Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dy muaj nga vrasja, prindërit e Martinit dhe Luisi në marshimin-protestë në Tiranë

By: Besnik
18 January 2025 at 11:26

Në përkujtim të dymujorit të vdekjes së Martin Canit, sot është zhvilluar protesta e gjashtë pranë shkollës së tij “Fan Noli”, aty ku ndodhi ngjarja tragjike, ku ai u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

Gjatë protestës, ishin të pranishëm edhe prindërit e Martinit, të cilët shprehën shqetësimin se ende nuk është bërë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre.

Protestuesit kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve me thirrjet; “Ende nuk ka drejtësi për Martinin” ndërsa në përkujtim të tij u ndezën qirinj.

Pasi qëndruan aty të pranishmit së bashku me prindërit e Martinit filluan marshimin nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Drejtësi për Martinin”. Përkrah familjarëve të Martin Canit në protestë ishte dhe shoku i tij Luis Meçja që mbeti i plagosur pasi shkoi ti vinte në ndihmë Martinit.

Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024 pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14 vjeçar që ai thërriti për mbështetje nga Sauku, ishin mbi trupin e autorit duke u përleshur, kur i dyshuari qëlloi me thikë. Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar.

Shoku i plagosur i Martin Canit ka pretenduar se autori i dyshuar nuk ishte i vetmi që kishte thikë gjatë sherrit, por policia i ka mohuar këto pretendime. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për 14 vjeçarin dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dy muaj nga vrasja, prindërit e Martinit dhe Luisi në marshimin-protestë në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Djali i një hetuesi të BKH-së i përfshirë? Kryeministri Rama për vrasjen e Martin Canit: Është krim ta thuash këtë

30 December 2024 at 13:46

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, krimi ndodhur pranë derës së shkollës “Fan Noli” ku dy të rinjtë studionin.

Kreu i qeverisë u shpreh se u krijuan vrasës dhe thika të tjera, ndërsa shtoi se publikut iu treguan versione kriminale.

“A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër”, u shpreh ai.

Rama shtoi se “ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut është krim”.

Edi Rama: Me rastin e 14-vjeçarit dhe tragjedinë e asaj familje, u krijuan edhe vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale në aspektin e detyrimeve ndaj publikut, se unë e quaj kriminale të furnizosh publikun me helm.

A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër.

Ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut është krim. Është mbajtur publiku për një kohë të gjatë në ajër me një mashtrim kolektiv të gjithë atyre që u përfshinë.

The post Djali i një hetuesi të BKH-së i përfshirë? Kryeministri Rama për vrasjen e Martin Canit: Është krim ta thuash këtë appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e 14-vjeçarit, Apeli lë në fuqi arrestin me burg për autorin

17 December 2024 at 14:17

Apeli i juridiksionit të përgjithshëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14-vjeçarin Mario Perlleshaj, autor i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani.

Perlleshaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën e 18 nëntorit gjatë një përleshjeje fizikemes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Auori dhe viktima kishin pasur konflikte të mëparshme të nisura në rrjetet sociale. Gjatë përleshjes fizike, përveç viktimës mbeti i plagosur edhe shoku i tij.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur  edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi në ambientet e spitalit për akuzat e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i Gjykatës:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj te miturit ne konflikt me ligjin shtetasin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr….. datë 22.11.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” ndaj shtetasit të mitur në konflikt me ligjin “….”

-Caktimin e mases së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilesuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

-Ngarkohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale “…”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.12.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr…., datë 22.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e 14-vjeçarit, Apeli lë në fuqi arrestin me burg për autorin appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, Gjykata e Apelit lë në burg autorin 14-vjeçar

17 December 2024 at 14:12
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg autorin e vrasjes së Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, duke mos ndryshuar masën e sigurisë dhënë  nga shkalla e parë. Autori i dyshuar i vrasjes, i mituri M. Perlleshaj kishte kërkuar zbutje te mases se sigurisë, por gjykata e ka rrëzuar.

Në gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je, del rezultati i aktekspertimit të thikës që u vra Martin Cani

13 December 2024 at 10:48

Ka dalë rezultati i aktekspertimit të thikës, me të cilën godit për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.

Raportohet se thikën nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je.

Një prej profileve të ADN-së përputhet me viktimën Martin Cani, i cili humbi jetën pasi u godit disa herë me thikë në zemër.

Ndërsa profili i dytë përputhet me atë të Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur. Raportohet se e njëjta thikë është përdorur për të vrarë 14-vjeçarit, si edhe për të plagosur shokun e tij të ngushtë.

