Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe disfatën në Europë

By: armand
13 July 2025 at 11:09

Humbja e Vllaznisë në ndeshjen e parë debutuese në turin e parë të Conference League ka lënë shumë të zhgënjyer në ambientin e futbollit në Shkodër. Disfata në shifrat 0- 1 ndaj një skuadre modeste si Daugavpils i Letonisë, nuk është “kapërdirë” aspak lehtë. Pavarësisht se për kuqeblutë gjithçka ngelet e hapur, pasi humbja ka […]

The post Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe disfatën në Europë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video)

By: armand
29 June 2025 at 09:56

Tifozët e Lyon janë irrituar së tepërmi, pasi panë ekipin e tyre të dënohej me zbritje në Ligue 2, për shkak të parregullsive financiare dhe borxheve të mëdha. Në këtë situatë, ata janë ngritur në protestë, duke pushtuar rrugët e qytetit. Protesta ka qenë kundër pronarit amerikan të klubit, John Textor, menaxhimi i të cilit […]

The post “Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video) appeared first on BoldNews.al.

Beci: “KF Vllaznia” do t’i luaj ndeshjet evropiane në stadiumin “Loro Boriçi”

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot disa tifozë të skuadrës së futbollit  “KF Vllaznisë”.

Beci në një postim në rrjetet sociale ndau foto të takimit dhe garantoi mbështetësit e skuadrës nënkampion e në vend se ndeshjet e turit të parë eliminator në Conference Leauge, “Vllaznia” do t’i luaj në impiantin e qytetit të Shkodrës, “Loro Boriçi”.

“Me disa tifozë të Vllaznisë që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu – simbol i qytetit.

Një bisedë miqësore gjatë së cilës i garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet evropiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia Shkodër nuk do ta cenojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu siç ka bërë gjithmonë”, nënvizon Kryebashkiaku Benet Beci.

Ky qëndrimi i kreut të Bashkisë së Shkodrës vjen pas kërkesës së bërë nga vetë klubi “KF Vllaznia”, që kërkoi anullimin e koncertit të këngëtarit Bujar Qamili, i parashikuar më në datën 21 qershor pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi”. Event artistik që sipas drejtuesve të klubit sportive cenon dhe kushtet e fushës për ndeshjen e kompeticionit evropianë.

“KF Vllaznia u kërkon institucioneve përgjegjëse të anullojnë koncertin e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” sepse është kundër të gjitha rregullave të funksionimit të këtij impianti sportiv”, shkruan “KF Vllaznia” në një postim në rrjetet sociale, duke i bashkangjitur dhe kërkesën.

Ndërkohë, klubi shkodran ka arritur edhe një marrëveshje me klubin sportiv “Teuta” për të garantuar mundësinë e luajtjes së ndeshjeve evropiane në qytetin e Durrësit në stadiumin “Niko Dovana”.

Sa i takon turit të parë të Conference Leauge, “KF Vllaznia” do të ndeshet me skuadrën letoneze të “BFC Daugavpils”. Takimi i parë është planifikuar me shkodranët si pritës, ndërsa i kthimit në Letoni.

/a.f/

 

 

 

 

The post Beci: “KF Vllaznia” do t’i luaj ndeshjet evropiane në stadiumin “Loro Boriçi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium

By: armand
13 June 2025 at 17:16

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë. Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. […]

The post Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium appeared first on BoldNews.al.

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

By: Ela
8 June 2025 at 13:09

Policia e Tiranës ka ndërhyrë gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi, e luajtur mbrëmjen e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”, duke arrestuar disa persona për incidente të ndodhura në stadium. Në pranga u vunë D. I., 31 vjeç dhe J. Ll., 29 vjeç, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për hedhje […]

The post Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie appeared first on BoldNews.al.

