Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” për në 2 shtator/ Shkak mungesa e avokatit të Nuredin Dumanit

By: Rovena
17 July 2025 at 10:31

Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” për në 2 shtator. Shkak mungesa e avokatit Artan Simoni që mbron bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë.

Dumani është i pari në listën e SPAK si autor i 9 vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe 3 episode të vjedhjeve me dhunë.

Në këtë proces, SPAK ka 3 persona të penduar. Fillimisht për ngjarjet rrëfeu Nuredin Dumani, pas tij u pendua edhe Erion Alibej dhe Skerdi Tase, i cili ka dëshmuar në seancë pak ditë parë./abcnews.al

Përplasje e ashpër në gjyqin e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën pas debatit

By: fra nc
10 July 2025 at 13:56

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për të vënë në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, por vetëm për faktet që lidhen drejtpërdrejt me çështjen “Plumbi i Artë”. Ndërkohë, u rrëzua kërkesa e mbrojtjes për të pasur akses në dëshmitë e plota të të dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë edhe për ngjarje të tjera jashtë kësaj dosjeje.

Ky vendim shkaktoi reagime të forta nga avokatët, Gentian Rumano, i cili mbron Henrik Hoxhën dhe Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, të cilët mbrojnë Altin Ndocin. Ata kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit gjyqësor, deri në marrjen e një vendimi nga një gjyqtar tjetër për kërkesën e tyre.

Megjithatë, jo të gjithë avokatët iu bashkuan këtij qëndrimi; një pjesë e mbrojtjes kërkoi vijimin e procesit, duke argumentuar se seancat e fundit kanë mbetur në vendnumëro.

Prokurorja Doloreza Musabelliu i kërkoi trupës gjykuese të vijonte seancën pavarësisht kërkesës për dorëheqje, por situata u tensionua pas debateve mes prokurorit Behar Dibra dhe avokatit Gentian Rumano. Ky i fundit e braktisi sallën në mënyrë demonstrative, duke sjellë shtyrjen e seancës.

Në këto rrethana, GJKKO vendosi ta shtyjë gjyqin për më 15 korrik, ora 10:00, dhe pezulloi afatet e paraburgimit për personat e akuzuar. Këtë të enjte ishte planifikuar të dëgjohej dëshmia e bashkëpunëtorit të tretë të drejtësisë, Skerdi Tase.

The post Përplasje e ashpër në gjyqin e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën pas debatit appeared first on Euronews Albania.

“Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e…

10 July 2025 at 14:04

Përplasja nisi pas refuzimit nga ana e trupit gjykues për të pranuar kërkesën e mbrojtjes që të vihej në dispozicion i plotë procesverbali i deklarimeve të një tjetër të penduari, Erion Alibej, nga viti 2022.

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” u ndërpre sërish, për të katërtën herë radhazi, pasi nuk u arrit të merrej dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi. Seanca u zhvillua mes tensioneve të forta, debateve dhe fyerjeve mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Avokatët e Henrik Hoxhajt dhe Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, duke i cilësuar anëtarët e saj si të njëanshëm. Situata në sallën e gjyqit precipitoi më tej kur prokurori Behar Dibra ndërhyri me tone të ashpra.

“A mund ta ndërprisni se nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti!”, u shpreh prokurori Dibra, duke iu drejtuar avokatit Gentian Rumano, i cili këmbëngulte në kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese.

Rumano reagoi menjëherë, duke theksuar: “Ju sapo konsumuat një vepër penale”. Më pas ai braktisi sallën, ndërsa gjykata ndërhyri për të qetësuar situatën. Për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor për të pandehurin Henrik Hoxhaj, seanca u ndërpre dhe u shty për ditën e martë.

The post “Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e… appeared first on Sot News | Lajme.