The post Në gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je, del rezultati i aktekspertimit të thikës që u vra Martin Cani appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Martin Canit: Klodiana Lala shpalos detaje të reja dhe bisedën prekëse me babanë e tij

By: sara fuga
30 November 2024 at 17:55

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja rreth tragjedisë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, te shkolla “Fan Noli”. Sipas Lalës, në këtë ngjarje janë përfshirë tre minorenë, dhe autori i krimit që mban thikën në dorë është vetëm një, ndërsa nuk ka pasur autor të dytë. Ajo ka parë pamjet filmike të siguruara nga policia, të cilat janë ende të papublikuara për publikun.

Lala gjithashtu ka ndarë një bisedë prekëse me babanë e Martin Canit, Engjëll Canin, i cili mes lotësh i ka thënë gazetares se nuk mund të organizonte më dasmën e djalit të tij.

“Kam parë pamjet, policia ka vendosur të mos i publikojë. Ishte një ngjarje tronditëse, humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, djalë i jashtëzakonshëm, futbollist premtues, njoh familjen e tij,” tha Lala.

Ajo përmendi se ngjarja ka ndodhur mes dy grupeve të miturish dhe ka shtuar se, përveç autorit të dyshuar, që është arrestuar, mund të ketë pasur shtyrje nga ana e fëmijëve të tjerë të përfshirë. Lala shprehu gjithashtu dyshime ndaj komunikatave të policisë dhe ministrit të Brendshëm për përdorimin e një gjuhe që nuk përputhet me faktet që ajo ka parë në pamjet filmike.

Përfundimisht, ajo theksoi se ekspertiza e plote mbi gjuhën e gjakut në thikë është ende në pritje dhe se hetimet vazhdojnë.

The post Vrasja e Martin Canit: Klodiana Lala shpalos detaje të reja dhe bisedën prekëse me babanë e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Martin Canit, prindërit njoftojnë ultimatumin: Ja hapat që do të ndërmerren

30 November 2024 at 14:52

Prindërit e fëmijëve në shkollën “Fan Noli” kanë paralajmëruar një tjetër protestë. Përmes një deklarate për mediat, ata kanë njoftuar se do të protestojnë çdo të martë për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Gjatë fjalës së tyre, prindërit apelojnë për zbardhjen e plotë të vrasjs së 14-vjecarit, Marintin Canit. Ata shprehen se duke vendosur drejtësi për Martinin, do të mund të shpresojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

“Duke qenë se kanë kaluar 12 ditë nga ngjarja që na tronditi të gjithëve dhe ende nuk kemi një version përfundimtar të saj, por vetëm deklarata kontradiktore nga policia e shtetit, ku herë fajësohet media dhe herë protestuesit, ende pas 12 ditësh nuk kemi zbardhje të plotë të ngjarjes. Ne kërkojmë një hetim të plotë për ngjarjen dhe vendosjen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë. Vetëm duke vendosur drejtësi për Martinin do të mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, thanë ata përmes një deklarate për mediat.

“Situata me arsimin që nuk garanton as sigurinë fizike të fëmijëve duhet të na bëjë të marrim situatën në kontroll dhe t’u kërkojmë llogari institucioneve për fëmijët tanë”, thanë ndër të tjera.

Grupimi hodhi poshtë tentativat për ta lidhur protestën me agjenda të ndryshme partiake, teksa theksuan se do të vazhdojnë të dalin për drejtësi për Martinin. Në fund i bënë thirrje çdo prindi dhe çdo qytetari të bashkohet në protestë ditën e martë, ora 18:00 te shkolla “Fan Noli”.

“Ato nuk na demotivojnë as nuk na shpërqendrojnë. Ne kemi dalë dhe do të dalim për drejtësi Martinin dhe siguri për fëmijët tanë! Për këtë dhe për të gjitha kërkesat që kemi shprehur më herët, ne do të jemi ditën e martë, në orën 18:00, para shkollës “Fan Noli”, ku do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit.

Prandaj, i bëjmë thirrje çdo prindi, çdo qytetari, gjithkujt që është i pasigurt në këtë shoqëri, të bashkohet me protestën e qytetarëve të shqetësuar për sigurinë në shkolla! E kemi detyrë të dalim për Martinin, për fëmijët dhe për të ardhmen. Bashkohuni, ditën e martë, ora 18:00, te “Fan Noli”!”.

The post Vrasja e Martin Canit, prindërit njoftojnë ultimatumin: Ja hapat që do të ndërmerren appeared first on Sot News | Lajme.

