Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit për grusht shtet

9 July 2025 at 22:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, po ndjehet i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Haradinaj tha se vendimi i Kushtetueses është në linje me atë të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe siç u shpreh ai, afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendin nuk e përmbyll gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Pak a shumë jam i zhgënjyer me Gjykatën Kushtetuese. Po ju tregoj dy elemente pse: Gjykata Kushtetuese nuk ka lëndë përditë, ka lëndë vetëm kur ia dërgon një palë. Nuk është si gjykatat e zakonshme që i ka një mijë lëndë e kur i shkon edhe një, duhet me pritë kur i vjen rendi”, theksoi Haradinaj në Rubikon te Klan Kosova.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është institucion që e bën kujdestarinë jo vetëm të Kushtetutës por edhe të rendit kushtetues dhe e ka të drejtën e interpretimit të Kushtetutës, është përgjegjëse për sigurinë institucionale, për sigurinë nacionale.

Se vendimet e saj ndikojnë në çdo element të jetës sonë”, tha më tej ai.

Kreu i AAK-së, tha se Kushtetuesja ka mundur ta trajtojë me më me urgjencën lëndën, madje sipas tij, këtë kta mundur ta bëjë brenda dy jave.

Ai tutje u reagoi ashpër gjyqtarëve të Kushtetueses, pasi sipas tij vendimi që kanë marrë i shkon për shtati qasjes së Kurtit, siç tha ai për të mbajtur grusht shtet në Kosovë.

“Mendoj se gjyqtarët e kanë pasur një mundësi të artë për ta ndihmuar vendin e vetë, me interpretu situatën ekzistuese institucionale në bazë të Kushtetutës se e kanë atë të drejtë me i dhanë perspektivë vendit. E vërtetë është që e kanë dhënë një afat 30 ditor, por nuk e kanë mbyllë këtë gjendje pra e kanë lënë të paqartë. Duke qenë kështu, kam drojë se edhe ky vendim është pak a shumë në qasjen e Kurtit për me mbajt një grusht shteti në Kosovë”, tha më tej Haradinaj.

The post Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit për grusht shtet appeared first on Telegrafi.

Pas takimeve veç e veç me liderët e partive politike, flet presidentja Osmani

2 July 2025 at 18:51

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takime të veçanta me kryetarët e partive kryesore politike, në kuadër të konsultimeve për konstituimin e Kuvendit, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Në këto takime, Osmani u takua me kryeministrin në detyrë dhe kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Liderët politikë shpalosën qëndrimet dhe interpretimet e tyre lidhur me aktgjykimin dhe hapat që duhet ndjekur për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit, duke u fokusuar në nevojën për bashkëpunim dhe gjetjen e një marrëveshjeje brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e konstituimit të institucioneve për të ruajtur vlerat demokratike dhe për të mos penguar zhvillimin e shtetit, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Takimi me Albin Kurtin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh optimist për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Ai nuk dha detaje specifike nga biseda, por tha se pritjet janë për përparim përmes takimeve të mëtejshme.

Takimi me Memli Krasniqin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike, duke theksuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të pamundur ndryshimin e mënyrës së votimit gjatë procesit.

Ai kërkoi kthimin te rendi i ditës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të hapur dhe prezantimin e një kandidati që mund të marrë shumicën.

Takimi me Lumir Abdixhikun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ritheksoi qëndrimin e partisë së tij për votim të hapur dhe bëri thirrje për respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.

Abdixhiku theksoi se LDK nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar dhe nënvizoi nevojën për shumicë politike dhe unitet.

Takimi me Ramush Haradinajn

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri të ditur shqetësimin e presidentes Osmani për afatin e shkurtër dhe theksoi se partia e tij është për kthimin e praktikës së votimit dhe beson në gjetjen e një rrugëdaljeje për konstituimin e Kuvendit përmes votimit të hapur.

Ky cikël konsultimesh i presidentes Osmani pritet të vazhdojë edhe me partitë e tjera në ditët në vijim, ndërsa situata mbetet e tensionuar për shkak të bllokadës në konstituimin e Kuvendit, që vazhdon të zvarritet katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit./Telegrafi/

The post Pas takimeve veç e veç me liderët e partive politike, flet presidentja Osmani appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën

29 June 2025 at 11:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për thellim të krizës politike dhe mungesë vullneti për zgjidhje institucionale.

