Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Paguan biletat për 64 votues, SPAK çon për gjykim 5 persona

4 August 2025 at 17:56

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të hënën se kishte dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e vitit 2023. Katër persona akuzohen nga prokuroria se blenë vota […]

The post Paguan biletat për 64 votues, SPAK çon për gjykim 5 persona appeared first on Reporter.al.

Nën hetim për blerje votash, kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret në pyetje nga SPAK

By: fra nc
11 July 2025 at 16:49

Këtë të premte, për rreth një orë Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje si person nën hetim kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkrelin.

Ai është marrë në pyetje nga prokurori Dritan Prençi për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” për blerje votash gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në favor të Partisë Socialdemokrate.

Tre ditë pas zgjedhjeve, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar celularin e Kristian Shkreli.

Në prag të zgjedhjeve u përfol se kryebashkiaku socialist kishte thyer besimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.

Ndërkohë SPAK vijon hetimet për personat e dyshuar për krime zgjedhore.

The post Nën hetim për blerje votash, kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret në pyetje nga SPAK appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit / Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

25 June 2025 at 13:02

Në një deklaratë ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashpër qeverinë shqiptare për manipulim masiv të zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si një farsë elektorale të dirigjuar nga një “parti-shtet”. Duke iu referuar raportit të delegacionit të Këshillit të Europës, Berisha theksoi se rekomandimet ndërkombëtare janë dërrmuese për legjitimitetin e zgjedhjeve, duke përfshirë kritika për përdorimin politik të institucioneve si SPAK dhe për abuzimin me votën e diasporës. Ai publikoi gjithashtu të dhëna mbi dhënien e mijëra lejeve të legalizimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, të cilat, sipas tij, përfaqësojnë një formë të blerjes së votës nga qeveria në prag të zgjedhjeve.

Fjalimi i plotë:

“Në Strasburg, raporti i delegacionit të Këshillit të Europës që observoi zgjedhjet, ndërhyrjet që u bënë, ishin një damkosje e re e madhe e farsës elektorale të 11 Majit. Rekomandimet e këtij raporti, siç theksova dje, janë asgjësuese. Në këto rekomandime janë ndarja e partisë nga shteti. Pra konfirmohet se në Shqipëri funksionon partia shtet dhe shteti elektoral. Rekomandohet reformimi i Skapit, duke konfirmuar në këtë mënyrë tezën se ai që quhet Spak, nuk është asgjë tjetër veçse një Skap i partisë, bashkautor në krimin e madh elektoral ndaj shqiptarëve. Zhvlerësohet në tërësi, apo thotë të analizohet, vota e diasporës, e cila siç e patë ju, është shtetëzuar.

Natyrisht ndërhyrjet brutale në procesin e farsës elektorale ishin të shumëllojta, por edhe njëherë, në çdo vend dhe në çdo shtet, një proces zgjedhor asgjësohet dhe shndërrohet në farsë elektorale kur partia bëhet shtet dhe shteti parti. Ky është kushti i të gjitha kushteve për të asgjësuar procesin e drejtë zgjedhor, për ta shndërruar atë në farsë. Ky është kushti më themelor. Në rastin konkret, sot do paraqes para jush abuzimin masiv me pushtetin ekzekutiv të agjencive të shtetit elektoral për të blerë vota në shkelje flagrante me ligjet e vendit dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të drejta. Këtu jemi tek Fresku. Këta kriminelë elektoralë po ndajnë atyre certifikata pronësie, leje legalizimi.

Është vetëm pak ditë para fushatës elektorale. Publikisht! Natyrisht janë në mbrojtjen e plotë të Altin Troplinit dhe Skapit të partisë. Një kujtesë ligjore; neni 91 i Kodit Zgjedhor, pika 4 thotë, katër muaj para datës së zgjedhjeve, ndalohet propozimi, miratimi apo nxjerrja e akteve ligjore që parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë si: rritje pagash e pensionesh, mbështetje ekonomike ose sociale, ulje apo heqje taksash, amnisti fiskale, dhënie pasurish apo shpërblimesh. Kjo tabelë paraqet totalin e legalizimeve pikërisht në harkun kohor të ndaluar me ligj.