“Kërkojnë të shohin pamjet filmike”- Avokati i familjes së Martin Canit: Nuk ka transparencë të plotë për ngjarjen nga ana e organeve shtetërore

29 November 2024 at 14:45
Redi Ramaj, avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë Martin Canit, ka dhënë detaje rreth ngjarjes pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Ramaj tha në studion e News24, se familjarët e Martinit kërkojnë drejtësi dhe të shohin pamjet filmike, për të cilat Policia tha se i disponon. Gjithashtu, avokati tha se “nga ana e organeve

Vrasja e Martin Canit/ Zv. drejtori i Policisë: Martini mori 6 shokë për t’u sqaruar, Mario vetëm një! Goditja zgjat 10 sekonda

By: M C
28 November 2024 at 21:52

Zëvendës drejtori i Krimeve në Tiranë, Erion Ismaili ka treguar mbrëmjen e sotme detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi javën e kaluar në shkollën 9 vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë konstatuar 9 nxënës, gjashtë kanë qenë shokë të Martinit dhe një i autorit, Marios.

“Në këtë vendngjarje, kemi evidentuar deri tani 9 nxënës shkolle, 6 janë nga krahu i viktimës (+Martini) dhe nga autori kemi autorin dhe një nxënës tjetër. Tre nga këta nxënës, që janë nga krahu i viktimës, nuk janë nxënës të “Fan Nolit” por janë thirrur nga viktima për të sqaruar sherrin”, u shpreh ai.

Zyrtari i lartë policor, Erion Ismaili tregoi në emisionin “Top Story” se i gjithë momenti i goditjes së Martin Canit zgjat jo më shumë se 10 sekonda.

“Më pas vijmë dhe te momenti i ngjarjes, që është rreth orës 13.00 të datës 18 Nëntor. Viktima dhe personat e tjerë në mbarim të mësimit kanë qenë jashtë rrethimit të shkollës “Fan Noli”. Viktima dhe autori kanë përshkruar një rrugë 40 metra nga vendi ku janë takuar deri te vendi i ngjarjes”, sqaroi ai.

Pjesë nga deklarata e zëvendës drejtorit të Krimeve në Tiranë, Erion Ismaili:

Policia e Shtetit, grupi hetimor që është ngritur për ngjarjen dhe Prokuroria e Tiranës, që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja ka punuar me orar e pa orar. Për të marrë dëshmi e për të zbardhur të vërtetën, që ne të themi që gjithçka që ka ndodhur me këtë ngjarje është shteruar.

Ka dy episode që duhen theksuar, kemi një episod në datën 15 Nëntor ku jashtë ambienteve të shkollës pas mbarimit të mësimit kemi pasur një debat mes autorit dhe viktimës; pas këtij episodi ka pasur një komunikim në aplikacionin “Snapchat”, ku të dy fëmijët në dukje janë sqaruar.

Episodi i dytë është një debat me zë të lartë që ka ndodhur në oborrin e shkollës, i cili është marrë në konsideratë nga oficerit të sigurisë.

Më pas vijmë dhe te momenti i ngjarjes, që është rreth orës 13.00 të datës 18 Nëntor. Viktima dhe personat e tjerë në mbarim të mësimit kanë qenë jashtë rrethimit të shkollës “Fan Noli”. Viktima dhe autori kanë përshkruar një rrugë 40 metra nga vendi ku janë takuar deri te vendi i ngjarjes.

Në këtë vendngjarje, kemi evidentuar deri tani 9 nxënës shkolle, 6 janë nga krahu i viktimës (+Martini) dhe nga autori kemi autorin dhe një nxënës tjetër. Tre nga këta nxënës, që janë nga krahu i viktimës, nuk janë nxënës të “Fan Nolit” por janë thirrur nga viktima për të sqaruar sherrin.

Momenti i goditjes është në disa sekonda, nuk është se ka zgjatur shumë. Gjithçka është në 10 sekonda. Ne kemi marrë në konsideratë dhe dëshminë e të miturit Luis Meçaj dhe të babait të tij, i kemi analizuar, i kemi verifikuar, kemi ripyetur përsëri personat, nëse kemi të bëjmë me autor të dytë. Nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet. Deri tani mund të themi se kemi vetëm një autor.

Ka pamje të vendit të ngjarjes, jemi duke shqyrtuar edhe pamje nga zona përreth.

The post Vrasja e Martin Canit/ Zv. drejtori i Policisë: Martini mori 6 shokë për t’u sqaruar, Mario vetëm një! Goditja zgjat 10 sekonda appeared first on Albeu.com.

