Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vllaznia, fitore dhe revansh/ Nis sezoni i ri Superiores, shkodranët mundën 2-0 Egnatian

22 August 2025 at 22:49

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore mori jetë nga Shkodra, ku Vllaznia u nis me një fitore me shije revanshi ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.

Dy skuadrat u takuan pas finales së edicionit të shkuar, por këtë herë më të mirën morën shkodranët që imponuan shifrat 2-0.

Gurishta në minutën e 19-të shënoi golin e epërsisë për të zotët e shtëpisë, ndërsa vendosi edhe fatin e pjesës së parë.

Përpara pushimit, trajneri Martini la pankinën me karton të kuq, ndërsa Bekim Balaj gaboi një 11-metërsh që mund të vriste përpara kohe sfidën.

Gjithsesi, shumë shpejt pas pushimit, vendasit dyfishuan shifrat me golin e dytë që mban firmën e Bajramit.

Sfida për Egnatian u bë më e vështirë pas kartonit të kuq të Votlai në minutën e 56-të.

Me forca më të shumta në fushë, Vllaznia ruajti deri në fund avantazhin e dyfishtë, duke marrë tri pikët e para në sezonin e ri, ku kërkon ta provojë sërish për titullin kampion.

Vllaznia nuk e fsheh: Duam titullin/ Skuadra shkodrane është gati për sfidën hapëse të Superiores

21 August 2025 at 19:29

Aventura në Kupat e Europës nuk shkoi ashtu siç kishin ëndërruar, me Vllazninë që u eliminua në raundin e dytë Conference League.

Por te skuadra shkodrane, kjo është një histori që I përket së shkuarës. Të gjitha energjitë janë të përqendruara te sezoni i ri i Kategorisë Superiore, që do të marrë jetë mbrëmjen e së premtes.

Topi i parë i kampionatit do të nisë pikërisht në “Loro Boriçi” ku Vllaznia do të luajë kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Menjëherë një finale, për të besuarit e Edi Martinit, me trajnerin që nuk i fsheh ambiciet e mëdha në këtë sezon.

Në krah të Martinit në konferencën për mediat ishin edhe dy prej lojtarëve më me eksperiencë dhe lider të Vllaznisë si kapiteni Bekim Balaj dhe mbrojtësi Erdenis Gurishta.

Edhe pritshmëritë e tyre për edicionin e ri të futbollit shqiptar ishin në të njëjtën linjë me trajnerin e tyre.

Ndeshja hapëse e edicionit 2025/2026 të Kategorisë Superiore mes Vllaznisë dhe Egnatias është në program në orën 20:00 të së premtes, ndërsa sfidat e tjera të javës së parë të luhen të shtunën dhe të dielën. Vetëm përballja Teuta-Dinamo City është shtyrë për më 5 shtator për shkak të impenjimit të bluve në play off e Conference League.

U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia

By: armand
16 August 2025 at 15:35

Aventura e Arsid Krujës me fanellën e Vllaznisë nuk ka zgjatur as dy muaj. Mbrojtësi i cili bëri paraqitje tepër të mira në Superiore, është larguar nga ekipi shkodran ditën e sotme. Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi 32-vjeçar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në Instagram. “Nga sot nuk jam më pjesë e Vllaznisë. […]

The post U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

By: armand
15 August 2025 at 16:27

Një rokadë ka ndodhur përsa i përket trajnerit të portierëve në stafin teknik të Vllaznisë, ku pas 7 sezonesh është larguar nga ky pozicion, Ideal Lekiqi. Ai ka qenë përgatitësi i portierëve të kuqebluve për disa sezone me rradhë. Duke bashkëpunuar me trajnerë të ndryshëm si Canaj, Jonuz, Dedja, Brdariç, Plori, Josa, Sedloski, Memelli, Osmani dhe […]

The post Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia zyrtarizon Sherif Kallakun

9 August 2025 at 10:42

TIRANË, 9 gusht  /ATSH/  Vllaznia vazhdon me përforcimet në merkato. Klubi shkodran prezantoi këtë të premte afrimin e Sherif Kallakut, i cili ka firmosur për dy sezone.

