Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Po ngordhin çdo ditë bagëti nga murtaja në Kukës”/ Denoncimi: Halilaj u ‘kyç’ gojën veterinerëve

By: Ardit
6 July 2025 at 14:43

Një situatë alarmante po zhvillohet në verilindje të vendit, ku murtaja e kafshëve të imta është shfaqur dhe po përhapet me shpejtësi në disa fshatra të Kukësit. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë të ditur se çdo ditë në fshatrat Arrën, Shtiqen, Bardhoc dhe Bushtricë po ngordhin bagëti, kryesisht dele dhe dhi. Banorët thonë se përmasat […]

The post “Po ngordhin çdo ditë bagëti nga murtaja në Kukës”/ Denoncimi: Halilaj u ‘kyç’ gojën veterinerëve appeared first on BoldNews.al.

Denaj: Situata e murtajës te bagëtia e imët nën kontroll

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë fjalës në seancën parlamentare të sotme, u ndal te situata e krijuar nga sëmundja e murtajës te bagëtia e imët në vend, duke theksuar se përkundër sfidave, situata është nën kontroll.

Denaj vuri në dukje rëndësinë e projektligjit “Për shëndetin e kafshëve”, i cili mbështet proceset e identifikimit falas, parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve në bagëti. “Kjo punë në terren ka siguruar ruajtjen e situatës sinotike në Shqipëri, në krahasim me vendet e rajonit,” deklaroi ajo.

Ministrja theksoi se, megjithëse Shqipëria është një nga vendet e prekur nga murtaja, dëmet në vend janë shumë më të vogla krahasuar me vendet fqinje, si Greqia dhe Rumania, ku janë dëmtuar dhjetëra e qindra mijëra kafshë.

Sipas saj, aktualisht në Shqipëri janë identifikuar 10 qendra krize, ku po menaxhohet me kujdes përhapja e sëmundjes.

Denaj vlerësoi edhe punën e Policisë së Shtetit dhe Doganën për mbështetjen në ruajtjen e kufirit dhe për parandalimin e hyrjeve të paligjshme që mund të rrezikojnë situatën.

Ajo bëri apel të gjithë fermerëve të respektojnë protokollet dhe standardet e vendosura për blerjen dhe tregtimin e bagëtive.

Ministrja informoi se deri tani janë ekzekutuar rreth 1800 kafshë për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Situata ndikon në mënyrë të ndjeshme, por jemi duke e menaxhuar shumë efektivisht,” deklaroi ministrja.

The post Denaj: Situata e murtajës te bagëtia e imët nën kontroll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vatra e dytë e murtajës në Korçë, asgjësohen mbi 190 krerë bagëti në Maliq

By: D Marku
24 June 2025 at 15:04

Autoritetet veterinare kanë konfirmuar sot vatrën e dytë të murtajës në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi i sëmundjes është identifikuar në një fermë në pronësi të shtetasit Enkel Shkëmbasi.

Si masë parandaluese, janë urdhëruar për asgjesim rreth 192 krerë bagëti, ndërkohë që rreziku i përhapjes në zonë mbetet shumë i lartë. Përreth fermës ndodhen disa grumbullime të tjera me kafshë, me distanca që shkojnë deri në 500 metra, duke e çuar numrin e përgjithshëm të krerëve të rrezikuar në rreth 5000.
Po zbatohen të gjitha procedurat e nevojshme për asgjësimin e kafshëve të prekura dhe po monitorohet me përforcim një perimetër sigurie prej 3 deri në 10 kilometra rreth vatrës së identifikuar. Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë menjëherë.

The post Vatra e dytë e murtajës në Korçë, asgjësohen mbi 190 krerë bagëti në Maliq appeared first on Albeu.com.

Palnikaj: MBZHR, masa të forta kundër përhapjes së murtajës së ruminantëve

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Dritan Palnikaj u bëri thirrjes sërish sot fermerëve të zbatojnë me përpikëri të gjitha udhëzimet e veterinerëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR), e cila, megjithëse nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut, përbën kërcënim serioz për sektorin bujqësor dhe ekonominë rurale

Palnikaj sqaroi në një intervistë në media se janë ngritur menjëherë qendra të krizës në zonat ku janë identifikuar rastet e para, duke filluar nga Shkodra, ku u konstatua edhe vatra e parë.

