Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shembjet në Theth, sipërmarrësi thirrje shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve: Bashkohuni me ne, jemi gati të japim jetën

By: M C
14 July 2025 at 23:11

Mbrëmjen e kësaj të hëne është shembur edhe godina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën e Thethit. Përtej rezistencës së banorëve dhe rezistencës së tyre, objektet pa leje janë shembur pas një urdhri të Kryeministrit Edi Rama.

Një banor i zonës, pronar i objektit të shembur, deklaroi për mediat këtë mbrëmje se nuk do të ndalen së protestuari. Ai është shprehur se nëse është e nevojshme, do të japin edhe jetën.

“Po, do rezistojmë deri në fund, do japim dhe jetën, nuk ka problem. A do vdesim një ditë? Një ditë do vdesim dhe borxhet i marrim me vete, na i paguan Edi Rama bashkë me Benet Becin. I bëjmë thirrje gjithë Shqipërisë, botës dhe ambasadave të bashkohen me ne. Ta shpëtojnë Thethin që duan ta grabisim.

U tha mbrëmë se po bëjmë diçka, sonte kanë ardhur për të na prerë në besë. Më i madhi i Shkodrës duhej të kishte qenë me ne, të qante hall me ne. Hajdeni na shihni se kemi hall.

Edi Rama na ka thënë sot se nuk kanë shembur shtëpia të thethianëve. Ne jemi fiks nga Thethi dhe thojini Ramës se këtu na ke deri të vish ti të na shikosh”, u shpreh një nga banorët.

The post Shembjet në Theth, sipërmarrësi thirrje shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve: Bashkohuni me ne, jemi gati të japim jetën appeared first on Albeu.com.

Tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e objektit

By: M C
14 July 2025 at 21:49

Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teksa raportohet se disa banorë, familjarë janë futur brenda një banese dhe po pengojnë prishjen e saj.

Sipas informacioneve, disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur.

Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.

The post Tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e objektit appeared first on Albeu.com.

“Më është dukur si Serbia në Kosovë!” Paralajmëron dukagjinsi: Do thërras diasporën në protesta, janë gati të vijnë

By: M C
13 July 2025 at 17:55

Të ulur këmbëkryq para Kishës të Thethit, Kuvendi i Burrave u mblodh këtë të diel ashtu si dhe dikur, për t’i kërkuar shtetit që të ndalojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Një zëri ata kanë kërkuar një rrugëzgjidhje dhe që qeveria t’u japë mundësinë për legalizimin e bizneseve të tyre, si pjesë e paketës për zhvillimin e turizmi malor. Ata kërkojnë më shumë informacion dhe mundësi për të marrë pjesë në këtë iniciativë.

Zef Valadaj, një banor i Dukagjinit, i bëri thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojë më me shembjen. Për mediat ai tha se kur pa terrorin në Theth iu duk si serbi në Kosovë, ndërkohë që paralajmëroi se nëse qeveria nuk ndalon aksionin atëhere të do të thërrasë diasporën në protesta.

“Unë nuk kam kërkuar për t’u përplasur me shtetin. Të bashkëbisedojmë, , e jo të bëhet një gjë e tillë. E kujt ia rrëzojmë shtëpinë vëllaut.

Në Dukagjin e jo në Dukagjin, por unë kam nga katër anët e Shqipërisë. Edhe në Kosovë, edhe në Bruksel, ton diaspora. Më kanë bërë mesazhe dhe më thanë jemi gati me ardh. Unë popullin tim do të mbroj, me të drejtë, nuk e kam fjalën mos me zbatu ligjin. Do t’i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore. Atij kryetarit të bashkisë. E kujt ia shembe shtëpiat o Benet Beci, vëllaut. Kurrë nuk është dashur me e bo një gjë të tillë.

Nëse nuk i largoni. Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t’i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin”, tha ai.

The post “Më është dukur si Serbia në Kosovë!” Paralajmëron dukagjinsi: Do thërras diasporën në protesta, janë gati të vijnë appeared first on Albeu.com.

“Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e…

10 July 2025 at 14:04

Përplasja nisi pas refuzimit nga ana e trupit gjykues për të pranuar kërkesën e mbrojtjes që të vihej në dispozicion i plotë procesverbali i deklarimeve të një tjetër të penduari, Erion Alibej, nga viti 2022.

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” u ndërpre sërish, për të katërtën herë radhazi, pasi nuk u arrit të merrej dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi. Seanca u zhvillua mes tensioneve të forta, debateve dhe fyerjeve mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Avokatët e Henrik Hoxhajt dhe Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, duke i cilësuar anëtarët e saj si të njëanshëm. Situata në sallën e gjyqit precipitoi më tej kur prokurori Behar Dibra ndërhyri me tone të ashpra.

“A mund ta ndërprisni se nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti!”, u shpreh prokurori Dibra, duke iu drejtuar avokatit Gentian Rumano, i cili këmbëngulte në kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese.

Rumano reagoi menjëherë, duke theksuar: “Ju sapo konsumuat një vepër penale”. Më pas ai braktisi sallën, ndërsa gjykata ndërhyri për të qetësuar situatën. Për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor për të pandehurin Henrik Hoxhaj, seanca u ndërpre dhe u shty për ditën e martë.

The post “Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e… appeared first on Sot News | Lajme.

Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët

By: user7
10 July 2025 at 12:16

Një gruaje i ka rënë të fikët ditën e sotme gjatë protestës në Theth. Mësohet se teksa banorët po protestonin kundër urdhërit të Ramës për të shembur strukturat pa leje, një gruaje i ka rënë të fikët.

Ajo është marrë më pas nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ndihmuar. Ndërkohë që protesta e banorëve vazhdon, ndërkohë që përplasjet me IKMT dhe policinë nuk kanë munguar.

The post Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët appeared first on Lapsi.al.

Tensione në Theth/ Banori me aftësi të kufizuara shpërthen në lot: Fadromat të kalojnë mbi trupin tim (VIDEO)

By: V K
9 July 2025 at 14:48

Situata vijon të jetë e tensionuar në Theth, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia, po zhvillojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Banori Bekim Koçeku, ka dalë përpara fadromës, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë aksionin:

“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vijnë e të vënë dorë. Po na prishin shtëpitë, po na nxjerrin në rrugë të madhe. Le të më hipë sipër kamioni, le të vdes edhe unë.

I bëj thirrje Ramës, Benet Becit, kujt të mundet të vëjë dorë. Në të kundërt unë do të vdes sepse nuk kam para të paguaj borxhet”.

Edhe motra e tij, e pranishme në protestë, shprehu vendosmërinë për të mos lënë banesat e tyre: Kemi ndërtuar 5 shtëpi.

Bekimi ka marrë kredi, ka lënë pensionin për të ndërtuar. Pasha të madhin Zot, në fadromë vdes, këtë vend nuk e lëshojmë”.

Nga ana tjetër, drejtori i zbatimit të vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, deklaroi se në Theth janë planifikuar për t’u prishur rreth 70-80 objekte të ndërtuara pa leje.

 

The post Tensione në Theth/ Banori me aftësi të kufizuara shpërthen në lot: Fadromat të kalojnë mbi trupin tim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Elbasan ndez tensionet në Kuvend, deputetja demokrat sfidon rregullat, Spiropali i ndërpret fjalën

3 July 2025 at 10:45

Me tensione nisi seanca plenare në Kuvend, ku deputetja demokrate Zheni Gjergji mori fjalën për të folur për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, por nuk kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi me argumentin se nuk ishte çështje për procedurë.

Deputetja demokrati mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.

Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.

Spiropali: Mos abuzo me procedurën…

The post Zjarri në Elbasan ndez tensionet në Kuvend, deputetja demokrat sfidon rregullat, Spiropali i ndërpret fjalën appeared first on Sot News | Lajme.

Tensione në Beograd e në Novi Sad, policia serbe largon bllokadat

By: user 11
3 July 2025 at 10:48

Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad, ku qytetarë dhe studentë ishin mbledhur për të bllokuar rrugët. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi në mëngjes se janë larguar të gjitha bllokadat.

