Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën

By: gaze tare
12 July 2025 at 15:53

Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, ka festuar sot ditëlindjen, por kjo ditë e veçantë nuk ka qenë një rast ribashkimi për dy prindërit e saj të njohur. Edhe pse më parë janë parë të bashkuar për momente të rëndësishme në jetën e fëmijëve, këtë herë ata kanë organizuar dy festa të ndara, secili në mënyrën e vet.

Të dy prindërit kanë ndarë në rrjete sociale foto nga ditëlindja e Ajkës, por në asnjërën prej tyre nuk shfaqen bashkë. Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur që ta festojnë këtë ditë veçmas, duke e ndarë gëzimin me familjarë dhe miq të afërt, secili në rrethin e vet.

Pavarësisht se ndarja e tyre është zyrtarizuar muaj më parë, ky vendim për të mos qenë bashkë as në ditën e lindjes së vajzës së tyre më të madhe, ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re mungesën e një momenti të përbashkët familjar.

The post As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën appeared first on iconstyle.al.

“Miqtë e Malit”, traditë dhe turizëm në një festë unike në Gjinar

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Gjinari mirëpriti sërish qindra vizitorë në festën tashmë tradicionale “Miqtë e Malit”, e cila u zhvillua nën kujdesin e posaçëm të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Aktiviteti, i kthyer prej vitesh në një ndër ngjarjet më të dashura të verës, solli gjallëri, trashëgimi dhe argëtim në zemër të Shpatit.

Shijet bio nga prodhimet vendase, mjaltë, reçelra dhe erëza malore u prezantuan në një panair ku natyra takohej me traditën.

Artizanatet shumëngjyrëshe, punuar me pasion nga gratë e zonës, i dhanë festës shpirtin e duarve shqiptare. Dhe si gjithmonë, muzika nuk mungoi. Artistët më të dashur të skenës ndezën atmosferën me një koncert energjik, ku nuk munguan as vallet, as duartrokitjet.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, mes të cilëve edhe turistë të huaj që kishin zgjedhur të vizitonin Gjinarin dhe të përjetonin nga afër bukurinë natyrore, kulturën dhe mikpritjen vendase.

Gjatë aktivitetit, u vu në dukje edhe transformimi që ka pësuar Gjinari falë investimeve të Bashkisë Elbasan, që nga rehabilitimi i qendrës së fshatit, deri te mbështetja për bujtinat vendase, të cilat sot janë kthyer në një burim të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor në zonë.

“Miqtë e Malit” nuk është vetëm një festë, është një thirrje për t’u rikthyer te natyra, për të përjetuar kulturën dhe për të çmuar vlerat që na bashkojnë.

/m.m//r.e/

The post “Miqtë e Malit”, traditë dhe turizëm në një festë unike në Gjinar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë, zbulohen detaje

18 June 2025 at 09:52

Më 19 qershor, në orën 19:00, socialistët do të festojnë 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Festa do të organizohet në selinë rozë.

Pritet që në këtë aktivitet të marrin pjesë drejtues të lartë të partisë, deputetë, anëtarë të strukturave dhe mbështetës. Festa do të shënojë jo vetëm një moment kremtimi, por edhe një rast për të reflektuar mbi rrugëtimin politik të kësaj force që prej vitit 1991 e deri më sot.

Që prej vitit 2005, Partinë Socialiste e drejton kryeministri Edi Rama. Gjatë këtyre 34 viteve, PS ka pasur ndryshime në strukturat e saj, ndërsa që prej vitit 2013 ajo është një parti qeverisëse.

The post 34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë, zbulohen detaje appeared first on Sot News | Lajme.

“Festa e Afërditës” në Belsh, promovim i traditave lokale në funksion të turizmit

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Në një atmosferë plot gjallëri, ngjyra, muzikë dhe simbole tradicionale, Festa e Afërditës mblodhi në Belsh pjesëmarrës nga i gjithë Qarku i Elbasanit.

Aktivitete të shumta kulturore, artistike dhe muzikore e shndërruan këtë festë në një ngjarje gjithëpërfshirëse, ku u sollën rite të lashta, punime artizanale dhe trashëgimia shpirtërore e brezave.

