Lojtari është në bisedime për të zgjidhur kontratën me klubin anglez para finalizimit të lëvizjes në Torino.

Tottenham vijon të mbajë në vëzhgim sulmuesin e Brentford, Yoane Wissa, edhe pse nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare, pasi u njoftua për çmimin 50 milionë paund të lojtarit nga RD e Kongos.

PSV është gati të shesë anësorin belg Johan Bakayoko për të cilin interesohen Everton, Nottingham Forest, Bournemouth, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.

Ndërkaq Atalanta i ka vendosur një çmim prej të paktën 50 milionë paund mbrojtësit të kombëtares italiane 21 vjeccarin Giorgio Scalvini, i ndjekur nga Neëcastle dhe Manchester United.

Arsenal vazhdon të mbajë interes për yllin brazilian të Real Madrid, Rodrygo pavarësisht se është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin anglez të Chelseat, Noni Madueke.

Së fundmi edhe Fenerbahçe është pranë nënshkrimit me mesfushorin ofensiv spanjoll Marco Asensio nga Paris Saint-Germain.

The post Merkatoja e verës vazhdon të sjellë zhvillime të mëdha në klubet më të mëdha të Europës appeared first on Albeu.com.

Kosovë, ASK: Çmimi i energjisë elektrike është shtrenjtuar 17.8 %

PRISHTINË, 10 korrik/ATSH/ Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0,7 për qind në muajin qershor 2025.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3%  në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao 18,2%; energji elektrike 17,8%; pemë 14,8%; pushime të organizuara 13,3%; mish 12,8%; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); vajra dhe yndyra (9,7%); shërbime hoteliere (7,7%); perime (7,2%); shërbime ambulantore (7,1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,7%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,4%); pije alkoolike (6,4%); qumësht, djathë dhe vezë (5,7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); shërbime financiare (5,2%); kujdes personal (4,9%); bukë dhe drithëra (4,8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,8%); këpucë (4,2%); prodhime ushqimore (4,1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); duhan (3,4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,1%); gjëra personale (2,7%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 5,3%, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 4,5% dhe bileta të fluturimeve 3,2%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind) në IHÇK.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7%  në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin maj 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara 10,4%; energji elektrike 5,4%, pemë 5,1%, kafe, çaj dhe kakao 2,3%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 2,1%; pije alkoolike 1,7%, mish 1,4%, shërbime hoteliere 1,0%, bukë dhe drithëra 1,0%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.

Ndërsa, sipas ASK-së rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime 5,6% me një ndikim prej 0,2 për qind në IHÇK. /Kosovapress/

The post Kosovë, ASK: Çmimi i energjisë elektrike është shtrenjtuar 17.8 % appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Çmimi i gazit natyror evropian rritet ndjeshëm, pas sulmit amerikan kundër Iranit

BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Çmimi i gazit natyror evropian është rritur ndjeshëm pas sulmit të SHBA-së kundër Iranit.

Në tregtimin e hershëm sot, kontrata njëmujore TTF u rrit në 42,44 euro (48,80 dollarë) për megavat orë (MWh) duke arritur nivelin e saj më të lartë që nga fillimi i prillit.

Gjatë fundjavës, SHBA-të ndërhynë në luftën midis Izraelit dhe Iranit duke bombarduar objektet bërthamore nëntokësore të Iranit.

Veprimet e presidentit të SHBA-së Donald Trump kanë ngjallur frikë ndërkombëtare për një përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme, gjë që mund të çojë gjithashtu në një bllokim të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.

“”Ekziston një rrezik i konsiderueshëm që Irani të përpiqet të ndërpresë dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha Warren Patterson, një ekspert i mallrave në Bankën ING.

“Ngushtica është një pikë kritike për trafikun global të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm”, theksoi ai.

Sipas vlerësimit të ekspertit të ING, rreth 20% e tregtisë globale të gazit të lëngshëm kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit./  /os/

The post BRUKSEL – Çmimi i gazit natyror evropian rritet ndjeshëm, pas sulmit amerikan kundër Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

By: Oldi
14 June 2025 at 20:17

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet në pikëpyetje. 23-vjeçari ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028, por nuk përjashtohet largimi pas Botërorit të klubeve. Fjala e fundit i mbetet trajnerit Kivu, që fillimisht do punojë me të. Për Asllanin ndërkohë janë raportuar disa klube të interesuara ku Fiorentina është më e fundit. Vlera që […]

The post E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij appeared first on BoldNews.al.

KINEMA – Michael Douglas nderohet me çmim në Festivalin e Filmit në Taormina

11 June 2025 at 22:08

TAORMINA, 11 qershor /ATSH/- Michael Douglas u nderua dje në mbrëmje me Çmimin për Arritje Jetësore, në Festivalin e Filmit në Taormina, Itali – ku filmi “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, klasiku fitues i shumë çmimeve Oscar, i prodhuar nga aktori amerikan 50 vjet më parë, do të shfaqet në amfiteatrin e lashtë grek me 6 000 vende, sipas “Variety”.

Festivali drejtohet nga guruja e marketingut Tiziana Rocca, e cila ka lidhje të ngushta me Hollywood-in dhe është rikthyer tetë vjet pasi u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike në vitin 2017, pas një periudhe 5-vjeçare.

Douglas, 80 vjeç, mori çmimin në natën e hapjes së festivalit nga presidentja e Festivalit të Filmit në Kanë, Iris Knobloch, e cila po merr pjesë në një panel mbi fuqizimin e grave në industrinë e filmit, në Taormina.