Sipas MPB-së, gjatë natës janë kontrolluar gjithsej 1.297 persona, ndërsa 79 janë shoqëruar në stacione policore. Prej tyre, 72 për kundërvajtje dhe shtatë të tjerë për dyshim të shkeljes së Kodit Penal.

“Janë hequr të gjitha bllokadat në territorin e Serbisë dhe Beogradit dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.

Një njësi e xhandarmërisë ndërhyri para Fakultetit Juridik në Beograd, ku studentët protestues pretenduan se policia tentoi të hynte brenda objektit, duke shkelur kështu autonominë universitare. Studentët kishin bllokuar rrugën dhe policia ndërhyri me automjete dhe dhunë.

“Ata u tërhoqën brenda fakultetit, por policët arritën deri në derë, ndërkohë që komandantët u thërrisnin për të mos hyrë”, tha ai, duke shtuar se pati disa të arrestuar.

Policia mohoi që ka hyrë në objektin e fakultetit dhe deklaroi se ka vepruar vetëm ndaj atyre që kishin vendosur pengesa në rrugë, duke respektuar autonominë universitare.

The post Tensione në Beograd e në Novi Sad, policia serbe largon bllokadat appeared first on Lapsi.al.

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Familjet e diplomatëve largohen nga Izraeli, mbyllet edhe ambasada e SHBA-ve

18 June 2025 at 15:01

Anëtarët e familjeve të stafit që punojnë në ambasadat e Britanisë së Madhe dhe Rusisë po largohen nga ambasadat në Izrael për shkak të rreziqeve të konsiderueshme që paraqet konflikti me Iranin.

“Anëtarët e familjes së stafit në Ambasadën Britanike në Tel Aviv dhe Konsullatën në Jerusalem janë tërhequr përkohësisht si masë paraprake”, tha Ministria e Jashtme Britanike në faqen e saj të internetit për këshilla udhëtimi në Izrael, duke shtuar: “Ambasada dhe konsullata vazhdojnë të kryejnë punë thelbësore, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve për shtetasit britanikë.”

Më herët sot (18/06), ambasadori i Rusisë në Tel Aviv, Anatoly Viktorov, njoftoi se familjet e diplomatëve rusë ishin larguar nga territori izraelit.

“Praktikisht të gjithë bashkëshortët dhe fëmijët e punonjësve të ambasadës” u nisën dje, të martën, nëpërmjet Egjiptit “për t’u kthyer në atdheun e tyre”, tha Viktorov nëpërmjet transmetimit online Soloviev.

Në të njëjtën kohë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që ambasada ruse të zhvendoset “në një vend më të sigurt pa u larguar nga Izraeli”, pas natës së gjashtë të përleshjeve midis izraelitëve dhe iranianëve.

Ambasada amerikane u mbyll

Ambasada amerikane në Jerusalem do të mbetet e mbyllur deri të premten (20/6) për arsye sigurie, ndërsa skenari i përfshirjes ushtarake amerikane në Iran intensifikohet.

“Për shkak të situatës së sigurisë dhe bazuar në rekomandimet” nga autoritetet ushtarake izraelite, “ambasada amerikane në Jerusalem do të jetë e mbyllur nga nesër ( sot, e mërkurë, 18 qershor) deri të premten (20 qershor)”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.

“Për shkak të situatës aktuale të sigurisë dhe konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit, ambasada amerikane u ka kërkuar të gjithë punonjësve të qeverisë amerikane dhe anëtarëve të familjeve të tyre që të vazhdojnë të qëndrojnë të strehuar brenda dhe pranë banesave të tyre deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit njoftoi dje, të martën (17/6), se po krijon një grup pune për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme të qëndrojnë të informuar rreth zhvillimeve në konflikt.
Autoritetet amerikane kanë lëshuar një direktivë që i këshillon amerikanët “të mos udhëtojnë” në Izrael, Irak dhe mbi të gjitha në Iran “në asnjë rrethanë”.

The post Tensionet në Lindjen e Mesme/ Familjet e diplomatëve largohen nga Izraeli, mbyllet edhe ambasada e SHBA-ve appeared first on Sot News | Lajme.

