Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosova, 15 vite nga fitorja/ Gjykata Ndërkombëtare konfirmoi shpalljen e pavarësisë

By: D Marku
22 July 2025 at 15:29

15 vite më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke hedhur poshtë pretendimin e Serbisë.

“Miratimi i deklaratës së pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur as të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme, as Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe as kuadrin kushtetues. Për rrjedhojë, miratimi i asaj deklarate nuk ka shkelur asnjë normë të zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare”, -u shpreh gjykata, duke e shënuar këtë moment ne histori. –deklaroj 15 vite me pare gjykata.

Kryetari i atëhershëm i GJND-së, Hisashi Ovada, kujtoi se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për adoptimin e deklaratave të pavarësisë dhe rrjedhimisht, pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

Dhjetë gjykatës votuan në favor të këtij vendimi, ndërsa katër prej tyre kundër.

Ky vendim vendimi historik i GJND-së u përshëndet gjerësisht si një fitore e të drejtës dhe vullnetit demokratik të qytetarëve të Kosovës.

Ai hoqi dilemat ligjore mbi legjitimitetin e pavarësisë dhe ndihmoi Kosovën në rrugën e saj drejt afirmimit ndërkombëtar.

Liderët e partive politike ne Kosove e përshëndetën këtë moment.

Haradinaj shkruan në Facebook se “Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica ndër breza. Por Kosova ka qëndruar falë përkushtimit të popullit të saj për liri, drejtësi dhe demokraci”, ndërsa Abdixhiku kujton rolin e LDK-ja për kontributin në procesin e vendimit të GjND-së.

Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar vendimin e GjND-së për pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë një akt të vulosjes së pavarësisë së vendit.

The post Kosova, 15 vite nga fitorja/ Gjykata Ndërkombëtare konfirmoi shpalljen e pavarësisë appeared first on Albeu.com.

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

By: armand
4 July 2025 at 20:46

Më 4 korrik, amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë së vendit të tyre në mënyra të ndryshme, nga ndjekja e shfaqjeve të fishekzjarrëve deri te parakalimi i kafshëve të tyre, si edhe shfaqja e makinave klasike. Festimet përkujtojnë miratimin e 4 korrikut 1776 të Deklaratës së Pavarësisë në një takim të Kongresit të Dytë Kontinental në […]

The post Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë appeared first on BoldNews.al.

Pavarësia e Kosovës, Vuçiç paralajmëron surpriza nga dy shtete

By: user 5
13 June 2025 at 20:15

Në Pragë, ku po merr pjesë në punimet e forumit të lartë GLOBSEC, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të hzvillojë edhe një bisedë me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen.

Vuçic e la të qartë në deklaratën për mediat se do t’i ankohet Sorensen për gjithçka, në lidhje me Kosovën.

“Do i tregoj gjithçka që institucionet në Prishtinë po bëjnë kundër serbëve në të gjitha pjesët, veçanërisht në veri të Kosovës dhe Metohisë. Do të flas për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, por e di që pavarësisht se çfarë më përgjigjen, nëse për 12 vjet nuk kanë bërë asgjë për ta detyruar Prishtinën të respektojë atë që ka nënshkruar, nuk besoj se do të ndodhë diçka në të ardhmen”, tha Vuçiç në konferencën për shtyp në Pragë.

Vuçiç më tej hodhi pretendimin se në vijim do të kemi një vendim shokues në lidhje me njohjen e Kosovës nga dy vende.

“Kjo forcon një nga pozicionet tona të tjera, që është vendosmëria për të vazhduar punën për të ruajtur integritetin tonë territorial në luftën kundër kundërshtarëve të fuqishëm si Turqia dhe disa vendeve të tjera që po punojnë me shkathtësi për të njohur pavarësinë e Kosovës, por së shpejti do të kemi surpriza nga dy pjesë të ndryshme të botës për partnerët tanë që po luftojnë për njohje”, theksoi ai.

The post Pavarësia e Kosovës, Vuçiç paralajmëron surpriza nga dy shtete appeared first on Lapsi.al.

Rama: Mbrojmë pavarësinë e drejtësisë me çdo kosto edhe mbi trupin tonë

By: user 5
26 May 2025 at 19:19

Edi Rama ka përcjellë një mesazh në lidhje me qasjen e mazhorancës ndaj drejtësisë dhe sfidave të mandatit të katërt, duke e përshkruar këtë fazë si një kapitull të ri dhe më të thelluar të përgjegjësisë politike dhe morale.

