Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

Paradoksi, turizmi në rekordin e rritjes, bujqësia të rënies

By: Mira Leka
18 July 2025 at 22:10

Shqipëria po thyen rekorde vizitorësh të huaj, ndërsa bujqësia, në anën tjetër, po thyen rekordet e rënies së prodhimit. Mishi i dhisë e djathi i bardhë nuk arrijnë dot në tavolinat e hoteleve, sepse çmimi i paketës turistike duhet të jetë sa më i lirë. Në katër vitet e fundit, vendi ynë është vizituar nga 35 milionë turistë, të cilët kanë ndikuar pozitivisht në konsum. Në anën tjetër, ritmet e rënies së prodhimit janë përshpejtuar me rritjen e turizmit duke hyrë në vitin e pestë të recesionit. Hotelet dhe restorantet po e ndihmojnë, pasi në mungesë të tyre, rënia do të ishte edhe më e madhe. Ekspertët pohojnë se duhet nxitur sektori i agroindustrisë dhe agroturizmi. Ja modelet më efikase

 

Blerina Hoxha

Drita, e cila mbarështon një tufë me rreth 260 krerë dele e dhi jo shumë larg zonave turistike të Shëngjinit dhe Velipojës, ka vështirësi të gjejë treg për prodhimet e saj – mish dhe bulmet.

Mishi me 600 lekë kilogrami peshë e gjallë (1200 lekë gati për konsum) nuk parapëlqehet nga hotelet të cilat furnizohen nga importi me çmim gati 50% më të lirë.

Përpjekjet rezultuan të kota për të siguruar një blerës për të shitur qengjat dhe kecat për mish. Në të njëjtën situatë janë edhe fermat përreth. Blegtorët, që gjithë kohës kujdesen për tufat, nuk mund t’i gjejnë blerësit as me pakicë për shkak të mungesës së informacionit dhe largësisë me zonat urbane.

Nga ana tjetër, Shqipëria është duke përjetuar vitet e arta të popullaritetit në turizëm. Me vizitorë në rritje nga e gjithë bota që kryesisht e pëlqejnë vendin tonë për çmimet e ulëta dhe bukuritë natyrore, qytetet dhe fshatrat e tona tani kanë shumë mundësi të gjenerojnë të ardhura dhe punësim.

Në katër vitet e fundit Shqipëria është vizituar nga 35 milionë turistë, sipas të dhënave zyrtare, të cilët kanë ndikuar në pozitivisht konsum. Në anën tjetër, në prodhimin vendës, sidomos në bujqësi dhe blegtori, janë përshpejtuar rimet e rënies me rritjen e turizmit.

Të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti treguan se prodhimi bujqësor pësoi rënie me 2.7%, teksa sektori hyri në vitin e pestë të rënies. Hotelet dhe restorantet po e ndihmojnë, pasi në mungesë të tyre, rënia do të ishte edhe më e madhe.

Fatos Çerenishti, i cili zotëron “FAFA Resort”, një nga strukturat akomoduese më të mëdha në vend, tha se frutat dhe perimet i merr 100% nga vendi, kurse pjesa tjetër e produkteve është import.

Në vend, ai siguron 30% të mishit dhe 70%, nga importi. “Ne ofrojmë paketa ‘all inclusive’ dhe në shumë raste shpesh alternativa që zgjedhim varet edhe nga çmimi, nëse do t’i drejtohemi importit apo vendit”, tha ai.

Hotelet e kontaktuara pohojnë se për furnizimet ushqimore, gjithmonë zgjedhin prodhimin vendës për nivele të njëjta çmimi, por nëse importi është më i lirë, atëherë bëhet alternativë kryesore për furnizim.

Zhvillimet paradoksale të turizmit në rritje dhe bujqësisë në rënie do të vijojnë më tej, sipas Alban Çakallit, fermer i cili po rikthen në jetë trashëgiminë bujqësore duke kultivuar varietete të rralla autoktone nëse nuk zhvillohet sektori i agropërpunimit.

Hotelet konsumojë produkte të përpunuara si djathë, sallam, reçelra, salca, turshi etj., të cilat importohen më së shumti, duke bërë që një pjesë e madhe e fitimeve të hoteleve të dalin sërish jashtë për lëndët e para.

Për Altin Pengën, i cili drejton agroturizmin “Mrizi i Zanave”, bujqësia vendëse mund të ndihmohet nga restorantet dhe hotelet duke zhvilluar receta bazuar në prodhim vendës me natyrë sezonale.

“Tani që është koha e patates së re, ajo duhet të mbizotërojë në menu, e kështu në kohën e vjeljes së qepës, perimeve etj.

Një kuzhinë e bazuar në traditë e strukturon edhe prodhimin vendës”, tha z. Prenga, që bashkë me “Mrizin e Zanave” janë kthyer në një rrjet të edukimit të shërbimeve të agroturizmit të mbështetur në konsumin vendës.

 

Çmimet e ulëta të paketave turistike kufizojnë kërkesën për prodhim vendës

Prodhuesit dhe njësitë akomoduese argumentojnë se ka mospërputhje mes çmimeve të ulëta të paketave turistike dhe kostove të larta të prodhimeve bujqësore shqiptare.

Çmimet e ulëta të restoranteve dhe hoteleve me çdo gjë të përfshirë kufizojnë kërkesën për prodhime vendëse.

Operatorët turistikë, për të qenë konkurrues në rajon, ofrojnë paketa shumë të lira. Aktualisht, një nga hotelet e mëdha në Durrës po shet një natë me tre vakte në rreth 40 euro për person. Një pjatë kryesore me mish ose peshk është ende më pak se 15 euro.

Kjo i shtyn hotelet dhe restorantet të ulin kostot në maksimum, shpesh duke blerë produkte të importuara më të lira dhe jo ato vendëse, të cilat kanë kosto më të larta për shkak të mungesës së subvencioneve efektive për fermerët. Fragmentimi i lartë i tokës, mekanizimi i ulët, kostot e rritura të karburantit, plehrave dhe inputeve të tjera i bëjnë prodhimet tona më të shtrenjta se importet.

Blegtorja Drita tha se fabrikat e përpunimit i kishin vënë kusht që të mos ofronte çmime më të larta se importi për qumështin (50 lekë kg aktualisht).

Por ajo po i përballon vetë të gjitha kostot, që nga shërbimet veterinare e deri te qiraja e tokave për kullota dhe prodhimin e misrit, teksa tregu i shitjes nuk është i sigurt, me luhatje. Tani rrezikohet tërësisht falimenti nga sëmundja e murtajës, teksa tufat janë në karantinë.

Profili i turistit që viziton Shqipërinë është shpesh buxhetor, me fokus te sasia dhe jo cilësia. Kjo i penalizon prodhimet cilësore shqiptare, sidomos ato të zonave rurale, që mund të ofronin fruta, perime, vaj ulliri, djathë apo verëra artizanale.