Kryetar i Bashkisë Belsh, Arif Tafani u shpreh se kjo festë plotëson paketën turistike që ofron Belshi.

“Kur e kemi nisur këtë projekt për herë të parë gati dhjetë vite më parë këtë qëllim kemi pasur për të krijuar një aktivitet të ri në paketën e turizmit që ne ofrojmë. Besoj se të gjithë jemi dakord që ja kemi arritur qëllimit”, tha Tafani.

Nga parakalimi i të rinjve me kostume popullore, te performancat folklorike e deri te ekspozitat artizanale e konkurset e bukurisë, Festa e Afërditës tregoi se si një traditë lokale mund të kthehet në një motor të fuqishëm për identitetin kulturor dhe zhvillimin turistik të zonës.

Në shenjë mirënjohjeje, Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani, ndau certifikata për qytetarë që kanë kontribuar ndër vite në jetën kulturore dhe qytetare të Belshit, gjest që u prit me emocione të forta nga komuniteti.

Festa e Afërditës vijon të jetë një thirrje për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të vërteta shqiptare, duke e shndërruar Belshin jo vetëm në një pikë turistike, por edhe në një qendër shpirtërore të kulturës sonë.

/m.m/ /a.g/

The post “Festa e Afërditës” në Belsh, promovim i traditave lokale në funksion të turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurban Bajrami: 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

By: gaze tare
5 June 2025 at 20:32

Therja simbolike lidhet me një histori të lashtë
Kurban Bajrami bazohet në historinë e profetit Ibrahim (Abraham), i cili ishte gati të flijonte të birin si akt bindjeje ndaj Zotit. Në momentin e fundit, Zoti i dërgoi një dash për ta zëvendësuar. Ky veprim është bërë simbol i sakrificës, besimit dhe nënshtrimit ndaj vullnetit hyjnor.

Festohet në të njëjtën kohë me Haxhin në Mekë
Kurban Bajrami përkon me kulmin e pelegrinazhit islamik në Mekë, i njohur si Haxh. Besimtarët që ndodhen në Arabinë Saudite në këtë kohë kryejnë ritualin e therjes së kurbanit pas përfundimit të riteve të Haxhit.

Jo të gjithë besimtarët janë të detyruar të therin një kafshë
Vetëm myslimanët që kanë mundësi financiare janë të detyruar të bëjnë kurban. Ndërsa ata që nuk kanë mundësi, mund të marrin pjesë në festa dhe të ndihmohen nga të tjerët – theksi është gjithmonë tek ndarja dhe solidariteti.

Kurbani shpesh dhurohet në formë donacioni online
Në ditët e sotme, shumë njerëz që jetojnë larg vendlindjes ose nuk kanë mundësi ta kryejnë fizikisht therjen, dhurojnë para online për organizata bamirësie që bëjnë kurbanin në emër të tyre dhe ua shpërndajnë mishin familjeve në nevojë.

Një nga ditët më humane të vitit
Gjatë Kurban Bajramit, miliona kilogramë mish shpërndahen në mbarë botën për të varfrit. Në disa vende afrikane apo aziatike, është dita e vetme në vit kur shumë njerëz hanë mish.

The post Kurban Bajrami: 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë appeared first on iconstyle.al.

Myslimanët festojnë nesër Kurban Bajramin, ja vendi ku do të bëhet falja e namazit

5 June 2025 at 12:11

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Këtë njoftim e ka bërë me dije ditën e sotme vetë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili njoftoi mes të tjerash se “për të gjithë besimtarët Kurban Bajrami do të falet ditën e premte, më datë 6 Qershor 2025, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë”.

KMSH ka zbuluar edhe programin e këtij kremtimi, që nis që nga ora 05:45 e mëngjesit, me faljen që do e drejtojë kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu në orën 06:15 dhe deri te Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë së “Et’hem Bej”, Elton Karaj.

KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00”, thuhet në njoftim, teksa urohen të gjithë besimtarët dhe shqiptarët “Gëzuar Bajramin”.