“Babai i Martinit po ‘bombardohet’ si po trajtohet ngjarja”, avokati tregon gjendjen e familjes së 14-vjeçarit: Ka..

28 November 2024 at 21:55

Avokati Redi Ramaj ishte i ftuar në një emision televiziv, ku tregoi gjendjen emocionale që po kalon familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë 10 ditë më parë.

Ai u shpreh se familja e 14-vjeçarit është në gjendje të kuptueshme pasi kanë humbur djalin e tyre, ndërsa shtoi se po bombardohen nga fakte të ndryshme për ngjarjen e rëndë.

“Familja është në një gjendje të kuptueshme normale. Ka humbur një fëmijë 14 vjeç, të cilin e kishin çuar në shkollë për të marrë dije. I ati i Martinit është njeri i fortë, por po ‘bombardohet’ se si shkolla, policia e ka trajtuar këtë ngjarje deri më sot. Të tjera fakte dalin dhe u thuhet familjarëve dhe të tjera thotë policisë.”, u shpreh ai.

The post “Babai i Martinit po ‘bombardohet’ si po trajtohet ngjarja”, avokati tregon gjendjen e familjes së 14-vjeçarit: Ka.. appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e adoleshentit Martin Cani, reagon për herë të parë ministri Hoxha

By: sara fuga
28 November 2024 at 13:22

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vrasjen e 14-vjeccarit Martin Cani.
Reagimi i ministrit vjen 10 pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë shklollës 9-vjeçare Fan Noli, ku humbi jetën 14-vjeçari.

Reagimi:

Mbështes plotësisht në frymë dhe në gërmë deklaratën e sotme të Policisë së Shtetit dhe i bashkohem thirrjes për mediat, që të ndalin valën e dizinformimit mbi autorësinë e vrasjes së nxënësit të shkollës “Fan Noli” dhe në përgjithësi mbi komunikatat e Policisë së Shtetit, siç bënë edhe në rastin e Pogradecit duke helmuar opinionin publik.

Konfirmoj edhe me përgjegjësinë time politike dhe ligjore vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje.
Tymnaja mbi ekzistencën e një autori të dytë, i cili paska goditur me një tjetër thikë viktimën është prodhim i papërgjegjshmërisë mediatike, që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe me interesin publik.

Fatkeqësisht disa ekrane dhe portale, si edhe të zakonshmit e këtyre rasteve në tribunën e politikës apo të maskuar si qëndrestarë të pavarur rrugëve qorre të luftës për pushtet, po përsërisin atë që bënë me ngjarjen e Pogradecit.
Por fatmirësisht në këtë rast, ngjarja është e regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë qartë bllofin e madh të politizimit apo tregëtimit mediatik të vdekjes.

Konstatoj se përpjekja për të shfrytëzuar politikisht dhe mediatikisht situata të tilla, rritet bashkë me të dhënat pozitive të punës së policisë.

Histeria dizinformuese mesa duket motivohet nga rënia e përvitshme e numrit të vrasjeve dhe kur ndodh një tragjedi e tillë, të zakonshmit hidhen përpjetë sapo u vjen rasti! Sidoqoftë, e vërteta është e qartë si drita e diellit në komunikatat e Policisë së Shtetit, jo në lojën politike apo mediatike me vdekjen të atyre që ky popull ua ka marrë dorën prej kohësh.

The post Vrasja e adoleshentit Martin Cani, reagon për herë të parë ministri Hoxha appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e 14-vjeçarit në kryeqytet nga bashkëmoshatari i tij, protesta edhe në Lezhë

27 November 2024 at 13:41

Lezha po proteston sot pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani. Jo vetëm në Tiranë, qytetarët në Lezhë gjithashtu janë ngritur sot në protestë duke kërkuar siguri në shkolla për fëmijët e tyre. Protestuesit u mblodhën në Sheshin pranë Obeliskun në Lezhë.

Qytetarët, të frikësuar për jetën e fëmijëve të tyre, ngritën zërin dhe kërkuan një sistem arsimor që kujdeset dhe reflekton, teksa kërkojnë nga sistemi arsimor, një të ardhme të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Në protestë morën pjesë edhe nxënës të shkollave, të cilët para mediave shprehën disa nga problematikat me të cilat përballen çdo ditë në shkollat e tyre. Përveç sigurisë, që përbën kërkesën kryesore, ata akohen edhe për mosfunksionimin e psikologut.