Në harkun kohor të ndaluar me ligj, në qarqet e vendit u realizuan, në Berat 419 legalizime, në Dibër 123 legalizime, në Durrës 928 legalizime, në Fier 801 legalizime, Gjirokastra 98, Kukësi 124 legalizime, Tirana 1931 legalizime, Vlora 590 dhe Lezha 116. Në total janë dhënë 6 mijë legalizime. Imagjinoni këto, minimumi 3 gjer në 5 vota, se sa u blenë vetëm me lejet e legalizimit,” tha Berisha.

The post Zgjedhjet e 11 majit / Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave appeared first on Sot News | Lajme.

“Para, miell, legalizim,presion dhe shantazh”,Kaso denoncon skemat e blerjes së votës:Prova me zë e figurë janë në SPAK

30 May 2025 at 19:45

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar krimet zgjedhore të 11 majit. Në  një emision televiziv ai tha se foli për betejën e PD-së dhe strategjinë e saj ndaj kësaj “farse elektorale”. Ai tregoi dy prioritetet e opozitës dhe theksoi se ka denoncuar çdo parregullsi që ka të bëjë me zgjedhjet që nga faza përgatitore dhe deri në fund të procesit zgjedhor. Ndërsa vota e diasporës sipas tij, ka qenë një proces tejet i deformuar.

“Aksioni i PD dhe opozitës pas farsës zgjedhore të 11 majit ka 2 prioritete; të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me faktet e provat që kemi grumbulluar një pjesë i kemi denoncuar dhe një pjesë jo, por edhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara. Jemi drejtuar me kërkesa për pavlefshmëri dhe në disa raste për rinumërim të votave të caktuara. Kemi depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën. Kanë sjellë një proces tejet të deformuar në diasporë veçanërisht në Greqi dhe Itali. Parregullsitë janë që të formimit jo të duhur të komisioneve që ishin mbushur me administratë me popullimi e qendrave të votimit. Punonjës të lartë të administratës kërkojnë që të marrin një rezultat të pamerituar”.

Duke folur me fakte konkrete mbi presionin dhe shantazhin ndaj zgjedhësve, Kaso përmendi disa raste ku drejtorë administrate, drejtoria e tatimeve dhe hipoteka u vunë në funksion të Partisë Socialiste në Korçë dhe konkretisht kandidates Besa Spaho. Të gjitha këto fakte tha ai janë në SPAK.

“I kemi denoncuar edhe në fushatë, kemi denoncuar sa i përket makinerisë shtetërore që u vu në funksion të PS, me emra drejtorësh që kemi paditur në SPAK së bashku me deputeten e zgjedhur Besa Spahos në Korçë iu vu në dispozicion e gjithë makineria shtetërore në Korçë duke filluar me drejtoreshën e tatimeve që thërriste në zyrë bizneset që kishte subjekt kontrolli dhe hapur kërkonte votën për PS dhe Besa Spahon. të njëjtën gjë kanë bërë edhe punonjësit e hipotekës, kadastra e Korçës u vu në dispozicion të së njëjtës kandidate”, theksoi Kaos.

Një rast flagrant sipas Kasos, ka qenë ai kur zyrtarë të Hipotekës kanë shkuar te shtëpia e kandidates së PD-së dhe i kanë ofruar legalizim në këmbim të votës për PS.

“Kanë shkuar në Maliq në Libonik te shtëpia e kandidates për depuetet të amsh dhe i kanë premtuar legalizim në mbështetje të kandidates së PS. Kaq flagrante është. I kemi çuar në SPAK. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”, tha Kaso në A2 CNN.

Kaso theksoi gjithashtu se ka denoncuar edhe shpërndarjen e thasëve me miell dhe të parave ndaj familjeve vulnerabile. Ai tha se për të gjitha këto kemi fakte dhe prova me zë e figurë.

