Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skandal/ 26-vjeçari u arrestua për abuzime se*suale me të mitur, thirrje për kontrolle mjekësore tek 1200 fëmijë

1 July 2025 at 11:46

Autoritetet australiane kanë nisur një hetim të gjerë dhe po bëjnë thirrje për testime shëndetësore ndaj rreth 1,200 fëmijëve në shtetin e Viktorias, pas akuzave tronditëse për abuzim seksual ndaj një punonjësi të kujdesit për fëmijë.

Joshua Brown, 26 vjeç, nga Melbourne, u arrestua në maj dhe është akuzuar për më shumë se 70 vepra penale, që përfshijnë tetë viktima të dyshuara. Viktimat janë fëmijë të moshës pesë muaj deri në dy vjeç, që kanë ndjekur Qendrën e Mësimit të Hershëm të Kopshtit Kreativ gjatë periudhës prill 2022 – janar 2023.

Hetimi nisi pasi autoritetet zbuluan materiale abuzimi, dhe jo si pasojë e ndonjë ankese nga viktimat. Policia ka konfirmuar se Brown ka punuar në të paktën 20 qendra kujdesi për fëmijë në Melbourne nga viti 2017 deri në maj 2025. Po hetohet gjithashtu një incident i dytë i mundshëm në një qendër tjetër në veri të qytetit.

Drejtori Ekzekutiv i Shëndetit në Viktoria, Christian McGrath, deklaroi në një konferencë për shtyp se janë njoftuar 2,600 familje dhe 1,200 fëmijë janë këshilluar të bëjnë testime për sëmundje infektive. Ai theksoi se masat janë parandaluese dhe rreziku konsiderohet i ulët.

“Ky është një zhvillim tejet shqetësues. Ne po e trajtojmë situatën me kujdes maksimal për sigurinë e fëmijëve dhe për qetësinë e prindërve,” tha McGrath.

Komisionerja e Policisë, Janet Stevenson, sqaroi se Joshua Brown nuk ishte më parë në radarët e autoriteteve dhe kishte marrë leje zyrtare për të punuar me fëmijë, leje e cila u anulua pas arrestimit. Ajo tha gjithashtu se ndalimi për publikimin e identitetit të tij u hoq me qëllim që prindërit të mund të identifikojnë çdo kontakt të mundshëm të fëmijëve të tyre me të dyshuarin.

Brown mbetet në paraburgim dhe pritet të dalë sërish përpara gjykatës më 15 shtator, ndërsa hetimet nga policia dhe shërbimet sociale vazhdojnë me intensitet. Skandali ka shkaktuar valë shqetësimi dhe zemërimi në gjithë vendin.

The post Skandal/ 26-vjeçari u arrestua për abuzime se*suale me të mitur, thirrje për kontrolle mjekësore tek 1200 fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

4 të mitur përleshen në Kosovë, njëri prej tyre pl*goset

By: D Marku
30 June 2025 at 12:42

Katër të mitur janë përleshur me njëri-tjetrin në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën me dije se njëri prej të miturve është plagosur me thikë gjatë sherrit.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në raport.

Më tej bëhet me dije se një nga të miturit është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë lënë të lirë.

 

The post 4 të mitur përleshen në Kosovë, njëri prej tyre pl*goset appeared first on Albeu.com.

Agravon konflikti mes 4 të miturve, plagoset me thikë njëri prej tyre

30 June 2025 at 11:40

Katër të mitur janë konfliktuar dhe përleshur me njëri-tjetrin në Obiliq në Prishtinë. Mësohet se njëri prej të miturve është plagosur me thikë gjatë sherrit. Policia e Kosovës shton se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:45, në Obiliq.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në raport. Më tej bëhet me dije se një nga të miturit është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë lënë të lirë.

The post Agravon konflikti mes 4 të miturve, plagoset me thikë njëri prej tyre appeared first on Sot News | Lajme.

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

27 June 2025 at 08:54

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima. Policia e […]

The post SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi tre të miturit me monopatina në Tiranë, pranga shoferit

By: user 11
26 June 2025 at 09:54

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime bëjmë me dije se sipas ekspertizës së bërë në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli. Automjet i përplasi të miturit në dy monopatinat në kryqëzim dhe i mori para për disa metra. Makina ishte duke ecur në korsinë e dedikuar të mjeteve të transportit publik.

Dy të miturit, 9 dhe 11 vjeç, mësohet se janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës me dëmtime në krah dhe në këmbë. I treti, një 11-vjeçar është në gjendje të rëndë.

The post Aksidentoi tre të miturit me monopatina në Tiranë, pranga shoferit appeared first on Lapsi.al.