Edhe në zonat që ndërthurin turizmin me bujqësinë, mungesa e logjistikës, standardeve të ruajtjes dhe përpunimit, si dhe mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve dhe sektorit të hotelerisë, sjellin për pasojë që prodhimi bujqësor të mos përfshihet drejtpërdrejt në ofertën turistike.

Shumë struktura turistike, sidomos në zonat bregdetare, janë në pronësi ose menaxhim të individëve apo kompanive që furnizohen në mënyrë të qëndrueshme nga importi ose rrjete të mbyllura furnizimi, duke shmangur tregun lokal bujqësor.

Për të kapërcyer këtë hendek, fermeri Çakalli tha se nevojitet një politikë kombëtare që forcon lidhjet mes turizmit dhe prodhuesve lokalë duke rritur vlerën e ofertës turistike nëpërmjet promovimit të produkteve vendëse dhe duke u dhënë fermerëve shqiptarë një treg të qëndrueshëm e të drejtë brenda vendit.

 

Burimi: INSTAT

 

Agropërpunimi, hallka që mungon

Pjesa më e madhe e produkteve ushqimore që përdorin hotelet dhe restorantet janë të përpunuara ose gjysmë të përpunuara.

Alban Çakalli, fermer i cili zbaton metoda të avancuara të kultivimit të kulturave autoktone bujqësore, thotë se bujqësia që nuk mbështetet në agropërpunim e ka shumë të vështirë të lidhet me turizmin.

Në muajt e verës, turizmi krijon një kërkesë të lartë për prodhime, sidomos për ato të përpunuara të tilla si salcat e ndryshme, turshi, bulmet, mish, sallame, pije etj., por shumica e këtyre produkteve janë të importuara.

Në vendet fqinje, thotë z. Çakalli, prodhimi nga fusha deri te agropërpunimi përfiton nga taksa shumë më të ulëta në krahasim me ata shqiptarë, si dhe lëndën e parë e sigurojnë me çmime më të lira, pasi fermerët subvencionohen. Kjo i bën ata shumë më konkurrues në treg.

Z. Çakalli thotë se kërkesa për produkte shtazore është e lartë, kryesisht sepse blegtoria në Shqipëri është në krizë të thellë.

Po ashtu, ndonjëherë rritet kërkesa edhe për perime të caktuara, por kjo ndodh për shkak të mungesës së një planifikimi të mirëfilltë të mbjelljeve sipas konsumit. Për pasojë, në periudhat e pikut të sezonit turistik ndodh mbingopje apo mungesë në treg.

Sektori i industrisë përpunuese, ku bën pjesë agroindustria, pësoi rënie vjetore rekord me mbi 7% në tremujorin e parë të vitit 2025.

Vitin e kaluar industria përpunuese pësoi rënie me 6.1%. Përfaqësuesit e sektorit pohojnë se rënia do të vijojë pasi Shqipërisë po i ikin klientët nga rritja e kostove të brendshme dhe rënia e vlerës së Euros, teksa industria e përpunimit të ushqimeve po lidhet pak me hotelet për shkak të kostos së lartë me të cilat del prodhimi në Shqipëri.

P.sh., një kilogram qumësht i importit është barazuar me atë të vendit duke e bërë jokonkurrues për konsumatorin e rrjedhimisht, edhe për hotelet.

Gështenjat, boronicat e Tropojës tani po bëhen gliko dhe reçel nga biznesmeni Ardian Çitozi, i cili në të njëjtën kohë është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gështenjës dhe frutave që rriten në gjendje të egër.

Ai tha se aktualisht në të gjitha pikat e pakicës gjen shumëllojshmëri reçelrash të importuar.

Mirëpo për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe ngarkesës së lartë fiskale, frutat që përpunohen në vend kanë kosto më të lartë se importi.

P.sh., hotelet në të gjithë vendin janë konsumatorë të mëdhenj të reçelit, i cili në një masë të madhe importohet nga Kina, me çmim shumë të lirë, në një kohë që mollët e Korçës kalben. Përpunuesit pohojnë se mungojnë incentivat vendëse që të lidhin bujqësinë me sektorin e turizmit.

Në mungesë të mbështetjes financiare mjafton edhe sensibilizimi ndaj hoteleve dhe restoranteve që të furnizohen me prodhime vendi. Skema e TVSH-së gjithashtu i pengon përpunuesit dhe shitësit e pakicës që të tregtojnë prodhim vendi.

Një dyqan në Tiranë që shet vetëm prodhime organike nga vendi është i rrezikuar në çdo moment, pasi nuk ka ku të shkarkojë TVSH duke qenë se klientët e tij janë prodhues të vegjël dhe shesin pa fatura.

Zhvillimi i agroindustrisë është një hallkë kyçe për një model të qëndrueshëm turizmi në Shqipëri. Pa një bazë prodhuese dhe përpunuese të fortë, turizmi do të mbetet i varur nga importet, ndërsa bujqësia do të vuajë nga mungesa e tregut të qëndrueshëm.

Përfitimi i ndërsjellë kërkon një plan kombëtar për të integruar zinxhirin bujqësi-agroindustri-turizëm thotë z. Çakalli.

Disa masa që duhen sipas tij janë rritja e numrit të certifikimeve për produktet vendore; krijimi i më shumë tregjeve lokale në zonat turistike; organizimi i panaireve për të promovuar prodhimet lokale dhe artizanatin; përfshirja e prodhuesve në rrjete hotelerie, restorantesh, shoqatash etj; ulje taksash për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të turizmit.

Z. Çakalli tha se sa më shumë të orientohen turistët drejt konsumit të prodhimeve vendëse, aq më shumë para do të qëndrojnë brenda ekonomisë shqiptare.

 

Burimi: INSTAT

 

Agroturizmi, nyja lidhëse me turizmin

Agroturizimi është testuar si nyja më e mirë lidhëse ndërmjet prodhimit vendës lokal dhe tregut për zona të thella larg qendrave të mëdha urbane dhe tregjeve të mëdha.

Italia është modeli më i mirë në Europë dhe jashtë saj si se politikat e bashkërenduara i kanë kthyer tokat larg detit në kryeqendra të turizmit, të tilla si Toskana.

Për fat, ky model i zbatuar me sukses nga “Mrizi i Zanave” po përhapet shpejt edhe në vendin tonë, por jo të gjitha bujtinat arrijnë të ofrojnë produkte vendëse.

Zoti Altin Prenga, i cili drejton “Mrizin e Zanave” tha se prodhimi vendës është baza mbi të cilën duhet të zhvillohet turizmi i qëndrueshëm. Shqipëria do jetë zhvillojë një bazë solide, sipas tij, duke promovuar receta tradicionale me prodhime vendëse.

