Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 August 2025Main stream

Trajneri Arbër Peci tregon: Femrat duhet të ushtrojnë njëjtë sikurse meshkujt

17 August 2025 at 12:50

Në palestër shpesh dëgjohet pyetja: “A duhet të ushtrohen femrat njëjtë si meshkujt?” Përgjigjja është e thjeshtë: po. Trupi i njeriut, pavarësisht gjinisë, i nënshtrohet të njëjtave ligje biologjike dhe shkencore. Forca, ushqimi i balancuar dhe disiplina funksionojnë njësoj për të gjithë.

Mitet që mbajnë peng femrat:

Ka vite që qarkullojnë paragjykime të gabuara për stërvitjen e grave. Një ndër to është se ngritja e peshave i bën ato “shumë muskulore”. Në realitet, femrat kanë nivele më të ulëta të testosteronit dhe nuk mund të ndërtojnë muskuj në përmasa mashkullore. Peshat nuk i deformojnë, por u japin formë, forcë dhe tonifikim. Po ashtu, ideja se femrat duhet të bëjnë vetëm kardio është një tjetër mit që ka frenuar progresin. Kardio ndihmon në shëndetin kardiovaskular, por vetëm stërvitja me pesha krijon ndryshime të qëndrueshme në trup.

Dallimet hormonale nuk janë pengesë:

Është e vërtetë që cikli menstrual, shtatzënia apo ndryshimet hormonale ndikojnë në energji dhe gjendje fizike, por kjo nuk do të thotë se femrat duhet të stërviten ndryshe nga meshkujt. Përkundrazi, përshtatja e ushtrimeve sipas fazave të ciklit i ndihmon ato të përfitojnë edhe më shumë.

Përfitimet konkrete

• Shëndet më i mirë afatgjatë: stërvitja me pesha ul rrezikun e osteoporozës, e cila prek kryesisht femrat.
• Formë trupore e balancuar: muskujt e fortë japin linja estetike dhe energji të re.
• Forcë mendore dhe disiplinë: fitnesi nuk ndërton vetëm trupin, por edhe karakterin.

Stërvitja nuk ka gjini, ka vetëm parime. Një mashkull mund të synojë masë më të madhe muskulore, një femër trup më të tonifikuar, por rruga drejt suksesit është e njëjtë: ngarkesë progresive, ushqim i kujdesshëm dhe mentalitet fitues.

Pyetja nuk është më “a duhet të ushtrohen femrat si meshkujt?”, por a janë të gatshme të thyejnë mitet dhe të tregojnë fuqinë e tyre të vërtetë. /Arbër Peci/

The post Trajneri Arbër Peci tregon: Femrat duhet të ushtrojnë njëjtë sikurse meshkujt appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

By: Ela
9 August 2025 at 20:21

Në korrik të vitit 2020, në kulmin e pandemisë Covid 19, kryeministri Edi Rama udhëtoi në Tepelenë, i shoqëruar nga ish-kryetari dhe deputeti i zgjedhur Tërmet Peçi dhe nga ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca. Ata shkuan në një punishte, në pronësi të Bledar Hysës. Më shumë sesa lajmi që Bledari kishte marrë fonde nga AZHBR-ja, […]

The post Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë appeared first on BoldNews.al.

Kurti prezanton kandidatët e LVV për komunat e veriut

9 August 2025 at 17:05

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot kandidatët e LVV për kryetarë të tri komunave veriore në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në Leposaviq, LVV ka rikandiduar Lulzim Hetemin, i cili kërkon një mandat të dytë pas atij aktual. Për Zubin Potok, kandidati i Vetëvendosjes do të jetë Vedat Mehmeti, ndërsa për Zveçan, Fetah Peci.

Kurti tha se këta kandidatë përfaqësojnë vizionin e partisë për zhvillim, drejtësi dhe barazi për çdo qytetar, duke theksuar se në veri do të vazhdohet ndërtimi i institucioneve funksionale dhe sjellja e investimeve që ndikojnë në jetën e përditshme të banorëve.

Në prezantim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatori i Qendrave dhe deputeti Salih Zyba, si dhe deputetët Armend Muja, Agim Bahtiri dhe Arjeta Fejza, të cilët riafirmuan mbështetjen e plotë për kandidatët.

“E ardhmja e veriut do të shkruhet me punë, vizion dhe me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, u tha në njoftimin e subjektit.