Sipas tij, këto qendra janë ngritur në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Doganor për të siguruar ndalimin e përhapjes përmes bllokimit të lëvizjes së kafshëve.

“E vetmja mënyrë për të penguar përhapjen e kësaj sëmundjeje është kufizimi i lëvizjes dhe kontaktit ndërmjet kafshëve. Prandaj kemi forcuar kontrollet në një rreze deri në 10 kilometra nga vatrat e identifikuara, kemi ndaluar tregtimin e bagëtive të imëta dhe kemi shtuar praninë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe AKVMB në terren”, tha Palnikaj.

Ai theksoi se në këtë operacion po bashkëpunohet ngushtësisht me Bashkimin Europian dhe organizata ndërkombëtare si FAO. Sipas tij, përfaqësues të BE-së kanë vizituar vendin dhe janë informuar hap pas hapi për masat e marra, në bashkërendim me DG SANTE dhe Komisionin Europian.

Po ashtu, theksoi ai, Shqipëria ka përfituar edhe nga ekspertiza e Greqisë, e cila ka kaluar më herët një situatë të ngjashme.

“Ne jemi aktualisht në një fazë lufte kundër kësaj sëmundjeje. Apelojmë që fermerët të respektojnë protokollet, të mos lëvizin bagëti nga një tufë në tjetrën dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit mund ta frenojmë përhapjen”, u shpreh ai.

Masat përfshijnë gjithashtu ndalimin e hyrjes së bagëtive nga vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, si dhe monitorimin e nyjeve rrugore kryesore nga forcat e policisë dhe inspektorët veterinarë.

Palnikaj siguroi se procesi po zhvillohet me transparencë të plotë dhe do të vlerësohet më tej për të përcaktuar hapat e ardhshëm, si dhe për të analizuar ndikimin ekonomik dhe social që kjo situatë mund të sjellë. Ai theksoi se qëllimi kryesor është çrrënjosja e sëmundjes dhe mbrojtja e sektorit blegtoral në Shqipëri. /j.p/

The post Palnikaj: MBZHR, masa të forta kundër përhapjes së murtajës së ruminantëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Murtaja e bagëtive/ Zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara

22 June 2025 at 15:37

Sëmundja e murtjaës ka zgjuar hartën e infektimit, murtaja e ruminatëve tashmë mbërritur edhe në Lushnje e Gjirokastër. Numri i vatrave me murtajë ka shkuar në 10, ndërsa numri i fermave të infektuara në 12. Sëmundja që i mër jetën bagëtive të imta është prezente nga veriu e deri në jug të Shqipërisë. Prezenca e […]

The post Murtaja e bagëtive/ Zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara appeared first on BoldNews.al.

Ndalohet përkohësisht tregtimi i bagëtive të imta

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi sot se ka marrë të gjitha masat për monitorimin e shtuar dhe rritjen e kontrollit përgjatë gjithë kufirit të gjelbër të territorit shqiptar për ndalimin e importit të bagëtive të imta nga të gjitha vendet për të cilat ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka urdhëruar ndalim të hyrjes së tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në një njoftim për shtyp, AKU tha se “po inspekton dhe në të gjitha pikat e inspektimit kufitar (PIK) si dhe është në gatishmëri të plotë bashkëpunimi ndërinstitucional me Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Policinë Kufitare”.
Po ashtu, AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të ministres së MBZHR ndalohet lëvizja e përkohshme si edhe tregtimi i bagëtive të imta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas AKU-së ky hap është ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës që ka kapur ferma të caktuara ruminantësh të vegjël në territorin shqiptar.
Në bazë të urdhrit të Ministrit të MBZHR, lëvizja e bagëtive të imta lejohet vetëm nëse destinacioni i lëvizjes është për në thertore, shoqëruar me certifikatën shëndetësore zyrtare veterinare të lëshuar nga veterineri zyrtar.
1 nga 5
/k.s/ /a.g/

The post Ndalohet përkohësisht tregtimi i bagëtive të imta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet në Korçë një person, tentoi të fusë bagëti pa dokumenta

14 June 2025 at 15:42

Kontrollet për bagëtitë e imta, që vijnë nga vendet fqinje, për të parandaluar përhapjen e murtajës, kanë vijuar në mënyrë intensive.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka vënë në pranga një të ri i cili ka tentuar të fusë në Shqipëri, shqerra pa dokumentacionet përkatëse.