Në dy dekadat e fundit, “Mrizi i Zanave” ka ngjallur ekonominë e zonës duke e kthyer në një klastër të vogël artizanesh të prodhimeve bio. Janë ngjallur tufat, po lulëzojnë bujtinat e reja dhe emigrantët po rikthehen.

Z. Prenga sugjeron kolegët e tij që drejtojnë restorantet që të përfshijnë në receta dhe menu prodhime vendi të stinës.

Në këtë mënyrë, vetë restorantet dhe hotelet bëjnë investime të dyfishta si në rritjen e të ardhurave të tyre, ashtu edhe në forcimin e ekonomisë lokale, e cila siguron qëndrueshmëri në afat të gjatë.

Zona të tilla si Fieri, Korça, Gjirokastra, Tropoja kanë potencial për të lidhur prodhimin bujqësor me agroturizmin. Ferma të vogla familjare, të mbështetura nga rrjete përpunimi dhe marketingu lokal, mund të furnizojnë restorantet dhe hotelet me produkte të freskëta dhe autentike.

Italia është shembulli që mund të ndiqet nga qeveria për nga politikat. Agroturizmi italian lindi në vitet ’80, si një politikë për të ndaluar braktisjen e fshatrave dhe për të mbështetur fermerët që ofronin strehim, ushqim dhe aktivitete kulturore për turistët.

Fermerët diversifikuan të ardhurat dhe tani shumë ferma mbijetojnë vetëm falë të ardhurave nga turizmi.

Produkte si vera, djathi, ulliri etj., tani lidhen me origjinën gjeografike. Ndërkohë kjo u shoqërua me përmirësimin e infrastrukturës lokale rrugë, shërbime, internet.

Agroturizmet krijojnë treg të drejtpërdrejtë për prodhimin vendës dhe zhvillojnë “Made in Albania” për produktet lokale dhe gjithashtu ndikojnë në nxitjen dhe ruajtjen së biodiversitetit dhe kulturës agrare.

Punësimi në zonat rurale rritet dhe emigracioni nga fshati frenohet.

 

Burimi: INSTAT

 

Cikli i mbyllur, nga serra në tavolinë

Shumica e hoteleve në Shqipëri mbështeten te furnizues lokalë me kontrata, pasi ngritja e serrave kërkon hapësirë, investim dhe staf bujqësor të kualifikuar. Ndryshe nga agroturizmi, këto hotele nuk u ofrojnë turistëve përvojën bujqësore si pjesëmarrje në vjelje, degustime në fermë etj. Ata thjesht e përdorin prodhimin për kuzhinën e brendshme për të rritur freskinë dhe për të ulur kostot.

Por ka disa resorte të mëdha në vend të tilla sa “Rafaelo Resort” dhe “Klajdi Resort” që kanë ngritur serrat e veta me të cilat i përdorin për restorantet e resorteve.

Osman Kokoshi zotëron një nga strukturat më të mëdha hoteliere në zonën e Golemit.

“Klajdi Resort” është shembulli se si një hotel i madh e ka lidhur zinxhirin e furnizimit me prodhimin vendës.

Përpara se të rriste kapacitetet në hotel, z. Kokoshi ka investuar në një serrë në të cilën prodhohet e gjithë lënda e parë që i duhet hotelit. “Kam ngritur edhe baxhon dhe kam mjete lundruese që nxënë peshkun që i duhet hotelit”, – tha zoti Kokoshi.

Përveç perimeve, bulmetit, shpendëve ai e merr nga tregu i brendshëm të gjithë mobiliet dhe tapiceritë e hotelit. “Të gjitha mobiliet i marr nga prodhuesit e Durrësit dhe tapiceritë i blej nga vendësit.

Gjithçka lidhet me hotelin e prodhoj vetë ose e blej në tregun tonë, tha z. Kokoshi. “Klajdi Resort” është shembulli se si turizmi mund të lidhet me ekonominë e brendshme dhe mund të rrisë edhe fitimet e hotelit.

“Rafaelo Resort” gjithashtu ka ndërtuar një serrë të madhe që prodhon për nevojat e hotelit të gjitha perimet, teksa furnizohet nga tregu vendës për pije, birra dhe bulmet.

Resortet e reja luksoze (p.sh. projektet Hyatt/Green Coast në bregdet) po përfshijnë parcela bimore ose serra të vogla për erëza, por për kultivimin e gjerë të fermës për vetëfurnizim.

Shumica e hoteleve të mëdha duan të furnizohen me prodhime vendi, por ato nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. “Për fruta-perimet veprojmë në dy mënyra. Një pjesë e marrim te fermerët me të cilët kemi kontrata paraprake, pra flas këtu për bostan, rrush, domate e të tjera.

Për ato që nuk i plotësojmë dot me këto kontrata i marrim nga tregu në Lushnjë. Kam vite që lidh kontrata paraprake në mënyrë që ta kem produktin të garantuar. Bulmetrat – qumësht, kos, djathë – i marr nga kompanitë shqiptare”, tha Fatos Çerenishti nga “FAFA Resort”.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe:

Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia

 

 

 

 

The post Paradoksi, turizmi në rekordin e rritjes, bujqësia të rënies appeared first on Revista Monitor.

Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

By: Mira Leka
18 July 2025 at 22:08

Qeveria qe nga viti 2015 u dha statusin e investitorit strategjik në turizëm investimeve që nisin nga 5 milionë deri në 50 milionë euro dhe që punësojnë së paku 80 punonjës, por nuk i kushtëzoi këto lloj investimesh që të përdorin prodhime vendas në mënyrë që të rriten përfitimet në ekonomi.

Vendet e tjera me përvojë në sektorin e turizmit i kanë “detyruar” ose kanë ofruar incentiva ndaj strukturave akomoduese që të përdorin prodhim vendas.

Në Turqi, p.sh. në zonat turistike si Antalja, Ministria e Turizmit ka promovuar skema që nxisin përdorimin e produkteve vendase në hotele përmes certifikatave të cilësisë për hotelet që përdorin produkte lokale dhe i ndihmon me udhëzues për blerje të orientuar drejt rajoneve përreth.

Furnizimi me prodhim vendi nuk është një detyrim ligjor, por një stimul që ndikon në vlerësimet dhe licencimin e hoteleve.

Ndërsa në Ekuador Ligji për turizmin parashikon që strukturat hoteliere t’i japin përparësi produkteve dhe shërbimeve lokale. Në disa rajone, inspektorët kërkojnë dokumentacion mbi origjinën e produkteve ushqimore.

Në Itali, sidomos në Sicili, Pulia ka programe rajonale për agro-turizëm dhe zinxhirin e shkurtër të furnizimit.

Nëpërmjet subvencioneve nga fondet e BE-së dhe rajoneve, disa bashki kanë dhënë ndihma vetëm strukturave që garantojnë blerje nga ferma lokale.