“Kemi denoncuar shpërndarjen e thasëve me miell, kemi denoncuar rastin tjetër që u kap me zë e figurë që u fut në shtëpinë enjë familjeve në vështirësi ekonomike dhe u kishte premtuar para në këmbim të votës. E kemi me zë e figurë e kemi çuar në SPAK dhe të njëjta persona thanë se ne po bënim shaka. Ia kemi çuar edhe KQZ e KAS. E gjithë kjo ka ndodhur në Shqipëri, mendo në diasporë zyrat e konsullatës në Selanik janë bërë zyra të PS. Operatori i DHL e pohonte hapur në Facebook. I kemi me zë e figurë që na dhanë 100 mijë lekë nëse votojmë. I faktojmë me prova e fotografi nga terreni. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”.

 

The post “Para, miell, legalizim,presion dhe shantazh”,Kaso denoncon skemat e blerjes së votës:Prova me zë e figurë janë në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK i sekuestroi telefonin nën dyshimet për blerje votash, reagon kryebashkiaku

By: fra nc
15 May 2025 at 13:58

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, ka reaguar pas sekuestrimit të telefonit të tij nga SPAK, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore. Shkreli u shpreh se është në detyrë dhe i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore.

Megjithatë ai nuk dha asnjë deklaratë në lidhje me dyshimet për blerje votash.

“Siç e shihni, jam në krye të detyrës dhe i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore. Ato të bëjnë punën e tyre, ndërsa ne po kryejmë detyrat që na ka besuar populli,” tha ai.

Sekuestrimi i telefonit është bërë më 14 maj, gjatë një aksioni të përbashkët të SPAK dhe BKH në Shkodër. Shkreli dyshohet se është përfshirë në blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD) gjatë zgjedhjeve.

Hetimet e nisura nga SPAK janë pjesë e procesit për zbardhjen e shkeljeve të mundshme në zgjedhjet e fundit dhe përfshijnë disa funksionarë lokalë në të gjithë vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK i sekuestroi telefonin nën dyshimet për blerje votash, reagon kryebashkiaku appeared first on Euronews Albania.

Policia e Fierit: Arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së një subjekti politik

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit ka dalë sot me një njoftim zyrtar, në të cilin thuhet se si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK është dokumentuar një një rast i blerjes së votave.

Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit Pandeli Bozha 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

“Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, cilësohet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme. /e.i/ /a.g/

The post Policia e Fierit: Arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së një subjekti politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krimet zgjedhore/ Kallëzohet në SPAK administratori i Xibrës dhe një person nga Klosi

11 May 2025 at 16:37

Policia e Matit ka referuar materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve:  E.D., 36 vjeç,  (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos Ndërkohë, po Policia e Matit raportohet se ka referuar […]

The post Krimet zgjedhore/ Kallëzohet në SPAK administratori i Xibrës dhe një person nga Klosi appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 27-vjeçari në Kukës, policia: Dyshohet se po shpërndante para për blerje votash

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Një 27-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi dyshohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare.

Policia njoftoi se “nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar”

“Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do t’i përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje”, njoftoi policia.

Sipas policisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. P.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/m.q/ /a.g/

 

The post Arrestohet 27-vjeçari në Kukës, policia: Dyshohet se po shpërndante para për blerje votash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokuan një automjet pasi dyshonin për blerje votash, ndalohen në Mirditë 2 persona

By: user 11
11 May 2025 at 08:58

Dy persona janë shoqëruar nga policia për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Mësohet se ata kanë ndaluar 3 persona duke iu bllokuar rrugën dhe më pas ka thërritur policinë. Shkak ka qenë bindja se personat që ndodheshin në automjet, po shkonin për të blerë vota.

Pasi ka shkuar në vendnngjarje, policia nuk ka konstatuar asgjë të jashtëligjshme e për pasojë ka shoqëruar bashkëshortin e kandidates Elda Hoti. Sipas njoftimit të policisë Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

The post Bllokuan një automjet pasi dyshonin për blerje votash, ndalohen në Mirditë 2 persona appeared first on Lapsi.al.

“Administrata e bashkisë, po shpërndan para dhe intimidon votuesit”/ Kandidati i PD Enton Çaçani, denoncon blerje…

10 May 2025 at 22:30

Një denoncim, është bërë nga Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kolonjë, Enton Çaçani, duke akuzuar administratën vendore për përfshirje në blerje votash dhe presion mbi qytetarët në prag të zgjedhjeve.

