Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Peci: Takimi u paragjykua si farsë, pa nisur

28 June 2025 at 19:21

Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, ka komentuar pas takimit të liderëve politikë të thirrur nga Albin Kurti për daljen nga kriza institucionale që pasoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai kritikoi qasjen paragjykuese të disa pjesëmarrësve dhe theksoi se në tryezë u ofruan dy propozime konkrete për rrugëdalje.

“Fryma që synova gjatë diskutimit u paragjykua si farsë nga disa, madje pa nisur ende debati. Këto epitete u përdorën ende pa hyrë në diskutime”, deklaroi Peci, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje të sinqertë dhe konstruktive.

Ai shtoi se nuk është e dobishme të keqinterpretohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese përmes dëshirave individuale apo interesave të ngushta politike.

“Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ në interpretimin e aktgjykimit. Janë disa terma të qarta që duhet të respektohen, përfshirë afatin 30-ditor që është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese,” tha ai.

Peci propozoi që rruga për dalje nga kriza të kalojë përmes një marrëveshjeje politike gjithëpërfshirëse, e cila përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit si pjesë e një pakoje të përbashkët.

“Edhe unë kam paraqitur një propozim konkret: të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, në kuadër të një pakoje për dalje nga kriza”, theksoi ai.

The post Peci: Takimi u paragjykua si farsë, pa nisur appeared first on Telegrafi.

Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot

26 June 2025 at 13:33

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Pecit pritet t’i hyjë garës për të parin e Komunës së Mitrovicës.

Kështu ka konfirmuar këshilltari i tij në Ministrinë e Bujqësisë, Shkëlzen Haliti, transmeton Telegrafi.

Në postimin e tij, ai ka shkruar se është kënaqësi që Peci do të merr pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sot, në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, zyrtarizohet kandidatura e Faton Pecit për kryetar të Mitrovicës. Për Mitrovicën, zemrën e Kosovës! Është nder dhe privilegj për Mitrovicën që  Faton Peci, si politikani më i votuar nga pozita e ministrit në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, me besim qytetar prej 134 mijë votash në zgjedhjet e fundit parlamentare, të kthehet për Mitrovicën”, ka shkruar ai në Facebook.

Peci aktualisht është ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti, e cila është në detyrë. Ai po ashtu ka fituar postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. /Telegrafi/

The post Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot appeared first on Telegrafi.

“E paedukatë dhe me mungesë inteligjence”, deklarata e Abdixhikut për Gërvallen nxit reagimin e ashpër të Pecit

20 June 2025 at 14:24

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka kritikuar ministren Donika Gërvalla, duke e cilësuar si të paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës.

Peci e ka quajtur irituese deklaratën e Abdixhikut ndaj Gërvalles, transmeton Telegrafi.

“Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’. Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare”, ka pohuar ai.

Ai po ashtu ka kritikuar Abdixhikun për fyerjet ndaj tij.

“A je n’vete se çka po fyen, Lumir?! Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari: Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë: – familja e fortë e shqiptarit,  ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe  ⁠flijimi i familjes Jashari. Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim. Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku”, ka pohuar ai.

Ndryshe, të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 60 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, tha ai në Debat Plus.

The post “E paedukatë dhe me mungesë inteligjence”, deklarata e Abdixhikut për Gërvallen nxit reagimin e ashpër të Pecit appeared first on Telegrafi.

Çka është puna e fabrikës për mbetje shtazore?

30 May 2025 at 10:43

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, këtë javë u morën në pyetje nga prokurorët, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një rast që ka të bëjë me funksionalizimin e një fabrike për trajtimin e mbetjeve shtazore.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës – me kërkesë të së cilës u bënë bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), në AUV dhe në zyrën e një kompanie private – thanë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se hetimet po vazhdojnë.

Për cilën fabrikë bëhet fjalë dhe çfarë shkeljesh dyshohet se u bënë?

Në Parkun Industrial, në Drenas, në dhjetor të vitit 2019 kishte përfunduar ndërtimi i fabrikës që parashihej të përpunonte dhe të asgjësonte nënproduktet shtazore.

Ky projekt, në vlerë të 7.7 milionë eurove, ishte realizuar nga AUV-ja, me bashkëfinancimin e Komisionit Evropian (KE).

Por, funksionalizimi i fabrikës nisi tek në vitin 2024, kur edhe u hap thirrja për kompanitë që të aplikonin për ta marrë në shfrytëzim fabrikën, dhe për të nisur punën në grumbullimin dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore.

U raportua se kompania kosovare LIP KS & IT SH.P.K. u përzgjodh për ta funksionalizuar fabrikën, me afat operimi për 20 vjet – deri në vitin 2044.

U tha se kjo kompani ishte regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) vetëm 5 ditë pas thirrjes për aplikim.

Kësisoj dyshohet se nuk u përmbushën kriteret që fituesi i kontratës të kishte përvojë 12 deri në 15-vjeçare në përpunimin e nënprodukteve shtazore, dhe të dëshmonte se në tre vjetët e fundit kishte përpunuar 20 mijë tonë të nënprodukteve shtazore.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, tha më 27 maj se “hetimi është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike”.

Një ditë më herët, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) denoncoi Ministrinë e Bujqësisë për dhënien me qira të fabrikës pa ankand publik.