Mesfushori rikthehet në Superiore, si një dëshirë e madhe e trajnerit Edi Martini i cili e ka drejtuar edhe në të kaluarën.

Kallaku e njeh mirë kampionatin pasi në të kaluarën ka shkëlqyer me Teutën, ndërsa ka luajtur edhe për Tiranën dhe Partizanin.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027. Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Sherif”, shkruan klubi shkodran.

1 nga 5

/gj.m/

The post Vllaznia zyrtarizon Sherif Kallakun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

By: armand
8 August 2025 at 19:21

Sherif Kallaku është afrimi i radhës i Vllaznisë. Klubi shkodran ka gjetur akordin me fantazistin i cili mbylli aventurën e tij në Rumani dhe ishte në kërkim të një destiancioni të ri për karrierën. Lojtari 27-vjeccar, i cili në të kaluarën ka luajtur në Superiore edhe për Laçin, Teutën, Partizanin e Tiranën, i bashkohet Vllaznisë […]

The post Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia afron sulmuesin Lirim Kastrati

6 August 2025 at 20:45

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Klubi i Vllaznisë ka afruar sulmuesin 26-vjeçar, Lirim Kastrati.

Lojtari dikur cilësohej si e ardhmja e sulmit të Kosovës dhe ishte pjesë e skuadrave me emër si Dinamo Zagreb e Legia Varshavë që në moshë të re.

Ai u transferua te Vllaznia si lojtar i lirë, pasi mbylli kontratën me hungarezët e Videoton.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!”, thekson “K.F Vllaznia” në një njoftim.

The post Vllaznia afron sulmuesin Lirim Kastrati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajneri i Vikingur pasi eliminoi Vllazninë: Duhej të fitonim më thellë!

By: armand
1 August 2025 at 18:50

Vllaznia është eleminuar nga Conference League në një ndeshje dramatike kundër Vikingur. Islandezët ia dolën në shtesë duke fituar në shifrat 4-2, për të nxjerrë kështu nga gara shkodranët. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vikingur, Ottesen, është shprehur se në fund ishte futbolli që fitoi. “Ne ishim një ekip shumë më i mirë se […]

The post Trajneri i Vikingur pasi eliminoi Vllazninë: Duhej të fitonim më thellë! appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia eliminohet me “pengje”/ Shkodranët u mundën 4-2 në shtesë nga Vikingur Reykjavik

By: xhir jeta
1 August 2025 at 12:40

Vllanznia largohet nga Kupat e Europës, por skuadra shkodrane duhet të mbajë kokën pas dhe të jetojë me shumë pengje për mënyrën si u eliminua nga Konferencë Ligë.

Pas fitores 2-1 në “Loro Boriçi”, formacioni I drejtuar nga Edi Martini u mund 4-2 në transfertën islandeze kundër Vikingur Rekjavik.

Rezultati përfundimtar u vendos vetëm në shtesë, ndërsa në kohën e rregullt, Vllaznia kishte në dorë kualifikimin.

Ndeshja nisi keq për shkodranët, që në minutën e 10-të e panë veten në dizavantazh.

Epërsia e vendasve zgjati deri në minutën e 26-të. Nga pika e penalltisë, Balaj goditi saktë, ndërsa pjesa e parë u mbyllnë barazim 1-1, një rezultat që kualifikonte Vllazninë.

Fraksioni i dytë i ndeshjes kishte në njëjtën pamje. Islandezët shënuan sërish të parët me Handsen në të 55-ën. Vetëm 5 minuta nga fundi I kohës së rregullt, Bekim Balaj shënoi edhe një herë nga pika e penalltisë atë që mund të ishte goli i suksesit.

