Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bie numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

3 July 2025 at 20:52

Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe ka shënuar rritje krahasuar me vitet e kaluara, por jo edhe i nxënësve dhe studentëve në shkolla e fakultete. Përkundrazi, ato kanë shënuar rënie.

Ekspertët e arsimit e shohin këtë si shqetësim dhe apelojnë që të forcohet sistemi arsimor në Kosovë.

Në Kosovë po bie numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve.

Të dhënat më të fundit nga Agjencia e Statistikave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, për vitin shkollor 2024/2025, tregojnë një trend në rënie në të gjitha nivelet e arsimit publik. Por nga ana tjetër, ka një rritje të lehtë të interesimit për institucionet private.

Në çerdhe dhe institucione parashkollore janë regjistruar gjithsej 34 mijë e 38 fëmijë, që përfaqëson një rritje prej mbi 1.200 krahasuar me vitin e kaluar.

Por struktura po ndryshon: 31.4% e fëmijëve janë të regjistruar në sektorin privat, krahasuar me 26.6% një vit më parë.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët janë regjistruar 208 mijë e 515 nxënës, nga të cilët 95.5% ndjekin shkollat publike dhe 4.5% ato private. Por edhe këtu ka rënie, në vitin e kaluar, numri total ishte mbi 215 mijë.

Edhe në arsimin e mesëm të lartë shifrat janë më të ulëta: 63 mijë e 551 nxënës, me 91.8% në sektorin publik dhe 8.2% në atë privat ? një ndryshim i lehtë në favor të institucioneve jopublike.

Ndërkaq, numri i studentëve është 64 mijë e 817, me një ulje prej më shumë se 5 mijë krahasuar me vitin e kaluar. 56.5% janë në universitete publike dhe 43.5% në kolegje private, raporton RTKlive.

Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, sipas ekspertëve, është pasojë direkte e trendëve demografikë.

“Në 10 vitet e fundit kemi rënie të vazhdueshme në arsimin parauniversitar, dhe tani kjo po ndodh edhe në universitete. Kjo është reflektim i uljes së natalitetit, por edhe i mungesës së politikave efikase arsimore. Nëse nuk veprohet urgjentisht, kjo rënie do të vazhdojë”, tha Xhevat Rexhaj, ekspert i arsimit.

Për ekspertin Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard rënia e interesimit për universitetet nuk duhet parë vetëm si problem.

“Ndoshta nuk është alarmuese që të rinjtë nuk po regjistrohen në universitet. Shumë prej tyre po hyjnë në tregun e punës pas shkollave profesionale ose po ndjekin trajnimet e nivelit të pestë. Kjo është më në përputhje me nevojat reale të tregut”, tha Qehaja.

Sipas tij, arsimi privat po tërheq gjithnjë e më shumë studentë për shkak të ofertave fleksibile, programeve moderne dhe vëmendjes ndaj nevojave të studentëve.

“Universitetet publike duhet të rikthejnë besimin e studentëve, të përditësojnë programet dhe të afrohen më shumë me realitetin e tregut të punës”, shtoi ai.

Ekspertët thonë se nëse Kosova dëshiron ta ndërtojë një sistem arsimor të qëndrueshëm dhe konkurrues, duhen reforma të thella dhe vendime të guximshme, përfshirë një rikonceptim të arsimit publik dhe një përqendrim serioz në edukimin e hershëm.

The post Bie numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Kremlini në anën e Vuçiç, shpreson që presidenti të rivendosë qetësi në Serbi

By: user 5
30 June 2025 at 20:51

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Kremlini nuk mund ta përjashtonte mundësinë që protestat antiqeveritare në Serbi, të ishin një përpjekje për një revolucion, por ishte i bindur se udhëheqja serbe do të rivendoste qetësinë. Të shtunën, policia serbe u përlesh me protestuesit antiqeveritarë që kërkonin zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç.

“Pavarësisht faktit se Serbia është, sigurisht, nën një presion të paparë nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që atje po përdoren metoda të njohura për të nxitur revolucione me ngjyra. Nuk kemi dyshim se udhëheqja aktuale serbe do të jetë në gjendje të rivendosë ligjin dhe rendin në vend në një të ardhme shumë të afërt”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia tradicionalisht e sheh Vuçiçin si një aleat të ngushtë dhe udhëheqësi serb ishte në Moskë më 9 maj për të parë një paradë ushtarake për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, përfshirë mbylljen e universiteteve, e kanë shqetësuar Vuçiç, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2027, kur janë planifikuar edhe zgjedhjet parlamentare. Vuçiç tha se pas protestave të së shtunës qëndronin “forca të huaja” të paspecifikuara dhe se demonstruesit u përpoqën të “rrëzonin qeverinë serbe”, por dështuan.

