Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

By: Ela
26 June 2025 at 13:30

Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025, ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021. Turistët në rritje duket se nuk po mbulojnë efektin që jep zbrazja e vendit nga emigrimi i lartë i të rinjve. Në janar të vitit […]

The post Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë appeared first on BoldNews.al.

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

By: gaze tare
14 June 2025 at 18:56

Në një kohë kur çmimet vazhdojnë të rriten dhe kursimi është kthyer në një nevojë, shumë njerëz po kërkojnë mënyra të thjeshta dhe efikase për të shpenzuar më pak gjatë blerjeve të përditshme. Ekspertët e financave personale ndajnë disa këshilla të vlefshme që mund të bëjnë ndryshim në buxhetin tuaj mujor – pa sakrifikuar cilësinë apo nevojat bazë.

1. Planifikoni blerjet përpara
Bërja e një liste përpara se të shkoni në supermarket ju ndihmon të shmangni blerjet impulsive. Qëndroni te produktet që keni shkruar dhe shmangni “shetitjet” e panevojshme nëpër rafte.

2. Përdorni aplikacione me oferta dhe zbritje
Shumë aplikacione ofrojnë kupona digjitalë, zbritje javore apo shpërblime për besnikëri. Një kontroll i shpejtë para se të blini mund t’ju kursejë qindra lekë.

3. Mos blini gjithmonë markat e njohura
Produktet me markën e supermarketit shpesh kanë të njëjtën cilësi si ato të njohura, por kushtojnë shumë më pak.

4. Blini me shumicë, por me kujdes
Nëse keni vend për magazinim dhe përdorni produkte të caktuara rregullisht (si detergjentët, letra higjienike apo orizi), blerja me shumicë mund të rezultojë shumë më ekonomike në afatgjatë.

5. Mos shkoni për blerje kur jeni të uritur
Studimet tregojnë se kur bëni blerje të uritur, shpenzoni më shumë dhe zgjidhni më shumë ushqime të pashëndetshme. Hani diçka përpara se të niseni për në market.

6. Ndiqni parimin “shtyje 24 orë” për blerjet e mëdha
Në vend që të blini menjëherë një produkt më të shtrenjtë, prisni 24 orë. Në shumicën e rasteve, dëshira për ta blerë zvogëlohet, duke ju shpëtuar nga një shpenzim i panevojshëm.

Duke zbatuar këto strategji të thjeshta, mund të krijoni një rutinë më të ndërgjegjshme financiare dhe të kurseni në mënyrë të qëndrueshme. Në fund të muajit, ndryshimi në buxhet do të jetë më i madh nga sa mendoni!

The post Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para appeared first on iconstyle.al.

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

By: Ardit
9 June 2025 at 12:33

Kreu i PD-së Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët, paraqiti një video ku sipas tij duken patronazhistët e PS duke blerë vota në Babrru të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet fjalë për një filmim që zgjat pak sekonda, ku duken dy gra dhe një burrë që mbajnë në dorë lista dhe […]

The post Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru appeared first on BoldNews.al.

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

4 June 2025 at 22:34

Tre muajt e parë të 2025 kanë dëshmuar një rritje të kërkesës së qytetarëve për financim nga bankat. Gjatë kësaj periudhe, nuk janë marrë vetëm më shumë kredi për blerje banese, por edhe për financimin e konsumit. Në fund të tremujorit të parë, kredia për të mbuluar nevojat personale të qytetarëve për blerje pajisjesh profesionale, […]

The post Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë appeared first on BoldNews.al.

Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg

29 May 2025 at 12:12

Pak ditë më parë, në media u raportua se oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK kishin kryer kontrolle në Elbasan, në bazë të një procedimi për krime zgjedhore, teksa subjekt i kontrollit ishte edhe banesa e deputetit të PS-së, Luan Duzha. Po ashtu u raportua dhe se në një prej banesave ishin gjetur 200 […]

The post Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg appeared first on BoldNews.al.

Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

24 May 2025 at 08:34

Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo jo? Gabim, pohojnë ekspertët e sigurisë kibernetike. Mashtruesit përdorin taktika të provuara ndër vite, të cilat mund të funksionojnë te çdokush, pavarësisht moshës apo inteligjencës. Kriminelët kibernetikë shfrytëzojnë manipulimin psikologjik për t’ju mashtruar dhe për t’ju marrë paratë dhe strategjitë e tyre po […]

The post Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare appeared first on BoldNews.al.

Hyn në fuqi vendimi i BSH/ Kredia për blerje banese kufizohet nga 1 korriku

By: user 8
21 May 2025 at 17:43

Banka e Shqipërisë ka botuar në Fletoren Zyrtare vendimin “Për vendosjen e kufijve të sipërm për treguesit “raporti i kredisë ndaj vlerës” dhe “raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” për kreditë që japin bankat për pasuri të paluajtshme rezidenciale”. Vendimi do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, por do të fillohet të zbatohet nga bankat për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale që disbursohen nga data 1 korrik 2025.

Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

Për përcaktimin e vlerës së borxhit të kredimmarrësit, krahas vlerës së kredisë konkrete (dhe të kredive të tjera që ai mund të ketë në sistemin financiar), banka do të përfshijë edhe çdo borxh tjetër të tij për të cilin banka ka siguruar informacion të besueshëm nga komunikimi me kredimmarrësin apo konsultimi paraprak i bazave relevante të të dhënave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të kredimarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme dhe në kuadrin makroekonomik të vendit, si rritja e papunësisë, rënia e të ardhurave, rritja e normave të interesit, etj.

Banka e Shqipërisë argumenton se këta kufij marrin në konsideratë dhe janë përshtatur për të adresuar në mënyrë proporcionale rrezikun, në varësi të tipit të pronës dhe monedhës në të cilën jepet kredia.

Megjithatë, vendimi i lejon bankat që të zbatojnë kuota përjashtimi nga kufizimet e mësipërme, me kushtin që, në total, vlera e kredive të përjashtuara të mos kapërcejë 15% të vëllimit të kredive të reja që janë miratuar dhe disbursuar (edhe pjesërisht) gjatë tremujorit.

Në këtë kuotë përjashtimi do të përfshihen lehtësitë e rifinancimit që jepen gjatë tremujorit për kreditë ekzistuese dhe që mund të kapërcejnë kufirin e treguesit. Bankat duhet t’i identifikojnë kreditë dhe lehtësitë e rifinancimit që përfshihen në kuotën e përjashtimit, në mënyrë individuale dhe t’i evidentojnë ato në mënyrë të dallueshme në raportimin tremujor që kryejnë pranë Bankës së Shqipërisë.

Në vendim, Banka e Shqipërisë rekomandon gjithashtu për bankat zbatimin e një kufiri maksimal në afatin e maturimit në disbursim të kredisë, pavarësisht monedhës, sa minimumi midis afatit 30 vjeçar dhe numrit të viteve deri në arritjen e moshës së pensionit të kredimarrësit. /Monitor

The post Hyn në fuqi vendimi i BSH/ Kredia për blerje banese kufizohet nga 1 korriku appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha nga Brukseli: Qeveria përdori fondet publike për të blerë vota

16 May 2025 at 12:36

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga IDU Summit në Bruksel, ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku u shpreh se ‘qeveria përdori fondet publike për të blerë vota’. Sipas Berishës, ‘zgjedhjet ishin një farsë’, ndërsa bëri thirrje që ‘nëse nuk kthehet vota e lirë, vendi ynë do të zhduket’. Ndër të tjera kryedemokrati doli për mbylljen e platformës TikTok, bonusin e pensionistëve dhe faljene gjobave për 10 vitet e fundit.

“Qeveria përdori fondet publike për të blerë votat. Ata paguan pensionistët 100 euro si një dhuratë, në mes të fushatës. Dy ditë para zgjedhjeve Rama bëri amnisti për gjobat e 10 viteve të fundit, që janë rreth 200 milionë euro. Punonjësit e administratës u përdorën si patronazhistë, u detyruan të sjellin 10 vota secili. Ata u vendosën afër qendrave të votimit të kontrollonin votuesit.

