Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lumas ‘në shënjestër’/ Gjykata kërkon dëshmitë e banorëve për ujësjellësin e ndërtuar nga Kuçova

6 July 2025 at 17:19

Një vendim gjyqësor i gjykatës së Beratit, ka urdhëruar prokurorinë e këtij qyteti të kryejë veprime hetimore shtesë lidhur me një kallëzim të depozituar nga banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, për punimet e paligjshme të kryera në funksion të ndërtimit të një ujësjellësi.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Ardiola Çela, e cila gjatë shqyrtimit të dosjes penale me nr. 814 të regjistruar për “Shkatërrim të pronës”, urdhëroi prokurorinë e Beratit që të tërhiqte mbrapsht aktet hetimore, duke vijuar hetimet e mëtejshme.

Në vendimin e saj gjyqtarja ka urdhëruar dy prokuroret Denisa Perdja dhe Aida Yzeiraj, duke plotësuar 3 pika kryesore, detyra këto që ja ka lënë gjyqtarja e çështjes.

Sipas gjykatës brenda një kohe 3 mujore, prokuroret e Beratit duhet të pyesin dhe marrë deklarimet e të gjithë personave banorë të fshatit Lumas, që pretendojnë se janë dëmtuar në pronat e tyre, për lidhur me zbatimin e projektit të ndërtimit të Ujësjellësit.

Detyra e dytë që gjykata e vendos prokurorisë, është të verifikojë në terren pretendimet e banorëve të fshatit Lumas, duke caktuar një ekspert të fushës, i cili duhet të saktësojë nëse projekti është zbatuar sipas miratimit të tij dhe nëse ka devijimi ose jo.

Ndërsa detyra e tretë e lënë nga gjykata e Beratit, është që prokuroria duhet të përcaktojë nëse ka tuba të hequra apo gërmime që kanë sjellë dëm në shkatërrimin e pronave.

Të trija këto detyra tashmë duhet të përmbushen nga ana e prokurorisë së Beratit,e cila prej vitit 2021 ka hapur një dosje penale me Nr.814 për akuzën e “Shkatërimit të pronës”.

Kallëzimi është kryer nga banorë të fshatit Lumas, të cilët kanë shfaqur pakënaqësi mbi formën dhe mënyrën se si po ndërtohet ky ujësjellës, pasi jo vetëm po prish pronat e tyre, por shkatërron dhe Kanionin e Lumit të Sinecit.

Por prokuroria e Beratit nuk e ka hetuar plotësisht këllëzimin e banorëve të Lumasit, duke u mjaftuar vetëm me një kthim përgjigje nga ana e bashkisë Kuçovë dhe më pas ka vendosur ti kërkojë gjykatës pushimin e dosjes penale.

Kërkesa për pushimin e çështjes është depozituar në gjykatë, në një kohë kur asnjë nga banorët kallëzues nuk ishte marrë në pyetje nga prokuroria e Beratit.

Nisur nga kjo situatë, gjykata e Beratit, ka vendosur të kthejë çështjen për rihetim, duke lënë 3 detyra kryesore për prokurorinë.

The post Lumas ‘në shënjestër’/ Gjykata kërkon dëshmitë e banorëve për ujësjellësin e ndërtuar nga Kuçova appeared first on Sot News | Lajme.

“Ndodhi vetëm një herë”/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën, zbardhet dëshmia e 12-vjeçares: Që kur isha 5 vjeç…

1 July 2025 at 11:46

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi u akuzua nga e bija vetëm 12-vjeç, se e kishte përdhunuar.

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura. Pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve, 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se e njëjta gjë ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e dhunës seksuale, në Tiranë, “Lilium”.

The post “Ndodhi vetëm një herë”/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën, zbardhet dëshmia e 12-vjeçares: Që kur isha 5 vjeç… appeared first on Sot News | Lajme.

Pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme, deputeti Flamur Noka del i qetë nga ambjentet e SPAK: Më thirrën për…

27 June 2025 at 11:27

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Flamur Noka:

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar Akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke i bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”.

The post Pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme, deputeti Flamur Noka del i qetë nga ambjentet e SPAK: Më thirrën për… appeared first on Sot News | Lajme.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them!

By: Oldi
13 June 2025 at 09:47

Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dëshiron te pyetet në lidhje me ngjarjen pasi sipas ai nuk për të thënë asgjë. “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese. Nga ana tjetër, gjykata […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them! appeared first on BoldNews.al.