The post Myslimanët festojnë nesër Kurban Bajramin, ja vendi ku do të bëhet falja e namazit appeared first on Sot News | Lajme.

Festa kthehet në guerilje në Paris, nga fishekzjarret te kaosi dhe viktimat

By: gaze tare
1 June 2025 at 16:42

Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik, pasi dy të rinj humbën jetën, dhjetëra të terë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë.

Djali 17-vjeçar u godit me thikë në gjoks gjatë festimeve të shtunën në mbrëmje (31 maj), në lagjen Dax të Land. I mituri, i cili ndodhej në një zonë tifozësh për të festuar suksesin e madh të ekipit të tij, u godit me thikë në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital.

I riu ndërroi jetë nga plagët e marra, megjithëse rrethanat e sakta të sulmit të përgjakshëm nuk dihen ende. Ndërkohë një 23-vjeçare që po udhëtonte me skuter, është përplasur për vdekje nga një makinë, në semafor.

Policia njoftoi se gjatë festimeve ndodhën incidente të shumta, teksa 294 persona u arrestuan.

The post Festa kthehet në guerilje në Paris, nga fishekzjarret te kaosi dhe viktimat appeared first on iconstyle.al.

1 qershori, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, festë me fëmijë nga trevat shqiptare

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi – për të festuar 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.

Presidenti i Republikës falënderoi fëmijët e ardhur nga të gjitha trevat.

“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë bashkë me Armandën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë! Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve! Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij! U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi. Një përqafim për të gjithë!”, tha Begaj.

Zonja Begaj, në fjalën e saj, u shpreh se, “këtë vit, kjo lëndinë është e mbushur plot me gëzimin e fëmijëve të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare. Fëmijë që, me krenarinë e të qenit shqiptar, na vijnë nga Kosova jonë e dashur, nga Prizreni dhe Drenasi. Fëmijë që na vijnë nga Tuzi dhe Ulqini në Malin e Zi. Fëmijë që na kanë ardhur nga Tetova, në Maqedoninë e Veriut. Mirë se keni ardhur! Faleminderit që keni ardhur!”

“Mes jush ka edhe fëmijë që janë shumë krenarë që janë shqiptarë – bashkëmoshatarët tuaj nga Gjermania dhe Greqia. Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip! Të dashur fëmijë, ju që jeni gëzimi, dashuria dhe drita e jetës sonë – ju uroj ta doni sa më shumë gjuhën tuaj, shqipen tonë të bukur, ta mësoni e ta trashëgoni atë bashkë me kulturën dhe zakonet e të parëve tanë. Kështu do të jemi gjithnjë krenarë që jemi shqiptarë”, tha zonja Begaj.

Më pas, Zonja e Parë u tha fëmijëve të lëshonin tullumbacet, ashtu si ëndrrat e tyre, drejt qiellit:

“Tani, të dashur fëmijë, ju ftoj të mbyllni sytë tuaj dhe të mendoni për dëshirat dhe ëndrrat tuaja! Tani, dërgojini lart, lart në qiell, bashkë me tullumbacet që keni në duar.” Festa e sotme kishte rezervuar aktivitete të ndryshme, si: teatër kukullash, cirk, këngë, recitime dhe shfaqje kërcimi, lojëra animuese. Gjithashtu, fëmijët e diasporës shqiptare kishin përgatitur shfaqjen e tyre me temë: “Shqipërinë e kam në zemër.”

j.p/

The post 1 qershori, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, festë me fëmijë nga trevat shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Fëmijët festojnë sot ditën e tyre Ndërkombëtare ndërsa të rriturit i bashkohen kësaj dite me ndërgjegjësimin për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar.

Më 1 Qershor jo vetëm festohet, por kjo ditë njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në të gjithë botën.

The post Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Memaliaj plot ngjyra/ “Vjosa n’Fest”, aktivitete kulturore e panaire të shumta

31 May 2025 at 20:32

MEMALIAJ– Qyteza e Memaliajit u gjallërua me ngjyra nga aktivitetet kulturore të organizuara në kuadër të edicionit të festivalit “Vjosa n’Fest”.