The post Kremlini në anën e Vuçiç, shpreson që presidenti të rivendosë qetësi në Serbi appeared first on Lapsi.al.

“Po tronditet regjimi i Vuçiç”/ Protestat masive në Serbi, reagon ashpër analisti: Protesta ka energji që vjen nga…

30 June 2025 at 17:54

Analisti Artur Nura theksoi se vala e protestave po e trondit regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiç. I ftuar në një studio televizive, Nura tha se nuk beson se protestat në Serbi nuk kanë prapavijë nga vendet perëndimore.

Policia serbe hoqi në orët e para të mëngjesit të së hënës barrikadat e ngritura në kryeqytetin Beograd nga mijëra protestues anti-qeveritarë, që kishin zënë rrugët si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimeve të fundit dhe në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai theksoi se protesta vjen si presion nga poshtë dhe regjimi do ta ketë të vështirë kontrollin e saj. Sipas tij, kërkesat e studentëve për zgjedhje janë legjitime dhe nuk ka arsye pse vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Artur Nura:

“Protesta po tronditin regjimin e Vuçiçit. Qeveria serbe po mbyt me dhunë kryengritjet. Nuk besoj se ka nxitje të drejtpërdrejtë të vendeve të BE dhe vendeve të perëndimit, për studentët në serbi. Unë besoj se këtë rast do ta ketë shumë të vështirë të menaxhojë situatën.

Regjim i dhunshëm i Milloshevicit modern, sepse Vuçiç vjen nga ato radhë. Nuk besoj se perëndimi nuk bën presion ndaj Vuçiçit, presioni është të mos përdoret dhunë, të lirohen të arrestuarit. Presioni i studentëve është nga poshtë, shifrat flasin se janë 120 mijë protestues. Ajo protesta ka një energji që vjen nga poshtë dhe nuk besoja se do kontrollohet”.

The post “Po tronditet regjimi i Vuçiç”/ Protestat masive në Serbi, reagon ashpër analisti: Protesta ka energji që vjen nga… appeared first on Sot News | Lajme.

Përleshje në Serbi mes policisë dhe protestuesve që duan zgjedhje të parakohshme

By: user 4
29 June 2025 at 00:59

Forcat speciale të Serbisë hodhën gaz lotsjellës ndërsa dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e Beogradit, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme për t’i dhënë fund sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç.

Disa protestues hodhën flakadanë ndaj policisë kur protesta po shuhej rreth orës 22:00 të së shtunës. Protestuesit brohoritën “Ulni mburojat”, duke u kërkuar policëve të mos ndërhyjnë.

Tubimi u organizua nga studentët e universiteteve të Serbisë, të cilët përbëjnë boshtin kryesor të protestave mbarëkombëtare që nisën afro tetë muaj më parë, pas shembjes fatale të çatisë së një stacioni hekurudhor të rinovuar me beton në qytetin verior të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.

Tragjedia e nëntorit të kaluar shënoi një pikë kthese në irritimin ndaj qeverisë, pasi shumë serbë besojnë se ajo ndodhi për shkak të korrupsionit të dyshuar dhe neglizhencës në projektet infrastrukturore shtetërore.

Nën presion, kryeministri Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen në fillim të këtij viti, por Vuçiç vazhdon të mbetet në pushtet.

Kompania hekurudhore e Serbisë ndaloi shërbimin e trenave për shkak të një kërcënimi të supozuar me bombë – një veprim që kritikët e quajtën përpjekje të dukshme për të penguar njerëzit të udhëtonin drejt Beogradit për protestë.

Disa orë para protestës në sheshin Slavija dhe bulevardin Nemanjina të Beogradit, partia e Vuçiçit solli me autobusë mbështetësit e saj nga zona të tjera të vendit, shumë prej të cilëve mbanin bluza me mbishkrimin: “Nuk do ta dorëzojmë Serbinë”.