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

By: armand
7 June 2025 at 19:00

Simbolet kuqezi kanë pushtuar rrugët e Tiranës ditën e sotme, pak orë para ndeshjes mes kombëtares tonë dhe Serbisë. Ndërkohë ka nisur grumbullimi i tifozëve shqiptarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për tu bërë gati për sfidën e mbrëmjes në orën 20:45 në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës […]

The post Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video) appeared first on BoldNews.al.

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

By: Oldi
7 June 2025 at 09:28

Rritje e fluksit të kalimeve është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë futur në Shqipëri. Ky fluks kalimesh, ka dy arsye, kryesorja që është ajo e kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar dhe ndjekja e sfidës së futbollit që luhet sonte […]

The post Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës appeared first on BoldNews.al.

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

7 June 2025 at 09:31

Rritje e fluksit të kalimeve është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë futur në Shqipëri. Ky fluks kalimesh, ka dy arsye, kryesorja që është ajo e kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar dhe ndjekja e sfidës së futbollit që luhet sonte mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Për shkak të numrit të madh të kalimeve të automjeteve kryesisht nga Kosova, raportohet se dogana e Morinës ka hapur kufirin për të shmangur radhët e gjata. Kjo është bërë në zbatim të marrëveshjes për qarkullim të lirë pa kontrolle kufitare.

The post Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëri-Serbi/ Policia njofton akset që do të bllokohen, paralajmëron tifozët: Deri në 5 vite burg për këto shkelje

7 June 2025 at 09:25

Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të ketë bllokime të pjesshme në orën 18:45, për shkak të eskortës së ekipit serb gjatë stërvitjes dhe ndeshjes.

Kufizimet do të zgjasin deri në 25 minuta gjatë secilit kalim. Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe respektimin e udhëzimeve të policisë për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, duke paralajmëruar tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të rendit dhe sigurisë publike.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT

Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, ju informojmë se:

Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesëshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje mbasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren.

Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero. Ndërkohë më parë policia kishte njoftuar edhe akset që do të bllokohen gjatë ditës së sotme. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë datës 7 qershor 2025, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.

Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”. Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.

PLANI I MASAVE:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Serbisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrolleve sistematike në mjediset brenda dhe jashtë stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë piroteknike, para se të futen tifozët;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta. Gjithashtu, apelojmë për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përrreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje anti-dronë.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, në orën 18:00, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium. Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe sportdashësit që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

The post Shqipëri-Serbi/ Policia njofton akset që do të bllokohen, paralajmëron tifozët: Deri në 5 vite burg për këto shkelje appeared first on Sot News | Lajme.

PSG, ultras racistë e huliganë/ Pse shpërtheu dhuna pas finales së Champions në Paris

By: user 6
1 June 2025 at 23:14

Dita pas finales së Ligës së Kampionëve në Francë nuk ishte vetëm festë, pasi numri tragjik i viktimave nga “fitorja” e Paris Saint-Germain që ngriti trofeun ka nga pas 2 viktima, më shumë se 200 të lënduar, mbi 550 të arrestuar dhe qindra dyqane të plaçkitura.

Pavarësisht faktit se më shumë se 5400 oficerë policie u vendosën në të gjithë Parisin dhe se rreth qytetit u formua një “unazë çeliku” për të mbrojtur bizneset, incidentet e dhunshme eklipsuan triumfin, megjithëse për një pjesë të madhe të shtypit evropian ato ishin plotësisht të pritshme.

Kronika e shpërthimeve të dhunës

Nuk ka kaluar shumë kohë nga 9 prilli, kur shpërthyen përleshje të ashpra në rrugët e Parisit midis tifozëve të Paris Saint-Germain dhe ekipit anglez të Aston Villas. Përleshjet trup më trup vazhduan deri në orët e para të mëngjesit deri në atë pikë sa Arsenali u dha paralajmërime të rrepta tifozëve të tij kur duhej të përballeshin me Paris Saint-Germain në gjysmëfinale më 7 maj të vitit të kaluar, pas asaj që ndodhi me tifozët e Aston Villa.

