Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“E paedukatë dhe me mungesë inteligjence”, deklarata e Abdixhikut për Gërvallen nxit reagimin e ashpër të Pecit

20 June 2025 at 14:24

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka kritikuar ministren Donika Gërvalla, duke e cilësuar si të paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës.

Peci e ka quajtur irituese deklaratën e Abdixhikut ndaj Gërvalles, transmeton Telegrafi.

“Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’. Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare”, ka pohuar ai.

Ai po ashtu ka kritikuar Abdixhikun për fyerjet ndaj tij.

“A je n’vete se çka po fyen, Lumir?! Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari: Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë: – familja e fortë e shqiptarit,  ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe  ⁠flijimi i familjes Jashari. Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim. Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku”, ka pohuar ai.

Ndryshe, të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 60 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, tha ai në Debat Plus.

The post “E paedukatë dhe me mungesë inteligjence”, deklarata e Abdixhikut për Gërvallen nxit reagimin e ashpër të Pecit appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës

19 June 2025 at 21:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 60 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, në Debat Plus.

“A kanë thënë gjatë gjithë fushatës po këto figura, arsyeje se s’duhet ta votojmë LDK-në, është sepse “e rikthen Listën Serbe në Qeveri”. A do të mundim sot matematikisht, pa e rënduar shumë logjikën që LDK, PDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe t’i bënim 69 vota. Do të mundim ta kishim një qeveri me 69 vota”, ka thënë Abdixhiku.

The post Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës appeared first on Telegrafi.

Haziri: Gërvalla dhe Osmani e copëtuan LDK-në për ambicie personale

11 June 2025 at 21:26

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke i konsideruar si bashkëfajtore për copëtimin e LDK-së dhe dobësimin e saj në skenën politike.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, Haziri tha se arroganca politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është dëshmi se ata që ndihen “vetëmjaftueshëm” në pushtet besojnë se nuk kanë nevojë për askënd tjetër.

Por sipas tij, kur realiteti tregon të kundërtën, atëherë këta individë fillojnë të përdorin një gjuhë të paqartë, duke mos e adresuar direkt se për kë e kanë fjalën, ndërkohë që vazhdojnë të merren me LDK-në.

“Ajo zonjë që për vite me radhë ishte pjesë organike e LDK-së, kontribuese në parti, sot merret me të njëjtën parti, por nga një pozicion tjetër. Ajo dhe bashkëpartiakët e saj, për ambicie dhe aspirata personale, e kanë copëtuar LDK-në”, tha Haziri.

Ai theksoi se veprimet e tilla kanë krijuar hapësirë që Lëvizja Vetëvendosje ta fitojë LDK-në.

Sipas tij, më herët, figura të ngjashme kishin ndihmuar edhe që PDK të përfitonte nga përçarjet në LDK.

I pyetur se nëse e përfshinte në këtë grup edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, Haziri nuk hezitoi: “Ajo dihet. Themeluesit e grupit GUXO që kanë dalë prej zyrave të Lidhjes Demokratike”. /Dukagjini/

The post Haziri: Gërvalla dhe Osmani e copëtuan LDK-në për ambicie personale appeared first on Telegrafi.

Gërvalla: Opozita as nuk kërkon zgjedhje të reja, as nuk e sfidon Kurtin

9 June 2025 at 12:31

Deputetja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka kritikuar tentativën e fundit për konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur një përsëritje të pakuptimtë të një bllokade që ka humbur çdo kuptim.

Ajo u bëri thirrje partive opozitare të mandatit të kaluar që të heqin dorë nga, siç e quajti, “strategjia destruktive” dhe të marrin përgjegjësi për votën që u është besuar nga qytetarët.

“Shkelja çdo 48 orë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme. Në një kohë kur flitet për unitet, duhet të kemi unitet për shtetin, jo për pushtetin. Konstituimi i Kuvendit është hapi i parë drejt këtij uniteti. Vota e fshehtë është një mjet thelbësor i demokracisë”, u shpreh ajo.

Gërvalla theksoi se opozita nuk është e interesuar për zgjedhje të reja dhe nuk po e sfidon Albin Kurtin për formimin e Qeverisë. Sipas saj, LDK-ja është e gatshme të qeverisë vetëm në koalicion me PDK-në dhe po refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve përmes bllokadave në Kuvend.

