Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mjeshtri i fundit i kazanëve të rakisë në Korçë mban gjallë zanatin që po shuhet

By: Besnik
6 July 2025 at 16:03

Në pazarin e vjetër të Korçës, vazhdon të dëgjohet troku i çekiçit, ku Vasil Shkëmbi, një nga zanatçinjtë e rrallë, ndërton ende kazanët e rakisë me dorë, duke ruajtur një traditë që prej brezash ka qenë krenari e korçarëve.

Gjithçka nisi kur ishte student në ndërmarrjen artistike, për ta kthyer më pas në një profesion që ka zgjatur për dhjetëra vite.

“Unë kam punuar në artistike, gati 6 muaj atje, pasi mbarova dyvjeçaren e ndërtimit. Nuk rrija dot në një vend, por artistikja më ndihmoi shumë. E kam pasur pasion. Këto janë gjëra të bukura,” – thotë Vasil Shkëmbi.

Ndërtimi i kazanëve të rakisë dhe bakërpunimi janë tashmë zanate në zhdukje, ndërsa duartarti tregon se fëmijët nuk e kanë trashëguar këtë profesion.

“Ky është kazan rakie. Ka pasur kërkesa, dhe ende ka. Zanatçinjtë kanë mundësi. Kam qejf për fëmijët, por asnjë nuk vjen. Dinë, por nuk ka kërkesa. Nga viti 2000 pata shumë kërkesa, sidomos për raki. Tani ka rënë, por ne rrojmë. Kam qejf të vijë një fëmijë ta mësojë, është gjynah ta lësh. Qejf e kanë, por mërziten,” – thotë Vasil Shkëmbi.

Nisur nga mosha, ai ka dashur që këtë zanat t’ua trashëgojë edhe fëmijëve të tij, por për fat të keq ata nuk kanë pasur të njëjtin mendim me babain e tyre.

Vasil Shkëmbi është i vetmi në Korçë që prodhon kazanë rakie prej bakri. Ndërkohë, në pazarin e vjetër të qytetit punojnë edhe zanatçinj të tjerë, kryesisht këpucëtarë dhe zejtarë të veglave të punës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mjeshtri i fundit i kazanëve të rakisë në Korçë mban gjallë zanatin që po shuhet appeared first on Euronews Albania.

Valë arrestimesh në Turqi, autoritetet arrestojnë tre kryetarë bashkie të opozitës

By: user 11
5 July 2025 at 21:15

Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP) e opozitës. Sipas mediva të huaja kryebashkiakët akuzohen për korrupsion. Konkretisht në pranga kanë rënë kryebashkiaku i qytetit jugor të Adanasë, Zeydan Karalar, kryebashkiaku i Adiyamanit në Turqinë lindore, Abdurahman Tutdere dhe kryebashkiaku i Antalyas, Muhittin Bozcek.

Dy arrestimet e para u kryen si pjesë e hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, ndërsa arrestimi i Muhittin Boçek bie nën një hetim të ngjashëm nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Antalyas. Informacionet tregojnë gjithashtu se nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në Stamboll, Ahmet Şahin, u arrestua gjithashtu. Kryetari i bashkisë së të njëjtit qytet është tashmë në paraburgim.

Të martën e kaluar, më 1 korrik, ish-kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunç Soger, u arrestua si pjesë e një urdhër-arresti kundër 157 zyrtarëve të bashkisë dhe CHP-së. Kjo është vala e dytë e madhe e arrestimeve të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të CHP-së, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 19 mars. Kryetarët e nëntë bashkive të tjera rajonale të Stambollit dhe dy në Adana janë gjithashtu në paraburgim.

The post Valë arrestimesh në Turqi, autoritetet arrestojnë tre kryetarë bashkie të opozitës appeared first on Lapsi.al.

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

By: Elva
27 June 2025 at 17:30

Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe të anëtarësohet në Këshillin e Evropës (KiE). Në një video të ndarë nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Volkmann shfaqet duke mbajtur fjalimin e tij të parë në Bundestag, ku shpreh mbështetje të fortë […]

The post Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE appeared first on BoldNews.al.

Asambleja Parlamentare e KiE miraton raportin për zgjedhjet më 11 Maj

By: redi
23 June 2025 at 20:07

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi sot raportin për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Thirrja për autoritetet shqiptare është që të tregojnë vullnet të fortë politik për të adresuar mangësitë e identifikuara gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare 11 maj it “në mënyrë që të sigurohet përputhshmëria me standardet evropiane në proceset zgjedhore”.