Dy policë dëshmojnë për rastin “Banjska”

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Dy policë të Kosovës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, kanë dëshmuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit, gjatë seancës së dytë gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës më 9 qershor.

Seanca gjyqësore kundër tre nga 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023 – do të vazhdojë më 11 qershor, ku pritet të dëshmojnë dy të lënduarit e tjerë Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Seanca filloi mëngjesin e së hënës me dëshminë e policit Alban Rashiti, i cili ishte plagosur kur Policia e Kosovës u përball me sulm nga një grup i serbëve të armatosur natën e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë në veri të vendit. Më pas dha dëshminë edhe polici tjetër i dëmtuar, Çlirim Shaqiri.

Tre të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në seancën e parë.

Rashiti tregoi se, së bashku me disa kolegë të tij ishin mbaruar ndërrimin dhe po ktheheshin në bazën e tyre në Kushtovë nga fshati Izvor në Zveçan, kur kishin hasur në dy kamionë të ngarkuar që kishin bllokuar urën e Banjskës.

Atyre u ishte kërkuar nga baza të ktheheshin në vendin e ngjarjes, pasi ishin larguar, për të dërguar fotografi apo prova për bllokadën mbi urë, ku më vonë atyre u ishin bashkuar si përforcim edhe dy vetura me gjashtë policë, përfshirë të ndjerin Bunjaku.

Rashiti më pas tregoi se si gjatë kontrollimit të vendit të ngjarjes, “në ato momente qetësie… ndodhi një shpërthim shumë i madh qe nuk e kemi ditur nga ka ardhur edhe e kam kuptuar që jam qëlluar në krah”.

“Pastaj kanë filluar gjuajtjet me armë dhe kam parë që në anën e majtë rreshteri Bunjaku ka mbetur i plagosur në tokë, i gjakosur në fytyrë”, tregoi ai.

Ai tregoi se janë ballafaquar me zjarrin derisa u ka dalë në ndihmë një autoblindë policore.

Sipas Rashitit, grupi ka qenë i organizuar mirë, dhe me një plan. “Formacioni ka qenë ushtarak, sepse gjithçka ka qenë e koordinuar dhe ka qenë shumë afër nesh”.

“Ka pas gjuajtje me raketahedhës, duhet të jesh i kualifikuar për atë mjet”, dëshmoi ai.

Por, avokatët mbrojtës të të akuzuarve vlerësuan se dëshmitari Rashiti foli “në mënyrë të përgjithshme” për zhvillimet para dhe gjatë sulmit, pa i akuzuar drejtpërdrejt klientët e tyre.

Avokati Lubomir Pantoviq, i cili përfaqëson Blagoja Spasojeviqin, përsëriti se as në aktakuzë nuk është përshkruar saktësisht, apo në mënyrë të hollësishme se çfarë kanë bërë konkretisht tre të pandehurit gjatë sulmit, por se vetëm është përshkruar përgjithësisht ngjarja.

Avokatja Jovana Filipoviq, që mbron Dushan Maksimoviqin, tha se dëshmitari Rashiti nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë asnjë nga të pranishmit, dhe “për këtë arsye mbrojtja nuk kishte asnjë pyetje për të”.

“Të gjithë dëshmitarët e propozuar për këtë javë nuk kanë deklarata konkrete lidhur me të pandehurit, prandaj nuk presim të mësojmë ndonjë të re”, u shpreh ajo për gazetarët.

Filipoviq përsëriti se klienti i saj “nuk ka lidhje me ngjarjet në Banjskë” dhe se “ekzistojnë dëshmitarë që do të konfirmojnë alibinë e tij”.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe Çlirim Shaqiri, polici i dëmtuar gjatë sulmit.

Shaqiri tregoi se më 24 shtator ka marrë lëndime të rënda dhe se vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Ai tha se gjatë bisedës në telefon me nënkolonel Veton Elshani, kanë ndodhur dy shpërthime dhe se ka arritur t’i thotë në telefon se kanë ndodhur shpërthimet.

“Të shtënat nuk janë ndalë asnjë moment, ka qenë armatim jashtëzakonisht i rëndë”, tha Shaqiri.

Shaqiri e përshkroi momentin kur ishin munduar ta fusnin në veturë rreshterin, Afrim Bunjaku, duke thënë se kishin vështirësi ta fusin në veturë për shkak të gjuajtjeve të vazhdueshme.

“E kam vërejtur që s’ka puls”, tha ai për Bunjakun, trupin e së cilit arritën ta fusin në veturë për ta çuar në spitalin e Mitrovicës.