“Nëse LDK-ja dëshiron të udhëheqë Qeverinë, duhet të fitojë zgjedhjet. Nuk ka zgjidhje tjetër. LVV-ja ka marrë 42% të votave dhe ky është një fakt që nuk mund të mohohet. Besojmë se e kemi shumicën qeverisëse”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

The post Gërvalla: Opozita as nuk kërkon zgjedhje të reja, as nuk e sfidon Kurtin appeared first on Telegrafi.

Prokurorët reagojnë ndaj deklaratave të Donika Gërvalles: Respektoni ndarjen e pushteteve, mos ndërhyni në drejtësi

28 May 2025 at 11:37

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave të fundit publike të përfaqësuesve të subjektit politik Guxo dhe disa zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë komentuar veprimet e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e hetimit ndaj ministrit në detyrë, Faton Peci dhe intervistimit të tij.

Shoqata e konsideron të papranueshme gjuhën denigruese dhe akuzat publike të drejtuara ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, si dhe prokurorit të çështjes, Admir Shala.

“Prokurorët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata të Prokurorisë Speciale, veprojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe provat që rezultojnë nga hetimet. Akuzat politike, tentativat për diskreditim personal dhe përmendja e përkatësive të mëhershme partiake, nuk mund dhe nuk guxojnë të përdoren si mjet për të ndikuar në vendimmarrjen apo integritetin e prokurorëve”, thuhet në reagim.

Shoqata u ka bërë thirrje të gjithë akterëve publikë që të respektojnë pavarësinë institucionale të sistemit prokurorial dhe të përmbahen nga çdo deklaratë që mund të interpretohet si presion i drejtpërdrejtë ose i tërthortë ndaj punës së prokurorëve.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës do të vazhdojë të jetë garantuese e pavarësisë së secilit prokuror në Republikën e Kosovës, duke mbështetur ata që veprojnë me integritet, profesionalizëm dhe në interes të zbatimit të drejtë të ligjit, pa frikë dhe pa favor”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

The post Prokurorët reagojnë ndaj deklaratave të Donika Gërvalles: Respektoni ndarjen e pushteteve, mos ndërhyni në drejtësi appeared first on Telegrafi.

​Gërvalla: Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën, absurdë propozimi i LDK-së për qeveri tranzicionale

9 May 2025 at 13:46

Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla tha se “opozita nuk ka asnjë arsye për të vazhduar bllokadën në Kuvend”.

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, të premten më 9 maj, Gërvalla e quajti absurd propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale.

“Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën, mundësitë janë për ta zhbllokuar që sot, ishin për ta zhbllokuar sot, mirëpo nuk u shfrytëzuan, madje u shfrytëzua foltorja e Kuvendit edhe për të dhënë deklarata që edhe në vazhdimësi do të vazhdojë të mbetet e bllokuar. Kuvendi duhet të konstituohet, nuk ka alternativë të Kuvendit, dihet qartë se kush i bënë propozimet, si bëhen propozimet dhe si shkon procesi mirëpo deri tani ende nuk kemi asnjë progres në këtë fushë“, tha ajo.

Veprimet e partive të tjera, Gërvalla i quajti “filma jo kreativ dhe pa fantazi”.

“Të gjitha janë këto filma jo kreativ edhe pa fantazi sepse gjithkush e di që një kuvend i cili nuk është i konstituuar nuk mund të merret me trajtimin e tyre”, tha ajo.

Gërvalla foli edhe për një ftesë të mundshme nga presidentja për takim konsultativ për zhbllokim të ngërçit politik.

“Ta shohim ftesën, ta shohim temën për të cilën na fton për të biseduar dhe do japim përgjigjen tonë“, deklaroi ajo.

E pyetur për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla tha se mos konstituimi i Kuvendit e bënë më të lehtë që mos të trajtohet kjo temë në këtë fazë.

“Nuk dua të them se po të ishte konstituuar Kuvendi i Kosovës, patjetër do të ishte anëtarësuar tani në maj, mirëpo ia bëjmë gjithkujt të lehtë që nuk do të na mbështesë në anëtarësimin tonë në Këshillin e Evropës ia bëjmë shumë të lehtë të mos e trajtojë këtë temë në këtë fazë“, tha ajo.