Source

Dy kryetarë bashkie të vrarë në një kohë rekord, autoritetet në alarm

18 June 2025 at 09:50

Një zyrtare e zgjedhur lokale u qëllua për vdekje në Meksikën perëndimore, vetëm dy ditë pasi një tjetër kryetare bashkie u vra në jug të vendit, njoftuan burime rajonale të martën. Martha Laura Mendoza, kryetare e komunës Tepalcatepec në shtetin Michoacan, u vra dy ditë pas ekzekutimit të Lilia Garcias, kryetares së bashkisë së San Mateo Piñas në shtetin Oaxaca, e cila u sulmua nga një grup prej pesë personash të armatosur në zyrën e saj.

“Kam marrë konfirmim se kryetarja e bashkisë së Tepalcatepec është vrarë,” tha për X paraardhësi i saj, Guillermo Valencia, nga partia opozitare PRI.

Po ashtu i vdekur mbeti dhe bashkëshorti i saj, thanë dy gazetarë lokalë. Mendoza ishte anëtare e partisë në pushtet MORENA dhe në llogarinë e saj X e përshkruante veten si “aktiviste sociale, nënë, grua dhe presidente e këshillit të qytetit të Tepalcatepec”.

Shteti Michoacan, i njohur për prodhimin më të madh të avokados në Meksikë dhe në botë, është i prekur nga aktiviteti i organizatave kriminale si karteli Nueva Familia Michoacana, i listuar nga administrata amerikane si organizatë terroriste. Pas vrasjes së Lilia Garcias të dielën, autoritetet po hetojnë disa motive, duke përfshirë akuzat për përvetësim fondesh, falsifikim të firmës së kryetares dhe trafik druri në zonë.

Në vitet e fundit, dhjetëra zyrtarë vendorë në Meksikë janë vrarë në sulme të lidhura me krimin e organizuar. Një valë e tillë dhune goditi kryeqytetin meksikan një muaj më parë, me vrasjen e dy bashkëpunëtorëve të kryetares së bashkisë Clara Brugada në rrugë.

The post Dy kryetarë bashkie të vrarë në një kohë rekord, autoritetet në alarm appeared first on Sot News | Lajme.

Balliu denoncon në Bundestag dhe KiE: Krimi i organizuar, pjesë e zgjedhjeve në Shqipëri

By: D Marku
7 June 2025 at 09:44

Balliu denoncon përdorimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor para deputetëve të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar një seri takimesh me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të Bundestagut gjerman.

Gjatë këtyre takimeve, z. Balliu ka denoncuar lidhjet e krimit të organizuar me strukturat qeverisëse, si dhe përdorimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ai ka theksuar se Shqipëria gëzon mbështetje të konsiderueshme në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, nëse vazhdon përkushtimin për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Z. Balliu ka theksuar gjithashtu se përfshirja e krimit të organizuar në proceset elektorale ka dëmtuar rëndë rendin demokratik dhe ka kthyer zgjedhjet në një farsë, duke penguar në këtë mënyrë përparimin e vendit në rrugën e integrimit europian.

Ai i ka garantuar deputetëve se Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke u angazhuar për një proces demokratik të qëndrueshëm dhe përparim drejt integrimit në Bashkimin Europian.

The post Balliu denoncon në Bundestag dhe KiE: Krimi i organizuar, pjesë e zgjedhjeve në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Bashkitë pa kryetarë, Këshilli i Ministrave s’ka njoftuar vakancat tek Presidenti. Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme?

By: redi
30 May 2025 at 15:38

3 kryebashkiakë socialistë fituan mandatin si deputet në zgjedhjet e 11 Majit, duke ndërprerë punën e tyre si drejtues të pushtetit vendor. Berati, Tepelena dhe Mati prej gati tre muajsh nuk kanë një kryetar të zgjedhur. Edhe pse dorëheqja e tyre është bërë publike që më 11 mars dhe të tre do të jenë në Parlamentar, Këshilli i Ministrave nuk e ka njoftuar Presidentin për vakancat në këto tre njësi…

Source

“PD po shkërmoqet, ç’do të bësh ti?/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

By: M C
19 May 2025 at 21:58

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e partisë “Mundësia”.

Ai u pyet nga analisti Baton Haxhiu, lidhur me kandidimit për Bashkinë e Tiranë. Shehaj e la këtë mundësi të hapur dhe shtoi se projekti politik që ka nisur ka qëllime afatgjata.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Përcaktimi i pavarësimit është një guxim dhe kush merr guximin për të bërë parti, e kanë një qëllim dhe realisht e kanë synimin e vet. Guximi është brenda saj, dije, infrastrukturë, lekë, gjithë ato që ke përjetuar. Tani bën një betejë me një koncept, me një parti. Përcaktimi i pavarësimit është gjëja më e rëndësishme te njeriu pastaj te koncepti.
Kur ke dalë nga PD, ke patur disa çështje rrugës, më së pari krijimin e besimit, ke dalë në një fazë kur PD ishte në shkapërdredhje… Ajo faza e krijimit të luajalitetit, ngritja e infrastrukturës, arritja deri në periferi. Beteja ka qenë në kryeqytet, ose në Durrës, Elbasan, Tiranë plus Vlora. Hyrja në Parlament është mbi këto karakteristika, tash është betejë tjetër. Kjo do një diskurs dhe betejë pa kompromis. Ku është vija e kuqe e kompromiseve për shtetin dhe ku është për Partinë Socialiste. Ku mbaron lufta kundër PS dhe kur fillon e drejta për ti shërbyer shtetit edhe me PS?

