Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 August 2025Main stream

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

By: Elva
13 August 2025 at 22:47

Ndërsa kryeministri Edi Rama shpjegonte se “edhe rajoni po digjet” për të relativizuar situatën e zjarreve në vend, Greqia ka treguar se ka edhe një mënyrë tjetër për t’u përballur me flakët: të kesh mjete zjarrfikëse dhe t’i përdorësh. Ambasada greke në Tiranë njoftoi se po monitoron situatën alarmante në Shqipëri dhe, brenda kapaciteteve të […]

The post “Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në jug, bilanci i dëmeve në blegtori: Qindra zgjoje bletësh dhe dhjetëra krerë bagëtish të ngordhur

By: Elva
13 August 2025 at 22:02

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka publikuar bilancin paraprak të dëmeve që kanë shkaktuar zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh. Grupi i punës ka nisur verifikimet në terren, duke evidentuar dëme të konsiderueshme në blegtori dhe bujqësi. Në fshatrat Tremul dhe Aliko janë djegur kullota dhe parcela me ullinj, por nuk […]

The post Zjarret në jug, bilanci i dëmeve në blegtori: Qindra zgjoje bletësh dhe dhjetëra krerë bagëtish të ngordhur appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Pamje të trishta: Zjarri në Delvinë lë pas shkatërrim dhe vështirësi për banorët

By: Elva
13 August 2025 at 19:31

Delvina dhe rrethinat e saj kanë përjetuar një situatë të jashtëzakonshme pas shpërthimit të një zjarri masiv që ka kërcënuar seriozisht jetën e banorëve dhe ka shkaktuar dëme të mëdha. Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt fshatit Vllahat, duke rrezikuar banesat dhe pasuritë e qytetarëve. Në përpjekjet për shuarjen e flakëve, janë angazhuar forca të […]

The post FOTO/ Pamje të trishta: Zjarri në Delvinë lë pas shkatërrim dhe vështirësi për banorët appeared first on BoldNews.al.

Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret. Ministri Hoxha: Janë shtuar zjarrvëniet e qëllimshme

By: redi
13 August 2025 at 19:30

Situata me zjarret në Delvinë është ende shumë e rrezikshme. Nga aty ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se qeveria është duke blerë dy avionë që në të ardhme të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme. Vengu vlerësoi Mekanizmin Evropian, që këtë herë ka sjellë avionë dhe helikopterë për të ndihmuar Shqipërinë edhe kur në vende e tyre ka pasur problematike të ngjashme.

Source

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

By: armand
13 August 2025 at 18:49

Mjafton kjo foto për të kuptuar se banorët e Delvinës janë në mëshirë të fatit nga zjarret që kanë kapluar zonën. Ndërsa qeveria është e paaftë të ndërhyjë si duhet, askush nuk mund t’i mbrojë apo t’i shpëtojë teksa janë në dorë të Perëndisë. Një peizazh i zymtë dhe tymi që mbulon qiellin. Kështu paraqitet […]

The post Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë! appeared first on BoldNews.al.

Asfiksohet nga tymi nënkryetari i Bashkisë Delvinë, ishte pjesë e grupit për shuarjen e flakëve

By: M C
13 August 2025 at 17:06

Situata nga zjarret në zonën e Delvinës mbetet shqetësuese, ndërsa gjatë përpjekjeve për shuarjen e tyre ka ndodhur një incident serioz.

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi, është asfiksuar nga tymi teksa ndodhej në vijën e parë të frontit të zjarrit, si pjesë e grupit të emergjencës që po punon për kontrollin e situatës.

Xuxi u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të inhalimit të tymit në sasi të mëdha. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e urgjencës, dhe gjendja e tij po monitorohet nga afër.

Zjarret kanë përfshirë disa zona pyjore përreth qytetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke vështirësuar ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta.

Autoritetet lokale dhe forcat zjarrfikëse po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, duke apeluar për ndihmë shtesë dhe kujdes maksimal nga banorët e zonës.

The post Asfiksohet nga tymi nënkryetari i Bashkisë Delvinë, ishte pjesë e grupit për shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Shqipëria mes flakëve të zjarrit

13 August 2025 at 16:27

Shqipëria është përfshirë nga zjarre të mëdha ditët e fundit. Situata paraqitet e vështirë në disa zona ku janë urdhëruar shpërngulje teksa të paktën një person ka humbur jetën.