Megjithatë, trazira të dhunshme pati edhe gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, duke rezultuar me 3 të lënduar dhe 47 të arrestuar në Paris.

Edhe pse huliganizmi i tifozëve të Paris Saint-Germain nuk është i ri për klasën politike franceze, pamja e Parisit të “bombarduar” e shtyu Ministrin e Brendshëm francez Bruno Retaillo të komentonte në mediat sociale se “tifozët e vërtetë të Paris Saint-Germain janë të emocionuar nga performanca e mrekullueshme e ekipit të tyre. Ndërkohë, barbarët kanë dalë në rrugët e Parisit për të kryer krime dhe për të sfiduar autoritetet ligjzbatuese”.

“U kërkova forcave të sigurisë së brendshme të reagojnë me forcë ndaj këtyre abuzimeve. Ofroj mbështetjen ndaj shefit të policisë dhe të gjithë oficerëve të policisë që po sigurojnë sigurinë e të gjithëve sonte. Është e papranueshme që nuk është e mundur të argëtohesh pa pasur frikë nga egërsia e një pakice banditësh që nuk respektojnë asgjë”, – përfundoi ministri francez, megjithëse masat drakoniane të mbrojtjes, në realitet nuk ndihmuan.

“Fiaskoja”

Duhet theksuar se trafiku rreth Harkut të Triumfit u ndalua që herët pasditen e së shtunës ndërsa Champs-Elysées dhe rrugët përreth u mbyllën. “Për javë të tëra, janë mbajtur takime në Selinë Qendrore të Policisë së Parisit, qendra kryesore e sigurisë për këtë ngjarje sportive që është klasifikuar si me rrezik të lartë”, – raportoi “Le Monde”. Takime pa ndonjë rezultat të konsiderueshëm, siç u duk. Për më tepër, kishte edhe oficerë policie me rroba civile, me urdhra të qartë nga Drejtoria e Sigurisë Publike të Parisit.

Skuadrat policore “do të kenë si detyrë kryesore luftën kundër krimit, identifikimin dhe shtypjen e vjedhjeve, grabitjeve të dhunshme dhe sulmeve të tjera që mund të synojnë spektatorët dhe tifozët në transportin publik”, parashikonte plani, i cili dështoi keq.
Kjo është një arsye tjetër pse “Le Monde” flet për një “fiasko”, duke pasur parasysh se një komitet i pavarur i UEFA-s ka kritikuar për vite me radhë menaxhimin e sigurisë së finales “katastrofike të Ligës së Kampionëve më 28 maj 2022, në Stade de France në Saint-Denis, midis Liverpool dhe Real Madrid”, thekson gazeta.

Ultrasit e PSG-së

Pamundësisë së autoriteteve franceze për të mbrojtur kryeqytetin, si dhe ngjarjet kryesore sportive, iu shtua edhe sjellja e tifozëve të Paris Saint-Germain, të cilët mbajnë skeptrin e huliganizmit në Francë. Shfaqja e parë e huliganizmit francez është regjistruar, si në pjesën më të madhe të Evropës, në fund të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980, kur një grup tifozësh të flaktë të Paris Saint-Germain u formua në tribunat e Boulogne në Parc des Princes, shtëpia historike e ekipit, dhe u quajt “Boulogne Boys”. Edhe pse fillimisht “Boulogne Boys” ishin të organizuar sipas linjave të Ultrasve italianë, më vonë ata përvetësuan metodat e huliganëve britanikë të futbollit.

Grupet e para të huliganëve u shumëfishuan në vitet 1990, kur papunësia në Francë ishte mesatarisht 11.86%, duke prekur kryesisht të rinjtë, të cilët mbushnin tribunat, në një kohë kur incidentet e racizmit racor po shtoheshin në kryeqytetin francez. Është karakteristike që incidente racizmi u shfaqën edhe midis tifozëve të Paris Saint-Germain, kryesisht për shkak të karakterit multikulturor që disa grupe tifozësh kishin filluar të merrnin, për shkak të emigracionit masiv.

