Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Merr fund “The Late Show” i Stephen Colbert

NJU JORK, 18 korrik /ATSH/ – “The Late Show” me Stephen Colbert do të përfundojë në maj 2026, njoftoi dje rrjeti televiziv CBS, në një deklaratë surprizë, sipas BBC.

”Lëvizja është thjesht një vendim financiar në një sfond sfidues në emisionin e orëve të vona të natës dhe nuk lidhet në asnjë mënyrë me performancën, përmbajtjen apo çështje të tjera të shfaqjes”, tha CBS.

Njoftimi vjen vetëm dy javë pasi kompania mëmë e CBS, ”Paramount” zgjidhi një padi me presidentin Donald Trump që rridhte nga një intervistë në CBS me rivalen e tij në zgjedhjet e vitit 2024, Kamala Harris.

Lëvizja i jep fund programit më shumë se prej tre dekadash duke e lënë CBS-në pa një ”talk show”, për herë të parë që nga viti 1993.

Prezantuesi Stephen Colbert e dha lajmin në një regjistrim më herët dje në mbrëmje, duke shkaktuar një kor fishkëllimash nga audienca e studios live.

“Dua të them se njerëzit në CBS kanë qenë partnerë të shkëlqyer”, tha Colbert, duke shtuar se “sigurisht, jam mirënjohës ndaj jush, audiencës, që na jeni bashkuar çdo natë këtu, atje apo në të gjithë botën”.

Colbert ishte informuar për vendimin të mërkurën në mbrëmje.

“Nuk është vetëm fundi i shfaqjes sonë, por është fundi i The Late Show në CBS. Nuk po zëvendësohem. E gjithë kjo thjesht po zhduket. Është një punë fantastike. Do të doja që dikush tjetër ta merrte atë”, tha ai.

”The Late Show” u krijua nga CBS, partneri amerikan i lajmeve i BBC-së, në vitin 1993 si konkurrent i NBC.

Kjo erdhi pas një mosmarrëveshjeje midis prezantuesve David Letterman dhe Jay Leno se kush duhet të pasonte Johnny Carson në ”Tonight Show” të NBC-së, një emision jashtëzakonisht popullor.

Colbert mori drejtimin e programit të CBS nga Letterman në vitin 2015 dhe është bërë një nga kritikët më të vendosur të Trump.

Para se të merrte përsipër punën në ”The Late Show”, Colbert kishte qenë prezantuesi i “The Colbert Report” në ”Comedy Central” – një program që kritikonte politikën dhe kulturën konservatore amerikane.

Njoftimi për mbylljen e programit erdhi mes bisedimeve midis ”Paramount” dhe ”Skydance Media” për të bashkuar dy kompanitë, një veprim që do të kërkonte miratimin nga qeveria federale e SHBA-së.

Senatori demokrat Adam Schiff postoi në X të enjten se kishte përfunduar regjistrimin e një interviste me Colbert pak para se të njoftohej anulimi.

Ai vuri në dyshim nëse njoftimi ishte i lidhur me marrëveshjen prej 16 milionë dollarësh që rrjeti pranoi t’i paguante Trump, duke shkruar se “nëse ‘Paramount’ dhe CBS e mbyllën ‘Late Show’ për arsye politike, publiku meritonte ta dinte”.

Zgjidhja erdhi pasi Trump paditi CBS, tetorin e kaluar, duke pretenduar se rrjeti kishte modifikuar në mënyrë mashtruese një intervistë që u transmetua në programin e lajmeve ”60 Minutes” me rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale Kamala Harris, për të “anuar peshoren në favor të Partisë Demokratike”.

Colbert ka qenë një kritik i madh i Trump dhe ka pritur shumë politikanë demokratë gjatë mandatit të tij si prezantues.

Muajin e kaluar, ai zhvilloi një diskutim me Zohran Mamdani, një socialist demokrat që kryeson garën për t’u bërë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Nju Jorkut.