Pas dështimit të radhës të seancës së Kuvendit për konstituim, Haradinaj tha se Kurti “e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq” dhe se nuk po vepron në përputhje me interesin e vendit.

“Ky e ka nda mendjen me bë më keq Kosovën, është problem me këtë njeri. Nuk kam pse me u taku, sepse ai po bën lojë”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se Kurti po e injoron hapur edhe mundësitë për dialog institucional, duke kujtuar një rast kur kryeministri në detyrë kishte refuzuar të merrte pjesë në një takim me kryesuesin e Kuvendit, pavarësisht se ishte fizikisht prezent në sallë.

“Ne ishim në seancë, ai kërkoi një konsultë para seancës, por qëndroi në sallë dhe nuk erdhi. Aty shihet se nuk ka qëllim për zgjidhje – por vetëm me bë më keq e më keq”, tha Haradinaj.

Duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Haradinaj theksoi se votimi i hapur është rruga kushtetuese për të dalë nga bllokada, por sipas tij, Vetëvendosje po e refuzon këtë mundësi.

“Gjykata ua dha mundësinë të kthehen në votim të hapur, por ata nuk e respektojnë këtë. Ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri, por ata po e mbajnë procesin të bllokuar”, përfundoi ai.

The post Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Vendimi i Kushtetueses hap rrugën për dalje nga ngërçi institucional

26 June 2025 at 19:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga partia e tij, lidhur me kushtetutshmërinë e veprimeve të Kuvendit për votimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se qëllimi i kërkesës nuk ka qenë përfitimi politik, por ofrimi i një zgjidhjeje për situatën e pazakontë të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025.

“Në një situatë të një bllokade totale të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit – një rast i padëgjuar për botën demokratike – kemi kërkuar rrugëdalje në Gjykatën Kushtetuese. Nuk e kemi bërë për interesa partiake, por për interes të vendit dhe të zbatimit të vullnetit të shprehur me votë,” u shpreh ai.

Haradinaj tha se AAK nuk e ka përdorur këtë proces si një mjet politik dhe se pas dorëzimit të kërkesës më 12 maj 2025, partia ka qëndruar larg komenteve publike, për të mos ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës.

“Nuk mund të mos shprehemi të lehtësuar që kërkesa e AAK-së për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar,” shtoi ai.

Haradinaj u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, pavarësisht përkatësisë politike, që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndihmojnë në përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet.

The post Haradinaj: Vendimi i Kushtetueses hap rrugën për dalje nga ngërçi institucional appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet lokale, AAK zyrtarizon 11 kandidatë për kryetarë komunash

26 June 2025 at 17:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar sot një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të tetorit 2025, duke hyrë kështu në fazën përfundimtare të përgatitjeve për garën zgjedhore.

Në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë, janë miratuar me vota unanime 11 kandidatë për kryetarë komunash, të cilët do të përfaqësojnë Aleancën në garën elektorale të vjeshtës.

Kandidaturat e zyrtarizuara janë:

Nazim Gagica – Gjilan

Besnik Krasniqi – Prizren

Xhemile Murati – Ferizaj

Qazim Nimani – Mitrovicë

Faton Jakupi – Kamenicë

Ukë Blakaj – Istog

Agron Kuçi – Junik

Vildane Latifi – Fushë Kosovë

Baki Feta – Podujevë

Labinot Bislimi – Viti

Ilir Tasholli – Lipjan

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesi i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Muharrem Nitaj, informoi anëtarët e Këshillit për ndryshimet e fundit në Rregulloren për Zgjedhjet, përfshirë edhe procedurat e votimit nga jashtë vendit.

Kryesuesi i mbledhjes, Pal Lekaj, dhe nënkryetari Besnik Tahiri, prezantuan një pasqyrë të përgatitjeve organizative për zgjedhjet lokale, ndërkohë që Lulzim Leci raportoi mbi auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2024 dhe mbi përfshirjen e anëtarëve të AAK-së në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).