Ekspertët e turizmit rekomandojnë se qeveria mund të japë pikë shtesë në licencimin e strukturave hotelierë që prokurojnë një përqindjeje të produkteve nga fermerë vendas.

 

Mbështetja e ulët për bujqësinë, penalizuese

Shqipëria ka mbështetjen më të ulët në rajon për bujqësinë, por gjithashtu ka të dhëna të mangëta për sektorin duke e bërë kështu të pamundur edhe hartimin e politikave efikase.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare akordoi 14.1 miliardë lekë për Ministrinë e Bujqësisë, ose vetëm 1.9% të shpenzimeve buxhetore. Nga këto, vetëm rreth 5 milionë euro shkuan për investime për serra, stalla dhe mekanizëm agrar.

Në Serbi, në vitin 2024 u ndanë 92 miliardë dinarë në subvencione bujqësore, shifër që korrespondon me rreth 778 milionë euro.

Në Maqedoninë e Veriut, mbështetja për bujqësinë vitin e kaluar arriti gati 200 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare.

Federata e Bosnjës financoi rreth 185 milionë euro.

Mali i Zi, vetëm nga fondet e brendshme, çoi vitin e kaluar 51 milionë euro për bujqësinë të cilat u përdorën për ndërtim stallash, grante për hektar dhe mbështetje për fermat e reja.

Në Kosovë pagesat direkte për fermerët vitin e kaluar ishin rreth 61 milionë euro.

Siç shihet, Shqipëria ka pagesa shumë më të ulëta në rajon për mbështetjen e prodhimit bujqësor, teksa u bllokuan edhe fondet e BE-së nga programi IPARD për korrupsion.

 

Modeli më i mirë në rajon është Serbia

Serbia po kalon nga një fokus tradicional mbi pagesat direkte për fermerët, drejt një modeli gjithëpërfshirës që synon inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm rural.

Serbia ka prezantuar së fundmi një paketë për edukim, i përqendruar në fusha si agronomi, veterineri, agroekologji, duke siguruar një brez të ri specialistësh për fshatrat.

Këtë vit hyri në fuqi programi mbi 8.1 milionë euro për blerje ose rikonstruktim shtëpish të braktisura që mbështet deri në 10 ,000 euro familjet të reja për rikthim në zonat rurale, teksa pritet tërheqja e 288 milionë eurove nga programet e BE-së nga IPARD, si pjesë e paketës totale prej 550 milionë eurosh që mbështet investime në makineri bujqësore, përpunim ushqimesh, infrastrukturë rurale, bujqësi ekologjike, dhe diversifikim fermash.

Serbia ka rritur financimin e brendshëm për bujqësinë në 1.27 miliardë euro në këtë vit financiar, ose 7.5 % e buxhetit shtetëror. Fondet përfshijnë pagesa direkte, zhvillim rural dhe kredi/subvencione për grurë, derivate, etj.

Gjithashtu Serbia siguron financim për çmimet e produkteve kryesore si qumështi dhe mishi, të negociuara me organizatat e fermerëve.

 

 

 

 

 

The post Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?! appeared first on Revista Monitor.

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia

By: Mira Leka
18 July 2025 at 22:04

Editorial / Nëse ekziston një kontradiktë në ekonominë shqiptare sot, është ajo mes lulëzimit të turizmit dhe përkeqësimit të sektorit bujqësor.

Nga njëra anë, Shqipëria regjistroi një bum vizitorësh në vitet e fundit, me mbi 35 milionë turistë që kanë hyrë në vend që nga 2020-a.

Nga ana tjetër, bujqësia ka hyrë në vitin e pestë të recesionit, me një rënie prej 2.7% të prodhimit vetëm në tremujorin e parë të 2025-s.

Në këtë kontekst, fakti që turizmi nuk po i shërben bujqësisë, por po ndjek një rrugë të shkëputur, është një element që duhet diskutuar.

Kjo po ndodh në një vend që ka peshën e bujqësisë në vlerën e shtuar të ekonomisë në 17.9%, më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, dyfishin e të dytit pas nesh që është Kosova, me 8.8%.

Në vend që t’i japë hov prodhimit vendas, bumi turistik po e zhyt më thellë krizën bujqësore, pasi industria e mikpritjes po mbështetet gjithnjë e më shumë në produkte të importuara.

Importi i mishit, bulmetit, perimeve, frutave apo pijeve po rritet nga viti në vit, ndërsa fermerët shqiptarë humbasin tregjet e tyre natyrore në zonat turistike, për shkak të mungesës së standardeve, përpunimit dhe aksesit në logjistikë e furnizim.

Hotelet dhe restorantet zgjedhin shpesh furnizues më të lirë dhe të organizuar nga jashtë, ndërsa zinxhiri vendas i prodhimit mbetet i shkëputur, informal dhe pa standarde konkurruese.

Një faktor tjetër penalizues është kostoja e lartë e inputeve bujqësore, e ndikuar nga luhatjet ndërkombëtare dhe paaftësia për të negociuar në bllok ose për të përfituar nga skemat europiane të mbështetjes.

Subvencionet shtetërore janë të pamjaftueshme dhe të fragmentuara, ndërsa buxheti për bujqësinë në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtit në rajon, me vetëm 1.9% të totalit të shpenzimeve buxhetore të 2024-s.

Për më tepër, vetëm 1.2% e stokut të kredive të dhëna për biznese nga bankat u është akorduar fermerëve apo agropërpunuesve — një shifër që flet më shumë se çdo strategji në letër për prioritetet reale të sistemit financiar.

Ka shenja se ky realitet po tërheq më në fund vëmendjen e autoriteteve. Fondi i garancisë sovrane për bujqësinë, i prezantuar si një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, synon të lehtësojë aksesin në kredi për fermerët dhe përpunuesit agroushqimorë.

Guvernatori Gent Sejko dhe ministri Malaj e kanë përmendur zhvillimin e zinxhirit të vlerës së ushqimit si një prioritet jetik, duke nënvizuar rolin e bankave në bashkëpunim me agjencitë publike për të sjellë një ndryshim real.

Por ndërhyrjet sporadike nuk mjaftojnë. Bujqësia duhet të kthehet në një prioritet të vërtetë strategjik, të trajtohet me seriozitet dhe të lidhet ngushtë me sektorët plotësues si turizmi, përpunimi dhe eksporti.

Riorganizimi i tregjeve lokale, ndërtimi i qendrave grumbulluese, krijimi i markave vendase për produkte cilësore, standardizimi dhe dixhitalizimi janë vetëm disa nga hapat e domosdoshëm.

Politikat e subvencionimit duhet të rishikohen gjithashtu. Në vend që Shqipëria të përsërisë gabimet e politikës së subvencioneve të BE-së – si mbështetja disproporcionale për fermat e mëdha, favorizimi i sasive në vend të cilësisë, burokracia e madhe dhe mungesa e ndikimit konkret në mjedis – ajo ka mundësinë të ndërtojë një qasje më të mençur dhe të përshtatshme për realitetin shqiptar.