Lidhur me paralajmërimin e AAK-së se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese kalimin nga votimi i hapur në të fshehtë në mes të procesit të votimit, Gërvalla tha se “nëse kanë argumente të mjaftueshme ta dërgojnë në Kushtetuese”.

Ajo tutje, tha se brenda LDK-së ka njerëz që do i bëjnë presion Abdixhikut për lëvizje pozitive.

“Dua ta besoj, brenda LDK-së dhe jashtë saj, ka ende njerëz që mendojnë përtej interesit personal, edhe që ata njerëz do ta rrisin presionin ndaj kryetarit Abdixhiku që LDK-ja të bëjë lëvizje pozitive në të mirë të Kosovës”, tha Gërvalla. /kp/

The post ​Gërvalla: Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën, absurdë propozimi i LDK-së për qeveri tranzicionale appeared first on Telegrafi.

Gërvalla: Hezitimi për votim të fshehtë i pakuptueshëm, mungesë besimi nga udhëheqësit opozitarë ndaj përfaqësuesve të tyre 

3 May 2025 at 11:52

Deputetja Donika Gërvalla pas ndërprerje së seancës konstituive tha se opozita nuk duhet t’ua mohojë të drejtën e votës deputetëve të saj.

Gërvalla në një deklaratë para mediave tha se hezitimi për të votuar me votë të fshehtë është i pakuptueshëm dhe tregon mungesë besimi nga udhëheqësit opozitarë ndaj përfaqësuesve të vet.

“Kjo sjellje lë të kuptohet se bllokimi i proceseve nuk është parimor, por i shtyrë nga motive që as vetë opozita nuk i artikulon qartë.

Nuk dihet se çfarë skenarësh imagjinon opozita si zgjidhje, por përpjekja për ta shfrytëzuar votën e fshehtë si rrugëdalje është një përpjekje për të dale nga kjo situatë. Është e papranueshme që partitë opozitare të pengojnë në mënyrë të vazhdueshme konstituimin e institucioneve”, tha ajo.

Sipas saj, Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë se propozimi për Kryetar Kuvendi vjen nga partia fituese, dhe kjo nuk është çështje për debat.

“Të gjitha këto manovra duken si përpjekje për të fituar kohë në funksion të një marrëveshjeje të paqartë, të cilën opozita duhet ta sqarojë: A është kjo përpjekje për të formuar një qeveri me Listën Serbe? Apo ende nuk ka marrëveshje mes tyre? Apo synojnë zgjedhje të reja?

Paralajmërimi i vazhdueshëm i kryetarit të PDK-së për zgjedhje nuk është i drejtuar ndaj LVV-së, Guxo-s apo Alternativës, por ndaj LDK-së, e cila nuk duket e interesuar për zgjedhje.

Ne nuk i synojmë zgjedhjet, por as nuk i shmangemi nëse mbeten zgjidhja e vetme. Megjithatë, nuk duam që qytetari i Kosovës të kthehet sërish në votim, pasi ai e ka shprehur qartë vullnetin më 9 shkurt.

Prandaj, presim që në seancën e së hënës të fitojë arsyeja dhe të ndërpritet bllokada”, tha Gërvalla. /Telegrafi/

The post Gërvalla: Hezitimi për votim të fshehtë i pakuptueshëm, mungesë besimi nga udhëheqësit opozitarë ndaj përfaqësuesve të tyre  appeared first on Telegrafi.

Gërvalla: Kryeparlamentari i takon partisë fituese, presim zhbllokim të Kuvendit

21 April 2025 at 15:28

Deputetja nga radhët e koalicionit Guxo–LVV–Alternativa, Donika Gërvalla, ka shprehur shpresën se ngërçi institucional në Kuvend do të marrë fund sot.

Ajo theksoi se posti i kryeparlamentarit u takon fituesve të zgjedhjeve dhe bëri thirrje që opozita të respektojë rregullat demokratike.

“Ju e dini se kryeplaramentari i takon koalicionit fitues, prandaj, shumë po shpresoj se sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend dhe thirrja e partive opozitare që të respektojnë rregullat demokratike dhe të votojnë kryetaren e Kuvendit, e cila nuk ka si të jetë ndryshe përveç nga koalicioni fitues, pra nga koalicioni i partisë Guxo me LVV-në dhe me partinë Alternativa, ky është plani”, ka thënë Gërvalla.

