Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Anijet kineze përplasen ndërsa ndjekin një anije filipinase

11 August 2025 at 20:13

Një anije luftarake e marinës kineze dhe një anije e Rojës Bregdetare kineze u përplasën me njëra-tjetrën në Detin e Kinës Jugore të hënën, ndërsa ndiqnin një anije të Rojës Bregdetare filipinase.

Pamjet e ndara nga zëdhënësi i Rojës Bregdetare filipinase, Jay Tarriela, treguan anijen 3104 të Rojës Bregdetare kineze duke ndjekur anijen patrulluese filipinase BRP Suluan me shpejtësi të lartë, ndërsa spërkate topin e saj me ujë rreth 11 milje detare në lindje të Scarborough Shoal të kontestuar.

Ndërsa i afrohej anijes filipinase, anija e rojës bregdetare kineze papritmas u përplas me një luftanije të Marinës kineze që kaloi papritur midis anijes filipinase dhe anijes asaj kineze.

Pamjet, të marra nga bordi i Suluan, zbulojnë dëme të konsiderueshme në trupat e të dy anijeve kineze, transmeton Telegrafi.

Anija e rojës bregdetare kineze “kreu një manovër të rrezikshme”, e cila çoi në përplasjen me anijen luftarake”, shkroi Tarriela në një deklaratë në mediat sociale.

“Kjo rezultoi në dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të anijes CCG, duke e bërë atë të papërshtatshme për lundrim”, shtoi ai.

Në një deklaratë të veçantë, Tarriela tha se Filipinet i kërkojnë rregullisht Kinës të ndjekë rregulloret ndërkombëtare, që parandalojnë përplasjet dhe t’i “qaset këtyre çështjeve me profesionalizëm, veçanërisht duke marrë parasysh rolin e tyre në zbatimin e ligjeve detare”.

“Ne gjithashtu kemi theksuar se një sjellje e tillë e pamatur në det mund të çojë në aksidente. Mendimet tona janë me personelin e CCG që mund të jetë lënduar në këtë incident”, tha ai. /Telegrafi/

Here is a longer video capturing the collision between the PLA Navy 164 and the China Coast Guard 3104. The Philippine Coast Guard (PCG) has consistently urged the Chinese government to respect the COLREGS and to approach these matters with professionalism, especially considering… https://t.co/n7vcU4lGWq pic.twitter.com/cHU7rG2wAj

— Jay Tarriela (@jaytaryela) August 11, 2025

⚡ Two Chinese ships collides with each other while chasing Philippines patrol boat 😅:

China coast guard patrol cutter CCG 3104 collided with People’s Liberation Army Navy Destroyer while chasing Philippines Coast Guard vessel BRP Suluan at Bajo de Masinloc.

The incident… pic.twitter.com/aGBwOKMzsy

— OSINT Updates (@OsintUpdates) August 11, 2025

The post Anijet kineze përplasen ndërsa ndjekin një anije filipinase appeared first on Telegrafi.

“Kjo është vetëm një nga sfidat”, Çifti filipinas lidh kurorë në një kishë të përmbytur nga tajfuni

By: xhir jeta
23 July 2025 at 11:43

Ade Rick Verdillo dhe Jamaica Aguilar ishin të vendosur të ecnin drejt altarit në ditën e dasmës së tyre edhe pse kisha që ata kishin zgjedhur për t’i thënë ‘PO’ njëri tjetrit, ishte e përmbytur.

Të martën, kisha Barasoain në Filipine u përmbyt për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa tajfuni Whipa intensifikoi shirat sezonalë të musoneve, duke sjellë përmbytje të mëdha.

Çifti tha se kishin parashikuar rrezikun e përmbytjeve, por nuk e lejuan motin të prishë ditën më të rëndësishme të tyre.

“Ne thjesht vendosëm me guxim,” tha Verdillo.

“Ne vendosëm sot sepse është një sakrificë në vetvete. Por do të ketë më shumë sakrifica nëse nuk ecim përpara sot.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

By: Ardit
29 June 2025 at 13:34

Byroja e Emigracionit në Filipine shprehu shqetësim të thellë për numrin në rritje të filipinasve që trafikohen në Shqipëri. Byroja njoftoi se dy ditë më parë tre filipinas u ndaluan nga oficerët e imigracionit në Terminalin 3 të Aeroportit Ndërkombëtar Ninoy Aquino (NAIA) dhe u penguan të hipnin në fluturimin e tyre për në Malajzi. […]

The post Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Kompanitë shqiptare “në krizë” për staf, gjejnë zgjidhje te punëtorët e huaj

18 June 2025 at 17:24

Mungesa e stafeve, i ka drejtuar kompanitë shqiptare, drejt punëtorëve të huaj. Të parat në listë, gratë nga Filipinet. Në hotele, në restorante buzë detit, në qendra estetike dhe deri në familje, ato i gjen kudo.

