Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Shteti në një dorë’: Urdhri i Ramës për shkarkimin e administratorëve pritet me shqetësim

11 July 2025 at 15:20

“Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia bashkë me të tjerët që të tregojnë sa të zotët janë,” iu drejtua Rama kryebashkiakëve të zgjedhur gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor në 2023-in. Kjo deklaratë publike e kryeministrit vjen në vazhdën e akteve të tjera të ditëve të […]

The post ‘Shteti në një dorë’: Urdhri i Ramës për shkarkimin e administratorëve pritet me shqetësim appeared first on Reporter.al.

Infeksionet bakteriale dhe virale/ Mjeku Ilir Alimehmeti paralajmëron për rreziqet e verës

By: Ela
5 July 2025 at 20:49

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët në prag të pikut të sezonit turistik. I ftuar në emisionin “Medicus” në News24, ai foli për shtimin e rasteve me infeksione bakteriale dhe virale gjatë muajve të verës. “Temperaturat e larta dhe lëvizshmëria e shtuar e popullsisë krijojnë kushtet ideale për […]

The post Infeksionet bakteriale dhe virale/ Mjeku Ilir Alimehmeti paralajmëron për rreziqet e verës appeared first on BoldNews.al.

Alimehmeti: Mbrojti manipulimin, rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne

By: redi
1 July 2025 at 18:07

Mjeku Ilir Alimehmeti i cili ishte pranë marrjes së mandatit si deputet, nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që kjo gjë të realizohej në kuadër të transparencës. Për të KQZ-ja e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për…

Source

11 Maji, Alimehmeti: Nuk u panë videot ku është e vërteta! E konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti

By: redi
26 June 2025 at 21:46

Ilir Alimehmeti flet për procesin e rinumërimit të votave. Mjeku i njohur ishte pranë marrjes së mandatit të deputetit, pasi ishte në një garë në ngushtë me Jorida Tabakun në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Alimehmeti tha se ai e konsideron këtë proces, rinumërim të votave që sipas tij janë manipuluar në kuti që ditën e zgjedhjeve. Demokrati tha se është e nevojshme që KAS-KQZ të shohë…

Source

”Braçe ka të drejtë”, Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

By: redi
24 June 2025 at 21:35

Ilir Alimehmeti i cili ishte afër marrjes së mandatit si deputet, komenton ndër të tjera acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili denoncoi se po i hiqen vota qëllimisht, edhe përse vullneti i votuesve sipas tij është shprehur qartazi. Alimehmeti bie dakord me socialistin për këtë rast dhe kërkon nga KAS që të mbajë përgjegjësi për këto vota që njëherë janë numëruar si të vlefshme dhe…

Source

Rinumërohet 47% e kutive të Tiranës/ Ngushtohet diferenca Xhaçka – Gjylameti

By: user 6
23 June 2025 at 22:46

Këtë të hënë rinisi numërimi i votave të qarkut të Tiranës nga ana e KQZ-së. Sa u takon partive, ajo që rinumërimi po nxjerr është se PD ka më shumë vota të pamerituara se PS. Sipas të dhënave për 601 kuti të vlerësuara, apo rreth 46.5% e tyre, koalicioni i PD ka marrë në 11 maj 305 vota më shumë nga sa duhej ndërsa PS-së i janë gjetur 222 vota të pamerituara.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 32 vota më shumë, PSD 25 vota dhe Mundësia ka 12 vota më shumë. Asaj që i është ngrënë haku është Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës që nga rinuëmrimi i janë kompensuar plot… 20 vota. Vlen të theksohet se me këto vota nuk ndryshon për momentin ndarja e mandateve dhe pretendimi i PD për të marrë mandatin e 14-të duke ia hequr të dytin “Mundësia” duket ende larg.

Sa u takon kandidatëve, brenda koalicionit të PD-së nuk ka përmbysje mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut duke bërë që kjo e fundit të mbajë deri tani mandatin. Alimehmetit i janë gjetur 94 vota të pamerituara ndërsa Tabakut 63 vota më shumë.

Ndërsa brenda PS ka një ngushtim të diferencës mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Të parës i janë gjetur 48 vota më shumë ndërsa të dytës 4 vota më pak. Xhaçka mori mandatin me 128 vota më shumë dhe tashmë diferenca ka zbritur në vetëm 76 vota. ©LAPSI.al

The post Rinumërohet 47% e kutive të Tiranës/ Ngushtohet diferenca Xhaçka – Gjylameti appeared first on Lapsi.al.