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme e Kinës: Janë evakuuar 791 qytetarë nga Irani dhe Izraeli

18 June 2025 at 11:15

Kina ka evakuuar 791 qytetarë të saj nga Irani dhe ka filluar riatdhesimin e më shumë se 1,000 personave, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun.

Në një konferencë të rregullt për shtyp në Pekin, Guo shpjegoi se operacionet u koordinuan nga ministria dhe ambasadat dhe konsullatat kineze në Iran, me bashkëpunimin e vendeve fqinje, përfshirë Azerbajxhanin dhe Turkmenistanin.

Ai theksoi se në të njëjtën kohë, disa qytetarë kinezë u evakuuan edhe nga Izraeli./ The Guardian

The post Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme e Kinës: Janë evakuuar 791 qytetarë nga Irani dhe Izraeli appeared first on Sot News | Lajme.

“O Tommaso Buscetta”- Tensione në sallën e GJKKO gjatë dëshmisë së Erion Alibejt

By: fra nc
17 June 2025 at 11:23

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shoqëruar me tensione të forta. Në seancën e kwsaj tw marte, teksa Alibej vijonte rrëfimin për ngjarjet kriminale, u përplas verbalisht me të pandehurin tjetër, Xhuljano Hoxha.

Nga kafazi i sigurisë, Hoxha iu drejtua Alibejt me fjalët ironike: “O Tommaso Buscetta”, duke e krahasuar atë me mafiozin e njohur italian që u bë i pari “pentito” i madh i Cosa Nostra-s dhe dëshmoi kundër organizatës. Gjykata ndërhyri menjëherë për të rivendosur qetësinë dhe për të vijuar seancën.

Gjatë dëshmisë, Alibej foli në detaje për vrasjen e Bujar Çelës, të cilin e identifikoi si “njeriun më të afërt të Talo Çelës”. Sipas tij, pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ai vetë kishte kwrkuar që arma e krimit të fshihej në banesën e Bujar Çelës. Në këtë plan, pretendon Alibej, ishte i përfshirë edhe Xhuljan Hoxha, i cili “jepte informacione”.

Për këtë pretendim ndërhyri sërish Hoxha, duke thënë: “Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tommaso Buscetta?”

Në vijim të dëshmisë, Alibej deklaroi se fillimisht për atentatin ndaj Bujar Çelës ishin angazhuar Skerdi Tase dhe Henrik Hoxha, por që më pas u tërhoqën pa dhënë shpjegime. Ai shtoi se më vonë ishin përfshirë shtetasit Besin Xhixha dhe Enver Diva (“çunat e Fushë-Krujës”), të cilët sipas tij morën përsipër ekzekutimin.

“Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani më jepte informacione.
Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht për ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë.

Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përveç informacioneve që kishte Nuredini nga Eljo Bitri. Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamen.
Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhua ditë përpara çunat e Fushë-Krujës, Besi dhe Veri (Besin Xhixha dhe Enver Diva).
Çunat e Fushë-Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi, me atë erdhën nga Fushë-Kruja. Kanë pritur njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën.

U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari.
Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkruajtur Nuredini në sekondë që ‘mbaroi Bujari’.
Makinat u larguan njëkohësisht, Renault-i u dogj, më pas me makinën E-Class shkuan për Fushë-Krujë.”- tha Alibej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “O Tommaso Buscetta”- Tensione në sallën e GJKKO gjatë dëshmisë së Erion Alibejt appeared first on Euronews Albania.

Tensione gjatë rinumërimit të votave, Himçi: Fletët pa vulë kanë shkuar për PS-në

17 June 2025 at 11:19

Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, ka nisur rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Gjatë këtij procesi, kandidati për deputet Blendi Himçi bashkë me vëzhguesit e PD-së, kontestojnë rinumërimin, duke pretenduar që fletë pa vulë janë konsideruar si të vlefshme për PS-në.