Kjo do të thotë të orientojë mbështetjen drejt fermerëve të vegjël e të rinj, të lidhë bujqësinë me zhvillimin rural dhe turizmin, të vendosë kritere të matshme për qëndrueshmërinë dhe të sigurojë një sistem të thjeshtë, transparent dhe me ndikim real në ekonomi, si dhe të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit, duke ulur kostot.

Vetëm kështu bujqësia mund të kthehet në një motor zhvillimi dhe në një mjet të fuqishëm për të frenuar braktisjen e fshatit dhe emigracionin.

Në fund të ditës, zhvillimi i bujqësisë nuk është vetëm çështje ekonomike, por çështje e mbijetesës demografike. Pa një fshat që jeton dhe prodhon, Shqipëria do të vazhdojë të përballet me hemorragjinë e emigracionit, që po boshatis zonat rurale dhe po plak strukturën e popullsisë.

Të nxjerrësh bujqësinë nga agonia nuk është luks — është domosdoshmëri për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe që ruan vetë identitetin e këtij vendi.

Jo vetëm turizmi mund të jetë një faktor nxitës për bujqësinë. Edhe një bujqësi e shëndetshme dhe konkurruese mund të ishte një ndër vlerat e shtuara për një turizëm të qëndrueshëm.

 

 

The post Nxjerrja e bujqësisë nga agonia appeared first on Revista Monitor.

Investimet në bujqësi/ Ministrja Denaj: Garancia sovrane, 70% e riskut mbulohet nga shteti

18 July 2025 at 20:24

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se 70% të riskut për garancinë sovrane e merr përsipër shtetit dhe kjo ndihmë ka ndikuar që bankat e nivelit të dytë  të hapin dyert për bizneset e vogla dhe të mesëm, që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Ai theksoi në “Sheshi i Dollarit” se bujqësia nuk ka qenë asnjëherë kaq shumë në vëmendje saç është tani.

Sipas saj, në pesë vitet e fundit janë mbështetur me kredi dhe subvencione 400 pika grumbullim.

“Garancia sovrane me 70% e riskut të mbuluar nga shteti e ul normën e interesit në 2%, ne kemi sot një ofertë për të gjithë Bizneset e angazhuara në sektorin e bujqësisë në prodhimin e produkteve bujqësore; në mbjellje të reja, në ndërtimin e sera, në linjat e përpunimit, me një ofertë që shkon në 2% normë interesi.

Bujqësia nuk ka qenë asnjëherë më në foks se këto vitet e fundit. Në vitet e fundit, po i referohemi pesë viteve të fundit janë mbështetur 400 pika grumbullimi me dhoma frigoriferike me kredi të butë dhe me subvencione. Janë 122 agroturizma të ndërtuar vitet e fundit.”, theksoi ajo/abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

15 July 2025 at 23:02

Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Si qumështi vendas po zëvendësohet me importe

Në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.

Çfarë synon aksioni?

Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit. Po ashtu inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.

Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.

Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.

E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.

Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Dorina Azo

https://monitor.al/pa-autofature-ska-mall-nga-fermeri-tatimet-aksioni-po-forcon-kontrollin-ndaj-grumbulluesve/

https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/

The post Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10% appeared first on Revista Monitor.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

By: V K
15 July 2025 at 14:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ka ngritur sërish akuza ndaj kryeminsitrit Rama për blerje masive votash në zgjedhjet e 11 majit 2025, përmes përdorimit të fondeve publike në sektorin e bujqësisë.

Sipas Berishës, qeveria përdori skemën e garancisë sovrane për kreditë bujqësore në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore, duke e kthyer atë në një mjet elektoral për të favorizuar “fermerët e lidhur me pushtetin”.

Ai pretendon se janë shpërndarë 200 milionë euro garanci, ndërkohë që kodi zgjedhor ndalon transaksione të tilla gjatë periudhës zgjedhore.

Berisha përmendi disa ministra që sipas tij, kanë qenë pjesë e kësaj fushate të maskuar si mbështetje për bujqësinë, duke përfshirë Anila Denaj, Delina Ibrahimaj, Belinda Balluku, Arbjan Mazniku.

Berisha: Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës.
Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë.

Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët.

Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota.
Vazhdojmë.

Si u blenë votat me skemat në bujqësi?

1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi.

2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi.
Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 përqind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të.
Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit.
Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025.
Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.

Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë.

Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 përqind të principalit të kredisë. Faktikisht pra është një blerje masive votash.

Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR.

Takimi me Këshillin e Agrobiznesit, përsëri me të njëjtit persona.

Me 7 mars, takim me Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, përsëri të njëjtit persona.

Me 10 mars, takim me Bashkimin e Prodhuesve, pjesëmarrës të njëjtit persona.

Me 11 mars, vazhdon pra fushata e paraqitjes në kundërshtim me ligjin të shpërndarjes së garancisë sovrane për kredi.

Me 13 mars, kjo tryezë spostohet në Malësinë e Madhe.

Me 18 mars, takim me të rinjtë e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë, Bora

Muzhaqi dhe Anila Denaj.

Me 20 mars, takim në AZHBR.

Në prill, takim në Cërrik me letrat e indulgjencës për të blerë vota.

Vazhdon në mars, takim në Kurbin. Anila Denaj, garancinë sovrane e shndërron në flamurin e fushatës së saj elektorale.

Tani del edhe Paketa e Maleve.

Në Vishaj, në Zall Herr vazhdon fushata me 200 milionë garancinë sovrane.

Vazhdon fushata në Ibën e Poshtme, në Çekrezë, në Pukë, Pinar.

Me projektet qeveritare në bujqësi bëhet fushatë.

Vazhdon në Goriçan në Berat.

Pra, siç e shihni, me skemën e garancisë sovrane, në kundërshtim flagrante me ligjin, me kodin, Edi Rama dhe ministrat e tij qarkuan Shqipërinë për të blerë vota.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

By: Elva
15 July 2025 at 14:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ka ngritur sërish akuza ndaj kryeminsitrit Rama për blerje masive votash në zgjedhjet e 11 majit 2025, përmes përdorimit të fondeve publike në sektorin e bujqësisë. Sipas Berishës, qeveria përdori skemën e garancisë sovrane për kreditë bujqësore në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore, duke e kthyer atë […]

The post Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

By: Ela
14 July 2025 at 09:00

Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, me rritje 13% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 51% kundret vitit 2019. Në të njëjtën kohë, sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri, ra me 5% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023 dhe me 30% kundrejt vitit 2019. Të dyja të dhënat nuk janë […]

The post Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet appeared first on BoldNews.al.

Rama: Subvencionimet në bujqësi do të bazohen tek fatura

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030″, Rama foli për efikasitetin e drejtorive.