“Plumbi i Artë”/ Sërish përplasje në seancën e sotme në GJKKO

By: Ela
3 July 2025 at 12:38

Kërkesa e përsëritur e avokatëve për të pasur në dispozicion disa deklarime të vitit 2022 të të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, në gjykimin e dosjes “Plumbi i artë” shkaktoi tensione edhe në seancën e sotme në GJKKO. Prokurorët vunë në dispozicion të mbrojtësve vetëm një procesverbal, të cilit i janë hequr disa faqe, ku […]

The post “Plumbi i Artë”/ Sërish përplasje në seancën e sotme në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen detaje/ Tensione te “Plumbi i artë” në GJKKO, avokatët sherr në seancë

1 July 2025 at 17:55

Për herë të dytë radhazi, procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme u ndërpre për shkak të braktisjes së sallës së gjyqit nga avokatët, të cilët u përfshinë në debate të ashpra me gjykatën dhe prokurorët e SPAK. Ata pretenduan fshehje të provave nga ana e SPAK dhe gjykim të njëanshëm e tendencioz.

Mbrojtësit kërkuan me ngulm vënien në dispozicion të akt-marrëveshjes së të penduarit Erion Alibej me SPAK, si dhe gjashtë deklarimeve të dhëna prej tij në vitin 2022, para se të bëhej i penduar. Seanca e së martës u ndërpre pas largimit të avokates Elda Zotaj, mbrojtëse e interesave të Altin Ndocit, e cila la sallën pak çaste pasi kërkoi përjashtimin nga procesi të kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj, me pretendimin për gjykim të anshëm dhe sjellje intimiduese ndaj avokatëve.

Ndërprerja e procesit bëri që të dështonte edhe marrja e dëshmisë së të penduarit të tretë në këtë çështje, Skerdi Tasi, i cili ishte ulur në karrigen e dëshmitarit dhe ishte gati të fillonte rrëfimin.

Më herët, në një seancë që zgjati mbi dy orë, mes tensionesh, tonesh të larta zëri dhe tërheqjes së vëmendjes nga gjykata ndaj palëve për mënyrën e komunikimit, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’u vënë në dispozicion marrëveshja e bashkëpunimit e Erion Alibejt dhe gjashtë procesverbalet e deklarimeve të tij në vitin 2022. Por tensioni u fashit përkohësisht, pasi gjykata nuk ndodhej në sallë.

Përkundër përplasjeve të forta gjatë procesit, situata gjatë pushimeve të seancës ishte më e qetë. Në mungesë të gjykatës dhe prokurorëve, disa nga avokatët nuk i kursyen batutat me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. Kur njëri prej tyre i tha se i kishte lënë klientin në burg, Dumani iu përgjigj: “Për atë punë, unë kam gjithë familjen në burg”, një batutë që u shoqërua me të qeshura në sallë.

Seanca e kaluar e të njëjtit proces u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të katër avokatëve, të cilët më pas u ndëshkuan me gjobë nga gjykata.

The post Zbardhen detaje/ Tensione te “Plumbi i artë” në GJKKO, avokatët sherr në seancë appeared first on Sot News | Lajme.

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

By: Ela
1 July 2025 at 13:51

Në seancën e procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, avokati Sokol Hazizaj i kërkoi gjykatës që në momentin kur të dëshmojë Erjon Alibej, të largohet nga salla i pandehuri Nuredin Dumani. Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokuroria dhe vetë Dumani. Gjykata vendosi që gjatë dëshmisë së Alibej, Dumani mund të qëndrojë në sallë. Nga ana tjetër, […]

The post “Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë” appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

By: Elva
1 July 2025 at 13:39

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), seanca e sotme për dosjen “Plumbi i Artë” u shoqërua me debate të forta, kryesisht në lidhje me marrjen në dorëzim të 6 akteve hetimore që përfshijnë dëshmitë e Erjon Alibejt para prokurorëve. Në këtë proces, tre persona janë bashkëpunëtorë të drejtësisë: Nuredin Dumani, […]

The post Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022 appeared first on BoldNews.al.

Tensione në gjyqin për “Plumbin e Artë”/ Përplasje mes avokates dhe prokurorëve

By: user7
1 July 2025 at 14:11

Seanca e procesit gjyqësor “Plumbi i Artë” është shoqëruar sot me tensione. Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj ka braktisur seancën pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.

Zotaj akuzoi Tahirajn se merr vendime pa u konsultuar me anëtarët e tjerë të trupës dhe merr parasysh vetëm kërkesat e organit të akuzës. Si pasojë u vendos ndërprerja e seancës gjyqësore.

Lidhur me këtë, prokurori i SPAK, Behar Dibra, kërkoi që avokatja Zotaj të zëvendësohet, pasi sipas tij kërkesat e saj janë të pabazuara dhe po shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të seancave.