Zjarret dolën nga kontrolli në Gramsh pasditen e së martës dhe po kështu ditën e sotme duke nxitur autoritetet të largonin banorët e tetë fshatrave: Nartë, Skënderbegas, Kullolas, Bletëz, Menkollarë, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas.

Në mbrëmje situata u bë kritike edhe në Delvinë, ku u urdhërua gjithashtu largimi i banorëve. Njësoj, në Poliçan u urdhëruan edhe banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pesë helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, tre në Gramsh, dy në Delvinë.

Ministria e Mbrojtjes raportoi të mërkurën për 10 mijë forca në terren duke u përballur me 24 vatra aktive zjarresh të 24 orëve të fundit.

Shqipëria në flakë

Temperaturat e larta dhe thatësia e gjatë e kësaj vere ka ndihmuar në përhapjen e zjarreve, ku në disa raste ato kanë qenë edhe të qëllimshme.

Vatrat e para u raportuan më 12 qershor në Qeparo, pasuar nga mali i Krastës më 18 qershor.

Vetëm gjatë atij muaji, sipas ministrisë së Mbrotjjes pati 134 raportime zjarresh në të gjithë vendin: Tiranë, Durrës, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Në korrik, numri u trefishua në 373 dhe prirja e lartë e zjarreve vijoi edhe gjatë muajit gusht, favorizuar edhe nga temperatura ekstreme mbi 40 gradë celsius.

Deri të mërkurën, 13 gusht, situata u cilësua kritike me rreth 210 vatra zjarri, ndërsa pati edhe një viktimë në fshatin Skënderbegas, ku zjarri dogji edhe shtëpi.

Ministri i Brendshmëm Ervin Hoxha deklaroi se gjatë muajit gusht ka pasur 59 zjarre të mëdha dhe 961 të vogla.

Kodi Penal në fuqi, përkatësisht neni 206/a parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale.

Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg”, thuhet në Kodin Penal.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në vitin 2025, deri më tani policia ka proceduar 120 persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe ka arrestuar vetëm 21 persona.

Shqipëria pa kapacitete për parandalimin e zjarreve

“Janë rreth 10 mijë forca të angazhuara në terren”, u shpreh Ministri i Brendshëm Hoxha të martën nga Gramshi, ndërsa ishte në ndjekje të situatës së renduar nga zjarret.

Përpos premtimeve për të zgjeruar kapacitete për emergjencat civile, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve. Në terren janë vetëm zjarrfikësit dhe skuadrat e emergjencës, të cilat vuajnë nga mungesa e mjeteve dhe veshjeve të duhura.

Edhe këtë vit, Shqipëria është mbështetur në Mekanizmin Evropian, duke marrë ndihmë përmes avionëve “Canadair”, të posaçëm për fikjen e zjarreve.

Ky shqetësim është përcjellë edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një komunikimi në rrjetin social Twitter e relativizoi situatën me vendet e tjera fqinje.

“Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, […] i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se çdo vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?”, u shpreh Kryeministri në Twitter.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Në fshatrat e Gramshit, të cilat u përfshinë nga flakët janë djegur rreth 40 banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka edhe në kullota dhe fonde pyjore.

Sipas legjislacionit shqiptar ka dy raste kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme: kur kemi cenim të rendit publik dhe kur kemi emergjence civile në territore të caktuara.

Edhe pse vendi ynë ka përjetuar situata të vështira për shkak të situatave që lidhen me zjarret apo përmbytjet, asnjëherë qeveria nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Shpallja e saj do të aktivizonte të gjitha strukturat shtetërore dhe mund të kërkonte rishikim të buxhetit.

Përvoja e përmbytjeve në Shkodër tregon se mungesa e shpalljes pengon dëmshpërblimin e qytetarëve.

Në një situatë të ngjashme me zjarret, ku dëmet dhe pasojat janë të rënda për qytetarët që gjithçka kanë është shtëpia dhe bagëtia, mosbesimi se do të dëmshpërblehen qëndron aty.

The post Shqipëria mes flakëve të zjarrit appeared first on Citizens.al.