E pyetur nëse është arritur një marrëveshje mes LVV-së dhe Nisma, ajo pa pranuar të jap më shumë detaje, ka thënë se në sallë do të shihet rezultati.

Deputetja Gërvalla shtoi se as pozitës e as opozitës nuk i shkon në dobi vazhdimi i bllokadave dhe bëri apel për zhbllokim të punës parlamentare në këtë fazë të konstituimit të institucioneve.

“Kur të hymë në sallë do të shihni rezultatin, nuk mendoj se është rruga vendi ku duhen diskutuar këto gjëra. Mendoj se për pak minuta fillon seanca, dhe aty do të shihni ka ose s’ka, a do të ecim sot përpara, apo do të vazhdojnë bllokadat si këto…Është gjëja më normal që pas fitores në zgjedhje dhe pas kapërcimit të një bllokade fillestare të vazhdojë puna, nuk shoh asnjë logjikë, sens në bllokimin e punimeve të kuvendit. Vota për qeverinë do duhej të ishte ajo tema politike. Ne jemi ende tek pjesa fillestare, tek konstituimi i Kuvendit, as pozitës, por as opozitës nuk i kontribuon një bllokim i punimeve në këtë moment, prandaj, po shpresojmë që ditët e pushimit të kenë ndikuar që opozita të ketë ardhur sot me qellim të zhbllokimit të punës”, ka shtuar Gërvalla.

Deputetët mblidhen sot në tentimin e katërt për konstituimin e legjislaturës së nëntë të kuvendit të Kosovës.

Më 19 prill është bërë betimi i deputetëve dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – si partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Në dy tentime radhazi, Haxhiu ka dështuar të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Ndërkaq, sot pritet që LVV-ja të vendosë edhe njëherë emrin e Haxhiut në votim.

The post Gërvalla: Kryeparlamentari i takon partisë fituese, presim zhbllokim të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Gërvalla takon Kallas: Koha për vendime të guximshme që përfshijnë Kosovën në BE

14 April 2025 at 09:59

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas në të cilin theksoi rolin kyç që ka Bashkimi Evropian jo vetëm për ruajtjen e stabilitetit, por për ofrimin e vizionit dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Evropës.

Sipas njoftimit për media thuhet se ministrja në detyrë nënvizoi nevojën që Republika e Kosovës të trajtohet si partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese evropiane, duke përfshirë përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Ajo theksoi se mbështetja për Kosovën nuk mund të mbetet në nivel deklarativ, por duhet të përkthehet në hapa konkretë, përmbylljen e procesit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, avancimin e aplikimit për anëtarësim në BE dhe heqjen e masave të padrejta që cenojnë frymën e partneritetit”, thuhet në njoftim.

Gërvalla ritheksoi se e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën.

“Mbështetja për Republikën e Kosovës është një mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar”, ka deklaruar Gërvalla.

Gërvalla po ashtu theksoi se prania dhe angazhimi i Kosovës në rajon është një burim i fuqishëm i stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë kontinentin.

Në këtë drejtim, ministrja në detyrë tha se tani është koha për vendime të guximshme dhe për një vizion të përbashkët evropian që përfshin edhe Kosovën si pjesë të natyrshme të tij. /Telegrafi/

The post Gërvalla takon Kallas: Koha për vendime të guximshme që përfshijnë Kosovën në BE appeared first on Telegrafi.

Kërkesa për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, Presidenca: Kjo është kërkuar vazhdimisht nga presidentja Osmani

9 April 2025 at 15:38

Në mbledhjen e djeshme të Këshillimit të Sigurimit të OKB-së, u kërkua largimi i misionit UNMIK nga Kosova.

Një kërkesë e tillë erdhi nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, John Kelley.

Gërvalla i bëri thirrje UNMIK-ut që ta trajtojë realitetin në terren pa paqartësi të shtrembëruara.

“Gjuha ka rëndësi, zonja dhe zotërinj. Mënyra se si i përshkruajmë këto akte do të përcaktojë nëse do të mbizotërojë ndëshkimi apo pandëshkueshmëria, nëse agresioni do të inkurajohet apo do të përballët”, u shpreh ministrja në detyrë.