“Michael Douglas është shumë më tepër sesa një yll. Ai është një gur themeli i kinemasë moderne”, tha Knobloch.

“Gjatë më shumë se pesë dekadave, ai ka zgjedhur vazhdimisht role që pasqyrojnë kompleksitetin e natyrës njerëzore. Michael na ka dhënë performanca të paharrueshme dhe gjithmonë të guximshme”, shtoi ajo.

Në një fjalim prekës, Douglas kujtoi lidhjet e tij me komunitetin italian të filmit, duke treguar se kur udhëtoi në Romë 50 vjet më parë për të promovuar “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, kishte kaluar një mbrëmje të mrekullueshme me të gjithë regjisorët më të mirë italianë të asaj kohe, Michelangelo Antonioni, Lina Wertmüller dhe Bernardo Bertolucci, ndër të tjerë.

“Dhembshuria dhe vlerësimi i tyre për filmin ishte unik; nuk kishte xhelozi”, theksoi Douglas.

“Ishte tamam si të ishe në një familje të madhe, dhe ishte shumë, shumë e veçantë”, tha ai.

Douglas gjithashtu kujtoi fillimin e karrierës së tij në “Cinecittà Studios” të Romës me babanë e tij Kirk, duke bërë një film kur ishte 16 vjeç.

“Jam i prekur tani kur e kuptoj se unë dhe babai im kemi bërë mbi 150 filma në harkun kohor të 80 viteve”, tha Douglas. //a.i/

 

The post KINEMA – Michael Douglas nderohet me çmim në Festivalin e Filmit në Taormina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – Protestë kundër vendimit për tregun e lirë të energjisë

PRISHTINË, 11 qershor /ATSH/ Dhomat e tregtisë dhe industrisë kanë kërkuar shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë. Ato kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të bizneseve dhe qytetarëve në protestën që do të mbahet sot kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregun e lirë të energjisë – që hyri në fuqi më 1 qershor.

Protesta do të mbahet sot nga ora 11:00 deri në 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, u bë e ditur të martën, më 10 qershor në një konferencë për media.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se kjo është një nxjerrje e dhunshme e 1 300 bizneseve në tregun e lirë. “I ftojmë të gjithë ata që preken që të bashkëngjiten për të mirën e vendit, për të mirën e konsumatorëve pasi në fund qytetarët do të paguajnë rritjen e çmimit. Ftojmë ZRRE-në të reflektojë, asnjë biznes nuk është kundër, ne e kemi një kërkesë të vetme të ketë një kohë tranzicioni që bizneset të përgatiten dhe të ketë më shumë oferta dhe më shumë mundësi se ka sot”, tha ai.

“Shpresojmë të ketë reflektim na Qeveria e Kosovës. KEK është i vetëdijshëm që 60 ditë është i obliguar të furnizojë me energji, por pas 60 ditëve i mbaron obligimi. 143 mijë familje janë në pikëpyetje, biznesi është në krizën më të madhe sot”, shtoi ai më 10 qershor.

Kryetari i bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi tha se nga 1300 biznese, vetëm tri kanë arritur marrëveshje me KEK-un.

“Mbi 99 për qind e bizneseve nuk kane arritur marrëveshje sepse nuk janë të kënaqur dhe i dinë pasojat e kësaj marrëveshjeje… Ne ftojmë qytetarët të cilët do të jenë të afektuar më së shumti, punëtorët dhe bizneset që nesër të gjithë të dalin në shesh dhe të protestojnë për këtë veprim të shpejtë. Të gjitha bizneset planifikimet i kanë bërë për këtë vit dhe nuk i kanë llogaritur se do të ketë rritje të çmimit se as nuk e dinë se çfarë çmimi do të marrin në fund të çdo muaji për shkak se do jetë një çmim tregu dhe është i paparashikueshëm dhe çmimet pastaj do të hipin në qiell dhe dëmet do të jenë të mëdha”, tha Krasniqi.

Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë pakënaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Protestë kundër vendimit për tregun e lirë të energjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nicole Scherzinger fiton çmimin Tony për “Sunset Boulevard”

By: user 10
9 June 2025 at 18:10

Nicole Scherzinger, ish-këngëtarja e The Pussycat Dolls, triumfoi në Çmimet Tony 2025 duke fituar çmimin Aktorja më e Mirë në Rol Kryesor në një Musical, për interpretimin e saj si Norma Desmond në rikthimin modern të “Sunset Boulevard”.

Çmimi iu dorëzua nga vetë Oprah Winfrey, në një moment historik për karrierën e saj.

“Gjithmonë jam ndjerë sikur nuk i përkisja,” tha Scherzinger me lot në sy gjatë fjalimit të pranimit. “Por ju më keni bërë të ndihem sikur i përkas dhe, më në fund, jam kthyer në shtëpi.”

Ky ishte çmimi i saj i parë Tony, por jo i pari vlerësim për rolin e Normës – ajo fitoi më parë edhe Laurence Olivier Award 2024 në Londër për të njëjtin rol.

Pavarësisht suksesit ndërkombëtar si pjesë e grupit The Pussycat Dolls (2003–2010), Scherzinger gjithmonë ka ëndërruar për skenën e Broadway-t. Në një video të ndarë në Instagram në dhjetor, ajo shfaqej në zonën e teatrove në Nju Jork që në vitin 2008, duke thënë:

“Mendoja se do të isha në atë anë të rrugës, jo në këtë. Por një ditë do të kthehem në shtëpi.”