“Duhet të merret një vendim për të zëvendësuar avokaten, qoftë kryesisht. Kjo është bërë shkak për ndërprerjen e seancës për herë të disatë,” deklaroi Dibra.

Prokurorja Doloreza Musabelli e cilësoi gjithashtu kërkesën e Zotajt si të pabazuar ligjërisht dhe kërkoi që të caktohet masa maksimale ndaj avokates, si dhe që Dhoma e Avokatëve të njoftohet për rastin. Ajo kërkoi gjithashtu ndërprerjen e seancave për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore për të pandehurin Altin Ndoci. Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi zëvendësimin e avokates Elda Zotaj me avokaten Pranvera Doci.

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro. Erjon Alibej gjithashtu është bashkëpunëtor i drejtësisë.

The post Tensione në gjyqin për “Plumbin e Artë”/ Përplasje mes avokates dhe prokurorëve appeared first on Lapsi.al.

“Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, avokatët braktisin sallën, për çfarë u debatua

1 July 2025 at 13:59

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Burime bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e gjyqit, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u bënë avokatët, të cilët braktisën sallën e gjyqit.

Mësohet se salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.

Zotaj u largua nga salla pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e paanshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve.

Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej, si edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.

Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën.

The post “Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, avokatët braktisin sallën, për çfarë u debatua appeared first on Sot News | Lajme.

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve, braktiset salla

By: Ela
26 June 2025 at 12:38

Seanca e radhës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” u shoqërua me tensione të forta mes avokatëve dhe prokurorëve, që kulmoi me braktisjen e sallës nga disa prej avokatëve. Në seancën e së enjtes avokatët duhet t’i drejtonin pyetje të penduarit Erion Alibej. Avokatët nga ana e tyre kërkuan që t’ju vihen në […]

The post “Plumbi i Artë”/ Përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve, braktiset salla appeared first on BoldNews.al.

Dështon seanca e radhës me dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, mungojnë avokatët

12 June 2025 at 11:09

Ka dështuar seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”, e cila do të vijojnte me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të disa prej të pandehurve. Në vijim të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, gjykata ka vendosur të […]

The post Dështon seanca e radhës me dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, mungojnë avokatët appeared first on BoldNews.al.

Vr*sja e vëllezërve Haxhia, dëshmia e Erion Alibejt në gjyq

By: user7
10 June 2025 at 12:34

Në seancën e radhës të procesit “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej vijoi me dëshmitë për aktivitetin kriminal.

Ai pranoi se kishte paguar 100 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe kishte blerë armë nga një person i njohur si “Hoxha”, me çmime që varionin nga 500 deri në 3500 euro.

Kontaktet me “Hoxhën” i kishte ndërmjetësuar Sander Baho.

Alibej tregoi se pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, kishte qenë në kontakte të rregullta me Nuredin Dumanin, me të cilin diskutonte për aktivitetet e Talo Çelës dhe objektiva të mundshëm si Altin Ndoci. Ai përmendi edhe Henrik Hoxhën, të cilin nuk e njihte personalisht, por dinte që i referoheshin me pseudonimet “Kusho” dhe “Nipi”.

Sipas dëshmisë, Alibej kishte siguruar një makinë Toyota të vjedhur në Shijak dhe së bashku me armë ia kishte dorëzuar Dumanit në Rrogozhinë, ku ishte i pranishëm edhe Klevis Alla. Për të fituar besimin e Dumanit, ai i kishte dërguar më pas edhe 150 mijë euro të tjera.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej pohoi se i kishte dhënë Dumanit dy kallashnikovë dhe një pistoletë. Plani kishte qenë të vriteshin Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, por përfundimisht u vra edhe Viktor Haxhia, i cili ndodhej rastësisht në makinë. Ai sqaroi se autorët nuk e kishin ditur që viktima ishte Viktor, pasi mendonin se në makinë ishte Altin Ndoci, i cili kishte zbritur më parë.