Në qendër të këtij eventi ishte promovimi i vlerave natyrore dhe kulturore që ofron kjo zonë e pasur.

Panairi bashkoi prodhime bio, punime artizanale dhe kuzhinë tradicionale nga zona të ndryshme të Shqipërisë së jugut, duke krijuar një atmosferë festive dhe mikpritëse.

Në panair morën pjesë artizanë nga shumë qytete të jugut, duke sjellë me vete prodhime autentike dhe unike.

Emigerta Elmazi, sekretare e përgjithshme në Bashkinë e Memaliajit, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për turizmin lokal.

Lumi i Vjosës, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, kohët e fundit është shpallur Park Kombëtar dhe po tërheq çdo ditë e më shumë turistë të huaj.

Vizitorët vijnë për të eksploruar këtë mrekulli natyrore, duke ushtruar sporte si rafting, i cili po fiton popullaritet dhe rritje nga viti në vit.

Kjo jo vetëm që promovon turizmin, por edhe ndërgjegjëson për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit unik të kësaj zone./abcnews.al

Shebeniku në festë/ 17 vite që nga shpallja e tij si “Park Kombëtar”

31 May 2025 at 20:14

LIBRAZHD– Një festë mes traditës, kulturës dhe natyrës së mrekullueshme. Kjo ishte atmosfera në parkun kombëtar të Shebenikut, ku qytetarë të shumtë u mblodhën për të festuar 17-vjetorin e krijimit të parkut.

Kryetari I bashkisë së Librazhdit ftoi të gjithë qytetarët të vizitojnë jo vetëm këtë park, por të gjithë zonën pasi janë të shumta destinacionet turistike.

Kjo festë u iniciua nga drejtoria e zonave të mbrojtura, drejtuesi I të cilit tha se të tilla festa nxisin turizmin dhe promovojnë vlerat. Ndërsa bashkiaku I Librazhdit theksoi edhe investimet që po kryhen në këtë park, të cilat do ndihmojnë në rritjen e numrit të turistëve.

Parku Kombëtar i Shebenikut është një thesar natyror i Shqipërisë, i njohur për pasurinë e tij ekologjike, peizazhet mahnitëse dhe rëndësinë ndërkombëtare. Mbi 70% e llojeve të shpendëve janë të përhershme dhe shumë prej tyre janë të mbrojtura ndërkombëtarisht. Ujërat e lumit Bushtrica dhe Qarrishta janë të rëndësishme për troftën e malit, një specie e mbrojtur.

Parku është shtëpia e shumë bimëve të rralla dhe endemike e po ashtu është i njohur për 14 liqenet akullnajore dhe shpellat me vlera të veçanta.

Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Parku Kombëtar i Shebenikut është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët.

Në vitin 2017, Rrajca, një zonë brenda parkut, u shpall pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, falë pyjeve të ahut mbi 300 vjeçar që përmban. Ky status e bën parkun një pasuri natyrore me rëndësi globale./abcnews.al

Ngjarje e rëndë/ 17-vjeçari v*et 5 të mitur në një festë dhe plagos 4 të tjerë, pasi 14-vjeçarja refuzoi të kryenin marrëdhënie

By: V K
29 May 2025 at 10:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë në Siberi, ku një 17-vjeçar ka v*arë pesë të mitur duke plagosur katër të tjerë, për shkak se një vajzë 14-vjeçare refuzoi të kryente marrëdhënie s**suale me të.

Autori i krimit është 17-vjeçari Mikhail Paramonov, i cili s*lmoi me th*kë ndërsa, sipas dëshmive, ishte nën ndikimin e alkoolit.

Më pas ai i ka vënë flakën banesës ku ka humbur jetën edhe vetë.

Sipas TASS, pesë fëmijë të moshës 13 deri në 16-vjeç humbën jetën në sulmin e 17-vjeçarit .

Policia u njoftua nga një fqinj i shtëpisë ku po zhvillohej festa, kur ai u informua nga një vajzë 15-vjeçare, Veronica, pasi ajo ishte shtirur si e vdekur për t’u arratisur.