Pas festa e Vllaznisë dhe tifozëve të saj zgjati pak. Pa u plotësuar një minutë, Vikingur kaloi edhe një herë në epërsi, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm, ndërsa sfida shkoi në shtesë.

Të besuarit e Martinit rezistuan pak.

Të zotët e shtëpisë shënuan golin e katërt dhe atë të “KO” për shkodranët në minutën e 94, duke vulosur kualifikimin e tyre dhe zhgënjimin e Vllaznisë në Konferencë Ligë./abcnews.al

 

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

By: armand
31 July 2025 at 22:46

Dinamo ka kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Fraksioni i parë ishte mjaft interesant, me raste në të dyja krahët. Takimi u zhbllokua nga Zabërgja, në të 18-tën. Escaldes barazoi shifrat me Berlangën, në fillimin e pjesës së dytë. Dalja […]

The post Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa appeared first on BoldNews.al.

Gafë në mbrojtjen shkodrane, Vikingur rimerr epërsinë ndaj Vllaznisë

By: armand
31 July 2025 at 22:15

Vllaznia po luan në Islandë përballë VIkingur ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në minutën e 55-të të pjesës së dytë, Vikingur ka shënuar golin e avantazhit ndaj shkodranëve duke i çuar shifrat në 2-1. Gabim i pafalshëm në qendër të mbrojtjes të kuqebluve, ku krijohet korridor për Hansen i […]

The post Gafë në mbrojtjen shkodrane, Vikingur rimerr epërsinë ndaj Vllaznisë appeared first on BoldNews.al.

Pesë gola në Islandë, Vllaznia i luan shanset e kualifikimit në shtesë

By: M C
31 July 2025 at 23:17

Vllaznia ka humbur në kohën e rregullt 3-2 me Vikingur Reykjavik në sfidën e kthimit në Islandë, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League, e cila pas fitores në ndeshjen e parë, ka kaluar në kohën shtesë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin islandezët me anë të Hafsteinsson në minutën e 10’, por në minutën e 26’, ishte kapiteni Balaj i cili rivendosi baraspeshën pas një penalltie të shndërruar në gol.

Në pjesën e dytë, Hansen kaloi sërish në avantazh vendasit në minutën e 55′. 5 minuta para fundit, Balaj shndërroi në gol një tjetër 11-metërsh, por kualifikimi i shkodranëve u shty, pasi pas një minute, Hansen shënoi sërish për vendasit.

Tashmë, Vllaznia do t’i luajë shanset e saj në kohën shtesë, aty ku do të tentojë kualifikimin.

REZULTATI:

Vikingur Reykjavik 3-2 Vllaznia

Hafsteinsson 10’, Hansen 55′, 86′ / Balaj (P) 26’, (P) 85′

The post Pesë gola në Islandë, Vllaznia i luan shanset e kualifikimit në shtesë appeared first on Albeu.com.

Vikingur-Vllaznia, Bekim Balaj rikthen baraspeshën

By: armand
31 July 2025 at 21:19

Vllaznia po luan sot në Islandë përballë Vikingur ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra e Martinit e nisi keq sfidën pasi pësoi gol që në minutën e 10-të. Megjithatë ashtu si edhe në ndeshjen e parë reagimi i shkodranëve ka ardhur teksa shkodranët vendosën baraspeshën në minutën e 28-të. […]

The post Vikingur-Vllaznia, Bekim Balaj rikthen baraspeshën appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia reziston vetëm 10 minuta, Vikingur në avantazh

By: armand
31 July 2025 at 21:02

Vllaznia po luan sot në Islandë përballë VIkingur ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra e Martinit e ka nisur keq sfidën pasi ka pësuar gol që në minutën e 10-të. Vllaznia e pëson si në ndeshjen e parë pas një goditje nga këndi. Gunarson gjuan por gjen përgjigjen e […]

The post Vllaznia reziston vetëm 10 minuta, Vikingur në avantazh appeared first on BoldNews.al.