Dëshmia e Alibej: Per Dorjan Shkozen kam paguar 100 mije euro, nga hoxha jan bler disa arme, varionin cmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhen” i kishte Sander Baho. Me nuredin dumanin jam takuar pas vrasjes se vellezerve Haxhia. Por me nuredinin isha ne kontakt te vazhdueshem, Henrik Hoxhen se njifja vetem kam degjuar qe kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” qe i drejtohej Klevis Allës. Me Nuredinin flisja per Talo Çelën qe pas vrasjes se Dorjan Shkozes do u bente i gjalle apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin per Altin Ndocin, ky shkonte shpesh ne durres tek vellezerit Haxhia. Klevis Alla kishte pa nje dit Talon tek shpia e vellezerve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.

Nuredini eshte angazhu me qen i pergatit me “cunat e fush-krujes”, por emrat e tyre si dija. Ne sky eç me shkuan plarent dervishi, kam pas kontakt me te, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Platenti me tha “mbohet qefi qe e ke gjet talo celen”, un u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova qe platenti kishte shum muabet me Festim Qolin. Kishim nje makin tojota te vjedhur qe e kisha ble ne shijak, ja dhash nuredinit dhe armet qe ai donte, ja dhash tek pazari i rrogozhines, ishte me klevis allen kur e mori, me pas nuredini kerkoji dhe 50 mije euro, ja cova me nje mikun tim dhe i cova 150 mije per te vijuar. Kete e bera qe dhe nuredini te shikonte qe un kisha lek dhe te kishte besim.

Per vrasjen e vellezerve Haxhia i kam dhene Nuredinit 2 kallash dhe 1 pistolete mesa kujtoj, ca me kerkonte ja jepja. Armet ja dhash bashk me makinen, plani ishte per te vrare Altin Ndocin dhe Besmir Haxhine, jo Viktorin. Doli shpejt ne tv lajmi qe e mora vesh, edhe ne lajme qe u gjet e braktisur tojota, i thash nuredinit pse shenja gjaku ne makine, me tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat esht lendu me kemb “kusho”. Pastaj u shoqeru “nipi” ne polici dhe nuredini mtha “mduket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte mar vesh nga komshijte, nga “miri pojes” qe nuredini e kishte mik.

The post Vr*sja e vëllezërve Haxhia, dëshmia e Erion Alibejt në gjyq appeared first on Lapsi.al.

“Ura lidhëse ishte Arlind Bushati”/ Dumani tregon paktin me Behar Bajrin

18 April 2025 at 11:21

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, ka dëshmuar në gjykatë lidhur me dosjen “Plumbi i artë”, duke zbuluar detaje të reja mbi lidhjet e tij me persona të botës së krimit.

Ai përmendi Behar Bajrin, të cilin e kishte njohur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, një prej viktimave të masakrës së Dobraçit.Dumani ka rrëfyer se kishte zhvilluar takime me Bajrat për të organizuar një goditje ndaj Dorjan Duli dhe Genc Tafilit, duke i dhënë atyre mbi 1 milion euro për këtë marrëveshje.

“Elton Basha është një mik i imi dhe është nga Burreli. Rrinte në Durrës dhe kam 15 vite që e njoh. Në telefon e kam pas rregjistru me emrin ‘Bisha’. Me Behar Bajrin kam komuniku nëpërmjet Elton Bashës dhe nëpërmjet Arlind Bushatit. Çova Eltonin me një djalë tjetër në takim me Bajrat, këta të fundit shkojnë 10 veta me armë. Behar Bajri më kërkoi për të bërë goditje për Dorjan Dulin dhe Genc Tafilin dhe i kam dhënë mbi 1 mln e gjysmë euro. Ramë dakord për këtë marrëveshje. Nuk morëm asnjë lloj iniciative. Behar Bajrit i kam kërku Talo Çelën. Kishte thashetheme që Talo Çela rrinte te Suel Çela, por jo gjëra të vërteta. Me Behar Bajrin kam komuniku me SKY ECC,”-ka rrëfyer Dumani gjatë seancës në GJKKO.

Arlind Bushati, një nga viktimat e masakrës së Dobraçit, dyshohet se kishte lidhje të mëparshme me grupin e Bajrave.Ai kishte tradhtuar shokët e tij, duke i nxjerrë ata në pritë në momentin e atentatit.

Në kohën e sulmit, Bushati ndodhej në makinë me persona që ishin kundërshtarë të Bajrave dhe për të cilët dyshohet se kishte bashkëpunuar, duke tradhtuar grupin e tij të mëparshëm. Gjatë atentatit, ai humbi jetën së bashku me dy kalimtarë të pafajshëm.