Kjo parti tha se kompania fituese do të paguajë qira “vetëm 30 mijë euro në vit, për një periudhë 20-vjeçare, ndërkohë që përfiton subvencione mbi 3.2 milionë euro në vit”.

U raportua se aksionarë të kompanisë fituese janë një kosovar, si drejtor menaxhues i saj, dhe dy kompani të tjera, njëra me adresë në Mal të Zi e tjetra në Itali.

Kompania me adresë në Podgoricë thuhet të jetë në pronësi të një kompanie tjetër, me seli në Serbi.

Çfarë deklaroi ministri që po dyshohet për rastin?

Faton Peci nuk sqaroi se pse po hetohet nga Prokuroria, ndonëse tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

“Është në interes të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i ka drejtësia. Jam i hapur dhe bashkëpunues për krejt veprimet dhe për aq sa më ka takuar mua si ministër”, u shpreh ai para gazetarëve, më 29 maj.

Në deklarimet e mëparshme, Peci kishte thënë se vetëm kishte nënshkruar kontratën, siç i takonte në fund të procesit, por se nuk kishte marrë pjesë në asnjë fazë paraprake, dhe kishte mohuar se kishte njohuri për pronësinë e kompanisë fituese.

Duke akuzuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Pecit i doli në mbrojtje bashkëudhëheqësja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla Schwarz. “Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati”, shkroi ajo në Facebook.

Atë e mbrojti edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë. “Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të ministrit Peci”, u shpreh Albulena Haxhiu për mediat, teksa shtoi se ministri në detyrë i Bujqësisë është i hapur të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë për ta zbardhur “planin kundër tij”.

Cili ishte qëllimi i kësaj fabrike?

Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore ishte projekt i KE-së, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, me qëllimin që kafshët e ngordhura dhe mbetje të tjera të mos hidheshin nëpër kontejnerë, bashkë me mbeturinat e tjera.

Vite më parë, nga Zyra e Bashkimit Evropian kishin sqaruar se çka parashihej të bëhej me mbetjet e kafshëve në këtë fabrikë: yndyra do të ndahej prej eshtrave dhe pjesëve të tjera, të cilat nuk janë të përdorshme, dhe do të përdorej kryesisht në industrinë e energjetikës, si burim energjie.

Parashihej që në fazat e ardhshme të përpunimit ky produkt të përdorej edhe në industrinë kozmetike dhe në industrinë e ushqimit të kafshëve./REL

The post Çka është puna e fabrikës për mbetje shtazore? appeared first on Sot News | Lajme.

“Jam i pastër, besoj në drejtësinë hyjnore”/ Ministri i Kurtit reagon pas intervistimit në Prokurori

By: Re Nato
28 May 2025 at 16:47

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas marrjes ne pyetje nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas kontrolleve te kryera nje dite me pare ne kete ministri me urdher te Prokurorisë Speciale.

Peci ju drejtua me nje shkrim ne facebook votuesve te tij, duke thene se eshte i bindur se epilogu i i këtij procesi do të jetë “i njohur” për ta, duke parlajmeruar se nga ky hetim nuk do te dali asnje element qe e fajeson ate dhe detyren qe ka ushtruar. (shfaqet postimi i tij ne facebook)

Intervistimi i Pecit dhe bastisjet e kryera në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencinë e Veterinarisë, u bënë në kuadër të një aksioni të ndërmarrë lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me një fabrikë për mbetjet shtazore.

Peci dyshohet se pa gare, i ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.

Prokurori i çeshtjes Admir Shala ka sqaruar se kontrollet jane pjese e nje hetimi qe lidhen konkretisht me mënyrën e dhënies me qira të kësaj fabrike.

Kompania përfituese u regjistrua vetëm 5 ditë pas publikimit të thirrjes së dytë për aplikim për kontratën për funksionalizimin e fabrikës dhe për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Pronari i saj del të ketë lidhje me tri kompani të tjera, pa ndonjë përvojë në këtë fushë.
Themelues aksionarë të kësaj kompanie ishin kompani të tjera me adresë deri në Beograd të Serbisë.

Ashtu si ministri i Kurtit, ne pyetje u mor te marten edhe  kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ndersa Policia e Kosoves tregon se gjate kontrollit u sekuestuan pajisje elektronike (kompjuterë, telefona) dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdherin e Gjykatës.

Nga rradhet e Vetevendosjes ne krahun e kolegut te tyre dolen e shumenominuara per kryetare kuvendi Albulena Haxhiu dhe Donika Gervalla, duke hedhur akuza per veprime ne deme te imazhit te Faton Peçit nga ana e autoriteteve te drejtesise.

 

Prokurorët reagojnë ndaj deklaratave të Donika Gërvalles: Respektoni ndarjen e pushteteve, mos ndërhyni në drejtësi

28 May 2025 at 11:37

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave të fundit publike të përfaqësuesve të subjektit politik Guxo dhe disa zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë komentuar veprimet e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e hetimit ndaj ministrit në detyrë, Faton Peci dhe intervistimit të tij.

Shoqata e konsideron të papranueshme gjuhën denigruese dhe akuzat publike të drejtuara ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, si dhe prokurorit të çështjes, Admir Shala.

“Prokurorët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata të Prokurorisë Speciale, veprojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe provat që rezultojnë nga hetimet. Akuzat politike, tentativat për diskreditim personal dhe përmendja e përkatësive të mëhershme partiake, nuk mund dhe nuk guxojnë të përdoren si mjet për të ndikuar në vendimmarrjen apo integritetin e prokurorëve”, thuhet në reagim.

