Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit

By: M C
14 July 2025 at 16:19

Autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj ka dëshmuar këtë të hënë për herë të parë në Gjykatën e Tiranës.

Para togave të zeza, i mituri ka pohuar se thikën me të cilën qëlloi bashkëmoshatarin e tij e gjeti në rrugë dhe se ngjarja e 18 Nëntorit erdhi pas disa përplasjeve që ai kishte pasur me Canin.

Sipas dëshmisë të Përlleshajt mësohet se sherri mes dy djemve kishte nisur ditë më parë ku Martini e ka goditur me grushte.

Më pas ky i fundit i dërgoi ftesë në “SnapChat” ku dhe vijuan debatet dhe e lanë që të sqarohet ditën e hënë, ditë kur dhe ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë që mësohet se në shumicën e pyetjeve i mituri është shprehur se nuk mbante mend.

Mario Përlleshaj aktualisht mbahet në institucionin për të miturit në Kavajë, teksa u arrestua për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.

The post Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

U vra pranë ambienteve të shkollës, FSHF ndërton fushë futbolli në nderim të Martin Canit

By: gaze tare
26 June 2025 at 17:58

FSHF ka miratuar ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”, si homazh për 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij në nëntor 2024.

Projekti, i kërkuar nga familja Cani dhe i mbështetur nga presidenti Armand Duka, synon të promovojë përmes sportit vlerat e edukimit, respektit dhe ndërgjegjësimit tek të rinjtë.

Fusha, me një sipërfaqe prej 60 m², do të shërbejë si një simbol kujtese dhe reflektimi për shoqërinë.

The post U vra pranë ambienteve të shkollës, FSHF ndërton fushë futbolli në nderim të Martin Canit appeared first on iconstyle.al.

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative pranë muzeut “Martin Cani”

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”.

Pas kërkesës së familjes Cani drejtuar FSHF-së dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv vendosi për realizimin e këtij projekti, që synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit dhe kulturës si mjete edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

Martin Cani humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, dhe kjo ngjarje ka prekur mbarë opinionin publik shqiptar.

Fusha e futbollit pranë muzeut “Martin Cani” do të ketë një sipërfaqe prej 60 m².

FSHF mbetet gjithmonë e angazhuar për realizimin e projekteve me karakter social e ndërgjegjësues, që ndikojnë pozitivisht në komunitet dhe edukimin e fëmijëve përmes sportit.

/gj.m/r.e//a.f/

The post FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative pranë muzeut “Martin Cani” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

25 June 2025 at 11:29

Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit.

Sot ishte planifikuar mbahej procesi ndaj të miturit, Perlleshaj, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike. Por 14-vjeçari nën akuzë për vrasjen e Martinit nuk ishte paraqitur.

Procesi u shty për në datën 3 korrik për të njoftuar serish të akuzuarin.

Seancat për vrasjen e Martin Canit po mbahet me dyert të mbyllura sipas kodit penal për të miturit që ndaloj bërjen publike të të dhëna e për shkak se  i akuzuari, por edhe fëmija tjetër i plagosur janë nën moshë.

The post Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

By: user7
25 June 2025 at 11:58

Seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, është shtyrë për në datën 3 korrik. Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej procesi ndaj të miturit, Mario Perlleshaj, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike por 14 vjeçari nën akuzë për vrasjen e Martinit nuk ishte paraqitur. Gjithashtu seancat për vrasjen e Martin Canit po mbahet me dyert të mbyllura, pasi i akuzuari Mario Përlleshaj dhe Luis Meçe janë nën moshë.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

The post Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Përlleshaj nuk paraqitet në seancë appeared first on Lapsi.al.

Nëna e Martin Canit mes lotësh: Familja e autorit s’na ka kërkuar falje, kam humbur sensin e jetës

By: V K
16 June 2025 at 14:55

Gjatë një interviste emocionuese për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, rrëfeu dhimbjen e thellë që po kalon pas ngjarjes tragjike që tronditi Tiranën dhe gjithë vendin.