Shtetasi me inicialet K.F. u konstatua gjatë kontrollit në doganë nga shërbimet e policisë kufitare ndërsa mësohet se bagëtitë iu dorëzuan AKU-së për kryerjen e analizave nëse do të rezultojnë me sëmundje infektive.

Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale e “kontrabandës me mallra të licensuara”.

Vijojnë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe të kufirit të gjelbër nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë për të konstatuar rastet e paligjshme që lidhen me transportin e bagëtive të imëta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet në Korçë një person, tentoi të fusë bagëti pa dokumenta appeared first on Euronews Albania.

Murtaja/ 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

By: V K
13 June 2025 at 15:28

Murtaja e ruminantëve të vegjël, ka prekur 263 bagëti në dy ferma në fshatin Polenë në rrethin e Skraparit.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Sektorit të Veterinarisë në Drejtorinë e Bujqësisë së qarkut Berat, lirjan Ramaj, i cili ka shpjeguar edhe masat që janë marë për karantinimin e fermave dhe masat që do të merren në vazhdim për eleminimin e tyre.

“Kemi dy raste në dy ferma në fshatin Polenë në Skrapar, ku pas shenjave të konstatuara në terren nga veterinerët tanë dhe pas analizave të kryera, bagëtitë kanë rezultuar pozitive. Në njërën nga fermat janë 191 krerë të infektuara dhe në fermën tjetër janë 72 krerë të prekur nga sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël.

Janë marrë të gjitha masat, fermat janë futur në karantinë, pritet të kryehet proçesi i eleminimit të kafshëve të të dyja tufave, është përcaktuar “zona e kuqe” prej 3 km dhe nga veterinerët tanë të shërbimit të kontrrollit. Po bëhet inventari i të gjitha fermave, ndërkohë që zona rreth 10 km përreth këtyre fermave po mbajet në vëzhgim nga veterinët. Në bashkëpunim me policinë, janë ngritur pika kontrrolli sepse është e ndaluar lëvizja e kafshëve të imëta nga ferma në fermë dhe nga ferma në kullotë. Momentalisht kemi vetëm këtë vatër në qarkun tonë.

Është një sëmundje që përhapet vetëm nëpërmjet kontaktit të kafshëve. Shenjat e kësaj sëmundjeje janë: lotim i syve, diarre, temperaturë e lartë që shkon në 41-42 gradë, plagë në gojë dhe pas 3-ditësh kafshët ngordhin. Ne jemi në pritje të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për formën dhe mënyrën e e elminimit, që do të kryehet këto ditë”, ka thënë Ilirjan Ramaj.

Ai i ka bërë thirrje fermerëve të qarkut të Beratit, që nëse evidentojnë ndonjë rast në bagëtitë e tyre të marrin menjëherë numrin e gjelbër që ka vendosur ministria ose të njoftojnë veterinerët e zonës, ndërkohë që u ka kërkuar të mos i shtegtojnë kafshët nga një zonë në një zonë tjetër se bëhen shkak për përhapjen e sëmundjes.

The post Murtaja/ 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma appeared first on Albeu.com.

Identifikohen 4 vatra të murtajës së bagëtive të imëta, ngordhin 716 krerë

12 June 2025 at 13:01

Ministria e Bujqësisë, përmes një komunikate për mediat, ka raportuar se deri më sot janë identifikuar në total katër vatra të murtajës së bagëtive të imëta, ku kanë ngordhur 716 krerë bagëtish gjithësej. Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, bëjmë me dije se sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits […]

The post Identifikohen 4 vatra të murtajës së bagëtive të imëta, ngordhin 716 krerë appeared first on BoldNews.al.