Alimehmeti: Rinumërimi tregon probleme në çdo qendër votimi në Tiranë

By: user 6
18 June 2025 at 22:40

Kandidati për deputet i PD-së, Ilir Alimehmeti, theksoi se nga videot që KQZ i ka dërguar shtabit të PD, del se ka pasur problematika në çdo qendër votimi në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në një intervistë në SYRI TV, Alimehmeti tha se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë se si të jenë të besueshme pasi sipas tij, pamje të shumta të kamerave në çdo KZAZ tregojnë persona që marrin fletë që i nxjerrin jashtë dhe futin fletë të sjella nga jashtë.

“Duhet të jemi të qartë që provat e vërtetë janë videot e KQZ të parat se pastaj se çfarë ka ndodhur me fletët e votimit, kanë mbetur aty një muaj. Na vijnë pamje nga qendra e votimit që ne shohim, shumë njerëz të pranishëm me njerëz që futen brenda kutisë, me fletë që dalin me disa, që merr katër, hedh tre me disa që merr dy e me radhë. Patjetër që besueshmëria në këtë proces është tejet i ulët. Kështu që në këtë aspekt patjetër edhe Tirana nuk ka se si të jetë e përjashtuar, por është akoma shumë herët sepse është Qark shumë i madh.

Dhe të flasësh për një KZAZ të caktuar siç është Bashkia e Kamzës dhe kjo s’ka mbaruar dhe duhet të vijojë akoma në numërimin në zona e Paskuqanit, është shumë herët për të nxjerrë një përfundim, po themi nga kjo pjesë këtu. Ajo që është vënë re është që ka gabime plus minus pra çdo qendër votimi na rezulton me problematika, pse kanë ardhur do një analizë. Kur të na vijë në fund fare do një analizë të plotë. Të them të drejtën duhet të kishte më shumë vëzhgues nga forca politike, jo vetëm një sa është lejuar një për monitor, është shumë pak për procese të tilla, pra do të kishte nevojë të kishte më shumë. Njëkohësisht kujtoj se po numërohen dhe mandatet dhe kandidatët e listës së hapur, që do të thotë që vështirësia është më e madhe si për grupin e numërimit si për vrojtues. Ishin të gjitha mundësitë.

Numërues ishin vetëm dy nuk ishin katër dhe numri i vëzhguesve vetëm 8, pra kemi reduktim nga forcat politike. Unë mendoj se kjo ka një arsye se pse kjo është bërë kaq e reduktuar. Fare mirë mund të kishin qenë dy vetë, nga çdo forcë politike për secilën kuti për secilën tavolinë. Unë besoj se ka një bazë arsyeje në këtë drejtim, sepse jep mundësi të qëndrosh, sepse një njeri nuk mund të qëndrojnë dhe faleminderit të gjithëve vëzhguesve tanë, që po qëndrojnë aty po bëhet 10 orë në këtë moment. Ka nevojë një njeri gjatë ditës që të lëvizë pak, ka nevojë për një pausë të vogël.” tha Alimehmeti. /Syri.net

The post Alimehmeti: Rinumërimi tregon probleme në çdo qendër votimi në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Fillon rinumërimi i votave për Tiranën, prezent kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti

By: Besnik
18 June 2025 at 09:31

Ka vijuar edhe këtë të mërkurë procesi i rinumerimit të votave në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ku radhën e ka qarku i Tiranës, nga i cili do të shqyrtohen 1,282 kuti votimi.

Rinumerimi për këto kuti do të jetë si për subjektet zgjedhore, ashtu edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës.

Kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin e rinumerimit të votave në ndërsa ai nuk rezultoi fitues nga numërimi fillestar megjithatë nga rinumerimi pretendon të marrë mandatin.

Po ashtu duke ndjekur të njetën procedurë është dhe kandidati fitues i Partisë Mundësia Erald Kapri.

Në dispozicion janë vendosur 24 grupe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore, përfshirë 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

Procesi është parashikuar të kushtojë 21 milionë lekë të rinj dhe nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi do të mbulohet nga kursimet e 11 majit.

PS, PD, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet do të kenë vëzhgues për të monitoruar rinumerimin, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit nuk u lejua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, me argumentin se nuk është palë interesi në këtë proces.

Megjithatë, Qori iu drejtua KAS dhe kërkon të jetë prezent gjatë procesit të rinumerimit në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fillon rinumërimi i votave për Tiranën, prezent kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti appeared first on Euronews Albania.

