Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët, shkrumbohet mjeti

By: M C
24 August 2025 at 18:00

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti u përfshi nga flakët me shpejtësi teksa ishte në lëvizjae.

Sipas shoferit mjeti sapo u përfshi nga flakët, ato u përhapën me shpejtësi. Zjarrëfikëset ndërhynë menjëherë por flakët e shkrumbuan mjetin tip Ford. Fatmirësisht shoferi nuk ka marrë lëndime nga flakët pasi ka arritur të dalë në kohë nga mjetit. nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

The post Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët, shkrumbohet mjeti appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet një automjet në Gjirokastër

By: Ardit
24 August 2025 at 17:47

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë u nis grupi i shërbimit zjarrfikës dhe, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se automjeti, veturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët”, njoftoi policia lokale. Drejtuesi i […]

The post Shkrumbohet një automjet në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po transformohet në qendër moderne shëndetësore

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Spitali Rajonal i Gjirokastrës “Omer Nishani”, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, që pritet të sjellë një transformim rrënjësor, me shërbime të shtuara dhe teknologji nga më modernet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau pamje nga punimet që po zhvillohen për rikonstruksionin e godinës e cila sipas saj “po rilind nga themelet”.

Rikonstruksioni i godinës së këtij spitali do të mundësojë transformimin e ambienteve për mjekët dhe infermierët si dhe do të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor për mbi 60 mijë banorë.

Ministrja Koçiu bëri me dije se “një godinë historike prej 8,600 m² po transformohet në një qendër moderne shëndetësore, që do të shërbejë mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë”.

Spitali “Omer Nishani” përfshin të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia dhe patologjitë.

/m.q/j.p/

The post Koçiu: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po transformohet në qendër moderne shëndetësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrja Kumbaro ndan pamjet: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës

By: redi
19 August 2025 at 21:36

Në qytetin e Gjirokastrës vijon puna për kthimin në identitet të rrugëve me kalldrëm, një ndër vlerat përfaqësuese të qytetit të gurtë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se edhe në këto ditë gushti, kur të gjithë pushojnë, mjeshtrat e gurit në Gjirokastër po restaurojnë kalldrëmet mes lagjeve Granicë e Palorto. “Ky projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit forcon…

Source

Transportuan 20 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas në Gjirokastër

15 August 2025 at 12:45

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Policia e Gjirokastrës ka finalizuar gjatë 24 orëve, operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Për të dyja operacionet janë arrestuar 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.

Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt 3”, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Sektorin Operacional arrestuan shtetasin A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Andon Poçit”, duke transportuar 10 emigrantë.

Ndërsa në kuadër të operacionit “The bridge 1 “, Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije, arrestuan në flagrancë shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi R. Sh. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar 10 emigrantë, ndërsa 37-vjeçari kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/gj.m/j.p/

The post Transportuan 20 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijojnë punimet për fushën e re sportive në Gjirokastër

15 August 2025 at 11:56

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Punimet për fushën e re stërvitore me bar artificial në Gjirokastër po ecin me ritme të mira.

Aktualisht po punohet me bazamentin e fushës së re dhe ka nisur procesi i drenazhimit. Brenda një muaji është parashikuar edhe shtrimi i tapetit artificial.

Në kuadër të këtij investimi të rëndësishëm të FSHF-së, si pjesë e projektit “100 fushat”, zv.presidenti i FSHF, Arben Dervishaj, dhe përfaqësues të Departamentit të Projekteve Infrastrukturore në FSHF, zhvilluan një vizitë inspektuese, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Ata u njohën nga afër me ecurinë e punës së fushës së re, e cila do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit në grupmoshat e reja.

Sipas marrëveshjes së firmosur mes FSHF-së dhe Bashkisë Gjirokastër, në këtë zonë do të ndërtohen dy fusha të reja sportive.