Diskutimet u shoqëruan edhe me analizë të zhvillimeve të fundit politike në vend, ndërsa drejtuesit e Aleancës theksuan rëndësinë e një organizimi të qëndrueshëm dhe të koordinuar në të gjitha nivelet.

Në njoftimin zyrtar të partisë thuhet se në ditët në vijim do të zyrtarizohen edhe kandidaturat për komunat e tjera, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të AAK-së për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

“Procesi po zhvillohet me ritëm të mirë në shumicën e komunave dhe reflekton përkushtimin e strukturave tona për të ndërtuar një ofertë serioze dhe konkurruese për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme,” thuhet në deklaratën për media të partisë.

The post Zgjedhjet lokale, AAK zyrtarizon 11 kandidatë për kryetarë komunash appeared first on Telegrafi.

Haradinaj mbështet sulmet ajrore të SHBA-së: Irani ishte në krah të Millosheviqit për zhdukjen e popullit shqiptar

22 June 2025 at 19:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare, duke shprehur mbështetje të fuqishme për sulmet ajrore kundër kapaciteteve bërthamore të regjimit iranian, dhe duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me ndërhyrjen ajrore të NATO-s në Kosovë më 1999.

“Në mars të vitit 1999, Amerika dhe aleatët e saj ndalën një regjim gjenocidal, ai i Millosheviqit, i cili në atë kohë mbështetej edhe nga regjimi iranian në planet për zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë. Sot, sërish, Amerika po vepron për paqe dhe siguri, kësaj here ndaj kërcënimit bërthamor të regjimit të Teheranit”, deklaroi Haradinaj.

Ai kujtoi se ndërhyrja ajrore e udhëhequr nga SHBA-të dhe NATO mbi caqet ushtarake serbe shpëtoi popullin shqiptar të Kosovës nga gjenocidi, dhe sipas tij, veprime të ngjashme janë të domosdoshme sot për të parandaluar kërcënime globale.

“Mbështesim fuqishëm angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë”, thuhet në reagimin e Haradinajt./Telegrafi/

The post Haradinaj mbështet sulmet ajrore të SHBA-së: Irani ishte në krah të Millosheviqit për zhdukjen e popullit shqiptar appeared first on Telegrafi.

“Kosova, peng i tij”/ Shpërthen ashpër Haradinaj, akuza ndaj Kurtit: Mashtrues, përgjegjës për dështimin e Kuvendit

19 June 2025 at 13:23

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka etiketuar “Mashtues” kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Sipas tij, pyetjen se kur do te zgjidhet ngerci politik ne vend, gazetaret dhe opinioni publik duhet t’ia drejtoj Albin Kurtit.

Ai është shfaqur në dyert e Kuvendit, atje ku dështoi dhe një herë tjetër tentativa për konstituimin e tij, i nervozuar por i qartë për përgjegjesit politik të kësaj situate.

“Kjo pyetje i përket veç një njeriu Mashtruesit Albin Kurtit., për fat të keq jemi tu e pagu çmimin se i kemi besu një mashtruesi. Kjo situatë duhet të marrë fund, mashtruesit nuk mundet pafund me u tall me ne. Mashtruesi ka marrë shumicën e votave, gjithë Kosova peng i tij. Këto përrallat piu kafe me këtë, ky njeri po i vazhdon me i ba të këqija vendit. Njerëzit duhet të mbushen mend njëherë i përgjithmonë.”

Ndërsa Fatmir Limaj komentoj takimin e tij me kreun e LDK Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se thelb i diskutimeve ishin cështjet e sigurisë, pas zhvillimeve në arenën ndërkombëtare.

Politika në Kosovë nuk po jep asnjë dritë jeshile për zhbllokimin e situatës, po duket se të gjitha energjitë janë përqendruar te zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, si një tjetër matje pulsi për votuesit, pasi i kanë lënë për më shumë se katër muaj pa institucione të reja, dhe pa partner të besueshëm përballë ndërkombëtarëve.

The post “Kosova, peng i tij”/ Shpërthen ashpër Haradinaj, akuza ndaj Kurtit: Mashtrues, përgjegjës për dështimin e Kuvendit appeared first on Sot News | Lajme.