Rinumërimi i votave për Tiranën, Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin

By: Oldi
18 June 2025 at 09:41

Ka vijuar edhe këtë të mërkurë procesi i rinumerimit të votave në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ku radhën e ka qarku i Tiranës, nga i cili do të shqyrtohen 1,282 kuti votimi. Rinumerimi për këto kuti do të jetë si për subjektet zgjedhore, ashtu edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës. Kandidati i PD-së […]

The post Rinumërimi i votave për Tiranën, Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin appeared first on BoldNews.al.

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

13 June 2025 at 08:53

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u rinumëruan të mërkurën 42 kutitë e qarkut Dibër në bazë të ankesës së kandidatit demokrat, Xhemal Gjunkshi me pretendimet për tjetërsim të votës preferenciale nga numëruesit. Në fund të rinumërimit, diferenca mes tij dhe kandidatit Përparim Spahiu të renditur para tij në listën preferenciale të PD-së u ngushtua nga […]

The post Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor appeared first on Reporter.al.

Rinumërimi, Alimehmeti: KQZ-së mund t’i duhet 1 muaj, nuk dihet çfarë është bërë me kutitë

By: Re Nato
12 June 2025 at 20:40

Kandidati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti thotë se rinumërimi i votave në Tiranë, sipas KQZ mund të zgjasë 1 muaj dhe kjo është kohë tmerrsisht e gjatë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alimehmeti u shpreh se do presë deri në fund të procesit.

“Partia ka kërkuar. Ky është fat. Ne na është rrëzuar kërkesa. Videot janë momenti i parë, këto janë kuti me një muaj distancë. Unë kam qejf të flas me fakte. Për rinumërimin, ne nuk patëm arsye për të thënë asgjë për dy KZAZ ku numërimi ishte elektronik. Sesi u bë votimi, këtu i kemi diskutuar. Rinumërimi ka qenë i shpejtë, efektiv. Kur futet elementi njerëzor, shtohet kohë tmerrësisht i gjatë. Kosova na jep leksione demokracie, i nxjerr shifrat në kohë të menjëhershme. Ne pse e shtyjmë kaq shumë? Nuk duam mjeshtërlliqe. Shteti dhe demokracia funksionale fillojnë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ku jemi ne? Ne flasim për numërime të thjeshta, KQZ ka ngel. I kërkon numëruesit me shkollë të lartë, do edhe një muaj të mbarojë. 2025, ekzistojnë këto. Nuk ka sisteme që na ndihmojnë në këtë proces? A ka vullnet? Nuk ka. Unë do pres të vazhdojë procesi.”, theksoi ai./abcnews.al

Mjeku Alimehmeti për rinumërimin e votave: Berisha më ka mbështetur

By: redi
10 June 2025 at 16:02

Ilir Alimehmeti thotë se Kodi Zgjedhor duhet hedhur në plehra. Ai kandidoi në zgjedhjet e 11 Majit, në listën e hapur të qarkut Tiranë dhe ishte në një garë të ngushtë me Jorida Tabakun, por mandatin e fitoi kjo e fundit. Alimehmeti theksoi se rinumërimi i votave në Tiranë është një precedent pozitiv. Ai shtoi se Sali Berisha e ka mbështetur në iniciativën e tij për transparencë.

Source

Kandidati i ardhshëm i PD-së për kryebashkiak të Tiranës? Alimehmeti: Nuk kanë mbaruar ende zgjedhjet parlamentare, nuk jam njeri që djeg etapat

By: V K
10 June 2025 at 15:54

Ilir Alimehmeti, teksa kfliste lidhur me zgjedhjet e 11 majit, theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dështoi herën e parë me numërimin e votave, një proces ku sipas tij, ishte i thjeshtë.

“Rinumërimi do ndodh. Kur, si do përcaktohet. Janë një sërë procedurash që duhen bërë me dije. Mua si palë ende nuk më është bërë me dije. Është precedent pozitiv. Ndodhi se në fillim nuk u numërua siç duhet. Tani herën e dytë presim të marrin notë pozitive. KQZ-ja. Ata i vënë vulën këtyre elementëve.

Është një e drejtë e madhe e çdo qytetarët që të kërkojë transparencë përkatëse për votën. Rinumërimi do bëhet do e ndjekim procesin deri në fund. Është fatkeqësi që janë gjithnjë kandidatë që duhet të prodhojnë provat dhe krahu tjetër nuk e bën. Kemi një qasje katërcipërisht të kundërt. Rama me forcë ndaloi socialistët të merreshin me videon. Në dijeninë time i kanë. Publike janë videot. Nga krahu jonë, doktor Berisha ka dalë vetë duke thënë se mbështesim çdo kandidat që kërkon rinumërim të votave preferenciale.”