Përfaqësuesi amerikan, John Kelly tha se SHBA-ja i njeh përpjekjet e mëparshme të UNMIK-ut në Kosovë për nxitjen e dialogut dhe reformën ligjore, por shtoi se ka ardhur koha për reduktimin e pranisë së UNMIK-ut.

Ai rekomandoi që UNMIK të fillojë transferimin e funksioneve të saj tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren që janë më të përshtatshme për këtë punë, në mënyrë që procesi drejt mbylljes përfundimtare të misionit të jetë i qëllimshëm dhe gradual, e jo i papritur.

Telegrafi ka pyetur Presidencën e Kosovës rreth kësaj çështje, pasi që tashmë edhe vetë administrata amerikane ka kërkuar një gjë të tillë.

Nga Presidenca kanë deklaruar se kjo është kërkesë e kamotshme e presidentes Osmani.

“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, u shpreh Bekim Kupina këshilltar për media i presidentes.

Një kërkesë të tillë për shuarjen e mandatit të UNIMK-ut e kishte kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani në vitin 2021.

“Nuk ka pasur ndonjë dispozitë të ligjeve ndërkombëtare, dhe i themi Serbisë që t’i respektojë ligjet ndërkombëtare. Kosova është sovrane dhe e pavarur dhe me prosperitet të lartë dhe UNMIK-u jo vetëm që e ka zgjatur mandatin por është në kontraditë me GJND-në. E ftoj OBK-në që të shfrytëzoj buxhetin më mirë. Edhe pse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, është kampione e sigurisë në botë. Njerëzit e Kosovës janë ndërkombëtarë në zemrat e tyre”, kishte deklaruar atë kohë Osmani.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore. /Telegrafi/

The post Kërkesa për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, Presidenca: Kjo është kërkuar vazhdimisht nga presidentja Osmani appeared first on Telegrafi.

Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

8 April 2025 at 11:45

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë).

Sipas një postimi të publikuar në Facebook bëhet e ditur se në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

“Ministrja Gërvalla do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB appeared first on Telegrafi.

Kryediplomatja austriake: Dialogu Kosovë-Serbi, çelësi për rrugën drejt BE-së

20 March 2025 at 20:53

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë – Serbi dhe të ecin përpara me normalizimin e marrëdhënieve.

Në një postim në platformën X, ajo ka bërë të ditur se ka zhvilluar biseda me dy zyrtarë të lartë, Donika Gërvallën, ministre për Punët e Jashtme të Kosovës, dhe Marko Gjuriqin, ministrin e jashtëm serb.

Gjatë bisedës me Gërvallen, ajo ka theksuar mbështetjen e Austrisë për Kosovën dhe perspektivën e saj për në Bashkimin Evropian.

Ministrja austriake ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, pasi kjo është çelësi për rrugën e tyre drejt BE-së, transmeton Telegrafi.

Në bisedën e saj me Gjuriqin, ajo ka shprehur mbështetje për rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe ka theksuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe nxitjen e një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndarjet në shoqëri. /Telegrafi/

The post Kryediplomatja austriake: Dialogu Kosovë-Serbi, çelësi për rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Ministrja Gërvalla në Konferencën e Sigurisë në Mynih – fokusi në sigurinë, sfidat globale dhe bashkëpunimin strategjik

14 February 2025 at 09:29

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale.

Në këtë konferencë, që mbledh çdo vit liderë botërorë, diplomatë të lartë dhe ekspertë të sigurisë, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologë nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

“Diskutimet do të përqendrohen në sfidat aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrja e Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), rikonfirmon përkushtimin për stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare, si dhe për thellimin e partneriteteve strategjike në adresimin e sfidave të përbashkëta. /Telegrafi/

The post Ministrja Gërvalla në Konferencën e Sigurisë në Mynih – fokusi në sigurinë, sfidat globale dhe bashkëpunimin strategjik appeared first on Telegrafi.

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

30 January 2025 at 12:49

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 10 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike gjatë fushatës zgjedhore.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se AAK është ankuar se kandidatja për deputete Donika Gërvalla dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti kanë përdorur gjuhë të papërshtatshme gjatë fjalimit të tyre në një tubim në Deçan, transmeton Telegrafi.

” Subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Komuna Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 10,000.00 euro. Detyrohet Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Komuna Prishtinë, që gjobën e shqiptuar si në pikën -II-, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

PZAP në arsyetimin e tyre ka shkruar se ankesën e AAK-së thuhet se gjatë mbajtjes së fushatës politike, kandidaja për deputete nga radhët e listës Guxo Donika Gërvalla Schwartz, dhe kandidati për kryeministër nga subjekti Politik LVV Albin Kurti, në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kanë përdorur gjuhë të papërshtatshme gjatë fjalimit të tyre.

“Sipas parashtruesit të ankesës gjatë këtij fyalimi, Donika Gërvalla Schwartz, duke aluduar për Ramush Haradinaj, të njëjtin e quan “gjeneral të vetëshpallur ‘ (në shumës), e më pas vazhdon e njëjta vazhdon ”prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim”.

“Ankuesi thekson se deklaratat e bëra nuk janë asgjë tjetër verse një tentativë për të manipuluar opinionin publik, ku shihet qartë se Gërvalla e akuzon liderin e një partie opozitare për vrasës dhe kriminel”, vijon njoftimi.

Vendimin e plotë nga PZAP-i mund ta gjeni duke klikuar këtu./Telegrafi/

The post Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën appeared first on Telegrafi.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, reagon ndaj deklaratës së Gërvallës, e quan “heroinë e Sava Janjiqit”

27 January 2025 at 16:40

Zëdhënësi i AAK-së dhe njëherazi kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një deklarate të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në reagimin e tij, Xhemaili ka tërhequr paralele mes figurave të Hajrie Spikericës dhe Donika Gërvallës, duke kritikuar gjuhën dhe qëndrimet e kësaj të fundit.

“Heroina e Manastirit të Deçanit, heroina e Sava Janjiq, heroi i Oliver Ivanoviqit, Donika dje foli si Hajrie Spikerica dikur, por një dallim qëndron tash. Hajrisë ia shkruanin shkrimet kuzhinat e Millosheviqit dhe çdo gjë shqiptare ishte e ashtuquajtur. E asaj sot nuk po dihet cila kuzhinë po ja shkruan. Ama një po dihet, gjuha është e njëjtë,” ka thënë Xhemaili.

Ky reagim vije pasi zëvendëskryeministrja Gërvalla e ka quajtur kandidatin për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, “gjeneral të vetëshpallur”.

“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”.

“Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, shprehej ajo nga një tubim në Deçan./Telegrafi/

The post Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, reagon ndaj deklaratës së Gërvallës, e quan “heroinë e Sava Janjiqit” appeared first on Telegrafi.

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

26 January 2025 at 23:58

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në Pejë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila e quajti Ramush Haradinajn si “gjeneral të vetëshpallur”.

Në një deklaratë të publikuar, OVL-UÇK thekson se kjo deklaratë është një “gënjeshtër e madhe” dhe një “përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”.

“Me keqardhje të thellë dëgjuam fyerjet e rënda të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt dhe luftës së lavdishme të UÇK-së. Ta quash një komandant të betejave më të ashpra të luftës çlirimtare ‘gjeneral të vetëshpallur’ është jo vetëm një gënjeshtër e turpshme, por edhe një përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në reagimin e tyre.

OVL-UÇK e Pejës vuri në dukje kontributin e Haradinajt dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, duke përmendur se mbi 920 luftëtarë ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe.

“Ata nuk luftuan për tituj, por për lirinë e Kosovës, për lirinë që sot e përfaqëson padenjësisht vetë ministrja Gërvalla-Schwarz, e cila, në vend që ta nderojë këtë sakrificë, zgjedh ta përçmojë,” thuhet më tej.

Deklarata përmban edhe kritika të ashpra ndaj ministres, duke e akuzuar se nuk po e nderon trashëgiminë e babait të saj, Jusuf Gërvalla, por përkundrazi, po e përdor pozitën për të përçmuar luftën çlirimtare.