Ata iu bashkuan mbështetësve militantë që prej mesit të marsit kanë ngritur kamp pranë zyrës së Vuçiçit në qendër të Beogradit.

Vuçiç, partia e të cilit, Partia Progresive – udhëheq një koalicion që zotëron 156 nga 250 vendet në parlament, u tha gazetarëve të shtunën se “fuqi të huaja” të papërcaktuara ishin pas protestës. Ai deklaroi se policia duhet të tregojë përmbajtje, por paralajmëroi se “banditët do të përballen me drejtësinë”.

Vuçiç ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe është i vendosur të përfundojë mandatin e tij të dytë, që përfundon në vitin 2027, kur janë parashikuar edhe zgjedhjet parlamentare.

Por kontrolli i tij mbi pushtetin është lëkundur, me kundërshtarët që e akuzojnë atë dhe aleatët e tij për lidhje me krimin e organizuar, dhunë ndaj rivalëve dhe shtypje të lirisë së medias – akuza që ata i mohojnë.

Më herët këtë javë, policia arrestoi disa persona të akuzuar për komplot për rrëzimin e qeverisë dhe ndaloi hyrjen në vend, pa dhënë shpjegim, të disa qytetarëve nga Kroacia dhe një regjisor teatri nga Mali i Zi.

The post Përleshje në Serbi mes policisë dhe protestuesve që duan zgjedhje të parakohshme appeared first on Lapsi.al.

“Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe…”/ Presidenti Begaj mirëpritet në Universitetin e Kalabrisë: Trashëgimi vlerash

27 June 2025 at 09:33

Në një takim me profesorë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë Presidenti i Republikës vlerësoi “këtë qendër të rëndësishme akademike në zemër të një rajoni që ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe”.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

“Ky universitet, që është në zemër të rajonit të Kalabrisë, ka një mision tjetër shumë të rëndësishëm: të mbrojë, të promovojë dhe të trashëgojë gjuhën arbëreshe. I falënderoj nga zemra të gjithë profesorët e katedrës së gjuhës e të kulturës shqipe. Ky është një vit përkujtimor, ku bëhen 50 vjet të kësaj katedre, dhe uroj e besoj që kjo katedër do të përjetojë gjithmonë, do të jetë përjetë, do ta mbrojë përjetë arbërishten, sepse duke mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe kemi promovuar edhe figurën e atij që themeloi këtë katedër, Françesko Solanos.

Një punë e jashtëzakonshme 50-vjeçare, e ndjekur me shumë pasion nga profesor Altimari dhe shumë të tjerë që vazhdojnë e studiojnë arbërishten, e cila kulmon në promovimin dhe botimin e shumë veprave dhe librave që do t’i shërbejnë brezit të ri. Është ajo çfarë ne na duhet për të ndërtuar të ardhmen tonë, për të ndërtuar të ardhmen e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë.”

Presidenti Begaj çmoi kontributin, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të studiuesve dhe profesorëve për ruajtjen e lidhjeve shkencore dhe kulturore ndërmjet Shqipërisë e shqiptarëve dhe komuniteteve arbëreshe si një trashëgimi që meriton respekt të veçantë.

Kreu i Shtetit përgëzoi studiuesit për tekstin shkollor të sapobotuar për mësimin e gjuhës arbëreshe, ndërsa u shpreh: “Këtu në sallë profesori dëshmoi atë që ne e përsëritëm gjatë ditës, thënien e Nënë Terezës, që, kur bën gjëra të vogla me dashuri të madhe, patjetër që do të arrish suksese. Humanizmi i atyre profesorëve, pa asnjë lloj kërkese financiare, vetëm e vetëm për të promovuar një libër, i cili do t’i shërbejë brezave dhe brezave, si dhe trashëgimisë së kësaj vlere të jashtëzakonshme gjuhësore, është vërtetë për t’u falënderuar. Themeli i këtyre marrëdhënieve është komuniteti arbëresh që, me veprën e tij prej më shumë se 5 shekuj, na ka treguar se sa e rëndësishme është të mbrojmë gjuhën, sa e rëndësishme është të mbrojmë identitetin tonë kulturor, gjuhësor dhe kombëtar. Fjalët janë tepër, veprat janë ato që mbeten. Veprat e atyre mësuesve që do t’i shërbejnë brezave, veprat e prodhuara nga profesor Altimari që do t’i mbeten brezave të tëra, do të prodhojnë shumë studiues të tjerë për të ardhmen tonë. Është shumë e rëndësishme që katedra e Albanologjisë në Kalabri të vijojë misionin e saj të lartë për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës e kulturës arbëreshe”.