 “Tek filipinezët jemi fokusuar sepse janë shumë punëtore, dinë mirë cili është vendi dhe pozicioni i tyre pa cenuar privatësinë e asnjë familjeje, apo në hotele. Ne sjellim nga 20-80 persona në muaj”,-tha Xhoana Sita.

Kontratat zgjasin deri në një vit, por me mundësi rinovimi, nëse të dyja palët janë të kënaqur me njëri tjetrin. Pagesat përfshijnë akomodimin, ushqimin dhe transportin falas. Kompanitë janë ata që merren kujdesen për të gjithë procesin, që nga dokumentet, viza, testet mjekësore, trajnimi.

“Fillohet duke bërë disa kandidatura, bëjmë intervistat, i filtrojmë dhe brenda një muaj i gjejmë një punë. Bëjmë dhe disa intervista me klientët dhe kur janë dakord pagën qytetin dhe punët dhe fillojmë procesin e vizës, deri në 4-6 javë del viza dhe vjen në Shqipëri”.

Profesioni më i vlerësuar është shef sushi, paguhet deri në 2500 euro, ndërsa sanitarja fillon 600 euro neto.

Brenda është 37 vjeçe. Ajo ka lënë familjen e saj në Filipine dhe po punon në Shqipëri, në një sallon bukurie.

Në Filipine, kujdesesha për fëmijët e mi, kisha një biznes atje por nuk po shkonte si duhet. Këtu merrem me trajtimet estetike. Jam shumë e lumtur këtu, njerëzit janë të sjellshëm, i vetmi problem është gjuha, por kam mësuar diçka.

Ndërkohë që një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë vazhdojnë të largohen nga vendi, tregu i brendshëm po plotësohet me punëtorë të huaj. Filipinezet nuk janë më thjesht një prani e re, por pjesë e përditshmërisë në Shqipëri dhe për shumë sektorë, një zgjidhje e domosdoshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kompanitë shqiptare “në krizë” për staf, gjejnë zgjidhje te punëtorët e huaj appeared first on Euronews Albania.

Nga burgu në Hagë, ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjidhet kryetar bashkie

By: Mirgen
12 May 2025 at 22:24

Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë për shkak të hetimeve nga Gjykata Penale Ndërkombëtare mbi luftën e tij të përgjakshme kundër drogës, është rizgjedhur si kryetar i qytetit të tij të lindjes, Davao, shkruan A2 CNN. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të mesit të mandatit tregojnë se familja Duterte vazhdon […]

The post Nga burgu në Hagë, ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjidhet kryetar bashkie appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Filipine/ Autobusi përplaset në autostradë, 10 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

2 May 2025 at 10:35

Një aksident tragjik rrugor ndodhi në njërën prej autostradave më të ngarkuara në veri të Filipineve, ku një autobus u përplas me disa automjete, duke shkaktuar 10 viktima dhe mbi 30 të plagosur. Sipas autoriteteve, katër nga viktimat ishin fëmijë.

Shoferi i autobusit është arrestuar, pasi pranoi se kishte rënë në gjumë gjatë drejtimit, tha policia për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Faturino i autobusit gjithashtu është marrë në paraburgim.

Ngjarja ndodhi në autostradën Subic-Clark-Tarlac, që shërben për transportimin e përditshëm të punëtorëve mes Manilës dhe provincave përreth. Autobusi i aksidentuar ishte në pronësi të kompanisë Solid North Bus, të cilës Ministria e Transportit i ka pezulluar të gjitha operacionet pas aksidentit.

Sipas Kryqit të Kuq Filipinas, aksidenti përfshiu tre automjete të tjera dhe një kamion kontejnerësh. Organizata ka ofruar ushqim dhe ndihma për të plagosurit dhe për personat e shtruar në spital.

Policia ka deklaruar se shoferi mund të përballet me akuza për “drejtim të pamatur që shkakton vrasje të shumëfishta”. Megjithëse nuk është konfirmuar nëse droga ka qenë faktor në këtë aksident, çështja e përdorimit të substancave narkotike nga shoferët është bërë shqetësim në rritje muajt e fundit në Filipine. Në prill, 84 shoferë autobusësh rezultuan pozitivë për drogë, çka çoi në pezullimin e disa kompanive transporti publik.

