Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

9 August 2025 at 08:46

Izraeli po përballet me një valë të re kritikash ndërkombëtare pasi kabineti i sigurisë miratoi planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për pushtimin e Gazës. Gjermania mori një vendim historik duke bllokuar pjesërisht furnizimin me armë për shtetin hebre. Gjermania, e dyta në listën e mbështetësve të huaj të mbrojtjes së Izraelit dhe vendi që në […]

The post Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit appeared first on BoldNews.al.

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

5 August 2025 at 21:17

Baballarë dhe Dervishë të komunitetit Alevi-Bektashi nga vende të ndryshme të Ballkanit janë shprehur kundër nismës për krijimin e “Shtet Bektashi” nga Edi Rama në Shqipëri, duke e konsideruar si një devijim politik dhe shpirtëror nga mësimet e Bektashizmit. Në një deklaratë të përbashkët të lexuar në Komotiní (Greqi), gjatë një aktiviteti të organizuar nga […]

The post Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Drafti i Kodit të ri Penal, OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Prezenca e OSBE në Tiranë në një reagim për një media shqiptare u shpreh se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal.

Sipas reagimit, prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.

“Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagim.

/e.i//a.f/

The post Drafti i Kodit të ri Penal, OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strehim gati falas: Gjermania lindore kundër shpopullimit

By: user7
3 July 2025 at 07:21

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon.

“Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme në çmim. Nuk ke bllokime trafiku dhe as orë të pikut të trafikut. Dhe nuk kam pasur kurrë vështirësi në gjetjen e një vendi parkimi”, thotë Anika Franze, duke buzëqeshur nga pas tavolinës së saj në qendër të qytetit të vogël Guben në kufirin lindor të Gjermanisë me Poloninë.

38-vjeçarja lindi në Berlinin Lindor, dikur Republika Demokratike Gjermane, dhe jetoi në të njëjtin lagje për pjesën më të madhe të jetës së saj para edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Por për shkak të ritmit të ngjeshur dhe situatës së çmimeve të banimit në kryeqytet, ajo kishte kohë që mendonte të largohej.

Gjatë një udhëtimi nëpër Brandenburg, ajo dëgjoi në radio për një program “Banim me provë” në Guben. Palëve të interesuara u jepet mundësinë të jetojnë aty deri në një muaj për vetëm 100 euro në javë. Synimi: të inkurajohen njerëzit të vendosen në qytet dhe kështu të sfidojnë rënien në rritje të popullsisë në Gjermaninë lindore.

Anika Franze në qytetin e zgjedhur, Guben
Aplikime edhe nga Algjeria, Egjipti dhe Brazili

Anika Franze ka jetuar në Guben për tetë muaj, dhe tani drejton projektin që e solli në qytet. Ajo jeton në një apartament me dy kate prej 100 metrash katrorë, të marrë me qira për të njëjtin çmim që do të paguante për një dhomë në një apartament të përbashkët në Berlin.

“Është gjithmonë qetësi këtu, nuk ka as zhurma, ka më pak mbeturina në rrugë dhe gjithmonë takon njerëz që njeh”, shpjegon ajo në një tur të shkurtër në qytet. Vitin e kaluar, 30 persona morën pjesë në programin në Guben, gjashtë prej të cilëve më vonë u zhvendosën atje përgjithmonë. Këtë vit, kanë mbërritur 40 aplikime tashmë në tavolinën e Franzes: nga e gjithë Gjermania, Belgjika, madje edhe nga Algjeria, Egjipti dhe Brazili.

Popullsia në Gjermaninë Lindore është përgjysmuar në 30 vjet

Guben, i famshëm për industritë e tekstilit dhe prodhimit të kapeleve para ribashkimit, është vetëm një nga qindra qytete industriale në Gjermaninë lindore që përjetoi ndryshime të mëdha demografike pas ribashkimit gjerman në vitin 1990. Rënia e lindjeve, migrimi i të rinjve, veçanërisht, në landet perëndimore dhe rritja e jetëgjatësisë e kanë përshpejtuar plakjen demografike.