“Ne jemi vend shumë i vogël për të pasur drejtori gjithandej edhe kaq sa janë, janë shumë. Sepse kur vjen puna tek efikasiteti pastaj, e keni parë vetë sesa efikase janë. Dhe problemi nuk është se është në Korҫë apo Pogradec, problemi është sa efikase është drejtoria dhe aty pastaj tek efikasiteti mendoj se ka shumë për të korrigjuar”, tha Rama.

Rama u shpreh se “në takimin me fermerët në Cërrik u tha qartë që do të lëvizim nga subvencionimi i përgjithshëm po e quaj, tek subvencionimi për njësi prodhuese”.

“Pra nuk do të subvencionojmë përpara, do të subvencionojmë bazuar tek fatura. Kush tregon faturën e gjësë që ka prodhuar dhe shitur do të marrë mbështetjen përkatëse. Kush do të vazhdojë të operojë pa faturë në mënyrë informale nuk ka pse të pretendojë të subvencionohet për një arsye shumë të thjeshtë, se pastaj në këtë formë primitive subvencionimi përfitojnë shumë nga ata që nuk janë as prodhues dhe nuk janë as kontribuues”, tha Rama.

Ashtu sikundër, shtoi kryeministri, “tokat e dhëna me qira, ose në përdorim të të tretëve që i punojnë, marrin subvencion, po atë subvencion nuk e marrin ata që punojnë tokën dhe që i nxjerrin prodhimin, por e marrin ata që e kanë dhënë me qira dhe që mund të jenë dhe në Itali apo në Greqi. Ky është një tjetër boshllëk që do të duhet ta adresojmë dhe pikërisht adresimin do ta bëjmë duke u spostuar drejt atyre që janë në gjendje të tregojnë faturën”.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Subvencionimet në bujqësi do të bazohen tek fatura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Në reformën e re të territorit, shtojmë mbrojtjen e peizazheve

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në takimin që zhvilloi sot me kryebashkiakët e vendit, tha se në reformën e re territoriale, do të shtohet edhe një element tjetër, ai për zonat e mbrojtura.

Rama theksoi se, nuk mund të lejohet që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar dhe ato të Tiranës të mbushen me resorte dhe vila.

“Çështja e pronësisë mbi tokën bujqësore ka ardhur koha dhe duhet të shihet qartë se çfarë është mbi tokën bujqësore dhe çfarë është kërkesë për pronë në ndërtim, sepse historia e ATMP-ve në shkëmbinj, e gërxhe, që natyrisht s’ka pasur kurrë bujqësi, por qëllimi ka qenë, kap tokë që të bësh ndërtim. Ne kemi filluar një punë me Agjencinë e Planifikimit dhe të Zhvillimit Urban dhe pjesë e reformës së territorit do të jetë edhe përfshirja e një elementi tjetër, që është arkitekti i peizazhit, mbrojtja e peizazheve, se nuk mundet dot që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar të mbushen me resorte, vila apo kodrat e Tiranës me pallate. Siç bëmë me Porto Palermon që e kthyen të tërë gjirin në një zonë të mbrojtur, do të ndërtojmë një skedë të re për të mbrojtur pjesë të peizazhit përgjatë bregdetit dhe rreth gjithë qyteteve. Të ndërtosh kulla në qytet është gjëja e duhur, për të shfrytëzuar tokën me një intensitet të lartë në lartësi dhe për të mos u hapur si varrezat e Tiranës, që mund të përfundojnë deri në Durrës. Të ndërtosh me intensitet të lartë është më e mirë sesa të hapesh në të gjithë territorin”, tha Rama.

Rama tërhoqi vëmendjen për të bërë shumë kujdes në kërkesat për ATMP, që të mos kthehen njësoj si ato proceset e legalizimit.

Rama tha se duhen refuzuar kërkesat për pronësi në tokë bujqësore, që dihet se nuk kanë qenë bujqësore dhe nuk kanë për të qenë kurrë bujqësore.

“Ka ardhur koha të vëmë një kufi. Kush do të bëjë bujqësi, të bëjë bujqësi, kush do të bëjë sikur do të bëjë bujqësi dhe të përfitojë për të marrë pjesë që s’kanë qenë të shkelura nga këmba e njeriut, por pastaj i mbushin me beton, kjo nuk mund të funksionojë”, u shpreh kryeministri.

Rama u shpreh se qëllimi është që të ruhet turizmi në harmoni me natyrën dhe pjesën e zhvilluar.

“Ka zona fantastike që duhet t’i mbrojmë, sepse ajo që Shqipëria duhet të ofrojë, duhet të jetë turizëm i një cilësie të lartë, i harmonizuar mes natyrës dhe pjesëve të zhvilluara. Ndryshe, çfarë kuptimi ka të bëhemi si Golemi, që tani është bërë një “pyll” i madh”, u shpreh Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Në reformën e re të territorit, shtojmë mbrojtjen e peizazheve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e naftës për bujqësinë, 189 683 aplikime në e-Albania

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në platformën e-Albania janë realizuar në total 189 683 aplikime për skemën e naftës për bujqësinë, për periudhën 2020-2024.

Sipas statistikave të publikuara sot nga e-Albania në rrjetet sociale, gjatë vitit 2023, aplikuan për skemën e naftës pa taksa për bujqësinë 54 691 fermerë, ndërsa në vitin 2024 aplikuan 54 239 fermerë.

Numri i aplikimeve të fermerëve është me ndryshime të vogla nga viti në vit, çka tregon për ndërgjegjësimin e tyre drejt formalizimit të aktivitetit bujqësor.

Fermerët në të gjithë vendin aplikojnë lehtësisht online, përmes platformës qeveritare “e-Albania”, për të përfituar subvencione nga masat mbështetëse të Skemës Kombëtare, duke kursyer kohë dhe përfituar transparencë të plotë në procesin e aplikimit.

Qeveria po vijon edhe këtë vit me skemën e mbështetjes për fermerët me naftën pa taksa, si një masë që kontribuon në rritjen e qëndrueshme të zhvillimit të bujqësisë dhe uljen e kostove të prodhimit për fermerët.

/r.e//a.f/

The post Skema e naftës për bujqësinë, 189 683 aplikime në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare 2025, mbështetje për sistemet e ujitjes në pemëtore, ullishta apo vreshta

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Qeveria ka shtuar masat e mbështetjes për fermerët dhe bujqësinë përmes Skemës Kombëtare 2025.

Vendimi i Qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashtron mbështetje financimi për sistemet e ujitjes në pemëtore, ullishta apo vreshta; 30% financim paraparak të fermerëve nëse jepet garacia nga një kompani sigurimi apo bankë dhe mbulim të investimit deri në 15 milionë lekë për ha tokë në shtimin e sipërfaqeve me serra diellore për kultivimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim bëhen disa shtesa.