The post Kurti prezanton kandidatët e LVV për komunat e veriut appeared first on Telegrafi.

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

27 July 2025 at 23:04

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas Këlliçit, arrestimi i Tërmet Peçit do të ndodhë para se ai të marrë mandatin e deputetit në shtator, të fituar në zgjedhjet e 11 Majit. Deputeti i PD-së e bazoi deklaratën e tij edhe në […]

The post Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni! appeared first on BoldNews.al.

Trajneri i fitnesit, Arbër Peci: Mos harro ujin, është stëevitja më e thjeshtë që nuk e bëjmë

23 July 2025 at 19:50

Nëse dikush më pyet cili është veprimi më i rëndësishëm gjatë ushtrimeve, përgjigjja ime do të ishte: pirja e ujit.

Në botën e fitnesit flasim shumë për teknika, për peshën që ngremë apo për ushtrimet më efikase. Por shpesh harrojmë një element bazë pa të cilin asgjë nga këto nuk funksionon: hidrimin. Pa ujë të mjaftueshëm, nuk ka pompim muskulor dhe pa pompim, një nga qëllimet kryesore të stërvitjes bie poshtë.

Çfarë është pompimi? Është procesi kur gjaku qarkullon me intensitet në muskujt që punojnë, duke i bërë ata të duken më të plotë dhe më të fortë. Është shenjë që muskujt po marrin gjak, oksigjen dhe lëndë ushqyese për t’u zhvilluar. Por nëse jemi të dehidratuar, ky efekt zhduket. Vëllimi i gjakut bie. Qarkullimi ngadalësohet. Muskujt nuk marrin atë që u nevojitet.

Pirja e ujit para, gjatë dhe pas stërvitjes nuk është luks është domosdoshmëri. Përveçse ndihmon pompimin, parandalon ngërçet, rrit përqendrimin, ndihmon rigjenerimin dhe mban performancën në nivel të lartë.

Shumë sportistë pyesin: “Çka me pi për të pasur pompim?”

Filloni me gjënë më të thjeshtë: ujin.

Sepse edhe suplementi më i shtrenjtë, në një trup të dehidratuar, është si fara në tokë të thatë. /Telegrafi/

The post Trajneri i fitnesit, Arbër Peci: Mos harro ujin, është stëevitja më e thjeshtë që nuk e bëjmë appeared first on Telegrafi.

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos

20 July 2025 at 17:30

Disa javë më parë JOQ denoncoi me pamje se si Porto Palermos i kishte dalë pronari, pasi pushuesve u ishte bllokuar rruga me një portë të hekurt që i ndalonte të hynin brenda. Duket se tashmë është zbuluar se kush është “truri” i gjithë këtij organizmi. Sipas raportimeve të fundit për JOQ, bëhet fjalë për Vojo […]

The post Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos appeared first on BoldNews.al.

Skandal/ Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike, çfarë pritet të ndodhë

By: V K
13 July 2025 at 11:33

Një aferë korrupsioni e përmasave të mëdha pritet të shpërthejë në ditët në vijim, me protagonist ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi, tashmë deputet i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë.

Burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), bëjnë me dije se hetimet ndaj tij ndodhen në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të ngrihen zyrtarisht akuzat penale.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Publik.al”, Peçi akuzohet për shpërdorim të pasurisë publike, abuzim me fondet shtetërore dhe ato të Bashkimit Europian, favorizim të personave të afërt dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim me drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashki, Lorenc Bami.

85 hektarë tokë publike të dhëna pa kriter

Hetimet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbuluar një skemë të mirëorganizuar ku në qendër qëndrojnë Peçi dhe Bami, të cilët kanë shpërndarë në mënyrë abuzive 85 hektarë tokë publike në formë qiraje apo koncesionesh. Tokat janë kaluar në emër të kompanive të lidhura drejtpërdrejt me motrën e Tërmet Peçit dhe bashkëshorten e Lorenc Bamit, në shkelje flagrante të ligjit për konfliktin e interesit dhe prokurimin publik.

Fonde publike dhe europiane për bizneset familjare

Nga viti 2019 deri më 2025, kompanitë e lidhura me dy zyrtarët kanë përfituar mbi 18 milionë euro nga tenderët publikë, ndërsa janë nën hetim edhe kontrata të tjera me vlerë 66 milionë euro, të cilat dyshohet se janë dhënë me ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike në disa bashki të jugut.