“Na mungon një brez i tërë”, u shpreh kryetari i bashkisë, Fred Mahro, për gazetën berlineze “taz”. Vërtetë, Gubeni aktualisht ka 16,600 banorë, kurse 30 vjet më parë, kishte pothuajse dyfish më shumë. Vlerësimet parashikojnë se popullsia do të vazhdojë të bjerë në vitet e ardhshme, ashtu si edhe numri i njerëzve në moshë pune, ndërsa mosha mesatare, aktualisht 58 vjeç, do të vazhdojë të rritet.

“Nga një perspektivë ekonomike, ne duhet të sigurohemi që lokalitetet të mbeten tërheqëse dhe që të krijohen stimuj për kompanitë që të vendosen aty, por bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq, për shembull, për një kulturë mikpritëse dhe bashkëjetesë shoqërore”, u shpreh për DW Susanne Schultz, një eksperte për politikën e migracionit në Fondacionin Bertelsmann.

Strehim gati falas: Gjermania lindore kundër shpopullimit

Një sipërmarrje jo e lehtë, pasi një në katër emigrantë mendon të largohet nga Gjermania, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Instituti për Kërkime në Punësim, IAB. “Pakënaqësia me politikën ishte një nga arsyet kryesore dhe mendoj se kjo ka shumë të bëjë me zhvillimet e fundit këtë një vit e gjysmë, atmosfera në Gjermani ka ndryshuar vërtet”, thotë Schultz.

Gjermania Lindore ka imazhin e një bastioni të krahut të djathtë

Në luftën për të tërhequr banorë të rinj, landet lindore të Gjermanisë po luftojnë kryesisht me reputacionin e tyre si vatra për ekstremizmine krahut të djathtë. Guben bëri bujë edhe në vitin 1999 kur azilkërkuesi algjerian Farid Guendoul vdiq nga gjakderdhja pasi u ndoq nga neonazistët.

Në zgjedhjet federale në shkurt të vitit 2025, pothuajse 39 përqind e banorëve votuan për Alternativën për Gjermaninë (AfD), të cilën Zyra e Brandenburgut për Mbrojtjen e Kushtetutës e kishte klasifikuar së fundmi si ekstremiste të krahut të djathtë. “Njerëzit kanë paragjykimet dhe klishetë e tyre, por nga përvoja ime, prapë mund të lidhesh me ta. Ata mund të kenë nevojë vetëm për pak kohë, sepse nuk janë mësuar me kaq shumë diversitet”, shpjegon Anika Franze. Ajo është gjithashtu e zhgënjyer sepse ka shumë fokus te AfD, pasi më shumë se 60 përqind e njerëzve votuan për partitë e moderuara.

Për momentin, Anika Franze shijon një jetë që është më e qetë se në kryeqytetin gjerman. Tani ia ka dalë të përmbush edhe një ëndërr fëmijërie: të mësojë kalërimin. “Nuk e di nëse dua të plakem këtu, por gjithashtu nuk e di nëse do ta bëja këtë në Berlin.”/DW

The post Strehim gati falas: Gjermania lindore kundër shpopullimit appeared first on Lapsi.al.

Përplasje në Samitin e SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës së përbashkët

16 June 2025 at 19:48

Këtë të hënë është zhvilluar në Tiranë Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), nën drejtimin e presidentit Bajram Begajt, ku si synim ka bashkëpunimin për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit. Në përfundim të Samitit ka pasur diskutime lidhur me deklaratën e përbashkët e cila […]

The post Përplasje në Samitin e SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës së përbashkët appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa për shtyrje orari të votimit në Vlorë, PD kundër: Abuzim me procesin zgjedhor

By: user 11
10 May 2025 at 20:43

Partia Demokratike ka kundërshtuar kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës paraqitur në KQZ, për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”. Në një shkresë dërguar komisionerit Ilirjan Celibashi, PD shprehet se është kategorikisht kundër këtij propozimi.