Shoqata u ka bërë thirrje të gjithë akterëve publikë që të respektojnë pavarësinë institucionale të sistemit prokurorial dhe të përmbahen nga çdo deklaratë që mund të interpretohet si presion i drejtpërdrejtë ose i tërthortë ndaj punës së prokurorëve.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës do të vazhdojë të jetë garantuese e pavarësisë së secilit prokuror në Republikën e Kosovës, duke mbështetur ata që veprojnë me integritet, profesionalizëm dhe në interes të zbatimit të drejtë të ligjit, pa frikë dhe pa favor”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

The post Prokurorët reagojnë ndaj deklaratave të Donika Gërvalles: Respektoni ndarjen e pushteteve, mos ndërhyni në drejtësi appeared first on Telegrafi.

Hetimet për fabrikën për mbetjet shtazore, Faton Peci reagon pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

28 May 2025 at 09:57

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas intervistimit që iu bë ditën e marte nga organet e drejtësisë,

Peci në reagimin e tij ka shkruar se epilogu i gjithë procesit do të jetë i njohur për të gjithë, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë, miq e familjarë; U jam mirënjohës për shprehjen e shqetësimit si dhe për solidaritetin e treguar gjatë ditës së djeshme, me rastin e intervistimit tim nga organet e rendit dhe drejtësisë. Me theks të veçantë, ju drejtohem 133,987 qytetarëve që më kanë dhuruar gjënë më të shenjtë; besimin! Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në çdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar Peci.

Mes tjerash, ai ka deklaruar se “çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim”.

“Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot”, thotë ai.

Ndryshe, për bastisjen që është bërë dje në Ministrinë e Bujqësisë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Më 27.05.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, janë kryer kontrolle në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrën e një kompanie private dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje elektronike (kompjuterë, telefona), si dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdhëresën e Gjykatës. Dy persona meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe pas intervistimit në prani të avokatëve me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, për bastisjen që është zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci ka pasur disa reagime./Telegrafi/

The post Hetimet për fabrikën për mbetjet shtazore, Faton Peci reagon pas intervistimit nga Prokuroria Speciale appeared first on Telegrafi.

Prokuroria e Kosovës merr në pyetje ministrin në detyrë të Bujqësisë Faton Peci

By: user 6
27 May 2025 at 23:34

Prokuroria Speciale njoftoi se ka përfunduar intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Peci u intervistua për disa orë në cilësinë e të dyshuarit për këtë rast. Ai, pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore, u lirua në procedurë të rregullt.

Të martën, Prokuroria Speciale autorizoi Policinë e Kosovës për të kryer bastisje më 27 maj në katër lokacione, lidhur me këtë rast.

Lidhur me hetimet për fabrikën për përpunimin e mbejtjeve shtazore është intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha. Avokati i tij, Artan Çerkini njoftoi se Hoxha, që u intervistua në cilësinë e të dyshuarit, më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Më herët gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, më pas gjatë një paraqitje për media tregoi se bastisje janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret”, tha ai.

Lidhur me aksionin në Ministrinë e Bujqësisë ka reaguar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo e ka cilësuar si “inskenim të gërditshëm” aksionin e Prokurorisë, të udhëhequr nga Blerim Isufaj ndaj Pecit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Për fabrikën për mbetje shtazore një ditë më herët kishte reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për impiantin për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës. /Radio Evropa e Lirë

The post Prokuroria e Kosovës merr në pyetje ministrin në detyrë të Bujqësisë Faton Peci appeared first on Lapsi.al.

Abdixhiku: Paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent

27 May 2025 at 19:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrjes në pyetje të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, si i pandehur nga Prokuroria, nën dyshimet për keqpërdorim në projektin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shteti ku drejtësia nuk njeh emra të mëdhenj dhe ku çdo akt korruptiv ndëshkohet, veçanërisht kur ai vjen nga njerëz të pushtetit.

“Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të dalë një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni. Edhe atë të pushtetarëve. Sidomos atë të pushtetarëve,” ka shkruar ai.

Abdixhiku shprehu shpresën se kjo ditë mund të ketë ardhur tashmë, duke e quajtur këtë si fillimin e një epoke të re për popullin e Kosovës, në të cilën drejtësia triumfon dhe pasuria e vjedhur i kthehet vendit.

“Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë,” shkroi ai më tej.

Në fund, kreu i LDK-së potencoi se në këtë epokë të re, “paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!”

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është marrë në pyetje nga autoritetet për çështje që ndërlidhen me projektin për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e mbetjeve shtazore – një projekt i kritikuar për mungesë transparence dhe dyshime për shkelje ligjore.

The post Abdixhiku: Paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent appeared first on Telegrafi.

Ministri i Bujqësisë në Kosovë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

By: fra nc
27 May 2025 at 15:46

Ministri në detyrë i Bujqësisë në Kosovë, Faton Peci, është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet që kanë të bëjnë me dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Lajmi u konfirmua nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Ky institucion ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer bastisje më 27 maj në katër lokacione, lidhur me këtë rast.

Më herët gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, më pas gjatë një paraqitje për media tregoi se bastisje janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret”, tha ai.

Për fabrikën për mbetje shtazore një ditë më herët kishte reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për impiantin për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës.