MM: 37 vatra zjarri aktive, flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj në Delvinë

13 August 2025 at 15:52

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në rang vendi, teksa gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive.

Në qarkun Vlorë, në bashkinë Delvinë, situata e zjarrit është problematike, pasi zjarri ka depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Në operacion po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore. Gjithashtu po ndërhyn edhe avioni ‘Canadair’ nga italia.

Në bashkinë Finiq, vazhdon aktive vatra e shfaqur në Dhivër, e cila aktualisht është në Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat, Kardhikaq, në drejtim të bashkisë Delvinë, në kodrat që rrethojnë qytetin nga fshati Vllahat në drejtim të fshatit Kakodhiq. Njëkohësisht vatra ka kapur pllajën e faqes se malit të Gjerë dhe Sopotit. Për ditën e sotme po të operohet me kapacitet e bashkisë.

Në fshatin Bistricë, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq. Zjarri zhvillohet në lartësi të malit. Nuk ka rrezik për banesat, po mbahet në kontroll.

Në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv të MZSH Finiq dhe 1 automjet 3 efektiv MZSH Sarandë.

Në Malin e Sopotit, bashkia Delvinë është aktivizuar një vatër zjarri, e cila po i afrohet territorit të bashkisë Gjirokastër. Në terren ndodhen forca nga MZSH Gjirokastër.

Në qarkun Dibër, vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë ndihmuar nga era ka marrë përmasa. Në terren janë duke operuar forca nga MZSH, forcat e pyjores dhe punonjës të bashkisë si dhe forca të kompanive private të minierës, për shkak të terrenit e kanë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit i cili favorizohet nga era pranë Liqenit të Zi. Në terren ndodhen 30 forca nga FA dhe 50 forca nga bashkia

Në Malin me Gropa në Bizë të Martaneshit, Bashkia Bulqizë, njësia administrative Martanesh, zjarri vijon aktiv. I prekur dhe fshati Val, por nuk paraqet rrezik për banesat. Po punohet për izolimin përfundimtar.

Në lagjen Miravec, fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër, është shfaqur një vatër e re zjarri në sipërfaqee shkurre, ferra dhe hamullore, por pa rrezik për banesa. Në terren janë 4 forca MZSH, 1 mjet zjarrëfikes.

Në qarkun Berat, në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan. Vazhdon të mbetet aktive vatra e zjarrit në “Rezervatin e Menaxhuar Balloll”, zonë e mbrojtur. Një pjesë e zjarrit po kalon në faqen perëndimore të Malit Selenicë, duke vendosur në rrezik disa banesa, fshati Çorogjaf, Lagje Selenicë. Në terren janë aktualisht 1 mjet zjarrfikës dhe 6 forca të FA, 1 mjet dhe 4 forca MZSH Dimal.

Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, si pasojë e një shkëndije nga shkëputja e linjës së tensionit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila në pak kohë ka marrë përmasa. Në vendngjarje u angazhuan forca dhe mjete nga MZSH dhe bashkia. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 banesa, nga të cilat 3 të pabanuara. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.

Në fshatin Mbrakull, njësia administrative bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren ka ende forca operacionale.

Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Vatra e zjarrit është riaktivizuar. Në vendngjarje po punojnë 3 automjete me 20 efektivë të MZSH si dhe 25 forca bashkiake. Ka përhapje të zjarrit dhe kërkohet mbështetje nga ajri.

Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar. Në terren po punojnë 6 forca zjarrfikëse dhe 2 mjete MZSH, 5 punonjës të Shërbimit Pyjor të bashkisë Skrapar, 5 forca vullnetare. Vatra është në Monitorim. Janë djegur rreth 100 ha me shkurre, ullinj dhe pemë frutore.

Në fshatin Çiflig, njësia administrative Poshnje, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje po shkojnë 8 efektivë të MZSH me 1 mjet.

Në fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë është shfaqur një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte, e cila ka marrë përmasa. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 8 forca operacionale.