Në një narko-shtet, kryeministri vendosi të përdor licencat e kanabisit për vota. Ai financoi 7 milonë euro për Giro D’Italia dy ditë para zgjedhjeve. Ai bllokoi Tik-Tok pas liderëve të Kabulit dhe Teheranit, për të mos u kritikuar. Ai përdori prokurimet publike për të blerë vota dhe influencë. Të gjitha këto u reflektuan nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR. Ata bënë një raport shumë serioz. Zgjedhjet ishin një farsë, nëse nuk kthejmë votën e lirë, vendi jonë do të zhduket. Ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. Shpresoj në mbështetjen e qeverive të vendeve tuaja”, u shpreh ai.

The post Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha nga Brukseli: Qeveria përdori fondet publike për të blerë vota appeared first on Sot News | Lajme.

“Video që dëshmon blerjen e votave”/ PD denoncon kërcënimin që iu bë komisionerit të saj: Ça i ke bërë vetes

15 May 2025 at 11:31

Në një konferencë për shtyp, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka denoncoi një video të shitblerjes së votës, ndërsa ishte i shoqëruar nga demokrati, autori i videos. Paloka tha se pas publikimit të videos, demokrati Lulzim Memaçi është kërcënuar.

“Sot jam këtu për të bërë denoncim. Do e filloja me transmetimin e një videoje njëherë. O beqo! Sa morën! 380… hallall. 500 mijë 3 vota bravo. Beqo!”

Nuk jam këtu për të denoncuar blerjen e votës, si kjo video gjeni me qindra në rrjetet sociale. Është video në mënyrë të fshehtë, por ka që benë hapur, që shprehen, bëjnë oferta/. Auto

Autori i kësaj videoje është Lulzim Memaçi. Është në gjendjen të vështirë ekonomike në fakt. Detyrohet sot me një makiinë që e ka marrë jo me paratë e veta, të punojë taksi. Pas daljes së kësaj videoje, në vendin e tij të punës i kanë vajtur dy persona që e kanë kërcënuar. Fjalët kanë qenë ‘çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë. Do ta shohësh ça do të bëjmë”. Nuk mjaftohen me gjithë çfarë kanë bërë për të mbajtur këtë pushtet të ndryrë, por kërkojnë t’ju mbyllin gojën atyre që denoncojnë. Jam këtu për ta denoncuar këtë rast dhe për të marrë në mbrojtje publike Lulzimin.

Rama mund të bëhet Mbret, por ta harrojë se mund të luajë me demokratët. Me pak apo shumë, jemi këta që jemi. Po e paralajmëroj që as të mos e çojë nëpër mend se do hakmerret ndaj atyre që nuk pranuan të shiteshin, apo të trembeshim. Lulzimi është demokrat, nuk është këtu se është trembur. Unë kërkova që ky fakt të bëhet publik”, u shpreh ai.

The post “Video që dëshmon blerjen e votave”/ PD denoncon kërcënimin që iu bë komisionerit të saj: Ça i ke bërë vetes appeared first on Sot News | Lajme.

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

By: Ardit
15 May 2025 at 11:50

Gjatë një deklarate për mediat, kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka denoncuar se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin gojën demokratëve që nuk shitën votën e tyre dhe që po denoncojnë vjedhjet e votave. Në videon që Paloka publikoi dëgjohet një person në Dibër i cili thotë se shiti 5 vota 500 […]

The post “5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video appeared first on BoldNews.al.

U dha shtetasve të ndryshëm para duke u blerë votën, arrestohet 63-vjeçari në Fier

12 May 2025 at 09:32

Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili pas hetimeve 1 mujore të SPAK, ka rezultuar se shpërndau shuma parash për blerjen e votave në favor të një partie politike. Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale P. B., banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

“Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, informuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.

Vihet në pranga autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

The post U dha shtetasve të ndryshëm para duke u blerë votën, arrestohet 63-vjeçari në Fier appeared first on Sot News | Lajme.

