Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 July 2025Main stream

Kingji nga Qafa e Buallit: Dy vatra zjarri, masa për evakuim nëse do jetë nevoja

TIRANË, 27 korrik / ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, nga zona e Qafës së Buallit dhe Planit të Bardhë në Bulqizë, ku ndodhet në krye të operacionit për shuarjen e dy vatrave aktive të zjarrit u shpreh se 35 trupa të FA janë angazhuar vetëm në këtë zonë.

Kingji tha se në koordinim me emergjencat civile dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile janë marrë të gjitha masat edhe për evakuim, nëse do të jetë e nevojshme.

“Që në orët e para të mëngjesit jemi në zonën e Bulqizës, sepse jemi në rajonin e Qafës së Buallit ku jemi të angazhuar 35 forca pasi kemi dy vatra zjarri, njëra është këtu në Bulqizë dhe tjetra është në qafën e Buallit”, tha ai.

Sipas tij, FA po punojnë në gjithë qarqet e vendit në koordinim të plotë me emergjencat civile.

“Në qarkun Dibër, jemi në Qafën e Buallit dhe Bulqizës, në Lezhë jemi në Rrëshen, në Vlorë jemi në Himarë, Piqeras dhe në Kaninë. Në Berat, jemi në Gjirokastër në Fushë- Bardhë dhe në qarkun e Korçës jemi në Pustec. Nëse do të kërkohet evakuim janë marrë masat e plota. Jemi në kordinim edhe me agjencinë e mbrojtjes civile, FA janë të angazhuar në përballimin me sukses të kësaj situate”, u shpreh Kingji. /j.p/

The post Kingji nga Qafa e Buallit: Dy vatra zjarri, masa për evakuim nëse do jetë nevoja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri

TIRANË 27 korrik /ATSH/ Situata per shuarjen e zjarreve në vend po shkon drejt normalizimit, ndërsa kushtet atmosferike kanë lehtësuar ndjeshëm punën e forcave në terren që prej ditësh janë në përballje të vazhdueshme me flakët.

Nga Vlora, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, përsëritën angazhimin e plotë institucional në përballimin e situatës, me zbatimin rigoroz të ligjit dhe në mbështetje të banorëve të prekur.

Ministri Vengu deklaroi se situata në zonat më problematike është përmirësuar ndjeshëm

“Jemi në një situatë shumë më pozitive, si në aksin Borsh-Piqeras-Lukovë, ashtu edhe në lartësitë e Kaninës, ku vatrat janë shuar plotësisht. Vijojmë të jemi vigjilentë me forca të angazhuara në terren, si dhe me mbështetje ajrore nga dy helikopterë dhe një avion italian”, tha Vengu.

Nga ana e saj, ministrja Kumbaro siguroi se itineraret turistike, si në zonat malore ashtu edhe përgjatë bregdetit, janë të sigurta dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

“Garantojmë sigurinë në gjitha itineraret turistike qoftë në ato malore dhe përgjatë bregdetit. Asnjë nga zonat që janë të populluara nga turistët nuk kemi asnjë problematikë. Edhe kur ka protokolle të zhvendosjes së banorëve behet për parandalim dhe jo për rrezik të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër është e domosdoshme që çdo sinjal dhe alarm që mund të mendohet se na ndihmon për të parandaluar një vatër, është e nevojshme të njoftohet menjëherë”, tha Kumbaro.

Gjithashtu, Kumbaro u bëri thirrje barinjve që të shmangin ndezjen e zjarreve për ruajtjen e kullotave dhe zonave të mbrojtura

“Vatrat aktualisht janë nën kontroll dhe duam bashkëpunimin e çdo banori por edhe barinjve të zonës. Kullotat në male nuk janë vatra për t’u ndezur zjarre, por zona për t’u mbrojtur. Zonat e mbrojtura janë të parat që rrezikohen për shkak të relievit të thepisur. Shpëtuam Parkun e Llogarasë duam të përndajmë çdo varët në Karaburun dhe këtë thirrje e kemi jo vetëm me Vlorën por për të gjithë territorin”, tha ajo. /j.p/

The post Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stakohet linja Bulqizë-Krastë, Balluku: Dëme të konsiderueshme në sistemin energjetik nga zjarret

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Linja e transmetimit të energjisë Bulqizë-Krastë është stakuar për arsye sigurie për shkak të përhapjes së flakëve në afërsi të saj.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se “për arsye sigurie kemi qenë të detyruar të stakojmë nënstacione apo linja transmetimi, në afërsi të vatrave të zjarrit, por duke u kujdesur edhe për shërbim të pandërprerë për të gjithë qytetarët”.