Agron Shehaj: Betejat që kam bërë në Parlament kanë patur qëllim vetëm interesin publik. Kufiri i kornizës për të cilin kam vepruar ka qenë interesi publik. Kjo mbetet vija e kuqe për mua. Edhe kur ka qenë kundër interesit tim e kam bërë betejën për interesin publik. Kam bërë beteja me ministra dhe kryeministrin. Janë interpretuar si beteja personale, por nuk kanë qenë të tilla, kanë qenë në favor dhe interes të publikut. Brenda kësaj kornize do të veproj. E kam të qartë.

Baton Haxhiu: A jeni në gjendje të konkuroni vetë në një betejë për Tiranën? Kur them këtë, ç’ka mund, meqenëse e djathta që është në opozitë nuk do të rritet por do të shkërmoqet, ju keni një hambar të votave, edhe të papërcaktuar, edhe të djathtë, cila është beteja jote e ardhme politike, duke përfshirë diskursin në Parlament dhe beteja në kryeqytet?

Agron Shehaj: Sa i përket betejës për Tiranën, ëhtë herët, nuk e kemi diskutuar ende këtë, është vendim që merret brenda strukturave. Kjo duhet diskutuar brenda strukturave, do të ishte mungesë respekti nëse unë jam një mendim që pastaj interpretohet si vendim. Por, edhe kjo, pavarësisht vendimit, është një vendim i rëndësishëm, por në i qëndrojmë vizionit tonë për një projekt politik afatgjatë. Opozita në Parlament që do të bëjmë si dy deputetë.

Baton Haxhiu: 40 e ca mijë njerëz janë shumë.

Agron Shehaj: Ata që nuk kishin besim se do ia dilnim, është e pamohueshme, që ne si forcë politike kemi patur rezultat të jashtëzakonshëm, sidomos në Tiranë, në qendër të Tiranës, degët 5, 7 dhe 10, rezultat thuajse 8%. Është inkurajues dhe na bën të mendojmë se vizioni ynë përqafohet nga një pjesë e mirë e shoqërisë, edhe nga pjesa më e zhvilluar. Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, të vetëdijshëm që na pret një rrugëtim i gjatë.

Baton Haxhiu: Përparësia jote si lider i ri është në dy pika, dy liderët e partive të mëdha janë në shkuarje e sipër. Momenti i parë është përparësia juaj për një garë të ardhshme. Prandaj thashë ç’do të bësh. Pse humbe mandatin e tretë? Në të gjithë sondazhet e ke patur mandatin e tretë. Ku i keni patur defektet?

Agron Shehaj: Ku mund ta kemi humbur? Ju e dini shumë mirë, të parashikosh në sondazhe forcat e reja është gjëja më e vështirë, sepse votuesi ndikohet në momentin e fundit.

The post “PD po shkërmoqet, ç’do të bësh ti?/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

17 May 2025 at 14:51

Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojë në zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj rajonit.

Kështu vlerëson Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Lideri i demokristianëve gjermanë, Merz, bëri betimin në Bundestag më 6 maj, dhe u bë kancelari i dhjetë në historinë e Gjermanisë, pasi siguroi shumicën e nevojshme vetëm në rundin e dytë të votimit.

Sa i përket qasjes së Gjermanisë ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, Weber vlerëson se Berlini, në vend që të rifillonte me themel këtë proces, doli me propozimin franko-gjerman, çka çoi në “shkatërrimin e plotë të dialogut politik” dhe në dy marrëveshje që, sipas tij, nuk ekzistojnë në realitet.

Sipas Weberit, Qeveria e re e Gjermanisë duhet të ndërmarrë një “kthesë strategjike” ndaj Serbisë dhe ndaj politikës së regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që dialogu politik të mos fundoset.

“Gjermania duhet të marrë përsëri rolin udhëheqës në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të ndihmojë në krijimin e një politike strategjike për rajonin – diçka që BE-së i ka munguar për më shumë se dy dekada – përfshirë edhe nevojën urgjente për një kthesë ndaj Serbisë dhe një qasje më politike ndaj krizës në Bosnje”.