Murtaja tek bagëtitë, Ministria e Bujqësisë: Nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu

By: gaze tare
12 June 2025 at 12:31

Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar praninë e sëmundjes virale Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) në katër vatra në Shqipëri: në Shkodër, Dibër, Bulqizë dhe Skrapar. Deri më sot, janë prekur 716 krerë, 25 kanë ngordhur, ndërsa 153 janë eliminuar për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Sipas autoriteteve, kjo sëmundje është shumë ngjitëse mes dhive dhe dhenve, por nuk transmetohet te njerëzit. Humbjet për blegtorët mund të jenë të mëdha, me ngordhshmëri që arrin deri në 100% të tufës në raste të patrajtuara.

Për të mbrojtur tufat dhe ndalur përhapjen, është ndaluar përkohësisht çdo lëvizje e dhenve dhe dhive në të gjithë vendin, përveç rasteve kur ato shkojnë për therje dhe shoqërohen me certifikatë shëndetësore.

Ministria ka ngritur 39 grupe kontrolli që kanë monitoruar mbi 980 ferma dhe 164 mijë krerë të imta, duke punuar edhe me Policinë për zbatimin e urdhrave dhe ndërgjegjësimin e fermerëve.

Sëmundja është raportuar edhe në sistemin e emergjencave të BE-së, ndërsa ekspertë të Komisionit Evropian ndodhen në vend për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe dhënien e rekomandimeve.

Fermerët ftohen të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrin e gjelbër 0800 3366 dhe të zbatojnë masat e biosigurisë.

The post Murtaja tek bagëtitë, Ministria e Bujqësisë: Nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu appeared first on iconstyle.al.

Murtaja e bagëtive në Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar 4 vatra, sëmundja nuk transmetohet te njeriu

By: V K
12 June 2025 at 12:34

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka konfirmuar shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër vatra të ndryshme në vend.

Sëmundja, e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

“Sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu”, njofton ministria.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti i parë është konfirmuar më 4 qershor 2025 në fshatin Domen Bashkia Shkodër, dhe më pas janë raportuar tre vatra të tjera në fshatrat Vrenjt, Dibër, Val, Bulqizë dhe Polenë në Skrapar.

Deri më tani janë prekur 716 krerë, prej të cilëve 25 kanë ngordhur, 153 janë eliminuar, dhe pjesa tjetër është në proces eliminimi për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Me anë të një urdhëri, në të gjithë territorin e vendit ministria ndalon lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta.

Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera.

Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit.

Ministria apelon që të gjithë fermerët, të respektojnë me përpikëri masat e biosigurisë dhe të shmangin çdo lëvizje të paautorizuar të kafshëve. Për çdo rast të dyshimtë apo ngordhje të pazakontë në të imta, fermerët mund të kontaktojnë numrin e gjelbër 0800 3366.

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, bëjmë me dije se sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.

Konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Republikën e Shqipërisë është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar. Numri total i vatrave (tufave) të raportuara deri më sot është 4. Numri i të imtave të prekur është 716; të ngordhur, 25 krerë; të eliminuar, 153 krerë; ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi.

Me konfirmimin e rastit të parë të sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të Urdhrit nr. 802, datë 9.10.2024, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për Sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël”, është mbledhur menjëherë Qendra Kombëtare e Krizës, me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes, për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale e Krizës, e cilat ka identifikuar Njësitë Administrative dhe fshatrat brenda zonave të mbrojtjes (3 km) dhe të mbikëqyrjes (10 km).

Në Urdhrat e Ministrit është përcaktuar qartë, që për cdo rast të konfirmuar me këtë sëmundje, marrja e masave të kufizimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla.

Nisur nga situata shqetësuese dhe përhapja në disa vatra e sëmundjes, prej datës 9.6.2025 ka hyrë në fuqi Urdhri i Ministrit nr. 575, “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së dhenve dhe dhive të gjalla në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ky Urdhër i shtrin efektet e tij në të gjithë territorin e vendit, duke ndaluar lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta. Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera. Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit. Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe është ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe interesit të blegtorëve në vend.