“Njëri është në intubim”, detaje nga aksidenti i tre të miturve në Tiranë

25 June 2025 at 13:07

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e së mërkurës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë ish-Hotel Dajtit, ku një automjet tip taksi ka përplasur tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, automjeti drejtohej nga shtetasi E.K., rreth 41 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale.

Të miturit e përfshirë në aksident janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime nga spitali konfirmojnë për Euronews Albania se dy prej fëmijëve ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë dhe është intubuar.

Sipas të dhënave jozyrtare, fëmijët janë:

O.A., 11 vjeç – gjendje shëndetësore e stabilizuar

E.S., 9 vjeç – gjendje shëndetësore e stabilizuar

J.N., mosha e pacaktuar – ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdes intensiv

Mjekët po vlerësojnë dëmtimet e marra dhe të tre fëmijët janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Në vendngjarje ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Paraprakisht nuk raportohet për konsum alkooli nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe shkeljet e mundshme të rregullave të qarkullimit rrugor. /euronews/

The post “Njëri është në intubim”, detaje nga aksidenti i tre të miturve në Tiranë appeared first on Telegrafi.

MD: Reforma në drejtësinë penale synon rehabilitim dhe riintegrim për të miturit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendrën për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe Ambasadën franceze në Tiranë, organizoi një workshop dyditor për forcimin e drejtësisë penale për të miturit.

Ky aktivitet ishte pjesë e një partneriteti afatgjatë me institucionet franceze të mbrojtjes gjyqësore të të rinjve, të cilët që prej vitit 2022 ka luajtur një rol kyç në shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe asistencës teknike me Shqipërinë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se reforma për drejtësinë penale për të miturit synon të garantojë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve që bien në konflikt me ligjin.

“Ajo vendos në qendër interesin më të lartë të fëmijës dhe synon t’i trajtojë jo si të rritur që ndëshkohen, por si fëmijë që kanë nevojë për mbështetje, rehabilitim dhe riintegrim”, thuhet në njoftim.

Ndaj, Ministria e Drejtësisë vlerëson se aktivitete të tilla përfaqësojnë një model bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe një angazhim të përbashkët për një drejtësi më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më europiane për fëmijët tanë.

1 nga 5

/m.m/r.e/a.f/

The post MD: Reforma në drejtësinë penale synon rehabilitim dhe riintegrim për të miturit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin

By: D Marku
7 June 2025 at 12:05

Një 41-vjeçar ka ngritur alarmin në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e mitur.

Denoncimi është bërë nga 41-vjeçari me iniciale S. T., ditën e djeshme.

Ndërsa policia po punon për gjetjen e 25-vjeçares me iniciale K. T., dhe dy fëmijëve të denoncuar të zhdukur.

Më datë 06.06.2025, shtetasi S. T., 41 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasen K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre. Punohet për gjetjen e tyre”, njoftoi policia.

The post Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin appeared first on Albeu.com.

Sherr mes 6 të miturave në kryeqyetet, policia nis hetimet

3 June 2025 at 12:38

Gjashtë të mitura janë konfliktuar fizikisht në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia bën me dije se të miturat janë përplasur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-për 6 shtetase të mitura, pasi në sheshin “Nënë Tereza” për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetase të mitura.

The post Sherr mes 6 të miturave në kryeqyetet, policia nis hetimet appeared first on Sot News | Lajme.

Ngjarje e rëndë/ 17-vjeçari v*et 5 të mitur në një festë dhe plagos 4 të tjerë, pasi 14-vjeçarja refuzoi të kryenin marrëdhënie

By: V K
29 May 2025 at 10:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë në Siberi, ku një 17-vjeçar ka v*arë pesë të mitur duke plagosur katër të tjerë, për shkak se një vajzë 14-vjeçare refuzoi të kryente marrëdhënie s**suale me të.

Autori i krimit është 17-vjeçari Mikhail Paramonov, i cili s*lmoi me th*kë ndërsa, sipas dëshmive, ishte nën ndikimin e alkoolit.

Më pas ai i ka vënë flakën banesës ku ka humbur jetën edhe vetë.

Sipas TASS, pesë fëmijë të moshës 13 deri në 16-vjeç humbën jetën në sulmin e 17-vjeçarit .

Policia u njoftua nga një fqinj i shtëpisë ku po zhvillohej festa, kur ai u informua nga një vajzë 15-vjeçare, Veronica, pasi ajo ishte shtirur si e vdekur për t’u arratisur.

Oficerët e policisë që mbërritën në shtëpi e panë 17-vjeçarin “të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë”.

Trupat e pesë fëmijëve të vrarë nga 17-vjeçari – katër djem dhe një vajzë – u gjetën të djegur brenda shtëpisë.

Tragjike është se shumica e fëmijëve që ishin në festë ua kishin fshehur prindërve të tyre, duke thënë se do të ishin në shtëpitë e miqve.