Dhe ashtu ndodhi. Në maj 2025, pas nominimit të saj të parë për Tony, ajo tha për “TODAY”:

“Jam e mbushur me mirënjohje. Mos u dorëzoni kurrë, sepse nuk e dini kur do të vijë momenti juaj.”

Roli i Norma Desmond, një ish-yll i filmave pa zë që ëndërron të kthehet në skenë, përputhet në mënyrë prekëse me historinë personale të Scherzinger. Ajo tha:

“Siç thotë Norma: ‘Do të rikthehem aty ku kam lindur të jem. Ky rol më lejoi të ndaj gjithë shpirtin tim me botën.”

Rikthimi i “Sunset Boulevard” kryesoi këtë vit me 7 nominime, duke lënë gjurmë në skenën e Broadway-t. Në këtë kategori konkurruan emra të mëdhenj si Audra McDonald (“Gypsy”), Jennifer Simard dhe Megan Hilty (“Death Becomes Her”), si dhe Jasmine Amy Rogers (“BOOP! The Betty Boop Musical”).

 

The post Nicole Scherzinger fiton çmimin Tony për “Sunset Boulevard” appeared first on Lapsi.al.

KINEMA – Kim Novak merr ”Luanin e artë” për Karrierën

ROMË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – ”Luani i artë” për Karrierën në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia, nga 27 gushti deri më 6 shtator 2025, i është dhënë aktores legjendare amerikane Kim Novak.

Vendimi për aktoren e ”Vertigo”, ”Picnic” apo ”The Paradise Witch” u mor nga Bordi i Drejtorëve të Bienales, i cili mbështeti propozimin e drejtorit artistik të Festivalit, Alberto Barbera.

“Jam shumë, shumë e prekur që marr çmimin prestigjioz ‘Luani i artë’ nga një festival filmi kaq i respektuar. Të njihem për të gjithë punën time në këtë kohë të jetës sime është një ëndërr e bërë realitet”, komentoi aktorja 92-vjeçare.

”Kim Novak, e cila u ngrit në rolin e divës pa e pasur ndërmend, ishte një nga protagonistet më të dashura të një sezoni të tërë të kinemasë hollivudiane, që nga debutimi i saj i rastësishëm në mesin e viteve ’50 deri në largimin e saj të parakohshëm dhe vullnetar nga Los Anxhelesi, jo shumë kohë më pas”, deklaroi Barbera.

E pavarur dhe jokonformiste, ajo krijoi kompaninë e saj të prodhimit dhe hyri në grevë për të rinegociuar një pagë shumë më të ulët se ajo e partnerëve të saj meshkuj.

Bukuria e saj e ekzagjeruar, aftësia e saj për t’u dhënë jetë personazheve naivë dhe diskretë, por edhe sensualë dhe të torturuar, shikimi i saj joshës dhe ndonjëherë i dhimbshëm, u vlerësua nga disa prej regjisorëve më të mëdhenj amerikanë të momentit, nga Billy Wilder te Otto Preminger dhe nga Robert Aldrich te George Sidney, me të cilët krijoi disa komedi romantike të paharrueshme si ”The Nightmare Before Christmas”, ”The Witchcare in Paradise” apo ”The Two Strangers”.

Por, imazhi i saj do të mbetet përgjithmonë i lidhur me personazhin e dyfishtë të Vertigos së Hitchcock-ut, i cili u bë roli i jetës.

“Do ta çmoj çdo moment të kaluar në Venecia. Do ta mbush zemrën time me gëzim”, komentoi Kim Novak pasi pranoi propozimin./  a.jor.

The post KINEMA – Kim Novak merr ”Luanin e artë” për Karrierën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmimet në rritje për produktet e bulmetit dhe të mishit!

9 June 2025 at 12:38

Çmimet e produkteve me origjinë shtazore po rriten ndjeshëm, duke rënduar gjithnjë e më shumë buxhetin e qytetarëve shqiptarë. Krahasuar me vitin 2013, një kilogram djathë lope kushton sot 133% më shumë, djathi i deles është shtrenjtuar me 136%, ndërsa çmimi i gjalpit të freskët është dyfishuar, me një rritje prej 100%.

“Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekë\kg, ndërsa sot kushton 700 lekë\kg. Djathi i deles ka qenë 550lekë\kg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekë\kg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekë\kg, tani kushton 1100 lekë\kg”-, shprehet Artan Hazizaj, tregtar.

Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg, ai ka pësuar ndryshimin më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.
“Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekë\kg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekë\kg, por sot kushton 800 lekë kg”-, shton më tej tregtari.

Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.
“Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat mund të gjesh vetëm një viç”-, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.

Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT, në këtë 10 vjeçar të fundit numri i lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar. Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.

The post Çmimet në rritje për produktet e bulmetit dhe të mishit! appeared first on Sot News | Lajme.

Elbasan/ Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

By: Oldi
30 May 2025 at 16:15

Një 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy 14-vjeçarë në Elbasan. Dyshohet se adoleshentët kanë ngacmuar vajzën dhe e kanë filmuar. Videot më pas i kanë publikuar në rrjetet sociale. Ndaj të miturve nisi një hetim nga Prokuroria e Elbasanit, që vijon hetimet për rastin e rëndë.

The post Elbasan/ Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen: Moment historik për Evropë më të fortë dhe më të pavarur

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mori sot çmimin ndërkombëtar ”Karli i Madh” në Aachen, Gjermani.