Vendimi për të anuluar programin vjen ndërsa rrjetet përpiqen të tërheqin shikues të rinj, mes konkurrencës nga transmetuesit dhe podkastet online, së bashku me kostot në rritje të televizionit të drejtpërdrejtë.

“Ne e konsiderojmë Stephen Colbert të pazëvendësueshëm dhe do ta tërheqim ekskluzivitetin ‘The Late Show”, tha CBS në deklaratën e saj.

“Jemi krenarë që Stephen e quajti CBS shtëpi. Ai dhe transmetimi do të mbahen mend në panteonin e të mëdhenjve që zbukuruan televizionin”, tha CBS-ja./  a.jor.

The post SHBA – Merr fund “The Late Show” i Stephen Colbert appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U zbulua! Ja me çfarë emisioni do e shohim Arbana Osmanin në Shtator

By: M C
13 July 2025 at 16:17

Pas shumë aludimeve për angazhimet e saj televizive, Arbana Osmani ka konfirmuar planet për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për “Prive”, moderatorja e njohur bëri të ditur se në shtator do të rikthehet me sezonin e dytë të emisionit
“Mirëmbrëma yje”, një format që u mirëprit nga publiku në edicionin e parë.

Përveç këtij rikthimi, Arbana paralajmëroi edhe një projekt tërësisht të ri, i cili do të publikohet gjithashtu në platformën YouTube.

Ajo nuk dha ende detaje për përmbajtjen apo konceptin e formatit, por konfirmoi se puna për të ka nisur.

Mesa duket, do të kemi një tjeter sezon të Big Brother VIP pa Arbana Osmanin.

The post U zbulua! Ja me çfarë emisioni do e shohim Arbana Osmanin në Shtator appeared first on Albeu.com.

Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner

By: E.K
4 June 2025 at 13:44

I ftuari i radhës në emisionin “Rise-Up” i cili në fokus ka shqiptarët e sukseshëm ishte biznesmeni Kastriot Marku. Teksa ka ndarë historinë e tij në rrugën drejt biznesit ai ka treguar dhe për vështërsitë, që ka kaluar si në fëmijërinë e hershme, ku ju desh të përballej me varfërinë pasi vinte nga një familje […]

The post Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner appeared first on FaxWeb.

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

9 May 2025 at 16:59

Një e ftuar në televizionin amerikan “Fox News” ka humbur papritur ndjenjat teksa fliste drejtpërdrejt në transmetim, duke tronditur shikuesit dhe prezantuesin. Reagimi i këtij të fundit i ka habitur të gjithë dhe ka shkaktuar zemërim në publik. Camryn Kinsey, e cila më parë shërbeu në administratën Trump, ishte e ftuar në emisionin “Night Thursday” […]

The post VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi appeared first on BoldNews.al.

Rama: Vijojmë me bonuset, do të ketë rritje të pensioneve të ulëta

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste, risolli sot në vëmendje situatën ekonomike në të cilën ishte vendi në 2013, kur PS erdhi në pushtet, ndërsa deklaroi se shqiptarët jetojnë sot më mirë materialisht dhe moralisht.

Gjatë një interviste në media, Rama tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto nga 10 miliardë euro në 2013-ën, ka shkuar në 25 miliardë euro.

“Shqiptarët jetojnë sot më mirë dhe një pjesë shumë më mirë, materialisht dhe moralisht. Ndjehen shumë më dinjitoz, ndjehen shumë më pjesë e kësaj Europë. Ka plot akoma gjëra që duhet të jenë shumë më mirë”, tha ai.

Rama foli për zhvillim të sektorëve në tërësi, përfshirë, turizmin, bujqësinë, etj.

“Turizmi nuk është një sektor si të tjerët, por prek një zinxhir të tërë. Edhe dhënia me qira e apartamentit është një e ardhur në ekonomi. Njëkohësisht bujqësia është zhvilluar. Eksportet janë rritur. Nga 120 milionë euro eksporte “Made in Albania”, sot eksportohen rreth gjysmë miliardë euro”, tha ai.