“Gjatë përvojës si polic nuk jam përballur asnjëherë me një sulm të tillë”, shtoi ai.

Shaqiri iu përgjigj pyetjes së avokatit të Vladimir Toliqit, i cili kërkoi të dijë se nga çfarë i ka marrë lëndimet Shaqiri gjatë sulmit.

Ai tregoi se përveç lëndimeve psikologjike ka edhe lëndime trupore.

“Kur ka ndodhur shpërthimi kam ndjerë një shtypje në kraharor. Kur kam filluar të tërheq trupin e Afrim Bunjakut kam vërejtur se dhimbja në kraharor është shumë e madh”, deklaroi ai.

Gjatë seancës së parë në prill, avokati i familjes së rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, Arianit Koci, kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve e sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau Bunjakun.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiq akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.

Gjykata theksoi në prill se gjykimi ndaj tyre duhet të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit të tyre në Kosovë.

Në seancën e parë në prill, pas deklarimit për fajësinë nga tre të akuzuarit, prokurori special Naim Abazi tha se përmes videove do të dëshmohet se sulmi ishte i paraplanifikuar dhe se grupi ishte “i mirëorganizuar”.

Gjatë shfaqjes së videove të marra nga dronët në ditën e sulmit, Abazi tha se nga sulmi kishin mbetur të dëmtuara edhe shtëpitë e qytetarëve të asaj zone.

Tre të akuzuarit i mohuan akuzat dhe pretenduan se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza.

Kush janë të pandehurit?

Në aktakuzë përmenden 45 persona:

Millan Radoiçiq, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq, Dushan Maksimoviq, Vlladimir Radivojeviq, Uglesha Jarediq, Millorad Jevtiq, Vllastimir Andriq, Aleksandar Millosavleviq, Llazar Shmigiq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Millovan Kërstoviq, Urosh Milliq, Trajko Vasiq, Danillo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçillo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zharko Cvetkoviq, Kërsto Damjanoviq, Stefan Millosavleviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Milliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Axhiq, Millosh Millenkoviq, Gjorgje Balloviq, Danijell Gjukiq, Danillo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millosh Kragoviq, Milan Nedelkoviq, Nikolla Illiq, Vlladan Illiq, RAD D.O.O. dhe Radulle Steviq.

Çfarë përmban aktakuza për rastin “Banjska”?

Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiq, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.

Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij.

Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet.

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. /rel/

The post Dy policë dëshmojnë për rastin “Banjska” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Qëlluam shtyllat e ndriçimit që të mbroheshim”/ Polici dëshmon sulmin e Banjskës: Donim të fusnim trupin e Afrim…

9 June 2025 at 14:59

Ai ka përshkruar momentin kur është larguar trupi i rreshterit Afrim Bunjaku, duke shtuar se s’kishte puls kur e futën në veturë për ta larguar. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas policit Alban Rashti, dha dëshminë e tij polici Çlirim Shaqiri.

Dëshmia:

“Më është thënë nga kolegu Alban, që të bëjmë dëmtimin e ndriçimit për shkak se kemi qenë në pozicion të zbuluar dhe se kemi qenë në rrezik për jetën. E kemi fikur ndriçimin në atë lokacion dhe kolegu Mirsadi e ka marrë veturën tjetër dhe është afruar te trupi i rreshterit të ndjerë dhe ka filluar ta tërheqë trupin e ndjerë të rreshterit, ku i ka ndihmuar edhe një kolegë tjetër nga stacioni policor i Zveçanit, por për shkak të sulmit nuk kanë mundur vetëm ata dy ta fusin në veturë, Mirsadi ka kërkuar ndihmë nga unë dhe Albani dhe Albani ka thënë se për shkak të gjendjes së rëndë nuk mund ta bëjë tërheqjen dhe me ka thënë të iu ndihmoj kolegëve.

Kam dalë te pjesa e kolegëve dhe jam munduar ta shtyj trupin për ta futur në veturë nga pjesa e pasme, e kemi vënë re që s’po mundemi dhe jam sjell rreth veturës dhe kam fillu ta tërheq dhe kemi arritë me futë në veturë. Në ato momente kam kontrollu për puls edhe pse sulmi asnjëherë nuk është ndalur, e nuk kam mujt me vërejt puls, por për shkak të sulmit nuk kemi mund t’i japim ndihmë tjetër.