Pas sherrit mes adoleshentësh që përfundoi me humbjen e jetës së djalit të saj, ajo kërkon drejtësi dhe dënimin maksimal për autorin e ngjarjes.

Mes lotësh, ajo shprehu zhgënjimin për mungesën e faljes nga familja e autorit, ndërsa rrëfeu se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancat gjyqësore, për shkak të peshës emocionale të situatës.

Nëna e Martin Canit: Kam humbur sensin e jetës, jam mësuar me dhimbjen. Na ja lëmë drejtësisë çështjen. Dua dënimin maksimal për autorin. Po të isha në vend të familjes së autorit, si familje do shkoja tek familja e tjetrit, do i thosha që kjo ndodhi, do kërkoja falje, kjo do ishte.

Nuk kam marrë pjesë në seancë gjyqësore, sepse nuk e përballoj dot emocionalisht. Nuk kemi pasur falje nga familja e autorit. Kur pashë videon, u ndjeva shumë keq dhe nuk arrita ta shikoj deri në fund. Kur plaga hapet herë pas here, është shumë e fortë. Janë disa rregulla që duhet të zbatohen.

The post Nëna e Martin Canit mes lotësh: Familja e autorit s’na ka kërkuar falje, kam humbur sensin e jetës appeared first on Albeu.com.

“Trajtohem me antidepresantë”, përlot nëna e Martin Canit: Publikimi i videos ishte tronditje e fortë

By: Ela
16 June 2025 at 13:02

Vrasja e Martin Canit është një tragjedi që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare. Ajo ka nxjerrë në pah problemet e dhunës mes të rinjve dhe mangësitë në sistemin arsimor dhe institucional. Në lagjen e qetë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, heshtja e zakonshme u shua nga sirenat e ambulancave dhe britmat e tmerrit. Ishte […]

The post “Trajtohem me antidepresantë”, përlot nëna e Martin Canit: Publikimi i videos ishte tronditje e fortë appeared first on BoldNews.al.

“Martinin nuk e vrau videoja që doli”, avokati i familjes Cani: Ngjarja nuk solli reflektim! Kemi kërkuar gjyq publik

By: Ela
12 June 2025 at 09:58

Avokati i familjes Cani, Redi Ramaj komentoi në emisionin Top Story publikimin e videos së vrasjes së 14-vjeçarit. Ai u shpreh se publikimi i videos nuk solli vrasjen e të miturit, siç u komentua në rrjet. Sipas Ramajt, seancat gjyqësore për këtë çështje duhet të jenë publike për të sjellë reflektim në shoqëri. “Videon e […]

The post “Martinin nuk e vrau videoja që doli”, avokati i familjes Cani: Ngjarja nuk solli reflektim! Kemi kërkuar gjyq publik appeared first on BoldNews.al.

Momenti i sherrit të Martin Canit, gazetari tregon arsyen se përse e publikoi videon

By: Oldi
11 June 2025 at 22:59

Gazetari Eraldo Harlicaj ka folur këtë mbrëmje në Top Story në lidhje me postimin e videos ku dokumentohej sulmi me thikë ndaj të ndjerit Martin Cani. Ai tha se në momentin që e siguroi atë video, ishte mes dy vendimeve, njëra ana profesionalizmit, dhe ana tjetër zbardhja e ngjarjes. Ai tha se mori përsipër përgjegjësinë […]

The post Momenti i sherrit të Martin Canit, gazetari tregon arsyen se përse e publikoi videon appeared first on BoldNews.al.

Videoja e Martin Canit/ Reagon për herë të parë nëna e 14-vjeçarit: U trondita jashtë mase…

By: Oldi
11 June 2025 at 22:57

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina ka reaguar për herë të parë pas publikimit të pamjeve ku duke djali i saj para dhe pas plagosjes. Florina foli sonte në “Opinion” teksa theksoi se nuk ka mundur ta shohë dhe se është shumë e tronditur. “Me thënë të drejtën, po mundohemi ta marrim […]

The post Videoja e Martin Canit/ Reagon për herë të parë nëna e 14-vjeçarit: U trondita jashtë mase… appeared first on BoldNews.al.

Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

By: Oldi
11 June 2025 at 22:51

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të forta për zbardhje të saj dhe reflektim për brezin e ri që po rritet. Në hyrje të emisionit “Top Story”, pas publikimit të videos nga gazetari Eraldo Harlicaj, moderatorja Grida Duma […]

The post Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej appeared first on BoldNews.al.

Nëna e Martin Canit: U trondita jashtë mase, nuk e pashë dot videon që u publikua

By: user 6
11 June 2025 at 23:09

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina ka reaguar për herë të parë pas publikimit të pamjeve ku duke djali i saj para dhe pas plagosjes. Florina foli sonte në “Opinion” teksa theksoi se nuk ka mundur ta shohë dhe se është shumë e tronditur.

“Me thënë të drejtën, po mundohemi ta marrim pak veten dhe ta kthejmë dhimbjen në forcë. Dhimbja çdo ditë shtohet, por ne duam që Martinin mos ta humbim me kujtimet e tij. Gjithsesi u trondita jashtë mase shumë, tronditje e madhe psikologjike. Ne kemi falenderuar mediat që na kanë qëndruar pranë, por ishte tronditëse! Unë nuk e dija që videoja ishte e publikuar, nuk munda që ta shikoj,” tha ajo.

Nëna e 14-vjeçari shprehet se autoritetet mund të kishin bërë diçka më shumë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. Ajo shtoi se po i ndjek hap pas hapi seancat gjyqsore teksa thekois e ka manipulime në të gjitha drejtimet.

“Ne po ndjekim hap pas hapi seancat gjyqësore, unë u bë disa raste që nuk kam shkuar se nuk po e përballoj si nënë. Policia e shteti duhet ta kishin zbuluar këtë. Autori është para gjykatës, por akoma nuk ka marrë një dënim. Unë kam thënë që do ndjek procedurat e gjykatës, por jemi në pritje. Pikëpyetjet janë të mëdha, unë vetë si nënë po. Ka manipulime në të gjitha drejtimet! Nuk ishin banda kriminelësh, ishin fëmijë. Nuk ka pasur tjetër njeri, është e qartë se kush e goditi,” shtoi ajo.

Nëna shtoi se pavarësisht qëllimit që ka pasur personi i parë që ka publikuar ato pamje, mund të ishte shmangur, pasi ka forma të tjera për sensibilizim.

“Ne jetojmë me dhimbje dhe unë nuk dua që kjo pjesë të shfaqet herë pas here. Nëse kalon vijën e kuqe, duhet çdo njeri të marrë atë që meriton. Ka forma të ndryshme nëse do të ngresh zërin, jo duke shfaqur videon tepër të rëndë. Ka momente që qajmë të dy bashkë, ka momente që dalim. Po e kthejmë në forcë, nuk dua që plaga ime të shfaqet…,” u shpreh nëna e Martinit. /Tv Klan

The post Nëna e Martin Canit: U trondita jashtë mase, nuk e pashë dot videon që u publikua appeared first on Lapsi.al.

Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

By: M C
11 June 2025 at 23:31

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të forta për zbardhje të saj dhe reflektim për brezin e ri që po rritet.

Në hyrje të emisionit “Top Story”, pas publikimit të videos nga gazetari Eraldo Harlicaj, moderatorja Grida Duma tha se media ka qenë “pushteti” që ka siguruar që kjo ngjarje të mos harrohej.

Grida Duma: “Nuk ka asnjë shqiptar që mund të jetë indiferent ndaj ngjarjes. Kjo tragjedi në momentet e para siç e kemi ndjekur dhe analizuar, është dashur një reagim shumë më i madh sa i përket përmasës së tragjedisë. Media ka qenë pushteti që ka siguruar një lloj valvule sigurie për familjen e Martinit që kjo ngjarje nuk mund të lihej në harresë. Media e ka bërë këtë kudo në Shqipëri. Në Top Story kemi mbajtur një standard, duke e konsideruar të shenjtë. Vrasja e një fëmijëve nga një fëmijë është një tragjedi për familjet. Ne me shumë gojë, siç po më merret fryma për të mos e themi të gjithën, kemi edhe rrëfimin e babait të fëmijës që e goditi Martnin. Duke mbajtur këtë balancë edhe nga familja që nuk do donte kurrë që fëmija të godiste diku tjetër”.