Weber thotë për REL-in se mbetet për t’u parë nëse Gjermania ka apo po ndërton një strategji të përshtatshme të politikës së jashtme, por se me siguri do të shprehë shqetësime për “aktorët e tretë me ndikim të dëmshëm në Ballkan”.

Por, çfarë roli mund të luajë Gjermania në dialogun Kosovë-Serbi, veçanërisht nën udhëheqjen e kancelarit Merz?

“Qeveria e re konservatore përballet me trashëgiminë e dialogut politik që nisi kancelarja Merkel, me përkrahjen e deputetëve konservatorë.

Nën Scholzin, në vend të një rivendosjeje të thellë të dialogut, pas episodit të rrezikshëm të shkëmbimit të territoreve, Qeveria gjermane ndërmori iniciativën franko-gjermane me një vullnet të pamjaftueshëm politik, dhe duke vazhduar politikën e dështuar të pajtimit ndaj regjimit të Vuçiqit. Rezultati ishte shembja e dialogut, dhe dy marrëveshje që, në fakt, nuk ekzistojnë.

Pyetja është nëse Qeveria e re gjermane do të këmbëngulë në këto marrëveshje të papërmbushura, apo do të ketë guximin të nxisë një rinisje të thellë të dialogut – për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Kjo do të kërkonte një kthesë strategjike të politikës së BE-së ndaj Serbisë, duke mos e trajtuar regjimin e Vuçiqit si partner vlerash. Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndërprerjen e marrëdhënies së CDU-së me “partinë motër” SNS [Partia Progresive Serbe]. Mbetet për t’u parë nëse CDU-ja dhe Merz kanë forcën për këtë. Në të kundërt, dialogu do të thellohet edhe më shumë në krizë, dhe BE-ja do të humbasë më shumë kredibilitet si aktor demokratik, në Kosovë dhe në Serbi”, tha ai.

Weber ka folur edhe lidhur me kushtëzimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ndryshe nga Parisi, Gjermania ka qenë më e butë në kushtëzimin për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Nëse Berlini do të vazhdojë me këtë politikë për Asociacionin – në mungesë të një kuadri strategjik – mbetet për t’u parë, dhe do të varet nga ajo nëse do të ketë kthesë strategjike në politikën ndaj dialogut”, tha ai.

The post Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

Agjenda e Komitetit të Ministrave në Luksemburg/ Anëtarësimi në KIE, Kosova lihet jashtë agjendës…

13 May 2025 at 15:28

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është lënë jashtë agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Para nisjes së mbledhjes së parë të Komitetit të Ministrave, pa përfshirjen e çështjes së anëtarësimit të Kosovës, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti tha se “Kosova nuk figuron si pjesë e agjendës”. Në një reagim në Facebook, zv/ministri Ahmeti tha se Kosovës i janë vendosur padrejtësisht “kërkesa jozyrtare” për anëtarësim.

“Megjithëse të gjitha standardet janë përmbushur dhe secili kriter është plotësuar, anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropës, i cili mbahet sot dhe nesër në Luksemburg”, tha Ahmeti.

Ai tha Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila vitin e kaluar ia dha dritën e gjelbër kërkesës së Kosovës për anëtartësim, është mekanizmi i fundit që adreson nëse janë plotësuar kriteret.

“Komiteti i Ministrave nuk ka vepruar asnjëherë në kundërshtim me opinionet e Asamblesë Parlamentare dhe vonesa aktuale në adresimin e opinionit të saj për Kosovën është e paarsyeshme. Është pikërisht Asambleja Parlamentare ajo që përcakton kriteret e anëtarësimit, siç tregojnë rastet e anëtarësimit të Monakos dhe Armenisë. Askund nuk parashihen ‘kritere jozyrtare’, të cilat po i kërkohen Kosovës në mënyrë të padrejtë”, tha zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme.

Sipas Ahmetit, ky trajtim nga Komiteti i Ministrave të KiE-së “është një sinjal shqetësues për rajonin”, veçanërisht në kontekstin e ri pas takimeve të liderëve politikë dhe fetarë të Serbisë me presidentin Putin. Në prill të vitit 2024, raportuesja për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis paraqiti raportin e saj në Asamblenë Parlamentare, duke theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit. Ky raport u miratua me mbi 80% të votave në favor.

The post Agjenda e Komitetit të Ministrave në Luksemburg/ Anëtarësimi në KIE, Kosova lihet jashtë agjendës… appeared first on Sot News | Lajme.

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, zëvendësministri në detyrë Ahmeti kritikon vonesat

13 May 2025 at 15:56

Kosova mbetet jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, pavarësisht përmbushjes së të gjitha standardeve. Kështu është shprehur zëvendësministri në detyrë i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti.

Ai tha se përkundër faktit se ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim, Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropës që po mbahet më 13 dhe 14 maj në Luksemburg.