Në listën e kompanive përfituese përfshihen:

NG Structures

Artreum Generation

Iumentis

Agroturizëm Urla

Agroturizëm Rexhini

Thertorja Rajonale-Tepelenë

Të gjitha këto kompani janë në pronësi apo nën kontrollin e afërm të Peçit dhe Bamit, duke përfituar kontrata pa garë dhe fonde që kapin vlera të mëdha.

Ujësjellës fantazmë dhe fonde të zhdukura

Një nga rastet më të rënda është ai i projektit të ujësjellësit për fshatrat Krahës dhe Qesarat në Memaliaj, ku janë paguar 4.1 milionë euro në qershor 2021, por asnjë punim nuk është realizuar në terren.

Në dokumentacionin zyrtar, projekti figuron i përfunduar – një mashtrim klasik, për të përvetësuar fondet publike.

Mbështetje politike dhe lidhje me AZHBR

Në shkurt 2024, me propozim të vetë Peçit, këshilli bashkiak i Tepelenës miratoi dhënien me qira dhe falas të disa pasurive publike për kompaninë “Iumentis”.

Më herët, në mars 2022, motra e Peçit përfitoi një tjetër pronë publike për ndërtimin e resortit “Agroturizëm Rexhini”.

Përmes këtyre projekteve, janë përvetësuar mbi 1 milion euro fonde të BE-së, të miratuara nga ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, dhe të promovuara publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Dosja në SPAK, priten arrestime

Tashmë, SPAK po finalizon dosjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Tepelenës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në ditët në vijim, pritet marrja në pyetje e të gjithë personave të përfshirë, ndër ta edhe vetë Tërmet Peçi.

Deputeti i sapozgjedhur do të përballet me një sërë akuzash që përfshijnë korrupsionin pasiv dhe aktiv, shpërdorimin e detyrës, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe pastrim parash.

Ky skandal, hedh dritë mbi mënyrën se si janë përdorur bashkitë si instrument për pasurimin personal të zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, ndërsa qytetarët mbeten pa shërbime dhe pa infrastrukturë. /Publik Media

The post Skandal/ Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën

By: Oldi
29 June 2025 at 18:52

Pas publikimit të lajmit të vëllai i ish kryetarit të bashkisë Tepelenë, deputet i zgjedhur i Ramës, Termet Peçi ka zaptuar në një nga zonat më të veçanta dhe të pacenuara të bregdetit shqiptar vendin e quajtur Gjiri i Fshehur në Porto Palermo. Kreu i këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në postimin e tij […]

The post Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

By: Ardit
29 June 2025 at 13:22

Një nga zonat më të veçanta dhe të pacenuara të bregdetit shqiptar, Gjiri i Fshehur në Porto Palermo, po përjeton një uzurpim të heshtur, por flagrant, të hapësirës publike. Aty ku për vite të tëra qytetarë të zakonshëm dhe turistë kanë shijuar natyrën, detin dhe paqen e këtij vendi të rrallë, sot i pret një […]

The post Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo appeared first on BoldNews.al.

Peci: Takimi u paragjykua si farsë, pa nisur

28 June 2025 at 19:21

Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, ka komentuar pas takimit të liderëve politikë të thirrur nga Albin Kurti për daljen nga kriza institucionale që pasoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai kritikoi qasjen paragjykuese të disa pjesëmarrësve dhe theksoi se në tryezë u ofruan dy propozime konkrete për rrugëdalje.

“Fryma që synova gjatë diskutimit u paragjykua si farsë nga disa, madje pa nisur ende debati. Këto epitete u përdorën ende pa hyrë në diskutime”, deklaroi Peci, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje të sinqertë dhe konstruktive.

Ai shtoi se nuk është e dobishme të keqinterpretohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese përmes dëshirave individuale apo interesave të ngushta politike.

“Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ në interpretimin e aktgjykimit. Janë disa terma të qarta që duhet të respektohen, përfshirë afatin 30-ditor që është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese,” tha ai.

Peci propozoi që rruga për dalje nga kriza të kalojë përmes një marrëveshjeje politike gjithëpërfshirëse, e cila përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit si pjesë e një pakoje të përbashkët.

“Edhe unë kam paraqitur një propozim konkret: të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, në kuadër të një pakoje për dalje nga kriza”, theksoi ai.

The post Peci: Takimi u paragjykua si farsë, pa nisur appeared first on Telegrafi.

Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot

26 June 2025 at 13:33

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Pecit pritet t’i hyjë garës për të parin e Komunës së Mitrovicës.