The post Ngjarje e rëndë/ 17-vjeçari v*et 5 të mitur në një festë dhe plagos 4 të tjerë, pasi 14-vjeçarja refuzoi të kryenin marrëdhënie appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Sherr mes të miturve, plagoset me thikë një 15-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij

16 May 2025 at 14:38

Një 15-vjeçar është plagosur sot në thikë, nga një 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në Maliq, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë/ Sherr mes të miturve, plagoset me thikë një 15-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

16 May 2025 at 14:25

Një sherr mes dy të miturve është regjistruar mesditën e kësaj të premte, rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras të Maliqit. Autoritetet policore raportojnë se një 14-vjeçar ka plagosur me thikë një 16-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën. Policia thotë se grupi hetimor nën […]

The post Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Një 87-vjeçar në Tiranë akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në rrugë

23 April 2025 at 17:17

Një i moshuar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ku akuzohet për ngacmim seksual. Autoritetet policore raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin P. Sh., 87 vjeç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në rrugë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku […]

The post Një 87-vjeçar në Tiranë akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Lufta Ukrainë- Rusi/ Zelensky i bën thirrje Moskës për kthimin e të miturve të marrë nga zonat e pushtuara

22 April 2025 at 09:43

Vladyslav Rudenko ishte 16-vjeçar kur u kap nga forcat ruse dhe u mbajt për nëntë muaj në kampet për fëmijë në Krimenë dhe Hersonin e pushtuar nga Rusia.

Për dallim nga 20.000 të rinj të tjerë ukrainas, Rudenko u shpëtua nga organizata joqeveritare “Save Ukraine” dhe u kthye në territorin e kontrolluar nga Ukraina pas nëntë muajsh në robëri.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe zyrtarë të tjerë ukrainas, thonë në qendër të vëmendjes së tyre tani është fati i atyre mijëra fëmijëve, shumë prej të cilëve mbesin në zonat e pushtuara nga Rusia, në ato që Moska i quan “qendra rehabilitimi”.

“Ky krim duhet të hetohet plotësisht dhe përgjegjësit duhet të japin llogari”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha gjatë fundjavës, si pjesë e nisjes së fushatës #ChildrenAreNonNegotiable.

“Paqja e drejtë dhe e qëndrueshme kërkon kthimin në shtëpi të të gjithë këtyre fëmijëve ukrainas”, shtoi ai.

The post Lufta Ukrainë- Rusi/ Zelensky i bën thirrje Moskës për kthimin e të miturve të marrë nga zonat e pushtuara appeared first on Sot News | Lajme.

Skuteri përplaset me makinën, transportohen me urgjencë në spital 2 të mitur

19 April 2025 at 16:59

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi S.H., ka përplasur një motomjet skuter elektrik ku ndodheshin dy të mitur.

Në drejtimin e skuterit ishte një 13-vjeçar me inicialet E.I., i cili udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar. Të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Skuteri përplaset me makinën, transportohen me urgjencë në spital 2 të mitur appeared first on Sot News | Lajme.

Ngacmuan seksualisht bashkëmoshataren, procedohen 3 të miturit

By: user 5
17 April 2025 at 16:12

Policia ka nisur hetimet për tre të mitur në Tiranë të cilët ngacmuan seksualisht bashkëmoshataren.

“Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një bashkëmoshatare”, sipas policisë.

The post Ngacmuan seksualisht bashkëmoshataren, procedohen 3 të miturit appeared first on Lapsi.al.

Sherri mes të miturve në Sarandë, prokuroria nis hetimet për plagosjen e 17-vjeçarit

11 April 2025 at 15:13

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka njoftuar nisjen e hetimeve për një ngjarje të ndodhur më 27 mars 2025, ku si pasojë e një konflikti mes të miturve, njëri prej tyre, 17-vjeç, mbeti i plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 28 mars, është regjistruar procedimi penal nr.292/2025 për veprat penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, kjo e fundit aktualisht pa autor të identifikuar.

The post Sherri mes të miturve në Sarandë, prokuroria nis hetimet për plagosjen e 17-vjeçarit appeared first on Sot News | Lajme.

Ngacmimet seksuale ndaj të miturve në rritje

By: Ela
4 April 2025 at 15:49

Në vitin 2024 Shqipëria ka regjistuar nje rritje të ndjeshme të krimeve seksuale, me një shtim prej 30% në numrin e procedimeve vjetore. Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, janë regjistruar 161 raste të tilla, nga 124 që pati në vitin 2023. Krimet seksuale në Shqipëri: Të proceduar: Viti 2023 – 124 të proceduar […]

The post Ngacmimet seksuale ndaj të miturve në rritje appeared first on BoldNews.al.