“Aplikimi për anëtarësim u dorëzua në maj të vitit 2022, dhe që nga ajo kohë procedurat kanë ndjekur rrjedhën formale të organizatës. Në shtator të po atij viti, “Departamenti Ligjor i Këshillit të Evropës dha opinionin e qartë se Republika e Kosovës nuk ka asnjë pengesë ligjore për t’u bërë anëtare e plotë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti tutje shtoi se në prill 2023, Komiteti i Ministrave pranoi aplikimin me mbi dy të tretat e votave dhe e përcolli atë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare.

Pas një viti vlerësimesh, në nëntor 2023, raporti i Juristëve Eminent vlerësoi se “legjislacioni i Republikës së Kosovës është në nivelin e standardeve ndërkombëtare, madje, në disa fusha, siç janë të drejtat e pakicave, shkon përtej tyre”.

Ahmeti tutje theksoi se raportuesja Dora Bakoyannis, në prill 2024, paraqiti raportin përfundimtar duke deklaruar se “Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit dhe se duhet të ftohet sa më parë si anëtare e plotë e Këshillit të Evropës”. Raporti u miratua me mbi 80% të votave në favor në Asamblenë Parlamentare.

Përkundër këtij miratimi të qartë, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë ende një vendim, çka është cilësuar si një “vonese e paarsyeshme në adresimin e opinionit të saj për Kosovën”.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të realizohet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të saj dhe jo të trajtohet si mjet pazari apo levë presioni,” ka shkruar Ahmeti, duke paralajmëruar për ndikimet gjeopolitike të vonesave, në dritën e kontakteve të fundit mes udhëheqësve serbë dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Megjithatë, zëvendësministri i jashtëm në detyrë theksoi “procesi i anëtarësimit është i pakthyeshëm” dhe përpjekjet do të vazhdojnë në komunikim të ngushtë me shtetet anëtare për të siguruar pranimin e Kosovës si anëtare e 47-të e Këshillit të Evropës. /Telegrafi/

The post Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, zëvendësministri në detyrë Ahmeti kritikon vonesat appeared first on Telegrafi.

Nga burgu në Hagë, ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjidhet kryetar bashkie

By: Mirgen
12 May 2025 at 22:24

Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë për shkak të hetimeve nga Gjykata Penale Ndërkombëtare mbi luftën e tij të përgjakshme kundër drogës, është rizgjedhur si kryetar i qytetit të tij të lindjes, Davao, shkruan A2 CNN. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të mesit të mandatit tregojnë se familja Duterte vazhdon […]

The post Nga burgu në Hagë, ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjidhet kryetar bashkie appeared first on BoldNews.al.

​Nesër mblidhen ministrat e KiE-së, anëtarësimi i Kosovës nuk figuron në agjendë

12 May 2025 at 09:46

Kosova edhe këtë vit e ka humbur mundësinë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo, pasi aplikacioni i saj për anëtarësim në këtë organizatë nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, i cili do të mblidhet më 13-14 maj.

Sipas njohësve të këtij procesi, mostrajtimi i çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe mosformimi i institucioneve të reja ka ndikuar në mospërfshirjen e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk komentoi për KosovaPress rreth mospërfshirjes së anëtarësimit të Kosovës në agjendën e ministrave të Punëve të Jashtme të KiE-së, trupë kjo vendimmarrëse për anëtarësim, e cila mblidhet vetëm një herë në vit.

Profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi thotë për KosovaPress se Kosovës “i ka ikur treni” për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në prill të vitit të kaluar, Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mirëpo nuk e kaloi hapin final, pasi nuk u përfshi në agjendën e Komitetit të Ministrave për shkak të mosdërgimit të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Mosdërgimi i këtij draft-statuti në Kushtetuese, sipas Arifit, ka ndikuar që as këtë vit aleatët e Kosovës të mos e shtyjnë përpara agjendën për anëtarësimin e Kosovës në KiE, derisa nuk zbatohen kushtet e paraqitura.

“Për Këshillin e Evropës, ajo agjendë është tejkaluar. Ne nuk jemi në agjendë, ndoshta, po të kishim pasur qeveri, do të kishim pasur një shpresë se mund të ishte lëvizur diçka. Ne jemi duke humbur botëkuptimin tonë për politikën e jashtme. Duke iu referuar Ambasadës gjermane në Prishtinë, e cila ka thënë publikisht që kushtet e paraqitura më herët mbesin valide, ata nuk mund të shtyjnë asnjë agjendë për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm derisa të zbatohen ato kushte. Ata s’kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin, por vetëm të dërgojë draft-statutin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Më pas, themelimi i tij mbetet ende çështje politike”, thekson Arifi.

Në anën tjetër, profesori i të drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë për KosovaPress se edhe mosformimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka ndikuar që të mos ketë vendimmarrje në Kosovë në lidhje me kërkesën e aleatëve për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese.

