Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

By: Oldi
28 July 2025 at 11:17

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen të Rrugës së Kombit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit të Laçit për trajtim të specializuar. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Ngjarja ka shkaktuar trafik […]

The post Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur/ EMRI

By: Oldi
2 July 2025 at 11:49

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Fushë Krujë – Thumanë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës ku dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik ku një person ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur. Burimet mediatike bëjnë me dije […]

The post Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

VIDEO| Shoferët sherr në mes të rrugës, pas debatit përplasin qëllimisht makinat

23 June 2025 at 12:22

Një konflikt verbal dhe fizik mes dy shoferëve këtë të hënë në zonën e Skelës në Vlorë ka përfunduar me përplasjen e automjeteve mes tyre.

Pas një debati mes dy drejtuesve të mjeteve, njëri prej tyre, që drejtonte një automjet tip “Benz”, ka goditur disa herë qëllimisht makinën tjetër.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja nisi pas një keqkuptimi në rrugë, i cili degjeneroi në konflikt verbal mes palëve.

Pas fjalëve të ashpra, drejtuesi i “Benz”-it, në gjaknxehtësi e sipër, ka përplasur disa herë automjetin tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa palët pritet të merren në pyetje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Shoferët sherr në mes të rrugës, pas debatit përplasin qëllimisht makinat appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

By: user 5
21 June 2025 at 11:05

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.

Sipas informacionit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 ku dy automjete, njëra “Audi” SQ5 me targa AB531SZ dhe automjeti tjetër “Toyota” Yaris me targa AB956SG, u përplasën mes tyre.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Dilaver Halo dhe Rikardo Bello, të dy të moshës 20 vjeçare të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar.

Ndërkohë mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.

The post Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat) appeared first on Lapsi.al.

“Makinat i regjistronim me emrat e të dashurave”, dëshmia e ushtarit të Laert Haxhiut

By: user 5
11 June 2025 at 19:10

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani rrëfeu edhe një ngjarje tjetër atë të vitit 2022, në shtëpinë e Bujar Tukut.

Ai tha se i kishte thënë Laert Haxhiu se dyshonin që ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.

“Sa herë merrnim makina, ato mbaheshin me emrat e të dashurave. Edhe një nga makinat e radhës e kishte e dashura e Laertit e cila me sa më kujtohet ishte nga Gjirokastra.

Na duhej një makinë. Pamë një makinë të parkuar, ishte një çift brenda. Trokitëm, ju thamë jemi policia, keni parkuar keq.

Ajo goca u tremb, djalin e qëlluam me dackë. I zbritëm nga makina e morëm dhe ikëm.

Laerti na priste në rrugën e vjetër dhe ne u kthyem mbrapsht, Laerti para me Audi, ne mbrapa”, tha ai.

The post “Makinat i regjistronim me emrat e të dashurave”, dëshmia e ushtarit të Laert Haxhiut appeared first on Lapsi.al.

Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Europë, bien shitjet në 2025-ën

By: fra nc
22 April 2025 at 14:59

Numri i makinave të regjistruara në Europë në dy muajt e parë të vitit ra me 3%. Tregjet e mëdha si Gjermania, Italia e Franca regjistruan rënie, ndërsa Spanja si pjesë e Bllokut Europian njohu rritje rreth 8%.

Në raportin që publikon Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve, në muajt janar-shkurt u regjistruan 1.68 mln makina private, nga 1.74 mln në vitin 2024.

Rënia shihet edhe në fabrikat e prodhimit, ku grupe gjigante që përfshijnë marka të mëdha  të tilla si Volksvagen, Stelantis, Mercedes Benz, Tojota apo dhe Tesla, kanë nxjerrë mijëra njësi më pak se vitin e kaluar.

Konkurrenca dhe prirja  për të shkuar tek makinat elektrike ka ndikuar në këto linja prodhimi, dhe kjo shihet edhe në statistikat e përgjitshme, ku makinat me naftë e benzinë po zënë më gjithnjë e më pak vend në rrugët e Europës.

Ndërkohë, në Shqipëri nuk ka ende të dhëna nga Drejtoria e Transporteve për importin e mjeteve këtë vit, por me ecurinë e vitit 2024, këtu regjistrohen rreth 8000 makinë çdo muaj, nga të cilat, ku vazhdojnë të dominojnë makinat me lëndë djegëse.

