Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2025Main stream

HAARP nuk mund të shkaktojë përmbytje apo tërmete

25 July 2025 at 15:09

Pretendimi: HAARP qëndron pas përmbytjeve të Korrikut 2025 në Turqi dhe tërmetit të Qershorit 2025 në Kolumbi

Verdikti: E paprovuar

————————————————————–

Në rrjetet konspiracioniste vijon të qarkullojë pretendimi se projekti studimor HAARP është një armë që kontrollon motin dhe shkakton një sërë fatkeqësish natyrore.

Së fundmi, atij po i vishet përgjegjësia për përmbytjet në Turqi në Korrik 2025 dhe tërmetin në Kolumbi në Qershor 2025.

Shira të rrëmbyeshëm më 19 korrik 2025 shkaktuan përmbytje në Ankara, Turqi. Fatmirësisht, nuk raportohen viktima.

Më 8 qershor 2025, një tërmet 6.3 ballë goditi Departamentin e Cundinamarca në Kolombi. Si pasojë, 31 persona mbetën të lënduar. Fatmirësisht, nuk pati humbje jete.

Siç “Faktoje” ka shpjeguar më parë, HAARP është një projekt i përbashkët i Forcave Ajrore Amerikane dhe Marinës Amerikane i kijuar në vitin 1993, i cili i ka kaluar më vonë Universitetit të Alaskës Fairbanks (UAF) në vitin 2015. 

Karakteristika e tij kryesore është një transmetues me frekuencë të lartë që përdoret për të studiuar jonosferën, pjesë e atmosferës së sipërme të tokës. Duke analizuar se si valët e radios ndërveprojnë me elektronet në jonosferë, studiuesit në HAARP janë në gjendje të studiojnë fenomene, të tilla si efektet e aurora borealis, ose dritat veriore, në sistemet radio dhe komunikimet e avionëve në lartësi të mëdha.

Që në krijimin e tij, HAARP ka qenë në shënjestrën e teorive konspirative. Fakti që puna studimore që kryen HAARP nuk është lehtësisht e kuptueshme nga publiku i gjerë, bën që këtij projekti t’i vishen fuqi mbinatyrore duke e etiketuar si shkaktar i përmbytjeve, uraganeve, thatësirave, tërmeteve, stuhive, ndërprerjeve të energjisë, rrëzimit të avionëve, sëmundjeve. Në 2016, dy burra nga Georgia, ShBA, u arrestuan me një arsenal masiv armësh. Ata kishin në plan të shkatërronin HAARP sepse besonin se instituti kërkimor manipulonte motin, kontrollonte mendjet e njerëzve, madje edhe rrëmbente shpirtra.

Sipas shkrimtarit të shkencës, Mick West, “mënyra për të përgënjeshtruar teoritë konspirative rreth HAARP është të përpiqesh t’i shpjegosh njerëzve ekzaktësisht çfarë HAARP bën. Shpjegoi se është thjesht një radiotransmetues që është në një vend në Alaska dhe mund të ndikojë vetëm në një sasi të vogël ajri mbi të. Shpjegoji se fuqia e përdorur nga ky radiotransmetues është shumë shumë e vogël krahasuar me çfarë do të duhesh për të bërë disa nga gjërat që po pretendohen.”

HAARP ka si objekt studimi dhe eksperimentimi jonosferën, pjesë e atmosferës së sipërme të tokës. Gati të gjithë fenomenet e motit ndodhin më poshtë jonosferës, në troposferë. Kështu, HAARP nuk ka si të ndikojë në fenomenet e motit.

Profesor Bruce Malamud nga King’s College në Londër tha se “nuk ka lidhje të besueshme apo të mundura mes HAARP dhe shkaktimin e tërmeteve të çfarëdo shkalle […] HAARP është një program kërkimor përkushtuar studimit të jonosferës, që është pjesë e atmosferës së sipërme të Tokës (rreth 48 deri në 965 km mbi nivelin e detit). Nuk ka një mekanizëm të njohur fizik me anë të të cilit HAARP mund të ketë shkaktuar tërmete, dhe çdo pretendim për ndonjë lidhje të tillë qëndron jashtë fushëveprimit të shkencave natyrore. Përkrahësit e ekzistencës së një lidhje të tillë, si konspiracionistët, duhet të shpërfillen dhe pretendimet e tyre duhet të trajtohen si lajme të rreme.”