Pas aksidentit të fundit, Sekretari i Transportit, Vince Dizon, pritet të zhvillojë një takim urgjent me përfaqësues nga gati 30 kompani autobusësh për të diskutuar masat parandaluese.

Kujtojmë se aksidentet fatale me autobusë janë të shpeshta në Filipine – në vitin 2023, 17 pasagjerë humbën jetën kur një autobus humbi frenat dhe ra në një përrua.

The post Aksident tragjik në Filipine/ Autobusi përplaset në autostradë, 10 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Filipinet

22 April 2025 at 15:43

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur brigjet e Filipinëve. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, njoftoi se epiqendra e tërmetit ndodhet 269 kilometra në juglindje të Pundaguitan.

Deri më tani autoritetet nuk kanë lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.

Pranga ish presidentit filipinas/ Duterte ka vrarë mijëra civile, në kërkim për krime kundër njerëzimit

By: xhir jeta
11 March 2025 at 15:25

Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u arrestua këtë të martë nga autoritetet e këtij vendi pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë mbi akuzat që rëndojnë për të në lidhje me krimet kundër njerëzimit. Duterte I cili ka qënv një figure e diskutueshme për shkak të politikave të tij të ashpra akuzohet për fushatën e tij brutale kundër përdoruesve dhe shitësve të drogës ku nga viti 2016 deri në vitin 2022 vlerësohet se janë vrarë rreth 30 mijë persona sipas të dhënave nga Organizatat Ndërkombëtare Humanitare. Qeveria në Filipine thotë se numri i viktimave shkon në rreth 6200 persona.

Arrestimi I ish presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte u krye në aeroportin e Manilës teksa ai po kthehej nga Hong Kongu.

Duterte, i cili ka udhëhequr Filipinet nga viti 2016 deri në 2022, nuk ka shfaqur pendesë për veprimet e tij. Lufta e tij kundër drogës ka shkaktuar mijëra viktima, kryesisht nga shtresat e varfra, dhe është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Sipas një raporti të OKB-së, shumica e viktimave ishin të rinj të varfër, ndërsa policia ka përdorur metoda të dyshimta për të justifikuar vrasjet.

Ish-presidenti ka këmbëngulur se i ka udhëzuar forcat e policisë të përdorin armët vetëm në vetëmbrojtje dhe ka mbrojtur vazhdimisht fushatën e ashpër kundër drogës, duke deklaruar se është i gatshëm “të kalbet në burg” nëse kjo do të thotë të shpëtojë vendin nga droga.

Pas arrestimit, Duterte reagoi ashpër duke thënë: “Çfarë krimi kam kryer? Kam punuar vetëm për paqen dhe sigurinë e popullit tim.” Përkrahësit e tij e kanë cilësuar arrestimin si të paligjshëm, duke argumentuar se Filipinet u tërhoqën nga Gjykata Nderkombetare Penale e Drejtesise në vitin 2019, sipas tyre, e bën të pavlefshëm juridiksionin e kësaj gjykate.

Megjithatë, Gjykata Nderkombetare Penale e Drejteise ka deklaruar se ata kane legjitimitet të hetojë krimet e kryera kunder njerezimit para se Filipinet të largoheshin si vend anetar I kësaj Gjykate. Nëse transferohet në Hagë, Duterte mund të bëhet ish-udhëheqësi i parë në Azi që përballet me një proces gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Vrasjet në luftën kundër drogës, arrestohet ish-presidenti i Filipineve Duterte

By: Mirgen
11 March 2025 at 08:35

Ish-presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte u arrestua nga policia në aeroportin ndërkombëtar të Manilës të martën me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës në lidhje me akuzat për krime kundër njerëzimit të ngritura kundër tij, tha qeveria filipinase. Duterte u arrestua pasi mbërriti nga Hong Kongu dhe policia e mori atë në paraburgim me […]

The post Vrasjet në luftën kundër drogës, arrestohet ish-presidenti i Filipineve Duterte appeared first on BoldNews.al.

Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg aeroplanit filipinas

19 February 2025 at 11:49

Pamjet e publikuara nga roja bregdetare e Filipineve, tregojnë një helikopter të marinës kineze duke fluturuar pranë një aeroplani filipinas që patrullonte mbi një zonë të diskutueshme të Detit të Kinës Jugore të martën.

Sipas rojeve bregdetare, helikopteri fluturoi 3 metra nga aeroplani filipinas, duke e shtyrë pilotin të thoshte: “Ju jeni duke fluturuar shumë afër, jeni shumë i rrezikshëm”, transmeton Telegrafi.