Sipas tij, sa më shumë që zgjat kriza politike në Kosovë, aq më të mëdha do të jenë ndikimet negative në faktorin e jashtëm.

“Kjo formë e procesit është tepër negative, si për faktorin e brendshëm ashtu edhe për atë të jashtëm. Kam propozuar që sa më shpejt të krijohet qeveria, pasi këtë vit na presin punë të jashtëzakonshme. Duhet të kemi parasysh ndryshimin e administratës amerikane, i cili është ndryshim radikal dhe i paparashikueshëm. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për formimin e një qeverie sa më parë”, thekson Kryeziu.

Pengesë për t’u përfshirë në agjendë vitin e kaluar u bë përcaktimi i Kosovës për të mos përmbushur kërkesën e tri prej shteteve kryesore të Bashkimit Evropian – Gjermanisë, Francës dhe Italisë – për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e propozuar nga BE-ja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Institucionet në Kosovë nuk e kanë pranuar draft-statutin e hartuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin, derisa janë shprehur kundër dërgimit të tij për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në vitin 2022./kp/

The post ​Nesër mblidhen ministrat e KiE-së, anëtarësimi i Kosovës nuk figuron në agjendë appeared first on Telegrafi.

Belind Këlliçi: Veliaj tani është banor i Durrësit, sipas ligjit dhe Kushtetutës s’mund të jetë më kryetar i Bashkisë Tiranë

By: V K
10 April 2025 at 10:57

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News, u shpreh se bazuar në ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Erion Veliaj, nuk mund të jetë më kreu i bashkisë së Tiranës, pasi ai tani është banor i qarkut të Durrësit dhe voton në Durrës.

Këlliçi: Thelbi nuk është tek Erion Veliaj si individ, është tek filozofia e Edi Ramës dhe e Rilindjes pas vitit 2013 që ka nga një Erion Veliaj në çdo zonë.

Në çdo komunë apo ish komunë apo në çdo bashki të Shqipërisë. ‘5D’ në thelb, kryevepra e Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës, mënyra më e sofistikuar që ai kishte gjetur për të vjedhur paratë e qytetarëve të Tiranës me drejtorët e tij është një skemë që po ta shihni është e shpërndarë edhe në institucione të tjera, edhe në ministrinë e Infrastrukturës edhe nëpër ministri të tjera, por është e shpërndarë edhe nëpër ish-komuna.

Unë vij nga zona e Vaqarrit ku ka një Erion tjetër por që në atë rast quhet Gentian Myrto.

Një bandit elektoral por jo vetëm, një hajdut I tokave të qytetarëve dhe banorëve të zonës së Vaqarrit i cili ka goditur për vite me radhë të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar PS apo që kanë qenë mbështetës të PD.

E njëjta gjë ndodh në zona të tjera të Tiranës ku kam përmendur shpesh herë Arben Malokun, një prej banditëve më të mëdhenj elektoral që ka sot ende Tirana.

Adriatik Kupi një person tjetër në zonën e Bërzhitës, Baldushkut. Administratori I Lundrës, hajdut elektoral.

Makineria e cila ka blerë dhjetëra mijëra vota në Tiranë që është bashkia e Tiranës sot nuk funksionon ashtu siç ishte më parë.

Edhe pse Rama ka dhënë garancinë e tij të plotë që është ai tashmë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe që është ai që i del garant punonjësve të bashkisë për të vijuar për të vjedhur votat.

Në thelb po, Veliaj sot nuk është në fushatë. Veliaj nga sot de facto e de jure është banor i qarkut të Durrësit.

Është votues në qarkun e Durrësit.

Automatikisht do duhej të kishtë pasuar një dorëheqje apo një shkarkim i Veliajt nga kryeministri.

Bazuar edhe në ligjin e Republikës së Shqipërisë, një kryetar bashkie që humbet banimin e përhershëm në zonën ku ai drejton bashkinë nuk mund të jetë më kreu i asaj bashkie.

Dhe sot Veliaj është banor i Durrësit dhe voton në burgun e Durrësit.

The post Belind Këlliçi: Veliaj tani është banor i Durrësit, sipas ligjit dhe Kushtetutës s’mund të jetë më kryetar i Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është nën sulm

By: user7
9 April 2025 at 15:16

Deputetja demokrate Albana Vokshi ngriti shqetësimin për sulmin që po i bëhet demokracisë në Shqipëri. Nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, Vokshi nënvzoi nevojën për mbrojtje të zgjedhjeve që do të mbahen, në kushtet kur vendi ynë është kandidat për tu anëtarësuar në BE. Gjatë fjalës së saj, Vokshi u ndal edhe tek lidhjet e kryeministrit Edi Rama me Xhorxh Soros, të cilat sipas saj sollën edhe kapjen e drejtësisë në Shqipëri.