Në atentatin e Dobraçit, ishin të përfshirë edhe Hamza Lici dhe Ibrahim Lici, që ishin pjesë e familjes kundërshtare të Bajrave.

The post “Ura lidhëse ishte Arlind Bushati”/ Dumani tregon paktin me Behar Bajrin appeared first on Sot News | Lajme.

“Plumbi i Artë”/ Tension në seancën e Nuredin Dumanit, avokati braktis sallën

17 April 2025 at 12:12

Këtë të enjte është zhvilluar gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, një gjyq që është shoqëruar me tensione gjatë seancës.

“ABC News” mëson se avokati Ilirian Duzeni ka braktisur sallën, pasi Nuredin Dumani i është drejtuar duke i thënë: “Je në ofertë”.

Pas kësaj avokati i cili e ka cilësuar presion është shprehur gjithashtu se është një kërcënim i pastër dhe se sipas tij, Prokurori i SPAK “bën sehir dhe se nuk reagon”.

Në një tjetër reagim të tij, avokati ka sqaruar se në një situatë të tillë këto mesazhe janë të vështira dhe se duhet t’i tërhiqet vëmendja. Gjithashtu ka kërkuar që seanca të shtyhet.

“Ndoshta reagova gabim me para që u largova, por duhet ti tërhiqet vëmendje. Nuk mund të tallesh qofte edhe për shaka apo për tu tallur jemi përfaqësues ligjor. Prekem se mu drejtua personalisht. Unë se përballoj dot se ai është trim unë frikacak. Kemi të bëjmë me jetë njerëzish. Kërkojmë të tërhiqemi dhe seanca duhet të shtyhet, kryetari i dhomës së avokatit në atë që folëm vendosëm që të tërhiqemi. Nuk i përballojmë dot këto mesazhe që na jepen në seancë gjyqësore”, ka thënë ndër të tjera avokati.

/abcnews.al/

“Në Kosovë qëndrova deri natën që i ra Rusia-Ukrainës”/ Rrëfehet Nuredin Dumani

17 April 2025 at 12:36

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë në kuadër të dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij përpara trupës gjykuese, prokurorëve dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të enjte, Dumani ka treguar detaje të reja për komunikimet e tij me të pandehurin Erion Alibej, si dhe për periudhën kur ai ndodhej në kërkim për vrasje dhe u largua në Kosovë, për të shmangur ndjekjen nga autoritetet shqiptare.

Avokati, Genti Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim?

Nuredin Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në doganë. Unë isha pasagjer. Ishim tre vetë, të tre në kërkim, vetëm makina nuk ishte në kërkim.

Avokati, Genti Rumano: Sa qëndrove atje?

Nuredin Dumani: Nuk e mbaj mend si kohë, por kam qëndruar deri natën që i ra Rusia-Ukrainës.

Avokati, Genti Rumano: Sa i ke premtuar Henrikut për vrasjen e Mashës?

Nuredin Dumani: I kam premtuar 150 mijë euro. I dhashë 10 mijë euro paradhënie.

Henrik Hoxha nga kafazi: Është marrë porosia për djalin e Lulëzim Mashës. Nuk u gjend ai dhe pastaj shkoi porosia për Lulëzim Mashën, që ai të vinte tek varrimi.

Porosia ishte nga sakati, Alëksandër Baho.

Avokati, Genti Rumano: Ishe në Kosovë kur i dhe këtë porosi Henrikut?

Nuredin Dumani: Po, në Kosovë. Nuk mbaj mend me çfarë fola me të. Aplikacionin Matrix e kam marrë kur ka dalë. Në sky kam pasur pseudonimet “Alkatraz”, “covid19” dhe “Toto Rina”. Këto edhe në Matrix.

The post “Në Kosovë qëndrova deri natën që i ra Rusia-Ukrainës”/ Rrëfehet Nuredin Dumani appeared first on Sot News | Lajme.

“Të fus në listë”/ Tensione në seancën e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën: Nuredin Dumani më kërcënoi

17 April 2025 at 12:22

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione të forta këtë të mërkurë, pasi avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, ka braktisur sallën duke akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, për kërcënim.