Sa i përket fenomenit të “tërmeteve artificialë”, është e vërtetë se veprimtaria njerëzore mund të shkaktojë tërmete (zakonisht të shkallës së ulët) duke ndryshuar forcat e tensionit në koren e Tokës. Shkak për këtë është shpesh nxjerrja apo futja e lëngjeve nga/në thellësi të Tokës. Këto veprimtari, që janë pjesë e procedurave të shfrytëzimit të minierave dhe nxjerrjes së gazit dhe naftës, mund të bëhen shkas për tërmete duke ndikuar në presionin nëntokësor, si në diagramin e mëposhtëm.

“Faktoje” ka verifikuar dhe më parë pretendime të ngjashme mbi sistemin HAARP.

The post HAARP nuk mund të shkaktojë përmbytje apo tërmete appeared first on Faktoje.al.

Before yesterdayMain stream

Hidhet për konsultim publik projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik, projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”.

Projektligji është hartuar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe synon të krijojë një mekanizëm ligjor dhe financiar për mbulimin e humbjeve që mund t’i pësohen pronarëve të banesave nga dëmet e shkaktuara nga tërmetet, duke garantuar kompensimin e shpejtë dhe efikas të tyre.

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se hartimi i këtij projekligji mbështetet në përvojat e suksesshme të disa vendeve dhe ka si qëllim zvogëlimin e ndikimeve financiare, fiskale dhe ekonomike që mund të shkaktojnë fatkeqësitë natyrore.

Sipas relacionit të projektligjit, modeli i sigurimit të detyrueshëm është mbështetur mbi praktikat e suksesshme ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet si Turqia dhe Rumania, të cilat kanë arritur të reduktojnë ndjeshëm koston fiskale dhe ekonomike që shkaktojnë katastrofat natyrore.

Projektligji përcakton krijimin e Fondit për Tërmetet, si person juridik publik me formë shoqërie aksionare, me pavarësi operacionale dhe financiare, nën pronësinë e Ministrisë së Financave, si dhe rregullat për shpërndarjen dhe likuidimin e tij. Gjithashtu, parashikohet që në rast sigurimi të dyfishtë, dëmshpërblimi kryhet fillimisht sipas sigurimit detyrues, ndërsa pjesa që tejkalon mbulohet nga sigurimi vullnetar.

Projektligji parashikon që subjekte të ndryshme, përfshirë banesat sociale me qira, banesat në proces legalizimi dhe njësitë e vetqeverisjes vendore, janë të detyruara të lidhin kontrata sigurimi në përputhje me dispozitat përkatëse, duke financuar pagesën e primit nga buxhetet e tyre.

Sigurimi detyrueshëm nga tërmetet mbulon vetëm dëmet materiale në pronën e siguruar gjatë periudhës së vlefshmërisë së policës, duke përjashtuar dëmtimet trupore, dëmet jopasurore, sendet brenda banesës, shpenzimet për pastrimin e mbetjeve dhe humbjet financiare.

Gjithashtu, është përcaktuar shuma maksimale e dëmshpërblimit për sigurimin e detyrueshëm të banesës, si dhe mënyra e përcaktimit të saj dhe niveli i pjesës së zbritshme që mbulohet nga i siguruari për çdo dëm të shkaktuar nga tërmeti.

Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve sipas këtij ligji, do të përballen me masa shtrënguese, të cilat përfshijnë: mospërfitimin e shërbimeve kadastrale, mospërfitimin e shërbimeve nga platforma e-Albania, dhe mospërfitimin e shërbimeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Këto masa synojnë sigurimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për sigurimin nga tërmetet.

Dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.

Implementimi i këtij ligji, sipas MF-së, pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe duke reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike.