Balluku tha se “rasti më i fundit është në zonën e Bulqizës, ku zjarri i është afruar linjës 35 kV Bulqizë – Krastë. Për efekt sigurie u stakua linja”.

Sipas Balluku pa tension janë nënstacionet Krastë, Batër dhe HEC-et e zonës në fjalë.

Balluku nënvizoi se “dëmet e shkaktuara në sistemin energjetik nga situata e zjarreve në të gjithë territorin, deri tani janë të konsiderueshme, por të përballueshme nga operatorët në terma të shërbimit”.

/m.q/j.p/

The post Stakohet linja Bulqizë-Krastë, Balluku: Dëme të konsiderueshme në sistemin energjetik nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret kërcënojnë qytetin e katërt më të madh të Turqisë

27 July 2025 at 09:18

Zjarret që kanë përfshirë Turqinë për javë të tëra kërcënuan qytetin e katërt më të madh të vendit herët të dielën, duke bërë që qindra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Zjarret gjatë natës në malet e pyllëzuara përreth Bursës në Turqinë veriperëndimore u përhapën me shpejtësi, duke sjellë “një shkëlqim të kuq” në qiellin e natës mbi periferitë lindore të qytetit.

Zyra e guvernatorit të Bursës tha në një deklaratë të dielën se 1,765 persona ishin evakuuar në mënyrë të sigurt nga fshatrat në verilindje, ndërsa më shumë se 1,100 zjarrfikës luftuan me flakët.

Bursa yanıyor sesimizi duyun artik #bursayanıyor
pic.twitter.com/lA0IjwKG7i

— lexai (@loveofgods_) July 26, 2025

Autostrada që lidh Bursën me kryeqytetin Ankara u mbyll ndërsa pyjet përreth u përfshinë nga flakët.

Bursa'daki orman yangınından geriye kalanlar… pic.twitter.com/p2XTQ5XFVj

— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) July 27, 2025

Orhan Saribal, një parlamentar i opozitës për provincën, e përshkroi skenën si një apokalips.

yangın kontrol altına alınamadı, Bursa cayır cayır yanıyor. ciğerlerimiz yanıyor. #bursayanıyor

pic.twitter.com/tvPDbKjyox

— Celdomore (@moreceldo) July 27, 2025

Në mëngjes, dobësimi i erërave solli njëfarë lehtësimi për zjarrfikësit që vazhduan përpjekjet për të shuar flakët.

Bursa'da alevler yerleşim yerlerini sarmaya başladı…
Bursa'ya ses olalım lütfen.#BursaYanıyorpic.twitter.com/XylcG6ynIh

— mühendisyen (@muhendisyenn) July 26, 2025

Megjithatë, pamjet televizive zbuluan një peizazh të zbehtë ku më parë ishin fermat dhe pyjet me pisha.

Turqia është goditur nga dhjetëra zjarre çdo ditë që nga fundi i qershorit.

Ministri i Pylltarisë Ibrahim Yamukli tha se ekipet e zjarrfikësve në të gjithë vendin u përballën me 76 zjarre të ndara të shtunën. Zjarret po nxiten nga temperaturat e larta të pazakonta për stinën, kushtet e thata dhe erërat e forta. /Telegrafi/

The post Zjarret kërcënojnë qytetin e katërt më të madh të Turqisë appeared first on Telegrafi.

Situata e zjarreve në vend/ Kryeministri Rama falenderon efektivët në terren: Mirënjohje për ata që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët

By: V K
27 July 2025 at 08:26

Mëngjesin e kësaj të diele, përmes një mesazhi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve që po godasin vendin dhe rajonin Mesdhetar.

Mesazhi i Ramës:

“Mirëmëngjes,” shkruan Rama në rrjetet sociale, “dhe me falenderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit. Po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci, që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën”.

Kryeministri ka vlerësuar gjithashtu zjarrfikësit, forcat e Urgjencës Kombëtare dhe Emergjencave Civile, që ndodhen në gatishmëri të plotë përballë rrezikut të përhapur të flakëve në gjithë Europën Jugore.