The post Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Europë, bien shitjet në 2025-ën appeared first on Euronews Albania.

Bashkimi Evropian po përgatitet t’i përgjigjet tarifave të reja të Trump për makinat

By: Oldi
27 March 2025 at 15:28

Bashkimi Evropian është duke përgatitur një përgjigje ndaj tarifave të reja për importet e makinave të shpallura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot Komisioni Evropian (KE). Zëdhënësi i KE-së, Olof Gill, u tha gazetarëve se BE-së i vjen keq që tarifat e reja të SHBA-së ndaj vendeve anëtare të BE-së do të hyjnë […]

The post Bashkimi Evropian po përgatitet t’i përgjigjet tarifave të reja të Trump për makinat appeared first on BoldNews.al.

Eksportet gjermane të makinave rriten pasi SHBA kërcënon me tarifa të reja të larta

20 March 2025 at 18:29

Industria gjermane e automobilave eksportoi më shumë automjete në vitin 2024 sesa një vit më parë, shumica e tyre në Shtetet e Bashkuara, ku Presidenti Donald Trump po kërcënon të vendosë tarifa të reja.

Vitin e kaluar, Gjermania eksportoi rreth 3.4 milionë makina të reja në mbarë botën, me vlerë 135 miliardë euro (146 miliardë dollarë), sipas të dhënave zyrtare nga Zyra Federale e Statistikave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe eksportet u rritën me 2.5% në volum krahasuar me një vit më parë, megjithëse vlera e eksporteve ra lehtë me 1.3%.

SHBA ishte marrësi më i madh i të gjitha eksporteve të makinave të reja me një pjesë prej 13.1%, e ndjekur nga Britania (11.3%) dhe Franca (7.4%).

Ndërkohë Gjermania importoi rreth 1.8 milion makina të reja në vitin 2024, një rënie prej 11.5% në vëllim dhe 12.8% në vlerë.

Të dhënat vijnë pasi Trump kërcënoi se do të vendosë një tarifë prej 25% për makinat e importuara nga Bashkimi Evropian.

Deri më tani, importet e makinave nga BE-ja në SHBA kanë qenë subjekt i një tarife prej 2.5%.

Kështu, tarifat e SHBA-së do të goditnin rëndë industrinë e makinave në Evropë, veçanërisht prodhuesit gjermanë.

Tregu amerikan është një nga tregjet më të rëndësishme të shitjeve për të gjithë prodhuesit gjermanë të makinave. Pothuajse një në tre Porshe dhe një në gjashtë BMW u shitën në Amerikën e Veriut në vitin 2024, ndërsa Volkswagen, Audi dhe Mercedes-Benz secili raportuan një pjesë prej 12% deri në 15%. /Telegrafi/

The post Eksportet gjermane të makinave rriten pasi SHBA kërcënon me tarifa të reja të larta appeared first on Telegrafi.

Aksident në aksin Përmet-Këlcyrë, makina del nga rruga dhe përfundon në fushë, shkak lagështira

By: Mirgen
2 February 2025 at 21:46

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (2 shkurt 2025) në aksin Përmet-Këlcyrë, ku shoferi i një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin e drejtimit për shkak të lagështirës së shkaktuar nga reshjet e shiut dhe ka dalë nga rruga. Makina ka bërë dy rrotullime dhe ka përfunduar në një fushë pranë […]

The post Aksident në aksin Përmet-Këlcyrë, makina del nga rruga dhe përfundon në fushë, shkak lagështira appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ Policia Rrugore nis aksion, lirohen hapësirat publike

By: Oldi
1 February 2025 at 14:56

Policia Rrugore e Tiranës ka marr një aksion për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë e trafikut. Në kuadër të këtyre masave, policia bënë me dije se automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara për transportin publik (autobusë, taksi), në korsitë e emergjencës, në vendkalimet e […]

The post Tiranë/ Policia Rrugore nis aksion, lirohen hapësirat publike appeared first on BoldNews.al.

Tregu i makinave shënon rekord në Shqipëri, numri i mjeteve që hyjnë në muaj

By: fra nc
13 January 2025 at 14:05

Viti 2024 shënoi një rekord të ri në tregun e makinave, pasi në vendin tonë hynë 99 440 të tilla. Në raport me vitin 2023, janë 21 mijë mjete më shumë, cka tregon për një shtesë importi rreth 25%.