“Duke iu referuar kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”, ju informojmë se Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) është kategorikisht kundër këtij propozimi. Ky aktivitet, i organizuar nga vetë qeveria aktuale në ditët më kritike të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e heshtjes dhe tani edhe ditën e zgjedhjeve, ka karakter të qartë propagandistik dhe shërben më shumë për qëllime elektorale dhe promovimi. Të shpenzosh mbi 7 milionë euro nga fondet publike për një shfaqje të tillë, dhe më pas të kërkosh edhe shtyrje të orarit të votimit për t’ia përshtatur agjendës së kësaj ngjarjeje, është një abuzim i papranueshëm me procesin zgjedhor.

Duhet shtuar se për dy ditë me radhë është ndaluar lëvizja e lirë në territorin e Tiranës, janë pamundësuar aktivitetet politike të opozitës dhe i është mohuar e drejta kushtetuese subjekteve politike për të komunikuar me qytetarët në ditët vendimtare të fushatës. Ky precedent shkel parimet themelore të një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.

Qëndrimi ynë është i qartë: zgjedhjet nuk mund të përshtaten me orarin e propagandës qeveritare. Është procesi zgjedhor që duhet të ketë përparësi absolute. Nëse aktiviteti sportiv bie ndesh me rregullsinë e zgjedhjeve, atëherë përgjegjësia bie mbi organizatorët dhe jo mbi qytetarët apo institucionet zgjedhore.

Për më tepër, një ndërhyrje e tillë e kërkuar nga PS vetëm pak orë para zgjedhjeve, cenon besueshmërinë e procesit dhe krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Kjo nuk është thjesht një çështje orari është një çështje parimi dhe standardi demokratik. PD–ASHM kërkon me forcë që kërkesa e PS të mos merret në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Çdo vendimmarrje në këtë drejtim do të konsiderohej nga ana jonë si një ndërhyrje e papranueshme në barazinë e garës dhe një minim i rëndë i integritetit të zgjedhjeve jo vetëm në qytetin e Vlorës, por në të gjithë qarkun”, thuhet në reagimin e PD.

The post Kërkesa për shtyrje orari të votimit në Vlorë, PD kundër: Abuzim me procesin zgjedhor appeared first on Lapsi.al.

Kina kundër Kievit: Nuk u kemi dhënë armë vdekjeprurëse palëve në luftën në Ukrainë

18 April 2025 at 10:57

Pekini ka mohuar se i ka dhënë armë vdekjeprurëse ndonjërës palë në luftën në Ukrainë, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se ka “informacione” se Kina po e furnizon me armë Rusinë.

“Pala kineze asnjëherë nuk ka ofruar armë vdekjeprurëse për ndonjërën palë në konflikt dhe në mënyrë të rreptë kontrollon mjetet me përdorim të dyfishtë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian më 18 prill.

Zelensky nuk dha detaje për akuzat e tij ndaj Kinës, por vetëm tha se Kievi është “i gatshëm” që të bisedojë në detaje për këto pretendime.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas tha se Kievi e di se të paktën 155 shtetas kinezë janë dislokuar për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe pretendoi se ushtria ukrainase ka kapur dy ushtarë kinezë në rajonin lindor të Donjeckut.

Pekini tha të premten se “qëndrimi ynë ndaj çështjes së Ukrainës është konsistent dhe i qartë”.

“Ne vazhdimisht kemi bërë përpjekje për ndaljen e armiqësive dhe për bisedime të paqes”, tha Lin.

Kina e ka paraqitur veten si një palë neutrale lidhur me luftën trevjeçare në Ukrainë, pavarësisht kritikave të qeverive perëndimore se lidhjet e saj të ngushta me Rusinë i kanë dhënë Moskës ndihmë të rëndësishme ekonomike dhe diplomatike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kina kundër Kievit: Nuk u kemi dhënë armë vdekjeprurëse palëve në luftën në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Lartë shqyrton në 3 prill kërkesën e Përlleshajt kundër arrestit me burg

30 March 2025 at 13:16

Vetëm pak ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Mario Përlleshajt për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së tij mbi kundërshtimin e masës së sigurisë arrest në burg.

I mituri akuzohet si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij Martin Cani në 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës “Fan Noli”.

Trupi Gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të vendosin më datë 3 prill në orën 10:00 nëse do e pranojnë kërkesën e mbrojtjes së Përlleshajt, apo do lënë në fuqi vendimin e 2 shkallëve më të ulëta të gjyqësorit për masën e sigurisë.