Mirsadi me një kolegë të Zvecanit kanë arritë, përkundër që janë sulmuar në ato momente, kanë arritë me tërhjekë trupin dhe me vazhdu në drejtim të Mitrovicës së Jugut dhe unë jam kthyer te kolegët e mi aty afër kamionit”, ka rrëfyer Shaqiri.

The post “Qëlluam shtyllat e ndriçimit që të mbroheshim”/ Polici dëshmon sulmin e Banjskës: Donim të fusnim trupin e Afrim… appeared first on Sot News | Lajme.

Prokurori dhe gjyqtari të angazhuar në procesin, ku po dëshmon Artan Tafani/ Ja vendimi

4 June 2025 at 14:41

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese dhe e prokurorit të çështjes, të cilët janë të angazhuar paralelisht në një tjetër proces gjyqësor.

Ata po ndjekin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili po zbërthen aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiut. Seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është shtyrë për në datën 12 qershor.

Dëshmia e Tafanit po konsiderohet me rëndësi të lartë për zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në vend dhe ka marrë përparësi në axhendën gjyqësore.

The post Prokurori dhe gjyqtari të angazhuar në procesin, ku po dëshmon Artan Tafani/ Ja vendimi appeared first on Sot News | Lajme.

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Autori i dyshuar mohon vrasjen

By: user 8
2 June 2025 at 14:12

Në procesin gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani u paraqitën për të dëshmuar 5 të mitur të tjerë, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit 2024.

Në mesin e dëshmitarëve ishte edhe i mituri K. B, i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe familjarët e viktimës kanë pasur pretendime.

Sipas ligjit, pesë dëshmitarët dhanë shpjegime në praninë e psikologes dhe pa praninë e autorit të dyshuar të vrasjes, Marjo Përlleshaj.

Ky i fundit, përmes mbrojtësit të tij ligjor, ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë qëlluar me thikë Martin Canin, teksa pretendon se ka goditur vetëm shokun e tij Luis Meçe, që mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës caktoi seancën e radhës, ku janë thirrur për të dëshmuar 7 persona të tjerë, katër prej të cilëve të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

The post Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Autori i dyshuar mohon vrasjen appeared first on Lapsi.al.

Asistenti i Diddy-t: “Përdorte emrin ‘Frank Black’, më kërkonte edhe droga”

By: gaze tare
22 May 2025 at 08:54

Organizimi i udhëtimeve për Sean “Diddy” Combs nuk ishte aspak punë e lehtë, sipas dëshmisë së një ish-asistenti të tij, George Kaplan, i cili dëshmoi këtë të mërkurë në gjykatën federale të Manhattan-it. Sipas Kaplan, reperi kishte një listë të gjatë kërkesash specifike për çdo qëndrim në hotel, dhe shpesh ai kishte vetëm pak orë në dispozicion për t’i përmbushur ato.

Kaplan tha se Diddy dhe shefja e stafit të tij, Kristina Khorram, i jepnin udhëzime të hollësishme për mënyrën se si duhej përgatitur ambienti në hotele luksoze në qytete si Los Angeles, Nju Jork dhe Miami. Dy nga hotelet e preferuara të Combs ishin The InterContinental në LA — ku ai u filmua teksa dhunonte Casandra “Cassie” Ventura në një ashensor — dhe Trump International Hotel & Tower në Nju Jork.

Për të shmangur vëmendjen e fansave dhe mediave, Combs përdorte një emër të rremë për rezervimet: “Frank Black”, një referencë ndaj emrit të artistit të ndjerë Notorious B.I.G., i njohur si “Frank White”.

Sipas Kaplan, para mbërritjes së Diddy-t, ai duhej të përgatiste dhomën me objekte të veçanta që përfshinin: rroba, altoparlantë, qirinj, alkool, vaj për trupin dhe lubrifikantë. Ai pranoi në gjykatë se këto i blinte vetë me kartë krediti të kompanisë, dhe se shpeshherë Combs e telefononte për të sjellë ushqim, rroba dhe “nganjëherë edhe drogë”.

“E kam bërë,” deklaroi Kaplan. Ai shtoi se ka marrë edhe ketaminë për të dhe se në çantën e tualetit të Diddy-t ndodhej gjithmonë Advil dhe substanca të tjera.

Kur u pyet pse i pastronte vetë dhomat, Kaplan tha: “Ishte e nënkuptuar – mbrojtja e imazhit të tij publik ishte shumë e rëndësishme.”