Rama: E para të udhëheqim me forcën e shembullit duke qenë sa më të drejtë ne në vendimet dhe qëndrimet tona dhe e dyta të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke filluar nga SPAK, që ne do ta mbështesim pa asnjë ekuivok. Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd është e vetmja rrugë. Ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë.

Mandati i katërt na ka futur në një fazë të re të ekzistencës sonë si partia më e madhe e shqiptarëve, ku nuk mjafton më fare që të jemi më të mirë se të tjerët, aq më tepër që të tjerët janë mysybet. Tani duhet të jemi më të mirë se vetja që të nxjerrim më të mirën nga vetja dhe të kërkojmë më të mirën tek njëri tjetri.

Arsye për të nxjerrë nga tjetri më të keqen mund të gjesh përditë me çdo qenie njerëzore, sepse s’ka qenie njerëzore perfektë. Ndërsa të gjesh arsye për të nxjerrë të mirën nga tjetri është ca më e vështirë.

Ky është mandati i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, edhe te atyre prindërve që më 11 maj u hodhën me kokë në kënetë.

The post Rama: Mbrojmë pavarësinë e drejtësisë me çdo kosto edhe mbi trupin tonë appeared first on Lapsi.al.

Sudani njeh pavarësinë e Kosovës

By: Ardit
12 April 2025 at 19:56

Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike. “Ky është fillimi i një partneriteti madhështor”, shkroi Osmani. Njohja nga Sudani është e dyta për brenda […]

The post Sudani njeh pavarësinë e Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Pse ka rëndësi njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia?

By: xhir jeta
29 March 2025 at 13:54

Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Liderët e dy vendeve shfaqën shpresa dhe shqetësime për ndikimin e mundshëm, të cilin eksperti Gëzim Visoka e cilëson si një “pikë kthese”.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësinë e saj. Por, shumë të tjera, si në kontinentin afrikan, ende refuzojnë ta bëjnë këtë, për shkak të shqetësimeve për lëvizjet separatiste brenda shteteve të tyre.

Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent.

Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.

Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës. Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.

Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.

Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.

Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta“, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.

“Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.

Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?

Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi. Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit.

Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.

“Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X.

Deri më tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Por, në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore.

Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto. Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit.

Për shembull, më 28 Mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile.

Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete?

Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja.

Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”.

Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka.

Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”.

Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”./REL

Arrestimi i Veliajt dhe pavarësia e SPAK-ut

24 February 2025 at 17:51

Nga Fatos Lubonja Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi, fronti i mbështetësive të SPAK-ut ka qenë mjaft i gjerë dhe i bashkuar në deklarimin e pavarësisë së tij. Aty kanë bërë pjesë: ata që e mburrnin SPAK-un në funksion të interesave të projektit makiavelik të […]

The post Arrestimi i Veliajt dhe pavarësia e SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

Rama i shkruan Kurtit, e uron për pavarësinë e Kosovës

19 February 2025 at 11:57

PRISHTINË, 19 shkurt/ATSH/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryeministrit Rama.

Në urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti, e përmes tij të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama thekson vullnetin e tij dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm.

/Kosovapress/

The post Rama i shkruan Kurtit, e uron për pavarësinë e Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festimet për 17 vjetorin e pavarësisë, Mehmeti: Mungesa e lidershipit shqiptar nuk është shenjë e mirë

By: E.K
17 February 2025 at 19:19

Në një lidhje skype nga Kosova, gazetari Faton Mehmeti është shprehur për FaxNews se ky 17 vjetor i ke pavaresise e ka gjetur Kosovën pa një qeveri të re. Sipas tij për momentin ndërkombëtarët si faktor të qëndrueshëm shikojnë vetëm presidenten Vjosa Osmani. “Ky 17 vjetor e ka gjetur vendin në mes të thashethemeve për […]

The post Festimet për 17 vjetorin e pavarësisë, Mehmeti: Mungesa e lidershipit shqiptar nuk është shenjë e mirë appeared first on FaxWeb.

Konjufca: Pavarësia e Kosovës u arrit me mund dhe sakrifica të popullit shqiptar

By: D Marku
17 February 2025 at 14:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë.

Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar. Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka theksuar se sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike.