Nga biblioteka e Universitetit të Kalabrisë, Presidenti i Republikës iu bashkëngjit ftesës së profesor Altimarit për mbështetjen, forcimin dhe bashkëpunimin me tri qendrat e rëndësishme kërkimore dhe arsimore në Itali që i janë dedikuar gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë, atë të Palermos dhe Romës.

Gjatë vizitës në Universitetin e Kalabrisë, Presidenti i Republikës u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit të Kalabrisë, profesor Nicola Leone.

The post “Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe…”/ Presidenti Begaj mirëpritet në Universitetin e Kalabrisë: Trashëgimi vlerash appeared first on Sot News | Lajme.

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

26 June 2025 at 15:47

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.

Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.

Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet appeared first on Euronews Albania.

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

By: Mirgen
1 June 2025 at 22:15

Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar nga autoritetet shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Thirrja për veprim kolektiv u bë saktësisht shtatë muaj pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona dhe […]

The post Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme appeared first on BoldNews.al.

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

1 June 2025 at 13:11

Studentët në bllokadë kanë njoftuar një protestë të quajtur “Ngritja e Serbisë” në deri në 34 qytete në të gjithë Serbinë për sot në ora 18:00, një nga sloganet është “Decentralizimi po ngarkohet”, dhe ata thonë se qëllimi i tyre është të tregojnë se si e gjithë Serbia është e bashkuar në luftën politike dhe të bëjnë që zërat e qyteteve më të vogla të dëgjohen.

Studenti Vukashin Gjinoviq thekson se qëllimi kryesor i protestës “Ngritja e Serbisë” është të tregojë se sa qytetarë në të gjithë Serbinë mbështesin lëvizjen studentore dhe, siç thotë ai, të “numërohen”, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi i protestës është të numërohen, të tregojmë se ne jemi në të gjitha vendet dhe se qytetarët në të gjithë Serbinë mbështesin këtë lëvizje studentore, se ata janë zgjuar dhe po tregojnë rebelim”, thotë Gjinoviq.

Ai kujton se studentët kanë kërkuar thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për më shumë se një muaj, duke e vlerësuar atë si një “mënyrë legjitime” për të provuar se ata janë në të vërtetë më të shumtë në numër.

“Presim energji të mirë, presim një numër të madh njerëzish dhe të tregojmë se nuk jemi një pakicë e heshtur, por një shumicë e fortë”, thotë ai.

Gjinoviq thekson se studentët dhe qytetarët kanë treguar forcë në Beograd më 15 mars, kur, siç thotë ai, u bënë thirrje të gjithëve të mblidhen në një vend dhe ia dolën mbanë ta bëjnë këtë. Megjithatë, këtë herë ideja është ndryshe.

“Tani ideja, siç thuhet në njoftim, është decentralizimi – që njerëzit që nuk janë në gjendje të udhëtojnë aq larg për çfarëdo arsye, të mund të vijnë në qytetin e tyre më të vogël dhe të tregojnë rebelimin e tyre atje”, shpjegoi Gjinoviq.

Siç thotë ai, mesazhi i protestës është se e gjithë Serbia qëndron e bashkuar, jo vetëm një ose dy qytete.

Studentja Angjela Elez thotë se protesta është rezultat i muajve të luftës dhe këmbënguljes së studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe një ndryshim themelor në realitetin shoqëror.

“Ideja e organizimit të protestave në vende të shumta erdhi si një vazhdim i natyrshëm i luftës studentore që ka vazhduar për më shumë se gjashtë muaj, nga nevoja për të bërë që zërat e të pakënaqurve të dëgjohen jo vetëm nga qytetet e mëdha, por nga të gjitha mjediset ku qytetarët ndiejnë se të drejtat dhe vullneti i tyre po injorohen”, thotë Elez.

Siç theksoi ajo, mesazhi i protestës është i qartë – “rebelimi që studentët kanë nisur nuk ndalet”.