“Kurti mashtrues!”, shpërthen Haradinaj: Kosova, peng i tij! Përgjegjës për dështimin e Kuvendit

By: xhir jeta
19 June 2025 at 13:00

 “Mashtues” e ka etiketuar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai është shfaqur në dyert e Kuvendit, atje ku dështoj një tjetër tentativë për konstituimin e tij, i nervozuar por i qartë për përgjegjesit politik të kësaj situate.

Sipas tij, pyetjen se kur do te zgjidhet ngerci politik ne vend, gazetaret dhe opinion publik duhet tja drejtoj Albin Kurtit.

“Kjo pyetje veç një njeriu. Mashtruesit Albin Kurtit., për fat të keq jemi tu e pagu çmimin se i kemi besu një mashtruesi. Kjo situatë duhet të marrë fund, mashtruesit nuk mundet pafund me u tall me ne. Mashtruesi ka marrë shumicën e votave, gjithë Kosova peng i tij. Këto përrallat piu kafe me këtë, ky njeri po i vazhdon me i ba të këqija vendit. Njerëzit duhet të mbushen mend njëherë i përgjithmonë.”

Ndërsa Fatmir Limaj komentoj takimin e tij me kreun e LDK Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se thelb i diskutimeve ishin cështjet e sigurisë, pas zhvillimeve në arenën ndërkombëtare.

Politika në Kosovë nuk po jep asnjë dritë jeshile për zhbllokimin e situatës, po duket se të gjitha energjitë janë përqendruar te zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, si një tjetër matje pulsi për votuesit, pasi i kanë lënë për më shumë se katër muaj pa institucione të reja, dhe pa partner të besueshëm përballë ndërkombëtarëve.

 

 

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

18 June 2025 at 21:27

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë po hyn në fazën vendimtare të konsolidimit politik para zgjedhjeve, me përkrahje të reja nga figura të njohura publike dhe politike të qytetit.

Ferdinand Kolaj, ish-kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK) dhe aktualisht drejtor komunal, së bashku me Krenare Bushajn, Gjevalin Nikollbibajn, Ardian Nushin dhe dhjetëra drejtues të tjerë lokalë – përfshirë drejtora dhe asambleistë, i janë bashkuar Aleancës dhe Kryetarit Ardian Gjini.

“Kjo përforcim i rëndësishëm vjen në një kohë kur Gjakova, nën qeverisjen e Gjinit dhe Aleancës, ka njohur transformime të mëdha në shërbim të qytetarëve pa dallim”.

Me një model qeverisës të vlerësuar për drejtësi dhe efikasitet, Aleanca synon të vazhdojë rrugën e zhvillimit edhe për katër vitet e ardhshme.

“Gjakova është bërë shembull i mirëqeverisjes. Aleanca është shtëpia e të gjithë atyre që besojnë në vlera, punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Bashkimi i këtyre emrave të dëshmuar është garanci për vazhdimësinë e suksesit”, ka deklaruar Kryetari i AAK-së, Haradinaj.

The post AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë të re

12 June 2025 at 11:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar 12 qershorin si një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë të re.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

“Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë.
Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën”, ka theksuar ai./Telegrafi/

The post Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë të re appeared first on Telegrafi.

Haradinaj uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit: Kemi plot sfida në vend, uroj që Zoti të na i hap rrugët

6 June 2025 at 09:38

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka organizuar pritjen tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ndër të parët që shkuan për të uruar ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përveç urimeve për festën, Haradinaj foli edhe për sfidat e vendit duke aluduar në ngërçin politik në vend si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Patëm nderin të qëndrojmë sot në selinë e BIK-ut dhe t’i urojmë myftiut tonë Tërnava dhe të gjithë kombit tonë Festën e Kurban Bajramit, festë që lidhet edhe me sakrificën, ndryshe me thënë me iu qëndru afër atyre që kanë nevojë. Me rastin e festës, sic tregoi edhe myftiu, është dëshmuar një solidaritet I madh I ndërsjellë dhe janë gëzuar shumë familje. Ne kemi plot sfida në vend, uroj që të na i hap Zoti rrugët si popull sepse vërtetë e meritojmë zhvillimin”, tha ai.

The post Haradinaj uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit: Kemi plot sfida në vend, uroj që Zoti të na i hap rrugët appeared first on Telegrafi.