The post Ministri i Bujqësisë në Kosovë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale appeared first on Euronews Albania.

PDK denoncon skandal milionësh në Ministrinë e Bujqësisë: Peci dha me qira pronë publike pa ankand

26 May 2025 at 11:28

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka denoncuar një skandal milionësh të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili pa ankand publik ia ka dhënë pronën publike me qira, impiantin e mbetjeve shtazore, kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” për 20 vjet.

Ismajli, në një konferencë për media, akuzoi ministrin Peci se ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, ku parashihet që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe atë jo më shumë se për 15 vjet, përveç në rastet kur merret vendim në Kuvend.

“Ministria e Bujqësisë, nën drejtimin e ministrit Faton Peci, dhe me aprovimin e Kryeministrit Albin Kurti, ka finalizuar një ndër marrëveshjet më të dëmshme dhe skandaloze për interesin publik, dhënien me qira të një impianti publik me vlerë mbi 10 milionë euro për vetëm 30 mijë euro në vit, për një periudhë 20 vjeçare, ndërkohë që kompania përfituese përfiton subvencione mbi 3.2 milionë euro në vit”, tha ai.

Për më tepër, sipas Ismajlit, kompania përfituese është regjistruar vetëm 5 ditë pas shpalljes dhe nuk përmbushë asnjë nga kriteret ligjore për përvojën teknike dhe financiare të kërkuar në dokumentin e njoftimit, si dhe pronari i saj është i lidhur me tri kompani të tjera pa ndonjë përvojë në fushën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.

“Kompania është shpërblyer me fabrikën publike me të gjitha pajisjet moderne, 6 kamionë të mëdhenj, gjeneratorë, cisterna gazi etj, subvencionim vjetor prej 3.2 milionë euro, i garantuar pa konkurrencë, për 20 vite, gjithsej 64 milionë euro para publike. E gjithë kjo është realizuar pa respektuar as Udhëzimin Administrativ nr.04/2025, neni 15 pika 2, që rregullon subvencionimin për përpunimin e nënprodukteve shtazore dhe Rregulloren (QRK) Nr. 03/2025 për dhënien me qira të pronës publike, ku kërkohet përshkrim i pronës, çmim fillestar, kriteret e pjesëmarrjes dhe transparencë në shpallje”, njoftoi ai.

Ismajli tha se ky është një rast tjetër kur Qeveria Kurti e ka vënë pasurinë publike në shërbim të pakicës së privilegjuar.

“Kryeministri Kurti ka legjitimuar një proces tërësisht të paligjshëm me vendimin e tij më 09.01.2025 (Nr. 01/242), i cili vetëm sa ka legalizuar pas shpine një marrëveshje të përgatitur paraprakisht në shkelje të ligjit, duke e vendosur veten në rolin e mbështetësit të një marrëveshjeje që është e pavlefshme ligjërisht sipas nenit 17 paragrafi 8 të Ligjit për Pronën Publike”, tha ai.

PDK kërkon nga organet kompetente hetimin e ministrit Peci dhe zyrtarëve të AUV-it për përfshirje në keqpërdorim detyre dhe shpërdorim të pasurisë publike, si dhe shfuqizimin e menjëhershëm të kontratës dhe kthimin e pronës publike nën administrim të ligjshëm.

“Kjo nuk është më vetëm paaftësi administrative, keqmenaxhim e keqpërdorim i detyrës zyrtare, kjo është plaçkitje e organizuar dhe kapje e pastër e shtetit në favor të një grupi të vogël me lidhje të dyshimta”, theksoi Ismajli. /Telegrafi/

The post PDK denoncon skandal milionësh në Ministrinë e Bujqësisë: Peci dha me qira pronë publike pa ankand appeared first on Telegrafi.

Dosja e mbetjeve shtazore: Çka thonë dokumentet e çka ministri Peci?

16 May 2025 at 22:18

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte publikuar dy njoftime, më 19.07.2024 dhe më 18.09.2024, në të cilat kërkonte palët e interesuara të aplikojnë për kontratën për funksionalizmin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Pesë ditë pasi ishte publikuar thirrja e dytë publike në ueb-faqe të AUV, kompania “LIP KS & IT” SH.P.K. ishte regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Dosja e regjistrimit zbulon që fillimisht themelues të kësaj kompanie kishin qenë tre aksionarë: Naser Maloku, si drejtor menaxhues dhe dy kompani të tjera, “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi dhe “LIP ITALIA 2000” S.P.S. me adresë në Rosta të Italisë.

Sipas të dhënave që ka siguruar KALLXO.com, pronar i kompanisë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi është një kompani tjetër me emër “MR & Co doo” me seli në Beograd të Serbisë, e cila është në pronësi të shtetasit të Serbisë, Muamer Ragipoviq.

Muamer Ragipoviq figuron si drejtor edhe në kompaninë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi që kishte aksione në kompaninë kosovare që e nënshkroi kontratën me ministrin e Bujqësisë.

Kompania “MR & MNE” D.O.O. me pronar Muamer Ragipoviq ishte tërhequr nga biznesi që fitoi kontratën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 20.02.2025, 1 muaj e 10 ditë pasi ishte nënshkruar kontrata për fabrikën.

Portali ka provuar të marrë një përgjigje nga Muamer Ragipoviq, por ai nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara e as nuk është përgjigjur në telefon.