Në përfundim të mesazhit, ai uroi qytetarët për një të diel të qetë, duke i kujtuar kontributin e atyre që punojnë për sigurinë e të gjithëve.

 

 

The post Situata e zjarreve në vend/ Kryeministri Rama falenderon efektivët në terren: Mirënjohje për ata që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët appeared first on Albeu.com.

Aksion nga ajri dhe toka për neutralizimin e flakëve në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, evakuohen 40 persona

By: V K
27 July 2025 at 08:01

Prej ditës së djeshme, zjarret që kanë përfshirë zonat e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt, janë bërë shqetësim serioz për banorët dhe pushuesit, pasi flakët, të nxitura nga era e fortë, kanë avancuar me shpejtësi drejt zonave të banuara dhe bizneseve të vijës bregdetare.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po operojnë intensivisht për të neutralizuar vatrat aktive.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja ajrore është thelbësore për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikut të shtuar në zonat e banimit.

 

 

Postimi i ministrit te Mbrojtjes:

Në #Borsh, #Piqeras dhe #Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore🚁 për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

👮‍♂️🚑 Teksa zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt sigurisë 40 prej tyre.

⏱️ Zjarrfikësit e Himarës dhe Forcat e Armatosura vijojnë operacionin në terren duke bashkërenduar me ekuipazhet e helikopterëve për të eliminuar çdo rrezik 🧑‍🧑‍🧒‍🧒.

The post Aksion nga ajri dhe toka për neutralizimin e flakëve në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, evakuohen 40 persona appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i

26 July 2025 at 21:31

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar lidhur me situatën me zjarre në vend.

Në njoftim thuhet se raporti i Qendrës Operative të Agjencisë (QO AME), rezulton me rritje në gjithsej 101 vatra zjarri vetëm në gjashtë orët e fundit, ku prej tyre aktive janë 48, ndërsa të lokalizuara 53 vatra zjarri.

Tutje bëhet e ditur se njësitë në të gjitha vatrat e zjarrit janë në intervenim, ndërsa si pasojë një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarreve.

“Në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, kemi pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i. Referuar zhvillimit me situatë, edhe një herë Apelojmë te qytetarët të rrisin kujdesin, mos ndizni zjarre në ambiente të jashtme, lajmëroni menjëherë zjarre vëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192!”, thuhet në njoftim.

Agjencia me Njësitë e Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës është në gatishmëri dhe reagim 24/7. /Telegrafi/

The post Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i appeared first on Telegrafi.

Shqipëria në flakë/ Deputeti i PS, Petro Koçi: Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

By: M C
26 July 2025 at 20:24

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë thuasje gjithë Shqipërinë.

Socialisti Petro Koçi shprehet se duhen dënuar me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve dhe maleve.

Kujtojmë se vendi ynë prej disa javësh është përfshirë nga flakët për shkak të temperaturave të larta, ngjarjeve aksidentale apo dhe të qëllimshme. Zjarrfikësit, banorë të zonave të prekura nga zjarret po luftojnë çdo ditë me flakët.

The post Shqipëria në flakë/ Deputeti i PS, Petro Koçi: Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ‘nën pushtetin e zjarreve’, ndërhyjnë dy avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia

26 July 2025 at 17:33

Aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, raporton Tch.

Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente.

Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin.

Gjatë pasdites pritet të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia , për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore.

The post Shqipëria ‘nën pushtetin e zjarreve’, ndërhyjnë dy avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia appeared first on Telegrafi.

Situata nga zjarret në vend, vatra aktive në disa fshatra në Delvinë

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Në disa fshatrat të bashkisë së Delvinës vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit. Sipas raportimit të medieve, vatrat vijojnë të jenë aktive në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli.

Aktive është edhe vatra e zjarrit që ra ditën e djeshme, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes, si pasojë e erës, zjarri u përhap edhe midis fshatrave Borsh dhe Piqeras, të njësisë administrative Lukovë.

Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

Katër helikopterë u angazhuan dje me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e zonës, për të kufizuar përimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca operuan në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët.

/m.q//r.e/

The post Situata nga zjarret në vend, vatra aktive në disa fshatra në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI)

By: V K
26 July 2025 at 09:43

Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës, për të marrë ndihmë të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa, nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat.

Ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.

The post Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Situata me zjarret, Ministria bën bilancin: 29 vatra në 24 orët e fundit, 10 prej tyre ende aktive

25 July 2025 at 11:39

29 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, 10 prej të cilave janë ende aktive, ndërsa 4 janë në monitorim.