Pas vlerësimit me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në Aachen, një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Presidentja Von der Leyen u shpreh se “ky është një moment historik dhe nuk duhet ta lëmë të kalojë pa vepruar, por duhet të përballemi me këtë sfidë për Ukrainën, për Ballkanin Perëndimor”.

“Jam shumë e lumtur që mirëpres këtu Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Kjo është një shenjë gjithashtu për Republikën e Moldavisë dhe, shpresoj, edhe për Gjeorgjinë, për të gjithë ata që kanë vendosur në favor të një të ardhmeje të lirë dhe paqësore në Bashkimin tonë, për një Evropë më të fortë dhe më të pavarur”, tha Von der Leyen.

Më poshtë fjala e plotë e Von der Leyen mbajtur në këtë ceremoni:

“Ky çmim, ky qytet, janë simbol i një Europe të bashkuar. Ka kaq shumë gjëra që dëshmojnë për kulturën dhe historinë tonë, për bukurinë e jashtëzakonshme të Europës dhe për luftërat tona tragjike, për rilindjet tona të shumta dhe për ringjalljen tonë nga hiri pas dy luftërave botërore të tmerrshme.

Mrekullia e Europës – ribashkimi i fatit dhe historisë së popujve është e shkruar në këtë qytet.

Kushdo që sheh Palatine Chapel ndjen se kjo forcë është mbledhur pikërisht këtu. Çfarë vendi. Çfarë force. Katedralja është një dëshmi e jashtëzakonshme e rilindjes shpirtërore, kulturore dhe politike të Europës, e nxitur nga vizioni i Karlit të Madh.

Ideja e tij për Evropën ishte të krijonte një hapësirë, ku shkenca dhe kultura, arsimi dhe sundimi i ligjit mund të zhvilloheshin, një vend ku njerëzit përpiqen për dije dhe vlera të përbashkëta. Ai ishte i bindur se e ardhmja e Europës ndërtohej mbi të kaluarën e saj,  ashtu si Kapela (kishëza) e frymëzuar nga arti bizantin, romak dhe klasik, por e formësuar për një epokë të re. Ashtu siç edhe e ardhmja jonë do të mbështetet gjithmonë mbi të kaluarën – mbi kulturën dhe dijen, historinë dhe vlerat.

Po, ky është një moment historik dhe nuk duhet ta lëmë të kalojë pa vepruar. Duhet të përballemi me këtë sfidë për Ukrainën, për Ballkanin Perëndimor.

Jam shumë e lumtur që mirëpres këtu Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Kjo është një shenjë gjithashtu për Republikën e Moldavisë dhe, shpresoj, edhe për Gjeorgjinë, për të gjithë ata që kanë vendosur në favor të një të ardhmeje të lirë dhe paqësore në Bashkimin tonë, për një Evropë më të fortë dhe më të pavarur.

Shkëlqesitë tuaja, zonja dhe zotërinj, detyra e katërt qëndron në themel të tri detyrave të tjera. Është detyra për të rinovuar dhe forcuar demokracinë tonë. Të gjithë e dimë që demokracitë janë nën sulm nga armiq të jashtëm që veprojnë me forca të bashkuara, por edhe nga përpjekje të brendshme për t’i dëmtuar. Duhet t’u kundërvihemi këtyre tendencave me gjithë energjinë tonë”.

/m.m/j.p/

The post Von der Leyen: Moment historik për Evropë më të fortë dhe më të pavarur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Von der Leyen fiton çmim të lartë për promovimin e vlerave evropiane

29 May 2025 at 16:13

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka fituar Çmimin e Karlit të Madh të këtij viti, çmimin më të lartë të kontinentit për ata që promovojnë vlerat evropiane.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Aachen të martën, shefi ekzekutiv i BE-së përshkroi prioritetet për Evropën gjatë viteve të ardhshme, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të paqes përmes mbrojtjes, avancimit të zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së demokracisë, duke përforcuar njëkohësisht qëndrueshmërinë e Evropës.

“Të dashur miq, një Evropë e pavarur. E di që për disa ky është një mesazh i pakëndshëm për t’u dëgjuar. Por në thelb, kjo ka të bëjë me lirinë tonë”, tha von der Leyen në fjalimin e saj të pranimit të çmimit.

“Siç e kanë ditur prej kohësh popujt e Evropës Qendrore dhe Lindore, liria personale është e mundur vetëm kur ka pavarësi kolektive”, shtoi ajo.

Në ceremoni morën pjesë disa krerë shtetesh dhe ish-laureatë, përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz, mbretin Felipe VI të Spanjës, kryeministrin e Maltës Robert Abela dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Midis politikanëve të zgjedhur të pranishëm, vetëm Merz mori fjalën gjatë ceremonisë.

Duke folur për çështjet më urgjente gjeopolitike me të cilat përballet kontinenti evropian, Merz deklaroi se Gjermania është “e gatshme dhe e përgatitur të bëjë pjesën e saj”, në koordinim të ngushtë me vendet e tjera evropiane, për të adresuar sfidat që kanë përpara.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën me gjithçka që kemi, ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht. Vetëm dje, unë dhe Presidenti Zelenskyy e përforcuam këtë angazhim në Berlin”, shtoi ai.