The post Konjufca: Pavarësia e Kosovës u arrit me mund dhe sakrifica të popullit shqiptar appeared first on Albeu.com.

Liderët botërorë urojnë Kosovën në 17-vjetorin e pavarësisë

By: Ardit
17 February 2025 at 11:07

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në mesazhin e tij thuhet se Shtetet e Bashkuara “e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë”. “Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e […]

The post Liderët botërorë urojnë Kosovën në 17-vjetorin e pavarësisë appeared first on BoldNews.al.

Pavarësia, Mattarella uron Osmanin: Italia mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës

By: Re Nato
17 February 2025 at 07:50

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë, në mesazhin e tij, Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht  gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.

Me rastin e pavarësisë, Osmani ka pranuar urime edhe nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, nga Mbreti Charles III, nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron si dhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier./KlanKosova

Kongresi i Lushnjës mbush 105 vjeç, akti themelor kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë

21 January 2025 at 09:42

Kongresi i Lushnjes, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Kongresi i  zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga. Në atë Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë. Delegateve u uroi  mireseardhjen ne Kongres, Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori patrioti i famshëm is asaj kohe, Aqif Pashë Elbasani. Aqif Pasha ju përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur keshtu ceremoninë e hapjes së Kongresit.

Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 24janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani.

Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.

Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t’i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme.

Nga kjo analizë u nxor  si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.

Për këtë arsye, Kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris.

Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qeveri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomeni Kosturi,

Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.

Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin.

Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:” Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu”.

Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza. Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë : “Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes”. Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.

Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësoi shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime. Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri. Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve.

Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente anarkia me e plotë.

Kundër Qeverise se Ismail Qemalit në Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit në Durrës. Aventurieret e brendshëm menduan se gjeten shesh te bëjnë rrëmuje, ndërsa armiqtë e jashtëm, te pangopur me ato pjesë që kishin rrëmbyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim që ta copëtonin fare : Greket e shkretuan Toskërinë me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqipërinë e veriut, malazezet hyjnë në Shkodër mbas një qëndrese heroike te atij qyteti.

Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin te shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër te forte për atë popull te vogël. Një princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha, zbriti në Durrës në mars te vitit 1914 dhe u shtrëngua te largohej në shtator te atij viti. Lëvizja e Rebeleve në Shqipërinë e mesme dhe vërsuljet e grekeve në Shqipërinë e jugut po e bënin te pamundur organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohe pëlcet Lufta e Pare Botërore dhe Shqipëria shkelet prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, problemi shqiptar dilte edhe më  koklavitur akoma : Traktati i fshehte i Londrës (i nënshkruar me 1915) i premtonte Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe një fare protektorati mbi Shqipërinë e mesme, mbasi te merrnin greket Shqipërinë e jugut dhe serbo-malazezet atë te veriut. Në baze te këtij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vlorën dhe ca krahina te tjera shqiptare duke përkrahur njëkohësisht një Qeveri kukull në Durrës, me ane te se cilës donte te siguronte protektoratin mbi Shqipërinë e mesme. Në vazhdim te kësaj vije politike, nënshkroi me Greqinë, me 1919, marrëveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e jugut me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër te Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia, që kish dale nga lufta si fëmije e përkëdhelur e fuqive te mëdha, nuk do te mbetej me duar thate ; do te shqyente edhe ajo një cope nga veriu duke përfshire ndoshta edhe Shkodrën.

Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe Konferenca e Paqes, që u mblodh në Paris me 1919, kërkonte ta zbërthente problemin shqiptar në mbështetje te këtyre planeve. Gjendja dukej fort e dëshpëruar, shpresat dukeshin te humbura. Shqipëria s’kishte asnjë përkrahje te jashtme përveç zërit te fuqishëm te Presidentit Wilson te Amerikës. Presidenti Wilson ish një njëri idealist që besonte në drejtësinë, në përparimin moral te njerëzisë dhe parimet për te cilat vendi i tij kish hyre në lufte u mundua t’i mbronte gjer në fund. Presidenti Wilson ish një nga te rrallët burra shteti që atë çka flasin e kane me gjithë mend dhe që e përdorin gjuhen, jo për sofizma e dredhira, por për te shpallur te vërtetën. Mire po ç’mund te bënte Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te lëviznin vete? Amerika s’mund te dërgonte ushtri në Evrope për te siguruar pavarësinë e Shqipërisë. “Duhet te shpresoni në veten tuaj”, iu ish përgjigjur ambasadori i Amerikës, në Paris, disa patrioteve shqiptare që kishin vajtur ta shihnin dhe që i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.

Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rrëmuje, një kaos ku se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht një pjesë te vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte delegacione në Konferencën e Paqes. Jugosllavet ishin në Dibër dhe here-here nuk përtonin te zbrisnin me poshtë. Greket nga jugu futnin fite dhe bënin ngacmime. Shqiptaret përbrenda s’dinin nga te mbroheshin me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dërgonin në Konferencën e Paqes delegacione, që vinin shpeshherë në kundërshtim me atë te Qeverise se Durrësit.

Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër te intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund te dilej nga kjo gjendje e turbullt? Si mund te vihej një rregull në mes te këtij kaosi? Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 21 janari 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes te dëshpërimit. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga te gjitha anët e Shqipërisë, ishin te vendosur te bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, te ndërtonin një shtet shqiptar te përqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentet e te huajve dhe që kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anëtare te Qeverise se Durrësit shtinë e vranë Abdyl Ypin që ishte një nga iniciatorët e Kongresit.

Megjithatë, Kongresi nuk u tund as nga këto kërcënime as nga vështirësitë e gjendjes. U shpall si një Kuvend kombëtar i plotfuqishëm, i tregoi botes se Shqipëria ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjëve e kishin neveritur popullin aq shume sa që ky e pa Kongresin si një force shpëtimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te asaj kohe. Duke iu dale kundër intrigave te jashtme dhe planeve te copëtimit që bëheshin në Konferencën e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te veproje si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane: Hartoj statutin e shtetit shqiptar me një Këshille te Nalte në krye, zgjodhi Tiranen për kryeqytet dhe i dha vendit një Qeveri te ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit te administratës, te xhandarmerisë, te shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë. Në pak kohe, Qeveria e Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithë shqiptareve dhe u formua kështu një qendër rreth se cilës mund te mblidheshin energjitë e kombit.

Ndërhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vlorën dhe qarkun e saj gjer në Tepelene; jugosllavet mbanin Dibrën dhe nganjëherë patën zbritur deri në shkalle te Tiranes ; greket vazhdonin këngën e vjetër për Korçën dhe Gjirokastrën. Por tani kish te paktën një qendër shqiptare që mund te kanalizonte përpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhëne shqiptareve një fare besimi në vetvete. Aq sa, pa marre parasysh përpjesëtimin e forcave, rrethet e Vlorës e te Labërisë dhe pastaj e tere Shqipëria e jugut u ngritën me arme në dore kundër ushtrisë italiane, te cilën brenda pak muajve e shtrënguan te tërhiqet dhe te lëshoje Vlorën. Disa përpjekje kundër serbeve në veri, tregonin te njëjtin vullnet lirie dhe pavarësie. U duk edhe njëherë se shqiptaret e bene fora.

Tërheqja e Italisë nga Vlora sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qofte se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte me fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore te Shqipërisë duke e përmbysur ajo vete ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia te vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend te një politike imperialiste copëtimi ose kolonizimi, te kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash te te dy palëve, fqinjët e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot.

Ajo që ka vene në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit te fshehte te Londrës (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve në fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjët ballkanase se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikes italiane. Ndërrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqipërisë dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar ketë te vërtete). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua në gjirin e Lidhjes se Kombeve që në shtator te atij viti. Një vit me vone, me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekeve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi te vëzhgoje lëvizjet e jugosllaveve.

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

By: user 5
20 December 2024 at 20:09

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjetorit, Armenia i njeh të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Sipas tyre, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

Kjo do të thotë se shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Armenisë, pasi të pajisen me vizë.

Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – të shpallur në shkurt të vitit 2008 – kryesisht për shkak të implikimeve për pretendimet e veta territoriale.

Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në mbi 50 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në dhjetëra tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetësinë e Kosovës e njohin 117 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

The post Armenia njeh pasaportat e Kosovës appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Një kopje e rrallë e dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë

By: user 6
15 December 2024 at 20:15

Në maj të këtij viti gjeta në Boston një kopje të Dokumentit të Pavarësisë, që i ishte dërguar Fan Nolit nga Shqipëria më 1938.