“Fleta hyn te kutia e të vlefshmeve, është vetëm më një vulë dhe vazhdojnë  e konstatojnë si të vlefshme, dhe vota sigurisht është për PS-në. Edhe fleta tjetër, që s’ka vulë farë është shënuar e vlefshme për numrin 5, për PS-në, pjesë e trenit bullgar. Po kërkojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Duhet bërë korrigjimi edhe i tabelës por jo vetëm, edhe konstatimi për pavlefshmëri i kësaj kutie. Për sa kohë futet një fletë bosh, e cila ka krijuar trenin bullgar dhe shikoni dhe rezultatin e kësaj qendre, është që kjo kuti të dali e gjitha e pavlefshme. Kjo është kërkesa jonë lidhur me këtë kuti votimi. Ky është një proces që ne e kemi konstatuar nga pamjet filmike. Po e rishikojmë dhe këtu dhe është një situatë skandaloze”, tha Himçi.

 

Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tensione gjatë rinumërimit të votave, Himçi: Fletët pa vulë kanë shkuar për PS-në appeared first on Euronews Albania.

Këto shenja të zodiakut do të jenë të stresuara në qershor 2025

By: gaze tare
28 May 2025 at 11:44

Nëse i përkisni ndonjërës prej shenjave të zodiakut që do të përmendim më poshtë, dijeni se duhet të armatoseni me shumë durim dhe qetësi, pasi muaji i fundit i pranverës nuk do të jetë… plot lule dhe aromatik, por disi i ashpër dhe i papritur me ju, duke ngritur disa pengesa që do t’ju shtyjnë në kufijtë tuaj.

Nuk ka nevojë për panik ose frikë, por duhet të jeni pak më të kujdesshëm dhe të përgatitur për të trajtuar çdo problem që lind!

Qershori do të ketë shumë probleme për ju që i përkisni njërës prej shenjave dhe dekanëve të mëposhtëm të zodiakut:

1-PESHORJA, GAFORRA, BRICJAPI
2-LUANI, UJORI, DEMI, AKREPI

The post Këto shenja të zodiakut do të jenë të stresuara në qershor 2025 appeared first on iconstyle.al.

Kanada-SHBA tensione/ Mbreti Charles i drejtohet parlamentit kanadez

27 May 2025 at 19:34

Në një vizitë që shihet gjerësisht si një shfaqje mbështetjeje përballë kërcënimeve të aneksimit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla udhëtuan për në Kanada.

Mbreti Charles III tha se Kanadaja po përballet me sfida të papara në një botë që nuk ka qenë kurrë më e rrezikshme, ndërsa mbajti Fjalimin e Fronit që hap Parlamentin Kanadez në Ottawa.

Kërcënimet e përsëritura të Trump se SHBA-të do të aneksonin Kanadanë dhe do ta shpallnin atë shtetin e 51-të, e shtynë kryeministrin Mark Carney ta ftonte mbretin të mbante fjalimin nga froni, duke përshkruar prioritetet e qeverisë së tij për seancën e re të Parlamentit.

“Duhet të përballemi me realitetin: që nga Lufta e Dytë Botërore, bota jonë nuk ka qenë kurrë më e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Kanadaja po përballet me sfida që, në jetën tonë, janë të pashembullta”, tha Charles, duke folur në frëngjisht.

The post Kanada-SHBA tensione/ Mbreti Charles i drejtohet parlamentit kanadez appeared first on Sot News | Lajme.

Tensione në Evropë/ Gjermania dhe aleatët japin dritën jeshile: Ukraina mund të godasë objektiva në territorin rus

26 May 2025 at 17:01

Në një deklaratë të fortë politike dhe ushtarake, kancelari i ri gjerman Friedrich Merz ka konfirmuar se Ukrainës i është dhënë drita jeshile për të përdorur armët perëndimore edhe brenda territorit të Rusisë, duke i dhënë një tjetër dimension luftës që po vazhdon prej më shumë se tre vitesh.

Gjatë një konference në Berlin të hënën, Merz tha:

“Nuk ka më absolutisht asnjë kufizim në rrezen e veprimit për armët që i dorëzohen Ukrainës, as nga Britania, as nga Franca, as nga ne, as nga amerikanët… Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbrohet duke sulmuar pozicione ushtarake edhe në Rusi.”

Deklarata vjen në një moment kur Perëndimi po përpiqet të ushtrojë më shumë presion mbi Kremlinin, pas një vale të re sulmesh me drone nga Moska kundër Ukrainës, që përbën ofensivën më të madhe që prej fillimit të luftës.