Kaplan është një nga shumë dëshmitarët që kanë dëshmuar kundër Combs, i cili përballet me akuza të rënda për trafikim seksual, prostitucion dhe aktivitet kriminal të organizuar. Diddy ka deklaruar pafajësinë e tij për të gjitha akuzat.

The post Asistenti i Diddy-t: “Përdorte emrin ‘Frank Black’, më kërkonte edhe droga” appeared first on iconstyle.al.

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

By: Ardit
21 May 2025 at 22:34

Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh. “Nuk përbën asnjë sekret të themi se ka pasur një informacion të dyfishtë, i cili ka […]

The post Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë appeared first on BoldNews.al.

Dëshmitë e çiftit Nikolli që çuan në zbulimin e skenarit për eliminimin e dyfishtë

By: user 8
20 May 2025 at 16:40

Njëherësh me dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Amarildo Nikolli, SPAK ka përdorur si provë mbështetëse dhe deklarimin e gruas së Nikollit, Xhovana Nikolli, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale për përplasjen e saj me vrasësin e me pagesë, Nuredin Dumanin.

Burrë e grua, kanë mbështetur dëshmitë e tyre të dhëna në SPAK dhe prokurorinë e Vlorës, duke sjellë formimin e një prove të vetme që përputhet dhe me prova të tjera të administruara në dosje.

Dëshmia e Xhovana Nikollit zbardhet 1 ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2 vite e 9 muaj bashkëpunëtorin e Drejtësisë, Amarildo Nikollin dhe me 6 vjet e 8 muaj Muharem Koroveshin.

Të tre personat së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, në muajin Gusht 2023 u mobilizuan për të vrarë kundrejt pagesës mijëra euro, të Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj.

Vrasja e tyre nuk u arrit të kryhet pasi Amarildo Nikolli nuk po arrinte të gjente asnjërin prej objektivave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.Por njëherësh edhe për faktin se Amarildo Nikolli, u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga agjentët e sektorit “Fast Albania”.

Pas arrestimit të Nikollit me armë në brez, policia e Vlorës shoqëroi dhe mori në pyetje gruan e tij, Xhovana Nikolli, e cila ndër të tjera shpjegoi duke konfirmuar thënien e Amarildo Nikollit që kishte pohuar në polici.

“…unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leoanrdit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante “Ini” dhe “Qorri”…”-ka deklaruar në polici Xhovana Nikolli.

Më tej ajo ka dhënë shpjegime edhe për situata të ndryshme rreth marëdhënies që 4 personat kishin krijuar me njëri-tjetrin.

“…Gjithashtu gjatë qëndrimit tonë në Vlorë, kam mësuar se Leonardi kishte dhe dy shokë të quajtur njëri me pseudonimin “fshatari” dhe një tjetër që quhej “Erjo”. Erjon e mbante më afër dhe duhet ta kishte kushëri ndërsa “fshatarin” e mbante pak më larg. Këta dy persona vinin çdo mëngjes tek shtëpia në Vlorë dhe pinin kafe. E merrnin poshtë tek lokali dhe ngjiteshin sipër tek shtëpia jonë. Mbanin armë pistoletë si Leonardi, “fshatari” dhe Erjo. Këto gjëra unë i kam dëgjuar nga Erjo, “Daku” dhe “fshatari”. “Fshatari” dhe Erjo kishte raste që pastronin armët në shtëpinë tonë, ku rrinim në Vlorë…”-ka pohuar në polici Xhovana Nikolli.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe Amarildo Nikolli, i cili veç deklarimit dorëzoi dhe telefonin tek policia, duke sjellë zbërthimin e mesazheve të komunikimit mes tij, Leoanrd Luzit dhe Muharem Koroveshit./Ora News

The post Dëshmitë e çiftit Nikolli që çuan në zbulimin e skenarit për eliminimin e dyfishtë appeared first on Lapsi.al.

“Ku e keni ‘Sky Ecc’? Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në GJKKO: S’kam pasur asnjëherë…

5 May 2025 at 10:57

“Më thoni pse e keni lënë dosjen pa asnjë veprim hetimor dhe më keni dënuar vetëm me dëshminë e Ervis Bardhit”, iu është drejtuar Florenc Çapja prokurorit të SPAK që po heton dosjen e tij, referuar dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e baba e bir, Nezir dhe Gentin Beqiraj, krim i ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.

Ai ka mohuar që të ketë aplikacionin e koduar Sky Ecc, duke u shprehur: “Ku e ke Sky? Unë skam pas asnjëherë”.