Kështu ka konfirmuar këshilltari i tij në Ministrinë e Bujqësisë, Shkëlzen Haliti, transmeton Telegrafi.

Në postimin e tij, ai ka shkruar se është kënaqësi që Peci do të merr pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sot, në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, zyrtarizohet kandidatura e Faton Pecit për kryetar të Mitrovicës. Për Mitrovicën, zemrën e Kosovës! Është nder dhe privilegj për Mitrovicën që  Faton Peci, si politikani më i votuar nga pozita e ministrit në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, me besim qytetar prej 134 mijë votash në zgjedhjet e fundit parlamentare, të kthehet për Mitrovicën”, ka shkruar ai në Facebook.

Peci aktualisht është ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti, e cila është në detyrë. Ai po ashtu ka fituar postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. /Telegrafi/

The post Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot appeared first on Telegrafi.

“E paedukatë dhe me mungesë inteligjence”, deklarata e Abdixhikut për Gërvallen nxit reagimin e ashpër të Pecit

20 June 2025 at 14:24

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka kritikuar ministren Donika Gërvalla, duke e cilësuar si të paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës.

Peci e ka quajtur irituese deklaratën e Abdixhikut ndaj Gërvalles, transmeton Telegrafi.

“Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’. Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare”, ka pohuar ai.

Ai po ashtu ka kritikuar Abdixhikun për fyerjet ndaj tij.

“A je n’vete se çka po fyen, Lumir?! Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari: Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë: – familja e fortë e shqiptarit,  ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe  ⁠flijimi i familjes Jashari. Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim. Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku”, ka pohuar ai.

Ndryshe, të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 60 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, tha ai në Debat Plus.

The post “E paedukatë dhe me mungesë inteligjence”, deklarata e Abdixhikut për Gërvallen nxit reagimin e ashpër të Pecit appeared first on Telegrafi.

Kosova hyn në veri me biznese – gjithnjë e më shumë firma regjistrohen në ARBK

19 June 2025 at 23:57

Në komunat veriore po vazhdon regjistrimi i Bizneseve në ARBK, por komuna e Mitrovicës Veriore dhe Zubin Potok nuk dinë sa biznese kanë të regjistruara, kurse nga ARBK nuk kanë kthyer përgjigje nga e mërkura. Numri i bizneseve në Leposaviq ka rënë në 2025-n, për dallim nga Zveçani që thanë që regjistrimi është dyfishuar këtë vit.

Funksionimin e tyre tashmë e kanë legal, dhe janë të regjistruara si biznese të Kosovës.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve tashmë në veri të vendit në secilën prej komunave ka zyrat e saj.

Kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje të mërkurën dhe të enjten për numrin total të bizneseve të regjistruara nëpër këto komuna.

Megjithatë, nga Komuna e Leposaviqit treguan për televizionin numrin e bizneseve të regjistruara në këto tre vite.

“Nga gjysma e dytë e vitit 2023 në Leposaviq janë regjistruar, 10 biznese individuale dhe 6 Biznese me Përgjegjësi të Kufizuar, në vitin 2024 janë regjistruar 60 biznese individuale dhe 17 Biznese me përgjegjësi të Kufizuar, dhe në 2025-tën janë regjistruar 32 biznese individuale dhe 6 biznese me përgjegjësi të Kufizuar”.

E kontaktuar gjithashtu nga e mërkura, Mitrovica e Veriut nuk patën numrat e bizneseve të regjistrua gjatë këtyre viteve.

Nga Komuna e Mitrovicës Veriore thanë kanë s’mund t’i sigurojnë numrat e bizneseve të cilat janë regjistruar në vitin 2024 dhe 2025-së, megjithatë premtuan se të njëjtat do ti dërgojnë më vonë, me anë të email.

Kjo nuk ndodhi deri në publikimin e kronikës.

Edhe nga komuna e Zubin Potokut kryetari i saj tha që nuk ka numrat e saktë të bizneseve të regjistruara në këtë komunë, por janë duke punuar që të ketë numër më të madh të tyre.

Por, për dallim nga fqinjët e saj, qyteti i Zveçanit i dinë numrat.

”Gjatë vitit 2024 dhe 2025-së, janë 57 biznese të cilat janë regjistruara, numër më i madh ka qenë gjatë këtij viti”, ka thënë Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit.

Peci thotë që regjistrimi po vazhdon dhe janë duke punuar në këtë drejtim.