Vlera e aksioneve të kompanisë “MR & MNE” D.O.O. ishte 30% në kompaninë e regjistruar në Kosovë “LIP KS & IT”  ose në vlerë prej 3,000 eurove. Aksionet ishin bartur te Naser Maloku dhe kompania “ARCHES BAU” Sh.P.K., kompani e cila më vonë do të bashkohej në pronësi të kompanisë që kishte fituar kontratën nga Minsitria e Bujqësisë.

Sipas të dhënave publike, kompania “MR & MNE” D.O.O. ka vetëm një punëtor në Podgoricë, ndërsa ka katër punëtorë në “MR & Co doo” në Beograd.

ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka mohuar të ketë qenë në dijeni për pronësinë e kompanive që e kishin fituar kontratën.

“Unë me emra të përveçshëm nuk i di, e di që është një konsorcium, kompania kryesore është një kompani italiane, unë e kam nënshkruar kontratën si pjesë e respektimit të një vendimi qeveritar” – ka thënë Faton Peci.

“Në asnjë fazë, ministri nuk merr pjesë, në fund ministri e nënshkruan”, ka deklaruar ai.

Ai ka komentuar edhe gjetjet e hulumtimit mbi njërën prej kompanive me bazë në Serbi.

“Jo, nuk e njoh (Muamer Ragipoviqin), jo vetëm atë por asnjë person që përfiton grante e subvencione. Shumë mirë që keni bërë gazetari hulumtuese, por nuk i takon ministrit me u marrë me emra të përveçëm”, ka thënë ai.

“Nuk i njoh as komisionin vlerësues, nuk merrem me emra të përveçëm”, ka deklaruar ministri Peci.

KALLXO.com që nga 04.04.2025 ka dërguar kërkesa në Agjencinë e Veterenarisë dhe Ushqimit për të kërkuar qasje në dokumente dhe informata rreth fabrikës e cila nuk ishte funksionaluzar për një kohë të gjatë.

Portali ka gjetur se procesi për dhënien në shfrytëzim të kësaj fabrike kishte filluar më 19.07.2024 nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Pesë muaj më vonë, më 09.01.2025, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të aprovohet dhënia në shfrytëzim e tokës dhe fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Një ditë pas, më 10.01.2025, Faton Peci, në cilësinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kishte nënshkruar kontratën me titull “Funksionalizimi objektit për përpunimin e nënprodukteve shtazore”.

Fitues i kontratës ishte shpallur “LIP KS & IT” Sh.P.K., të cilës i është dhënë e drejta për operim për 20 vite, duke u llogaritur viti 2024 deri në vitin 2044, me mundësi vazhdimi.

Sipas kontratës, kompania obligohet të paguajë një qira prej 30 mijë euro brenda vitit, që i bie nga 2 mijë e 500 euro çdo muaj.

Neni 4 i kontratës parasheh edhe subvencionimin e kompanisë për çdo kilogram të grumbulluar dhe përpunuar.

“Subvencioni për çdo ton të grumbulluar do të jetë në shumën prej 0.16 cent për kilogram (1 kg).”- thuhet në kontratë.

Fabrika për përpunimin e nënprodukteve shtazore kishte nisur të ndërtohet nëntë vite më parë.

Vëllai i Besnik Bislimit punonte te biznesi i familjes Maloku

Hulumtimi zbulon se vëllai i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, Florin Bislimi, kishte punuar për një kompani që ishte në pronësi të kompanisë “Fitorja”, që është në pronësi të Tahir Malokut, babait të aksionarit të kompanisë fituese të kontratës (Naser Malokut) të nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Florin Bislimi kishte punuar që nga viti 2008 në kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”. Aksionar kryesor i kësaj kompanie ishte biznesi i Tahir Malokut – “Fitorja”.

Florin dhe Besnik Bislimi e kanë mohuar përfshirjen e tyre në kontratën për qiranë e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Drenas me kompaninë “LIP KS & IT”, në të cilën ka aksione Naser Maloku.

Ministri Faton Peci ka deklaruar se dy herë ishte ftuar në zyrën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi për të diskutuar për funksionalizimin e kësaj fabrike, por nga zyra e Bislimit kanë thënë se takimet kanë qenë në kuadër të obligimeve të zëvendëskryeministrit për të funksionalizuar projektet e financuara me fondet e BE-së.

‘Zyra e Zëvendëskryeministrit e as vetë zëvendëskryeministri i parë nuk ka detyrë apo obligim të kërkojë informacion e as është interesuar të ketë diçka të tillë për numrin e aplikantëve, pronësinë e aplikantëve, mënyrën e përcaktimit të fituesve dhe modalitetin e funksionalizimit. As e njeh pronarin fitues e as i intereson se kush është fitues. Nuk ka patur asnjë përfshirje përveç asaj që i takon si udhëheqës i procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe monitorues i aktiviteteve përkatëse të cilat u sqaruan edhe më lart’”, thuhet në një përgjigje me shkrim të zyrës së zv.kryeministrit Besnik Bislimi.

Në anën tjetër, edhe vëllai i Besnik Bislimit e ka mohuar që është në dijeni për kontratën e Ministrisë, të cilën e fitoi kompania “LIP KS & IT”.

“Çfarë kontrate se s’po kuptoj, jo, jo, nuk jam në dijeni, Naseri na ka hupë punën, e ka mshelë kompaninë e çu në likuidim. Në ‘Kosova e Re’ punoj prej 2008-tës. S’ka lidhje asgjë kjo me mua, unë po ta hjeki atë”, tha Florin Bislimi përmes telefonit.

