Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

MOSKE – Kremlini: Zgjidhja e Ukrainës është një proces i gjatë, Trump e di këtë

KIEV, 20 korrrik /ATSH-ANSA/ – Deklaratat e Donald Trump tregojnë një dëshirë për të arritur një marrëveshje në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, por Uashingtoni po e kupton gjithnjë e më shumë kompleksitetin e këtij procesi “të gjatë dhe të vështirë”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

”Ne jemi mësuar me retorikë mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë”, shtoi Peskov, por “në të njëjtën kohë ai konfirmon qëllimin e tij për të vazhduar të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar një zgjidhje paqësore”.

”Putin gjithashtu ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të arritur një marrëveshje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Peskov shtoi se ”një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është i mundshëm dhe i nevojshëm”, por ka ende punë për t’u bërë; ai moment nuk ka ardhur ende”.

“Ndoshta do të jetë gjithashtu e nevojshme të formalizohen disa marrëveshje të rëndësishme që do të arrihen me kalimin e kohës, pasi të jetë bërë shumë punë. Por ai moment nuk ka ardhur ende”, vuri në dukje zëdhënësi. /os/

The post MOSKE – Kremlini: Zgjidhja e Ukrainës është një proces i gjatë, Trump e di këtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri i Jashtëm ukrainas: Jemi të gatshëm për bisedime me Moskën

16 July 2025 at 16:41

“Ukraina është gati për bisedime paqeje me Rusinë”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen e Kievit për një takim mes udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se ky mund të jetë hapi më efektiv për shkuar drejt një arritje armëpushimi.

“Ne jemi të gatshëm për negociata të tilla në çdo format, në çdo vendndodhje gjeografike”, tha ai.

Kremlini njoftoi më herët se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi ishte në krye të axhendës dhe se presidenca ruse po e monitoronte nga afër çështjen.

/abcnews.al/

Kremlini: Një takim Putin-Trump është i nevojshëm, kërkon përgatitje të mirë

4 July 2025 at 14:43

Një takim mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump konsiderohet i domosdoshëm nga Kremlini, por kërkon përgatitje të kujdesshme dhe tërësore, tha të enjten zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

“Një takim i tillë është me të vërtetë i nevojshëm; të gjithë e kuptojnë këtë, dhe të dy presidentët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta mbajtur atë. Megjithatë, ai duhet të përgatitet me kujdes dhe tërësisht,” deklaroi Peskov për gazetarët.

Komentet e tij erdhën si reagim ndaj vërejtjeve të ndihmësit presidencial rus, Yury Ushakov, pas bisedës së fundit telefonike mes dy liderëve. Sipas Ushakov, pavarësisht se një takim i drejtpërdrejtë nuk u diskutua gjatë telefonatës, ideja “është në ajër”.

Putin dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike një ditë më parë, e katërta në vetëm një muaj e gjysmë dhe e gjashta që nga fillimi i vitit. Biseda zgjati rreth një orë dhe fokusohej në zhvillimet në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera ndërkombëtare.

Megjithëse asnjë takim nuk është zyrtarizuar ende, shkalla e komunikimit dhe gatishmëria e deklaruar nga të dyja palët lënë të hapur mundësinë për një takim të afërt mes dy presidentëve, në një kohë kur tensionet globale dhe lufta në Ukrainë mbeten prioritete ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kremlini: Një takim Putin-Trump është i nevojshëm, kërkon përgatitje të mirë appeared first on Euronews Albania.

Kremlini në anën e Vuçiç, shpreson që presidenti të rivendosë qetësi në Serbi

By: user 5
30 June 2025 at 20:51

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Kremlini nuk mund ta përjashtonte mundësinë që protestat antiqeveritare në Serbi, të ishin një përpjekje për një revolucion, por ishte i bindur se udhëheqja serbe do të rivendoste qetësinë. Të shtunën, policia serbe u përlesh me protestuesit antiqeveritarë që kërkonin zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç.

