Dy persona janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një rast të zjarrvënies të një lokali në rrugën “Epiri”, në Prishtinë.
Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit janë F.S i moshës 36 vjeç dhe M.M i moshës 28 vjeç dhe arrestimi i tyre u bë në Shipol të Mitrovicës.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) -Prishtinë, sot në Shipol të Mitrovicës së jugut kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie. Rasti ka ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën ‘Epiri’ në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëmë të konsiderueshme nga zjarri”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.
“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve; F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga Esmeralda Topi dhe Atdhe Mulla Sapo del nga tuneli i Elbasanit, nuk të pret as panorama e qytetit, as flladi i Shkumbinit. Të pret një mur i dëndur tymi, që të hyn në mushkëri përpara se të arrish të thuash “mirëdita”. Shtëllungat e tymit, si një perde helmuese, mbulojnë çdo cep të qytetit. Është […]
Nga Sebi Alla Kryebashkiaku aktual i Vlorës, Ermal Dredha, në nisje të punës së tij në vitin 2023, shpalli “prioritet pastrimin e qytetit” dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetjeve. Për të tretin vit radhazi, Vlora ka përjetuar në periudhën e sezonit turistik disa herë djegie të mbetjeve urbane në venddepozim pranë lagjes 24 Maji.
Problematika
“Isha aty atë ditë (më 7 qershor) kur u ndez zjarri në fushën e depozitimit të mbetjeve. Dukej si shpërthim bërthamor mjedisor. Është e patolerueshme djegia e mbetjeve”, tha për Faktoje.al eksperti mjedisor, Lavdosh Ferruni.
Ende nuk ka një studim të mirëfilltë sa është sasia e mbetjeve urbane që krijojnë problematikë aty, por diskutohet të jetë mbi 350 mijë ton dhe përveç erës së rëndë, kryesisht banorët pranë vendgrumbullimit të mbetjeve janë të riskuar seriozisht në shëndet. “Dioksina dhe furanet që dalin nga djegia e mbetjeve, janë të vërtetuara që janë kancerogjene. Gjithashtu ka kontaminim në tokë, ujë dhe ajër. Djegiet e mbetjeve urbane, veçanërisht plastika, klasifikohet nga ndotjet më të rrezikshme”, thotë Ferruni.
Foto nga mbetjet ne lagjen 24 Maji ne Vlore
Reagimi
Vetë Bashkia Vlorë shkon edhe më “larg” në problematikën e djegies së mbetjeve, duke pranuar se ka pasoja të rënda, e madje ndikim edhe në ngrohjen globale. “Djegia e mbetjeve çliron në ajër shumë elementë si dioksina, furane, polikarbone, okside të squfurit, okside të azotit CO2 dhe metani i çliruar nga mbetjet kontribuojnë në ngrohjen globale. Tymin dhe aromën e rëndë e përjetojnë komunitetet përreth”, konstaton Bashkia Vlorë në përgjigjen e dhënë për Faktoje.al.
Ndërkohë, kreu i bashkisë Ermal Dredha nuk është i vetmi që premtoi zgjidhjen e këtij problemi. “Na kanë premtuar se do zgjidhet kjo çështje. Madje para zgjedhjeve erdhën disa deputetë dhe na thanë që mbetjet do të largohen, por asgjë nuk shihet, plehrat vijojnë të hidhen ende”, shprehet për Faktoje.al Valentin Aliaj.
“Ehhh sa kemi dëgjuar nga këta, çdo kryetar bashkie që ka ardhur këtë ka thënë gjithnjë; ’do ta zgjidhim shpejt’, po ku është zgjidhja?”, ngre pyetjen banori tjetër Ismail Lazaj, duke treguar me dorë malin e madh me mbetje që në dy tre vatra të vogla vijon të nxjerrë tym.
Fakt
Mes një pirgu të madh me mbetje, dy barinj heqin udhën për një tufë të madhe dhensh, ngjyra e të cilëve ka marrë tërësisht pamjen e mbeturinave urbane, një gri e theksuar. Lirshmërinë ua prish zhurma e një kamionçine me logon e Bashkisë Vlorë të mbushur me plehra, e cila shkarkon vrullshëm dhe largohet shpejt për të mos rënë në sy. Me këtë pamje Faktoje.al u përball mëngjesin e 16 qershorit në nisjen e sezonit turistik në Vlorë.