Limaj më porosi për AAK-në: Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuajë kojshisë – Haradinaj ka qenë i favorizuar me poste

26 May 2025 at 21:47

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Ramush Haradinajn e kanë përkrahur vazhdimisht.

Ai ka thënë se fakti që AAK nuk e arriti rezultatet në bastione tjera, nuk do të thotë ta akuzojë NISMA, duke shtuar se “me hidhërim shpisë mos iu gjuajë kojshisë”.

Limaj ka thënë se me Haradinajn nuk i kanë borxh njëri tjetrit.

Tutje, ka thënë se gjithë çfarë kishte mundësi elektorale NISMA e dha për koalicionin.

“Ne kemi pasur koalicion para zgjedhor, qindra koalicione janë bërë këtë vend. Vullneti jonë ka qenë që të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nëse dikush në skenën politike ka qenë i favorizuar është Ramush Haradinaj nga gjitha forcat politike. Nisma dhe unë me bindje të plot kemi punuar 2017 Haradinajn me bërë kryeministër. Më 2017, Haradinaj me telefon më ka thirrur që PDK-ja po më ofron kandidatin për kryeministër, i kam thënë në rregull”.

“Asnjërit nuk i kemi njëri tjetrit, ne kemi bërë një koalicion parazgjedhor. Rezultati tregon që krejt çfarë kemi pasur mundësi ia kemi sjellë. Thotë populli me hidhërim të shpisë, mos iu gjuajë kojshisë”, ka thënë Limajnë “Pressing” të T7.

The post Limaj më porosi për AAK-në: Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuajë kojshisë – Haradinaj ka qenë i favorizuar me poste appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Drejtësia për Masakrën e Tusuzit është përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare

26 May 2025 at 09:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Tusuzit në Prizren.

Sipas tij në lagjen Tusuz të Prizrenit më 26 maj 1999 janë ekzekutuar 27 shqiptarë të pafajshëm.

“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi,” ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se Kosova ka paguar një çmim të lartë për liri, dhe se drejtësia për krimet serbe është një përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare.

“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe”, është shprehur lideri i AAK-së. /Telegrafi/

The post Haradinaj: Drejtësia për Masakrën e Tusuzit është përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare appeared first on Telegrafi.

Haradinaj pas takimit me Kaja Kallas: Koha është për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

22 May 2025 at 21:42

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u takua sot me Përfaqësuesen e Lartë dhe zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Pas takimit, Haradinaj deklaroi se kishte nderin të diskutonte me znj. Kallas rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe rajon, si dhe për sfidat në rrugën drejt integrimit evropian.

“Çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon”, theksoi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai nënvizoi nevojën e menjëhershme për tërheqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si pengesë për përparimin e vendit.

“Gjatë takimit theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga BE në rrugëtimin tonë drejt integrimit” tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Kreu i AAK-së u shpreh optimist se me bashkëpunim të ngushtë dhe mirëkuptim reciprok, rruga drejt Bashkimit Evropian do të jetë më e sigurt dhe më e qëndrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Vizita e znj. Kallas në Prishtinë po zhvillohet në një periudhë të ndjeshme politike dhe diplomatike për Kosovën, me sanksionet evropiane ende në fuqi dhe tensionet në procesin e dialogut që mbeten sfidë për liderët vendorë. /Telegrafi/

The post Haradinaj pas takimit me Kaja Kallas: Koha është për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

19 May 2025 at 09:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies së dy heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të vendit.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Tahiri dhe Topalli ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë.

“Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë. Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi”, ka shkruar Haradinaj.

“Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

The post Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli appeared first on Telegrafi.

Haradinaj homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan: Krimet e Serbisë nuk harrohen e as nuk falen

14 May 2025 at 11:58

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, në nderim të 102 civilëve shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë përvjetor, Haradinaj ka ndarë dhimbjen dhe kujtimin me familjarët e të rënëve, duke e quajtur këtë krim një akt të qëllimshëm të shfarosjes së shqiptarëve në tokën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se këto masakra janë dëshmi e çmimit të lartë që populli i Kosovës ka paguar për lirinë dhe shtetin që gëzojmë sot. Ai nënvizoi se krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen, duke kërkuar vendosjen e drejtësisë për viktimat.