“Pavarësisht faktit se Serbia është, sigurisht, nën një presion të paparë nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që atje po përdoren metoda të njohura për të nxitur revolucione me ngjyra. Nuk kemi dyshim se udhëheqja aktuale serbe do të jetë në gjendje të rivendosë ligjin dhe rendin në vend në një të ardhme shumë të afërt”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia tradicionalisht e sheh Vuçiçin si një aleat të ngushtë dhe udhëheqësi serb ishte në Moskë më 9 maj për të parë një paradë ushtarake për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, përfshirë mbylljen e universiteteve, e kanë shqetësuar Vuçiç, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2027, kur janë planifikuar edhe zgjedhjet parlamentare. Vuçiç tha se pas protestave të së shtunës qëndronin “forca të huaja” të paspecifikuara dhe se demonstruesit u përpoqën të “rrëzonin qeverinë serbe”, por dështuan.

The post Kremlini në anën e Vuçiç, shpreson që presidenti të rivendosë qetësi në Serbi appeared first on Lapsi.al.

Kremlini mirëpret armëpushimin Iran-Izrael: Shpresojmë që të jetë “i qëndrueshëm”

By: Besnik
24 June 2025 at 15:14

Kremlini ka mirëpritur lajmin për një armëpushim midis aleatit të tij, Iranit, dhe Izraelit të martën, një ditë pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

“Nëse është arritur vërtet një armëpushim, atëherë kjo mund dhe duhet të mirëpritet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë konferencës së tij të përditshme të martën.

“Kjo është ajo që Federata Ruse ka kërkuar që nga fillimi i këtij konflikti”, tha ai, duke shtuar: “Shpresojmë që ky të jetë një armëpushim i qëndrueshëm.”

Irani ka qenë një nga aleatët më të fortë të Rusisë gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe Moska menjëherë dënoi sulmet e SHBA-së kundër centraleve bërthamore iraniane të dielën.

Peskov tha se Araghchi “vlerësoi shumë” “qëndrimin e qartë” të Rusisë mbi krizën e Lindjes së Mesme kur u takua me Putinin të hënën.

I pyetur në lidhje me një raport të Reuters, se Araghchi i dorëzoi Putinit një letër nga udhëheqësi suprem Ali Khamenei, duke kërkuar mbështetje shtesë, Peskov mohoi se e kishte bërë këtë, por pranoi se ishin përcjellë mesazhe të caktuara.

“Nuk kishte asnjë dokument të shkruar”, tha Peskov. “Është e vërtetë që pati disa sinjale nga udhëheqja iraniane, por në përgjithësi, raporti i Reuters nuk pasqyron realitetin.”

Peskov shtoi se Irani dhe Rusia nuk diskutuan përgjigjen e Teheranit ndaj sulmeve amerikane gjatë bisedimeve në Moskë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kremlini mirëpret armëpushimin Iran-Izrael: Shpresojmë që të jetë “i qëndrueshëm” appeared first on Euronews Albania.

Kremlini skeptik: Nëse armëpushimi Izrael-Iran është i vërtetë, e mirëpresim

By: user 8
24 June 2025 at 14:51

Kremlini ka mirëpritur lajmin për një armëpushim midis aleatit të tij, Iranit dhe Izraelit të martën, një ditë pasi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

“Nëse është arritur vërtet një armëpushim, atëherë kjo mund dhe duhet të mirëpritet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë konferencës së tij të përditshme të martën.

“Kjo është ajo që Federata Ruse ka kërkuar që nga fillimi i këtij konflikti”, tha ai, duke shtuar: “Shpresojmë që ky të jetë një armëpushim i qëndrueshëm”. 

Lexo më tej: Shpërthen Trump: Izraeli dhe Irani nuk dinë se çfarë DREQIN po bëjnë (VIDEO) 

Irani ka qenë një nga aleatët më të fortë të Rusisë gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe Moska menjëherë dënoi sulmet e SHBA-së kundër centraleve bërthamore iraniane të dielën.

 

 

Peskov tha se Araghchi “vlerësoi shumë” “qëndrimin e qartë” të Rusisë mbi krizën e Lindjes së Mesme kur u takua me Putinin të hënën.