Shqipëria është një vend i ekspozuar dhe i prirur ndaj fatkeqësive natyrore, ku rreziqet kryesore që prekin territorin janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut. Sipas Raportit të Rrezikut Botëror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 181 vende në bazë të kapaciteteve përballuese dhe shkallës së ekspozimit, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe në vend të 61-të në nivel botëror, duke theksuar kështu vulnerabilitetin e lartë të vendit ndaj katastrofave natyrore.

Vlera totale e aseteve tregtare, industriale dhe bujqësore që janë në rrezik nga përmbytjet dhe tërmetet arrin rreth 17,6 miliardë dollarë.

Humbjet potenciale financiare për fatkeqësi me periudhë kthimi 250-vjeçare vlerësohen në 2,08 miliardë euro për tërmetet dhe 1,18 miliardë euro për përmbytjet, sipas të dhënave të Bankës Botërore (2014).

Shqipëria është goditur nga tërmete me magnitudë mbi 6 ballë, që nga viti 1900 janë regjistruar 12 tërmete të tilla. Më i fundit dhe më shkatërruesi ishte tërmeti i nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, i cili preku mbi 200 000 njerëz në 11 bashki, përfshirë qytetet kryesore si Tirana dhe Durrësi. Ky tërmet shkaktoi një dëm të konsiderueshëm ekonomik, me kosto të drejtpërdrejta që përfaqësonin rreth 7,5% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Pjesa më e madhe e dëmeve u fokusua në sektorin rezidencial, ku u prekën 18% e njësive të banimit, duke sjellë nevojën emergjente për rindërtim dhe ndihmë financiare.

Në përballje me pasojat e këtij tërmeti, qeveria shqiptare ndërmori masa të menjëhershme për të siguruar fonde emergjente, të cilat u përdorën për rindërtimin e banesave të dëmtuara dhe për mbështetjen e familjeve të prekura.

Kjo situatë evidentoi ngarkesën e madhe financiare që fatkeqësitë natyrore shkaktojnë dhe nevojën urgjente për një model të qëndrueshëm dhe sistematik për menaxhimin e riskut dhe mbrojtjen sociale.

/r.e/

The post Hidhet për konsultim publik projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmeti i fortë godet Kretën, magnituda dhe epiqendra

By: armand
23 July 2025 at 15:58

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 është ndjerë para pak minutash në Kretë të Greqisë. Sipas të dhënave tërmeti ndodhi 54 km në perëndim të Hanias në Kretë, në orën 16:26 me orën lokale. Tërmeti ishte në një thellësi prej 47 km dhe u raportua se u ndje nga disa njerëz pranë epiqendrës. Disa […]

The post Tërmeti i fortë godet Kretën, magnituda dhe epiqendra appeared first on BoldNews.al.

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

By: Ardit
22 July 2025 at 09:42

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ndodhej 5 kilometra në lindje të Paramithisë, një zonë pranë kufirit greko-shqiptar, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën lëkundjen të ndjeshme në sipërfaqe. Nuk raportohet për dëme […]

The post Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet cunami

By: V K
20 July 2025 at 10:54

Mëngjesin e sotëm, 20 korrik, dy tërmete të fuqishme goditën brigjet lindore të Rusisë, ndërsa autoritetet paralajmëruan një cunami në rajonin e Kamchatka.

Tërmeti më i madh u regjistrua me magnitudë 7.4, në një thellësi prej vetëm 20 kilometrash nën sipërfaqen e detit, rreth 140 kilometra larg qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky.

 

 

Ndërsa tërmeti tjetër u regjistrua me magnitudë 6.7, të njëjtën zonë, me pak minuta diferencë.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se një cunami pritet të godasë zonën e Aleutskyt. Ekipet e emergjencës janë vënë në gatishmëri, ndërsa paslëkundjet e vazhdueshme po tronditin rajonin.

Ndërkohë, edhe Hawaii u vendos në një vëzhgim të përkohshëm për cunami nga Qendra e Paralajmërimeve të Paqësorit, por paralajmërimi u anulua disa orë më vonë nga autoritetet amerikane.

Kamchatka ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë në formë patkoi që shtrihet përgjatë Oqeanit Paqësor dhe që njihet si një nga rajonet më aktive në botë për tërmete dhe vullkane.