Në reagimin për Faktoje.al, Bashkia Vlorë pranon se aty vijojnë të hidhen mbetje, por, sipas tyre, janë materiale që nuk pranohen për përpunim në Landfill. “Në vendgrumbullimin e vjetër hidhen vetëm mbetje inerte të cilat nuk pranohen në Landfill si: mbetjet e orendive shtëpiake, pajisjet elektroshtëpiake, pajisjet hidrosanitare, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe materialeve të ndërtimit”, thotë Ndërmarrja e Pastrimit e Bashkisë Vlorë.
Nje kamioncine nga Bashkia Vlore duke shkarkuar mbetje urbane Foto: Atdhe Mulla
Faktoje.al, në dy raste konstatoi se kamionçinat shkarkuan mbetje urbane. Lagjja “24 Maji” në Vlorë, në pikën ndarëse mes Pyllit të Sodës dhe Zvërnecit, është kthyer në një burim të frikshëm infeksionesh nga mbetjet, erës së rëndë, dioksidit të karbonit nga djegia dhe pasiviteti nga administrata lokale në përballimin e situatës. “Aty është sëmundje e madhe. Sidomos mëngjesi kur digjen plehrat është problem, nuk marrim dot frymë”, thotë Ismail Lazaj, një banor i zonës, nga të paktit që pranoi të fliste, pasi frika se po folën u hapen probleme në punë, apo në biznesin e vogël, është e madhe.
Bashkia
“Mos të hidhen akuza në tym, sepse i bëhet dëm Vlorës. Është gjithë ajo punë kolosale. Duhet të kuptojmë një gjë, ka 40 e ca vite që përdoret ajo fushë mbetjesh dhe është jashtë kapaciteteve. Lufta më e madhe që ne kemi pasur, të paktën që kur kam marrë këtë detyrë, ka qenë pjesa ligjore, për të vënë në funksion landfillin. Mbetjet urbane shkojnë të gjitha në landfillin e Sherishtës, që prej 26 prillit 2025”, tha në një reagim të fundit publik, Ermal Dredha, kryetar i Bashkisë Vlorë. Ky institucion në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al pranoi problematikën, ndërsa thekson se fenomeni i djegieve në vendgrumbullimin e mbetjeve nuk është i ri. “Situata problematike përsa i përket mbetjeve urbane në fushën e vendgrumbullimit është një situatë e përsëritur edhe në vitet e kaluara”, thuhet në reagimin e Bashkisë Vlorë, ndërsa shtojnë se: “për shkaqet e kësaj problematike janë bërë të gjitha denoncimet ku institucionet përkatëse janë në proces hetimi, nëse janë të qëllimshme apo aksidentale”.
Kryebashkiaku Dredha foli gjithashtu edhe për mundësinë e kapsulimit të vendgrumbullimit të mbetjeve, por në përgjigjen zyrtare nga Bashkia Vlorë, nuk konfirmohet një projekt i tillë. “Ndërmarrja e Pastrimit nuk ka një informacion mbi projektin për kapsulimin e mbetjeve, koston dhe nëse këtë projekt do ta realizojë vetë bashkia apo me kontraktor”, thuhet në reagim, ndërsa pranohet prej tyre se: “nuk mund të flasim definitivisht për mbylljen përfundimtare të problemit në fushëdepozitimin e vjetër të mbetjeve”.
Foto Atdhe Mulla Foto nga mbetjet ne lagjen 24 Maj
Ligji i mbetjeve
Për menaxhimin e mbetjeve urbane ka një ligj të veçantë që përcakton qartë se si duhet të trajtohen mbetjet, cilët institucione janë përgjegjëse dhe çfarë masash merren në raste të shkeljeve. Ligji nr. 10 463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, e ka të qartë: përgjegjësia për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e fushave të mbetjeve bie plotësisht mbi njësitë e qeverisjes vendore. Po duke iu referuar ligjit, disa paragrafe të tjerë saktësojnë edhe masat ndëshkimore në rast të shkeljeve të procedurave në trajtimin e mbetjeve ku konkretisht djegia e mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar është e ndaluar dhe përbën shkelje, që mund të ndëshkohet me masa administrative dhe ndjekje penale, në varësi të pasojave.