I pyetur në lidhje me një raport të Reuters se Araghchi i dorëzoi Putinit një letër nga Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, duke kërkuar mbështetje shtesë, Peskov mohoi se e kishte bërë këtë, por pranoi se ishin përcjellë mesazhe të caktuara.

“Nuk kishte asnjë dokument të shkruar”, tha Peskov. “Është e vërtetë që pati disa sinjale nga udhëheqja iraniane, por në përgjithësi, raporti i Reuters nuk pasqyron realitetin.” 

Peskov shtoi se Irani dhe Rusia nuk diskutuan përgjigjen e Teheranit ndaj sulmeve amerikane gjatë bisedimeve në Moskë.

The post Kremlini skeptik: Nëse armëpushimi Izrael-Iran është i vërtetë, e mirëpresim appeared first on Lapsi.al.

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

4 June 2025 at 22:25

Perëndimi është përfshirë drejtpërdrejt dhe tërthorazi në “sulmet terroriste” të Ukrainës kundër objektivave civile në Rusi, ka pohuar një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse.

Vendet perëndimore, NATO dhe Perëndimi furnizojnë me armë dhe japin koordinata për sulme të tilla, pohoi Maria Zakharova.

Kjo vjen ndërsa zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, i tha Sky News se të gjitha opsionet janë në tryezë në përgjigje të sulmeve të Ukrainës në territorin rus.

Ai tha se ministria e mbrojtjes do të vendosë për masat e mundshme të reagimit.

Ukraina ka thënë se nuk i shënjestron qëllimisht civilët në operacionet e saj, të cilat Kievi thotë se kanë pasur për qëllim inteligjencën ushtarake, qendrat logjistike dhe objektivat strategjike brenda Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi appeared first on Euronews Albania.

Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën

28 May 2025 at 15:43

Stambolli mund të jetë sërish mikpritës i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një deklarate për gazetarët, duke konfirmuar se qyteti turk po shqyrtohet si një nga opsionet për raundin e ardhshëm të dialogut mes palëve.

“Për shembull, ai që priti raundin e parë të bisedimeve”, tha Peskov, duke iu referuar Stambollit, ku më 16 maj 2025 u zhvillua takimi i parë i drejtpërdrejtë mes delegacioneve ruse dhe ukrainase që prej vitit 2022. Ai shtoi se “gjithçka tjetër është çështje marrëveshjeje të ndërsjellë”.

I pyetur nëse Stambolli konsiderohet zyrtarisht si një vend i mundshëm për raundin e ardhshëm, Peskov u përgjigj prerazi: “Absolutisht”.

Takimi i mbajtur më 16 maj në Stamboll shënoi një rifillim të dialogut të ndërprerë mes dy vendeve që nga viti 2022, dhe u organizua me iniciativën e Kievit dhe me mbështetjen e vendeve perëndimore. Bisedimet kanë për qëllim eksplorimin e mundësive për një zgjidhje paqësore të konfliktit që vijon prej më shumë se tre vjetësh.

Nuk është bërë ende e ditur data e saktë për takimin e radhës, por përmendja e Stambollit si një vend i pranueshëm nga Rusia lë të kuptohet se diplomacia ndërkombëtare po përpiqet të ringjallë një proces paqeje të qëndrueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

RUSI – Putin: Perëndimi të angazhohet me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes

MOSKË, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Ndër kushtet e Vladimir Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të bëjnë një angazhim me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe për të hequr disa sanksione ndaj Rusisë.

“Putini është gati të bëjë paqe, por jo me çdo çmim. Dëshiron një angazhim me shkrim nga fuqitë e mëdha perëndimore për të mos zgjeruar aleancën e NATO-s, gjë që përbën përjashtimin formal të anëtarësimit të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë’’, thekson Kremlini zyrtar.

”Rusia gjithashtu dëshiron neutralitetin e Ukrainës, heqjen e disa sanksioneve perëndimore, një zgjidhje të çështjes së aseteve sovrane të ngrira ruse në Perëndim dhe mbrojtjen e njerëzve që flasin rusisht në Ukrainë”, theksojnë burimet qeveritare.