Florenc Çapja u implikua në krimin e dyfishtë nga i penduari i drejtësisë Ervis Bardhi, ndërsa të arrestuar për këtë ngjarje janë edhe Olsi Leku, Etjen Cani e Klajdi Dokoli.

The post “Ku e keni ‘Sky Ecc’? Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në GJKKO: S’kam pasur asnjëherë… appeared first on Sot News | Lajme.

“Ishim të dehur, po ziheshim”/ Dëshmia e turistit amerikan që vrau gruan në Shkodër, autori shfaq pendesë për krimin

3 May 2025 at 13:55

Amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka dhënë një deklaratë para hetuesve. Sipas burimeve Saporito ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.

Shkak për zënkën janë bërë sharjet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij, ai ka thënë se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë.

The post “Ishim të dehur, po ziheshim”/ Dëshmia e turistit amerikan që vrau gruan në Shkodër, autori shfaq pendesë për krimin appeared first on Sot News | Lajme.

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

28 April 2025 at 12:36

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mediat raportojnë se Arbjan Mazniku ka dëshmuar në kuadër të një hetimi të hapur për veprën penale “shpërdorim detyre”, lidhur me periudhën kur kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte deleguar kompetencat. Bëhet fjalë për një kallëzim të […]

The post Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, ja çfarë deklaruan gjashtë të dyshuarit

23 April 2025 at 09:07

Gjashtë të rinj janë paraqitur të martën para Gjykatës Themelore në Ferizaj nën dyshimin për përfshirje në organizimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, i vrarë më 1 prill 2025 në qytetin e Kaçanikut.

Të pandehurit Haki Bela (25), Diamant Gashi (21), Rilind Murati (21), Vatan Çaka (19), Edmond Lika (22) dhe Shkëlqim Kuka (22), u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie nga Njësia Speciale Operative dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë. Seanca për caktimin e paraburgimit zgjati nga ora 13:00 deri pas orës 17:00, me dyer të mbyllura. Për secilin nga të dyshuarit, Prokuroria e Ferizajt ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej një muaji.

Çfarë deklaruan të dyshuarit?

Haki Bela

Vëllai i të miturit 17-vjeçar R.B. – i dyshuar si dorasi – Haki Bela shprehu keqardhje për familjen e viktimës, duke mohuar përfshirjen e tij. Ai kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke theksuar se është mbështetësi i vetëm financiar i familjes.

“Personalisht e ngushëlloj familjen e viktimës Muhamet Lika dhe shpreh keqardhje për rastin që ka ndodhur, por shton se mund të ketë ndonjë keqkuptim mes familjes së tij dhe asaj të të ndjerit. Ai thekson se është plotësisht i pafajshëm në lidhje me këtë çështje penale. Sipas tij, i vetmi fakt që e lidh me vendin e ngjarjes është se lokali i tij ndodhet afërsisht 200 metra larg prej aty, ndërsa shtëpia ku banon ndodhet rreth 100 metra nga stacioni policor në Kaçanik. Ai shton se e frekuenton përditë atë rrugë” – është shprehur në seancën e datës 22.04.2025 i pandehuri Bela, sipas dosjes së Gjykatës të siguruar nga Kallxo.com.

Në bazë të dosjes, i pandehuri ka thënë se ai personalisht e as familja e tij asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë problem me të ndjerin apo familjen e tij.

Diamant Gashi

Deklaroi se ishte në shtëpi gjatë natës së ngjarjes dhe lajmin për vrasjen e mësoi të nesërmen nga prindi i tij. Edhe ai u deklarua i pafajshëm.

“Në ditën kritike ka qenë në shtëpi dhe nuk ka kryer asnjë nga veprimet që janë përmendur në kërkesën për caktimin e masës nga ana e Prokurorisë. Ai deklaron se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika ka marrë vesh nga prindi i tij, në mëngjesin e ditës pas ngjarjes” – është deklaruar në Gjykatë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë nga i pandehuri Diamant Gashi.

Rilind Murati

Ish-anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Murati mbështeti deklaratat e avokatit të tij mbrojtës dhe deklaroi se nuk ka lidhje me rastin.

“E mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës. Nuk kam çka të shtoj, përveç se deklaroj se jam plotësisht i pafajshëm dhe nuk kam asnjë përfshirje në këtë çështje penale” – është cituar Rilind Murati sipas dosjes së Gjykatës.

Vatan Çaka

19-vjeçari pranoi se kishte shkuar në vendin e ngjarjes nga kureshtja, pasi kishte dëgjuar alarmin e Policisë dhe kishte parë informacione në rrjete sociale. Ai theksoi se e respektonte viktimën si veteran të UÇK-së, ashtu siç është edhe babai i tij.