Vatrat më problematike janë regjistruar në vendin e quajtur Liqeni i Luleve, Parku, Kombëtar Lurë, ku zjarri po zhvillohet në tre vatra, janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, ku sot i janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.

Ndërsa në fshatin Zall-Gjoçaj, bashkia Mat vijon puna për shuarjen e zjarrit me rreth 60 forca vendore dhe nga Forcat e Armatosura, si dhe janë kryer 9 misione nga avioni Canadair kroat.

Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, ndërhyrja edhe e dy helikopterëve të Forcës Ajrore solli përmirësim të situatës.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë angazhuar edhe gjatë ditës së sotme për të neutralizuar vatra përfundimtare të zjarrit.

Po vijon puna në vatrën e zjarrit të rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë,  ku në terren janë dislokuar katër automjete zjarrfikës dhe rreth 70 forca nga strukturat operacionale dhe kanë operuar 2 helikopterë Cougar të Forcës Ajrore.

Puna vijon edhe në fshatin Ploç të Novoselës, ku janë dy vatra të tjera aktive. Pas ndërhyrjes së forcave operacionale, vatra e zjarrit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në Gjirokastër po zhvillohet me intensitet të ulët.

Forcat e emergjencave, ndihmuar edhe nga mjete e 3 avionë dhe 1 helikopter nga shteti grek u angazhuan për shuarjen e zjarrit në fshatin Kakavijë, bashkia Dropull.

Në zonën e Shmilit, Elbasan vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e rreth 90 forcave nga strukturat operacionale. Në zonën e Shkopetit, në bashkinë Kurbin vijon aktiv zjarri, i cili është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Ka pasur një angazhim të lartë të forcave, gjithashtu edhe të 2 helikopterëve hungarezë, të ndarë në 3 misione, duke ulur ndjeshëm intensitetin e zjarrit.

Aktualisht, banesat janë jashtë rrezikut. Sot do të vazhdojë puna për shuarjen e zjarrit, sërish edhe me ndërhyrjen e dy helikopterëve hungarezë.

Në fshatin Dishnicë, Korçë, vazhdon zjarri ku po punojnë  rreth 70 forca të strukturave operacionale. Në fshatin Muzhak, qarku Berat, zjarri i rënë në një terren malor e bën të vështirë ndërhyrjen, por puna vijon me dy mjete zjarrfikëse.

Forcat e angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarreve:

  • 52 automjete zjarrfikëse
  • 680 forca operacionale
  • 215 efektivë nga Forcat e Armatosura dhe 2 helikopterë nga Forca Ajrore si dhe 1 avion Canadair nga shteti kroat
  • 2 helikopterë hungarezë, të angazhuar përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile

Gjatë ditës së sotme janë të angazhuar:

  • 140 efektivë të Forcave të Armatosura
  • 2 helikopterë nga Forca Ajrore
  • 2 helikopterë hungarezë, në bashkëpunim me BE-në

/abcnews.al/

Dhjetë punëtorë humbin jetën duke luftuar me zjarret në Turqi

By: M C
23 July 2025 at 23:42

Të paktën 10 punonjës kanë humbur jetën teksa luftonin me zjarret në provincën qendrore Eskisehir të Turqisë. Rreth 24 punonjës pyjorë dhe personel vullnetar shpëtimi mbetën të bllokuar brenda zjarrit pas një ndryshimi në drejtimin e erës, tha Ministri i Bujqësisë i Turqisë, Ibrahim Yumakli, në një postim në X.

Pesë punonjës pyjorë dhe pesë vullnetarë nga organizata e shpëtimit AKUT humbën jetën dhe 14 punonjës pyjorë u dërguan në spital, tha ai. Zjarri në distriktin Seyitgazi të provincës filloi të martën në mëngjes dhe filloi të përhapet drejt zonave të afërta, sipas raportimeve të mediave lokale.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shprehu ngushëllimet e tij për X. “Lutem për mëshirën e Zotit për vëllezërit dhe motrat tona që luftuan me koston e jetës së tyre për të mbrojtur pyjet tona dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre dhe kombit tonë”, tha ai.

Ndërkohë, Nebi Hatipoglu, deputeti i zonës tha se komuniteti po përjeton pikëllim të thellë për humbjen e punëtorëve heroikë të pyllit që vdiqën ndërsa luftonin me flakët.