“Pornografi me të mitur”, çfarë iu sekuestrua 29-vjeçarit në Tiranë

By: Besnik
2 April 2025 at 16:54

Kidflix, një nga platformat më të mëdha të pedofilisë në botë, është mbyllur në një operacion ndërkombëtar kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Hetimi u mbështet nga Europol dhe u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë (Bayerisches Landeskriminalamt) dhe Zyra Qendrore bavareze për ndjekjen e krimit kibernetik (ZCB) në Gjermani.

Mbi 35 vende në mbarë botën morën pjesë në operacion mes tyre dhe Shqipëria.

Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, Policia e Shtetit referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit, 3 celularë dhe 1 laptop.

Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.

Një total prej 1.8 milionë përdoruesish në mbarë botën u kyçën në platformë midis prillit 2022 dhe marsit 2025.

Më 11 mars 2025, serveri, i cili përmbante rreth 72 000 video në atë kohë, u kap nga autoritetet gjermane dhe holandeze.

Hetimi rezultoi në identifikimin e pothuajse 1 400 të dyshuarve në mbarë botën. Deri më tani, 79 nga këta persona janë arrestuar për ndarjen dhe shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM).

Disa nga të arrestuarit jo vetëm që ngarkuan dhe shikuan video, por edhe abuzuan me fëmijë. Hetimi është në vazhdim.

Njoftimi i policisë

“Policia e Shtetit, pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve, në internet.

Në operacion morën pjesë agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.

Operacioni ndërkombëtar “Stream” u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe nga Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), dhe u mbështet nga EUROPOL.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit, 3 celularë dhe 1 laptop.

Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Mbi 91 000 video CSAM

Kidflix u krijua në vitin 2021 nga një kriminel kibernetik i cili bëri një fitim të madh prej tij, pasi u bë shpejt një nga platformat më të njohura midis pedofilëve.

Sipas autoriteteve, 91 000 video unike u ngarkuan dhe u shpërndanë në platformë gjatë kohës që ajo ishte aktive, me një kohëzgjatje totale prej 6 288 orësh.

Mesatarisht, rreth 3.5 video të reja ngarkoheshin në platformë çdo orë, shumë prej të cilave më parë ishin të panjohura për zbatimin e ligjit.

Ndryshe nga platformat e tjera të njohura të këtij lloji, Kidflix jo vetëm që u mundësoi përdoruesve të shkarkojnë CSAM, por edhe të transmetojnë skedarë video. Përdoruesit bënin pagesa duke përdorur kriptovaluta, të cilat më pas u konvertuan në tokena.

Duke ngarkuar CSAM, duke verifikuar titujt dhe përshkrimet e videove dhe duke caktuar kategori videove, shkelësit mund të fitonin argumente, të cilat më pas përdoreshin për të parë përmbajtjen.

Çdo video u ngarkua në versione të shumta – me cilësi të ulët, të mesme dhe të lartë – duke i lejuar kriminelët të shikojnë paraprakisht përmbajtjen dhe të paguajnë një tarifë për të zhbllokuar versione me cilësi më të lartë.

Operacioni më i madh i shfrytëzimit seksual të fëmijëve në historinë e Europolit

Operacioni Rrjedha ka qenë operacioni më i madh i kryer ndonjëherë nga ekspertët e Europolit në luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe një nga rastet më të mëdha të mbështetura nga agjencia e zbatimit të ligjit në vitet e fundit.

Gjatë hetimit, analistët e Europolit nga Qendra Evropiane për Krimet Kibernetike (EC3) ofruan mbështetje intensive operacionale për autoritetet kombëtare duke analizuar mijëra video.

Ekspertët e Europolit gjithashtu kontrolluan të gjitha të dhënat e disponueshme dhe u dhanë prova vendeve përkatëse për të lehtësuar hetimin.

Duke pasur parasysh shkallën e çështjes, roli i Europolit në koordinimin e shkëmbimit të informacionit gjatë hetimit dhe ditëve të veprimit ishte vendimtar për suksesin e tij.

Bashkimi i partnerëve për bashkëpunim ndërkufitar dhe veprim të përbashkët është një nga prioritetet kryesore të Europol-it për të forcuar luftën kundër të gjitha formave të krimit të rëndë ndërkombëtar dhe të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pornografi me të mitur”, çfarë iu sekuestrua 29-vjeçarit në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

U arrestua për vjedhje, por policia zbulon detajin tronditës! Gjatë kontrollit të telefonit…

By: Oldi
16 February 2025 at 09:40

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për vjedhje. Por policia thotë se gjatë këqyrjes së telefonit është zbuluar se personi kishte abuzuar seksualisht edhe me një vajzë të mitur 13-vjeçare. “Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve […]

The post U arrestua për vjedhje, por policia zbulon detajin tronditës! Gjatë kontrollit të telefonit… appeared first on BoldNews.al.

❌
❌