”Është, sidomos mund të them është një përqindje Prej këtyre 57 bizneseve diku rreth 40 janë veç këtë vit, pra është një numër shumë më i madh i regjistrimit të bizneseve këtu”, ka thënë Ilir Peci, Kryetar i Komunës së Zveçanit.

Zyrat e Regjistrimit të Bizneseve janë nëpër objektet e komunave dhe janë vendosur qysh në gjysmën e vitit 2023./Tv Dukagjini/

The post Kosova hyn në veri me biznese – gjithnjë e më shumë firma regjistrohen në ARBK appeared first on Telegrafi.

“Aleanca Rusi-Iran”, si po ndryshon ekuilibri gjeopolitik sipas Lulzim Pecit

19 June 2025 at 15:44

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka deklaruar se mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë nënkupton partneriteti apo aleanca për Rusinë është shembulli aktual me Iranin.

Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se lufta me Ukrainën e ka gjunjëzuar Moskën, e siç tha “ajo për herë të parë në 80 vitet e fundit është tërhequr nga Mesdheu, Lindja e Mesme e Gjiri Persik”.

Sipas tij, Irani ka mbet i vetëm, dhe me siguri nuk ka menduar që dronat dhe armatimin tjetër që ia dha Rusisë për luftën në Ukrainë, si shenjë falënderimi tani do t’i kthehet në këtë mënyrë.

“Krejt kjo, mendoj se është lajm i mirë për sigurinë evropiane, dhe vet Kosovës. Strategët e establishmentit të sigurisë së SHBA-ve, qysh në fillim të 90’ e kanë lexuar mirë rrezikun e regjimit të Ayatollaheve, për shkak të ambicieve të tyre për zhvillimin e raketave balistike, duke përshirë këtu edhe ato me mbushje nukleare, që do të mund të mbërrinin edhe deri në Evropën qendrore! Tash ky rrezik është në largim e sipër. Armët, sikurse edhe pushteti, janë të rrezikshme, sidomos kur bien në duart e njerëzve mizor dhe të papërgjegjshëm”, ka thënë Peci. /Telegrafi/

The post “Aleanca Rusi-Iran”, si po ndryshon ekuilibri gjeopolitik sipas Lulzim Pecit appeared first on Telegrafi.

“Detonimi ma humbi balancën”, polici rrëfen se si e larguan trupin e Afrim Bunjakut nga vendngjarja në “Banjskë”

12 June 2025 at 13:58

Zyrtari policor Elez Peci, derisa dëshmoi të enjten para Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngjarjen e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, tha se ky sulm ishte tipik ushtarak dhe i financuar direkt nga Serbia. Ai tregoi se si e kishin larguar trupin e rreshterit nga vendi ku po sulmoheshin pa ndalë, e ku kishte shpërthime të fuqishme.

“Sulmi që ka ndodh ndaj nesh është sulm tipik ushtarak i trajnuar fort mirë. Nuk jam ballafaquar asnjëherë në jetën time me kёso sulmi dhe i financuar shumë mirë qe besa. Sepse armatimi që ka qenë nuk mundet me u ble në treg. Pra, është i financuar direkt prej Serbisë”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Peci tha se në ditën kritike është njoftuar përmes radio-lidhjes nga Njësia për ndërhyrje të shpejtë se në urën e fshatit Banjskë, janë vendosur dy kamionë të mbushur me rërë dhe të njëjtit kanë bllokuar hyrjen në fshat.

“Rreth orës 2:30, nëpërmes radio-lidhjes është njoftu dhoma komanduese nga Njësia e ndërhyrjes së shpejtë kufitare se në fshatin Banjskë, në hyrje të fshatit, saktësisht mbi urë, janë vendosur dy kamionë, domethënë është bllokuar hyrja, të cilët kamionë janë të mbushur me rërë”, tha dëshmitari.

Polici tha se së bashku me rreshterin tani të ndjerë Afrim Bunjaku, Fahri Shalën dhe Sadet Dushën ishin nisur me veturat e policisë të tipit Toyota dhe Skoda.

Gjatë rrugës për në fshatin Banjskë, ai tha që kishin parë një veturë të tipit “Glof 3”, në të cilën pas kontrollimit në ulësen e pasagjerit kishin gjetur një antenë të radio-lidhjes së policisë.