“Ajo që z. Mullen përmendi më parë, lidhur me financimin nga fondacioni Soros, është e vërtetë edhe për Shqipërinë. Ky fondacion ka qenë i përfshirë në hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe çdo reforme tjetër të rëndësishme.

Këto procese kërkojnë transparencë dhe analizë Urgjente, pasi në vend që të përmirësojnë demokracinë, ato e kanë përkeqësuar atë. Sot shqiptarët nuk marrin drejtësi – një çështje në gjykatë zgjat 15-20 vite. Sipas raportit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë as të lira dhe as të ndershme. Rekomandimet nuk janë zbatuar. Po kështu Vokshi denoncoi edhe përdotimin e administratës publike dhe aseteve shtetërore nga partia në pushtet në funklsion të zgjedhjeve, duke e bërë garën e 11 majit të pabarabartë, ndaj kërkoi mbështetje nga BE për garantimin e një procesi të lirë

Kemi qenë dëshmitarë, të keqpërdorimit të aplikacioneve si “Aktivisti”, i përdorur nga Partia Socialiste në pushtet në çdo palë zgjedhje – për propagandë, manipulim të sjelljes së votuesve, intimidim të nëpunësve civilë dhe heshtje të kundërshtarëve politikë.Situata bëhet akoma më alarmante kur bështet bashkë me korrupsionin endemik, përkeqësimin e sundimit të ligjit dhe centralizimin e pushtetit. Nevojitet një plan që shtrihet përtej kufijve të BE-së, për të mbrojtur vendet kandidate si Shqipëria, Moldavia, Gjeorgjia etj. Vendime si ai i ndalimit të TikTok nga Kryeministri i Shqipërisë, dhe kontrolli i internetit përmes pajisjeve speciale disa javë para zgjedhjeve, janë veprime autokratike dhe minojnë të drejtat themelore,” tha Vokshi.

The post Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është nën sulm appeared first on Lapsi.al.

“Isha zëri i shqiptarëve”/ Berisha zbardh takimet me zyrtarë të lartë në KiE: Thashë të vërtetat për narko-regjimin

8 April 2025 at 13:09

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e zhvilluar dje në Strasburg në Këshillin e Europës. Në një konferencë për shtyp, Berisha ka zbuluar takimet që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë atje, ndërsa ka shtuar se ishte zëri i shqiptarëve, një gjë që kishte munguar prej kohësh.

“U ktheva sot në mëngjes nga Strasburgu, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në PPE për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen në Shqipëri. Ne këtë vizitë u prita në një takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, u takova me delegacione parlamentar në këtë asamble të Italisë Suedisë dhe Greqisë.

Zhvillova një takim të veçantë në Komitetin e anti-torturës në këtë institucion. Takova zyrtarë e miq të shumtë. Në karrierën time politike ky institucion është institucioni i parë që kam vizituar si president.
Isha pas kaq vitesh aty si në shtëpinë time. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar për kaq vite. Thashë të vërtetat pak të njohura për narko-regjimin”, tha ai.

The post “Isha zëri i shqiptarëve”/ Berisha zbardh takimet me zyrtarë të lartë në KiE: Thashë të vërtetat për narko-regjimin appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Skandal! Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës

By: Ela
8 April 2025 at 13:08

Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat ku ka folur për vizitën e tij në Këshillin e Europës në Strasburg. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ishte “zëri i shqiptarëve” në këtë forum ndërkombëtar, duke denoncuar situatën në Shqipëri si një narko-shtet dhe narko-diktaturë. Berisha deklaroi se është anuluar një darke zyrtare që […]

The post Berisha: Skandal! Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës appeared first on BoldNews.al.

Berisha me grupin konservator në KiE: Kemi zgjedhje, vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në një takim me grupin konservator në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

Berisha tha se grupi konservator i KiE duhet të sjellë në Shqipëri një mision vëzhgimi. Sipas tij, vetëm kështu mund ta ndihmojnë vendin.

“Po, ju mund të na ndihmoni shumë. Mund të na ndihmoni. Së pari, dërgoni një mision verifikimi, sepse do të dëgjoni gjëra të pabesueshme. Dhe kur të prekni realitetin atje, atëherë mund të gjeni një mënyrë për të ndihmuar kombin tim, për të ndihmuar vendin tim të çlirohet nga kjo narkodiktaturë. Ne do të luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë, por na duhet edhe ndihma e njerëzve të lirë, kudo që janë, dhe nga qeveritë europiane, dhe miqtë tanë kudo”, tha Berisha.

“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm”, shtoi Berisha.

“Tani, thashë diçka, por mediet janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.
Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin. Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit”, vijoi Berisha.