The post Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej appeared first on Albeu.com.

“Ishte shumë e rëndë për mua”, nëna e Martin Canit rrëfehet pas publikimit të videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

11 June 2025 at 22:22

Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar në  një emision tekeviziv në lidhje me publikimin e videos së momentit të vrasjes së djalit të saj në media.

Ajo është shprehur se  ky veprim ishte shumë tronditës dhe publikimi i pamjeve ishte shumë i rëndë.

“Me të thënë të drejtën po mundohemi të mbajmë veten dhe ta kthejmë dhimbjen në forcë. U trondita jashtë mase shumë, tronditje shumë e madhe psikologjike. Nuk e dija që video është publikuar. Unë nuk munda që ta shikoj.

Kam disa raste që nuk kam shkuar në gjyq se nuk e përballoj dot.

Ne kërkojmë dënimin asgjë më shumë. Ne jetojmë me dhimbje dhe unë nuk dua që video të jepet herë pas here. Shfaqja e videos shumë e rëndë”, ka deklaruar nëna e 14-vjeçarit, Florina Cani.

Më tej ajo theksoi se ka pikëpyetjet e saj në lidhje me ngjarjen.

“Me thënë të drejtën këtu është policia, shteti që duhet ta kishin zbuluar këtë.

Autori është para gjykatës është por ende nuk ka marrë një dënim që po e presim, i ndjek hap pas hapi procedurat e gjykatës.

Me thënë të drejtën pikëpyetjet janë të mëdha. Ka manipulime në të gjitha drejtimet. Aty nuk ishin banda kriminelësh por janë fëmijë është shumë e thjeshtë për ta zbuluar”, tha ajo.

 

 

The post “Ishte shumë e rëndë për mua”, nëna e Martin Canit rrëfehet pas publikimit të videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë appeared first on Sot News | Lajme.

Publikimi i videos ku humbi jetën Martin Cani, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për “zbulim të akteve sekrete”

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, pas publikimit në media dhe portale të ndryshme të një videoje mbi ngjarjen në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku humbi jetën i mituri Martin Cani.

Videoja e publikuar në disa medie përmban pamje filmike të datës 18.11.2024, ku shfaqen të miturit me etiketimet e gjeneraliteteve të tyre përkrah secilit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës “në kuadër të veprimeve hetimore të kryera në lidhje më këtë procedim, janë administruar në cilësinë e provës materiale edhe një CD me pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që kanë fushëpamje në rrugën ku kanë kaluar të miturit drejt vendit të ngjarjes, veprim i cili është dokumentuar me procesverbalin për këqyrje dhe marrje të provës materiale nga ana e policisë gjyqësore”.

“Pamjet filmike, që u publikuan dy ditë më parë në media e shpërndarë edhe në disa portale online, përmbajnë të njëjtat pamje filmike që ndodhen edhe në CD-në që u administrua në fashikullin hetimor”, njofton prokuroria.

Në përfundim të hetimeve, sipas Prokurorisë së Tiranës “CD-në me pamjet filmike të disponuara nga prokuroria, i janë vënë në dispozicion mbrojtësit të familjarëve të viktimës, avokatit, i cili e ka marrë atë dhe të gjitha aktet e fashikullit, kundrejt nënshkrimit të deklaratës për mospublikimin e saj”.

“Kjo çështje aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku po zhvillohet gjykimi në themel me dyer të mbyllura”, njofton Prokuroria.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se “konstatohet se në rastin konkret, me publikimin e videos, janë shkelur të dy detyrimet e parashikuara në nenin 103/1, 2 të Kodit të Procedurës Penale pasi janë publikuar prova (video) që janë akte të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura si dhe janë publikuar me video, foto dhe gjeneralitete të pandehur, viktima dhe dëshmitarë të mitur të kësaj çështjeje”.