Rama njëkohësisht foli për rritje të pikave të grumbullimit, investim ky që vjen, sipas tij, si rezultat i rritjes së prodhimit bujqësor.

Sipas tij, edhe në raport me rajonin sa i përket PBB-së, Shqipëria nga vendi i fundit, sot renditej në vend të parë.

Rama vuri në dukje se kur PS erdhi në pushtet, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të rrezikut të të rënies në varfëri, 44% dhe sot ka zbritur 20%.

Kryeministri më tej tha se borxhi publik i vendit kishte shkuar në mbi 70%, ndërsa kishte edhe një borxh tjetër të fshehur.

“Borxhi publik, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia e tërmeti, nga 70% pa përfshirë borxhet e fshehura, ka vajtur 54% do të shkojë 50%. Edhe agjencitë prestigjioze ndërkombëtare që merren me vlerësimin e situatës në Shqipëri kanë rritur me 2 pozicione, pozicionin e Shqipërisë“, vijoi Rama.

Ai foli dhe për kreditë e këqija, të cilat theksoi Rama kanë shënuar rënie nga 25% në 4%.

Njëkohësisht, theksoi Rama, rreziku për rënien në varfëri është më i ulëti ndonjëherë, ndërsa papunësia ka zbritur në 8,8%.

“E gjetëm vendin me pagën mesatare rreth 300 euro, në vendin e fundit dhe sot jemi në vendin e 4-t në Ballkanin Perëndimor. Paga mesatare sot në sektorin shtetëror llogaritet 1 mijë euro”, deklaroi ai.

Rama iu përgjigj edhe akuzave për mos mbajtjen e premtimit për furnizim me ujë 24 orë.

Sipas tij, në 2013-n vendi kishte vetëm 4 zona urbane që furnizoheshin 24 orë me ujë, ndërsa sot janë 43 zona urbane.

Sa i takon pensioneve, Rama tha se kemi vendosur t’i qëndrojmë skemës, duke u bazuar në kontribute, ndërsa do të ketë rritje të pensioneve të ulëta.

“Kemi vendosur të mos prishim skemën. Por është bërë e qartë që pensionet e ulëta janë shumë të ulëta, ndërsa kosto e jetës rritet. Për këtë arsye kemi rritur bonuset dhe kemi vendosur kompensime për energjinë elektrike, ilaçe, etj. Dhe ndërkohë, duke qenë se kemi rritje ekonomike të qëndrueshme, kemi bërë dy bonuse dhe duam të vijojmë të mbajmë dy bonuse”, theksoi ai.

Rama shtoi se është rritur në mënyrë të ndjeshme edhe numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve, ndërsa shtoi se procesi i negociatave imponon rritjen e numrit të të punësuarve në administratë, kryesisht të asaj të pushtetit vendor.

“Me anëtarësimin në BE do të duhet të rrisim numrin e punonjësve në strukturat shtetërore, pasi procesi i negocimit kërkon të rritet numri, pasi 70% e legjislacionit të BE-së lidhet me pushtetin lokal. Momenti i mbylljes së negociatave është çertifikata që ti ke bërë shtet. Nuk është Gjermani as Francë, por ti merr çertifikatën që Shqipëria ka shtet”, vijoi Rama.

/a.f/r.e/

The post Rama: Vijojmë me bonuset, do të ketë rritje të pensioneve të ulëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran

By: gaze tare
5 May 2025 at 15:14

Ishin ndër personazhet më polarizues të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania – Gerta dhe Rozana, dy gra me personalitete të forta që nuk kursyen as përplasjet, as deklaratat e drejtpërdrejta brenda shtëpisë më të ndjekur në vend. Por, siç duket, televizioni ka një mënyrë të çuditshme për të kthyer konfliktin në bashkëpunim.