”Moska e kupton që Donald Trump dëshiron një zgjidhje të shpejtë të konfliktit në Ukrainë, por interesat kombëtare të Rusisë janë mbi çdo gjë tjetër”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në përgjigje të presidentit amerikan i cili dje kishte akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se “po luan me zjarrin”.

”Një takim personal midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Vladimir Zelensky mund të zhvillohet vetëm pas “marrëveshjeve specifike” mbi temat në diskutim”, tha Peskov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një samit trepalësh me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Presidentin rus Vladimir Putin, në një përpjekje për ta detyruar Moskën të pranojë një armëpushim.

“Nëse Putini nuk ndihet rehat me një takim dypalësh, ose nëse të gjithë duan që të jetë një takim trepalësh, unë jam dakord me këtë. Jam gati për çdo format”, theksoi Zelensky në komentet e publikuara sot./  /os/

The post RUSI – Putin: Perëndimi të angazhohet me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump e quajti Vladimir Putin “të çmendur”/ Reagon Kremlini: Të gjithë jemi emocionalë!

26 May 2025 at 15:49

Rusia ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e ka quajtur presidentit rus, Vladimir Putin “të çmendur”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se në këto kohë kur janë shtuar përpjekjet për fundin e luftës, të gjithë janë më emocionalë.

“Sigurisht, fillimi i procesit të negociatave, për të cilin pala amerikane bëri shumë përpjekje, është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne u jemi vërtet mirënjohës amerikanëve dhe personalisht presidentit

Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociator. Është një arritje shumë e rëndësishme. Sigurisht, në të njëjtën kohë ky është një moment shumë i rëndësishëm që lidhet me një mbingarkesë emocionale të të gjithë të përfshirëve”, ka deklaruar Peskov.

Ai ka thënë se presidenti Putin merr vendime që janë të nevojshme për sigurinë e vendit të tij.

“Putin është çmendur, s’e di ç’i ndodhi”- Kremlini i përgjigjet deklaratave të Trump

By: fra nc
26 May 2025 at 13:12

Në një konferencë me gazetarët të mbajtur këtë të hënë në Kremlin, zëdhënësi Dmitry Peskov reagoi ndaj komenteve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin si “tërësisht të çmendur” për shkak të intensifikimit të sulmeve në Ukrainë.

Peskov tha se deklaratat e Trump mund të jenë emocionale për shkak të përfshirjes së tij në negociatat që kanë nisur për arritjen e paqes.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm që lidhet me një mbingarkesë emocionale të të gjithë të përfshirëve dhe reagime emocionale”, tha ai, duke nënkuptuar se disa deklarata duhen parë në këtë kontekst.

Megjithatë, Peskov theksoi rëndësinë e përpjekjeve amerikane në nxitjen e procesit të negociatave.

“Sigurisht, fillimi i procesit të negociatave, për të cilin pala amerikane bëri shumë përpjekje, është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht ndaj Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi”, u shpreh ai.

Në lidhje me vendimet e presidentit rus, Peskov u shpreh se Putin vepron në funksion të sigurisë kombëtare. “Ne i monitorojmë me kujdes të gjitha reagimet. Megjithatë, Presidenti Putin merr ato vendime që janë të nevojshme për sigurinë e vendit tonë.”

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë e Kievit për tentativa të vazhdueshme për të goditur territorin rus: “Të gjithë ishim dëshmitarë se si regjimi i Kievit kërcënoi udhëheqësit e huaj përpara se ata të vinin në Moskë për të përkujtuar Ditën e Fitores. Dhe shumë udhëheqës që ishin këtu dëshmuan përpjekjet e regjimit të Kievit për të goditur territorin rus me dronë, qytete të mëdha, madje edhe kryeqytetin, në prag të një dite kaq të rëndësishme.”

Peskov përmbylli duke theksuar se përballë këtyre kërcënimeve, Rusia do të vazhdojë të marrë masat që gjykon të domosdoshme për mbrojtjen e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Putin është çmendur, s’e di ç’i ndodhi”- Kremlini i përgjigjet deklaratave të Trump appeared first on Euronews Albania.