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të zbresin nesër në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Të trija skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin.

Egnatia do të presë Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse. Ndeshja do të luhet të enjten në orën 21:00.

Dinamo City do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas suksesit 1-2 në ndeshjen e parë, dinamovitët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 20:45.

Sakaq, Vllaznia do të udhëtojë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë synojnë të ruajnë epërsinë. Ndeshja e kthimit do të nisë në orën 20:45.

The post Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia merr lajmin e mirë, dy “armë” më tepër për kuqeblutë në Islandë

By: armand
28 July 2025 at 15:37

Alfred Mensah dhe Çarls Bismark do të jenë të gatshëm për Vllazninë në Islandë. Të dy sulmuesit janë pajisur në limite me vizën, që i lejon të udhëtojnë për ndeshjen e kthimit me Vikingur në Europë Lojtarët ganezë rrezikonin seriozisht, që do të ishte problem i madh për skuadrën e Edi Martinit. Tashmë ky i […]

The post Vllaznia merr lajmin e mirë, dy “armë” më tepër për kuqeblutë në Islandë appeared first on BoldNews.al.

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

By: armand
26 July 2025 at 14:58

Vllaznia do të përballet me Vikingurin, më 31 korrik ora 20:45. Sfida në Islandë do të vendosë se cila prej skuadrave kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kuqeblutë presin që Çarls Bismark dhe Alfred Mensah të pajisen me viza. Bismark, me origjinë nga Gana, bëri mjaft mirë në Shkodër ku kuqeblutë fituan […]

The post Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë appeared first on BoldNews.al.

Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, mësoni oraret e sfidave të kthimit

By: armand
25 July 2025 at 15:41

Mesjava e kompeticioneve ndërkombëtare është lënë pas, por skuadrat menjëherë kanë nisur punën për ndeshjet e kthimit të tyre, që do të përcaktojnë kalimin apo jo në turin e tretë në kompeticionet përkatëse. Të gjitha ekipet kanë axhendën e qartë të konfirmuar në UEFA sa i përket ditëve dhe orareve në të cilat luajnë, teksa […]

The post Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, mësoni oraret e sfidave të kthimit appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia fiton 2-1 me përmbysje përballë islandezëve të Vikingurin

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Vllaznia fitoi sonte 2-1 me përmbysje ndeshjen e parë të turit të dytë e vlefshme për UEFA Conference League, përballë islandezëve të Vikingurin.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” kuqeblutë arritën të përmbysin golin e islandezëve të minutës së 10-të, duke shënuar dy herë në portën kundërshtare.

Golit të Gunarson (’10) iu përgjigjën Bajrami (‘67) dhe Mala (’75).

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj; Jago, Kuro, Gjini, Gurishta; Kruja, Krymi, Sala; Mala, Balaj, Bismark

Trajner: Edi Martinaj;

Vikingur: Xhonson; Gudjonson, Thorkelson, Ekroth, Ibrahimagiç, Gunarson; Sigurdson, Hafsteinson, Ingimundarson, Agnarson; Hansen

Trajner: Solvi Xhonson

Me këtë fitore Vllaznia hedh një hap drejt kalimit të turit dhe shkon me besim në ndeshjen e kthimit në Islandë, e cila do të luhet në datën 31 korrik, në orën 20:45.

The post Vllaznia fiton 2-1 me përmbysje përballë islandezëve të Vikingurin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia fiton sfidën e parë ndaj Vikingur, kualifikimi vendoset në Islandë

By: armand
24 July 2025 at 22:32

Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 10-të. Mysafirët nga Islanda ndëshkuan shkodranët me Gunnarsson, i cili realizoi me kokë. Në pjesën e parë, të besuarit e Edi Martinit provuan të reagojnë dhe goditën […]

The post Vllaznia fiton sfidën e parë ndaj Vikingur, kualifikimi vendoset në Islandë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