“Sot, në përvjetorin e këtyre masakrave, kemi kujtuar e nderuar me pietet edhe eprorët dhe luftëtarët e kësaj ane, që ranë në beteja të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin: Skënder Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani,” shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova është ende e mbushur me varre të shqiptarëve të ekzekutuar, ndërsa shumë të tjerë ende nuk janë gjetur. “Drejtësia për viktimat duhet të vihet në vend! I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët për liri!”, përfundoi ai. /Telegrafi/

The post Haradinaj homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan: Krimet e Serbisë nuk harrohen e as nuk falen appeared first on Telegrafi.

Pas PDK-së edhe AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në ftesën e presidentes Osmani

12 May 2025 at 15:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike në një takim për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Takimi, sipas njoftimit nga Presidenca, është propozuar të mbahet të enjten, më 15 maj, në orën 13:00.

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se ka pranuar ftesën e presidentes.

Nga kjo parti është bërë e ditur se kryetari Memli Krasniqi do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës dhe do të marrë pjesë në takim.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Takimi pritet të shërbejë si përpjekje për tejkalimin e krizës institucionale të krijuar pas dështimit të përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

The post Pas PDK-së edhe AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në ftesën e presidentes Osmani appeared first on Telegrafi.

AAK i drejtohet Kushtetueses për votimin e fshehtë në Kuvend, Haradinaj e quan situatën turp dhe dëm për shtetin

12 May 2025 at 11:50

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të turpshme dhe të dëmshme për shtetin vonesën në konstituimin e tij.

“Loja me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, është bërë e turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën si shtet,” tha Haradinaj përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai kritikoi seancat e përsëritura çdo 48 orë pa ndonjë vendim konkret, duke i quajtur “model i papjekurisë sonë shtetërore”.

Sipas Haradinajt, kjo bllokadë po shkakton pasoja të rënda politike dhe ekonomike për vendin.

Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës, duke pretenduar se “ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendosjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës”.

Në mungesë të një zgjidhjeje institucionale, Haradinaj ka njoftuar se Grupi Parlamentar i AAK-së, me përkrahjen e disa deputetëve nga LDK dhe PDK, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar shkeljet kushtetuese dhe për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç.

“Deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili shpresojmë të jetë i shpejtë, kemi kërkuar masë të përkohshme që të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit me seancat qesharake e pa asnjë produkt,” ka përfunduar Haradinaj.

Ndryshe, pas dorëzimit të lëndës, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se lënda është hartuar nga ekspertët e AAK-së.

“Ne si AAK i kemi nënshkrimet e deputetëve të AAK-së, LDK-së dhe të PDK-së. E kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit, duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë”, tha Kadrijaj.

Deputetja Kadrijaj tha se i takon Vetëvendosjes që të bëjë zgjidhje për ngërçin politik që është krijuar.

“Është detyrë e tyre ta gjejnë zgjidhjen, jo e opozitës. I takon Vetëvendosjes, i takon t’i sigurojë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e parlamentit”, tha Kadrijaj. /Telegrafi/

The post AAK i drejtohet Kushtetueses për votimin e fshehtë në Kuvend, Haradinaj e quan situatën turp dhe dëm për shtetin appeared first on Telegrafi.

Haradinaj i zhgënjyer me Limajn: Bashkëpunimi nuk është respektuar, vota për të tani është problem

7 May 2025 at 21:32

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij ndaj Fatmir Limajt, duke e akuzuar këtë të fundit për mosrespektim të marrëveshjes së bashkëpunimit politik.

Haradinaj tha se në çdo dalje publike me Limajn kishin kërkuar vota për ndryshim përballë Qeverisë së Albin Kurtit, por sipas tij, ky qëndrim nuk është respektuar.

“Kudo që kam shkuar me Limajn, kemi kërkuar votë për ndryshim kundrejt Kurtit. Kjo nuk është respektuar, është e dhimbshme. Jo që më ka lënduar personalisht, por ne po mundohemi për vendin dhe mendojmë se ka nevojë për besnikëri, për t’i çuar këto procese aty ku duhet. Nuk jam ndjerë mirë, po e them sinqerisht dhe më vjen keq për situatën,” ka deklaruar Haradinaj.