Përfundim
Faktoje.al pa nga afër fushën e mbetjeve dhe u konstatua se mbetjet urbane që mblidhen në Vlorë dhe Orikum vijojnë të hidhen në këtë fushëdepozitimi mbetjesh edhe pas deklaratës së kryebashiakut Dredha se ai venddepozitim nuk përdorej më. Faktoje.al dokumentoi me pamje se në të paktën dy raste mëngjesin dhe drekën e 16 qershorit mjete me logon e Bashkisë Vlorë shkarkuan mbetje në venddepozitimin e lagjes 24 Maji.
“Plehrat vijojnë të hidhen. Ditën vijnë kamionçina të vogla gati çdo dy orë dhe i hedhin plehrat, ndërsa gjatë natës kamionët e mëdha me mbetje shtohen”, thotë për Faktoje.al, Valentin Aliaj, një i ri i cili ka lindur aty dhe është rritur bashkë me mbetjet që i zenë frymën.
Ndaj dhe, çështjen e trajtimit të mbetjeve në Vlorë deri më tani do ta konsiderojmë premtim të pambajtur.
“Faktoje.al”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët
Një automjet i llojit “Benz” ka marrë flakë teksa ishte në ecje të shtunën në bypassin e Vlorës, aks që lidh qytetin me fshatin Tragjas.
Nga hetimet e para shkak për flakët dyshohet se ka qenë një defekt në motor që ka prodhuar më pas shkëndijë elektrike.
Është njoftuar zjarrfikësja e Vlorës e cila për shkak të largësisë dhe trafikut ka mbërritur disa minuta më pas në vendngjarje.
Nga mjeti siç duket nga pamjet nuk ka mbetur më asgjë, duke u shkrumbuar totalisht. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët kur makina është djegur total. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me djegien e mbeturinave në fshatin Hardhishtë të Shijakut. Berisha shkruan se djegie e këtyreve mbeturinave po përhap helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Ai ka dënuar këtë ngjarje të cilën e ka cilësuar si një akt mafioz të bashkisë dhë kërcënon jetën e banorëve të kësaj zone.
“Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës,” shkruan Berisha.
Një banesë në katin e tretë të një pallati në Fier është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkak është bërë djegia e një bombole gazi që rrezikoi të shpërthente.
Ka qenë gruaja e shtëpisë e cila ka arritur të shuajë flakët, por si pasojë ka pasur djegie në fytyrë. Ndërkohë pas njoftimit zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit ndërhynë duke thyer dritaret për të ajrosur ambientin, ndërkohë që banorët e pallatit u evakuuan menjëherë për të shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Ndërsa e lënduara u dërgua në spitalin rajonal në Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kudo që të ndodhin, në kuzhinë, zyrë apo në plazh, të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe lotë. Në fakt, studimet tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë. Është pikërisht kjo e fundit që ofron edhe kurimin e të djegurave, gjithnjë në varësi të gradës së tyre. […]
Një 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në trup dhe në fytyrë në shtetin fqinj të Greqisë, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Neos Kosmos, ku për arsye ende të paditura bombola e gazit shpërtheu në flakë teksa adoleshentja po gatuante me nënën e saj në kuzhinë.
Mediat greke bëjnë me dije se 15-vjeçarja ka pësuar djegie të gradës së dytë dhe se në ditët në vijim ajo do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve plastike kirurgjikale për të minimizuar dëmin e shkaktuar në lëkurë nga djegia. Shpërthimi ndodhi në rrethana të paqarta, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e rrjedhjes sw gazit.
Një 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në trup dhe në fytyrë në shtetin fqinj të Greqisë, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Neos Kosmos, ku për arsye ende të paditura bombola e gazit shpërtheu në flakë teksa adoleshentja po gatuante me nënën e saj në […]
Në zonën Bloxwich të Walsall, një shtëpi ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona. Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.
Një shqiptar në dijeni të rrethanave të ngjarjes, raporton sedy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena. Mësohet se njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.
Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.
Në videon e mposhtme shfaqet 24-vjeçari Denis Faruku nga Sukthi i Durrësit, i cili u arrestua sot nga Policia, pasi akuzohet se ka bërë thirrje të drejtpërdrejta, nëpërmjet prrjeteve sociale, për akte të dhunshme. Në videon e publikuar në TikTok, ai paralajmëronte se më datë 1 Maj do të digjte një automjet të Policisë së […]
Policia e Shtetit ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se ka bërë thirrje të drejtpërdrejta, nëpërmjet postimeve në TikTok, për akte të dhunshme, përfshirë nxitjen për djegien e një automjeti të Policisë së Shtetit Në pranga është vënë shtetasi Devis Faruku, 24 vjeç, banues në lagjen Perimore, në Sukth të Durrës, mbi të […]
Tre autobusë të parkuar pranë Uzinës së Autotraktorëve janë përfshirë nga zjarri gjatë natës. Dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 autobus linje dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur edhe dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:35, në rrugën ‘Ali Demi’. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.