“Ministrja Gërvalla-Schwarz është personi i parë në politikën e pasluftës që e përdor sakrificën e dëshmorëve për t’i sulmuar ata dhe për të njollosur luftën e shenjtë për liri. Kjo nuk sjell bashkim, por ndarje. Nuk forcon shtetin, por e përçan popullin. Nuk e nderon të kaluarën, por e shkel me përbuzje,” përfundon reagimi./Telegrafi/

The post E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës appeared first on Telegrafi.

Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një banditë ordinere që s’e di çfarë flet

19 January 2025 at 21:08

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendëskryeministres Donika Gërvalla gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku ajo akuzoi për sundim me banda në këtë qytet.

Në Debat Plus, Daut Haradinaj e quajti Gërvallën “një banditë ordinere” dhe e akuzoi se po flet pa bazë dhe pa njohuri për situatën reale.

“Nëse kjo shkon në Pejë dhe e ngrit zërin duke thënë se Peja qenka sunduar nga bandat, atëherë mund të them se kjo është një banditë ordinere. Kjo nuk di as çfarë është duke folur e as ku është duke folur”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Gërvallës, por e kritikoi ashpër për, siç tha, ofendimin e Pejës dhe UÇK-së.

Haradinaj mes tjerash ka shtuar se shumë biznesmenë të suksesshëm, kanë nisur biznesin e tyre me ndihmë nga Ibrahim Devolli.

The post Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një banditë ordinere që s’e di çfarë flet appeared first on Telegrafi.

Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik

26 December 2024 at 19:56

Në takimin lamtumirës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Hovenier bashkë me ministren Gërvalla kanë vizituar edhe kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik.

“Ishte privilegj të bashkohesha me Zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Jashtëm Gervalla-Schëarz në kompleksin përkujtimor të babait dhe xhaxhait të saj, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla, në Dubovik për takimin tonë lamtumirës. Diskutuam progresin që ka bërë Kosova gjatë mandatit tim këtu dhe përkushtimin e qeverisë së SHBA-së për avancimin e rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Ky takim shënon përfundimin e mandatit të ambasadorit Hovenier në Kosovë.

Hovenier ka nisur mandatin e tij në dhjetor të vitit 2021. Ai është një diplomat me përvojë të gjatë, i cili ka shërbyer në disa vende dhe pozita të rëndësishme brenda Departamentit Amerikan të Shtetit.

Hovenier ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës, duke u fokusuar në çështje si sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, dhe integrimi i Kosovës në strukturat ndërkombëtare, përfshirë ato evropiane dhe euroatlantike.

Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë një zë i fuqishëm për mbështetjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Para se të merrte detyrën në Kosovë, Hovenier ka shërbyer në pozita të ndryshme diplomatike, përfshirë si zëvendësshef i misionit në Ambasadën Amerikane në Turqi dhe si këshilltar në lidhje me Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit.

Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Rambujesë, që i parapriu ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999.

Ambasadori Hovenier njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në rajon./Telegrafi/

It was privilege to join Deputy Prime Minister & Foreign Minister @gervallaschwarz at the memorial complex to her father and uncle, Jusuf and Bardhosh Gervalla, in Dubovik for our farewell meeting. We discussed the progress Kosovo has made during my tenure here and the U.S.… pic.twitter.com/mBuyIT5gnb

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 26, 2024

The post Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik appeared first on Telegrafi.

”Aspak karakter vëllazëror”, ministrja Gërvalla: Fjalimi i Ramës fushatë kundër qeverisë Kurti

By: redi
20 December 2024 at 20:31

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, në seancën e përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur të premten. Ajo e quajti këtë fjalim si një ”fushatë kundër qeverisë Kurti” dhe tha se Rama ka keqpërdorur foltoren e Kuvendit të Kosovës. ”Nëse ai ka ardhur për të bërë fushatë, duhet ta bëjë këtë në…

Source

Gërvalla: Rama keqpërdori foltoren e Kuvendit, bëri fushatë kundër Kurtit

20 December 2024 at 20:25

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur “fushatë kundër Qeverisë Kurti” fjalimin e kryeministrit Edi Rama, në seancën e përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri të mbajtur këtë të premte në Prishtinë. Sipas Gërvallës, Rama e keqpërdori foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe se fjalimi i tij, nuk ishte aspak i përshtatshëm me […]

The post Gërvalla: Rama keqpërdori foltoren e Kuvendit, bëri fushatë kundër Kurtit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