“Po mos u merr se s’ka kurrfarë lidhje me atë, unë po ta heki atë, hiç kurrfarë lidhje, ama bash hiç. S’ka bre nevojë, se s’ka kurrfarë lidhje a je tu kuptu. Çfarë familje, këta në kanë mbyllë kompaninë, këta ne i urrejmë si persona që kemi punuar… A po merr vesh, “Kosova e Re” e ka marrë BQK-ja, e kanë mshelë edhe hajt leje këtë punë pash një Zot… Hajt tung, tung!” – ka thënë Florin Bislimi.

“Kallxo Përnime” ka provuar të kontaktojë edhe me Tahir dhe Naser Malokun, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërgura e as në thirrjet telefonike.

Përgjigje nuk ka kthyer as biznesi që tani është pjesë e kontratës për fabrikën në Drenas, “Arches Bau”. /Kallxo.com/

The post Dosja e mbetjeve shtazore: Çka thonë dokumentet e çka ministri Peci? appeared first on Telegrafi.

Kontrata për mbetjet e kafshëve, vëllai i Besnik Bislimit punonte për kompaninë e familjes Maloku

15 May 2025 at 18:36

Është publikuar një hulumtim lidhur me rrjedhën e aksioneve të kompanisë që fitoi kontratën për qiranë e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Drenas.

Hulumtimi i Kallxo zbulon se vëllai i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, Florin Bislimi, kishte punuar për një kompani që ishte në pronësi të kompanisë “Fitorja”, që është në pronësi të Tahir Malokut, babait të aksionarit të kompanisë fituese të kontratës (Naser Malokut) të nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Florim dhe Besnik Bislimi e kanë mohuar përfshirjen e tyre në kontratën për qiranë e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Drenas me kompaninë “LIP KS & IT”, në të cilën ka aksione Naser Maloku.

Ministri Faton Peci ka deklaruar se dy herë ishte ftuar në zyrën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi për të diskutuar për funksionalizimin e kësaj fabrike, por nga zyra e Bislimit kanë thënë se takimet kanë qenë në kuadër të obligimeve të zëvendëskryeministrit për të funksionalizuar projektet e financuara me fondet e BE-së.

‘Zyra e Zëvendëskryeministrit e as vetë zëvendëskryeministri i parë nuk ka detyrë apo obligim të kërkojë informacion e as është interesuar të ketë diçka të tillë për numrin e aplikantëve, pronësinë e aplikantëve, mënyrën e përcaktimit të fituesve dhe modalitetin e funksionalizimit. As e njeh pronarin fitues e as i intereson se kush është fitues. Nuk ka patur asnjë përfshirje përveç asaj që i takon si udhëheqës i procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe monitorues i aktiviteteve përkatëse të cilat u sqaruan edhe më lart’” – thuhet në një përgjigje me shkrim të zyrës së zv.kryeministrit Besnik Bislimi.

Në anën tjetër, edhe vëllai i Besnik Bislimit e ka mohuar që është në dijeni për kontratën e Ministrisë të cilën e fitoi kompania “LIP KS & IT”.

“Çfarë kontrate se s’po kuptoj, jo, jo, nuk jam në dijeni, Naseri na ka hupë nëse punën e ka mshelë kompaninë e çu ne likuidim. Në ‘Kosova e Re’ punoj prej 2008-tës. S’ka lidhje asgjë kjo me mua, unë po ta hjeki atë” – tha Florin Bislimi përmes telefonit.

Emisioni  ka kërkuar përgjigje edhe nga kompania “Fitorja”, pronar i së cilës është Tahir Maloku, babai i Naser Malokut, por ata nuk janë përgjigjur.

Historia e kontratës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte publikuar dy njoftime, më 19.07.2024 dhe më 18.09.2024, në të cilat kërkonte palët e interesuara të aplikojnë për kontratën për funksionalizmin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Pesë ditë pasi ishte publikuar thirrja e dytë publike në ueb-faqe të AUV, kompania “LIP KS & IT” SH.P.K. ishte regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Dosja e regjistrimit zbulon që fillimisht themelues të kësaj kompanie kishin qenë tre aksionarë, Naser Maloku, si drejtor menaxhues dhe dy kompani të tjera, “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi dhe “LIPITALIA 2000” S.P.S. me adresë në Rosta të Italisë.

Sipas të dhënave që ka siguruar KALLXO pronar i kompanisë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi është një kompani tjetër me emër “MR & Co doo” me seli në Beograd të Serbisë e cila është në pronësi të shtetasit të Serbisë, Muamer Ragipoviq.

Muamer Ragipoviq figuron si drejtor edhe në kompaninë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të zi që kishte aksione në kompaninë kosovare që e nënshkroi kontratën me Ministrinë e Bujqësisë.

Kompania “MR & MNE” D.O.O. me pronar Muamer Ragipoviq ishte tërhequr nga biznesi që fitoi kontratën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 20.02.2025, 1 muaj e 10 ditë pasi ishte nënshkruar kontrata për fabrikën.