Me numrat në fjalë, çdo muaj kanë hyrë 8300 makina, të cilat janë regjistruar për t’u shitur në treg

Oferta në treg për makina ka qenë e lartë, teksa në rrugët kombëtare dhe qendrat e mëdha urbane, trafiku është shtuar dhe mundësitë për të gjetur një vend qëndrimi po kufizohet ndjeshëm.

Shifrat tregojnë se 1 në 5 makina erdhi nga Koreja e Jugut, shtet i cili kaloi për herë të parë Italinë dhe Gjermaninë për sasinë e makinave të importuara.

Sipas llojit, janë 3 marka që kanë dominuar këtë periudhë, Volksavageni, Mercedesi dhe Audi të cilat përbëjnë 55 % të gjithë flotës.

80% e makinave që kanë ardhur këtë vit janë prodhuar para vitit 2015, çka tregon se pjesa dërrmuese e blerësve do të ngasin një mjet me kilometrazh më të lartë se 100 mijë km.

Rreth 40% e makinave porositen nga Tirana, aty ku numri i mjeteve aktive të regjistruara ka arritur 370 mijë, ndërsa në të gjithë vendin, ky numër është 925 mijë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tregu i makinave shënon rekord në Shqipëri, numri i mjeteve që hyjnë në muaj appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq/ Nga mungesa e energjisë deri tek bllokimi i rrugëve, si paraqitet situata nga veriu në jug

By: Oldi
12 January 2025 at 09:44

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë nga veriu në jug me reshje të shumta shiu dhe dëbore. Gjatë 24 orëve të fundit termometri ka pësuar një rënie të ndjeshme të vlerave të cilat në zonat malore kanë kaluar disa gradë celcius nën zero. Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina janë prezente […]

The post Moti i keq/ Nga mungesa e energjisë deri tek bllokimi i rrugëve, si paraqitet situata nga veriu në jug appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

By: user 5
10 January 2025 at 19:17

Në mungesë të transportit gjithëpërfshirës publik, shqiptarët vazhdojnë të blejnë vetura për të siguruar lëvizjet e tyre. Numri total i mjeteve aktive është rreth 900 mijë ndërsa edhe në vitin 2024 ka pasur trend blerjesh.

Me gjithë përpjekjet e qeverisë për të kufizuar blerjen e mjeteve të vjetra që shkaktojnë ndotjen më të lartë në mjedis, shqiptarët kanë blerë vitin që lamë pas rreth 45 mijë mjete me vjetërsi nga 9 deri në 15 vite, ndërsa gati 22 mijë mjete kanë qenë më të vjetra se 15 vite.

Nga totali vetëm 8% e mjeteve janë me pak se 8 vite të vjetra nga data e prodhimit.

99 mijë e 400 mjete janë regjistruar për herë të parë në vitin 2024 prej të cilave 79% janë nga individë dhe vetëm 21% nga subjekte.

19% e mjeteve janë importuar nga Republika Koreane ndërsa nga Italia e Gjermania nga 18% e secilit shtet e totalit të mjeteve e kanë këtë orgjinë importi.

Sipas analizës së të dhënave rezulton se shqiptarët preferojnë automjete me cilindër nga 1.5 deri në 2 mijë kubik duke pasur në treg mbi 300 mijë të tilla ndërsa me cilindër mbi 2 mijë kubik janë më pak se 200 mijë makina.

Ajo që bie në sy është se shqiptarët janë të shtrirë në të gjithë botën pasi kanë sjell në vend automjete nga 80 shtete të botës përfshirë këtu vende si Oman, Bahrain, Kuvajt, Hong Kong, Gana, Rusia e India.

Ndër 99 mijë mjetet mbi 63 mijë kanë lëndë djegëse naftë dhe vetëm 3100 janë elektrike.

The post Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura appeared first on Lapsi.al.

EMRI-FOTO/ Aksident me një të vdekur në aksin Korçë-Pogradec, makinat bëhen “copash”

9 January 2025 at 07:58

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Lapidari”, në afersi të fshatit Podgorie. Një automjet tip “BMW” është përplasur me një automjet tjetër tip “Audi”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes shofer i mjetit “BMW”, shtetasi Aurel Çipi, 28 […]

The post EMRI-FOTO/ Aksident me një të vdekur në aksin Korçë-Pogradec, makinat bëhen “copash” appeared first on BoldNews.al.