1 nga 3

/gj.m/j.p/

The post Vijojnë punimet për fushën e re sportive në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastër, transportuan emigrantë të paligjshëm, 3 të arrestuar

15 August 2025 at 12:25

Gjatë 24 orëve, janë finalizuar operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Nga të dyja operacionet janë arrestuar 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.

Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

Në pranga ranë Agustin Rreshpja, Redjan Shushaku dhe Fjorildo Staka.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Kumbaro: Tradita e Libohovës prezantohet para qindra turistëve në Qafën e Pazarit në Gjirokastër

14 August 2025 at 20:52

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Qyteti i gurtë i Gjirokastrës gjatë këtij viti ka shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj.

Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Qafa e Pazarit, “aty ku takohen tradita e Libohovës me sytë kureshtarë të qindra turistëve për t’i shtuar magjinë mbrëmjeve gjirokastrite”.

“Vajzat e Libohovës, njëra më e bukur se tjetra me kostumet tradicionale dhe energjinë rinore ndriçuan sokakët e gurit duke e kthyer në një skenë të hapur ku vizitorët që po shijojnë Gjirokastrën, u bënë pjesë e festës”, u shpreh Kumbaro.

Sipas ministres, “tradita jonë nuk është thjesht histori, por një shpirt i gjallë që frymëzon breza”.

Ndër destinacionet më të preferuara për turistët janë Pazari karakteristik, kalaja e Argjiros, banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, Parku Natyror i Viroit apo vlerat e trashëgimisë kulturore në njësitë administrative si Parku Arkeologjik i Antigonesë, objektet e kultit.

Gjatë këtij viti bashkia e Gjirokastrës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike për promovimin e vlerave të folkut, traditës, etj.

Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

/m.m/a.f/r.e/

The post Kumbaro: Tradita e Libohovës prezantohet para qindra turistëve në Qafën e Pazarit në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve në vend, forcat zjarrëfikëse të Gjirokastrës parandalojnë përhapjen e flakëve në malin e Sopotit

By: Fax Web
14 August 2025 at 11:49

Që prej ditës së djeshme, pas shuarjes së vatrës së zjarrit në fshatin Hormovë, bashkia Tepelenë, u morën masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e flakëve që po vinin nga drejtimi i Delvinës në drejtim të Gjirokastrës. Punonjësit e MZSH Gjirokastër u ngjitën në malin e Sopotit dhe arritën të ndalonin përhapjen e zjarrit në kufirin ndarës mes bashkive Delvinë dhe Gjirokastër.

Trupa e shërbimit të MZSH Gjirokastër kaloi natën në terren, duke monitoruar zonën e shuar dhe duke qenë gati për të ndërhyrë menjëherë në rast riaktivizimi. Në malin e Sopotit nuk kishte forca të tjera përveç atyre të shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës.

VIDEO/ Shuhet zjarri në malin e Sopotit, situata nën kontroll

13 August 2025 at 20:24

Flakët e zjarrit që pushtuan malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat të Gjirokastrës, aktualisht janë vënë nën kontroll.

Falë ndërhyrjes nga ekipet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit është bërë e mundur që zjarri që u përhap nga Delvina të fiket plotësisht. Në mbështetje të tre reparteve zjarrfikëse kanë qenë edhe efektivë të Forcave të Armatosura si edhe banorë të zonës.

Megjithatë pavarësisht vendosjes nën kontroll të situatës dhe neutralizimit të vatrës së zjarrit, një nga grupet e zjarrfikëses Gjirokastër do të qëndrojë në zonë për të mbajtur nën mbikëqyrje situatën.

/abcnews.al/

Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra

By: M C
13 August 2025 at 16:52

Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se zjarri, i fuqizuar nga era dhe thatësira, paraqet një kërcënim serioz për qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po luftojnë për ta ndalur përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga disa banorë të Lazaratit, të cilët po përballen me zjarrin në majën e Sopotit. Çdo minutë konsiderohet kritike, ndërsa flakët vazhdojnë të mbulojnë zonën, duke rritur rrezikun e përhapjes.