Dyshim për blerje votash në Kukës/ Arrestohet aktivisti i PSD, i sekuestrohen euro e lekë

By: xhir jeta
11 May 2025 at 10:04

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, ju informojmë se;

Nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Vijon puna për kapjen e shtetasit G. P. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

10 May 2025 at 23:11

Është arrestuar nga ana e Policisë, një prej kushërinjëve Peposhi, i cili u shpall në kërkim nga SPAK për krime zgjedhore në Kukës. Mediat raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Kalosh Peposhi, teksa vijon të jetë ende në kërkim kushëriri i tij, Gazmend Peposhi. Policia e Kukësit në bashkëpunim me SPAK, u ka ushtruar […]

The post EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

10 May 2025 at 22:35

Sali Berisha, përmes qytetarit dixhital ka denoncuar se dy persona po shpërndanin zarfe me para në këmbim të votave në zonëm e Shkozetit në Durrësit. Sipas denoncuesit bëhet fjalë për personazhet Ard Nova dhe Laku, teksa Berisha thotë se demokratët i kanë kapur në flagrancë, ku kanë shpërndarë edhe një video. Postimi i plotë: Demokratët […]

The post VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet appeared first on BoldNews.al.

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

10 May 2025 at 22:22

Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me përplasjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe, të njësisë administrative Tomin. Një grup simpatizantësh të PD-së bashkë me dy kandidatët Xhemal Gjunkshi dhe Xhelal Mziu kanë bllokuar një automjet, duke pretenduar se brenda ndodheshin persona që do të […]

The post Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

10 May 2025 at 21:23

Dy persona janë shpallur në kërkim për krime zgjedhore në Kukës. Policia e Kukësit bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend Peoshi dhe Kalosh Peposhi në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Ata nuk janë gjetur […]

The post EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit appeared first on BoldNews.al.

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

10 May 2025 at 19:56

Sali Berisha, përmes qytetarit dixhital ka denoncuar skemën kriminale të blerjes së votave për deputetin e PS Vullnet Sinaj në zonën e Selenicës dhe në lumin e Vlorës. Blerësit e votave përmenden me emra, teksa sipas denoncuesit, ata mbrëmjen e djeshme kanë bërë listat e fundit për shpërndarjen e zarfave në zonë dhe se sot […]

The post Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

10 May 2025 at 19:40

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka denoncuar me emra personat, ku demokratët pretendojnë se po blejnë vota dhe po ushtrojnë presion ndaj elektoratit për vota për PS-në dhe PSD-në. Më konkretisht, pretendohet se Broz Pjetra, administratori i njësisë Dajç, po vepron në fshatin e Dajçit, Samrishtit dhe Rrushkullit. Melazim Mustafa, i punësuar si veteriner […]

The post Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Policia e Korçës vendos nën hetim personin që denoncoi kandidatin e PS për blerje votash

9 May 2025 at 17:22

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me rastin e denoncuar mbrëmjen e djeshme nga mediat dhe deputeti Edmond Spaho, ku pretendohej se në fshatin Podgorie të Maliqit kandidati i PS-së Arian Jaupllari po blinte vota. Në video shfaqeshin persona të shtabit elektoral të Jaupllarit, të cilët pretendonin se kandidati për deputet kishte shkuar në […]

The post VIDEO/ Policia e Korçës vendos nën hetim personin që denoncoi kandidatin e PS për blerje votash appeared first on BoldNews.al.

Liberation Day

9 May 2025 at 15:37

Nga Ilir Kalemaj Haberet vijnë aradhë në këtë kohë shtese të fushatës zgjedhore. Fillimisht pyetja e gazetarit të mirënjohur amerikan dhe korrespondentit të Shtëpisë të Bardhë, Mark Caputo për Departamentin e Shtetit në lidhje me ndonjë vizitë të mundshme të kryetarit të PD-së dhe opozitës shqiptare Sali Berishës në SHBA, ku përgjigja qe e zeza […]

The post Liberation Day appeared first on BoldNews.al.

❌
❌