Në mes të seancës, Dyzeni ngriti zërin duke deklaruar: “Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë ‘të fus në listë, je në ofertë’”.

Avokati u largua menjëherë nga seanca, ndërsa situata ka krijuar kaos të përkohshëm në gjykatë. Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta. Ai kërkoi ndërhyrjen e prokurorit dhe marrjen e masave ndaj Dumanit, i cili është një nga dëshmitarët kyç në këtë proces dhe ka dhënë rrëfime për disa grupe kriminale në vend.

The post “Të fus në listë”/ Tensione në seancën e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën: Nuredin Dumani më kërcënoi appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja “Plumbi i Artë”/ Xhulian Hoxha dëshmon në gjyq: Ja kush e porositi vrasjen e Kastriot Kilës

8 April 2025 at 11:21

Vijon procesi përr dosjen “Plumbi i Artë”, ku në Gjykatën e Posaçme ka dhënë deklarime një nga të pandehurit, Xhulian Hoxha që ka replikuar me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej.

“Ne një nga takimet që kam patur me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës, Otit. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen e Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela. Motivi ishte sepse Ot Kila kishte marrdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibejt”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i drejtësisë, Alibej dhe avokati i tij e cilësuan këtë deklarim si trillim dhe i kërkuan gazetarëve të pranishëm në sallë të tregohen të kujdesshëm me informacionet që përcjellin.

“Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona”, u shpreh Alibej.

” Pse të dogji ty o Erjon, Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty”, shtoi Hoxha.

The post Dosja “Plumbi i Artë”/ Xhulian Hoxha dëshmon në gjyq: Ja kush e porositi vrasjen e Kastriot Kilës appeared first on Sot News | Lajme.

“Plumbi i Artë”/ Xhulian Hoxha dëshmon në gjyq: Erjon Albej porositi vrasjen e Kastriot Kilës

By: Re Nato
8 April 2025 at 11:14

Vijon procesi  përr dosjen “Plumbi i Artë”, ku në Gjykatën e Posaçme ka dhënë deklarime një nga të pandehurit, Xhulian Hoxha që ka replikuar me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej.

“Ne një nga takimet që kam patur me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës, Otit. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen e Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela. Motivi ishte sepse Ot Kila kishte marrdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibejt”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i drejtësisë, Alibej dhe avokati i tij e cilësuan këtë deklarim si trillim dhe i kërkuan gazetarëve të pranishëm në sallë të tregohen të kujdesshëm me informacionet që përcjellin.

“Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona”, u shpreh Alibej.

” Pse të dogji ty o Erjon, Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty”, shtoi Hoxha./abcnews.al

Shtyhet seanca për Nuredin Dumanin në GJKKO, zbulohet shkaku

1 April 2025 at 11:33

Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej seanca e radhës me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili iu përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i Artë”. Por, seanca është shtyrë për shkak se mungonte avokati i të pandehurit Henrik Hoxhaj, ndërsa mbrojtësi ligjor i caktuar […]

The post Shtyhet seanca për Nuredin Dumanin në GJKKO, zbulohet shkaku appeared first on BoldNews.al.

Nuredin Dumani vijon rrëfimet në GJKKO: Nuk i jam përgjigjur të korruptuarve Ajazi, Vocaj e Çipa

By: V K
25 March 2025 at 11:47

Në seancën e kësaj të marteje të dosjes “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka vijuar të dëshmojë para avokatëve të të pandehurve.

Radhën për të bërë pyetje në seancën e sotme e kishte avokatja e Altin Ndocit.

Nuredin Dumani:Në momentin e ndalimit më kanë marrë në pyetje drejtori i Elbasanit dhe unë nuk i jam përgjigjur të korruptuarve. Fillimisht më kanë çuar në spital të Fierit dhe pastaj te “Ushtaraku” (Në Tiranë)!

Të pasnesërmen më kanë ardhur Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Çipa, drejtori i Policisë Elbasan. Nuk kam firmosur asgjë. Pas arrestimit, deklarimin tim të parë e kam bërë te spitali i burgut dhe aty kam firmosur”.

The post Nuredin Dumani vijon rrëfimet në GJKKO: Nuk i jam përgjigjur të korruptuarve Ajazi, Vocaj e Çipa appeared first on Albeu.com.

❌
❌