Kremlini refuzon ofertën e Zelenskyt për armëpushim 30-ditor

By: M C
29 April 2025 at 17:47

Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një ndalesë treditore të luftës në Ukrainë që përkonte me festimet vjetore të Ditës së Fitores në Moskë.

Armëpushimi i propozuar nga Rusia do të ndodhte nga 8 deri më 10 maj, kur Rusia shënon 80-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Zelensky vuri në dyshim nevojën për të pritur deri atëherë për një armëpushim, duke thënë se kjo ishte një lëvizje “vetëm për t’i siguruar Putinit heshtje për paradën e tij”.

“Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm, duke propozuar një armëpushim “të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar” për 30 ditë.

Një propozim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të pakushtëzuar, me të cilin Ukraina ishte pajtuar, gjithashtu mbetet opsion, përsëriti Zelensky.

“Rusia e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë dhe si të përgjigjet: të ndalojë sinqerisht sulmet”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha më herët se njoftimi i Kremlinit më 28 prill ishte i pasinqertë dhe se armëpushimi duhej të fillonte menjëherë.

Përgjigja e Rusisë më 29 prill, megjithatë, ishte refuzimi i armëpushimit më të gjatë “të menjëhershëm”, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, që tha se disa çështje duhej të zgjidheshin më parë.

“Pa përgjigje për këto pyetje, është e vështirë të hyhet në një armëpushim afatgjatë”, tha ai.

Putin ka deklaruar më parë, gjatë negociatave mbi propozimin amerikan, se plani duhet të përmbante klauzola që ia ndalojnë Ukrainës ta përdorë pauzën për t’u riorganizuar dhe për t’u armatosur, si dhe ndalimin e furnizimeve me armë nga Perëndimi për Kievin. Ai nuk ofroi asnjë kompromis nga ana e Rusisë në këmbim.

Kjo është hera e dytë këtë muaj që Kremlini bën thirrje për ndalim të luftimeve. Një propozim për pushimet e Pashkëve në fillim të këtij muaji u injorua gjerësisht, ndërsa Rusia dhe Ukraina vazhduan ta godasin njëra-tjetrën.

Ashtu si çdo vit gjatë presidencës së tij, Putin do të drejtojë një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq më 9 maj, për Ditën e Fitores, duke festuar rolin sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë. Në vitet e fundit, ai ka shfrytëzuar këtë rast për të lavdëruar historinë sovjetike dhe ruse, ndërsa kritikon Perëndimin.

Festa ndodh ndërsa pushtimi rus i Ukrainës – tashmë lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – po vazhdon pa ndërprerje në vitin e saj të katërt. Humbjet e Rusisë, në të vrarë ose të plagosur, tani besohet të jenë më të mëdha se të gjitha humbjet që ka pësuar në të gjitha konfliktet që ka luftuar që nga viti 1945.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 51 dronë ukrainas brenda më pak se tre orësh në mbrëmjen e 28 prillit. Një deklaratë e ministrisë e postuar në Telegram tha se njësitë e saj kishin shkatërruar 40 dronë mbi rajonin perëndimor të Kurskut. Dronë të tjerë u shkatërruan mbi rajonin qendror Oryol dhe Belgorod në jug, si dhe mbi Gadishullin e Krimesë dhe Detin e Zi.

Përpjekjet për të arritur një armëpushim dypalësh ose një marrëveshje më të gjerë paqeje u përshpejtuan pasi presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën në janar, duke premtuar se do ta përfundonte luftën brenda 24 orëve.

Paraardhësi i tij, Joe Biden, refuzoi të angazhohej në bisedime të thella me Moskën për aq kohë sa pushtimi vazhdon.

Megjithëse Trump ka hapur bisedime të drejtpërdrejta me Moskën, zyrtarët rusë kanë kërkuar të zgjerojnë negociatat për të përfshirë jo vetëm konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet më të gjera dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës.

Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në mars, por të dy palët kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën. Në fushëbetejë, forcat ruse kanë shfrytëzuar përparësinë, si në numër njerëzish ashtu edhe në armatim, për të lodhur trupat e Ukrainës.

Gjatë fundjavës, në margjinat e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Trump pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Zelenskyn që nga shkurti, kur bisedimet në Zyrën Ovale dështuan mes tensioneve.