Flakët përfshijnë shtëpitë dhe makinat, në Los Angeles

By: user 11
8 January 2025 at 08:20

Erërat e forta shkaktuan përhapjen e një zjarri masiv në Kaliforninë jugore, duke shkrumbuar shtëpitë dhe duke detyruar të paktën 30.000 njerëz të evakuohen.

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë e fortë vazhdon ta godasë pjesën jugore të Kalifornisë.

Zjarret shihen nga distanca të largëta ndërsa banorët braktisën makinat e tyre dhe u larguan në këmbë në rrugët e bllokuara. Dëshmitarët thonë se kanë parë njerëz duke qarë dhe bërtitur ndërsa largoheshin me fëmijët dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Parashikuesit e motit thonë se erërat e forta do të zgjasin disa ditë, që në disa raste arrijnë shpejtësinë deri 160 kilometra në orë dhe kanë nxitur në përhapjen e zjarreve.

Disa zona që po digjen nuk kanë patur reshje shiu prej disa muajsh. Rreth gjysmë milioni abonentësh rrezikojnë të mos kenë energji elektrike për shkak të ndërprerjes për të ulur mundësinë e shkëndijave elektrike dhe rrjedhimisht zjarre të tjera të mundshme.

Në lagjen “Pacific Palisades” në pjesën perëndimore të qytetit Los Anxhelos, zjarri shkatërroi një sipërfaqe prej më shumë se 5 kilometra katror, ndërsa tymi mbuloi qytetin. Flakët kanë depërtuar deri në qytezën bregdetare “Venice Beach”, rreth 10 kilometra më tej.

Autoritetet kanë mbyllur pjesë të autostradës së famshme PCH që kalon përbri oqeanit, për të ndihmuar me përpjekjet e evakuimit.

Zjarret po rrezikojnë edhe qytezën e famshme Malibu, rreth 32 kilometra nga qyteti Los Anxhelos, një zonë kodrinore përgjatë oqeanit. Edhe malet në qytezën e famshme Santa Monica janë përfshirë nga zjarret.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se erërat që vijnë nga qyteti Santa Ana, mund të jenë më të fortat në një dekadë. Shkollat dhe shumë organizata të tjera i kanë anuluar veprimtaritë. Erërat e thata, përfshirë ato që vijnë nga Santa Ana, kanë kontribuar në temperatura më të ngrohta se mesatarja në pjesën jugore të Kalifornisë, ku ka patur reshje të pakta shiu. Që nga fillimi i majit, janë regjistruar rreth 0.25 centimetra reshje shiu./VOA

The post Flakët përfshijnë shtëpitë dhe makinat, në Los Angeles appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Korçë, shoferi dhe pasagjerja përfundojnë në spital

By: Oldi
5 January 2025 at 14:28

Një aksident ka ndodhur sot në Korçë nga ku mësohet se një 37-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit e për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi dhe pasagjerja që po udhëtonte me të, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. “Rreth orës 13:15, shtetasi […]

The post Aksident në Korçë, shoferi dhe pasagjerja përfundojnë në spital appeared first on BoldNews.al.

Dy makina përplasin tufën me bagëti në aksin Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

4 January 2025 at 11:36

Një aksident automobilistik është regjistruar rreth 01:00 të datës 3 Janar në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, sapo kalon tunelin. Autoritetet policore raportojnë se shtetasit M.M dhe N.T, duke drejtuar dy automjetet e tyre përkatëse, në pamundësi për të manovruar, kanë përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi). Si pasojë e aksidentit kanë ngordhur nga dëmtimet 24 […]

The post Dy makina përplasin tufën me bagëti në aksin Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi appeared first on BoldNews.al.