“Ne kemi bashkuar forcat dhe të gjithë qëndrojmë në solidaritet kundër regjimit aktual. Edhe pse lufta ka vazhduar për një kohë të gjatë, me sfida dhe shtypje të shumta, vullneti i popullit për të këmbëngulur dhe për të luftuar për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk zbehet”, shtoi ajo.

Koordinimi midis qyteteve, sipas saj, bazohet në komunikim të vazhdueshëm dhe mbështetje të ndërsjellë, si nga qendrat universitare te qytetet më të vogla, ashtu edhe nga iniciativat qytetare te studentët.

“Çdo qytet ka dinamikën e vet dhe lirinë për ta përshtatur protestën sipas aftësive të tij, por të gjithë qëndrojmë pas të njëjtave qëllime – zgjedhje të lira, qeverisje të përgjegjshme, punë të institucioneve dhe respekt për parimet demokratike”, theksoi Elez. /Telegrafi/

 

The post Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete appeared first on Telegrafi.

Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

By: fra nc
23 May 2025 at 14:55

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar konfliktin me botën arsimore.

Burime nga administrata thanë se disa mijëra studentëve aktualë do t’u kërkohet që të transferohen në universitete të tjera, ose të lënë vendin.

“Kjo do të thotë se Harvardi nuk do të mund të pranojë më studentë të huaj dhe studentët ekzistues të ardhur nga jashtë duhet të transferohen, ose do të humbasin statutin ligjor”, ka deklaruar Departamenti për Sigurinë e Brendshme në një komunikatë.

Institucioni në fjalë ka theksuar se Harvardi ka krijuar një atmosferë pasigurie në kampus pasi ka lejuar që “agjitatorë anti-amerikanë dhe pro-terroristë” të sulmojnë studentët hebrenj.

Për më tepër, vijon komunikata, universiteti i njohur ka bashkëpunuar me Partinë Komuniste Kineze, duke pritur dhe duke u ofruar trajnim anëtarëve të një organizate paraushtarake kineze në vitin 2024.

Universiteti i Harvardit ka rreth 6.800 studentë ndërkombëtarë në kampusin e tij në Kembrixh të Masaçusets, që përbëjnë më shumë se çerekun e popullsisë studentore.

Shumica e këtyre të rinjve kryejnë studime për diplomim dhe vijnë nga më shumë se 100 vende të botës.

Vetë bordi drejtues i universitetit e ka cilësuar vendimin si “të paligjshëm” dhe ka deklaruar se po punon për të pajisur studentët me udhëzime.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard appeared first on Euronews Albania.

Mungesë fuqie punëtore në Gjirokastër, bizneset me sytë nga gjimnazistët e studentët

By: Besnik
16 May 2025 at 20:22

Stina e pranverës po sjell një fluks në rritje turistësh që vizitojnë Gjirokastrën, ndërkohë që bizneset e qytetit përballen me mungesën e fuqisë punëtore.

Sektori i turizmit, lokalet e shërbimit, bujtinat dhe hotelet kanë kthyer sytë nga gjimnazistët dhe studentët për të siguruar punonjës për vijueshmërinë e aktivitetit të tyre.

Administratorët e strukturave akomoduese shprehen se kjo është një zgjidhje e momentit, pasi mungojnë punonjësit e kualifikuar që do të ofronin një turizëm me standarde të larta shërbimi.

“Filluam sezonin, dhe ky muaj ka pasur një fluks. Nuk mund të jemi asnjëherë plotësisht të kënaqur, por po mundohemi t’i sistemojmë pozitat me punonjës. E rëndësishme është që të kemi numrat, por gjithashtu është e rëndësishme që të kemi një staf profesional. Dhe këtu po vuajmë pak, pasi, duke u ndryshuar vit për vit, një pjesë e punëtorëve nuk arrin dot të bëjë trajnimin dhe të investojmë siç duhet,” thotë Gentian Bineri, Kryetar i Shoqatës së Hotelierëve, Gjirokastër.

Janë rreth 1 mijë vende pune që bizneset turistike në Gjirokastër synojnë të hapin përgjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa numri i të rinjve, gjimnazistëve dhe studentëve nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat për punonjës.

“Kemi sensibilizuar rininë, si në universitete ashtu edhe në gjimnaze, për të filluar punën gjatë verës në Gjirokastër. Ka një pjesë të konsiderueshme studentësh që punojnë këtë vit dhe po mundohemi t’u hapim sa më shumë vende pune rinisë, që edhe ata të edukohen me punën dhe të qëndrojnë këtu. Po ashtu, edhe ne e kemi më të lehtë të kuptohemi me ta,” thotë Gentian Bineri.