I pyetur nëse AAK-ja do ta mbështeste Limajn për postin e kryetarit të Kuvendit në rast se një propozim i tillë do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Haradinaj u shpreh skeptik për mundësinë e një vote pro nga partia e tij.

“Nuk e kam një përgjigje. E ka problem për besë me marrë votën tonë për Limajn, tash në këto rrethana që kanë ndodhur është problem. Nëse do ta propozonte opozita, po, do të ishte ndryshe, me qejf do ta kishim votuar,” theksoi ai në RTVDukagjini.

 

The post Haradinaj i zhgënjyer me Limajn: Bashkëpunimi nuk është respektuar, vota për të tani është problem appeared first on Telegrafi.

Qeveri tranzicioni në Kosovë? Si është pritur propozimi i LDK-së

By: user 6
6 May 2025 at 21:33

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku iu përgjigj ofertës së “Vetëvendosje” të Albin Kurtit me një propozim. Në një konferencë për mediat ai kërkoi krijimin e një qeverie të tranzicionit në Kosovë duke ftuar edhe partitë e tjera për konsultime. Kreu i LDK tha se LVV si parti e renditur e para nuk po shfaq vullnet për zgjidhje, por përkundrazi po mban një qasje bllokuese.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë politike, kërkon unitet gjithëshqiptar dhe formimin e qeverisë tranzicionale. Për këtë si kryetar jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë politike dhe ftoj edhe Kurtin dhe liderët e tjerë.

Po flasim për një gjendje të krizës. Na duhet një qeveri kombëtare e tranzicionit, pjesë e së cilës jemi të gjithë partitë politike. Nuk shoh arsye të kem takim me Kurtin” – tha Abdixhiku duke shtuar: “E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin”.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë përfaqësues të kësaj force thanë se ideja e Abdixhikut ishte e papranueshme. Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si “jokushtetues” propozimin e Abdixhikut për një qeveri tranzitore. “Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër”, – shkroi Sallahu në Facebook pa dhënë më shumë detaje.

Ndërsa Donika Gërvalla e “Listës Guxo”, një aleate e ngushtë e Kurtit, u shpreh se LDK synon bashkëpunim vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të ‘Lidhjes së Re’ dhe ideatorit të ‘Rrugës së Re’. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm” – ka shkruar Gërvalla.

Ndërsa deputeti i LVV, Armend Muja reagoi më ashpër duke thënë se “humbësi nuk i dërgon dot ftesa fituesit” duke shtuar se kjo është arsyeja edhe pse Vetëvendosje dhe PDK s’i janë përgjigjur kësaj ftese nga partia që doli e treta në zgjedhje.

“LDK ka dalë e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20% që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LVV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut”, – shkroi Muja.

Në të vërtetë, Partia Demokratike e Kosovës nuk është nxituar të bëjë një koment për ftesën e Abdixhikut. Kryetari i PDK, Memli Krasniqi në një përgjigje për Klan Kosova tha propozimi i LDK-së do të diskutohet në forume të mërkurën. Për këtë ai bëri të ditur se do mbahet një takim i kryesisë së partisë.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë.

Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm” – thuhej në reagimin e Krasniqit.

I paqartë është edhe qëndrimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjatë konferencës për shtyp, Abdixhiku tha se Haradinaj e kishte pranuar ftesën e tij. “Mund të them se z.Haradinaj sapo më shkroi, e pranoi një ide të tillë. Por, duhet ta pyesni atë, unë po flas për idenë e propozuar nga unë si kryetar i LDK-së”, – tha Abdixhiku.

I pyetur për këtë çështje gjatë një aktiviteti përkujtimor për vëllain e tij dëshmor, Luan Haradinaj, kreu i AAK-së u përgjigj shkurt: “Nuk po i përziejmë sot temat”.

Të mërkurën do të jetë tentativa e 12-të në Kuvendin e Kosovës për konstituimin e tij. ©Përgatiti LAPSI.al

The post Qeveri tranzicioni në Kosovë? Si është pritur propozimi i LDK-së appeared first on Lapsi.al.

❌
❌