Vlera e aksioneve të kompanisë “MR & MNE” D.O.O. ishte 30% në kompaninë e regjistruar në Kosovë “LIP KS & IT” ose në vlerë prej 3,000 eurove. Aksioniet ishin bartur tek Naser Maloku dhe kompania “ARCHES BAU” Sh.P.K., kompani e cila më vonë do të bashkohej në pronësi të kompanisë që kishte fituar kontratën nga Ministria e Bujqësisë.

The post Kontrata për mbetjet e kafshëve, vëllai i Besnik Bislimit punonte për kompaninë e familjes Maloku appeared first on Telegrafi.

“Një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve”, Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak nga Novi Pazari

14 May 2025 at 19:33

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas publikimit në media të një hulumtimi nga një media ku thuhet se pronari i njërës prej kompanive për përpunimin e nënprodukteve shtazore që e ka fituar kontratën në Ministrin e Bujqësisë, është një shtetas i Serbisë.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria e Kosovës i ka dhënë për interes publik fabrikën për trajtimin e mbetjeve shtazore një konsorciumi italiano-kosovar!”.

“Gjatë javëve që lamë pas, u përballëm me shpifje karshi funksionalizimit të Fabrikës së Përpunimit të Mbetjeve shtazore!  Shpifja e parë që u demantua ishte aludimi se gjoja, nuk ka bazë ligjore. E vërtetuam se baza ligjore ekziston. Shpifja e dytë ishte se kompania nuk ishte konzorcium. U vërtetua se është konzorcium!”, ka shkruar Peci.

Tutje Peci thotë se “kriteret e shpalljes për Operatorit Ekonomik ose konsorciumit që duhet të ketë përvojë në përpunim, kalkuloheshin qëllimshëm dhe me keqdashje si kosto dhe barrë e Qeverisë!”.

“Citohej gabim dokumenti që kërkonte vlerësimin e pronës në Ulpianë, të para dy viteve, i vendosej një aneks tjetër i një dokumenti dhe prezantohej si dokument për vlerësimin e tokës në Drenas ku një pjesë është moçal! Tash, kanë filluar të pavërtetat rreth shtetësive të aksionarëve! Qeveria e Kosovës, ka dhënë për shfrytëzim fabrikën në fjalë, një konzorciumi italiano-kosova”, thotë ai.

Peci thotë se “nuk është as në dorë të Ministrit e as të Ministrisë/Agjencisë që të jetë në rrjedha e të pretendojë të kontrollojë se kush kujt i shet apo i blen aksione në marrëdhënie kontraktuale”.

“Sfidojmë gazetarinë hulumtuese e cila është shumë e nevojshme në të tilla raste, që të gjejë se ku qëndron shkelja në procedurë të dhënies me qira dhe funksionalizimit të fabrikës. Procesi i regjistrimit në ARBK kërkon përfaqsues të kompanisë/konzorciumit, por nuk ka bazë ligjore që të kërkohet të dihet edhe nacionaliteti i aksionarëve të kompanisë/konzorciumit që regjistrohet”.

Ai thotë se “si ministër për sa më takon dhe di rreth kësaj teme, e për sa kam qenë i involvuar në këtë proces, nga dita e nesërme do të jem në çdo studio televizive, për ta sqaruar këtë temë”.

“Gjithashtu, të njëjtët le ta gjejnë bazën ligjore e cila mundëson eleminimin e konkurrencës në proces të shit-blerjes së aksioneve, për arsye të shtetësisë së një aksionari apo një tjetri”.

Ai thotë se “në asnjë shpallje publike, pavarësisht që nuk është serb njëri nga aksionarët, eliminimi i dikujt mbi bazën e përkatësisë etnike ose të shtetësisë do të përbënte qasje raciste, shkelje ligjore dhe vepër penale”.

“Nëse në vend të Muhamer Ragipoviq aksionari do ta kishte emrin Muhamed Ragipi, shqiptar i Luginës por shtetas i Serbisë, a do të kishte raportimi të njëjtin titull, insinuate dhe jehonë? Jo.  Atëherë pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/musliman nga Novi Pazari?”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

The post “Një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve”, Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak nga Novi Pazari appeared first on Telegrafi.

Peci me gjuhë të rëndë ndaj Pandurit: Përplasje pas debatit rreth pretendimeve për keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë

8 May 2025 at 23:19

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar me tone të ashpra dhe fjalor ofendues ndaj gazetarit Ermal Panduri, pas emisionit Debat Plus, ku u trajtuan pretendime për afera dhe keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë.

Në një postim publik në rrjete sociale, Peci ka përdorur gjuhë fyese ndaj Pandurit, duke e quajtur ndër të tjera “qelbësirë” dhe duke e akuzuar për shpifje dhe shantazh ndaj institucioneve hetimore.

Po ashtu Peci duke e quajtur Pandurin analfabet, tha se përmes shpifjeve është bërë milioner.

“Pas një shfaqjeje teatrale, shpifjesh ordinere dhe shantazhi ndaj mekanizmave hetues e prokurorëve, në fund qelbësira tha: ‘Paramendoni Kosova me pasë SPAK'”.

“Po, valla, paramendoni ku do të përfundonin analfabetët si ti, që përmes shpifjeve e shantazheve të këtij lloji janë bërë milionerë,” ka shkruar Peci në postimin e tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Pandurit.

Në rrjeti social Facebook, duke iu drejtuar Pecit tha se nuk është bërë milioner…, derisa, hodhi akuza ndaj Pecit se e ka kthyer politikën në biznes personal.