Kryedemokrati theksoi se janë tre liderë të opozitës të arrestuar. “Më arrestoi mua për 330 ditë pa asnjë fakt penal”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “lideri tjetër, i partisë së dytë opozitare, ish-presidenti, ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, edhe pse është person nën hetim, gjendet në burg, edhe pse nuk ka akuzë ndaj tij”.

“Lideri i tretë, i partisë tjetër opozitare, është Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes gjatë kohës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe po gjykohet për një çështje që është mbyllur 15 vite më parë, pa asnjë fakt konkret”, tha Berisha.

Berisha tha ndër të tjera se “krimi i organizuar është shumë i famshëm dhe shumë i përfshirë në zgjedhje”.

“Autoritet franceze, belge dhe holandeze kanë dorëzuar mijëra e mijëra faqe të mesazheve të krimit të organizuar, të marra nga telefonat e enkriptuar”, tha Berisha.

Kryedemokrati e cilësoi bonusin për pensionistët nga qeveria si “dhuratë për të siguruar votën e tyre”.

“Janë mbi 700 mijë shqiptarë. Është një vendim i qeverisë për të siguruar bonus pensionesh për votë”, tha Berisha.

/r.e//a.f/

The post Berisha me grupin konservator në KiE: Kemi zgjedhje, vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryetarja e AMA-s takim me misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KiE-së

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi tha se gjatë takimit iu përgjigj interesit të dërguarve të kësaj Asambleje mbi pavarësinë e Autoritetit, angazhimin në procesin e monitorimit të zgjedhjeve të 11 majit, procesin e kryer tashmë të transparencës së pronësisë së medias audio dhe audiovizive, rregullimin e Platformave të Shpërndarjes së Videove etj.

“Javën e ardhshme AMA angazhohet plotësisht në një proces shumë të rëndësishëm siç është ai i monitorimit të zgjedhjeve. Për herë të parë ky proces ka nisur në zgjedhjet e vitit 2021 dhe realizohet mbi Metodologjinë e hartuar nga KQZ”, nënvizoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s u shpreh se “gjetjet e këtij monitorimi, të identifikuara në edicionet informative, emisionet debatuese/forumet, reklamat politike, mbulimet e drejtpërdrejta të aktiviteteve elektorale etj., AMA ia raporton KQZ-së”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Kryetarja e AMA-s takim me misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KiE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Shqipëria përmbushi reformat”/ Këshilli i Europës: Progres në luftën ndaj korrupsionit

By: xhir jeta
21 March 2025 at 15:03

Shqipëria ka bërë progres në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qëndore dhe organet ligjzbatuese.

Gjatë prezantimit të raportit të Greccos, drejtori i përgjithshëm për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Këshillin e Europës, Gianluca Esposito tha se qeveria ka plotësuar reformat të cilat mbështesin edhe ambicien e saj drejt Bashkimit Europian. 

“Korrupsioni nuk është çështje kombësie, pasaporte, apo pozite gjeografike, por thelbësisht një çështje e integritetit personal dhe e sistemeve që e ndalojnë atë. Shqipëria i ka plotësuar këto masa për të parandaluar korrupsionin në dy pjesë të administratës publike. Ky sukses i sotëm nuk duhet të shihet si i izoluar sepse është pjesë përbërëse e të gjithë reformave që po ndodhin në Shqipëri, në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, të pastrimit të parave, është pjesë përbërëse e të gjithë reformave që do të mbështesin Shqipërinë në aspiratën e saj në BE.” 

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është një nga tre vendet e rajonit që ka patur rezultatet me të lartë në luftën kundër korrupsionit. Ai foli edhe reforma te tjera, si ndërveprim i tre pushteteve, ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

“Ne jemi duke bërë përpjekje të gjithëanshme për ta thelluar këtë progres duke përgatitur një dallgë tjetër reformash të mirëqeverisjes, të sundimit të ligjit dhe të antikorrupsionit, me një përfshirje të madhe të të gjithë institucioneve dhe me ndërveprimin e të treja pushteteve të pavarura, Pushtetit Legjislativ, Pushtetit Ekzekutiv dhe Pushtetit Gjyqësor duke vazhduar ne si qeveri të bëjmë një punë konsiderueshme akoma edhe më të madhe në fakt për të vënë në dispozicion të këtij progresi dhe të qëllimit tonë të madh për të hyrë në Bashkimin Euopian dhe zhvillimet e teknologjisë.”

Rama tha se qeveria po punon për përfshirjen e inteligjencës artificiale jo vetëm në prokurorimet publike por edhe në kadastër. Kreu i qeverisë tha se teknologjia duhet të këtë një rol të rëndësishëm edhe në polici apo prokurori, me qëllim marrjen në kohe reale të dëshmive./abcnews.al

❌
❌