“Nisur sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme se janë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete””, njoftoi Prokuroria e Tiranës. /j.p/

The post Publikimi i videos ku humbi jetën Martin Cani, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për “zbulim të akteve sekrete” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Publikimi i videos, Prokuroria regjistron procedim penal për “Zbulim të të dhënave sekrete”

By: redi
11 June 2025 at 19:50

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë regjistroi procedim penal për veprën penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ parashikuar 295/a pas publikimit në media dhe portale të ndryshme të një video mbi ngjarjen në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’, ku humbi jetën i mituri M.C. Video e publikuar në disa media përmban pamje filmike të datës 18.11.

Source

Kryetarja e AMA-s paralajmëron: Mos transmetoni pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi reagoi sot pas shpërndarjes së videos ku shfaqen pamjet e para dhe ato pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, duke paralajmëruar marrjen e masave ligjore.

Krasniqi iu ka bërë thirrje televizioneve të mos transmetojnë pamjet që përveçse shkelin etikën njerëzore janë edhe në shkelje të kodeve te profesionit dhe legjislacionit në fuqi.

“Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij.

“E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thekson Krasniqi.

Sipas Krasniqit “gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim”.

Krasniqi ka paralajmëruar masa për shkelësit e ligjit.

“Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla”, theksoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-së iu bëri thirrje kolegëve në media të ruajnë etikën, të respektojnë dhimbjen e humbjes së një fëmije si dhe të respektojnë kodet profesionale dhe ligjin.

“AMA është në ndjekje të çdo rasti dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, por thirrja ime sot shkon për të gjithë profesionistët e medias që të mos lejojnë një shkelje që kushton shumë”, vuri në dukje ajo.

“Mbetem shpresëplotë se reagimi i kolegëve të mi që drejtojnë edicionet informative dhe jo vetëm, do të jetë si i deritanishëm: I shpejtë, me përgjegjësi dhe konform ndërgjegjes njerëzore, etikës profesionale, por edhe standardeve e parashikuara në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi”, tha Krasniqi. /m.q//j.p/

The post Kryetarja e AMA-s paralajmëron: Mos transmetoni pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thirrja nga kryetarja e AMA-s: Mos transmetoni pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit

By: redi
10 June 2025 at 17:44

Pas 7 muajve nga ngjarja e rëndë ku 14- vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, sot janë publikuar pamjet e krimit makabër. Ky veprim ka bërë që kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi ti bëjë thirrje televizioneve që të mos transmetojnë pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, që përveçse shkelin etikën njerëzore janë edhe në…

Source

Publikohet videoja e vrasjes së Martin Canit, nxënës i shkollës Fan Noli

By: user 4
10 June 2025 at 13:00

Publikohen pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, nxënës i shkollës Fan Noli në Tiranë. Në pamjet e publikuara nga gazetari Eraldo Harlicaj duket e gjithë dinamika e ngjarjes së datës 18 nëntor 2024.

Fillimisht Cani, Përlleshaj, Meçja dhe adoleshentë të tjerë ecin në drejtim të një rrugice, ndërsa mbajnë në shpinë çanta shkolle dhe pas sherrit largohen të gjithë duke vrapuar.

Për disa sekonda dallohet Martin Cani i cili mban njërën dorë në zemër, aty ku mori edhe goditjen fatale që i shkaktoi edhe vdekjen.

Në video duket edhe Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit, që mban në dorë një thikë dhe largohet pas momentit të rëndë.

14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte gjatë sherrit me të dyshuarin Mario Përlleshaj.

Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, Luis Meçja i cili u largua në Itali për mjekim të specializuar dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Vrasja e Canit shkaktoi reagim mbarëqytetar, ku qytetarët u ngritën në protesta për disa ditë për sigurinë në shkolla.

The post Publikohet videoja e vrasjes së Martin Canit, nxënës i shkollës Fan Noli appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

By: Ardit
10 June 2025 at 12:51

Janë publikuar për herë të parë p[amjet e sherrit tragjik të ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Meçja, ndërsa si autor i krimit është arrestuar bashkëmoshatari i tyre Mario Përlleshaj. Pamjet janë publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj, […]

The post VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