Temperaturat në të gjithë vendin kanë tejkaluar 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit) ditët e fundit dhe zjarret aktualisht po digjen në pesë zona – Sakarya, Bilecik, Eskisehir, Izmir, Karabuk dhe Manisa.

Qindra zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Turqinë këtë verë, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Shoqata e Kërkim-Shpëtimit AKUT është një organizatë joqeveritare për ndihmë në kërkim-shpëtim në rast fatkeqësish.

The post Dhjetë punëtorë humbin jetën duke luftuar me zjarret në Turqi appeared first on Albeu.com.

Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve

23 July 2025 at 11:17

Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë malore dhe të paarritshme në kufirin midis Arkadias dhe Korinthit, gjë që po ndërlikon përpjekjet e ekipeve të zjarrfikësve.

Zjarrfikësit kanë njoftuar vendosjen e përforcimeve me 185 zjarrfikës, përfshirë gjashtë ekipe pyjore dhe 56 automjete, që tani po operojnë në zonë.

Pesëmbëdhjetë aeroplanë dhe 12 helikopterë janë mobilizuar për shuarjen e zjarreve nga ajri, ndërsa makineritë dhe cisternat janë gjithashtu në shërbim.

Pasditen e vonë të së martës, një alarm i ri emergjence u lëshua në 112 duke kërkuar evakuimin e zonave të Kionias, Stymphalias dhe Matsizas duke i nxitur banorët të zhvendosen në zonën e Psarit.

Më parë, një mesazh i ngjashëm ishte dërguar për të evakuuar zonat e Karterit, Drosopigisë, Kastaniasë dhe Lavkas.

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not

By: Oldi
22 July 2025 at 17:29

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e Elefsinës pak pas orës 14:00 të mesditës së sotme. Helikopteri po përpiqej të mbushte depozitat e tij me ujë dhe pas tij, në një lartësi më të madhe, ndodhej një helikopter […]

The post Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në vend, 13 vatra të raportuara, 9 ende aktive

By: Elva
22 July 2025 at 15:36

Deri në orën 14:00 të së martës janë raportuar 13 vatra zjarri në disa zona të vendit. Nga këto, 3 janë shuar, 9 janë ende aktive dhe 1 është në monitorim. Vatrat e shuar: Fshati Guras, Pogradec Fshati Lapardha, Berat Fshati Buz Madh, Fier Zonat ku zjarret vijojnë të jenë aktive: Dibër: Në Parkun Kombëtar […]

The post Zjarret në vend, 13 vatra të raportuara, 9 ende aktive appeared first on BoldNews.al.

Fiket zjarri në Belsh, dy avionë zjarrfikës të BE nisin ndërhyrjen në “Liqenin e Luleve” në Lurë

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.

Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

Ndërkohë, pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës. Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë me rëndësi të lartë natyrore. Po përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.

Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.

Aksioni per fikjen e zjarrit ne Belesh, Elbasan
1 nga 13

The post Fiket zjarri në Belsh, dy avionë zjarrfikës të BE nisin ndërhyrjen në “Liqenin e Luleve” në Lurë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Dishnicë, Filo: Ndërhyrje me intensitet maksimal për të shmangur përhapjen

21 July 2025 at 11:15

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Emergjencave Civile, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, punonjës të Njësisë Administrative Bulgarec dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor kanë rinisur punën në terren për vënien nën kontroll të zjarrit që ka përfshirë zonën malore të fshatit Dishnicë.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, bëri të ditur se zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa terreni i thepisur po e bën të vështirë ndërhyrjen nga toka.

“Strukturat po veprojnë me intensitet maksimal për të shmangur përhapjen më tej të flakëve dhe për të mbrojtur sipërfaqet pyjore, banesat dhe jetën e banorëve”, tha Filo, i cili shtoi se ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, çka e bën edhe më të rëndë këtë akt që dëmton natyrën, pasurinë dhe sigurinë publike.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo bëri apel për bashkëpunim dhe raportim të menjëhershëm nga komuniteti për çdo rast të dyshimtë. “Vetëm së bashku mund të parandalojmë dëme të tilla”, u shpreh Filo. /j.p/

 

1 nga 5

The post Zjarri në Dishnicë, Filo: Ndërhyrje me intensitet maksimal për të shmangur përhapjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, 32 vatra në një ditë/ Flakët kanë djegur qindra hektarë pyje, 9 vatra ende aktive

20 July 2025 at 19:10

Në vend 9 prej vatrave të zjarrit nga 32 të raportuara 24 orët fundit janë ende aktive. Në liqenin e luleve në Parkun Kombëtar të Lurës flakët sipas ministrisë së Mbrojtjes  kanë përfshirë një sipërfaqe në vendin e quajtur fusha e pelave dhe një mbi fshatin Gurë – Lurë. Të dyja vatrat po mbahen në monitorim.