Ftojmë të gjithë subjektet dhe fermerët të zbatojnë me përpikëri këtë urdhër, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet veterinare lokale.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nga ngritur 39 grupe kontrolli, duke monitoruar deri më sot 983 ferma të imtash, me një total 164.803 krerësh dhen dhe dhi në rang vendi. Qëllimi kryesor i grupeve të kontrollit në terren është monitorimi i fermave të vogla blegtorale, evidentimi i situatës epidemiologjike në terren dhe përcaktimi i fazës aktuale të sëmundjes, si bazë për ndërhyrje të mëtejshme, të orientuara dhe efektive. Gjatë monitorimit, grupet e kontrollit kanë kryer rritjen e ndërgjegjësimit të fermerëve për rrezikun ekonomik që paraqet kjo sëmundje. Gjithashtu, veterinerët zyrtarë kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me organet e Policisë e Shtetit, për të mundësuar kontrollin e lëvizjes së kafshëve brenda vendit dhe marrjen e masave për rastet flagrante. Gjatë kësaj kohe shërbimi veterinar ka bërë ndërgjegjësimin e fermerëve duke i informuar mbi sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të vegjël (PPR). Pjesë e ndërgjegjësimit ka qenë edhe përgatitja e posterave për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) dhe informimi i publikut nëpërmjet faqes zyrtare të AKVMB-së dhe në rrjete sociale.

Gjithashtu, prania e sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) është njoftuar rast pas rasti në Sistemin e Njoftimit të Menjëhershëm të Sëmundjeve të kafshëve të Bashkimit Evropian (ADIS), dhe është kontaktuar edhe Zyra e Emergjencave për Sëmundjet e Kafshëve pranë Komisionit Evropian, e cila ka shprehur gatishmërinë ndaj kërkesës së MBZHR-së për të dërguar në Shqipëri një mision teknik.

Ditën e sotme dhe nesër, më datë 13.06.2025 po organizohet një takim në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me pjesëmarrjen e dy ekspertëve të Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AKVMB-së, ISUV-it dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë. Po sot, këta përfaqësues do të kryejnë një vizitë në terren, në një nga vatrat ku është konfirmuar prania e sëmundjes. Në përfundim të vizitës, Misioni Teknik EUVET i Komisionit Evropian do të japë rekomandime në lidhje me menaxhimin e situatës dhe strategjitë e kontrollit të pranisë së sëmundjes së Murtajës së Ruminatëve të Vegjël (PPR).

Kjo përgjigje e shpejtë dhe e koordinuar me DG SANTE ndaj rastit të parë të PPR në vendin tonë është një tregues i përkushtimit të Shqipërisë për të respektuar standardet evropiane në fushën e shëndetit dhe sigurisë veterinare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i bën thirrje të gjithë fermerëve të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë në fermat e tyre dhe të shmangin çdo lëvizje të kafshëve jashtë fermës, duke zbatuar rregullat në fuqi dhe duke bashkëpunuar për një të mire te përbashkët: ekonominë blegtorale ne vend. MBZHR apelon ndaj të gjithë fermerëve dhe aktorëve të përfshirë në sektorin blegtoral që, për cdo rast të evidentimit të shenjave të dyshimta apo ngordhjeve në të imta, të kontaktojnë menjëherë në numrin e gjelbër 08003366.

Vetëm përmes vigjilencës së lartë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave shtetërore dhe fermerëve mund të garantojmë mbrojtjen e tufave dhe sigurinë e sektorit blegtoral në vend.

The post Murtaja e bagëtive në Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar 4 vatra, sëmundja nuk transmetohet te njeriu appeared first on Albeu.com.

“Janë asgjësuar 500 krerë”/ Flet Drejtori Rajonal i Veterinarisë: 3 vatra të konfirmuara, kemi vendosur postblloqe

10 June 2025 at 14:56

Në të gjithë vendin po bëhet kontroll në fermat të cilan merren me mbarështimin e tyre. Pas rasteve të konfirmuara të murtajës së bagëtive të imëta drejtori i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë në Tiranë, Sulejman Kullolli përmes një lidhje të drejtëpërtdrejtë në studio televizive, shprehet se janë asgjësuar 500 krerë në të gjitha vatrat ku është konstatuar sënundja, ndërsa thekson se prek zakonisht dhentë edhe dhitë, jo kafshët e tjera.

“Murtaja e ruminanteve të vegjël është shfaqur për herë të parë në fshatin Domen njësia administrative Postribë, Shkodër. Vatra e dytë është shfaqur në njësinë administrative Kastriot, Dibër dhe e treta në Martanesh, bashkia Bulqizë. Numri i krerërve të asgjësuar në tre vatrat është 500. Sëmundja e cila është shfaqur për herë të në Shqipëri, kryesisht prek dhenë dhe dhitë jo kafshët e tjera”, tha Kullolli.