Një atentat mafioz tronditi vendin mbrëmjen e së mërkurës (18 Dhjetor). Ndaj 30-vjeçarit Kejvin Hajrulla u qëllua me breshëri plumbash në lagjen “Cole” teksa udhëtonte me një automjet tip Benz.
I riu ka marrë plumba të shumtë në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Ky i fundit mësohet se ka marrë vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është gjetur duke u djegur në fshatin Panaja, automjeti tip “KIA” që u përdor nga atentatorët.
Brenda në automjetin e shkrumbuar krejtësisht nga flakët janë gjetur dy armë zjarri. Pas këqyrjes paraprake nga grupi hetimor, automjeti i autorëve është transportuar për në komisariatin e Vlorës ku edhe do t’i nënshtrohet ekspertizës për mbledhjen e provave të mundshme të autorëve. Mësohet se shënjestra e atentatit nuk ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë.
Kreu i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, deputeti i zonës, Qani Xhafa, dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak kanë folur para mediave lidhur me situatën e krijuar në fusha e mbetjeve nga zjarri. Himçi akuzoi drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Elbasanit Gledjan Llatja si autor dhe urdhërues të zjarrvënies, me qëllim siç tha ai, mbulimin e vjedhjeve. Ai i kërkoi SPAK-ut që të hetojë edhe gjendjen e inceneratorit dhe zyrtarët vendorë, duke hedhur dyshime se makineria është e amortizuar dhe nuk është blerë e re, pasi punoi vetëm për 3 muaj.
Po ashtu ai solli në vëmendje dhe shpenzimet apo paratë që harxhohen nga taksat e qytetarëve, duke kërkuar ndërhyrje dhe hetim të të gjithë përgjegjësve. Himçi ngriti edhe shqetësimin se inceneratori nuk ishte blerë i ri, teksa kujtoi se edhe banorët nuk dalin të protestojnë dhe ankohen, pasi është krijuar neodiktaturë dhe kanë frikë.
“Kjo zjarrvënie është e qëllimshme, e vendosur nga vetë Bashkia Elbasan. Padiskutim është vendosur ditë të shtune, kur institucionet janë pushim, mediat janë pushim në përgjithësi, që të kishte sensibilizim sa më të pakët. U vendos në mes të natës, ku temperaturat janë më të ulëta sesa gjatë ditës, jemi në periudhë vjeshte, ku s’ka temperatura të larta. Pra jemi para një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo zjarrvënie është caktuar me urdhër të posaçëm të kryetarit të Bashkisë Elbasan, por edhe nga instanca të tjera. Dhe që duan të mbulojnë vjedhjen që ndodh çdo ditë në incenerator, inceneratori ka punuar vetëm 3 muaj, e gjatë gjithë kohës që ne flasim kjo fushë është kthyer në venddepozitim, pra në landfill të mirëfilltë. Mali me plehra ka marrë përmasa dhe për të ulur sasinë e mbetjeve i vihet flaka.
Sot i gjithë Elbasani është gdhirë nën ajrin toksik të këtyre mbetjeve. Askush s’ia ka për borxh, kur qytetarët elbasanas paguajnë 25 euro për ton dhe e paguajnë për incenerim, kurse këtu ka vetëm landfillim (grumbullim). Kjo është vjedhje e hapur, ku shkojnë gjithë ato lekë, ndaj digjen sot këto plehra, për të justifikuar bashkëpunimin që bëhet gjoja në emër të një inceneratori që s’punoi kurrë, inceneratori fantazëm. Sigurisht ka shumë çështje penale në SPAK për inceneratorin, por vjedhja vazhdon akoma më shumë dhe nuk është më në nivelin e vjedhjes së ministrit të atëhershëm, sot vjedhja është maksimale, ku janë përfshirë shumë e shumë njerëz. I bëj thirrje SPAK-ut të nisi një hetim kryesisht, pikërisht për këtë gjë. Situata këtu është skandaloze, jemi para një krimi mjedisor, vjedhjeje të madhe, megavjedhje që i ndodh jo vetëm bashkisë së Elbasanit, por edhe të tjerave, që edhe ato paguajnë 25 euro për tonë për incenerim, kur incenerim nuk ka.