Sipas tij, janë bërë përpjekje për të nxjerrë fletët e votimit nga Qendrat e Votimit dhe ka plan për manipulim të procesit edhe gjatë ditës së votimit. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, Çaçani i bën thirrje urgjente Task-Forcës së SPAK dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse për të ndërhyrë menjëherë dhe për të ndalur, siç e cilëson ai, “krimin elektoral që po ndodh në terren”.

“Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK! Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë! Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike. Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korupsionit’, tha Çaçani.

‘Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do perpiqen ta bejne dhe neser gjate votimit, keshtu i kane planet. I dime te gjitha. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre. E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hijenat e nates’, tha ai.

The post “Administrata e bashkisë, po shpërndan para dhe intimidon votuesit”/ Kandidati i PD Enton Çaçani, denoncon blerje… appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk mungojnë tensionet/ Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinën me pretendimin se po blihen vota për PS…

10 May 2025 at 22:13

Këtë mbrëmje, Mziu dhe Gjunkshi me mbështetës të tyre kanë bllokuar tre makina në fshatin Pilafe me pretendimet se kishte dalë për të blerë vota për llogari të Partisë Socialiste.

Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi vazhdojnë absurditetin e cënimit të lirisë së qytetarëve në Dibër, duke ndaluar pa asnjë lloj indicie serioze persona të cilët dyshojnë se po blejnë vota për kundërshtarët e tyre politikë.

Policia deri tani ka kontrolluar dy nga tre automjetet e ndaluara nga PD dhe po kontrollon të tretin. Krahas këtij terrori, Gjunkshi ka telefonuar policinë duke pretendetuar se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë tyre, por policia deklaron se nga verifikimet e deritanishme kjo nuk është e vërtetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

The post Nuk mungojnë tensionet/ Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinën me pretendimin se po blihen vota për PS… appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

10 May 2025 at 21:23

Dy persona janë shpallur në kërkim për krime zgjedhore në Kukës. Policia e Kukësit bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend Peoshi dhe Kalosh Peposhi në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Ata nuk janë gjetur […]

The post EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit appeared first on BoldNews.al.

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

By: Ardit
10 May 2025 at 14:58

Nga Sebi Alla Paraditen e së enjtes (8 Maj), një vizitë e beftë e kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani, në Shkodër, “vuri në lëvizje” hetuesit e BKH-së, për të zhvilluar një aksion të shpejtë në zbatim të vendimit të GJKKO-së, për kontrollin e automjeteve dhe ambienteve të tjera në pronësi ose përdorim të gjashtë shtetasve. […]

The post Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime! appeared first on BoldNews.al.

Tentativë për blerje votash? Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK për..

10 May 2025 at 12:58

Njoftimi i Policisë Dibër:

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

The post Tentativë për blerje votash? Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë: Referohen materialet në SPAK për.. appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

By: Ela
10 May 2025 at 10:28

Xhelal Mziu zbulon se demokratët e Maqelllarës kanë bllokuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dy makina që dyshoheshin që po shpërndanin para në këmbim të votave. Bëhet e ditur se në makinën e Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F e cila është përfituese e fondeve publike, u gjetën: 3.500 […]

The post VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

By: Ardit
9 May 2025 at 19:18

Partia Demokratike ka denoncuar se rrjeti i ambulancave të spitaleve publike të Tiranës, do të përdoren për të shpërndarë para dhe blerë vota! Në një deklaratë për mediat, drejtuesit politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi tha se “patronazhistët e Edi Ramës do të lëshohen sonte rrugëve duke përdorur mjetet e transportit të pacientëve dhe […]

The post Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota appeared first on BoldNews.al.

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

By: Ardit
9 May 2025 at 15:59

Prokuroria e Posaçme ka kryer një ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur blerjen e votave për 11 Majin dhe kuptohet se kjo ka ndodhur në rastin e një prej partive të vogla dhe jo me partinë që kontrollon pushtetin. Në media kanë dalë bisedat e siguruara nga SPAK, që kësaj radhe ka pasur në shënjestër […]

The post Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit appeared first on BoldNews.al.