Pozicioni i saj bregdetar e bën këtë rajon shumë të ndjeshëm ndaj cunameve që shkaktohen nga tërmetet nënujore, siç ndodhi edhe këtë herë, duke ngritur shqetësime për të gjitha vendet përreth Oqeanit Paqësor, përfshirë edhe Hawaii, megjithëse ndodhet mijëra kilometra larg.

The post Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet cunami appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nuk gjen qetësi/ Brenda pak minutash një tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra

By: V K
13 July 2025 at 14:01

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

 

 

Pak më herët, lëkundje tërmeti u regjistrua edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

The post Shqipëria nuk gjen qetësi/ Brenda pak minutash një tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Magnituda dhe epiqendra

By: V K
13 July 2025 at 13:37

Mesditën e kësaj të diele 13 korrik 2025, një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, në një thellësi prej 4.4 kilometrash.

Nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar./B.news

The post Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Tërmet i fortë në Greqi

By: Oldi
11 July 2025 at 19:49

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos, në Greqi Sipas autoriteteve sizmologjike, lëkundjet janë ndjerë në orën 19:24 me orën lokale. Tërmeti ka ndodhur në det dhe për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Zona është e njohur për aktivitetin sizmik dhe institucionet po […]

The post Tërmet i fortë në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh? 37 tërmete brenda disa orëve ‘shkundën’ këtë vend, raportohet për viktima dhe dëme

9 July 2025 at 20:36

Dhjetëra tërmete janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Guatemalë, duke lënë dy persona të vdekur kur shkëmbinj ranë mbi automjetin e tyre, thanë autoritetet lokale.

Më shumë se 37 tërmete dhe pasgoditje me magnitudë që varionin nga 3.0 deri në 5.6 u raportuan në Guatemalë të martën pasdite, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Sizmologji, Vullkanologji, Meteorologji dhe Hidrologji, Edëin Rodas.

Dridhjet rezultuan në evakuimin e ndërtesave, rrëshqitje të dheut dhe dëme të vogla materiale, thanë zyrtarët, duke shtuar se ato u ndjenë deri në El Salvador.

Dy burrat e vrarë po udhëtonin me një kamionçinë në një rrugë në departamentin e Escuintla-s kur gurët ranë nga një kodër mbi automjet, thanë zjarrfikësit.

The post Çfarë po ndodh? 37 tërmete brenda disa orëve ‘shkundën’ këtë vend, raportohet për viktima dhe dëme appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë godet vendin e Amerikës Latine, dy persona të vdekur

By: Ardit
9 July 2025 at 08:34

Të paktën dy persona kanë vdekur në Guatemalë pas një tërmeti me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter që u regjistrua në jug të vendit. Tërmeti kishte një hipoqendër vetëm 9 km të thellë dhe një epiqendër pranë San Vicente Pacaya në departamentin e Escuintla. Viktimat ishin në një makinë dhe u varrosën nga një […]

The post Tërmeti i fortë godet vendin e Amerikës Latine, dy persona të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Vendi goditet sërish nga tërmeti/ Ja epiqendra dhe magnituda tronditëse

2 July 2025 at 16:58

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AF, epiqendra e tërmetit ndodhet në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë Bursës, në të njëjtën pikë ku dje ndodhën dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë prej 70 minutash.

Thellësia fokale e tërmetit të sotëm ishte 12.91 km. Lëkundjet u ndjen ë meti në Stamboll dhe zonat përreth.

“Duhet të jemi vigjilentë. Është një zonë që ndodhet në një çarje aktive”, tha sizmologu Suleyman Pambal.

The post Vendi goditet sërish nga tërmeti/ Ja epiqendra dhe magnituda tronditëse appeared first on Sot News | Lajme.

Turqi/ Tre tërmete në dy ditë, ja çfarë paralajmërojnë sizmologët, qytetarët në panik

2 July 2025 at 14:24

Një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë mesditën e sotme.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ka qenë në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë qytetit të Bursës, në të njëjtën pikë ku dje pati dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë kohore prej 70 minutash.

Thellësia fokale e tërmetit të sotëm ishte 12.91 km.