Oficerët e policisë që mbërritën në shtëpi e panë 17-vjeçarin “të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë”.

Trupat e pesë fëmijëve të vrarë nga 17-vjeçari – katër djem dhe një vajzë – u gjetën të djegur brenda shtëpisë.

Tragjike është se shumica e fëmijëve që ishin në festë ua kishin fshehur prindërve të tyre, duke thënë se do të ishin në shtëpitë e miqve.

The post Ngjarje e rëndë/ 17-vjeçari v*et 5 të mitur në një festë dhe plagos 4 të tjerë, pasi 14-vjeçarja refuzoi të kryenin marrëdhënie appeared first on Albeu.com.

Pamje të frikshme nga festa e Liverpulit, makina futet mes turmës së tifozëve (VIDEO)

By: user 8
26 May 2025 at 21:17

Qindra tifozë të Liverpulit kanë përjetuar momente tmerri sot. Kishin dalë në rrugët e qytetit për të festuar fitimin e titullit kampion, kur e panë veten të sulmuar nga një makinë.

Parada e Liverpulit përjetoi këto momente ankthi ku edhe u arrestua drejtuesi i makinës. Tifozët u shokuan, ndërsa policët dhe stafet mjekësore shkuan menjëherë në ngjarje.

Për pamjet kliko këtu: (VIDEO

Pati disa të dëmtuar, ndërsa pamjet u bënë virale. Policia po merret ndërkohë me zbardhjen e shkaqeve të kaosit që u shkaktua.

Kujtojmë se Liverpuli fitoi titullin e 20-të kampion në Premier Ligë. Ky trofe erdhi për skuadrën e Slot pas 5 viteve pritje.

 

The post Pamje të frikshme nga festa e Liverpulit, makina futet mes turmës së tifozëve (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Foto-Video/ Napoli në festë! 200 mijë tifozë në shëtitore për paradën e kampionëve të Italisë

By: armand
26 May 2025 at 19:53

Një det i vërtetë ngjyrë kaltër ka ‘përmbytur’ Lungomaren Caracciolo këtë pasdite, ku rreth 200 mijë tifozë napolitanë janë mbledhur për të festuar titullin e katërt kampion të Italisë të fituar nga skuadra e zemrës së tyre. Nën ritmet e “Pedro Pedro” të Raffaella Carrà, autobusët e hapur të ekipit kanë përshkuar afërsisht tre kilometra […]

The post Foto-Video/ Napoli në festë! 200 mijë tifozë në shëtitore për paradën e kampionëve të Italisë appeared first on BoldNews.al.

PS fitoi një mandat të katërt historik me 83 mandate, socialistët festojnë sot rezultatin e 11 Majit

By: redi
26 May 2025 at 15:28

Këtë mbrëmje socialistët festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Kjo festë do të zhvillohet në orën 18:00 në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, edhe ata që nuk fituan. Kryesocialisti Edi Rama do tu drejtohet me një fjalë falenderimi dhe mirënjohjeje të gjithëve. Kjo festë vjen pas certifikimit zyrtar të rezultateve nga ana e…

Source

7 të rinj meksikanë qëllohen për vdekje në një festë kishtare

20 May 2025 at 15:18

Shtatë të rinj meksikanë janë qëlluar për vdekje në një festë të organizuar nga Kisha Katolike në shtetin qendror të Guanajuato-s.

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish që kishin mbetur në sheshin qendror të fshatit San Bartolo de Berrios pas një eventi të organizuar nga famullia lokale, shkruan BBC.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesit kishin shkuar me makinë drejt e në sheshin e fshatit në orët e para të së hënës dhe kishin qëlluar dhjetëra herë në drejtim të turmës.

Autoritetet nuk kanë thënë ende se cili mund të ketë qenë motivi pas të shtënave, por mesazhet e shkruara në tabelat e lëna në disa vende aty pranë duket se tregojnë se ngjarja është kryer nga karteli Santa Rosa de Lima.

Ndërsa sulmet në klubet e natës, baret dhe vendet e luftimeve me gjela nuk janë të pazakonta në shtetet meksikane të goditura nga dhuna e karteleve, një sulm ndaj një eventi të organizuar nga Kisha Katolike është i rrallë.