Qeveria e Filipineve tha se do të ngrejë një protestë zyrtare për incidentin.

Scarborough Shoal në Detin e Kinës Jugore është kontestuar midis vendeve që kur Kina e kapi atë nga Filipinet në vitin 2012. /Telegrafi/

 

The post Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg aeroplanit filipinas appeared first on Telegrafi.

Filipine/ Konsumuan breshkë deti, 3 viktima dhe 32 të hospitalizuar

By: xhir jeta
2 December 2024 at 17:44

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Filipine ku 3 persona kanë ndërruar jetë dhe të paktën 32 persona po marrin kujdes spitalor pas konsumit të një gatimi me breshkë deti.

Viktimat, shumica nga komuniteti indigjen Teduray, filluan të shfaqin simptoma të tilla si diarre, të vjella dhe spazma abdominale pasi konsumuan këtë pjatë javën e kaluar në një qytet bregdetar në Provincën Maguindanao del Norte.

Megjithëse gjuetia dhe konsumimi i breshkave deti është i paligjshëm sipas ligjeve të mbrojtjes së mjedisit në Filipine, ato përbëjnë një gatim tradicional të zonës.

Datu Mohamad Sinsuat Jr, një këshilltar lokal, tha se ka urdhëruar zyrtarët lokalë të zbatojnë rreptësisht ndalimin e gjuetisë së breshkave deti në rajon, duke shprehur me bindje se “ky incident helmimi me ushqim nuk do të ndodhë më kurrë.”

Shumica e specieve të breshkave deti janë të klasifikuara si të rrezikuara dhe është e paligjshme në Filipine të mblidhen, dëmtohen ose vriten ato. Megjithatë, breshkat deti gjuetohen në disa kultura për mishin dhe vezët e tyre, të cilat besohet se kanë veti medicinale.

Në vitin 2013, 68 persona në Provincën Eastern Samar të Filipine u sëmurën ku 4 prej tyre ndërruan jetë pas konsumimit të një breshke deti të gjetur pranë fshatit të tyre. /abcnews.al

 

Tërmet i fortë në Filipine, sa ishte magnituda

By: V K
13 November 2024 at 09:04

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Filipinen sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Autoritetet lokale që paralajmëruan se do të ketë pasgoditjeve dhe vlerësuan rrezikun e dëmeve.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 124 kilometrash pranë qytetit Calatangan në provincën Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale.

Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesin e vlerësimit të situatës, tha shefi i policisë së Calatangan Emil Mendoza.

The post Tërmet i fortë në Filipine, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Tërmet me magnitudë 6.2 ballë në Filipine: Nuk raportohet për viktima

13 November 2024 at 08:48

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Filipinet mëngjesin e sotëm , sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Autoritetet lokale që paralajmëruan se do të ketë pasgoditjeve dhe vlerësuan rrezikun e dëmeve.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 124 kilometrash pranë qytetit Calatangan në provincën Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale.

Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesin e vlerësimit të situatës, tha shefi i policisë së Calatangan Emil Mendoza.

/abcnews.al/

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë ‘shkund’ këtë vend, ku ishte epiqendra dhe a raportohet për vikima?

13 November 2024 at 09:07

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Filipinet mëngjesin e sotëm , sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Autoritetet lokale që paralajmëruan se do të ketë pasgoditjeve dhe vlerësuan rrezikun e dëmeve.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 124 kilometrash pranë qytetit Calatangan në provincën Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale. Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesin e vlerësimit të situatës, tha shefi i policisë së Calatangan Emil Mendoza.

The post Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë ‘shkund’ këtë vend, ku ishte epiqendra dhe a raportohet për vikima? appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-presidenti i Filipineve pranon se ka pasur “skuadër të vdekjes” të përbërë nga gangsterë

28 October 2024 at 22:55

Ish-presidenti i Filipineve ka pranuar se ka pasur një “skuadër vdekjeje”, gjatë kohës sa ishte kryebashkiak dhe që përbëhej prej gangsterëve.

Rodrigo Duterte, 79 vjeç, po jepte dëshmi në një hetim të senatit për vrasjet e lidhura me drogën gjatë mandatit të tij si president gjatë periudhës 2016-2022.

Ai mohoi autorizimin e policisë për të qëlluar me mijëra të dyshuar gjatë një goditjeje brutale ndaj drogave të paligjshme në atë kohë – por komentoi kohën e tij si kryebashkiak i qytetit jugor të Davaos.