Tërmeti u ndje në edhe Stamboll dhe zonat përreth tij.

“Duhet të jemi vigjilentë, është një zonë që ndodhet në një çarje aktive”, tha sizmologu turk, Suleyman Pambal.

The post Turqi/ Tre tërmete në dy ditë, ja çfarë paralajmërojnë sizmologët, qytetarët në panik appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet i fortë në Bursë të Turqisë, u ndje edhe në Stamboll

By: Ela
2 July 2025 at 14:14

Një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë mesditën e sotme. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ka qenë në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë qytetit të Bursës, në të njëjtën pikë ku dje pati dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë […]

The post Tërmet i fortë në Bursë të Turqisë, u ndje edhe në Stamboll appeared first on BoldNews.al.

Tërmet në Turqi, magnituda dhe epiqendra

By: V K
2 July 2025 at 14:26

Mesditën e sotme, një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë.  Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ka qenë në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë qytetit të Bursës, në të njëjtën pikë ku dje pati dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë kohore prej 70 minutash.

Thellësia fokale e tërmetit të sotëm ishte 12.91 km.

Tërmeti u ndje në edhe Stamboll dhe zonat përreth tij.

Duhet të jemi vigjilentë, është një zonë që ndodhet në një çarje aktive”, tha sizmologu turk, Suleyman Pambal.

The post Tërmet në Turqi, magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Napoli goditet nga tërmeti më i fuqishëm i 40 viteve të fundit

By: Rovena
30 June 2025 at 16:25

Napoli është goditur mesditën e kësaj të hënë nga një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter. Tërmeti është regjistruar në zonën Campi Flegrei në orën 12:47.

Mediat italiane raportojnë se magnituda 4.6, është më e larta që është regjistruar në 40 vitet e fundit.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 5 km. Tërmeti i orës 12:47 u pasua nga një tjetër me magnitudë 2.2 në orën 12:51. Ndërkohë, Bashkia e Pozzuolit ka publikuar një njoftim në kanalet e saj të mediave sociale, në të cilin informon qytetarët për dridhjet sizmike të vendosura në Gjirin e Bacolit.

Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme te shumta. Përkohësisht është pezulluar vetëm qarkullimi i trenave në qendër të Napolit në bazë të masave paraprake./abcnews.al

NAPOLI – Rajoni preket nga tërmeti më i fuqishëm i 40 viteve të fundit

NAPOLI, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Një goditje me magnitudë 4,6 ballë Rihter goditi sot zonën e Campi Flegrei dhe u ndje edhe në Napoli.

Shumë njerëz dolën në rrugë, pas tërmetit më të fuqishë të 40 viteve të fundit .

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 5,0 kilometrash.

Goditja në orën 12:47 u pasua nga një tjetër me magnitudë 2,2 në orën 12:51.

Ndërkohë, bashkia e Pozzuolit ka publikuar një njoftim në kanalet e saj të mediave sociale në të cilin informon qytetarët për goditjet sizmike të vendosur në Gjirin e Bacolit.

Për momentin nuk ka lajme për dëme.

Prefektura e Napolit ka njoftuar një konferencë për shtyp./  a.jor.

The post NAPOLI – Rajoni preket nga tërmeti më i fuqishëm i 40 viteve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më i forti i 30 viteve të fundit, tërmeti i fuqishëm godet Napolin

By: Ardit
30 June 2025 at 15:48

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur qytetin e Napolit në orën 12:47 të mesditës së së hënës (30 qershor), në zonën detare të Fushave Flegreane, një rajon me aktivitet të lartë sizmik dhe dendësi të madhe popullsie. Lëkundja është raportuar si më e forta që ka goditur qytetin në 40 vitet […]

The post Më i forti i 30 viteve të fundit, tërmeti i fuqishëm godet Napolin appeared first on BoldNews.al.

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

30 June 2025 at 15:33

Një tërmet me magnitudë 4.6 u ndje në Napoli dhe në zonën Campi Flegrei në orën 12.47.