Mbështetja e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin/tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.

Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.

Mbështetje për investime për: ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve;  8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.

Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Sipas vendimit, përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika.

Masa e përfitimit është në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 5 ha.

Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 10 ha.

Ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imëta, jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10 000 shpendë.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt. Mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 lekë për subjekt. Linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000  lekë për subjekt. Investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë për subjekt. Akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat). Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt.

Fondi total për mbështetje për investime të jetë në vlerën 2 miliardë lekë dhe të përdoret për vitin 2025 deri në 537,8 milionë lekë të akorduara në programin buxhetor, “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, në shpenzime korrente, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë në buxhetin e vitit 2026, si pjesë e PBA-së 2026–2028. /j.p/

The post Skema Kombëtare 2025, mbështetje për sistemet e ujitjes në pemëtore, ullishta apo vreshta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

9 July 2025 at 16:57

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse jepet garancia nga një shoqëri sigurimi apo bankë, si dhe mbulim të investimeve deri në masën 15 mln lekë për ha nëse investohet për shtim serrash diellore për kultivim të perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit, janë ndër masat e reja që i shtohen skemës kombëtare për bujqësinë.

Qeveria ka bërë disa shtesa në VKM nr. 150, datë 6.3.2025, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, me qëllim rritjen e mbështetjes për investime në bujqësi.

Konkretisht vendimi i ndryshuar i botuar në Fletoren Zyrtare përfshin masa të reja financimi me përfitim 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për ha për ndërtimin e serrave të reja diellore me perime ku të jetë i përfshirë edhe instalimi i sistemit të ujitjes

Ndërsa për ngritjen e serave të reja të prodhimit të rrushit mbështetja financiare arrin deri në 8 mln lekë për ha dhe 4 mln lekë për ha për serrat e reja të prodhimit të luleshtrydheve. Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 mijë lekë/ha.

Po ashtu shtohet mbështetja për sistemet e ujitjes me pika dhe mbrojtjen nga breshëri: Fermerët që instalojnë sisteme moderne ujitjeje dhe rrjeta mbrojtëse për pemë dhe vreshta do të marrin subvencione nga 250 mijë lekë për ha deri në 1,5 mln lekë për ha.

Me financim do të mbështeten edhe fermerët që investojnë për ngritjen e linjave të përpunimit dhe etiketimit të perimeve, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7,5 mln lekë për subjekt.

Do të mbështeten edhe investimet në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 mln lekë për subjekt. Edhe për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat), masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për subjekt.

Shtesat e vendimit

Në vendimin nr. 150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 1, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje: “d) mbështetjen e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin / tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.”.

2. Në pikën 2.3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.”.

3. Pas pikës 2.3 shtohet pika 2.4, me këtë përmbajtje: “2.4. Mbështetje për investime për: a) ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: – 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; – 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; – 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve. b) mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

c) rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

ç) sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.

d) ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

dh) mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

e) linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.

ë) investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt. f) akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat).

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

Fondi total për mbështetje për investime të jetë në vlerën 2 (dy) miliardë lekë dhe të përdoret për vitin 2025 deri në 537,8 milionë lekë të akorduara në programin buxhetor 04250, “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, në shpenzime korrente, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë në buxhetin e vitit 2026, si pjesë e PBA-së 2026–2028.”

II. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

 

 

 

The post Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

9 July 2025 at 14:15

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.

Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.

Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.

Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.

Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë.

Në total për 2024, numri i gjedhëve ka shënuar rritje prej rreth 3.4%, duke u rritur nga 263 mijë në 272 mijë. Ndërsa numri i lopëve kanë pësuar një ulje prej 3.5%, nga 232 mijë që ishte në 2023, për vitin 2024 numri i tyre arriti në 224 mijë .

Në total, bagëtitë e imta (që përfshijnë delet dhe dhitë) kanë rënë me afërsisht 2.9%, duke shkuar nga 1,846 mijë në 1,792 mijë. Edhe numri i deleve ka rënë me 3.8%, dhe i dhive me 3.9%. Numri i dhive me qumësht ka rënë rreth 2.1%.

Numri i derrave dhe dosave kanë pasur rënie të dukshme. Derrat janë ulur me rreth 9.6%, ndërsa dosat me rreth 9%.

Shpendët kanë një rënie prej 0.5%, duke shkuar nga 7,031 mijë në 6,992 mijë.

Ndërsa bletët (koshere) janë rritur me rreth 13.1%, nga 519 mijë në 587 mijë, që është rritja më e ndjeshme në këtë periudhë.

Burimi: Instat

The post Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak appeared first on Revista Monitor.

Tatimet, fushatë informuese për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Administrata Tatimore ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese të drejtuar ndaj tatimpaguesve që merren me tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Kjo nismë synon të kontribuojë në formalizimin e tregut, të rrisë sigurinë ushqimore dhe të mbrojë konsumatorin.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për një periudhë dyjavore do të zhvillohet faza sensibilizuese, gjatë së cilës tatimpaguesit do të informohen mbi detyrimin ligjor për të shoqëruar çdo produkt me faturë tatimore të fiskalizuar.

Pas kësaj faze, një taskforcë e posaçme, e përbërë nga inspektorë të Hetimit Tatimor dhe të monitorimit në terren, do të fillojë kontrollet për të verifikuar respektimin e këtyre detyrimeve.

DPT paralajmëron se çdo rast i konstatimit të mungesës së faturës do të shoqërohet me masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Fushata synon të forcojë zbatimin e ligjit dhe të vendosë barazi fiskale ndërmjet tatimpaguesve, duke rritur gjithashtu transparencën dhe besimin në zinxhirin e furnizimit ushqimor”, bën të ditur DPT. /j.p/

The post Tatimet, fushatë informuese për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

10-fishohen kostot e prodhimit në bujqësi, perimet dhe blegtoria kryesojnë

By: Ela
7 July 2025 at 10:15

Pas pandemisë kostot e prodhimeve bujqësore janë rritur me ritme shumë më të larta se para pandemisë, sidomos për kulturat e perimeve dhe prodhimet blegtorale. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT kostot e prodhimit në bujqësi u rritën me 4.7 për qind ndërmjet 2016 dhe 2020, ndërsa nga 2021 në 2024 u shtuan me 37.4%. […]

The post 10-fishohen kostot e prodhimit në bujqësi, perimet dhe blegtoria kryesojnë appeared first on BoldNews.al.

Malaj i përgjigjet Tabakut: Financimet në bujqësi nga 34 në 146 milionë euro në 11 vite

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se fondet për bujqësinë janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke mohuar akuzat e opozitës për mungesë investimesh në këtë sektor.

“Bujqësia në vitin 2013 përfitonte vetëm 34 milionë euro. Ndërsa në vitin 2024, financimi ka arritur në 146 milionë euro. Mjafton të shikojmë buxhetin”, tha ministri Malaj në fjalën e tij, në seancën plenare të Kuvendit.