Trump tha se takimi kishte shkuar mirë, por shtoi se mendonte se Zelensky ishte i gatshëm të dorëzonte Gadishullin e Krimesë të Ukrainës te Rusia si një kompromis – diçka që udhëheqësi ukrainas ka deklaruar prej kohësh se nuk do ta bënte kurrë.

Më vonë, Trump i bëri thirrje Putinit të “ndalojë të shtënat” dhe të pranojë një marrëveshje paqeje.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e përforcoi këtë deklaratë më 28 prill.

“Trump dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm. Unë e kuptoj se Vladimir Putin, këtë mëngjes, ofroi një armëpushim të përkohshëm”, tha ajo. “Presidenti ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm për të ndalur vrasjet, për të ndalur gjakderdhjen.”

Ekspertët thonë se Putini po e zvarrit procesin e negociatave sepse forcat e tij kanë epërsi në fushëbetejë dhe një armëpushim në vijën aktuale të kontaktit do ta linte atë pa arritur një nga qëllimet e tij kryesore: pushtimin e plotë të katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se ka aneksuar: Donjckun, Luhanskun, Zaporizhjan dhe Hersonin.

Ata shtojnë se dorëzimi i territorit Rusisë do të ishte politikisht dhe kushtetuesisht i pamundur për Zelenskyn. Qytetarët dhe ligjvënësit ukrainas duket se janë fuqishëm kundër kësaj ideje.

Rusia dëshiron që çfarëdo marrëveshje paqeje ta njohë kontrollin e saj mbi pothuajse 20 për qind të Ukrainës, përfshirë Krimenë. Ajo gjithashtu kërkon që Ukraina të çarmatoset dhe të mbahet jashtë NATO-s. Moska ka refuzuar gjithashtu kërkesën e Kievit për një forcë paqeruajtëse perëndimore që do të monitoronte çfarëdo marrëveshje armëpushimi./REL

The post Kremlini refuzon ofertën e Zelenskyt për armëpushim 30-ditor appeared first on Albeu.com.

Kremlini refuzon ofertën e Zelenskyt për armëpushim 30-ditor

29 April 2025 at 15:08

Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një ndalesë treditore të luftës në Ukrainë që përkonte me festimet vjetore të Ditës së Fitores në Moskë.

Armëpushimi i propozuar nga Rusia do të ndodhte nga 8 deri më 10 maj, kur Rusia shënon 80-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Zelensky vuri në dyshim nevojën për të pritur deri atëherë për një armëpushim, duke thënë se kjo ishte një lëvizje “vetëm për t’i siguruar Putinit heshtje për paradën e tij”.

“Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm, duke propozuar një armëpushim “të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar” për 30 ditë.

Një propozim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të pakushtëzuar, me të cilin Ukraina ishte pajtuar, gjithashtu mbetet opsion, përsëriti Zelensky.

“Rusia e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë dhe si të përgjigjet: të ndalojë sinqerisht sulmet”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha më herët se njoftimi i Kremlinit më 28 prill ishte i pasinqertë dhe se armëpushimi duhej të fillonte menjëherë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kremlini refuzon ofertën e Zelenskyt për armëpushim 30-ditor appeared first on Euronews Albania.

RUSI – Moska hedh poshtë propozimin e Kievit për armëpushim 30-ditor

MOSKË, 29 prill /ATSH-ANSA/ – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë një propozim nga Kievi për të zgjatur në 30 ditë një armëpushim të njëanshëm treditor të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin.

‘’Moska e kishte parë ofertën e paraqitur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, por një numër çështjesh duhet të sqaroheshin më parë’’, tha Peskov.

“Pa përgjigje për këto pyetje, është e vështirë të jetë në një armëpushim kompjuterik”, tha ai, duke qenë se ky ishte qëndrimi i Putinit.

Putini kishte renditur kushtet në mars, kur presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi një armëpushim 30-ditor.

Midis tyre, një ndalim për Ukrainën që të përdorë pauzën për të riorganizuar dhe riarmatosur forcat e saj dhe një ndalim për furnizimet e armëve perëndimore për Kievin.