Goditja, me epiqendër në zonën e Bacolit, u ndje qartë edhe në kryeqytetin e Napolit. Shumë njerëz dolën në rrugë. Magnituda prej 4.6 sipas mediave italiane, është më e larta e regjistruar në 40 vitet e fundit në zonën e Phlegraean, e barabartë me atë që ndodhi natën e 13 marsit. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 5 km.

Tërmeti i orës 12:47 u pasua nga një tjetër me magnitudë 2.2 në orën 12:51. Ndërkohë, Bashkia e Pozzuolit ka publikuar një njoftim në kanalet e saj të mediave sociale, në të cilin informon qytetarët për dridhjet sizmike të vendosura në Gjirin e Bacolit. Ngjarjet mund të jenë shoqëruar nga një gjëmim i ndjerë nga banorët e zonës pranë epiqendrës.

Për momentin nuk ka lajme për dëme. Prefektura e Napolit ka njoftuar një konferencë për shtyp së shpejti.

Qarkullimi i trenave në qendrën e Napolit është pezulluar si masë paraprake. Në fakt, është zbatuar protokolli që parashikon ndalimin e qarkullimit hekurudhor në rast të lëkundjeve sizmike që tejkalojnë magnitudë 4.0. Megjithatë, nisjet e konvojeve nga Roma dhe që drejtohen drejt jugut janë të rregullta. Kontrollet janë duke u zhvilluar në rrjet për të lejuar rivendosjen e qarkullimit. Linja 2 e metrosë së Napolit, e cila shërben seksionin midis Bagnolit dhe Pozzuolit, është ndalur gjithashtu. Dhe trenat në hekurudhat lokale Cumana dhe Circumflegrea janë ndalur gjithashtu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit appeared first on Euronews Albania.

Tërmet në Itali, ja sa ishte magnituda

By: V K
30 June 2025 at 15:53

Një tërmet me magnitudë 4.6 u ndje në Napoli të  Italisë, në zonën Campi Flegrei në orën 12.47. Goditja, me epiqendër në zonën e Bacolit, u ndje qartë edhe në kryeqytetin e Napolit.

Shumë njerëz dolën në rrugë.

Magnituda prej 4.6 sipas mediave italiane, është më e larta e regjistruar në 40 vitet e fundit në zonën e Phlegraean, e barabartë me atë që ndodhi natën e 13 marsit.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 5 km.

Tërmeti i orës 12:47 u pasua nga një tjetër me magnitudë 2.2 në orën 12:51. Ndërkohë, Bashkia e Pozzuolit ka publikuar një njoftim në kanalet e saj të mediave sociale, në të cilin informon qytetarët për dridhjet sizmike të vendosura në Gjirin e Bacolit.

Ngjarjet mund të jenë shoqëruar nga një gjëmim i ndjerë nga banorët e zonës pranë epiqendrës.

Për momentin nuk ka lajme për dëme. Prefektura e Napolit ka njoftuar një konferencë për shtyp së shpejti.

Qarkullimi i trenave në qendrën e Napolit është pezulluar si masë paraprake. Në fakt, është zbatuar protokolli që parashikon ndalimin e qarkullimit hekurudhor në rast të lëkundjeve sizmike që tejkalojnë magnitudë 4.0. Megjithatë, nisjet e konvojeve nga Roma dhe që drejtohen drejt jugut janë të rregullta.

Kontrollet janë duke u zhvilluar në rrjet për të lejuar rivendosjen e qarkullimit. Linja 2 e metrosë së Napolit, e cila shërben seksionin midis Bagnolit dhe Pozzuolit, është ndalur gjithashtu. Dhe trenat në hekurudhat lokale Cumana dhe Circumflegrea janë ndalur gjithashtu.

 

The post Tërmet në Itali, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën

By: Oldi
29 June 2025 at 18:52

Pas publikimit të lajmit të vëllai i ish kryetarit të bashkisë Tepelenë, deputet i zgjedhur i Ramës, Termet Peçi ka zaptuar në një nga zonat më të veçanta dhe të pacenuara të bregdetit shqiptar vendin e quajtur Gjiri i Fshehur në Porto Palermo. Kreu i këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në postimin e tij […]

The post Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