Tashmë, Gjirokastra është kthyer në një destinacion të preferuar të turizmit ndërkombëtar, por për shkak të mungesës së punonjësve, bizneset lokale po reduktojnë kapacitetet në aktivitetin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mungesë fuqie punëtore në Gjirokastër, bizneset me sytë nga gjimnazistët e studentët appeared first on Euronews Albania.

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

By: Mirgen
14 May 2025 at 19:39

Policia turke arrestoi 97 studentë të Universitetit Boğaziçi në Stamboll, pas protestave kundër pranisë së një predikuesi mysliman me pikëpamje të debatueshme në një konferencë të organizuar në ambientet e universitetit. Studentët protestuan kundër Nurettin Yıldız, një figurë fetare e njohur në Turqi për deklaratat e tij kontraverse, përfshirë mbështetjen për martesat në moshë të […]

The post Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet appeared first on BoldNews.al.

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14 May 2025 at 14:49

Dhjetra studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës e shohin me habi fitoren e thellë të Partisë Socialiste në pushtet, ndërkohë që shprehen mosbesues edhe ndaj Partisë Demokratike në opozitë apo partive të reja. Rreth orës 12:40 të së martës, dy studentë dalin nga rrethimi i godinës së Fakultetit Juridik në Tiranë, pasi përfunduan një […]

The post “Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve appeared first on BoldNews.al.

Vendet më të prirura për të kërkuar azil/ Britania drejt kufizimeve për studentët nga…

6 May 2025 at 15:15

Studentët që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin mund të kufizojë aplikimet për viza. Qeveria pritet të publikojë javën e ardhshme një dokument politik, i njohur si “libri i bardhë”, që do të paraqesë planin se si synon të ulë migracionin neto, i cili arriti 728,000 persona në viti deri në qershor të vitit të kaluar. Ky hap vjen pasi Partia Laburiste e kryeministrit Keir Starmer u ndëshkua në zgjedhjet lokale në Angli javën e kaluar nga votues të zemëruar për çështje si migracioni i paligjshëm.

“Libri i bardhë për migracionin që po përgatisim do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për të rivendosur rregull në sistemin tonë të thyer të imigracionit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme raporton Reuters. Nivelet e larta të migracionit legal kanë dominuar prej kohësh debatin politik në Britani dhe ishin një nga shtysat kryesore për referendumin e Brexit-it në vitin 2016.

Nga 108.000 persona që kërkuan azil në Britani vitin e kaluar, 16.000 kishin viza studentore, tregojnë të dhënat qeveritare. Qeveria nuk jep një ndarje sipas kombësive të atyre që kishin viza studentore dhe që më pas kërkuan azil. Por qeveria tha se personat nga Pakistani, Nigeria dhe Shri Lanka janë më të prirur të kërkojnë azil në Britani pasi mbërrijnë me vizë pune, studentore apo vizitori.

Pas rezultateve të dobëta të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale javën e kaluar, disa deputetë laburistë i bënë thirrje qeverisë të marrë një qasje më vendimtare për çështje si ulja e migracionit.

The post Vendet më të prirura për të kërkuar azil/ Britania drejt kufizimeve për studentët nga… appeared first on Sot News | Lajme.

Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare/ Protesta në Serbi…

6 May 2025 at 11:54

Studentët në Serbi, po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të kapërcyer krizën.

“Ne kërkojmë shpërbërjen e menjëhershme të Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në përputhje me nenin 109 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë!” Besojmë se demokracia është e vetmja mënyrë e duhur për të zgjidhur një krizë politike të këtyre përmasave, prandaj i bëjmë thirrje popullit të mbështesë listën që do t’u besohet studentëve që janë të përjashtuar nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në territorin e Serbisë, në mënyrë që peshorja e drejtësisë të anojë nga e vërteta”, njoftuan studentët në rrjetet sociale, ndërsa u bënë thirrje gjithashtu të gjithë qytetarëve t’i besojnë listës politike që studentët do të mbështesin në zgjedhje.

The post Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare/ Protesta në Serbi… appeared first on Sot News | Lajme.