“E kemi ndalë dhe kemi bë verifikimin, kemi kontrolluar automjetin dhe në karrigen e pasagjerit. Kemi gjet një antenë të radio-lidhjes së Policisë. Por, pasi që personi në fjalë nuk ishte i kërkuar, i kemi marrë të dhënat dhe jemi nisë, sepse e kemi ditë që i kemi kolegët në fshatin Banjskë”, shtoi tutje dëshmitari.

Gjatë dëshmisë së tij, Peci tha që pasi kanë arritur në fshatin Banjskë ka vërejtur që diçka nuk është në rregull.

“Kur jemi shku në Basnjkë diku afër, pa u afru te kamionët, saktësisht afër 20 metra, i kemi ndalu automjetet në anën e majtë të rrugës dhe i kemi ndalë një pas një. Edhe kena vazhdu përpara në drejtim të kolegëve tonë, të cilët kanë qenë prapa kamionëve duke e monitoruar situatën. Gjatë rrugëtimit e kam vërejt se diçka nuk është në rregull, e kam pa që në fshat ishte shumë terr, pak ndriçim, e rruga nga shkonim me ndriçim shumë të fortë”, shtoi ai.

Polici Peci shtoi që pasi që iu është afruar kolegëve, u ka thënë që të shpërndahen sepse mund të jetë kurth.

“Kur jemi afru ngat kolegëve tonë te kufiri, afër 2–3 metra, unë kam dyshu dhe kam thënë: “Po shpërndahemi, se mundet me qenë kurth”, tha Peci.

Po ashtu, Peci shtoi që duke shkuar në drejtim të përroit të njohur si “Reka e Banjskës” ka ndodhur një shpërthim shumë i fortë, i cili ka pasuar menjëherë me të shtëna të armëve.

“Në atë moment ka ndodh një detonim shumë i fortë, aq i fortë sa që edhe ma ka humbur edhe balancin. E kam marrë veten, por detonimi ka pasuar menjëherë me të shtënat e armëve të kalibrave të ndryshëm”, shtoi dëshmitari.

Sipas tij, pas kësaj filluan që të sulmonin mbrapsht, mirëpo ata nuk ishin të barabartë as për nga numri dhe as për nga armatimi.

“Momentin kur jemi sulmuar, unë, siç thashë, e kam marrë veten. Sakrificat na kanë bërë me qenë të fortë, edhe kam fillu me mbrojt veten dhe kolegët duke shtënë në drejtim. Në këtë rast, të terroristëve. Mirëpo, ishim të pabarabartë, si në numër, ashtu edhe në armatim”, tha dëshmitari.

Gjithashtu, ai tregoi edhe për momentin e tërheqjes së trupit të rreshterit tani të ndjerë, ku tha që kanë hasur në vështirësi dhe që të shtënat nuk janë ndalë asnjëherë.

“Atëherë, kur i kam shti duart te krahu i rreshterit, më janë nxehë duart dhe e kam vërejt që është gjak. Ia kam hequr, se kam thënë: mos po e lëndoj dhe e kam kap për krahësh te antiplumbi deri te dera e automjetit. Por, për shkak të peshës dhe pajisjeve, nuk kam mundur me ngrit. Një koleg tjetër e ka kapë, e kemi tërheq dhe e kemi vendos prapa në karrige, ku dhe ia kam hequr antiplumbin për shkak të peshës dhe se e njëjta ishte krejt gjak”, tha Peci.

Polici rrëfeu se që pasi e vendosën rreshterin në veturë, ai dhe polici Mirsad Kryeziu u ulën përpara, mirëpo për shkak se të shtënat nuk ndaleshin asnjëherë, goma e veturës u shpërthy.

“Jam hyp në ulësen e pasagjerit, ndërsa kolegu Mirsadi nga shoferi, por të shtënat nuk ndaleshin. Derisa u sill për drejtim të Mitrovicës, dëgjoheshin që gjuanin dhe kur morëm rrugën, Mirsadi tha që ma shpërthyen gomën”, tha dëshmitari.

Seanca do të vazhdojë në sesionin e pasdites, me dëgjimin e dëshmitarëve të radhës.

The post “Detonimi ma humbi balancën”, polici rrëfen se si e larguan trupin e Afrim Bunjakut nga vendngjarja në “Banjskë” appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

11 June 2025 at 11:29

Ervin Demo dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Beratit më 11 mars për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për deputet në listat e Partisë Socialiste. Brenda ditës, dorëheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe në të njëjtën ditë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave njoftoi Komisionin Qendror […]

The post Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit appeared first on Reporter.al.