Në Kishën e Shën Gjergjit, me ndihmën e arkivistes Neka Doko, e fotografova me kujdes dokumentin bashkë me dy fletë shoqëruese. Dokumenti ruhet në gjendje mjaft të mirë, ndonëse i dëmtuar pak në cepat e faqeve për shkak të moshës 87-vjeçare.

Është drithëruese kur gjen një gur të tillë të çmuar që të sjell kujtime nga historia jonë kombëtare. Është po aq e bukur ndjesia kur e prek dokumentin dhe ai bëhet si i gjallë në duart e tua.

Në njërën prej faqeve bashkëngjitur thuhet se dokumenti i qenkej dërguar Fan Nolit nga miku i tij në Elbasan Beqir Rusi, ish-anëtar i Senatit që doli nga Kongresi i Lushnjes në 1920 dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 1924, kur Noli ishte kryeministër.

Në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, Lef Nosi, që ishte daja i gjyshes sime, lejoi të shtypej një numër i kufizuar kopjesh të Dokumentit të Pavarësisë, të cilin e mbante prej vitesh në ruajtje, ashtu siç ruante edhe shumë dokumente historike me rëndësi në koleksionin e tij.

Në fund të faqes ballore ai kishte shtypur edhe atë pjesë të firmave që ndodheshin në anën e pasme të origjinalit, duke i vënë të gjitha nënshkrimet në një imazh të vetëm.

Disa kopje të shtypura nga Lef Nosi iu dhuruan personaliteteve të ndryshme ose miqve të Mbretërisë Shqiptare, siç ishte ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant dhe të tjerë. Mes tyre paskej qenë edhe Fan Noli.

Ndërkaq, në Shkollën Harry Fultz në Tiranë, aty ku sot është Shkolla Teknike Ekonomike, u ekspozua dokumenti origjinal bashkë me flamurin kombëtar, atë që mendohej se ishte ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali.

Në atë kohë, marrëdhëniet mes Mbretit Zog dhe Peshkop Nolit ishin përmirësuar mjaft, edhe pse të dy e kishin dënuar njëri-tjetrin me vdekje – Noli Zogun në dhjetor 1924 dhe Zogu Nolin në tetor 1927. Në fillim të vitit 1934, Zogu i kishte dërguar Nolit në Boston një ndihmë prej 3,000 frangash, saktësisht 800 dollarë e 35 cent, për t’u shëruar nga një pneumoni e dyfishtë.

Besoj se kjo është ndër të paktat kopje të Dokumentit të Pavarësisë që ekzistojnë. Ndonëse nuk bëhet fjalë për origjinalin, ajo është gjithsesi një pasuri. ©Marrë nga faqja në Facebook e Ilir Ikonomit

The post FOTO/ Një kopje e rrallë e dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë appeared first on Lapsi.al.

Festimet për 28 Nëntorin, polici maqedons shkul flamurin shqiptar nga shtylla (VIDEO)

By: user 5
29 November 2024 at 20:35

Në të gjithë trevat ku ka shqiptarë ka pasur festime ditën e djeshme me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Por përveç festimeve, nuk kanë munguar edhe incidentet. Të tilla janë shënuar në Maqedoninë e Veriut, ku flamuri shqiptar është hequr nga shtyllat ku ishte varur.

Kanë qenë punonjës të policisë maqedonase janë ato që e kanë hequr flamurin kuqezi, siç shihet edhe në videon e mëposhtme. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për këtë sjellje të policisë ndaj flamurit kombëtar.

The post Festimet për 28 Nëntorin, polici maqedons shkul flamurin shqiptar nga shtylla (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

7 mësimet nga Deklarata e Pavarësisë

By: Ardit
28 November 2024 at 22:39

Nga Lutfi Dervishi Deklarata e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ka vetëm një fjali: “Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e […]

The post 7 mësimet nga Deklarata e Pavarësisë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shqiptarët “pushtojnë” sheshin kryesor në Athinë, me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike festojnë 112-vjetorin e Pavarësinë

28 November 2024 at 22:00
Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Greqi shqiptarët kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Mediat në shtetin helen raportojnë se shqiptarët që jetojnë aty kanë mbushur rrugët dhe sheshin kryesor në Athinë para Parlamentit. Me flamuj kuqezi dhe këngët patriotike ata kanë festuar në sheshin “Syntagma” 112-vjetorin e Pavarësisë. Sipas mediave

Dita e Pavarësisë, Begaj: Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur drejt ëndrrës evropiane

28 November 2024 at 21:25

TIRANË 28 nëntor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot ceremoninë shtetërore të pritjes me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë autoritete të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, pasardhës të familjeve atdhetare të firmëtarëve të Pavarësisë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Shqipëri dhe rajon, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të komuniteteve fetare, si dhe personalitete të sipërmarrjes, artit, kulturës dhe medias.