Studentët e të gjitha universiteteve në Serbi kërkojnë shpalljen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

5 May 2025 at 22:05

Studentët e të gjitha universiteteve në Serbi, kërkojnë të shpërndajnë Kuvendin e Serbisë dhe të shpallin zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Studentët kërkojnë shpërbërjen momentale të Kuvendit dhe njoftimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në përputhje me nenin 109 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë.

Ata gjithashtu u bënë thirrje të gjithë qytetarëve, që të mbështesin listën në të cilën studentët do të kalojnë besimin e tyre, transmeton Telegrafi.

“Ne besojmë se demokracia është mënyra e vetme e duhur për të zgjidhur krizën politike të kësaj shkalle të lartë, kështu që ne do të mbështesim listën që studentët në bllokadën e të gjitha institucioneve më të larta në territorin e Serbisë, në mënyrë që të mbizotërojnë të vërtetat”, thanë studentët. /Telegrafi/

 

The post Studentët e të gjitha universiteteve në Serbi kërkojnë shpalljen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare appeared first on Telegrafi.

Studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së televizionit publik

28 April 2025 at 22:05

Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavore të zyrave të transmetuesit publik në Beograd, pasi ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre dhe thirrën për zgjedhjen e anëtarëve të një organi rregullator të mediave.

Serbia ka përjetuar që disa muaj protesta të udhëhequra nga studentët, të nxitura nga vdekja e 16 personave kur çatia e një stacioni hekurudhor u shemb në qytetin e Novi Sadit në nëntor.

Vdekjet ndezën zemërimin e akumuluar prej kohësh lidhur me korrupsionin dhe mungesën e mbikëqyrjes të supozuar për projektet e ndërtimit dhe zhvillimit.

Qindra studentë, të mbështetur nga qytetarë si dhe nga drejtues të disa universiteteve, kanë bllokuar që nga 14 prilli dy zyra të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në kryeqytet, selinë qendrore në Beograd dhe një studio.

Ata kishin bllokuar gjithashtu Radio Televizionin e Vojvodinës (RTV) në Novi Sad, megjithatë kjo bllokadë kishte zgjatur vetëm një ditë.

Ata akuzuan transmetuesit kombëtarë për injorimin e protestave të tyre dhe kërkuan raportim në interes të publikut dhe një zgjedhje transparente të anëtarëve të organit rregullator të medias.

Më herët të hënën, një komision parlamentar bëri thirrje për zgjedhje të anëtarëve të Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike (REM).

“Bllokada e RTS-së ka përfunduar”, shkruan studentët në Instagram, ndërsa të tjerë brohorisnin “Fitore, fitore!” teksa vallëzonin përpara zyrës së RTS-së në Beograd, sipas një reporteri të AFP-së.

“Nuk është një fitore e plotë. Megjithatë, e arritëm pjesërisht”, tha për AFP-në Nada Bokatereviç, një studente e ekonomisë.

Protestat kanë rritur presionin mbi qeverinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke çuar në dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe kryeministren.

Vuçiç ka alternuar thirrjet për dialog me akuzat se studentët po përpiqen të organizojnë një “revolucion ngjyrash”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së televizionit publik appeared first on Euronews Albania.

Tensione në Serbi/ Policia dhunon studentët në Novi Sad, nuk lejuan dekanin e pedagogët të futen në fakultet

28 April 2025 at 18:45

Në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik në Novi Sad ka shpërthyer tension mes studentëve dhe policisë mëngjesin e sotëm, pasi studentët nuk i lejuan dekanin dhe pedagogët të hynin në godinë. Incidentet e shumta kanë përfshirë përdorimin e shkopinjve dhe spray piper nga ana e policisë, duke shkaktuar disa persona të lënduar.

Ndërkohë, studentët nga Jagodina kanë nisur një udhëtim drejt Novi Sad për të protestuar në përvjetorin e 6-të të tragjedisë në stacionin hekurudhor, ku humbën jetën 16 persona. Protesta po vazhdon me bllokadën e RTS.

Studentët e Suboticës kanë njoftuar se një protestë masive do të mbahet më 17 maj në qytet. Ata ftojnë fermerët dhe qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje, duke iu ofruar mundësinë të ndihen si në shtëpitë e tyre.