Ai nuk ofroi asnjë lëshim në këmbim.

Të hënën, Putin shpalli një armëpushim të njëanshëm nga 8 deri më 11 maj, që përkon me Paradën vjetore të Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, e cila festohet në Rusi më 9 maj./   /os/

The post RUSI – Moska hedh poshtë propozimin e Kievit për armëpushim 30-ditor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ukraina nuk u është përgjigjur ofertave të Putin për nisjen e bisedimeve”/ Kremlini deklarohet për negociatat e…

29 April 2025 at 11:57

Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se nisja e bisedimeve me Kievin ishte fokusi kryesor i Moskës.

“Ishte Presidenti Putin ai që tha vazhdimisht se Rusia është e gatshme, pa asnjë parakusht, të fillojë procesin e negociatave. Deri tani nuk kemi dëgjuar ndonjë përgjigje nga regjimi i Kievit”, u shpreh ai. Kremlini ka deklaruar sot se Ukraina nuk u është përgjigjur ofertave të presidentit rus Vladimir Putin për nisjen e negociatave të drejtpërdrejta për paqen.

Së fundmi Putin njoftoi një armëpushim afatshkurtër me rastin e festimeve për fitoren e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky u shpreh se ky është një tjetër manipulim i Moskës dhe se nuk ka arsye që ndalja e luftimeve të ndodhë më herët.

The post “Ukraina nuk u është përgjigjur ofertave të Putin për nisjen e bisedimeve”/ Kremlini deklarohet për negociatat e… appeared first on Sot News | Lajme.

MOSKË – Kremlini: Të kënaqur nga rezultatet e takimit konstruktiv Putin-Witkoff

MOSKË, 25 prill /ATSH-DPA/ – Një këshilltar i Kremlinit i përshkroi bisedimet e së premtes në Moskë midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit rus Vladimir Putin si “konstruktive dhe mjaft të dobishme”.

Takimi treorësh u përqendrua pjesërisht në mundësinë e një zgjidhjeje të negociuar për luftën në Ukrainë.

Duke cituar këshilltarin e Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se ”u diskutuan negociata të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës”.

Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në bisedime të tilla, por këmbëngul që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të revokojë dekretin që aktualisht ndalon negociatat e drejtpërdrejta me Moskën.

Me të mbërritur në Moskë, Witkoff u takua gjithashtu me të dërguarin e Putinit për bashkëpunim ekonomik, Kirill Dmitriev.

Dmitriev, kreu i Fondit të Investimeve Direkte të mbështetur nga shteti rus, më vonë iu bashkua Putinit në takim, së bashku me Ushakovin.

Witkoff u takua me Putinin personalisht disa herë dhe më pas ka folur vazhdimisht në mënyrë pozitive për udhëheqësin rus, komente që Presidenti ukrainas Zelensky i ka kritikuar publikisht.

Nën presidentin Donald Trump, Uashingtoni ka ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e tij ndaj luftës, duke tërhequr mbështetjen ushtarake afatgjatë për Ukrainën dhe duke ushtruar presion mbi Kievin që të arrijë shpejt një marrëveshje paqeje, edhe nëse kjo do të thotë t’i lëshojë territor Rusisë./   /os/

The post MOSKË – Kremlini: Të kënaqur nga rezultatet e takimit konstruktiv Putin-Witkoff appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini: Nuk ka sinjale nga Evropa për rivendosjen e dialogut

MOSKE, 5 prill /ATSH-AA/ – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë të ditur se Evropa nuk ka bërë asnjë lëvizje për të filluar dialogun me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në një konferencë për media në Moskë, Peskov tha se “deri më tani nuk ka pasur sinjale”.

Presidenti finlandez, Alexander Stubb, u tha dje gazetarëve se “koalicioni i vullnetarëve” për Ukrainën ra dakord që të paktën një lider evropian duhet të angazhohet në dialog me presidentin Putin.