“Sot, ne mblidhemi për të nderuar kujtimin dhe guximin e atyre që më shumë se një shekull më parë deklaruan e jetësuan pavarësinë e kombit dhe krijimin e shtetit shqiptar”, u shpreh Presidenti Begaj.

“Në kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, siç ishte fillimi i shekullit XX, në një botë kur pavarësia e një shteti të vogël dukej sa e parëndësishme, aq dhe e paarritshme, disa udhëheqës vizionarë, të drejtuar nga Ismail Qemali, nuk iu dorëzuan rrethanave, por krijuan momentin e tyre, momentin tonë, momentin e shtetit të ardhshëm të pavarur të shqiptarëve”, theksoi ai.

“Të udhëhequr nga dashuria për atdheun dhe ndjenja e përkatësisë europiane, ata vendosën që: “Shqipëria të bahet më vehte, e lirë, e mosvarme”. Më 28 nëntor 1912 kombi shqiptar triumfoi pas shekujve qëndrese”, u shpreh Begaj.

“Sot dhe në nëntorët e pafund të lirisë, pavarësisë e zhvillimit të shtetit shqiptar, ne do t’u mbetemi mirënjohës atyre burrave e grave që patën guximin të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Ata vendosën gurin e themelit më të rëndësishëm në historinë e vendit, duke u bërë arkitektët e shtetit tonë të pavarur”, theksoi Begaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi se, “Pavarësia e shpallur 112 vite më parë ishte, njëkohësisht, realizimi i një ëndrre të hershme të një kombi që diti t’i qëndrojë si i tillë shekujve, me harmoninë e bashkëjetesën fetare, me pasurinë kulturore dhe i paasimiluar”.

“Pavarësia e Shqipërisë mbetet në çdo nëntor agimi i ri i ëndrrave dhe simboli më i qartë i vendosmërisë shqiptare. Çdo nëntor është një rifillim dhe një vijim, në të cilin vazhdojmë të ndërtojmë me vendosmëri arritjet e një vendi që është pjesë e Evropës dhe që rilindi në 1912-ën si shtet i pavarur. Është pikërisht kjo dita dhe momenti që të falënderojmë mikun e aleatin tonë historik e strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që i ka dhënë kombit shqiptar nga deklarimi i pavarësisë së Shqipërisë, në pavarësinë e Kosovës”, tha Begaj.

“U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë për mbështetjen e pakursyer për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe forcimin e institucioneve shqiptare, e veçanërisht atyre të drejtësisë”, tha më tej Begaj.

Kreu i Shtetit u shpreh se, shqiptarët janë trashëgimtarë të amanetit për pavarësi dhe i premtimit për një Shqipëri të drejtë e të zhvilluar.

“Pavarësia mbetet përgjegjësi. Përkushtimi ynë i pakufishëm për një shoqëri të shanseve të barabarta e të shtetit të së drejtës vazhdon. Për gjithsecilin prej nesh është koha e angazhimeve të pakthyeshme, në të mirë të zhvillimit dhe begatimit të Shqipërisë”, tha ai.

Sot, shtoi Begaj, “sfidë nuk është më vetëm mbrojtja e kufijve, por edhe siguria, drejtësia, ekonomia, arsimi, shëndetësia, teknologjia, demografia, kujdesi ndaj ambientit e mbi të gjitha, mirëqenia e qytetarëve tanë”.

“Të gjitha kërkojnë përkushtim dhe qartësi për modelin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Pavarësia jonë matet me cilësinë e jetës së qytetarëve, me mundësitë që krijojmë për të rinjtë tanë dhe me vendosmërinë për të përmirësuar të sotmen dhe krijimin e një vizioni për një të nesërme premtuese për vendin”, u shpreh Begaj.