Ai theksoi më tej se Evropa u themelua për t’u shërbyer popujve të saj dhe se brezi i tij, i pari që u rrit në një Evropë lirie, paqeje dhe prosperiteti, e trashëgoi këtë trashëgimi nga etërit themelues, duke nënvizuar një përgjegjësi të përbashkët për të mbështetur dhe mbrojtur këto vlera për të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Von der Leyen fiton çmim të lartë për promovimin e vlerave evropiane appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Leyen merr çmimin ”Karli i Madh”: Evropa është jeta ime

AACHEN (Gjermani), 29 maj /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mori sot çmimin ndërkombëtar ”Karli i Madh” në qytetin gjerman të Aachenit.

”Kryetarja e Komisionit Evropian po nderohet sepse ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e Evropës të bashkuar, elastike dhe të aftë për veprim”, thuhet në një deklaratë nga organi që jep çmimin.

“Evropa është jeta ime. Dhe është nderi më i madh i jetës sime të jem këtu sot, para të gjithëve ju”, deklaroi Der Leyen.

”Çmimi shquhet si simbol i një Evrope të bashkuar. Aacheni ka shumë për të treguar për kulturën dhe historinë tonë. Për bukurinë e jashtëzakonshme të Evropës dhe luftërat tona tragjike. Për rilindjet tona të shumta dhe ringjalljen tonë nga hiri”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj hapëse pasi mori çmimin e famshëm.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në bashkinë e Aachenit, një qytet i lashtë në kufirin me Belgjikën dhe Holandën dhe i lidhur me perandorin evropian të shekullit XVIII Karli i Madh.

Folësit përfshinë kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe mbretin Felipe VI të Spanjës.

Midis 700 të ftuarve të nderit ishin ish-laureatë, si ish-kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker.

Çmimi ”Karli i Madh” është dhënë nga qytetarët e Aachenit për 75 vjet për shërbime ndaj Evropës dhe unitetit evropian.

Midis laureatëve janë shumë politikanë si ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, kancelarja gjermane, Angela Merkel ose ish-presidenti amerikan, Bill Clinton si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane dhe i ndjeri papa Françesku.

Në vitin 2023, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe populli ukrainas u nderuan me këtë çmim.

Çmimi përbëhet nga një certifikatë dhe një medalje ari.

Çmimi mban emrin e Karlit të Madh, perandoria frankiste e të cilit shtrihej në pjesë të mëdha të Evropës në Mesjetën e hershme dhe për këtë arsye nganjëherë ai quhet edhe Ati i Evropës./  a.jor.

The post FOKUS – Leyen merr çmimin ”Karli i Madh”: Evropa është jeta ime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Janet Jackson nderohet me çmimin “ICON Award” në AMA 2025

By: user 10
27 May 2025 at 15:24

Janet Jackson u nderua me Çmimin e Ikonës në Çmimet Muzikore Amerikane 2025 pas performancës së saj në televizion për herë të parë pas shtatë vjetësh.

Ajo doli në skenë në Fontainebleau në Las Vegas dhe performoi disa këngë para se të merrte çmimin special të natës.

“Jam shumë, shumë e nderuar. Jam shumë mirënjohëse. Nuk e them këtë si mungesë respekti, por unë nuk e konsideroj veten një ikonë”, nisi fjalimin artistja.

Ajo vazhdoi: “Familja ime, unë, ëndrra jonë nuk ishte kurrë të bëheshim të famshëm. Nuk jemi rritur në këtë mënyrë. Gjithmonë kemi pasur një dashuri të veçantë për muzikën, vallëzimin, këngën — dhe fama erdhi si rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit.

Historia ime, historia e familjes sime është vërtet një histori amerikane. Kjo mund të kishte ndodhur vetëm në Amerikë.”

Më pas, Jackson tha se shpreson që ka qenë një frymëzim për artistët e tjerë që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të kenë sukses.

Pasi falënderoi ekipin e saj dhe fansat, fituesja e 11 çmimeve AMA shprehu mirënjohjen e saj.

“Dua ta falënderoj AMA-n për këtë nder, për të cilin jam përulësisht mirënjohëse — dhe së fundmi, dua të them: mbajeni Zotin në çdo pjesë të jetës suaj, sepse aty dëshiron të jetë. Ju dua shumë”, përfundoi Jackson.

 

Çmimi ICON i AMA i jepet një artisti “muzika e të cilit ka pasur një ndikim të pamohueshëm kulturor dhe global mbi industrinë muzikore.”

Në të kaluarën, ky çmim i është dhënë Rihanna-s në vitin 2013 dhe Lionel Richie-t në vitin 2022.

Performanca e Janet në AMA 2025 shënoi daljen e saj të parë të drejtpërdrejtë në televizion që nga viti 2018.

Javën e kaluar, këngëtarja e “All for You” gjithashtu u rikthye në Resorts World për rezidencën e saj në Las Vegas, JANET JACKSON: LAS VEGAS. Ajo do të mbajë gjashtë shfaqje nga 21 deri më 31 maj.

The post Janet Jackson nderohet me çmimin “ICON Award” në AMA 2025 appeared first on Lapsi.al.

Rama: Mbrojmë pavarësinë e drejtësisë me çdo kosto edhe mbi trupin tonë

By: user 5
26 May 2025 at 19:19

Edi Rama ka përcjellë një mesazh në lidhje me qasjen e mazhorancës ndaj drejtësisë dhe sfidave të mandatit të katërt, duke e përshkruar këtë fazë si një kapitull të ri dhe më të thelluar të përgjegjësisë politike dhe morale.