“Unë nuk jam bërë milioner, z. Ministër. Por nëse për ju pasuria matet me integritet, atëherë po, jam më i pasur se shumë prej jush që e keni kthyer politikën në biznes personal”, shkroi Panduri./Telegrafi/

The post Peci me gjuhë të rëndë ndaj Pandurit: Përplasje pas debatit rreth pretendimeve për keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë appeared first on Telegrafi.

Peci: Ekziston i ashtuquajturi koalicioni PLAS

1 May 2025 at 12:23

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur pas dështimit të nëntë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Peci para mediave tha se ka një koalicion që quhet “PLAS”.

“U shpërfaq edhe sot që ekziston koalicioni PLAS nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe”, u shpreh ai.

Ai tha se objektet opozitare duhet të krijojnë mundësi që të zgjedhet kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndryshe,Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të nëntë. Kryesuesi i seancë, Avni Dehari, propozoi që të votohet në mënyrë të fshehtë kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.

Por propozimi nuk kaloi, duke sjellë dështimin e radhës të seancës.

LDK, PDK dhe AAK, deklaruan se nuk mund të ndërrohet mënyra e votimit në këtë fazë.

Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh./Telegrafi/

The post Peci: Ekziston i ashtuquajturi koalicioni PLAS appeared first on Telegrafi.

Faton Peci me një mesazh për Gani Gecin pas publikimit të bisedës me Konjufcën

1 May 2025 at 10:31

Ish-deputeti Gani Geci, ditë më parë, ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka telefonuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për t’i kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Geci, për formimin e Qeverisë Kurti.

E për këtë çështje, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka një mesazh për Gani Gecin.

“Personalisht kam vlerësim për familjen Geci. Një mesazh miqësor për Gani Gecin, komunikimet që ndodhin në politike, edhe me sms edhe me thirrje, nuk është pjekuri politike që të shfaqen në opinion”, tha Peci, para mediave.

Më herët, Geci ka deklaruar se  Konjufca e kishte pyetur se çfarë kërkonte në këmbim të votës së Marigonës.

“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK”, ka thënë Geci. /Telegrafi/

 

The post Faton Peci me një mesazh për Gani Gecin pas publikimit të bisedës me Konjufcën appeared first on Telegrafi.

Peci: Kryetari i Kuvendit i takon fituesit – opozita të reflektojë

29 April 2025 at 09:54

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar sot para mediave pak minuta para fillimit të seancës së tetë me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Peci ka thënë se çka do të ndodh sot është në dorën e deputetëve.

“E thash edhe herën e kaluar që qytetari i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar që kryetari i Kuvendit i takon partisë ose koalicionit fitues dhe është i vetmi që ka të drejtën e propozimit. Është e padrejtë që partitë e tjera që nuk e kanë fituar këtë të drejtë me kërku të drejtën e tyre brenda LVV-së dhe partnerëve të saj”, ka thënë Peci.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, tutje shtoi se propozimi për kryetare të Kuvendit mbetet i njëjtë, që është Albuelna Haxhiu.

Peci kërkoi nga partitë PDK,LDK e AAK të reflektojnë.

“Propozimi mbetet i njëjtë dhe nuk besoj që është në interes të Kosovës që të zvarritet procesi i konstituimit. Sa më shpejtë që opozita bindet që është e drejtë e LVV-së që të ketë kandidatin për kryetar të Kuvendit ne do të kemi zhbllokim të situatës. Nuk jemi të lumtur që të po detyrohemi të mblidhemi çdo 48 orë”, tha Peci.

Ai shtoi se vota kundër është votë për bllokim të institucioneve. /Telegrafi/

The post Peci: Kryetari i Kuvendit i takon fituesit – opozita të reflektojë appeared first on Telegrafi.

Peci: Duhet reflektim nga të gjithë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend

27 April 2025 at 09:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka bërë thirrje për reflektim nga të gjitha palët politike me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional në Kuvendin e Kosovës.

“Shpresoj që të formohen sa më shpejt institucionet. Çdo ditë që e humbim është humbje për Kosovën. Mendoj se duhet të reflektojnë të gjithë në këtë drejtim”, tha Peci para fillimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.

Ai shtoi se ka pasur diskutime të vazhdueshme mes subjekteve politike, ndërsa theksoi se “epilogu i votimit në Kuvend do të tregojë nëse ka apo nuk ka marrëveshje”.

Situata në Kuvend mbetet e pasigurt, pasi mungesa e marrëveshjeve mes partive politike po e vonon formimin e institucioneve të reja./Telegrafi/

The post Peci: Duhet reflektim nga të gjithë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend appeared first on Telegrafi.

A është arritur marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Duda Baljes, flet Peci

25 April 2025 at 09:32

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci ka thënë se nuk e din nëse ka marrëveshje mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe deputetes nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.

Peci gjatë hyrjes në objektin e Kuvendit ju ka thënë gazetarëve se nëse ka marrëveshje me deputeten Balje për ta votuar kandidaten për kryeparlamentare nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të drejtohen tek Kurti.

“Drejtohuni akterit kyç për këtë, nuk kam informacion”, ka thënë Peci.

Ndërkaq, sot në orën 10:00 pritet të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thirrur vazhdimin për sot, pasi të mërkurën, për të tretën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

The post A është arritur marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Duda Baljes, flet Peci appeared first on Telegrafi.

❌
❌