Burime për Prive bëjnë me dije se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, Top Channel po përgatit një projekt të ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana përfliten si dy nga emrat kryesorë të kastit. Emisioni thuhet se është në fazën finale të diskutimeve dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, dyshen do ta shohim për herë të parë në të njëjtin krah të ekranit – këtë herë jashtë shtëpisë së BBVA dhe brenda një formati që kërkon bashkëpunim, jo përballje.

Publiku ka ende të freskët tensionin mes tyre, por kjo mund të jetë edhe receta perfekte për suksesin e një show të ri. A do të ruajnë dinamiken që i bëri aq të komentuara, apo do të shohim një partneritet surprizues që askush nuk e kishte imagjinuar?

Një gjë është e sigurt: rikthimi i tyre nuk do kalojë pa u vënë re.

The post Nga rivalitet-aleancë televizive?Gerta&Rozana drejt një rikthimi surprizë në ekran appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Përplasje fizike mes konkurrenteve në “Për’puthen”

By: gaze tare
1 May 2025 at 22:05

Tensioni ka arritur kulmin në puntatën e fundit të emisionit “Për’puthen”, ku dy konkurrente që dikur ishin shoqe të ngushta, janë përfshirë në një sherr të fortë verbal dhe fizik.

Fillimisht, debati mes Emit dhe Ketrinës nisi me nënkuptime të forta dhe fjali denigruese, që shpejt kaluan në tone të larta dhe akuza personale. Ajo që nisi si një shkëmbim fjalësh, u kthye në një skenë të pazakontë për ekranin.

Siç shihet në video, situata degradoi kur Emi, e nervozuar, u ngrit nga vendi, ndërsa Ketrina reagoi menjëherë duke e kapur për flokësh. Momenti kulmoi me ndërprerjen e emisionit nga moderatorja, e cila ndërhyri për të qetësuar situatën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Për’puthen (@perputhen_tch)

The post VIDEO/ Përplasje fizike mes konkurrenteve në “Për’puthen” appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****!

22 March 2025 at 09:13

Ndodh sërish dhe me të njëjtin personaz. Bëhej fjalë për Halit Valterin, këshilltarin socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranë dhe njëkohësisht kandidatin e PS për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, i cili duket se gjatë debateve televizive nuk arrin të kontrollojë gojën. Gjatë një debati në Top News, Halit Valteri ka shpërthyer në ofendime […]

The post VIDEO/ Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****! appeared first on BoldNews.al.

Kandidati për deputet i PS-së shthur gojën në emision: Do bëj atë që më do *** (VIDEO)

By: V K
22 March 2025 at 09:47

Këshilltari socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranë dhe njëkohësisht kandidati i PS për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, Halit Valteri, i cili duket se gjatë debateve televizive nuk arrin të kontrollojë gojën.

Gjatë një debati në Top News, Halit Valteri, ka shpërthyer në ofendime dhe në një fjalor banal +18. Shkak u bë se avokati Romeo Kara, i përmendi faktin që ka ndërruar shumë parti dhe nuk është çudi që ta ndërrojë sërish dhe në të ardhmen.

Halit Valteri: Kur unë jam i lirë dhe nuk më pëlqen një gjë tjetër dhe bëj atë që më do **** mua, ty të shqetëson ajo gjëja dhe e vetmja gjë që mund të thuash ti dhe shumë të tjerë, është që unë kam ndërruar PD me PS. E kam ndërruar se më desh *****. E kupton kaq gjë. Dhe do ta ndërroj nëse nuk ndihem mirë tek kjo, sa herë të më dojë ****.

Romeo Kara: Vetëm që ma the këtë këtu në studio, jemi të gjithë ****.

Kjo nuk është hera e parë që Halit Valteri “shthur” gojën në emision, pasi rreth një muaj më parë kaloi në ofendime dhe duke bërë edhe “gangsterin” ndaj analistit Enton Abilekaj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top News (@topnews_al)

The post Kandidati për deputet i PS-së shthur gojën në emision: Do bëj atë që më do *** (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Franc Çopja: Nga Froni i Krimit në Pranga!