Konferenca Episkopale e Meksikës, e cila përfaqëson peshkopët e vendit, dënoi të shtënat fatale duke thënë se “nuk mund të qëndrojë indiferente përballë spirales së dhunës që po plagos kaq shumë komunitete”.

Kryepeshkopi vendas, Jaime Calderón, lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë duke fajësuar sulmin për një luftë për territor midis karteleve rivale.

Guanajuato, ku ndodhet San Bartolo de Berrios, pati numrin më të lartë të vrasjeve nga çdo shtet tjetër në Meksikë në vitin 2024 me një total prej 2,597 vrasjesh.

Si Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) ashtu edhe karteli Santa Rosa de Lima janë aktivë në shtet dhe janë përfshirë në një betejë vdekjeprurëse për kontroll mbi territorin.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 7 të rinj meksikanë qëllohen për vdekje në një festë kishtare appeared first on Euronews Albania.

Vajza e tyre Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa…(Foto)

16 May 2025 at 12:35

Një ditë e veçantë për vajzën e këngëtares Nora Istrefi dhe Robert Berishës. Renee, vajza e tyre mbushi plot 10 vite jetë, dhe festoi ditëlindjen në një ambient të dekoruar plot ngjyra, me një tematikë magjike “under the sea”, ku ajo ishte padyshim “super ylli” i ditës.

Edhe pse Nora dhe Roberti janë të ndarë prej kohësh, ata treguan edhe një herë se kur bëhet fjalë për Renee-n, dashuria prindërore është ajo që i bashkon. Të dy ndanë momente nga festa në rrjetet sociale, duke e uruar të bijën me fjalë të ëmbla dhe përplot emocione.

“Gëzuar ditëlindjen për dritën e syve të mi, Renee 10”, shkroi Nora në një story, ndërsa Roberti postoi një foto të vajzës me tortën në formë ylli dhe mbishkrimin “Ti je një yll”, duke e bërë të qartë se Renee është krenaria e tij më e madhe. Festën e mbuluan dekorime elegante, shumë ngjyra pastel dhe buzëqeshje një kujtim i bukur për një ditëlindje që nuk kishte si të ishte më e lumtur.

The post Vajza e tyre Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa…(Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

By: armand
12 May 2025 at 22:28

Egnatia ia doli që të triumfojë pastër 0-4 ndaj Vllaznisë,  në një ndeshje të dominuar totalisht. Rrogozhinasit realizuan dy herë me Lushkjën, ndërsa emrat në listën e golashënuesve e vendosën edhe Leo Melo e Ujka. Pas vërshëillimës finale nga arbitrit polak Marciniak, e ligjshme ishte festa e lojtarëve të Egnatias, ndërsa nuk është përmbajtur as […]

The post Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një” appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë në një festë familjare në Hjuston, 1 i vrarë dhe 13 të plagosur

4 May 2025 at 14:36

Të paktën një person u vra dhe 13 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje kritike, në një të shtënë me armë që ndodhi në një festë familjare në Hjuston të Teksasit, tha sot shteti amerikan i Teksasit.

Ndihmësshefe e Departamentit të Policisë së Hjustonit, Patricia Cantu, tha në një konferencë për shtyp se policia ka ndaluar disa persona, por nuk dihet nëse personi përgjegjës për të shtënat është ndaluar.

Ajo theksoi se disa nga të plagosurit u operuan pasi u transportuan në spitale, raportoi AP.

Patricia Cantu deklaroi se oficerët mbërritën në vendngjarje disa minuta pasi morën telefonatën dhe gjetën disa persona të plagosur në vende të ndryshme përreth shtëpisë.

Ajo tha se besohet se një mysafir i paftuar mbërriti në festën familjare dhe iu kërkua të largohej nga shtëpia, por më pas filloi të qëllonte, duke bërë që njerëzit e tjerë të kundërpërgjigjeshin me zjarr.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtëna me armë në një festë familjare në Hjuston, 1 i vrarë dhe 13 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

❌
❌