Në qarkun Tiranë, në fshatin Spanesh, Kazie dhe Spille, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Zjarri është vënë nën kontroll. Vatra nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, zjarri i nisur në datën 10.8.2025 po zhvillohet në territorin e këtyre fshatrave Ferraj dhe Zall Herr. Terreni kodrinor e bënë të vështirë ndërhyrjen e forcave dhe mjeteve nga toka. Në terren ndodhen 20 forca zjarrfikëse me 4 mjete MZSH të bashkisë Tiranë dhe Kavajë, 11 forca AdZM, 5 forca APR si dhe forca të policisë së Shtetit.

Në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, zona e Arbanës, njësia administrative Vaqarr. Vatra është aktive në kodrat e Vaqarrit dhe Pezës. Nuk ka rrezik për banesa dhe po vazhdon monitorimi nga terreni.

Vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri vazhdon të përhapet në fshatin Durishtë. Në terren ndodhen 12 forca zjarrfikëse me 3 mjete MZSH, 5 fora APR si dhe prezencë e Policisë së Shtetit.

Në Kodër Selitë, njësia administrative nr. 5, është aktivizuar një vatër zjarri dhe është nën kontroll.

Në qarkun Gjirokastër, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatra e cila erdhi nga bashkia e Finiqit u hap në dy fronte në majën e Leftokaresë: në fshatrat Lugar e Frashtan, vatra u vu nën kontroll, ndërsa po punohet për fikjen e vatrës në drejtim të fshatit Dhuvjan.

Në fshatin Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë .Nga puna e forcave në terren është shmangur rreziku për banesat. Kane ndërhyrë 4 zjarrfikës, 8 forca bashkiake nga bashkia Gjirokastër dhe 2 mjete. Vijon puna për shuarjen përfundimtare.

Ne fshatin Koshtan njësia administrative Qesarat, bashkia Memaliaj. Është shmangur rreziku për banesat dhe situata është ne monitorim me 4 mjete zjarrfikës dhe 1 mjet fouristradë.

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Kodër. Janë djegur dy stalla bagëtish, 1 lopë, 2 viça dhe 1 kal. Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por e ka ulur disi intensitetin. Në terren operuan forca dhe mjete nga i gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca nga FA. Sot vijon puna me forca në terren të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.

Në fshatin Lazarat, bashkia Gjirokastër është shfaqur një vatër zjarri e ardhur nga Delvina.

Në bashkinë Dropull, fshati Goranxi mbi Manastirin e Shën Mërisë është shfaqur një vatër zjarri, e cila për momentin është normalizuar. Zjarri vazhdon matanë antenave të Sopotit në drejtim të Delvinës dhe Gjirokastrës.

Në qarkun Elbasan, vazhdon zjarri në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku situata është rënduar me përfshirjen edhe të fshatrave përreth Harunas. Zjarri është duke shkuar drejt fshatit Nartë, ku është dhënë njoftimi për evakuim. Pati një rritje të intensitetit të zjarrit. Të gjitha kapacitetet e qarkut janë të përqendruara në Gramsh. Janë duke operuar dy helikopterë EBA. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe mbi fshatin Skënderbegas ndodhen 3 mjete zjarrfikëse.

Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiakë e banorë të zonës.

Në fshatin Garunjë, njësia administrative Pajovë, bashkia Peqin është aktivizuar një vatër zjarri.

Në fshatin Polis Gurëshpat, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd është shfaqur një vatër e re zjarri. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 4 forca operacionale.

Në qarkun Shkodër, në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është në sipërfaqe pyjore dhe me shtrirje të madhe. Forca në operacion: 65 efektive FA, 2 mjete ZF, 16 efektiv zjarrfikës dhe 2 mjete nga bashkia Fushë Arrëz. 77 forca të bashkisë dhe pyjore. 16 forca policore. Situata sot është më e qetë dhe banesat janë jashtë rrezikut.

Në bashkinë Puke është raportuar zjarr në sipërfaqe pyjore, Mesul. Vatra e zjarrit është nën kontroll dhe mbahet në monitorim.

Në fshatin Shegan, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Terreni vështirëson punën e forcave.

Në njësinë administrative Postribë situata është nën kontroll.

Në qarkun Kukës, në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Munellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, është izoluar.

Në qarkun Korçë, në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Vatra e zjarrit ngelet problematike për shkak të pranisë së municioneve, të cilët shpërthejnë herë pas here. Në terren për vlerësimin e situatës në lidhje me municionet luftarake ndodhen ekipe xheniere nga FA. Situata po vijon të monitorohet.