The post Tensione në Serbi/ Policia dhunon studentët në Novi Sad, nuk lejuan dekanin e pedagogët të futen në fakultet appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha për Manastirliun: “Një arkëtare e Bashkisë që ndan paratë me Ramën”

By: user 4
25 April 2025 at 11:58

Në takimin me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, kreu i PD Sali Berisha ka sulmuar ashpër qeverinë dhe sidomos ish-ministren e Shëndetësisë, aktualisht ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e quajtur një “arkëtare” që, sipas tij, ka qenë e angazhuar më shumë në ndarjen e parave me Edi Ramën sesa në drejtimin e institucioneve.

“Ky mori një arkëtare të Bashkisë, me të cilën ndante paratë në Bashki, të cilën e vuri ministre dhe tani e ka ministre arsimi, e cila të vetmen gjë që di, është të ndaje paratë me Edi Ramën,” deklaroi Berisha, duke e konsideruar Manastirliun si simbol të korrupsionit të qeverisë aktuale, që ka mbajtur një post të rëndësishëm s ai i ministres së shëndetësisë.

Në fjalën e mbajtur përballë të rinjve dhe studentëve, Berisha vijoi duke përshkruar një panoramë të errët të sistemit shëndetësor shqiptar, duke e cilësuar situatën në spitale si “çnjerëzore” dhe “në terrenin e krimeve kundër njerëzimit”. Ai kujtoi premtimin e hershëm të mazhorancës për shëndetësi falas, duke denoncuar se, sipas të dhënave të vetë INSTAT, shqiptarët paguajnë çdo vit 820 milionë euro nga xhepi për shërbime shëndetësore. “Që të gjitha bazë korrupsionin,” shtoi ai.

Berisha solli në vëmendje skandalin e koncesionit të analizave, që sipas tij ka lënë për dhjetë ditë spitalet pa mundësinë për të kryer analizat bazë, duke detyruar pacientët t’i drejtohen privatëve me pagesa nga xhepi.

“Dhjetë ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza sepse koncesioni i analizave, që është fund e krye kriminal dhe korruptiv, u thotë spitaleve: kanë mbaruar kitet, kaq ishte kontrata,” denoncoi Berisha.

Një pjesë e veçantë e fjalës së tij iu kushtua situatës në Spitalin Onkologjik, për të cilin ai rikujtoi deklaratën e Edi Ramës se aty “kryhen krime kundër njerëzimit”. Por, sipas Berishës, “krimet nuk i bëjnë mjekët, por ata që vjedhin paratë për blerjen e ilaçeve për të sëmurët me kancer: ministri, drejtori dhe mbiministri”..

The post Berisha për Manastirliun: “Një arkëtare e Bashkisë që ndan paratë me Ramën” appeared first on Lapsi.al.

Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi

22 April 2025 at 15:47

Studentët e Universitetit të Beogradit kanë hyrë në ditën e tetë të bllokadës së ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), transmetuesit publik shtetëror, duke akuzuar këtë institucion për mungesë objektiviteti dhe mbulim të njëanshëm të protestave të tyre.

Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është shpallja e një konkursi të ri për anëtarët e Këshillit të Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM), që sipas tyre duhet të garantojë pluralizmin dhe pavarësinë e mediave në Serbi.

RTS, nga ana tjetër, ka njoftuar se për shkak të “rrethanave të vështira të punës”, është detyruar të ndryshojë skemën programore dhe ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore në Beograd kundër organizatorëve të bllokadës. Gjithashtu, transmetuesi publik ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare, duke e cilësuar situatën si pengesë për lirinë e punës së gazetarëve.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka paralajmëruar se çdo vepër penale eventuale do të trajtohet në përputhje me ligjin, dhe kryesit do të identifikohen dhe ndiqen penalisht.

Përkundër motit dhe ditëve të festave të Pashkëve, studentët kanë qëndruar të palëkundur përpara RTS-së, duke vazhduar protestën në mënyrë të pandërprerë. Protestës i janë bashkuar edhe studentë nga qytete të tjera, përfshirë edhe nga Novi Pazari, qytet me shumicë boshnjake, gjë që ka tërhequr vëmendje të veçantë.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, ata kanë bllokuar dhjetëra fakultete dhe kanë organizuar protesta të vazhdueshme në mbarë vendin, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndjekje penale për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, tragjedi që shkaktoi 16 viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta në Beograd: Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi appeared first on Euronews Albania.

❌
❌