Ai theksoi se në vitin 2013 kishte vetëm 700 hektarë serra, ndërsa sot ky numër është trefishuar, duke arritur në 2,100 hektarë. Toka e vaditur gjithashtu, theksoi Malaj, është rritur nga 120 mijë hektarë në 300 mijë hektarë.

“Në vitin 2013, nuk ishit askund në lidhje me financimin e bujqësisë. Bujqësia nuk është aspak në zero, dhe shifrat janë kokëforta”, theksoi ministri.

Më herët, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti shqetësim lidhur me investimet e qeverisë për bujqësinë.

“Dje keni kuptuar që bashkitë kanë përgjegjësi për bujqësinë? Sa herë keni qenë në Komisionin e Ekonomisë, kemi thënë se skema korruptive e rritjes së TVSH-së nga 6% në 20% ka shkaktuar dëme në bujqësi. Gjithashtu, kemi diskutuar se në pesë vitet e fundit bujqësia ka pasur zero rritje”, tha Tabaku.

“Dje kuptuat që bujqësia si rezultat i kryebashkiakëve ka dështuar?”, theksoi ajo, duke i cilësuar qëndrimet e qeverisë si propagandë. /j.p/

 

The post Malaj i përgjigjet Tabakut: Financimet në bujqësi nga 34 në 146 milionë euro në 11 vite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024

3 July 2025 at 12:00

Kostot e prodhimit në bujqësi në vendin tonë po rriten me shpejtësi duke sinjalizuar rritje të çmimeve të prodhimeve në vijim.

Sipas INSTAT në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149,6 nga 142,8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4,8%. Gjatë këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 9,1%, gjithashtu rritje ka shënuar edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale me 0,4%, krahasuar me një vit më parë.

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.

Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025. Rënia e bujqësisë është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi ky sektorë përbën një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 15% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 30% të totalit me 2024, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.

Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.

Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së.

INSTAT sqaroi se e llogarit indeksin e Çmimeve të Prodhimit në Bujqësi nga Anketa Mujore për Produktet Bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Mbledhja e të dhënave kryhet pranë fermave. tregjeve të gjësë së gjallë, tregjeve të shumicës dhe vende të tjera ku prodhimet bujqësore mund të grumbullohen.

Informacioni merret nga INSTAT vetëm për çmimet në nivel ferme për produktet vendase duke përjashtuar taksat.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të produkteve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Për prodhimet bimore. çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë industriale, bimë foragjere, perime, patate dhe drufrutorë.

Për prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për mishin peshë e gjallë dhe prodhimet blegtorale. Çmimet e mishit peshë e gjallë grumbullohen për katër kategori kryesore të kafshëve gjedhi, të imta, derra dhe shpendë, sqaron INSTAT.

Për llogaritjen e indeksit të çmimeve të produkteve bujqësore përdoret një skemë e mire- përcaktuar peshash bazuar kjo në metodologjinë ndërkombëtare.

The post Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024 appeared first on Revista Monitor.

Rama: Të rishikohen qiratë e tokës për pemëtaritë, të studiohet çështja e një pakete blegtorale

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të Dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi për një urë të re komunikimi në funksion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE, nënvizoi sot se duhet të rishikohet qiratë e tokës prodhuese për pemëtari.

“Tjetra, që është shumë e qartë, është çështja e qirave të tokës prodhuese. Kemi në fakt dy lloj qirash që kërkojnë një adresim të ri: qiratë e tokës prodhuese për pemëtari duhet të rishikohen në funksion të mosngarkimit me një barrë financiare të papërballueshme për fermerët në periudhën e parë, kur dihet shumë mirë që pemët nuk japin prodhim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë kritikoi edhe strukturat vendore për sjelljen në raport me blegtorët për sa u përket qirave të kullotave. Sipas Ramës, blegtorët përballen me burokraci në nivelin vendor, që duhet të ndryshojë patjetër.

“Është e tmerrshme të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qiratë e kullotave. Kjo është diçka e papranueshme, është skandaloze dhe qasja dhe sjellja e strukturave vendore në raport me kullotat është tërësisht e pajustifikueshme.

Përveç mundit dhe përpjekje të jashtëzakonshme që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe stresin e tepërt, të kotë, skandaloz, të burokracive në nivelin vendor. Këtë duhet ta ndryshojmë patjetër dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë! Ne duhet t’u lutemi blegtorëve dhe jo të luten blegtorët për të marrë atë kontratën e kullotës. Duhet të studiohet çështja e një pakete blegtorale dhe të ftojmë blegtorët që të jenë të pranishëm në Çajup, kur ta kemi gati për ta lancuar paketën dhe për ta bërë konkrete”, tha Rama.

/m.q//r.e//a.f/

The post Rama: Të rishikohen qiratë e tokës për pemëtaritë, të studiohet çështja e një pakete blegtorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Inovacioni, pjesë e zhvillimit bujqësor për uljen e kostove

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se inovacioni duhet të bëhet pjesë e pandashme e zhvillimit të sektorit bujqësor, përmes përdorimit të teknologjive të reja dhe energjive alternative.

Në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të Dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, një platformë komunikimi mes fermerëve dhe sipërmarrësve, Rama theksoi se ulja e kostove për prodhuesit duhet të vijë edhe përmes qasjeve inovative dhe investimeve të qëndrueshme në energji.

“U tha aty shumë qartë, që ndërkohë që shikojmë këto aspekte, duhet të mendojmë dhe për uljen e kostove dhe duhet të jemi inovativë në shumë drejtime. Duhet të shfrytëzojmë edhe mbetjet e punës në bujqësi për të përfituar përmes riciklimit. Kemi shembull të shkëlqyer në Cërrik, ku falë qartësisë së kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, që e kemi model në këtë punë dhe që ka sjellë një propozim tjetër për ta futur edhe IA-në në këtë proces, duhet të angazhohemi bashkërisht, qeveria, njësitë vendore dhe sipërmarrja për të ndërtuar sistemet e biogazit, që kanë një investim të konsiderueshëm fillimisht, por që kanë fitim. Në këtë investim duhet të ndërhyjmë ne, qeveria, njësitë vendore etj. Sipërmarrja këtë vetë e ka të pamundur, pasi ka barrë nga më të mëdhatë, e s’mund t’i kërkosh të investojë në një sistem që ka përfitime të mëdha, por që investimin fillestar e ka të madh”, tha Rama.

Ai vuri në dukje se për të shfrytëzuar potencialin e plotë të bujqësisë, është e nevojshme që institucionet publike, njësitë vendore dhe sektori privat të bashkëpunojnë ngushtë në drejtim të modeleve të reja zhvillimi.

/r.e/

The post Rama: Inovacioni, pjesë e zhvillimit bujqësor për uljen e kostove appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