Mbrojtja e të miturit pretendon në rekursin e saj se nuk ekzistojnë dyshimet e arsyeshme, kontestimet mbi ekspertizën e rrethanave të ngjarjes, nevojat specifike të tij dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri si dhe marrjen në konsideratë të nenit 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, ku parashikon rrezikshmërinë.

Si pasojë e përleshjes mes të miturve mbeti i plagosur edhe vetë autori i dyshuar si dhe Luis Meçaj. Prej nëntorit të 2024, 14-vjeçari Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë.

The post Gjykata e Lartë shqyrton në 3 prill kërkesën e Përlleshajt kundër arrestit me burg appeared first on Euronews Albania.

Edi kundër Ramës, nuk ke parë gjë akoma

By: Oldi
28 February 2025 at 09:29

Nga Basir Çollaku “Hynë në universitet si në fshatin e Korleones…” thotë bablok detoksi. Nuk ke parë gjë akoma bablok! Do të hyhet në të gjitha katet e zgëqet e pushtetit edhe si në Kali, Medelin, Çikago, Ist Harlem, Apakulpo e Verakruz. Ashtu si personazhi Zhurdën i Molierit që kishte folur prozë gjithë jetën pa […]

The post Edi kundër Ramës, nuk ke parë gjë akoma appeared first on BoldNews.al.

Altin Dumani: Kriptovaluta po përdoren masivisht për blerje narkotikësh, “luftë” kundër pastrimit të parave

By: V K
26 February 2025 at 11:31

Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi progresin e arritur në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, duke zbuluar se vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara për vitin 2024 ka arritur në 59 milionë euro.

Dumani theksoi se kriptovalutat janë përdorur gjithnjë e më shumë nga organizatat kriminale, për të blerë kokainë dhe për të pastruar të ardhurat e paligjshme.

Ai shpjegoi se lufta e SPAK synon të japë një mesazh të fortë: krimi nuk mund të blejë asgjë dhe nuk mund të shpërblehet.

Gjithashtu, Dumani shtoi se kjo goditje ndaj pasurisë të krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, është një hap i rëndësishëm në garantimin e drejtësisë.

Altin Dumani: Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjithashtu ka bërë progres.

Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka rritur në vlerën 59 mln euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga organizatat kriminale me kryerjen e veprimeve të tyre duke i përdorur masivisht si për të blerë sasira kokaine dhe pastrim parash.

Lufta ndaj pastrimin e parave nga SPAK synon të japë mesazhin që krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë.

The post Altin Dumani: Kriptovaluta po përdoren masivisht për blerje narkotikësh, “luftë” kundër pastrimit të parave appeared first on Albeu.com.

Rama kundër arrestimeve të zyrtarëve në Universitetin Bujqësor: Pa gjyq, PS nesër takon rektorin

By: V K
25 February 2025 at 11:17

Kryeministri Edi Rama, ka kundërshtuar masat e sigurisë për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor nga SPAK, nën akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Rama paralajmëron se Grupi Parlamentar i PS, do të takohet nesër me rektorin e Universitetit, i cili nuk është i përfshirë në hetim.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë!
Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030″, shprehet Rama.

The post Rama kundër arrestimeve të zyrtarëve në Universitetin Bujqësor: Pa gjyq, PS nesër takon rektorin appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Drejtësia nuk mund të survejojë partitë politike gjatë procesit zgjedhor është lajthitje, të ndalet menjëherë

By: V K
20 February 2025 at 09:39

Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në rubrikën “Sy më sy”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shprehur kundërshtinë e tij lidhur me iniciativën e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ngritjen e strukturave që synojnë monitorimin e krimeve zgjedhore.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se është kategorikisht kundër çdo forme survejimi të partive politike, gjatë procesit zgjedhor dhe kërkoi që çdo lloj survejimi në terren i partive politike të ndalet menjëherë.

“Drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe institucionale, duke respektuar të drejtat e njeriut. Profesionalizmin në drejtësi duhet ta konsolidojmë të gjithë së bashku. Nuk mund të justifikohen qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit nga drejtësia. Pushtetet janë të ndara dhe nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Unë uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe që menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në terren”, deklaroi Rama.