Çka është puna e fabrikës për mbetje shtazore?

30 May 2025 at 10:43

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, këtë javë u morën në pyetje nga prokurorët, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një rast që ka të bëjë me funksionalizimin e një fabrike për trajtimin e mbetjeve shtazore.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës – me kërkesë të së cilës u bënë bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), në AUV dhe në zyrën e një kompanie private – thanë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se hetimet po vazhdojnë.

Për cilën fabrikë bëhet fjalë dhe çfarë shkeljesh dyshohet se u bënë?

Në Parkun Industrial, në Drenas, në dhjetor të vitit 2019 kishte përfunduar ndërtimi i fabrikës që parashihej të përpunonte dhe të asgjësonte nënproduktet shtazore.

Ky projekt, në vlerë të 7.7 milionë eurove, ishte realizuar nga AUV-ja, me bashkëfinancimin e Komisionit Evropian (KE).

Por, funksionalizimi i fabrikës nisi tek në vitin 2024, kur edhe u hap thirrja për kompanitë që të aplikonin për ta marrë në shfrytëzim fabrikën, dhe për të nisur punën në grumbullimin dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore.

U raportua se kompania kosovare LIP KS & IT SH.P.K. u përzgjodh për ta funksionalizuar fabrikën, me afat operimi për 20 vjet – deri në vitin 2044.

U tha se kjo kompani ishte regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) vetëm 5 ditë pas thirrjes për aplikim.

Kësisoj dyshohet se nuk u përmbushën kriteret që fituesi i kontratës të kishte përvojë 12 deri në 15-vjeçare në përpunimin e nënprodukteve shtazore, dhe të dëshmonte se në tre vjetët e fundit kishte përpunuar 20 mijë tonë të nënprodukteve shtazore.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, tha më 27 maj se “hetimi është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike”.

Një ditë më herët, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) denoncoi Ministrinë e Bujqësisë për dhënien me qira të fabrikës pa ankand publik.

Kjo parti tha se kompania fituese do të paguajë qira “vetëm 30 mijë euro në vit, për një periudhë 20-vjeçare, ndërkohë që përfiton subvencione mbi 3.2 milionë euro në vit”.

U raportua se aksionarë të kompanisë fituese janë një kosovar, si drejtor menaxhues i saj, dhe dy kompani të tjera, njëra me adresë në Mal të Zi e tjetra në Itali.

Kompania me adresë në Podgoricë thuhet të jetë në pronësi të një kompanie tjetër, me seli në Serbi.

Çfarë deklaroi ministri që po dyshohet për rastin?

Faton Peci nuk sqaroi se pse po hetohet nga Prokuroria, ndonëse tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

“Është në interes të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i ka drejtësia. Jam i hapur dhe bashkëpunues për krejt veprimet dhe për aq sa më ka takuar mua si ministër”, u shpreh ai para gazetarëve, më 29 maj.

Në deklarimet e mëparshme, Peci kishte thënë se vetëm kishte nënshkruar kontratën, siç i takonte në fund të procesit, por se nuk kishte marrë pjesë në asnjë fazë paraprake, dhe kishte mohuar se kishte njohuri për pronësinë e kompanisë fituese.

Duke akuzuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Pecit i doli në mbrojtje bashkëudhëheqësja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla Schwarz. “Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati”, shkroi ajo në Facebook.

Atë e mbrojti edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë. “Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të ministrit Peci”, u shpreh Albulena Haxhiu për mediat, teksa shtoi se ministri në detyrë i Bujqësisë është i hapur të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë për ta zbardhur “planin kundër tij”.

Cili ishte qëllimi i kësaj fabrike?

Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore ishte projekt i KE-së, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, me qëllimin që kafshët e ngordhura dhe mbetje të tjera të mos hidheshin nëpër kontejnerë, bashkë me mbeturinat e tjera.

Vite më parë, nga Zyra e Bashkimit Evropian kishin sqaruar se çka parashihej të bëhej me mbetjet e kafshëve në këtë fabrikë: yndyra do të ndahej prej eshtrave dhe pjesëve të tjera, të cilat nuk janë të përdorshme, dhe do të përdorej kryesisht në industrinë e energjetikës, si burim energjie.