“I mbështet deklarimet e avokatit të tij mbrojtës, tjetër nuk ka çka të deklarojë, shton se nuk është absolutisht i involvuar në këtë çështje penale. Natën kritike, pasi ka dëgjuar alarme të shumta të Policisë, ka shkuar në vendngjarje vetëm nga kureshtja për të parë se çfarë ka ndodhur aty, pasi paraprakisht nga rrjetet sociale e ka kuptuar që bëhet fjalë për një viktimë, veteran të UÇK-së. Gjithashtu shton faktin se këtë e ka bërë sepse ka prindin veteran të UÇK-së, dhe i njëjti ende vuan nga pasojat e traumave të luftës dhe absolutisht në asnjë mënyrë nuk ka mundur t’ia bëjë një gjë të tillë një ish-veterani të luftës së UÇK-së” – është deklarimi i 19-vjeçarit, siç përshkruhet në dosje.

Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka

Të dy mohuan përfshirjen në rast dhe e cilësuan praninë e tyre afër vendit të ngjarjes si “krejtësisht rastësore”.

“Mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës, tjetër nuk ka çka të deklarojë, shton se nuk ka të bëjë asgjë në lidhje me këtë çështje penale dhe në vendin ku ka qenë së bashku me Shkëlqim Kukën ka qenë krejt rastësisht” – është deklaruar Lika.

“E mbështet deklarimin e avokatit të tij mbrojtës, tjetër nuk ka çka të shtojë përpos faktit se nuk ka të bëjë asgjë në lidhje me këtë çështje penale” – është deklaruar Kuka sipas dosjes së Gjykatës të siguruar nga Kallxo.com.

Roli i të miturit R.B.

Për të miturin 17-vjeçar, R.B., i cili dyshohet se është dorasi, seanca për caktimin e masës së sigurisë u mbajt më 21.04.2025 për shkak se ai u dërgua në ndalim për 24 orë dhe do të procedohet si i mitur në këtë rast.

Muhamet Lika

Sfondi i rastit dhe rrjedha ligjore

Rreshteri i Policisë, Muhamet Lika, u vra me armë zjarri pranë banesës së tij në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Prokurori i rastit, Ismet Rrahmani, ka ngritur akuza për bashkëorganizim dhe vrasje të rëndë. Hetimet vazhdojnë, ndërsa paraburgimi për të pandehurit është vendosur për një muaj.

The post Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, ja çfarë deklaruan gjashtë të dyshuarit appeared first on Sot News | Lajme.

Hetimet/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK

By: Oldi
22 April 2025 at 10:38

Kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike Jonaid Myzyri është paraqitur në orët e para të kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj seance, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit. Kujtojmë se Myzyri u paraqit në SPAK […]

The post Hetimet/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Dëshmia e re ndryshon rrjedhën e hetimeve për Egli Progën, lihet në burg Shkulaku

19 April 2025 at 11:12

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Andi Shkulakun, i cili u arrestua tre ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Korçës. Shkulaku akuzohet për moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 gusht 2024, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga.

Arrestimi i Shkulakut erdhi pas administrimit të një dëshire të re nga organi i akuzës, e cila hedh dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Sipas kësaj dëshmie, Egli Proga fillimisht është dhunuar brenda lokalit nga shtetasi Leonidha Guçe, dhe më pas është goditur jashtë ambienteve nga Denis Meçe, i cili aktualisht akuzohet për vrasje me dashje.

Shkulaku dyshohet se ka qenë prezent në vendngjarje dhe ka dëshmuar aktet e dhunës, por është larguar pa kallëzuar ngjarjen, duke fshehur të vërtetën për hetuesit.

Dëshmia e re është një zhvillim i rëndësishëm në këtë çështje, pasi ndonëse prokuroria kishte mbyllur hetimet dhe dërguar dosjen për gjykim, faktet e reja mund të çojnë në bashkimin e dy dosjeve dhe rishikimin e akuzave.

Aktualisht, për vrasjen e Egli Progës:

Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje
Leonidha Guçe, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
Andi Shkulaku për moskallëzim krimi

The post Dëshmia e re ndryshon rrjedhën e hetimeve për Egli Progën, lihet në burg Shkulaku appeared first on Sot News | Lajme.