By: E.K
23 February 2025 at 20:51

Një klan kriminal që sfidoi shtetin, një luftë mes bandave që la pas gjurmë gjaku dhe një operacion policor që tronditi Europën! Si u ngrit perandoria e Franc Çopjas dhe si përfundoi ai pas hekurave? Nga trafiku i drogës te ekzekutimet mafioze, nga larjet e hesapeve në rrugë te korrupsioni në nivelet më të larta, […]

The post Franc Çopja: Nga Froni i Krimit në Pranga! appeared first on FaxWeb.

Rama mbledh punonjësit e bashkisë, avokati Zhllima: Tregoi se është mbi të gjithë

By: E.K
21 February 2025 at 15:40

Avokati Gylsen Zhllima në një intervistë të dhënë për FaxNews ka komentuar edhe mbledhjen që zhvilloi një ditë më parë kryeministri Edi Rama me administratën e bashkisë së Tiranës. Avokati theksoi se me këtë mbledhje Rama tregoi se është ai që i ka të gjitha dhe se do të jetë ai në krye të drejtimit […]

The post Rama mbledh punonjësit e bashkisë, avokati Zhllima: Tregoi se është mbi të gjithë appeared first on FaxWeb.

Arrestimi i Safet Bajrit, avokati: Krimi i organizuar goditet ne flagrancë, puna e SPAK lë për të dëshiruar

By: E.K
21 February 2025 at 15:32

Avokati Gylsen Zhllima në një intervistë të dhënë për FaxNews ka komentuar arrestimin e Safet Bajrit nga forcat RENEA të ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Shkodër. Avokati në fjalën e tij thekson se ky nuk është një aksion për të goditur krimin e organizuar, pasi këto ndodhin pasi ka mbaruar ngjarja e ndodhj […]

The post Arrestimi i Safet Bajrit, avokati: Krimi i organizuar goditet ne flagrancë, puna e SPAK lë për të dëshiruar appeared first on FaxWeb.

Veliu: Partitë të lënë mënjanë interesat vetjake, koha për bashkim dhe unitet

By: E.K
17 February 2025 at 19:36

Analisti Lulzim Veliu në një intervistë për FaxNews është shprehur se 17 vjetori i Pavarësisë nuk e gjen në stadin e duhur Kosovën. Në intervistën e tij me Albi Rakip ai është shprehur se ato kanë ngecur dhe në marrëdhënie me aleatët dhe me Shqipërinë nuk janë aty ku duhet marrëdhëniet. “Mendoj se pavërsia e […]

The post Veliu: Partitë të lënë mënjanë interesat vetjake, koha për bashkim dhe unitet appeared first on FaxWeb.

Festimet për 17 vjetorin e pavarësisë, Mehmeti: Mungesa e lidershipit shqiptar nuk është shenjë e mirë

By: E.K
17 February 2025 at 19:19

Në një lidhje skype nga Kosova, gazetari Faton Mehmeti është shprehur për FaxNews se ky 17 vjetor i ke pavaresise e ka gjetur Kosovën pa një qeveri të re. Sipas tij për momentin ndërkombëtarët si faktor të qëndrueshëm shikojnë vetëm presidenten Vjosa Osmani. “Ky 17 vjetor e ka gjetur vendin në mes të thashethemeve për […]

The post Festimet për 17 vjetorin e pavarësisë, Mehmeti: Mungesa e lidershipit shqiptar nuk është shenjë e mirë appeared first on FaxWeb.

17 vite Kosovë, Haklaj: Ato që ishin në krye të luftës ndodhen në Hagë, Kosova ka nevojë për qeveri të shqiptarëve

By: E.K
17 February 2025 at 18:53

Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Azgan Haklaj është shprehur se Kosova ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë kombëtare deri në shpalljen e pavarësisë në Vlorë. Haklaj në studion e FaxNews me gazetarin Albi Rakip është shprehur se 17 shkurti ishte fundi i luftës qindravjeçare e shqiptareve “Historia shpalos datat 17 Shkurt […]

The post 17 vite Kosovë, Haklaj: Ato që ishin në krye të luftës ndodhen në Hagë, Kosova ka nevojë për qeveri të shqiptarëve appeared first on FaxWeb.