Kështu, që nga vitet 2000 e më pas, “Boulogne Boys” do të përplaseshin me grupe të tjera më të larmishme të tifozëve të Paris Saint-Germain, duke konfirmuar ekzistencën e elementëve të ekstremit të djathtë brenda bazës së tifozëve të tyre, një fenomen i frenuar përkohësisht nga pasojat e… Zidane. Është karakteristike që vetëm tifozët e bardhë uleshin në vendet e Boulogne-s, pasi ajo ishte shtëpia e tifozëve racistë dhe të ekstremit të djathtë të ekipit, ndërsa pjesa e Auteuil preferohej nga tifozët e periferive, fëmijët e emigrantëve dhe gjithashtu tifozët fanatikë të lidhur me të majtën ekstreme.
Sukseset e Kombëtares Franceze në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian krijuan një kulturë tolerance, e cila u shpreh simbolikisht në personin e Zidane dhe u quajt “L’Effet Zidane”. Megjithatë, ishte vetëm një pushim i shkurtër, pasi që nga viti 2000 e më pas huliganizmi në Francë është rritur në mënyrë eksponenciale, me tifozët e Paris Saint-Germain që kryesojnë incidentet që nga viti 2010.

Për tifozët francezë të futbollit, PSG konsiderohet ekipi elitar i Parisit, duke akuzuar bazën historike të tifozëve për shfaqje arrogance, në një kohë kur përmes incidenteve të dhunshme në të cilat tifozët e saj janë protagonistë, ata kishin marrë edhe karakteristika racore. Në një veprim drastik, në vitin 2010 dy organizatat e garave me kuaj u shfuqizuan, ndërsa atyre iu ndalua hyrja në stadium.

Megjithatë, klima e pashëndetshme po nxitet edhe nga atmosfera mbizotëruese politike në Francë, kur kandidatja presidenciale Jean-Marie Le Pen e kishte përshkruar përbërjen e ekipit kombëtar francez si “artificial” për shkak të numrit të madh të lojtarëve me ngjyrë dhe arabë që merrnin pjesë, ndërsa Ministri i Brendshëm i atëhershëm dhe tifoz i ekipit parizien, Nicolas Sarkozy, i kishte shpallur “luftë huliganizmit” pas vrasjes së një tifozi të Paris Saint-Germain.

Ish-presidenti i Republikës Franceze u përfol në vitin 2016 si kandidat për president të Paris Saint-Germain, e cila kontrollohej nga Emiri i Katarit, Tamim Al Thani. ©Përgatiti LAPSI.al

The post PSG, ultras racistë e huliganë/ Pse shpërtheu dhuna pas finales së Champions në Paris appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

By: Oldi
1 June 2025 at 18:30

Udhëtimi i Interit në Mynih për finalen e Ligës së Kampionëve u shndërrua në një katastrofë absolute, pasi Zikkatrit jo vetëm që u mundën nga Paris Saint-Germain, por e bënë këtë në një disfatë historike. Një natë që të gjithë te Interi duan ta harrojnë sa më shpejt të jetë e mundur, kur në anën […]

The post VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League appeared first on BoldNews.al.

Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih (Video)

31 May 2025 at 19:23

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave kanë “pushtuar” qytetin, duke mbushur rrugët.

Nuk kanë munguar përplasjet, teksa ka patur konfrontim fizik mes tyre në në një stacion metroje në Mynih.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, është plagosur një mbështetës i PSG-së.
Për të rikthyer qetësinë u desh ndërhyerja e autoriteteve, që shpërndanë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.

Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!
Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant 🤦🏽‍♂️
Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv

— Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025

The post Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

FIFA ‘fal’ FSHF-n, rikthehet një pjesë e tifozëve

31 May 2025 at 14:42

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin ndaj Andorrës, FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me qeverinë botërore të futbollit për mënyrën e zbatimit të vendimit dhe lehtësimin e masave të stadiumit.

Burime bëjnë me dije se FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për të vendosur përsëri tifozë në tribunat pas porte për ndeshjen e madhe Shqipëri-Serbi më 7 qershor. Kjo pas përgatitjes së një plani të përmirësuar kundër diskriminimit dhe angazhimit të FSHF-së për të parandaluar çdo sjellje të papranueshme. Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

The post FIFA ‘fal’ FSHF-n, rikthehet një pjesë e tifozëve appeared first on Sot News | Lajme.

Finalja e Champions League/ 40 mijë tifozë të Interit në Mynih, shumë prej tyre pa bileta

28 May 2025 at 12:55

Të shohësh ekipin tënd të preferuar të luajë një finale të Champions League nuk është diçka që ndodh çdo vit (përveç nëse je tifoz i Real Madridit). Pikërisht për këtë arsye pritet një ‘eksod’ i vërtetë i tifozëve të Interit në ditët në vijim. Rreth 40 mijë tifozë nga Milano dhe e gjithë Italia do të jenë në Mynih të shtunën për finalen midis Interit dhe PSG-së.

Një takim me historinë, pavarësisht nëse fiton apo jo, që asnjë tifoz nuk do të donte ta humbiste kurrë. Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të marësh pjesë personalisht në stadium. Shumica e tifozëve të Interit do të mbërrijnë në Gjermani pa biletën e lakmuar për në ‘Allianz Arena’.

Nga 40 mijë prej tyre që pritet të jenë në Mynih, vetëm 18.000 kanë biletë për në stadium. Vlerësimet në fakt flasin për shifra pak më të larta. Përveç 18 mijë biletave të lartpërmendura që Interi ua shpërndau tifozëve të tij “më besnikë” (i njëjti numër biletash u vunë në dispozicion tifozëve të PSG-së), UEFA shiti edhe 30 mijë bileta të tjera nëpërmjet shortit përpara se emrat e finalistëve të bëheshin të ditur.

Sipas Gazzetta dello Sport, afërsisht gjysma e këtyre biletave mund të kenë përfunduar në duart e tifozëve të Interit.

The post Finalja e Champions League/ 40 mijë tifozë të Interit në Mynih, shumë prej tyre pa bileta appeared first on Sot News | Lajme.

Prag tragjedie në festën e Liverpoolit, makina futet në turmë dhe përplas tifozët

By: armand
26 May 2025 at 21:09

Festa e titullit kampion për skuadrën e Liverpoolit për pak u kthye në një tragjedi të madhe teksa një automjet u fut në mes së turmës së grumbulluar në qendër të vendit. Për fat të mirë asnjë prej personave nuk ka humbur jetën apo të ketë marrë lëndime serioze, ndërsa shoferi i automjetit u arrestua […]

The post Prag tragjedie në festën e Liverpoolit, makina futet në turmë dhe përplas tifozët appeared first on BoldNews.al.

Pamje të frikshme nga festa e Liverpulit, makina futet mes turmës së tifozëve (VIDEO)

By: user 8
26 May 2025 at 21:17

Qindra tifozë të Liverpulit kanë përjetuar momente tmerri sot. Kishin dalë në rrugët e qytetit për të festuar fitimin e titullit kampion, kur e panë veten të sulmuar nga një makinë.

Parada e Liverpulit përjetoi këto momente ankthi ku edhe u arrestua drejtuesi i makinës. Tifozët u shokuan, ndërsa policët dhe stafet mjekësore shkuan menjëherë në ngjarje.

Për pamjet kliko këtu: (VIDEO

Pati disa të dëmtuar, ndërsa pamjet u bënë virale. Policia po merret ndërkohë me zbardhjen e shkaqeve të kaosit që u shkaktua.