“Unë mund ta bëj rrëfimin tani nëse dëshironi. Kisha një skuadër vdekjeje prej shtatë vetash, por ata nuk ishin policë, ishin gjithashtu gangsterë”, i tha ai të hënën senatit.

“I kërkoja një gangsteri të vrasë dikë. Nëse nuk do ta vrasësh (atë person), do të të vras ​​tani ty”, shtoi Duterte.

Senatori Aquilino Pimentel III i bëri presion Duterte për më shumë detaje, por ai refuzoi.

Megjithatë, tha se kurrë nuk e kishte urdhëruar skuadrën e vdekjes të vriste të dyshuarit e pambrojtur. /Telegrafi/

 

The post Ish-presidenti i Filipineve pranon se ka pasur “skuadër të vdekjes” të përbërë nga gangsterë appeared first on Telegrafi.

Filipine, shkon në 97 numri i viktimave nga stuhia tropikale “Trami”

28 October 2024 at 08:51

Është rritur në 97 numri i viktimave si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga stuhia tropikale “Trami”, e cila goditi Filipinet.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Filipineve (PNA), Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive (NDRRMC) dha një deklaratë në lidhje me efektet e stuhisë “Trami”.

Në deklaratë thuhet se deri më tani kanë humbur jetën 97 persona ndërsa 69 të tjerë janë lënduar 69 si pasojë e reshjeve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale.

Si pasojë e stuhisë 30 persona janë zhdukur ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar. Rreth 44.537 ndërtesa janë dëmtuar ndërsa 6.7 milionë njerëz në të gjithë vendin janë prekur nga stuhia, thuhet më tej.

NDRRMC vlerëson se toka bujqësore dhe infrastruktura gjithashtu pësuan dëme të konsiderueshme nga stuhia.

Më shumë se 7.300 njerëz humbën jetën ndërsa u regjistruan shkatërrime të mëdha për shkak të tajfunit “Haiyan” i cili goditi Filipinet në vitin 2013. Çdo vit mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet.

130 të vdekur nga përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e dheut në Filipine

By: Mirgen
26 October 2024 at 20:43

Numri i të vdekurve dhe të zhdukurve nga përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale Trami në Filipine ka arritur në gati 130. Presidenti Ferdinand Marcos tha të shtunën se shumë zona mbetën të izoluara dhe se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë. Marcos, i cili inspektoi një rajon tjetër të goditur […]

The post 130 të vdekur nga përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e dheut në Filipine appeared first on BoldNews.al.

Të paktën 46 të vdekur nga stuhia tropikale në Filipine

25 October 2024 at 19:29

Numri i të vdekurve nga stuhia tropikale Trami në Filipine është rritur në 46 dhe të paktën 20 të tjerë janë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet.

Administratori i Zyrës së Mbrojtjes Civile Ariel Nepomuteno tha se nëntë rajone në të gjithë vendin raportuan vdekje në lidhje me stuhinë tropikale, raportoi Xinhua.

Numri më i lartë i vdekjeve – 28 – u raportua në Bicol, një rajon në juglindje të Manilës, i ndjekur nga rajoni Calabarzon ku vdiqën 15 persona. Qeveria ka mbyllur shkollat ​​dhe zyrat – përveç atyre që nevojiten urgjentisht për t’iu përgjigjur katastrofës.

Stuhia u shoqërua me erëra deri në 160 kilometra në orë.  Në vetëm 24 orë ra sasia e reshjeve që bie mesatarisht në dy muaj.

Agjencia qeveritare për zbutjen e fatkeqësive tha se më shumë se dy milionë njerëz u prekën nga stuhia, duke përfshirë 75,400 banorë të cilët u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në strehimoret emergjente të të afërmve në vende më të sigurta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Të paktën 46 të vdekur nga stuhia tropikale në Filipine appeared first on Euronews Albania.

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu! 24 të vdekur në Filipine nga moti i keq

By: E.K
24 October 2024 at 09:38

Të paktën 24 persona humbën jetën në veri-lindje të Filipineve pasi stuhia tropikale Trami shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Qeveria mbylli shkollat ​​dhe zyrat për të dytën ditë në të gjithë ishullin kryesor të Luzonit për të mbrojtur miliona njerëz pas stuhisë që goditi provincën veri-lindore të vendit Isabela, pas mesnate. Stuhia po frynte mbi […]

The post Përmbytje dhe rrëshqitje dheu! 24 të vdekur në Filipine nga moti i keq appeared first on FaxWeb.

❌
❌