Më tej, ai e cilësoi një praktikë të papranueshme monitorimin e partive politike, duke e krahasuar atë me kohë të errëta të së kaluarës.

“Nuk mundet kurrë që të kthehemi pas në kohëra kaq të errëta, ku ata që merren me politikë survejohen. Përpjekja për të luftuar krimet elektorale duhet të bëhet duke respektuar rolin kushtetues të secilit institucion. Çdo dalje nga këto pozicione përbën një ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, theksoi ai.

Megjithatë, Rama shtoi se mbështet institucionet e drejtësisë, në përmbushjen e detyrës së tyre kushtetuese.

The post Edi Rama: Drejtësia nuk mund të survejojë partitë politike gjatë procesit zgjedhor është lajthitje, të ndalet menjëherë appeared first on Albeu.com.

Plumba kundër lirisë/ Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit

7 February 2025 at 10:41

Kur policia shtypi demonstratat e para kundër regjimit represiv komunist në prill 1991, katër studentë u vranë në Shkodër. Zyrtarët që fillimisht u dënuan për vrasjet u amnistuan dhe kurrë nuk u krye një hetim i plotë mbi ngjarjen. Harris Murana ishte një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme kur u plagos gjatë përplasjeve me […]

The post Plumba kundër lirisë/ Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Mijëra gjermanë në protestë kundër bashkëpunimit me AfD-në

2 February 2025 at 18:05

Në mbarë Gjermaninë po mbahen protesta të mëdha kundër bashkëpunimit të çfarëdolloj forme me partinë e esktremit të djathtë AfD. Në fokusin e protestave ishte edhe unionin konservator i kristiandemokratëve. Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbarë Gjermaninë dolën në protesta në rrugë, për të demonstruar […]

The post FOTO/ Mijëra gjermanë në protestë kundër bashkëpunimit me AfD-në appeared first on BoldNews.al.

Protestë masive në Beograd, studentët dhe fermerët ngrihen kundër Vuçiç

22 December 2024 at 18:59

Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior […]

The post Protestë masive në Beograd, studentët dhe fermerët ngrihen kundër Vuçiç appeared first on BoldNews.al.

Gërvalla: Rama keqpërdori foltoren e Kuvendit, bëri fushatë kundër Kurtit

20 December 2024 at 20:25

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur “fushatë kundër Qeverisë Kurti” fjalimin e kryeministrit Edi Rama, në seancën e përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri të mbajtur këtë të premte në Prishtinë. Sipas Gërvallës, Rama e keqpërdori foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe se fjalimi i tij, nuk ishte aspak i përshtatshëm me […]

The post Gërvalla: Rama keqpërdori foltoren e Kuvendit, bëri fushatë kundër Kurtit appeared first on BoldNews.al.

Zgjatja e afateve të ligjit të investimeve strategjike/ Jorida Tabaku kundër: Mjet për favorizimin e oligarkëve

By: V K
14 December 2024 at 10:48

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar zgjatjen e afatit të ligjit të investimeve strategjike nga mazhoranca socialiste.

Ajo e ka cilësuar atë një mjet të përdorur për favorizimin e oligarkëve dhe klientelës së lidhur me qeverinë.

“Ky ligj, që u miratua si një masë e përkohshme në vitin 2015, ka degraduar në një mekanizëm abuziv që shërben vetëm për të shpërblyer një grusht njerëzish pranë mazhorancës. Ndërsa shqiptarët përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, qeveria shpërndan pasuritë publike me qira simbolike prej 1 euro për klientët e saj”, theksoi Tabaku.

Ligji i investimeve strategjike, ka shkaktuar debate dhe kritika të shumta, për mënyrën e zbatimit dhe për rrethin e përfituesve.

Sipas saj, qeveria duhet të ndalojë menjëherë këtë praktikë abuzive dhe të fokusohet në krijimin e një klime të drejtë për investime të ndershme dhe përfitime për qytetarët shqiptarë, jo për një grup të vogël të privilegjuarish.