“Në gjithë territorin e Shqipërisë do të bëhet edhe një kontrollim në të gjithë fermat që merren me mbarështinin e tyre. Janë 41 grupe veterinerësh që monitorojnë gjithë territorin e vendit. Kemi vendosur edhe postblloqe në rrugët kryesore për mos kalimin e bagëtive në kundërshtim me ligjin dhe urdhrat në fuqi”, shtoi Kullolli.

Në fund Kullolli tha se murtaja e ruminanteve të vegjël përhapet nga ushqimi i ndotur apo nga kontakti i kafshëve me njëra-tjetrën, ndërsa theksoi se mishi i tyre nuk ka dalë në treg, pasi me shfaqjen e sëmundjes ferma karantinohet dhe kafsha nuk del nga kjo zonë.

“Kjo është një sëmundje infektive që prek të gjitha bagëtitë e imëta. Ne kemi bërë të gjitha njoftimet në bashkëpunim me bashkitë dhe institucionet e tjera për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje”.

The post “Janë asgjësuar 500 krerë”/ Flet Drejtori Rajonal i Veterinarisë: 3 vatra të konfirmuara, kemi vendosur postblloqe appeared first on Sot News | Lajme.

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

By: Oldi
9 June 2025 at 16:56

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është prekur nga sëmundja e murtajës. Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë. Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, […]

The post Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit appeared first on BoldNews.al.

Murtaja prek një fermë në Martanesh, ngordhin mbi 150 krerë bagëti

9 June 2025 at 16:23

Një vatër e sëmundjes së murtajës është zbuluar në një fermë bagëtish të imta në fshatin Val, Martanesh, në zonën e Bulqizës. Deri më tani, sëmundja ka shkaktuar ngordhjen e mbi 150 krerëve, ndërsa rrezikohen edhe pjesa tjetër e tufës që numëron rreth 700 krerë.

Autoritetet lokale janë alarmuar dhe kanë nisur menjëherë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, si dhe ekipet veterinare të qarkut dhe të bashkisë Bulqizë për të marrë masat e nevojshme në terren.

Ekipet janë duke kryer kontrollin, dezinfektimin dhe procedurat për kufizimin e përhapjes së sëmundjes, ndërkohë që po vlerësohet edhe gjendja e tufës së mbetur.

The post Murtaja prek një fermë në Martanesh, ngordhin mbi 150 krerë bagëti appeared first on Sot News | Lajme.

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta

By: Ardit
9 June 2025 at 11:47

Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë. Ndërkohë, shërbimi veterinar Dibër ka kryer inspektimin pranë kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ku janë konstatuar rreth […]

The post Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta appeared first on BoldNews.al.

Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

By: V K
9 June 2025 at 12:10

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë, është prekur nga sëmundja e murtajës.

Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.

Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, të shërbimit veterinar në qark dhe ato pranë bashkisë Bulqizë.

 

The post Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm appeared first on Albeu.com.

Murtaja e bagëtive nuk prek njerëzit/ Specialistët: Përhapet shpejt tek të imtat dhe shfarosen

By: xhir jeta
5 June 2025 at 15:22

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje virale që prek bagëtitë e imta.  Infeksioni sipas specialistëve përhapet me shpejtësi dhe ka shkallë të lartë mortaliteti tek kafshët.

“Kjo është sëmundja më e transmetueshme në bagëtitë e imta me pasoja më të rënda ndoshta  ekonomike.”

Fermerët sipas specialistëve duhet  të njoftojnë shërbimin  veterinar në rastet kur  tek kafshët  vërejnë  shfaqje të këtyrë shenjave.

“Tek bagëtitë e imta karakterizohet nga temperaturë shumë e lartë,  mungese oreksi, plagë  në gojë, diarre, dobësim dhe përfundimisht  ngordhje e kafshës.  Zhvillohet në mënyrë tepër të  shpejtë.”

Murtaja e ruminantëve të vegjël nuk është sëmundje zoonotike që do të thotë se nuk transmetohet  tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.  Por  veterinerë apo fermerë  që  bien në kontakt me virusin mund ta përhapin atë nga një fermë në tjetrën.