Kujtojmë se Liverpuli fitoi titullin e 20-të kampion në Premier Ligë. Ky trofe erdhi për skuadrën e Slot pas 5 viteve pritje.

 

The post Pamje të frikshme nga festa e Liverpulit, makina futet mes turmës së tifozëve (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

BM – Makina përplaset me tifozët e Liverpool FC që po festonin titullin e Premierligës

LONDËR, 26 maj /ATSH-DPA/ – Një makinë u përplas sot me këmbësorët në qendër të qytetit të Liverpool-it gjatë paradës së fitores së Liverpool FC në Premierligë.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në Water Street pasi Policia e Merseyside u kontaktua menjëherë pas incidentit.

Makina ndaloi në vendngjarje dhe një burrë u arrestua.

Shume njerëz u plagosën gjatë incidentit. Pamjet filmike treguan kordone policie të vendosura rreth rrugës, një prani të madhe policie, ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse gjithashtu në vendngjarje.

“Aktualisht, ne po vlerësojmë situatën dhe po punojmë me anëtarë të tjerë të shërbimeve të emergjencës”, tha një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Veriperëndimore (NWAS).

“Prioriteti ynë është të sigurojmë që njerëzit të marrin ndihmën mjekësore që u nevojitet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Deputetja e Liverpool Riverside, Kim Johnson, selia e së cilës përfshin qendrën e qytetit, tha: “Shpresoj sinqerisht që të gjithë të përfshirët të jenë të sigurt dhe të kthehen së shpejti në shtëpi tek të dashurit e tyre.”

Ndërsa një zëdhënës i Këshillit të Qytetit të Liverpulit konfirmoi se autoriteti lokal po bashkëpunon me policinë në lidhje me incidentin.

Klubi i Liverpool FC zhvilloi sot një paradë me autobusë të hapur për të festuar triumfin në Premier League, me tifozë që mbushën rrugët.

Këshilltari John Hughes vlerësoi se më shumë se një milion njerëz morën pjesë në paradë. //a.i/

 

The post BM – Makina përplaset me tifozët e Liverpool FC që po festonin titullin e Premierligës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Babi më fal”, bjondja e OnlyFans mban fjalën dhe zbulon gjoksin para tifozëve të Napolit (Video)

By: armand
25 May 2025 at 08:58

Napoli u kurorëzua kampion i Italisë për herë të katërt në historinë e klubit. Festimet ishin të shumta, ndërsa mes tyre u regjistrua një episod interesant. Luno Luongo kishte premtuar se do të zbulonte gjoksin para tifozëve, në rast fitoreje. Bjondja seksi që është tifoze me Napolin e mbajti fjalën e saj. “Shiko sa shumë […]

The post “Babi më fal”, bjondja e OnlyFans mban fjalën dhe zbulon gjoksin para tifozëve të Napolit (Video) appeared first on BoldNews.al.

Ndaj Cagliarit luhet për titullin, mbi 350 mijë kërkesa për bileta nga tifozët e Napolit

By: armand
19 May 2025 at 21:53

Ditën e premte do të luhen dy ndeshjet që do vendosin fituesin e titullit kampion në Serie A për këtë sezon. Napoli kryesues do të presë në fushën tij Cagliarin, ndërsa Interi që ndjek me një pikë më pak do të luajë në transfertë ndaj Comos. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte e ka vetë […]

The post Ndaj Cagliarit luhet për titullin, mbi 350 mijë kërkesa për bileta nga tifozët e Napolit appeared first on BoldNews.al.

Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj!

By: armand
15 May 2025 at 16:20

Tifozët e Milanit kanë humbur durimin. “Curva Sud e kuqezinjve”, pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në transfertën e Romës, këtë të diel, e vlefshme për javën e 37-të të Serie A. “Pas paraqitjes së fundit të turpshme në finalen e Kupës së […]

The post Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