Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

By: Ardit
10 June 2025 at 12:51

Janë publikuar për herë të parë p[amjet e sherrit tragjik të ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Meçja, ndërsa si autor i krimit është arrestuar bashkëmoshatari i tyre Mario Përlleshaj. Pamjet janë publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj, […]

The post VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Dëshmojnë 5 të mitur që ishin në vendngjarje

By: user 4
2 June 2025 at 14:12

Në vijim të procesit gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, seanca e radhës është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku kanë dëshmuar pesë të mitur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndër ta, dëshmoi edhe i mituri K.B., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe për të cilin familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime.

Në përputhje me parashikimet ligjore, dëshmitë e të miturve janë marrë pa praninë e të pandehurit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen. Ky i fundit, përmes avokatit të tij, ka mohuar deri më tani se ka qëlluar drejt Martin Canit, duke pretenduar se kishte shënjestruar vetëm Luis Meçen, i cili mbeti i plagosur.

Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë edhe shtatë persona të tjerë, nga të cilët katër janë të mitur dhe do të paraqiten sërish si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

The post Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Dëshmojnë 5 të mitur që ishin në vendngjarje appeared first on Lapsi.al.

Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, pse më nxorri nga seanca

By: Besnik
22 May 2025 at 18:34

Babai i Luis Meçes ka folur për Euronews Albania pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria e çështjes e përjashtoi nga seanca.

Ai shpjegoi se si ndodhi debati me prokuroren Alma Felaj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel duke u shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.

Babai i Luisit, djalit i i cili mbeti i plagosur, tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas ndeshjes së futbollit që kishin luajtur në Kavajë dhe më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit.

“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin  e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.

Ai theksoi gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.

Kujtojmë se këtë të enjte u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili dyshohet se u vra nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, pranë shkollës “Fan Noli”.

Gjatë seancës së sotme pesë të mitur janë marrë në pyetje si dëshmitarë, dhe në seancë kanë qenë të pranishëm prindërit dhe një psikologe.

Seanca e radhës është caktuar për 28 maj, ku do të pyeten edhe 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës “Fan Noli”.

Në këtë ngjarje, shoku i Martinit, Luis Meçja, mbeti i plagosur rëndë, por fatmirësisht ka bërë një rikuperim të plotë dhe tani gëzon shëndet të plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, pse më nxorri nga seanca appeared first on Euronews Albania.

“Ju flini gjumë, ne na zien zemra” – tension në gjyqin e vrasjes së Martin Canit

By: user 4
22 May 2025 at 15:29

Në Gjykatën e Tiranës, procesi gjyqësor për vrasjen tragjike të 17-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”, ku i akuzuar është bashkëmoshatari Merio Përlleshaj, u zhvillua përmes tensioneve të thella emocionale dhe përplasjesh mes palëve. Në një moment delikat të seancës, prokurorja Alma Felaj deklaroi: “Mbase prindërit kanë qenë në gjumë, kur fëmijët janë konfliktuar përmes mesazheve telefonike.”

Kjo fjali ngjalli zemërim të menjëhershëm nga babai i Luiz Meçës – i plagosur në të njëjtën ngjarje – i cili nuk i përmbajti dot emocionet dhe shpërtheu ndaj përfaqësueses së akuzës: “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë.”

Tensioni kulmoi kur ai u përball me ndërhyrjen e trupit gjykues dhe u detyrua të largohet nga salla. Sipas burimeve, debatet u nxitën nga një detaj i rëndësishëm i hetimit: një ditë para ngjarjes, viktima Martin Cani dhe Luiz Meçe kishin udhëtuar së bashku në Kavajë për të luajtur futboll dhe ishin kthyer me makinën e prindërve të Luizit. Po ajo mbrëmje dyshohet se ka qenë momenti kur ka ndodhur një përplasje përmes telefonit, që mund të ketë ndezur spiralen e dhunës që kulmoi me vrasjen.

Seanca e radhës është caktuar për 28 maj, ora 10:15, ku pritet të dëgjohen edhe tetë dëshmitarë të tjerë të mitur.

The post “Ju flini gjumë, ne na zien zemra” – tension në gjyqin e vrasjes së Martin Canit appeared first on Lapsi.al.

Nëna e Martin Canit: Jemi takuar me familjen e autorit, por nuk na kanë kërkuar falje

By: Ela
2 April 2025 at 22:47

Nëna e Martin Canit që u vra nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës, ka rrëfyer për Top Story sesi po e përballojnë këtë humbje që fjalë për t’u përshkruar nuk ka. Ajo tha se kërkon drejtësi dhe nuk kërkon hakmarrje. Florinda u shpreh se me familjen e djalit të akuzuarit për vrasjen e […]

The post Nëna e Martin Canit: Jemi takuar me familjen e autorit, por nuk na kanë kërkuar falje appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshaj çohet në gjykim, bie kërkesa e avokatëve

By: Besnik
27 March 2025 at 16:17

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Mario Përlleshajt, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Po ashtu gjykata refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar.

Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.

Seanca u ndoq nga prindërit e 14-vjeçarit të vrarë, Engjell dhe Florina Cani, si edhe shoku i plagosur Luis Meçe.

Jashtë seancës shoku i Martinit, Luis Meçe u shpreh shkurtimisht se ata kërkojnë drejtësi.

“Dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq”, tha Luis Meçe pas seancës.

Nëna e Martin Canit tha se ishte dakord me vendimet e sotme të gjykatës dhe se do të vijonte të ishte prezente në të gjitha seancat e gjyqit në vazhdim.

Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14-vjeçar që ai thirri për mbështetje nga Sauku u ndeshën me autorin kur ai i qëlloi me thikë.

Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, Luis Meçe, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar Mario Përlleshaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshaj çohet në gjykim, bie kërkesa e avokatëve appeared first on Euronews Albania.

Vr*sja e Martinit, kalon për gjykim çështja ndaj autorit

By: redi
27 March 2025 at 16:36

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit. Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për dërgimin në gjyq të të miturit për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në të njëjtën seancë gjykata ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga i akuzuari. Psikologia Lindita Hoxha ka shprehur dakordësi për…

Source

Vrasja e Martin Canit, gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin 14-vjeçar

By: user 4
27 March 2025 at 16:21

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale. Përlleshaj, i cili është 14 vjeç, do të gjykohet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.

Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga avokati i miturit, duke e çuar kështu çështjen në procesin e rregullt gjyqësor.

The post Vrasja e Martin Canit, gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin 14-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata kalon për gjykim 14 vjeçarin Mario Përlleshaj

By: xhir jeta
27 March 2025 at 16:17

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj.

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të vitit të shkuar pranë shkollës Fan Noli.

Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale.

14 vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14 vjeçari./abcnews.al

Vrasja pranë shkollës “Fan Noli”: Seanca paraprake ndaj Mario Përlleshajt

By: gaze tare
27 March 2025 at 14:06

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca paraprake ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjes në nëntor të vitit të kaluar.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura për ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi “arrest në burg”. Seanca po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa të pranishëm janë edhe familjarët e viktimës.

Ngjarja tronditëse ndodhi pranë shkollës “Fan Noli”, duke ngritur shqetësime për sigurinë e të rinjve.

The post Vrasja pranë shkollës “Fan Noli”: Seanca paraprake ndaj Mario Përlleshajt appeared first on iconstyle.al.

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata pritet të vendosë nëse do kalojë për gjykim autorin Mario Përlleshaj

By: Ela
27 March 2025 at 14:12

Sot në Gjykatën e Tiranës mbahet seanca e radhës për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Gjatë seancës, prindërit e të ndjerit, Engjell dhe Florina Cani, si dhe prindërit e shokut të plagosur do të marrin pjesë. Në këtë seancë pritet të merret një vendim për kalimin e dosjes në gjykim. Do të paraqitet […]

The post Vrasja e Martin Canit/ Gjykata pritet të vendosë nëse do kalojë për gjykim autorin Mario Përlleshaj appeared first on BoldNews.al.

Vrau bashkëmoshatarin e tij Martin Cani, Mario Përlleshaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

By: V K
10 February 2025 at 13:03

Përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj, ka dorëzuar kërkesë në gjykatën e apelit, për zëvendësim mase sigurimi personal.

Kërkesa pritet të shqyrtohet sot në mesditë. 14-vjeçari ndodhet në institutin e Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.

Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë, la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.

Martin Cani, u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçe.

The post Vrau bashkëmoshatarin e tij Martin Cani, Mario Përlleshaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Vrau Martin Canin, Apeli rrëzon kërkesën për ndryshim mase të Mario Përlleshajt

By: Ela
10 February 2025 at 13:50

Mario Përlleshaj, përmes avokatit mbrojtës, ka dorëzuar sot kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e Mario Përlleshit për zëvendësim të masës. 14 vjeçari ndodhet në institutit të Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”. […]

The post Vrau Martin Canin, Apeli rrëzon kërkesën për ndryshim mase të Mario Përlleshajt appeared first on BoldNews.al.

Djali i një hetuesi të BKH-së i përfshirë? Kryeministri Rama për vrasjen e Martin Canit: Është krim ta thuash këtë

30 December 2024 at 13:46

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, krimi ndodhur pranë derës së shkollës “Fan Noli” ku dy të rinjtë studionin.

Kreu i qeverisë u shpreh se u krijuan vrasës dhe thika të tjera, ndërsa shtoi se publikut iu treguan versione kriminale.

“A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër”, u shpreh ai.

Rama shtoi se “ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut është krim”.

Edi Rama: Me rastin e 14-vjeçarit dhe tragjedinë e asaj familje, u krijuan edhe vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale në aspektin e detyrimeve ndaj publikut, se unë e quaj kriminale të furnizosh publikun me helm.

A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër.

Ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut është krim. Është mbajtur publiku për një kohë të gjatë në ajër me një mashtrim kolektiv të gjithë atyre që u përfshinë.

The post Djali i një hetuesi të BKH-së i përfshirë? Kryeministri Rama për vrasjen e Martin Canit: Është krim ta thuash këtë appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Martin Canit/ Autori kërkoi zbutje të masës, gjykata merr vendimin

By: Ke Si
17 December 2024 at 14:29

Gjykata ka lënë “arrest në burg”, Mario Përlleshaj, autorin e vrasjes së 14 vjeçarit, Martin Cani në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Pavarësisht kërkesës së të pandehurit për zbutje të masës së sigurisë, gjyqtarët morën vendimin e prerë duke refuzuar pretendimet e autorit.

/E.S

Kërkoi masë të lehtë sigurie/ Apeli merr vendimin për 14 vjeçarin që vrau Martin Canin, ja çfarë vendosi trupa gjykuese

17 December 2024 at 14:28

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, autor i dyshuar i vrasjes së Martin Canit. Avokati i të miturit kërkoi masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg me argumentin se klienti i tij ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor rreth 300 metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një konflikti mes disa adoleshentëve mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagosën dy bashkëmoshatar, njëri prej të cilëve autori i ngjarjes, Mario Përlleshi.

Njoftimi i gjykatës:

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj te miturit ne konflikt me ligjin shtetasin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr….. datë 22.11.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” ndaj shtetasit të mitur në konflikt me ligjin “….”

-Caktimin e mases së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilesuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

-Ngarkohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale “…”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.12.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr…., datë 22.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

The post Kërkoi masë të lehtë sigurie/ Apeli merr vendimin për 14 vjeçarin që vrau Martin Canin, ja çfarë vendosi trupa gjykuese appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Martin Canit, 14-vjeçari Luis Meçe dërgohet për trajtim të specializuar në Bari të Italisë

9 December 2024 at 09:45

Shoku i Martinit, Luis Meçja që mbeti i plagosur, është nisur sot në orën 06:00 për kurim në Bari të Italisë. Bëhet me dije se ai është nisur për të marr një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

Meçja më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet. Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Ngjarja

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.

I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Gjykata e Tiranës më 22 nëntor, caktoi ‘arrest me burg’ për autorin dhe më 26 nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.

The post Vrasja e Martin Canit, 14-vjeçari Luis Meçe dërgohet për trajtim të specializuar në Bari të Italisë appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau 14-vjeçarin/ Avokatët e autorit kërkojnë zbutje të masës: Ishte vetëmbrojtje…

5 December 2024 at 14:22

Mbrojtja e Mario Përlleshit ka ankimuar masën e sigurisë arrest në burg caktuar ndaj tij rreth dy javë më parë me dyshimet se ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani e plagosur Luis Meçjan pranë shkollës “Fan Noli”.

Ai kërkon masë më të butë sigurie se sa arresti në burg. Në kërkesën e tyre, avokatët e Përlleshit pretendojnë se i mituri e ka kryer veprimin me thikë nga i cili dyshohet se edhe u vetëplagos, në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ndërkohë të shtunën e 30 nëntorit, 15-vjeçari është ripyetur për 8 orë, nga Prokuroria e Tiranës në prezencë të avokatit, psikologut dhe njërit prej prindërve. Pritet që në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm, të hidhet shorti për caktimin e trupës që do të shqyrtojë kërkesën.

The post Vrau 14-vjeçarin/ Avokatët e autorit kërkojnë zbutje të masës: Ishte vetëmbrojtje… appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau Martinin me thikë, zbulohet kush e plagosi autorin Përlleshi/ Kartela e spitalit

By: Ela
4 December 2024 at 22:35

Kjo është kartela zyrtare e spitalit. Ajo është pasqyruar edhe në dosjen hetimore. Aty, zbulohet edhe një e dhënë mjaft e rëndësishme që tregon se Mario është vetëplagosur me thikë në konfrontim e sipër. “Rezulton se diagnoza e shtrimit është repture (këputje) tendina në dorën e majtë si dhe shembje e parakrahut dhe është kryer […]

The post Vrau Martinin me thikë, zbulohet kush e plagosi autorin Përlleshi/ Kartela e spitalit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Autori i dyshuar lë spitalin dhe dërgohet në burgun e të miturve në Kavajë

By: V K
26 November 2024 at 13:10

Ditën e sotme, autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, 14-vjeçari Mario Përlleshaj ka lënë ambientet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturëve në Kavajë.

Më parë, u raportua se mjeku i spitalit privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.

Prokuroria e ka akuzuar Përlleshajn për dy vepra penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua më datë 22 nëntor në ambientet e spitalit.

Martin Cani, humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës.

Mario Përlleshaj, dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli.

Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.

Pak çaste pas krimit të rëndë, autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit.

Po ashtu, edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer.

Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

The post Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Autori i dyshuar lë spitalin dhe dërgohet në burgun e të miturve në Kavajë appeared first on Albeu.com.

❌
❌