Ne këtë çështje e kemi ngritur në çdo mbldhje të Këshillit Bashkiak, por gjithmonë ka kaluar me shmangie, me batuta nga ana e kryetarit të bashkisë, se do vihet sot, do vihet nesër në ndezje inceneratori, ka ndodhur një problem teknik. Ai duhet të ishte brenda garancive, duhet të kishte minimalisht 5 vite garanci, por prishet pikërisht 3 muaj pasi nis incenerimi. A jemi para një inceneratori të amortizuar dhe nuk është blerë i ri? Dhe kjo nuk është sqaruar as nga SPAK, as nga kryeministri Rama, a është blerë i ri ky incenerator? U ble i ri, apo i përdorur dhe u vendos këtu si një gërmadhe e madhe gjoja për incenerim, por ku ka vetëm landfillim dhe vjedhjet ndodhin dhe janë duke ndodhur. Këtu nuk ka as punonjës të bashkisë dhe as banorë të zonës, nuk i shikojmë. Aq shumë ia kanë fut frikën qytetarëve sa nuk dalin të kërkojnë të drejtat e tyre, jemi para një neodiktature”, tha Himçi.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mos fillojë hetimet mbi çështjen e djegies së karrigeve në oborrin e Kuvendit nga 23 deputetë, pas referimit të materialeve nga Policia e Shtetit. Ngjarja u regjistrua më 30 shtator, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova dhe u vendos që kallëzimi të dërgohej në SPAK. Pas verifikimeve që SPAK kreu, u arrit në përfundimin se nuk ka vepër penale, duke vendosur mosfillimin më datën 1 nëntor.
Në atë kohë, specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës,” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal;
Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr,” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal;
Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lefter Gështenja, 52 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Dashnor Sula, 59 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Asllan Dogjani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Sorina Koti, 40 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Monika Kryemadhi, 50 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;
Isuf Çelaj, 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës.”
Morën porosi dhe dogjën dy automjete, identifikohen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të zjarrvënies.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim dhe porositësi për djegien e makinave.
Sekuestrohen veshjet dhe biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik dhe një sasi lende narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së 30.10.2024, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuar dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”
Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.
Si dhe u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj.P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H.
Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ndërron jetë endacaku Shpëtim Fetahu, pasi pësoi djegie në trup nga zjarri që përfshiu stallën në Marjan.
Mësohet se viktima ka pasur përkeqësim gjatë transportimit në spital, ku fillimisht u çua deri në fshatin Lekas ndihmuar nga banorët, ndërsa më pas u transportua me ambulancë, por nuk ka mundur të jetojë pavarësisht ndihmës mjekësore.
Vijon të jetë e rënduar situata nga tymi në Fushën e Maliqit.
Gjatë muajve të fundit zona torfike në fushën e Maliqit është kthyer në shqetësim për banorët e fshatrave që banojnë përreth kësaj fushe.
Sipas tyre më e rëndë situata paraqitet në orët e para të mëngjesit por dhe të mbrëmjes aq sa e kanë tejet të vështirë të hapin dritaret për shkak të tymit të çliruar nga djegia.
Jashtë kamerave, banorët thonë se gazrat që çlirohen nga djegia e kësaj zone në një sipërfaqe të madhe e bën te vështirë frymarrjen për të moshuarit e fëmijët në veçanti.
Për këtë është kërkuar prej kohësh ndërhyrja e autoriteteve lokale për izolimin e djegies së kësaj zone të kthyer në shqetësim tashmë, në veçanti për banorët e Sheqerasit, Sovjanit, Vreshtas e Pirgut.
Zyrtarisht nga Bashkia Maliq pranohet se një pjesë e mirë e zonës torfike ka djegie natyrale por një pjesë tjetër ka ardhur edhe për shkak të djegieve të tokave arë nga banorët.
Te njëjtat burime shtojnë se është kërkuar ndihma e ministrise se bujqësisë për krijimin e kanaleve “mburojë” në zonat torfike, për të krijuar kështu mundësinë tokave përreth pasjen e ujit nën të, e minimizimin e gazrave dhe tymit.