Nga Uashingtoni, presidenti amerikan Donald Trump shprehu zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe vonesat në përpjekjet për të arritur një armëpushim. Kremlini e quajti këtë “reagim emocional”, duke theksuar se sulmet ndaj Ukrainës janë të justifikuara si përgjigje ndaj agresionit.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha për agjencinë ruse TASS:

“Fillimi i procesit negociues, për të cilin pala amerikane bëri përpjekje të mëdha, është një arritje shumë e rëndësishme dhe jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve, ndaj presidentit Trump.”

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Vietnam, deklaroi se Trump “po fillon të kuptojë gënjeshtrat e Putinit” dhe shtoi:

“Shpresoj që zemërimi i presidentit amerikan ndaj Putinit të shndërrohet në veprim.”

Përmes një reagimi të menjëhershëm, Kremlini e cilësoi vendimin për të lejuar Ukrainën të godasë thellë në territorin rus si një “vendim të rrezikshëm”, që shkon në kundërshtim me aspiratat për një zgjidhje politike.

Sipas burimeve të agjencisë Bloomberg, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Berlinin të mërkurën, në një vizitë ku pritet të diskutohen hapat e ardhshëm në bashkëpunimin ushtarak dhe strategjik.

Ndërkohë, kancelari Merz, që mori detyrën këtë muaj, theksoi:

“Qeveria ime do të bëjë çfarë të jetë e mundur për të ruajtur mbështetjen ushtarake për Kievin.”

The post Tensione në Evropë/ Gjermania dhe aleatët japin dritën jeshile: Ukraina mund të godasë objektiva në territorin rus appeared first on Sot News | Lajme.

Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës

By: user 5
17 May 2025 at 15:44

BE-ja i bëri thirrje kryeministrit në largim, Albin Kurti të shmangë masat përshkallëzuese. Kërkohet që Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive në implementimin e marrëveshjes për normalizimin.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime pas operacioneve të fundit të autoriteteve të Kosovës, të cilat mbyllën disa zyra të shërbimeve publike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që përfshijnë kompanitë që ofrojnë ujë të pijshëm dhe shërbime bazike për komunitetet lokale.

Këto veprime BE-ja i cilësoi “si veprime që rrezikojnë të rrisin tensionet ndëretnike dhe dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës”. Ky reagim i BE-së vjen pikërisht në kohën kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi para liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta dhe dëshpëruese për qytetarët.

Marrja nën kontroll e disa objekteve në veri

Ditët e fundit, autoritetet e Kosovës morën nën kontroll disa objekte në veri të Kosovës të cilat shfrytëzoheshin në kuadër të sistemit të Serbisë. U morën nën kontroll Shërbimi Nacional për Punësim, ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, palestra sportive, muzeu i qytetit dhe disa institucione të tjera. Për BE operacionet, inspektimet dhe mbylljet e fundit nga policia në Kosovë rrezikojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale.

BE tërheq vëmendjen se kjo “minon imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, duke përmendur në mënyrë të veçantë operacionin për marrjen nën kontroll të “Ujësjellësit Ibër” në Mitrovicën e Veriut dhe për mbylljen e fabrikës së ujit në Zubin Potok.

Sipas BE-së, “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve”. “Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë t’i ndalin këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin masat përshkallëzuese”, thuhet më tej në reagimin e BE-së.

Më tej thuhet se “Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen me konstruktivitet në implementimin e marrëveshjes për normalizim dhe implementimin e aneksit, si dhe të marrëveshjeve të tjera pa vonesa dhe pa parakushte”, duke përmendur në mënyrë të veçantë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Aksionet e pakoordinuara shkak i masave ndëshkuese

Ishin pikërisht aksionet e pakoordinuara në veri që bënë që Bashkimi Evropian të vendosë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas një tensionimi të situatës në këtë pjesë të vendit. BE-ja vazhdon t’i mbajë ato masa, duke konsideruar se qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri.

Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk pajtohet me vazhdimin e këtyre masave, të cilat ajo po i cilëson “shumë të padrejta”. “Nuk ka asnjë shpjegim të qartë pse këto masa vazhdojnë. Për këtë arsye, edhe një herë i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij të marrin vendimin e guximshëm për t’i hequr këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë”, u shpreh Presidentja Osmani, para liderëve evropianë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë. Ajo u rikujtoi atyre se, siç thotë, “97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë”, duke argumentuar se “Kosova, shteti më i përafruar me Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe të sigurisë, megjithatë është i vetmi vend në tryezën e samitit që mbetet nën masa ndëshkuese nga vetë BE-ja.

“Emigrimi lidhet edhe me erozionin e shpresës dhe besimit brenda shteteve. Duhet të investojmë për të rritur shpresën, veçanërisht tek të rinjtë. Por si mund të flasim për rritje të shpresës, kur vendet që janë 100% të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si Kosova, ndëshkohen me masa kufizuese?”, tha Osmani. Presidentja e Kosovës u tha liderëve evropianë se “mbajtja e masave ndaj Kosovës nuk është shenjë force strategjike, por e konfuzionit”, dhe se, sipas saj, “Bashkimi Evropian ka nevojë për një vendim të guximshëm për të forcuar shpresën, jo për ta zbehur atë”. /DW

The post Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Tensione në Eurovision! Ndërpritet prova e Izraelit mes protestash pro-Palestinës në arenën e Bazelit

By: M C
15 May 2025 at 21:34

Tension në arenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, ku gjatë provave për gjysmëfinalen e dytë u ndërpre performanca e përfaqësuesit të Izraelit, Yuval Raphael, pas ndërhyrjes së protestuesve pro-palestinezë.

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 majit, kur disa persona me flamuj të Palestinës dhe fishkëllima hynë në arenë gjatë provës zyrtare. Sipas deklaratës së transmetuesit publik zviceran SRG SSR, “gjashtë persona, mes tyre edhe një familje, penguan provën duke protestuar. Stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë dhe i largoi nga salla”.

Organizatorët falënderuan pjesëmarrësit dhe stafin për mirëkuptimin dhe konfirmuan përkushtimin e tyre ndaj një mjedisi të sigurt, neutral dhe gjithëpërfshirës, ku respektohen të gjithë.

Pjesëmarrja e Izraelit këtë vit ka qenë objekt debatesh dhe thirrjesh për përjashtim për shkak të luftës në Gaza. Yuval Raphael, përfaqësuesja izraelite, është një e mbijetuar e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën rreth 1.200 persona – fakt që ka nxitur diskutime të mëtejshme rreth pjesëmarrjes së saj.

Masat e sigurisë për edicionin e këtij viti janë shtuar ndjeshëm, me mbi 1.300 oficerë policie dhe ekspertë të ushtrisë e sigurisë kibernetike në gatishmëri. Po ashtu, janë vendosur rregulla të reja mbi flamujt e lejuar në skenë dhe në “green room”, ku lejohet vetëm flamuri kombëtar. Kjo ndalon në mënyrë efektive flamurin e komunitetit LGBTQ+, por jo në zonat publike të arenës.

Megjithëse flamuri palestinez ishte fillimisht i ndaluar, sipas burimeve nga televizioni danez DR, ai do të lejohet brenda në arenë, duke shtuar një tjetër element delikat në atmosferën tashmë të tensionuar të Eurovision 2025.

The post Tensione në Eurovision! Ndërpritet prova e Izraelit mes protestash pro-Palestinës në arenën e Bazelit appeared first on Albeu.com.

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

By: V K
14 May 2025 at 15:05

Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je.

Sipas tij, vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.

Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit, ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.

Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime.

The post Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit appeared first on Albeu.com.

Denoncuan vjedhjen e votave, policia largon me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia

By: Besnik
13 May 2025 at 15:08

Një incident dhe tensione janë shënuar në KZAZ 40 në Tiranë ku vëzhguesit e Partisë Mundësia kanë denoncuar se votat e tyre po vidhen ndërsa zyrtarët e KZAZ kanë urdhëruar largimin e tyre.

Me të marrë këtë urdhër policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia.