Operacioni i emergjencës vazhdon pa garanci se zjarri do të kontrollohet së shpejti, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve për evakuim nga banorët e zonës.

The post Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra appeared first on Albeu.com.

Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm”

By: Kult Plus
12 August 2025 at 13:00

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Gjirokastrës, i cili është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët në vend.

Në këtë qytet po zhvillohet festivali i isopolifonisë “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera.

“Në Gjirokastër ku këndon çdo rrugicë e  mbajnë iso dhe gurët, është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Ju presim në Gjirokastër, gjatë gjithë gushtit për t’iu bashkuar isos sonë, pasuri e çmuar e qytetit të gurtë me shpirt të ergjendtë”, thekson kreu i qeverisë.

Edhe këtë gusht, ashtu si çdo verë u rikthye në Gjirokastër “Iso mbi kalldrëm”, ku morën pjesë grupe folklorike të qytetit ndërsa organizimi i dha gjallëri qytetit.

Aktiviteti tërhoqi vizitorë të shumtë, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët bëhen kuriozë për këngën me iso.

Ky organizim do të vijojë gjatë gjithë gushtit dhe do të marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha njësitë administrative të Gjirokastrës./atsh/KultPlus.com

Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm”

11 August 2025 at 22:28

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Gjirokastrës, i cili është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët në vend.

Në këtë qytet po zhvillohet festivali i isopolifonisë “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera.

“Në Gjirokastër ku këndon çdo rrugicë e  mbajnë iso dhe gurët, është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Ju presim në Gjirokastër, gjatë gjithë gushtit për t’iu bashkuar isos sonë, pasuri e çmuar e qytetit të gurtë me shpirt të ergjendtë”, thekson kreu i qeverisë.

Edhe këtë gusht, ashtu si çdo verë u rikthye në Gjirokastër “Iso mbi kalldrëm”, ku morën pjesë grupe folklorike të qytetit ndërsa organizimi i dha gjallëri qytetit.

Aktiviteti tërhoqi vizitorë të shumtë, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët bëhen kuriozë për këngën me iso.

Ky organizim do të vijojë gjatë gjithë gushtit dhe do të marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha njësitë administrative të Gjirokastrës.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

By: Elva
11 August 2025 at 20:21

Në vend vazhdojnë të jenë aktive 30 vatra zjarri në disa qarqe, duke përfshirë Vlorën, Lezhën, Dibër, Berat, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër dhe Kukës. Në Vlorë, zjarret kanë përfshirë fshatra si Krane, Bolenë, Tërbaç dhe Lukovë, ndërsa situata në Poliçan është përkeqësuar me evakuime në disa zona për shkak të flakëve pranë banesave. Në […]

The post Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

By: Ela
11 August 2025 at 14:20

Një 33-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Done deal” në Gjirokastëe pasi shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit. Ndërkaq, policia ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza nga i arrestuari. Nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit Dhionis Proko u gjetën doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike, […]

The post Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër

By: Rovena
10 August 2025 at 13:01

Zjarr në afërsi të stacionit të pompomit të ujit të pijshem për Gjirokastrën. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrefikese ku konstatuan se flaket kishin marrë përmasa të mëdha.

Pas nderhyrjes me shpejtesi për izolimin e flakëve ku po perhapeshin drejt pompës së ujit, vreshtave dhe pemtarive perreth saj, u arrit të vihej nën kontroll duke mos lejuar perhapjen e tij. Zjarri kishte rënë në një siperfaqe rreth 3000 m2 ku brenda saj ndodhej një magazine ku kishte automjete të parkuara brenda dhe jashtë saj.