Ligji i investimeve strategjike, që pritet të shtyhet sërish nga mazhoranca, është kthyer në simbolin e abuzimit me pasuritë publike dhe mungesës së transparencës nga qeveria Rama.

Gjithashtu, Tabaku ka bërë thirrje për ndalimin e këtij mekanizmi të dëmshëm, duke kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi për pasuritë e shqiptarëve.

Postimi:

Një ligj për elitën, një barrë për shumicën: Abuzimet që shkatërrojnë të ardhmen e shqiptarëve

Ndërsa shqiptarët luftojnë çdo ditë për të përballuar çmimet e rritura, pagat qesharake dhe pensionet që nuk mjaftojnë as për mbijetesë, mazhoranca socialiste është fokusuar në një dhe vetëm një qëllim: pasurimin e pakicës së privilegjuar prej 5% dhe klientëve të tyre të lidhur me pushtetin.

Pas 9 vitesh shkatërrimi të bregdetit me skema klienteliste, ku pasuritë publike janë dhënë për 1 euro tek të ashtuquajturit “investitorë strategjikë,” tani shtyjnë edhe më tej afatin e këtij ligji. Dhe më keq akoma: po planifikojnë që investitorët e tyre të privilegjuar të marrin në përdorim brigjet e deteve, lumenjve dhe liqeneve për interesat e tyre personale, duke anashkaluar plotësisht interesat e popullit shqiptar.

Ligji i Investimeve Strategjike, që duhej të ishte i përkohshëm, është kthyer në një mjet të përhershëm për abuzim. Kjo është hera e tetë që shtyhet afati i këtij ligji, ndërsa ligjet që do të ndihmonin 95% të shqiptarëve mbeten të bllokuara, të harruara në sirtar ose të refuzuara pa mëshirë.

Ironikja është se Këshilli i Investimeve Strategjike jo vetëm që ka marrë më shumë pushtet, por ka gjithnjë e më pak llogaridhënie. Asnjë investitor serioz i huaj nuk ka ardhur për shkak të këtij ligji. Asnjë projekt strategjik për zhvillim nuk është ndërtuar. I gjithë ligji është një mekanizëm për të pasuruar një grusht njerëzish që kontrollojnë çmimet e ushqimeve, tregjet dhe pasuritë kombëtare. Ky është ligji i klientelës, jo i shqiptarëve.

Prej 9 vitesh, Shqipëria është e bllokuar në hartimin e një kuadri serioz për investimet, një mekanizëm që do të garantonte konkurrencë të ndershme dhe do të tërhiqte investitorë të vërtetë. Dhe ndërkohë që vendet e rajonit tërheqin më shumë investime të huaja, ne mbetemi peng i një sistemi që shpërblen klientët dhe ndëshkon të ndershmit. Kjo është Shqipëria e padrejtësisë, ku as investitorët shqiptarë, as ata të huaj nuk kanë akses në tenderët publikë, në garat e hapura apo në koncesionet e ndershme. Gjithçka është rezervuar për miqtë dhe klientët e mazhorancës.

Ata votojnë me kartonë të komanduar për ligje me porosi, ndërsa shqiptarëve u tregojnë përralla me komisione të posaçme dhe reforma boshe. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Ky është ligji i dhuratave për të privilegjuarit! Ky është ligji që përbuz 95% të shqiptarëve! Dhe shqiptarët nuk do ta pranojnë më këtë pabarazi dhe këtë sistem të padrejtë që po shkatërron të ardhmen e vendit!

The post Zgjatja e afateve të ligjit të investimeve strategjike/ Jorida Tabaku kundër: Mjet për favorizimin e oligarkëve appeared first on Albeu.com.

Socialistët votojnë kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për buxhetin 2025

By: V K
3 December 2024 at 11:26

Maxhoranca socialiste, ka rrëzuar dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha, të propozuara në Kuvend.

Berisha propozoi pezullimin e PPP-ve, deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Pas hedhjes në votim, amendamentet u rrëzuan nga moazhoranca me 72 vota kundër dhe me vetëm 36 vota pro.

Amendamentet e propozuara nga Berisha:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

The post Socialistët votojnë kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për buxhetin 2025 appeared first on Albeu.com.