Më tej, ai shtoi se çdo votë duhet të hidhet në procesverbal ashtu siç është dhe jo të tjetërsohet.

“Ne nuk duhet të kemi më institucione që nuk dinë të bëjnë punën e vet. U bën shumë palë zgjedhje në Shqipëri. Kjo çështja hapni kutitë, u vë shumë e vjetër me dekada. Duhet të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që ti besojmë procesit duhet  transparencë në çdo pikë. Nuk është e rëndësishme kjo.

Kanë votuar 1 mln e gjysëm shqiptarë për këdo subjekt. U detyrohet atyre politika për zgjedhje të lira. Pasi zgjidhet kjo këtu që vullneti në kuti numërohet siç duhet, atëherë diskutohet kodi zgjedhor, që duhet hedhur në plehra. E shfokuson garën. Gara duhet të jetë mes PD dhe PS, jo mes kandidatëve të së njëjtës listë. E kam kundërshtuar këtë sistem. E largon zgjedhësit nga i zgjedhuri.

Numërimi bëhet në fillore. KQZ ka ngelur në fillore. Nuk e ka vetëm me kandidatët e PD-së por edhe kandidatët e PS-së. Vullnetin ta çojmë në letër fiks, ashtu siç është.”

Sakaq, Alimehmeti shprehet se nuk do tërhiqet nga ky proces pavarësisht se paraprakisht nuk do jetë në parlamentin e ardhshëm.

“Nuk do jem kurrë imponues i mendimit të publikut. Në diskutimin që sapo bëmë e thatë qartë se njerëzit po ndjehen mirë me këtë rinumërim. Kjo është detyra e PD. Është çështje pozitive. Duhen korrigjuar gjëra e bërë gabim. Do zgjidhim të parat. Të mësosh të numërosh është për klasat e para. Të fillojmë nga të parat, numëro siç duhet.

Jam i bindur se mbi 18 mijë qytetarë të Tiranës nuk kanë votuar që të tërhiqemi. Kam votuar për një rrugë më të gjatë. Nuk kam qenë kurrë lojtar sporti. Kam qenë lojtar maratone. Jemi për një sistem të qëndrueshëm afatgjatë. Brezi duhet të fillojë të lërë gjëra të qëndrueshme brezit më poshtë.”

Sa i përket mundësisë që ai të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës, Alimehmeti thotë se jemi në mes të një procesi për zgjedhjet parlamentare dhe është një etapë që nuk lihet në mes

“Në radhë të parë jemi në mes të procesit të zgjedhjeve parlamentare. Jemi ende në proces numërimi. Pavarësisht se kemi bërë kërkesë dhe bashkia është ilegjitimitet. Ka muaj që kryebashkiaku nuk është në zyrë. Zgjedhjet parlamentare ende nuk kanë mbaruar. Jemi këtu për të ndryshuar edhe disa gjëra që nuk kanë shkuar mirë. Po kërkojmë transparencën e zgjedhjeve parlamentare. Nuk jam njeri që djeg etapat. Kjo është e rëndësishme, zgjedhjet parlamentare. Preferencën nuk e shfaq nëpër media, e shfaq me vendime politike”.

The post Kandidati i ardhshëm i PD-së për kryebashkiak të Tiranës? Alimehmeti: Nuk kanë mbaruar ende zgjedhjet parlamentare, nuk jam njeri që djeg etapat appeared first on Albeu.com.

“Berisha më ka mbështetur”/ Flet Alimehmeti për rinumërimin e votave: Kodi Zgjedhor aktual duhet hedhur në plehra

10 June 2025 at 15:20

Alimehmeti theksoi se rinumërimi i votave në Tiranë është një precedent pozitiv. Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi nga lista e hapur e PD-së, që për pak vota mund të hynte në parlament, i ftuar në një studio televizive tha se Kodi Zgjedhor aktual duhet hedhur në plehra. Ai shtoi se Sali Berisha e ka mbështetur në iniciativën e tij.

Ilir Alimehmeti:

Ende nuk dimë të numërojmë votat. Rinumërimi do të ndodhë. Tani janë një sërë procedurash, që duhet të na bëhen me dije. Është precedent pozitiv. Ngel në klasë njëherë dhe hyn sërish në test dhe shpresojmë që KQZ të marrë një notë pozitive. Është e drejtë e madhe që të kërkohet transparencë e madhe për mënyrën sesi janë bërë zgjedhjet. Berisha na ka mbështetur. Fëmijëve tanë duhet t’ju lëmë trashëgimi zgjedhje të lira e të ndershme. Ky Kod Zgjedhor duhet hedhur në plehra. Gara të jetë mes partive dhe jo kandidatëve të së njëjtës parti politike.