Rama: E para të udhëheqim me forcën e shembullit duke qenë sa më të drejtë ne në vendimet dhe qëndrimet tona dhe e dyta të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke filluar nga SPAK, që ne do ta mbështesim pa asnjë ekuivok. Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd është e vetmja rrugë. Ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë.

Mandati i katërt na ka futur në një fazë të re të ekzistencës sonë si partia më e madhe e shqiptarëve, ku nuk mjafton më fare që të jemi më të mirë se të tjerët, aq më tepër që të tjerët janë mysybet. Tani duhet të jemi më të mirë se vetja që të nxjerrim më të mirën nga vetja dhe të kërkojmë më të mirën tek njëri tjetri.

Arsye për të nxjerrë nga tjetri më të keqen mund të gjesh përditë me çdo qenie njerëzore, sepse s’ka qenie njerëzore perfektë. Ndërsa të gjesh arsye për të nxjerrë të mirën nga tjetri është ca më e vështirë.

Ky është mandati i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, edhe te atyre prindërve që më 11 maj u hodhën me kokë në kënetë.

The post Rama: Mbrojmë pavarësinë e drejtësisë me çdo kosto edhe mbi trupin tonë appeared first on Lapsi.al.

Pas akuzave, Kevin Spacey nderohet me çmim jete në Cannes

By: user 10
21 May 2025 at 21:00

Kevin Spacey u rikthye në qendër të vëmendjes duke marrë një çmim për arritje në jetë gjatë një eventi në Cannes, Francë, të martën më 20 maj.

Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar  u largua nga seriali House of Cards në vitin 2017 pas akuzave për ngacmim seksual, të cilat ai i ka mohuar. Që atëherë, Spacey është shpallur i pafajshëm për akuzat për abuzim seksual në Nju Jork në vitin 2022 dhe për pretendimet për sulm seksual në një çështje në Londër në vitin 2023.

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Better World Fund, e cila nuk është pjesë zyrtare e Festivalit të Filmit në Cannes, Spacey mbajti një fjalim prej gati 10 minutash. Sipas Variety, ai tha:

“Kam dalë nga këto vite sfiduese jo i zemëruar, jo me inat, por më i pranishëm, më dashamirës, më mirëkuptues dhe më falës se kurrë më parë në jetën time.”

Ai gjithashtu përmendi rrezikun që organizatorët morën duke e nderuar: Kush do të kishte menduar se të nderosh dikë që është shpallur i pafajshëm në çdo sallë gjyqi ku ka hyrë, do të konsiderohej një veprim i guximshëm?”

Para marrjes së çmimit, sipas agjencisë AFP, Spacey u shpreh për gazetarët: “Ndjej shumë dashuri dhe përkrahje. Kam dëgjuar nga shumë miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë që nga momenti kur u njoftua ky çmim. Është ndjenjë e mirë të rikthehesh.”

Ai është aktualisht i lidhur me projektin e ri thriller The Awakening, i cili është në kërkim të distributorëve gjatë Festivalit të Filmit në Cannes. “Jam i lumtur që po punoj sërish, do ta them sinqerisht,” tha ai.

 

The post Pas akuzave, Kevin Spacey nderohet me çmim jete në Cannes appeared first on Lapsi.al.

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

9 May 2025 at 07:55

Kafeja, zakoni i preferuar i Shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë të çmimeve. Të dhënat mbi inflacionin treguan se çmimi i kafesë dhe kakaos pësoi rritje vjetore me 4.7 për qind në prill. Ky ishte niveli më i lartë i rritjes që nga shkurti i vitit 2022.

Çmimet e kafesë kanë pësuar rritje më të fortë në zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku një filxhan kafe ka kaluar të 120 lekë, ndërsa në periferi çmimi mesatar ka arritur në 80-100 lekë muajin e fundit nga 70 lekë që ishin në fillim të vitit. Arsyeja kryesore lidhet me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër rritja e konsumit nga turistët.

Çmimet e kafesë janë rritur më shpejtësi në tregjet globale sidomos vitin e fundit prej uljes së prodhimit në Brazil. Gjithashtu rritja e kostove të transportit pas pandemisë ndikoi negativisht çmimet me pakicë në Shqipëri. Situata u përkeqësua më tej gjatë 2024 kur furnizimet nga Afrika Perëndimore u tkurrën për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe sëmundjes që përfshinë bimët e kafesë dhe kakaos. Efekti i çmimeve të larta po reflektohet me ngadalë në tregjet shqiptare me pakicë.

Në vitet 2016-2019 pati rënie të çmimeve të kafesë më pakicë në vendin tonë me rreth 1,5% për shkak të tepricës së prodhimit botëror, si dhe konkurrencës së madhe në tregun vendas. Gjatë 2020-2021 çmimet nisën të rriten nga problemet logjistike që krijoi pandemia me transportin dhe zinxhirët e furnizimit. Një kilogram kafe u importua në mars 2025 me 693 lekë kilogrami me rritje 19% nga marsi 2024 ku një kilogram kafe u importua me çmim 582 lekë. Me herët në janar Shoqata e Bareve dhe Restoranteve referoi se baret janë vënë në vështirësi që nga viti i vitin e kaluar për shkak se çmimet e kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit. Shoqata lajmëroi të çmimeve në pakicë në mars- prill me 10-30 lekë për një filxhan kafe.

Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit tek filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave. Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilëve nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë. Vitin e ardhshëm pritet të ketë stabilizim të çmimeve nga rritja e prodhimit të ri të kafes në Brazil dhe zgjerimi i sipërfaqeve të kakaos në Nigeri Kamerun, por rreziku i motit ekstrem mbetet i lartë./MONITOR

The post Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill appeared first on Sot News | Lajme.

Çmimi i rrymës për bizneset në Kosovë pritet të rritet deri në 30 për qind

PRISHTINË, 29 prill/ATSH/ Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Këto kompani aktualisht kanë shtuar përpjekjet për sigurimin e energjisë, në prag të nisjes së procesit të liberalizimit të tregut të energjisë.

Çfarë do të thotë liberalizimi i tregut të energjisë?

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2017, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Tashmë, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim që nga data 1 qershor të gjitha kompanitë e mëdha – konkretisht ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Sipas ZRRE-së, numri i tyre është mbi 1.000.

Aktualisht, këto biznese furnizohen nga Operatori për Furnizim me Energji (KESCO), si furnizuesi kryesor i licencuar për energji me çmime të rregulluara nga ZRRE-ja.

Ndërsa nga 1 qershori, kompanitë e mëdha duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre, me çmime të parregulluara, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.

Aktualisht, në tregun e lirë të Kosovës janë të licencuara 18 kompani që ofrojnë furnizim me energji elektrike, shumica prej të cilave janë nga Kosova, por ka edhe kompani nga rajoni.

Disa prej tyre kanë nisur negociatat me prodhues të energjisë në rajon për të siguruar kapacitetet e nevojshme për furnizimin e klientëve të rinj.

Ndërkohë, disa biznese, si Frutex në Suharekë, po kërkojnë kompani vendore për të negociuar çmimin për rrymën.

Bizneset përballë zgjedhjes së furnizuesve të rinj

Drilon Brahimi, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Tredint Group L.L.C, e cila u licencua për furnizim me energji elektrike në fund të vitit të kaluar, thotë se janë në fazën e hulumtimit të tregut për të siguruar çmime më të volitshme, por ende nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë me kompani prodhuese nga rajoni.

“Shumë kompani vendore, konkretisht ato prodhuese, kanë filluar të na dërgojnë profilin vjetor të konsumit energjetik dhe po kërkojnë informacione rreth çmimit. Ne jemi në fazën e përgatitjes së ofertave. Përgjigjja konkrete për secilën pritet t’iu dërgohet në fillim të majit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Brahimi thekson se çmimi për muajt e parë pritet të jetë deri në 30 për qind më i lartë se tarifat aktuale të energjisë.

Aktualisht, për konsumatorët e amvisërisë dhe ata komercialë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 13.29 centësh.

Nga 1 maji hyjnë në fuqi tarifat e reja, me një rritje prej 16.1 për qind, por ato nuk do të zbatohen për bizneset me mbi 50 punëtorë.

Rritjen prej 30 për qind për kompanitë e mëdha e paralajmëron edhe Diamant Dalladaku nga kompania Enerco LLC.

Edhe ai thotë se ende nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë me kompani të huaja dhe se janë në proces të hulumtimit të tregut.

“Liberalizimi i tregut të energjisë është një proces i ri dhe gjatë zbatimit po paraqiten sfida. Si problem në kohën e përgatitjes është mungesa e informacioneve për energjinë që shpenzojnë bizneset, të cilat po dalin në tregun e hapur”, thotë Dalladaku për Radion Evropa e Lirë.

Në raportin vjetor të ZRRE-së thuhet se vitin e kaluar mbi 5.400 gigavatë në orë (GWh) ka qenë sasia e përgjithshme e energjisë së shitur te të gjithë konsumatorët në Kosovë. Nga kjo sasi, 3.156 GWh apo 58.4 për qind janë shpenzuar nga konsumatorët familjarë, kurse pjesa tjetër, 2.041 apo mbi 37 për qind, është shpenzuar nga konsumatorët jofamiljarë dhe në këtë kategori përfshihen të gjitha bizneset.

Kompania për prodhimin e lëngjeve Frutex në Suharekë është një nga kompanitë që nga qershori do gjejë vetë kompaninë furnizuese për rrymë.

Pronari i saj, Shaqir Palushi, thotë se kanë dërguar kërkesë për takim në të gjitha kompanitë e licencuara për furnizim me energji, në mënyrë që të negociojnë për çmimin. Megjithatë, Palushi ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga to.

“Po pres në ditët në vazhdim… por, nuk besoj se ato janë të përgatitura për këtë proces, sidomos në kushtet e turbulencës që kanë mbizotëruar vitet e fundit lidhur me çmimet e energjisë elektrike”, thekson ai.

Palushi tregon se për një muaj shpenzon energji në vlerë deri në 40 mijë euro. Në rast të rritjes së çmimit për 30 për qind, për sasinë e njëjtë të shpenzuar ai do të paguante mbi 52 mijë euro.

“Sigurisht se kjo do të rrisë shpenzimet operative, por ne do të bëjmë përpjekje që fillimisht të ketë ndikim në uljen e profitit të kompanisë dhe jo të rrisim çmimet”, thotë ai.

Odat ekonomike në Kosovë kanë kërkuar shtyrjen e këtij vendimi, pasi sipas tyre, edhe pse kompanitë janë të licencuara, shumica prej tyre nuk kanë pasur klientë fundorë dhe kanë ekzistuar vetëm “në letër”, pa veprimtari reale tregtare.