Në qarkun Lezhë, në fshatin Blinisht dhe Kotërr, njësia administrative Blinisht afër kishës së fshatit janë shfaqur dy vatra zjarri.

/gj.m/j.p/

The post MM: 37 vatra zjarri aktive, flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përballja me flakët në Delvinë, nënkryetari i bashkisë në spital për shkak të tymit

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Delvina vijon të jetë në situatë kritike si pasojë e zjarrit të rënë ditët e fundit.

Aktualisht zjarret kanë rrethuar kodrat e qytetit, ndërsa nga ajri po ndërhyhet me dy helikopterë.

Mediet raportuan se nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital pas përballjes me flakët në terren. Ai ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit të rënduar në zonë, që çlirohet nga zjarret e fuqishme.

Në një video të publikuar në medie, nënkryetari i bashkisë së Delvinës po transportohet në spitalin e qytetit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ministria e Mbrojtjes, njoftoi sot se, ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin.

/k.s/j.p/

The post Përballja me flakët në Delvinë, nënkryetari i bashkisë në spital për shkak të tymit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bilanci i zjarreve në Delvinë: digjen banesa dhe kisha

By: gaze tare
13 August 2025 at 16:16

Zjarret në Delvinë vijojnë të përpijnë sipërfaqe të tëra me pyje dhe jo vetëm. Situata apokaliptike ka bërë pjesë të bilancit të saj dramatik edhe shtëpi të djegura, përfshi edhe një kishë.

Bilanci paraprak i dëmeve në territorin e bashkisë së Delvinës, ka 3 banesa të djegura në qytetin e Delvinës, 2 banesa të djegura në fshatin Kakodhiq, kisha si dhe 1 banesë në fshatin Lefterhor.

Zjarrfikësit, ushtria dhe emergjencat vijojnë operacionin e tyre nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve masive, për të mos lejuar daljen e situatës jashtë kontrollit.

Shtëpitë e djegura në fshatrat e Gramshit:

Në fshatin Bletëz – 5 banesa
Në fshatin Zenelaj- 3 banesa
Në fshatin Skënder – 8 banesa
Në fshatin Shimer – 3 banesa
Në fshatin Harunas – 5 banesa
Në fshatin Kullollas – 15 banesa

The post Bilanci i zjarreve në Delvinë: digjen banesa dhe kisha appeared first on iconstyle.al.

Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra

By: M C
13 August 2025 at 16:52

Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se zjarri, i fuqizuar nga era dhe thatësira, paraqet një kërcënim serioz për qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po luftojnë për ta ndalur përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga disa banorë të Lazaratit, të cilët po përballen me zjarrin në majën e Sopotit. Çdo minutë konsiderohet kritike, ndërsa flakët vazhdojnë të mbulojnë zonën, duke rritur rrezikun e përhapjes.

Operacioni i emergjencës vazhdon pa garanci se zjarri do të kontrollohet së shpejti, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve për evakuim nga banorët e zonës.

The post Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra appeared first on Albeu.com.

MM: Ekipet e zjarrfikësve ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë

13 August 2025 at 14:33

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes, njoftoi sot se, ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin.

Ministria e Mbrojtjes vuri në dukje se efektivët janë të mbështetur nga ajri dhe kanë bashkëpunimin me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

/gj.m/j.p/

 

The post MM: Ekipet e zjarrfikësve ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Delvinë/ Banorët shpërthejnë në akuza: Helikopterët u vonuan, shteti mungon

By: Ardit
13 August 2025 at 13:51

Delvina është një nga zonat më të prekura nga zjarret në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku qytetarët dhe zjarrfikësit po përballen me zjarre të mëdha që kanë përfshirë zonën. Sipas banorëve, terreni i vështirë po e bën ndërhyrjen pothuajse të pamundur, duke e përkeqësuar situatën nga momenti në moment. Banorët raportojnë se […]

The post Zjarri në Delvinë/ Banorët shpërthejnë në akuza: Helikopterët u vonuan, shteti mungon appeared first on BoldNews.al.

Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë

13 August 2025 at 14:37

Këto janë pamjet nga ajo që ka mbetur pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu Delvinën mbrëmjen e së martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania shihen faqet e kodrave, ku në vend të pemëve ka mbetur vetëm hi.

Ndërkohë, mesditën e së mërkurës, ekipet e zjarrfikësve të BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vijojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë pic.twitter.com/vgF4LZj8fB

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 13, 2025

The post Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë appeared first on Telegrafi.

Zjarri rrethon shtëpitë në Kasapaj të Delvinës, flakët përhapen me shpejtësi

By: gaze tare
13 August 2025 at 14:29

Pamjet shqetësuese nga Lagjja Kasapaj në Delvinë tregojnë për përhapjen e flakëve që po i afrohen banesave. Zjarri, i cili ka dalë jashtë kontrollit, ka krijuar një situatë alarmante, duke bërë që forcat zjarrfikëse të punojnë intensivisht për neutralizimin e flakëve.

Në momentet e fundit, banorët e zonës janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, për të shmangur çdo pasojë të mundshme. Megjithatë, disa prej tyre po bëjnë rezistencë dhe refuzojnë të largohen, duke përkeqësuar kështu situatën.

Për fat të keq, përhapja e zjarrit ka bërë që autoritetet dhe ekipet emergjente të mobilizohen në terren, ndërkohë që shumë zona janë ende të rrezikuara nga flakët që vazhdojnë të përhapen. Aktivitetet janë duke vijuar pa ndërprerje për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të siguruar që nuk ka jetë të humbura.

The post Zjarri rrethon shtëpitë në Kasapaj të Delvinës, flakët përhapen me shpejtësi appeared first on iconstyle.al.

Zjarret, MM urdhëron evakuimin e banorëve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë

13 August 2025 at 13:45

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes nxori sot urdhër urgjent evakuimi për evakuim për banorët në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, thekson MM në një njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.

/gj.m/j.p/

 

The post Zjarret, MM urdhëron evakuimin e banorëve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret gjunjëzojnë Shqipërinë/ Situatë e rënduar në Gramsh e Delvinë, banorët akuza qeverisë

By: Ardit
13 August 2025 at 12:19

Prej më shumë se 48 orësh, Shqipëria është duke u përballur me një nga situata më të rënduar të zjarreve në vitet e fundit. Temperaturat e larta, terreni i thyer, mungesa e mjeteve të ndërhyrjes nga ajri apo automjetet e vjetëruara të zjarrëfiksëve, ka bërë që bilanci të jetë tragjik, ku deri më tani kemi […]

The post Zjarret gjunjëzojnë Shqipërinë/ Situatë e rënduar në Gramsh e Delvinë, banorët akuza qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Zjarret dalin jashtë kontrollit, thirrje për evakuuim në Gramsh dhe Delvinë

By: Ardit
13 August 2025 at 11:30

Duket se zjarret në venin tonë kanë dalë jashtë kontrollit dhe po ‘përpijnë’ çfarë iu del përpara. Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje banorëve të Nartës dhe Skënderbegasit në Gramsh, që të evakuohen drejt vendeve të sigurta. Gjithashtu edhe baorëve të Delvinës, iu është kërkuar që të largohen nga banesat e tyre. “Për shkak […]

The post Zjarret dalin jashtë kontrollit, thirrje për evakuuim në Gramsh dhe Delvinë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

13 August 2025 at 12:13

Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku flakët e zjarrit shkrumbuan dhjetra shtëpi të martën, një grua sapo ka shpëtuar, por është e trishtuar për çfarë ka mbetur pas. “Avionët erdhën me vonesë, gjithçka u dogj,” i tha ajo gazetarëve. “Si u dogjëm, u përvëluam erdhën këta. Kam punuar një jetë për atë shtëpi,” ankohet ajo. […]

The post Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët appeared first on Reporter.al.

Vengu: Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës, tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë

13 August 2025 at 10:14

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se, operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar perimetrin e flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqet kombëtare në mbarë Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale Vengu u shpreh se, tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë pa u ndalur në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq.

Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit.

Vengu theksoi se po punohet me vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.

Ministri gjithashtu shprehu mirënjohje për çdo forcë të angazhuar në këtë sfidë.

/gj.m/

 

The post Vengu: Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës, tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