“Nuk ka problem për njerëzit që mund të kontakojnë me virusin.  Mund të jenë  transmetues mekanik me veshjet …  Duhet të dezinfektohet para hyrjes dhe pas daljes nga ferma.  “

Për të parandaluar përhapjen  e  sëmundjes specialistët iu këshillojnë fermerëve  të  respektojnë masat e biosigurisë. Të shmangin kontaktin e  deleve dhe dhive  me tufa të tjera në kullota e të kufizojnë hyrje daljet e vizitorëve në ferma.

Murtaja e  ruminantëve të vegjël  është sëmundje tipike  për Afrikën ku përdoret dhe vaksina.  Në vendin tonë  specialistët shpjegojnë se futet në grupin e sëmundjeve për tu çrrënjosur dhe  masat  përqëndrohen në eleminimin e burimeve të mundëshme të infeksionit si  asgjësimi I kafshëve të sëmura e izolimi dhe dezinfektimi I vatrave të infeksionit.

 

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në vend, autoritetet thirrje fermerëve për vigjilencë

By: M C
4 June 2025 at 22:45

Autoritetet veterinare kanë konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vendin tonë. Sëmundja është identifikuar në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës.

Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në laboratorin referencë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR (Peste des Petits Ruminants).

Sipas një njoftimi nga Bashkia Shkodër, pas konfirmimit zyrtar, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin në fuqi dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR.

Autoritetet i bëjnë thirrje për vigjilencë maksimale nga të gjithë mbarështuesit e kafshëve të imta, si delet dhe dhitë.

“Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366”, thuhet në njoftim.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫ë 𝐢 𝐌𝐮𝐫𝐭𝐚𝐣ë𝐬 𝐬ë 𝐑𝐮𝐦𝐢𝐧𝐚𝐧𝐭ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐕𝐞𝐠𝐣ë𝐥 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢

Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.

𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐢𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐚𝐫ë𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐢𝐦𝐭𝐚

U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366.

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧

Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim.

The post Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në vend, autoritetet thirrje fermerëve për vigjilencë appeared first on Albeu.com.

Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara

By: Ela
3 June 2025 at 14:12

Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga drejtoria rajonale e veterinarisë. Karantinimi ka ardhur pasi disa prej kafshëve të imta kanë rezultuar të infektuara. Pronari i kësaj ferme Zamir Milani u shpreh se i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se […]

The post Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Fermerët jo më të diskriminuar, subvencionim për çdo krerë bagëti, fidan apo njësi prodhimi

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot gjatë takimit përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Fushë-Krujë se programi i “PD-Shqipëria Madhështore” është program i një frymëmarrjeje të re.

“Garantoj fermerët e rrethit të Krujës, se do të financohen nga shteti për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti të mbarështruar. Dhe kjo jo duke i diskriminuar, ju që keni një lopë nuk merrni gjë, duhet të kesh 10 lopë që të përfitosh. Jo, çdo krerë, çdo fidan, çdo njësi prodhimi”, u shpreh Berisha.

Ai garantoi se subvencioni për fermerët do rritet 5 herë, është 32 milionë euro, do të bëhet 230 mln euro.

“Do rritet më shumë se 5 herë. Sepse kaq e kanë vendet përreth. Dhe fermerët tanë nuk mund të konkurrojnë nëse nuk subvencionohen njëlloj si ata. Siç i subvencionon Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia”, tha Berisha.

“Garantoj fermerët se nuk do të ketë pension ndën 200 euro në fshat. Se fondet për bujqësinë do të dyfishohen. Se do të investohet çdo vit 70 mln euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje të tokës.  Siguroj fermerët se rritja e prodhimit është një nga objektivat më madhorë. ‘Made in Albania’ është krenari kombëtare”, tha ai.

“Bizneset e Krujës, Fushë Krujës, bizneset e Shqipërisë, prodhimi i tyre është krenari kombëtarë dhe ne do bëjmë gjithçka duke ulur taksat, duke pjesëtuar me 3 çmimin e energjisë”, tha Berisha.

The post Berisha: Fermerët jo më të diskriminuar, subvencionim për çdo krerë bagëti, fidan apo njësi prodhimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