SHENJAT E KRIMIT: Kush prangosi Erion Veliajn?! Një mik që të do të mirën…

By: E.K
17 February 2025 at 13:59

Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ka shkaktuar “tërmet” në radhët e politikës dhe jo vetëm, ndërsa prej ditësh vijon show mediatik që në fokus ka mbrojtjen e të ashtuquajturit “Lali Eri”. Detaje të rëndësishme dalin në pah nga dosja hetimore e Veliajt, ku shihet qartë që ky i fundit u tradhtua nga fustanet mijëra euroshe […]

The post SHENJAT E KRIMIT: Kush prangosi Erion Veliajn?! Një mik që të do të mirën… appeared first on FaxWeb.

Erisa Xhixho: Qeveria ka rënë, banda kriminale e Ramës do të ndëshkohet me 11 Maj

By: E.K
13 February 2025 at 15:14

Nënpresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e ftuar në studion e FaxNews me gazetarin Albi Rakip ka folur në lidhje me reagimet e Veliajt përsa i përket institucionit të drejtësisë. Sipas Xhixhos Veliaj ndodhet në burg nga një denoncim anonim dhe jo nga aferat e mëdha korruptive. LEXO EDHE :Xhixho: Arrestimi i Veliajt i […]

The post Erisa Xhixho: Qeveria ka rënë, banda kriminale e Ramës do të ndëshkohet me 11 Maj appeared first on FaxWeb.

‘Ristani nuk u zgjodh nga këshilli bashkiak por nga Rama’, Alimehmeti: Shkelje e rëndë

By: E.K
12 February 2025 at 15:37

Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti i ftuar në studion e FaxNews ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Alimehmeti është shprehur se tashmë kryeministri Rama po vepron me dy standarte, po bën drejtuesin në të gjithë pushtetet edhe pse janë të pavarur. “Duhet të shikojmë […]

The post ‘Ristani nuk u zgjodh nga këshilli bashkiak por nga Rama’, Alimehmeti: Shkelje e rëndë appeared first on FaxWeb.

Arrestimi i kryebashkiakut, Zhllima: Rama duhet ta shkarkojë menjëherë Erion Veliajn, të jetë koherent me qytetarët

By: E.K
12 February 2025 at 15:20

Avokati Gulsen Zhllima në një intervistë të dhënë për FaxNews ka dhënë detaje në lidhje me zhvillimet më të fundit të ndodhura në vendin tonë ku kryebashkiaku Erion Veliaj Ndodhet në Burg. Sipas avokatit është në kontrast vepra për të cilën akuzohet ndërkohë që përveç pasurisë, kryebashkiaku ishte nën hetim për 5 D dhe për […]

The post Arrestimi i kryebashkiakut, Zhllima: Rama duhet ta shkarkojë menjëherë Erion Veliajn, të jetë koherent me qytetarët appeared first on FaxWeb.

“Veliaj u arrestua me urdhër të Ramës”, Maliqi: I trembej faktit që mund ti merrte pushtetin dhe partinë

By: E.K
12 February 2025 at 15:05

I ftuar në studion e FaxNews Drejtuesi politik për Partinë e Lirisë në qarkun e Beratit Lefter Maliqi, është shprehur se drejtësia në vendin tonë është me dy standarte duke bërë krahasimin mes arrestimit të Erion Veliajt dhe Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Maliqi është shprehur se arrestimi i Veliajt është një show […]

The post “Veliaj u arrestua me urdhër të Ramës”, Maliqi: I trembej faktit që mund ti merrte pushtetin dhe partinë appeared first on FaxWeb.

❌
❌