Parashihej që në fazat e ardhshme të përpunimit ky produkt të përdorej edhe në industrinë kozmetike dhe në industrinë e ushqimit të kafshëve./REL

The post Çka është puna e fabrikës për mbetje shtazore? appeared first on Sot News | Lajme.

“Jam i pastër, besoj në drejtësinë hyjnore”/ Ministri i Kurtit reagon pas intervistimit në Prokurori

By: Re Nato
28 May 2025 at 16:47

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas marrjes ne pyetje nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas kontrolleve te kryera nje dite me pare ne kete ministri me urdher te Prokurorisë Speciale.

Peci ju drejtua me nje shkrim ne facebook votuesve te tij, duke thene se eshte i bindur se epilogu i i këtij procesi do të jetë “i njohur” për ta, duke parlajmeruar se nga ky hetim nuk do te dali asnje element qe e fajeson ate dhe detyren qe ka ushtruar. (shfaqet postimi i tij ne facebook)

Intervistimi i Pecit dhe bastisjet e kryera në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencinë e Veterinarisë, u bënë në kuadër të një aksioni të ndërmarrë lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetjet shtazore.

Peci dyshohet se pa gare, i ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.

Prokurori i çeshtjes Admir Shala ka sqaruar se kontrollet jane pjese e nje hetimi qe lidhen konkretisht me mënyrën e dhënies me qira të kësaj fabrike.

Kompania përfituese u regjistrua vetëm 5 ditë pas publikimit të thirrjes së dytë për aplikim për kontratën për funksionalizimin e fabrikës dhe për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Pronari i saj del të ketë lidhje me tri kompani të tjera, pa ndonjë përvojë në këtë fushë.
Themelues aksionarë të kësaj kompanie ishin kompani të tjera me adresë deri në Beograd të Serbisë.

Ashtu si ministri i Kurtit, ne pyetje u mor te marten edhe  kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ndersa Policia e Kosoves tregon se gjate kontrollit u sekuestuan pajisje elektronike (kompjuterë, telefona) dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdherin e Gjykatës.

Nga rradhet e Vetevendosjes ne krahun e kolegut te tyre dolen e shumenominuara per kryetare kuvendi Albulena Haxhiu dhe Donika Gervalla, duke hedhur akuza per veprime ne deme te imazhit te Faton Peçit nga ana e autoriteteve te drejtesise.

 

Faton Peci reagon pas intervistimit dhe bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë

28 May 2025 at 13:53

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar një ditë pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë dhe intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherësh janë dëshmitarët më të vëmendshëm në çdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zhvilloi të martën bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.

Prokurori i rastit, Admir Shala tha më 27 maj se Prokuroria Speciale ka nisur një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Faton Peci reagon pas intervistimit dhe bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë appeared first on Euronews Albania.

Prokurorët reagojnë ndaj deklaratave të Donika Gërvalles: Respektoni ndarjen e pushteteve, mos ndërhyni në drejtësi

28 May 2025 at 11:37

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave të fundit publike të përfaqësuesve të subjektit politik Guxo dhe disa zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë komentuar veprimet e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e hetimit ndaj ministrit në detyrë, Faton Peci dhe intervistimit të tij.

Shoqata e konsideron të papranueshme gjuhën denigruese dhe akuzat publike të drejtuara ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, si dhe prokurorit të çështjes, Admir Shala.

“Prokurorët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata të Prokurorisë Speciale, veprojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe provat që rezultojnë nga hetimet. Akuzat politike, tentativat për diskreditim personal dhe përmendja e përkatësive të mëhershme partiake, nuk mund dhe nuk guxojnë të përdoren si mjet për të ndikuar në vendimmarrjen apo integritetin e prokurorëve”, thuhet në reagim.

Shoqata u ka bërë thirrje të gjithë akterëve publikë që të respektojnë pavarësinë institucionale të sistemit prokurorial dhe të përmbahen nga çdo deklaratë që mund të interpretohet si presion i drejtpërdrejtë ose i tërthortë ndaj punës së prokurorëve.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës do të vazhdojë të jetë garantuese e pavarësisë së secilit prokuror në Republikën e Kosovës, duke mbështetur ata që veprojnë me integritet, profesionalizëm dhe në interes të zbatimit të drejtë të ligjit, pa frikë dhe pa favor”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

The post Prokurorët reagojnë ndaj deklaratave të Donika Gërvalles: Respektoni ndarjen e pushteteve, mos ndërhyni në drejtësi appeared first on Telegrafi.

❌
❌