Gruaja e Brahimit: Nuk ruhesha nuk kisha armiq, mund të ketë ardhur nga problemet e burrit

By: xhir jeta
18 April 2025 at 15:13

Një ditë pas atentatit ku mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre dy të mitur blutë e Tiranës kanë dyshime të forta se shënjestër e atentati mund të ketë qenë bashkëshortja e Rohan Brahimit.

E reja, është marrë në pyetje nga  oficerët e policisë gjyqësore në kryeqytet, dhe është shprehur se ajo vet nuk ka asnjë konflikte me askend e lëviz e qetë dhe pa u ruajtur, madje prej kohësh nuk ka pasur më marrëdhënie të aferta me familjarët e Rohan Brahimit.

Më tej ajo shton edhe që shkak për ekzekutimin e vjerrit të saj mund të jenë bërë konfliktet që la pas Rohan Brahimi ai ishte i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi.

I riu nga Pllana e Lezhës u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe fëmijëve të tij./abcnews.al

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në gjyq

18 April 2025 at 13:35

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, ka refuzuar të dëshmojnë në GJKKO në seancën për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.

Mësohet se ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier, për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin. Ndërkohë seanca është shtyrë për një datë tjetër.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në gjyq appeared first on Sot News | Lajme.

Fjeta me një djalë tjetër/ Si i dashuri filipinez tentoi të mashtronte shoqet e saj

By: gaze tare
15 April 2025 at 10:18

Vrasja e rëndë e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, vijon të tronditë opinionin publik në Itali, ndërsa çdo ditë dalin në dritë detaje të reja nga hetimet që po zgjasin prej dy javësh.

Një nga zbulimet më të fundit lidhet me mesazhet që autori i dyshuar i krimit, Mark Samson i dashuri i viktimës i ka dërguar shoqes së ngushtë të Ilarias, duke tentuar të mashtrojë dhe të fshehë gjurmët e vrasjes.

Në komunikimet e zbuluara, Samson përpiqej të krijonte idenë se Ilaria ishte larguar me një djalë tjetër, duke pretenduar se ajo kishte vendosur të kalonte natën me të. Por kur Maria Sofia, shoqja e ngushtë e vajzës, nisi të dyshonte, ai ndërpreu çdo kontakt dhe hodhi telefonin, për të humbur gjurmët.

“U takuam këtë mëngjes jashtë Sapiencës dhe më pyeti nëse do të dilja me të. Do fle në shtëpinë e tij sot”, shkruhej në mesazhe.

Për ta bërë mashtrimin më të besueshëm, në orën 19:42, Samson dërgon një foto të një gjysmë të zhveshur, duke ngjallur kuriozitetin e shoqes: “O Zot, atëherë? E bëtë?”, dhe Samson shkruan nga telefoni i Ilarias: “Po, kam bërë një marrëzi”. Kur mikesha e saj e pyeti se ku ndodhet, Samson u përgjigj: “Nuk kam dëshirë ta them Sofi, dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam”.

Kur iu kërkua lokacioni, Samson shkruajti: “Nuk mundem, e dashur, më fal. Jam pothuajse në Napoli”. Maria Sofia është e shqetësuar: “Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj te Markut. Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh”. Samson iu përgjigj: “Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë.”

Koha kalon dhe nuk ka ende lajme për Ilarian. Maria Sofia e telefonon disa herë, por vajza nuk përgjigjet: “Ilaria, më ka telefonuar mamaja jote, po thirr policinë”.

Në mesditë, Samson përgjigjet në emër të vajzës: “Të lutem, e harrova fare që duhet të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë”. Përgjigja nuk e bind Maria Sofian, e cila kërkon konfirmim: “Nuk kam besim, duhet të dëgjoj nga ti, duhet të të shoh. Tani!”, ndërsa Samson nga ana e tij shpik justifikime të reja: “Mikrofonin nuk e kam funksional, telefoni më ra në ujë.”

Manipulimet e tij nuk ndaluan me kaq. Më 31 mars, kur lajmi i zhdukjes mori dhenë, ai hyri në profilin e Ilarias në Facebook dhe postoi: “Faleminderit të gjithëve, jam mirë”, duke u përpjekur për herë të fundit të mashtronte hetuesit dhe opinionin publik.

Kjo ishte tentativa e fundit për të mashtruar hetimet, para se të gjendej trupi dhe të vinte e vërteta, që erdhi në natën mes 1 dhe 2 prillit./REFORMA

The post Fjeta me një djalë tjetër/ Si i dashuri filipinez tentoi të mashtronte shoqet e saj appeared first on iconstyle.al.

❌
❌