“SPAK të nisë hetim për blerje votash e përfshirje të PS”/ PD shkresë në KQZ, kërkon audit për votën e diasporës në…

7 May 2025 at 09:33

Lidhur me problematikat e konstatuara me votën e diasporës, kryesisht në Greqi Partia Demokratike i është drejtuar sërish KQZ. Përmes një shkrese ky rendit problematikat që janë shënuar deri më datë 6 maj, demokratët kërkojnë që të bëhet një audit, duke argumentuar se rrezikohet integriteti i këtij procesi zgjedhor.

PD thotë se shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, Gjermani, SHBA, mbritani dhe vende të tjera të BE. Në shkresë, përmenden shkelje që sipas PD variojnë nga mungesa e transparencës proceduriale, te presioni politik, shpërndarja jo zyrtare e fletëve të votimit, cënimi i fshehtësisë së votës etj.

Sipas PD, shkeljet e konstatuara janë dërgesa të parregullta të zarfeve, dy fletë votimi në një zarf, mungesë udhëzimi për votuesit, presion politik dhe blerje votash, vonesa ose mosdorëzimi i zarfeve, mbledhje e paligjshme e votave.

PD kërkon një audit të menjëhershëm ndërkombëtar të logjistikës së transportit dhe dorëzimit të zarfeve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas, kërkon gjithashtu rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar me zarf të pavulosur apo të paplotë si edhe hetim penal nga SPAK për blerje votash dhe përfshirje të PS në shpërndarje votash.

 

 

The post “SPAK të nisë hetim për blerje votash e përfshirje të PS”/ PD shkresë në KQZ, kërkon audit për votën e diasporës në… appeared first on Sot News | Lajme.

Akuza për blerje votash dhe kallëzim penal për shpifje/ Përplasje mes kandidatëve në Lezhë

5 May 2025 at 12:31

Po shoqërohet me tensione dhe akuza të forta mes kandidatëve për deputet, fushata zgjedhore në qarkun e Lezhës. Kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Gjin Gjoni, ka akuzuar disa zyrtarë lokalë si të përfshirë në blerje votash, duke i denoncuar ata publikisht me emra. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjoni publikoi edhe një video, duke shkruar:

“Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do t’ju ndjekim këmbë për këmbë.”

Menjëherë pas këtij reagimi, Partia Socialiste reagoi përmes kandidatit të saj për deputet, Ermal Paci, i cili paraditen e sotme shkoi në Drejtorinë e Policisë së Lezhës për të depozituar një kallëzim penal për shpifje. Në një deklaratë për mediat, Paci u shpreh se persona të armatosur kanë shkuar gjatë natës pranë banesës së babait të një kandidateje për deputete të PS-së në Lezhë, duke ushtruar presion dhe kërcënime. Ndërkohë, burime nga Policia e Lezhës konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme nëzonën e Dajçit.

The post Akuza për blerje votash dhe kallëzim penal për shpifje/ Përplasje mes kandidatëve në Lezhë appeared first on Sot News | Lajme.

“Blerje votash nga burgu”, Klodiana Lala zbulon hetimin sekret për krimet zgjedhore

25 April 2025 at 13:20

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë nisur hetimin e krimeve zgjedhore për fushatën e 11 majit. Gazetarja Klodiana Lala, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, ndërsa njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në një burg të sigurisë së lartë ku rezulton se u dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një forcve politike.

“Nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, 7 me iniciativën e prokurorëve që kanë konstatuar që ka vepra penale për krim zgjedhor. Ka patur një risi se është platforma online me ankesa dhe të dhëna.

Ka pasur shumë kërkesa për administratën, për resurset shtetërore nga ministra dhe dyshime për shiblerje të votës. I vetmi rast zyrtar është ai i Lushnjës që mund të hetohej nga prokuroria vendore.

Njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në burgun e sigurisë së lartë. Ka dyshime të arsyeshme, është një hetim që po mbahet në sekret të plotë që ka derivuar nga sekuestrimi i një celulari ku rezulton se u dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një force politike. Mund të ketë orfuar para apo bërë presion. Është hera e parë. Duhet parë se çfarë do të japë në ditët edhe javët në vijim”- tha Lala.

The post “Blerje votash nga burgu”, Klodiana Lala zbulon hetimin sekret për krimet zgjedhore appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