“S’më lejoi të festoja ditëlindjen e vajzës”/ Shqiptari në Greqi “terrorizon” ish-gruan dhe të bijën 10-vjeçare

4 January 2025 at 08:14

Një grua dhe vajza e saj 10-vjeçare kanë përjetuar jetuar momente makthi në ditën e Vitit të Ri, kur ish-bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare, ka hyrë ilegalisht në Greqi dhe më pas ka tentuar të hyjë në banesën e tyre duke thyer xhamat. Në momentin që nuk ka arritur të hyjë nga dritarja, ai […]

The post “S’më lejoi të festoja ditëlindjen e vajzës”/ Shqiptari në Greqi “terrorizon” ish-gruan dhe të bijën 10-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Hyn në fuqi sistemi i ri, çfarë ndodh me siguracionet në Shqipëri

By: user 5
3 January 2025 at 18:07

Ka hyrë në fuqi bonus malus, ose thënë ndryshe sistem i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit. Ndëshkim apo shpërblim kjo do të jetë rregullorja për të gjithë përdoruesit e automjeteve nga viti 2025.

Artur Ribaj, ish-drejtor në Departamentin e Mbikëqyrjes pranë AMF shpjegon sesi do të veprohet në vitin e parë të zbatimit. “Me koeficientin një flasim për vitin 0 të dëmeve. Do të regjistrohen dëmet nga janari 2025 dhe më pas nga janari 2026 do fillohet të shihet nëse do jetë bonus apo malus problematika e shkaktimit të dëmeve nga të siguruarit. Gjatë kësaj periudhe koeficienti nuk do ndikojë keq apo mirë”, tha Artur Ribaj, ish-drejtor Departamenti i Mbikëqyrjes.

Rregullorja përmban dhe disa faktorë risku përtej dëmeve që do regjistrohen. Të tilla si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin.

“Të gjithë faktorët fillojnë të aplikohen nga 1 janari. Çfarë është me rëndësi kompanitë e sigurimit po punojnë për automatizimin e sistemit. Mos ta lëmë në dorë të agjenteve. Të kemi një sistem ku shohim qartë dhe në mënyrë transparente se çfarë do të paguash”, u shpreh Artur Ribaj, ish-drejtor Departamenti i Mbikëqyrjes. A do të merret parasysh historiku i dëmeve të shkaktuara vite me parë? “Në fakt jo, kështu është gjykuar pavarësisht se historiku i dëmeve mund të gjendet. Por qëndron kjo lloj qasje”, tha Artur Ribaj.

Sistemi “bonus malus” – nga latinishtja, shpërble ose ndëshko është tentuar të aplikohet në vitin 2019 si edhe në vitin 2021 ku edhe u miratua ligji i ri, por pa sukses. Nëpërmjet këtij sistemi synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve./A2

The post Hyn në fuqi sistemi i ri, çfarë ndodh me siguracionet në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike

By: user7
2 January 2025 at 13:10

Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kaluar në Norvegji kanë qenë krejtësisht elektrike, kanë treguar të dhënat e fundit të regjistrimit në këtë shtet. Kështu, Norvegjia është afër arritjes së synimit që të shtojë nëpër rrugë vetëm makina elektrike më 2025.

Makinat krejtësisht elektrike përbëjnë 88.9 për qind të makinave të reja të shitura më 2024, rritje prej 82.4 për qind, në krahasim me vitin 2023, ka thënë Federata Norvegjeze e Rrugëve.

Sipas të dhënave, markat si Tesla, Volswagen dhe Toyota kanë shitur më së shumti makina elektrike ne këtë shtet.

“Norvegjia do të shteti i parë në botë që do të zhdukë makinat me naftë dhe benzinë nga tregu i ri i makinave”, ka thënë Christina Bu, shefe e Asociacionit Norvegjez EV.

Norvegjia është shtet që prodhon naftë, por i penalizon makinat me naftë dhe benzinë, me taksa të larta, ndërsa për makinat elektrike heq taksat e importit për t’i bërë më atraktive. Kjo politikë ka funksionuar sepse ka qenë e vazhdueshme, kanë thënë ekspertët. Plus shtesë për këtë vend është që nuk prodhon vetë makina.

“Për këtë arsye, që nuk prodhojmë makina, vendosjen e taksave e kemi shumë më të thjeshtë”, ka thënë Ulf Tore Hekneby, udhëheqës i kompanisë më të madhe importuese të makinave në Norvegji, Harald A. Moeller.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjen e makinave që lëshojnë dyoksid të karbonit deri më 2035./REL

The post Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike appeared first on Lapsi.al.

❌
❌