“Atdhetarët patriotë 112 vite më parë treguan guxim dhe vizion. Ata lanë pas ndasitë për një qëllim dhe mision të madh: Shqipërinë e pavarur”, tha ai.

Presidenti Begaj i bëri thirrje klasës politike që të jetë në një dialog të hapur me popullin

“Sot, më shumë se kurrë, politika duhet të ndjekë shembullin e tyre. Klasa politike duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin, të dëgjojë shqetësimet, nevojat dhe ëndrrat e tij. Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni! Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër”, tha Begaj.

Kjo, shtoi Begaj, “është mënyra për të nderuar ata që shpallën pavarësinë dhe për të ndërtuar një Shqipëri që e meriton vendin në Evropë”.

Kreu i Shtetit tha se, hapja e kapitujve me Bashkimin Evropian është më shumë se një proces teknik, është një test i pjekurisë tonë kombëtare.

“Ky proces kërkon të forcojmë institucionet, të mbështesim drejtësinë dhe SPAK-un, të përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë dhe të ndërtojmë një Shqipëri të denjë për shqiptarët dhe për familjen evropiane. Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur drejt ëndrrës gjithnjë e më të prekshme evropiane”, tha ai.

Begaj tha se, bota e sotme po përballet me sfida të mëdha.

“Pjesë e tyre janë luftërat e konfliktet e pranishme në kufijtë e Evropës Lindore, në Lindjen e Mesme, dhe jo vetëm. Në një botë të trazuar, roli ynë nuk është më një vend i vogël që ndjek këto zhvillime, por një vend që kontribuon dhe frymëzon. Ne jemi besnikë ndaj përkatësisë sonë Euroatlantike e vlerave që ajo përfaqëson dhe do të mbetemi pakthyeshmërisht të angazhuar që Shqipëria të vazhdojë të jetë kontribuuese aktive për paqen, stabilitetin dhe dialogun në rajonin tonë dhe më gjerë”, u shpreh Begaj.

“Me qartësinë në vlerat që mbrojmë dhe të bashkuar në aleancat e popujve demokratikë, sfidat nuk janë të patejkalueshme.  112 vite më parë, të parët tanë i kapërcyen ato për të na dhënë pavarësinë që gëzojmë sot. Ne kemi sfidat tona, por kemi edhe forcën, mençurinë dhe pjekurinë për t’i përballuar ato”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi se, Shqipëria është më shumë se kufijtë e saj.

“Shqipëria është qytetarët e saj, që jetojnë në çdo cep të globit e transmetojnë vlerat e kulturën tonë. Ata tashmë janë faktorë në jetën sociale, kulturore e politike, kudo ndodhen. Ne si komb, dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë fuqi që kemi dhe ta përdorim në shërbim të aleancave që forcojnë rolin tonë në arenën ndërkombëtare. Kosova ka patur, ka dhe do të këtë kurdoherë mbështetjen e Shqipërisë.  Ajo do të ketë mbështetjen e gjithhershme për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë edhe anëtarësimin në BE.  Republika e Kosovës është realitet që nuk ndryshon e faktor paqeje në rajon”, tha Begaj.

“Nga udhëtimi ynë për  pavarësi, deri tek udhëtimi ynë drejt Evropës, sot është momenti për të nderuar të kaluarën, për të festuar të tashmen dhe për t’u angazhuar me përgjegjshmëri për të ardhmen. Në 28 Nëntor, në këtë ditë të bekuar, i uroj çdo shqiptari suksese e arritje të mëtejshme në rrugën e qëndrueshme evropiane të mirëqenies. Urime dhe Gëzuar Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë të vendit tonë të paqtë, të lirë, mikpritës e bujar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, përfundoi fjalën e tij Presidenti Begaj.

The post Dita e Pavarësisë, Begaj: Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur drejt ëndrrës evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

112-vjetori i Pavarësisë, Rama e Kurti në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

28 November 2024 at 17:30

TIRANË, 28 nëntor/ATSH- Maela Marini/ Në  qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112- vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali, prefekti i qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare, qytetarë, etj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar presidenti Begaj, kryeministri Rama, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentarja Spiropali vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Rama së bashku me kryeministrin e Kosovës, po ashtu kanë takuar edhe me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë
1 nga 22

/m.m/a.f/

The post 112-vjetori i Pavarësisë, Rama e Kurti në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