Kundër qendrave të emigrantëve, qindra aktivistë të shoqërisë civile italiane dhe shqiptare protestë në Shëngjin

By: V K
1 December 2024 at 14:32

Dhjetra aktivistë shqiptarë dhe italianë, kanë protestuar këtë të diel nën moton “Marrëveshje ilegale, rezistence globale” tek porti i Shëngjinit kundër marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit për strehimin në Shqipëri të refugjatëve nga vendet afrikane që kapen në ujërat ndërkombëtare.

Protesta e tyre vjen në një kohë kur si kampi i Shëngjinit, po ashtu dhe i Gjadërit, janë boshatisur, madje edhe nga punonjësit, pasi Gjykata e Romës bllokoi dërgimin e refugjatëve.

Një prej protestuesve deklaroi për mediat se do vazhdojnë protestat kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tij kërkojnë një Europë, Shqipëri dhe Itali më demokratike.
“Kemi protestuar me aq sa kemi mundur kundër kësaj marrëveshje. Është një farë shtyse shumë e fortë që jo vetëm këtë marrëveshje, por me të gjitha këto lloj marrëveshjes ta vazhdojmë rezistencën tonë.

Solidariteti juaj është forcë për ne, forcë për të gjithë ata emigrantë.

Europa që ne duam nuk është Europa e Melonit, nuk është Europa e Von der Leyen, nuk është Europa e Ramës, por e demokracisë,.

Ne do të luftojmë dhe do jemi për një Europë më demokratike, një Itali më demokratike dhe një Shqipëri me demokratike, ku emigrantët të jenë pjesë integrale e shoqërisë dhe të trajtohen si gjithë të tjerët me të drejta të barabarta”, tha ai.

Azikërkuesit u kthyen në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Romës, e cila pasi vendosi kthimin e tyre në shtetin fqinj, ia referoi çështjen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, për shak se ata vini nga vende të konsideruara jo të sigurta nga kjo gjykatë.

The post Kundër qendrave të emigrantëve, qindra aktivistë të shoqërisë civile italiane dhe shqiptare protestë në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i Kupës së Botës në 2034

By: user7
26 November 2024 at 07:19

Më 11 dhjetor, kongresi i FIFA-s pritet të ratifikojë dhënien e të drejtës për të organizuar Kupën e Botës 2034 Arabisë Saudite, sepse pas tërheqjes së Australisë është e vetmja ofertë e paraqitur.

Megjithatë, me afrimin e ditëve të vendimit, reagimet shtohen. Më 11 nëntor, Amnesty International dhe Aleanca e Sportit dhe të Drejtave (SRA) në deklaratat e tyre zyrtare i kërkuan FIFA-s të ndalojë procesin e përzgjedhjes së Arabisë Saudite nëse nuk shpallen reforma të rëndësishme për të drejtat e njeriut astje. Diçka që duhet të ndodhë brenda javëve të ardhshme dhe veçanërisht para votimit muajin e ardhshëm.

Ditën e sotme stafetën e kanë marrë dy senatorë amerikanë të cilët përmes letrës së tyre, siç bën të ditur Associated Press, i bëjnë thirrje FIFA-s që të refuzojë kandidaturën e Arabisë Saudite për të njëjtën arsye.

Të gjithë kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i

Demokratët Ron Wyden nga Oregon dhe Dick Durbin nga Illinois në letrën e tyre drejtuar presidentit të Federatës Ndërkombëtare, Gianni Infantino, shprehen ndër të tjera: “Aprovimi i kandidaturës së Arabisë Saudite këtë dhjetor vë në rrezik punëtorët, atletët, turistët dhe anëtarët e shtypit dhe është në kundërshtim me politikat e FIFA-s për të drejtat e njeriut.

Mbretëria vazhdon të torturojë disidentët, të kryejë ekzekutime jashtëgjyqësore, të diskriminojë komunitetin LGBTQ+, të shtypë gratë dhe pakicat fetare, të shfrytëzojë dhe abuzojë me punëtorët e huaj dhe të kufizojë pothuajse të gjitha të drejtat civile dhe liritë civile”.

The post Kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i Kupës së Botës në 2034 appeared first on Lapsi.al.

❌
❌