The post “Berisha më ka mbështetur”/ Flet Alimehmeti për rinumërimin e votave: Kodi Zgjedhor aktual duhet hedhur në plehra appeared first on Sot News | Lajme.

Kush ia vodhi votat? Mjeku Ilir Alimehmeti tregon abuzimet, flet edhe për Tabakun

By: redi
9 June 2025 at 21:53

Kandidati i PD-së në listën e hapur për Tiranën, mjeku Ilir Alimehmeti i cili mori një mbështetje të madhe, por që nuk mundi të marrë mandatin, thotë se procesi i numërimit në zgjedhjet e 11 majit pati parregullsi të mëdha. Kjo sipas tij bazohet edhe në faktin që KAS vendosi rinumërimin e votave. Ilir Alimehmeti theksoi se ”Numërimi kishte dy procese; i pari ishte numri i mandateve që shihej me…

Source

Kandidatët e PD kërkojnë hapjen e kutive në 3 qarqe, caktohen kur do të mbahen seancat

By: Oldi
4 June 2025 at 12:54

Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë më 12 qershor, ora 11:00, ankimimin e kandidatit Ilir Alimehmeti, i cili kërkon rinumërim ose e votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë. Edhe kërkesat e kandidatëve Aulon Kalaja dhe Shkëlqim Shehu do të shqyrtohen në të njëjtën datë, por me orare të ndryshme. Seanca ndaj Aulon Kalajës, i […]

The post Kandidatët e PD kërkojnë hapjen e kutive në 3 qarqe, caktohen kur do të mbahen seancat appeared first on BoldNews.al.

Ilir Alimehmeti nuk i bindet Berishës / I drejtohet Kolegjit Zgjedhor: Të rinumërohen votat në Tiranë

By: Rovena
2 June 2025 at 18:49

Kandidati për deputet në listën e hapur të PD, për qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që refuzoi kërkesën e tij për rinumërimin e votave për qarkun e Tiranës.

KAS e argumentoi vendimin se Kodi Zgjedhor nuk legjitimon kandidatët e një partie që t’i drejtohen këtij organi, por vetëm partisë politike. Pavarësisht se KAS e rrëzoi Alimehmeti nuk u dorëzua, por iu drejtua Kolegjit Zgjedhor.

Në kërkesën e parë në KQZ, kandidati i PD pretendon parregullsi në numërimin e votave për qarkun e Tiranës dhe për këtë arsye kërkon rinumërin. /abcweb.al

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave

By: redi
2 June 2025 at 18:45

Mjeku Ilir Alimehmeti, një nga kandidatët që mori mbështetje masive në zgjedhjet e 11 Majit, ku në listën e hapur të PD-së ai mori 16598 vota, por që nuk mundi të marrë mandatin. Por beteja e tij për të qenë në Parlament vijon. Ai ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor, pasi kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor…

Source

Rrëzohet kërkesa e 4 demokratëve për rinumërim votash/ PD e PS bashkojnë votat në KAS

By: user 6
30 May 2025 at 21:16

Komisioni për Ankesa dhe Sanksione i KQZ-së rrëzoi sot kërkesat e bëra nga 4 kandidatë të Partisë Demokratike në Tiranë dhe në durrës për rinumërimin e votave preferenciale. Me 4 vota kundër dhe 1 pro anëtarët e KAS rrëzuan kërkesat e bëra nga Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana.

Sipas KAS kërkesa për rinumërim nuk duhej të bëhej nga kandidatët, por nga forca e tyre politike. Vetëm Ilir Rusmali votoi “pro” kërkesës së kandidatëve. Kundër tyre votuan përfaqësuesit e PS në këtë komision, Koli Bele dhe Elvin Lako, por edhe përfaqësuesit e vetë PD-së, Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Edhe këta të fundit argumentuan se sipas Kodit Zgjedhor ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati. Sipas tyre, këtë qëndrim kanë mbajtur edhe në zgjedhjet e kaluara.

Në një prononcim për mediat mjeku Ilir Alimehmeti tha se “de facto” KAS nuk u morr me kërkesat tona, përmbajtjen e provave, por u morën me një artificë të pakuptimtë që është “subjekti duhet të kërkojë rinumërim”, ndërkohë që kryetari i PD është shprehur pro” – tha Alimehmeti. ©LAPSI.al

The post Rrëzohet kërkesa e 4 demokratëve për rinumërim votash/ PD e PS bashkojnë votat në KAS appeared first on Lapsi.al.

❌
❌