Magazina ishte  rreth 50m2 ku brenda saj ndodheshin materiale bujqesore dhe nje automjet tip “Opel” kabriole i vitit 2005 me targa AA841VF dhe ngjitur me murin rreth një metër larg ndodhej një “Benz 2400” i vitit 1984 pa targa si dhe brenda perimetrit të djegur nga flakët u dogjën edhe 20 pemë frutore./abcnews.al

“Çeço Fest”, Kumbaro: Qindra të rinj e turistë shijuan muzikën në Gjirokastër

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ “Çeço Fest” vjen në Gjirokastër për të gjashtin vit radhazi në vendin më tërheqës të qytetit, në Kalanë e Argjirosë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli sot në rrjetet sociale një video nga aktiviteti i mbrëmjes së djeshme.

Kumbaro tha se Kalaja ushtoi mbrëmë nga Festa e Çeços, ndërsa qindra të rinj dhe turistë shijuan muzikën mbi Gjirokastër.

Duke nisur nga mbrëmja e djeshme të rinjtë mund të shijojnë dy ditë intensive me performanca nga artistë të njohur. Superfestivali i muzikës elektronike në kala, prej kohësh është kthyer në skenën e plot DJ-ve dhe të rinjve të dhënë pas muzikës.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi e cilësoi si një tjetër fundjavë të paharrueshme që po vjen në Kalanë e Gjirokastrës. “Vera vazhdon me ritëm, energji dhe emocion”, shkroi kryebashkiaku në rrjetet sociale.

“Çeço Fest” do të sjellë muzikë pafund, dritë dhe atmosferë elektrizuese në zemër të qytetit të gurtë, ku tradita takohet me ritmet moderne për një përvojë që nuk duhet humbur.

/e.i/a.f/

The post “Çeço Fest”, Kumbaro: Qindra të rinj e turistë shijuan muzikën në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

8 August 2025 at 21:05

Një vatër zjarri masive ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër, duke përfshirë kullota dhe shkurre të shumta. Flakët vazhdojnë të përpijnë barishte dhe shkurre, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës dhe strukturat e emergjencës janë angazhuar për lokalizimin dhe shuarjen e tij. Kjo është vetëm një ndër seri zjarresh që […]

The post Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Muzika elektronike e ‘Çeço Fest’, Gjirokastra për të gjashtën herë nën ritme të paharrueshme

By: Kult Plus
8 August 2025 at 13:30

Kalaja e Argjirosë për të gjashtin vit radhazi magjepset nga ritmet e “Çeço Fest”, duke shënuar në kujtesën kulturore të vendit edhe një tjetër përvojë që nuk harrohet.

Duke filluar nga mbrëmja e 8 gushtit qyteti i Gjirokastrës do të jetojë nën meloditë e festivalit, për të përjetuar edhe njëherë magjinë e muzikës elektro.

Publiku do të ketë mundësinë të shijojë dy ditë intensive me performanca të paharruara nga artistë të njohur, gjë që edhe provon se ky festival për një kohë të gjatë është kthyer në “shtëpinë” e DJ-ve, dhe admiruesve të muzikës, duke mos i dëshpëruar asnjëherë me atë çka ofron dhe shfaq.

Flamur Golemi, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, e cilësoi këtë festival si një tjetër fundjavë të paharrueshme:

“Vera vazhdon me ritëm, energji dhe emocion”, shkroi kryebashkiaku në rrjetet sociale.

“Çeço Fest” do të sjellë muzikë pa fund, spektakël drite dhe një atmosferë elektrizuese në zemër të qytetit të gurtë, aty ku tradita takohet me ritmet moderne për një përvojë të paharrueshme./KultPlus.com

Operacioni “Koordinata”, asgjësohen bimë narkotike në Lazarat e Visokë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata” janë asgjësuar dhjetëra bimë narkotike kanabis në Gjirokastër dhe në Mallakasatër dhe janë arrestuar dy të dyshuar.

Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj.

“Në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat, u gjetën të kultivuara 48 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

“Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies”, njoftoi Policia.

Gjithashtu edhe në Mallakastër janë asgjësuar 77 bimë narkotike kanabis sativa.

“Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies”, njoftoi Policia.

Policia njoftoi se gjatë ndërhyrjes u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Operacioni “Koordinata”, asgjësohen bimë narkotike në Lazarat e Visokë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