Në Zerqan të Bulqizës zjarri ka rënë në një terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.  Ndërsa në Zall Gjoçaj të Matit  relieve i thyer vështirëson ndërhyrjen  për të shuar flakët në zonën e mbrojtur me pisha.

Zjarri është riaktivizuar në Dovolan të Maqellarës dhe sipas ministrisë së Mbrojtjes  po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.

Aktive është dhe vatra  në fshatin Belishovë të Mallakastrës.  Mbi Dukat  flakët janë riaktivizur  në majën e Paliskës. Ndërhyrja  për shuarjen e tyre po vijon nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, mesditën e kësaj të diele, kanë shkuar në Dukat të Vlorës për të parë nga afër situatën me zjarrin që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ministri Vengu thotë se orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

“Që prej orëve të para të mëngjesit, kemi një ndërhyrje nga ajri dhe mbështetje nga toka me efektivë të Forcave të Armatosura, të Bashkisë Vlorë, të Pyjores së Vlorës, praktikisht 50 persona që janë në operacion e sipër sot në këtë zone…Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit, por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale. Operacioni i mbështetjes nga ajri me helikopterët Cougar do të vijojë gjatë gjithë ditës në mënyrë që të kemi të gjithë instrumentet në dispozicion”, tha ai.

Ndërsa kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, thekson se synimi është që të mos lejohet avancimi i zjarrit drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

“Angazhimi është për ta mbajtur zjarrin në kontroll që është relativisht shumë e vështirë në aspektin e gjeografisë, pasi është pjesë e Malit të Çikës, një pjesë e Qafës së Shëngjergjit del në lumin e Vlorës, por që një pjesë e konsiderueshme është djegur dhe shpresohet të mbahet nën kontroll për të mos vijuar më pas në afërsi të fshatit të Dukatit apo ndonjë rrezik evident në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë”, shtoi Haki Çako.

Ndërkohë që po mbahet në monitorim zjarri pranë antenave celulare në  afërsi të Beçishtit në Tepelenë.

Ne Shkopet pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit; janë djegur rreth 65 ha pyje.

Aktive është dhe vatra në  kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq.  Zjarri ka përfshirë një pyll gështenje me përmasa të mëdha.

Sipas  Institutit të  Gjeoshkencave rrezik i  lartë për zjarre mbetet në shtatë Qarqe të vendit,   Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet rrezik i moderuar.

Strukturat e Mbrojtjes Civile sipas ministrisë vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin.

/abcnews.al/

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nëntë vatra janë ende aktive, rrezik i lartë në disa qarqe

20 July 2025 at 11:13

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri:

* Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara – një në “Fusha e Pelave” aktive dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë nën monitorim.

* Bulqizë: Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër aktive mbi fshatin Krajkë, në terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.

* Mat: Në Zall Gjoçaj (“Përroi i Zi”), zonë e mbrojtur me pisha dhe ah; relievi i thyer e vështirëson ndërhyrjen.

* Dibër: Në Dovolan (Maqellarë), zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.

* Mallakastër: Në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga Drenova vijon aktiv.

* Vlorë: Në “Qafa e Shëngjergjit”, mbi Dukat (Orikum), është riaktivizuar një vatër në majën e Paliskës. Janë angazhuar forca vendore, FA dhe helikopteri.

* Tepelenë: Në afërsi të Beçishtit, pranë antenave celulare, zjarri është nën monitorim.

* Kurbin: Në Shkopet (Milot), pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit; janë djegur rreth 65 ha pyje.

* Elbasan/Librazhd: Në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq, zjarri ka përfshirë pyll gështenje me përmasa të mëdha.

Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 90 hektarësh të djegur.

Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Ditën e sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter.

Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve Sipas IGJEUM, sot nuk priten reshje. Niveli i rrezikut për zjarre në pyje është “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet rrezik i moderuar.

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë zjarri pranë autoriteteve përkatëse.

❌
❌