Ky incident ndodhi pasi vëzhguesit kërkuan sqarime pasi 7 fletë votimi të Partisë Mundësia u cilësuan si të pavlevshme.

Vëzhguesit thonë se po i shpallin të pavlevshme votat e rregullta për Partinë Mundësia të cilat janë të pajisura me të dy vulat e rregullta të komisionit, por po kontestohen për shkak të ngjyrës së ndryshme, gjë që sipas tyre po përdoret si pretekst për t’i shpallur të pavlefshme dhe për t’i nxjerrë jashtë loje.

Zyrtarët e KZAZ thanë se këto vota u shpallën të pavlevshme pasi fleta e votimit kishte një ngjyre më ndryshe nga normalja.

Po ashtu, policia ka larguar edhe vëzhguesit e partive të tjera, duke boshatisur sallën e numërimit në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” Tiranë,

Në të njëjtën kohë, është urdhëruar largimi edhe i përfaqësuesve të mediave nga ambienti.

I pranishëm në këtë KZAZ ishte dhe kryetari i Partisë mundësia Agron Shehaj, i cili iu drejtua nënkryetarit të KZAZ nr. 40, duke i thënë: “Na thanë se 7 vota të Partisë Mundësia, janë shpallur të pavlefshme. Pas kësaj, na thanë që nuk janë 7, por vetëm 3. Po kërkojnë të shpallin të pavlefshme votat tona. Kërkojmë t’i shohim, por nuk na i tregojnë. Mund ta kuptojmë arsyen pse janë shpallur të pavlefshme dhe gjithashtu, na keni dhënë një urdhër për të na nxjerrë jashtë.”

Nënkryetari i KZAZ-së u përgjigj: “Ne kemi dhënë urdhër për të larguar personat problematikë. Në tavolinën e numërimit, numër 4, konstatuam disa fletë votimi që kishin ngjyra ose formate të tjera nga ato të zakonshmet. Ato fletë votimi i përkisnin Partisë Mundësia dhe ishin gjithsej 7, por u veçuan 3 prej tyre për shkak të të formatit dhe ngjyrës që e kishin pak të ndryshme. Subjekti mund të bëjë ankesë dhe ato mund të rivlerësohen nga KQZ.”

Shehaj reagoi: “Po hiqni votat e Partisë Mundësia sepse nuk ju pëlqen që ato fletë kanë kryqin për Partinë Mundësia. Nuk mund të quhen të pavlefshme vetëm sepse nuk ju pëlqen fleta e votimit. Po vidhen votat e qytetarëve dhe do të mbani përgjegjësi për këtë. Po bëni një vepër penale.”

Nga ana tjetër, nënkryetari i KZAZ nr. 40 u shpreh: “Të gjithë vëzhguesit do të nxirren jashtë, pasi po pengojnë procesin e numërimit të votave.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Denoncuan vjedhjen e votave, policia largon me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia appeared first on Euronews Albania.

Tensione te KZAZ 32, Agron Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën: Zoti ministër pse fshihesh? Mos fusni duart te kutitë (VIDEO)

By: V K
13 May 2025 at 07:35

Debate me tone të forta te KZAZ 32 mes kreut të “Mundësia”, Agron Shehajt dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Raportohet se shkak për tensionet u bë urdhri i komisionit për të nxjerrë nga KZAZ kandidaten Barbara Doda. Shehaj akuzoi ministrin Hoxha, se ishte ai që dha urdhrin që të largonin Dodën.

 

Shehaj dëgjohet teksa porosit socialistët që të mos fusin duart te kutitë pasi do të përballen me ligjin.

Agron Shehaj: Mos fusni duart te kutitë, do përballeni me ligjin. Zotëri ministër, tregoju qytetarëve se çfarë ndodh këtu? Ju e dhatë urdhrit që të largonit një kandidate nga qendra e numërimit sepse po kërkonte të drejtën e saj? Zoti ministër pse fshihesh?

Ervin Hoxha: Po bëhesh i rëndësishëm se po bëhesh deputet…

Agron Shehaj: Je fshehur e…

The post Tensione te KZAZ 32, Agron Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën: Zoti ministër pse fshihesh? Mos fusni duart te kutitë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