Koalicioni jozyrtar ka premtuar mbështetje për Ukrainën në mes të luftës së vazhdueshme mes Moskës dhe Kievit dhe ka diskutuar për një forcë të mundshme paqeruajtëse, që përfshin më shumë se 30 vende, kryesisht nga Evropa, por edhe nga vende si Japonia, Türkiye dhe Kanadaja.

“Preferenca ime personale do të ishte që përfaqësuesit tanë të koalicionit të vullnetarëve ta bënin këtë. Me fjalë të tjera, Franca ose Mbretëria e Bashkuar”, tha Stubb.

Më herët, ai ka thënë se vendet evropiane filluan të diskutojnë mundësinë e rifillimit të dialogut me Rusinë gjatë një samiti të koalicionit të mbajtur në Paris javën e kaluar.

Megjithatë, presidenti finlandez theksoi se çdo angazhim i ardhshëm do të kërkonte një koordinim dhe nuk dha një datë specifike për bisedimet e mundshme.

The post RUSI – Kremlini: Nuk ka sinjale nga Evropa për rivendosjen e dialogut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kremlini: Nuk ka plane aktuale për një tjetër telefonatë Trump-Putin

By: Re Nato
25 March 2025 at 11:00

Pas bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Kremlini thotë se rezultatet e takimit janë përcjellë në kryeqytetet e tyre përkatëse dhe aktualisht janë duke u “analizuar”.

“Po flasim për bisedime teknike, ku ato hyjnë në detaje, kështu që sigurisht që përmbajtja e atyre bisedimeve definitivisht nuk do të bëhet publike,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë ditore me gazetarë rusë dhe ndërkombëtarë, shkruan BBC.

“Informacionet e bëra në kryeqytetet po analizohen [dhe] ne mund të flasim për mirëkuptimet të arritura më vonë,” shtoi ai.

Në lidhje me mundësinë për një tjetër telefonatë mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, ai deklaroi se nuk ka plane për momentin, por se ajo mund të organizohet shpejt nëse është e nevojshme.

I pyetur nëse kishte tani baza për bisedime trepalëshe, duke përfshirë Ukrainën, Peskov thotë se kjo nuk ishte diskutuar./abcnews.al

Trump kërcënon me sanksione/ Reagon Kremlini: Nuk na pengojnë për arritjen e qëllimeve në Ukrainë

By: Re Nato
7 March 2025 at 18:50

Një zëdhënës i qeverisë ruse tha të premten se sanksionet e reja amerikane nuk do ta ndalonin Moskën nga arritja e qëllimeve në Ukrainë, pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur sanksione financiare të reja ndaj vendit për të detyruar një armëpushim.

“Rreshti i parë i këtij postimi është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA ka qenë e fokusuar tek fitorja e Ukrainës. Tani ka njohje të realitetit që pozita e Ukrainës në fushën e betejës është e keqe”, tha për CNN, Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Ky reagim vjen si kundërpërgjigje ndaj mesazhit të presidentit amerikan, i cili fillon me pohimin se Moska është “duke goditur” Ukrainën.

“E vërteta është se Ukraina ka humbur, sepse ata besuan dhe varen nga Shtëpia e Bardhë e mëparshme. Në lidhje me sanksionet e reja, ne kemi hasur tashmë shumë sanksione dhe ato nuk na kanë ndaluar nga realizimi i qëllimeve tona”, shtoi Zakharova.

Me mesazhin e fundit, Trump shënoi një ndryshim të madh pas toneve pro-Moskës, veçanërisht pas një përplasjeje në Zyrën Ovale, ku Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance kritikuan ashpër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. SHBA ka pezulluar pas kësaj ndarjen e inteligjencës dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën./abcnews.al

Kur do të zhvillohet takimi Putin-Trump?Kremlini: Duhet të jeni të durueshëm

By: E.K
7 February 2025 at 13:47

Ndërsa të gjithë janë në pritjeje të një takimi të mundshëm midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, Moska ka reaguar duke thënë se shumë raportime mbi planet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës janë të pasakta, ndërsa bëri thirrje për durim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet këtë sot në lidhje me një […]

The post Kur do të zhvillohet takimi Putin-Trump?Kremlini: Duhet të jeni të durueshëm appeared first on FaxWeb.

❌
❌