Ky tranzicion, sipas tyre, do të destabilizojë furnizimin dhe do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Për këtë arsye, më 21 mars, Oda Ekonomike e Kosovës kërkoi nga Avokati i Popullit që të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojë pezullimin e vendimit për të paktën një vit.

Avokati i Popullit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se e ka pranuar ankesën e Odës Ekonomike të Kosovës dhe është duke e shqyrtuar.

“Për Avokatin e Popullit kjo është një situatë komplekse për faktin se këto zhvillime janë bërë në kohën kur institucionet kryesore janë në krijim e sipër”, thuhet në përgjigje, ku shtohet se shtrenjtimi i tarifave të rrymës do të ketë pasoja në të drejtat socio-ekonomike për qytetarët.

Megjithatë, ZRRE-ja përsëriti se kapacitetet ekzistuese janë të mjaftueshme për t’i furnizuar bizneset me energji pas liberalizimit të tregut.

“Shumica e furnizuesve janë duke bërë përgatitjet e nevojshme teknike dhe administrative për të qenë funksionalë në treg”, thuhet në një përgjigje që ZRRE-ja i dërgoi Radios Evropa e Lirë.

ZRRE-ja thotë se është duke zhvilluar takime të rregullta dhe informuese me të gjithë furnizuesit e licencuar me qëllim që të informohen në mënyrë sa më të qartë rreth hapave dhe mundësive që ofron liberalizimi i tregut. /rel/

The post Çmimi i rrymës për bizneset në Kosovë pritet të rritet deri në 30 për qind appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kriza/ Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte të tjera

28 April 2025 at 11:53

Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë paralajmëruar shtrenjtim që nga 1 maji. Një bukë shitet 80 centë në një nga furrat e Prishtinës, ndërsa para dy javësh kushtonte 60 centë. Kurse, një lokal në kryeqytet bën të ditur se nga fillimi i muajit maj, një kafe do të kushtojë 50 centë më shtrenjtë.

Përditësimi i çmimeve nga bizneset po bënë që qytetarët të ankohen. Ata thonë se krahasuar me të ardhurat e tyre, çmimet po bëhen të pa përballueshme. Në anën tjetër, shoqata e bizneseve thotë se kjo qasje rrjedh nga pasojat e shtrenjtimit të energjisë elektrike, që i detyron ato të rrisin çmimet. Përveç në furra e lokale, qytetarët thonë se ngritje të çmimeve kanë vërejtur edhe nëpër markete. Krahasuar me standardin e jetesës në Kosovë, çmimet janë të larta.

The post Kriza/ Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte të tjera appeared first on Sot News | Lajme.

KINEMA – Hollivudi i përulet Coppolas, AFI i jep çmimin e Karrierës

LOS ANXHELES, 28 prill /ATSH/ – Yjet e kinemasë, Steven Spielberg, George Lucas, Martin Scorsese, Robert De Niro, Al Pacino, Dustin Hoffman, Harrison Ford u mblodhën në Hollivud për t’i dhënë Çmimin e Karrierës dekanit të kinemasë ndërkombëtare një tjetër ylli, i cili quhet Francis Ford Coppola, sipas rtl1025.

Regjisori 86-vjeçar i klasikëve si “The Godfather” dhe “Apocalypse Now” është përshëndetur me homazhe nga legjenda të tjera të filmit, të cilët e kanë lavdëruar atë për sfidën ndaj sistemit dhe ripërcaktimin e mënyrës se si rrëfehen historitë.

”Francisi është heroi im”, tha troç Lucas, i cili e shoqëroi në shesh xhirimin e filmit ”Finian’s Rainbow” në vitin 1968.

“Kur isha 22 vjeç, ai më mësoi të mos kisha frikë të hidhesha nga një shkëmb. Jetova sipas këtij mësimi për pjesën tjetër të jetës sime, edhe nëse nuk arrita kurrë në nivelin e tij”, tha krijuesi i “Star Wars”, i cili me Coppolan më vonë themeloi kompaninë e prodhimit ”American Zoetrope” në San Francisko, e cila nga viti 1980 deri në vitin 1990 fitoi 15 çmime Oscar dhe 68 nominime.

Spielberg, i cili e takoi për herë të parë në vitin 1967, e quajti filmin “The Godfather“ filmin më të madh amerikan ndonjëherë.

Çmimi iu dha nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI), shkolla prestigjioze e filmit, e vendosur në shpatet e kodrave të Hollivudit, i cili çdo vit harton një listë të filmave më të mirë të bërë ndonjëherë dhe organizon festivalin më të rëndësishëm në Los Anxheles.

Të shtunën në mbrëmje, ceremonia u mbajt në teatrin ”Dolby”, kinemaja ku jepen çmimet Oscar, dhe për këtë rast, Hollywood Boulevard u vesh përsëri sipas dëshirës, ​​me një qilim të gjatë të kuq dhe radhë kamerash e fotografësh.

Përpara audiencës së veteranëve dhe të sapoardhurve në kinema, Coppola u prek shumë.

“Tani e kuptoj se ky vend që më krijoi, shtëpia ime, nuk është aspak një vend, por ju, miqtë, kolegët, mësuesit, shokët e lojës, familja, fqinjët, të gjitha këto fytyra të mrekullueshme që më mirëprisni”, tha regjisori, njëherësh patriarku i një dinastie të frytshme kineastësh./  a.jor.

The post KINEMA – Hollivudi i përulet Coppolas, AFI i jep çmimin e Karrierës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