Kjo protestë është një formë reagimi nga qytetarët të cilën janë të prekur dhe të tronditur nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku humbi jetën i mituri, Martin Cani.

The post Vrasja e 14-vjeçarit në kryeqytet nga bashkëmoshatari i tij, protesta edhe në Lezhë appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e 14-vjeçarit/ U akuzua nga babai i të plagosurit si autor i dytë, i mituri bën lëvizjen e papritur

By: sara fuga
26 November 2024 at 12:16

Është dorëzuar në polici i mituri i cili u akuzua nga babai I shokut të Martinit, që ndodhet i plagosur në spital, si autori i dytë I ngjarjes. I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën.

Burimet bëjnë me dije se i mituri shok i autorit të dyshuar, ka treguar se kishte rol për të ndarë palët

Sipas hetuesve pamjet tregojnë që shoku i autorit s’ka qenë aty në momentin e vrasjes, por pasi u godit me grusht u largua nga vendngjarja.

Babai i të miturit të plagosur dëshmoi se s’ka vetëm një vrasës, përgënjeshtron policia: Kamerat tregojnë se shoku i autorit mori një grusht dhe u largua

Dëshmia dhënë në media e babait të të miturit të plagosur, se nuk bëhet fjalë vetëm për një autor, por edhe për një të mitur tjetër që sipas tij mund të kishte pasur edhe thikë, solli reagimin përgënjeshtrues të policisë.

Personi në fjalë mbi të cilin babai i të plagosurit ngre dyshime, siç Report Tv mëson, është dorëzuar në polici nga babai i tij. Burime nga grupi hetimor, thonë se i mituri, në prani të hetuesve, është çuar sërish në vendin e ngjarjes, ku ka treguar dinamikën e sherrit.

Ai thotë se roli i tij ka qenë për të ndarë palët, dhe siç hetuesit thonë se kanë provuar përmes kamerave të sigurisë, ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin e vrasjes.

Burimet thanë se personi në fjalë, shok i autorit të dyshuar, ka qenë në fillin të sherrit, por pasi ka marrë një goditje me grusht është larguar.

The post Vrasja e 14-vjeçarit/ U akuzua nga babai i të plagosurit si autor i dytë, i mituri bën lëvizjen e papritur appeared first on Sot News | Lajme.

Protestat për vrasjen e 14-vjeçarit, aktivisti Vjerdha: Do vazhdojnë deri në reagimin e institucioneve

25 November 2024 at 10:40

Aktivisti i “Qëndresës Qytetare”, Kolindo Vjerdha paralajmëron vazhdimin e protestave për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

I ftuar në një intervistë televizive, tha se sot ishte vazhdimi i protestës së parë i zhvilluar si marshim me protestë para Ministrisë së Arsimit, pasi gjatë këtyre ditëve ka pasur vetëm indiferentizëm dhe asnjë masë e marrë nga institucionet.

Vjerdha tha se mos reagimi bëri që të kishte vazhdimësi të protestës dhe se nëse do vazhdohet me indiferentizëm, protestat do të vazhdojnë deri në reagimin e institucioneve.

“Ngjarja tragjike tregon gjendjen në të cilën ndodhen institucionet shqiptare. Është protestë e prindërve, qytetarëve dhe aktivistëve të cilët janë ost organizatorët e kësaj proteste.

Kjo protestë nuk ka në fokus një rast, por prek të gjithë fëmijët në çdo institucion arsimor.

Institucionet duhet të marrin përgjegjësi, pasi kemi problematika që janë të listuara me 8 kërkesa, që kryesohet me kërkesën për dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe pasohet me shtatë kërkesa të tjera teknike.

Kjo është një çështje komplekse dhe problem kompleks që prek shumë hallka.

Ajo që i kemi besuar vendosjen e limiteve, janë institucionet të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi kur dështojnë në parandalimin e këtyre rasteve.

Një ndër institucionet që mban sot përgjegjësinë kryesore është ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit sot mban përgjegjësi, se sot nuk u kemi treguar se si duhet trajtuar ky rast. Është vakum që është krijuar brenda institucioneve për të adresuar këto raste.

Përgjegjësia e institucioneve dhe Ministrisë së Arsimit, është se ngjarja ka nisur brenda ambienteve të shkollës, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur jashtë institucionit.

Sot brenda institucioneve arsimore duhet të ketë psikologë dhe oficerë sigurie, për të trajtuar raste të tilla konflikti.

Sot mungon efektiviteti i institucioneve për sa kohë që raste të tilla nuk evidentohen dhe nuk parandalohen.

Protesta do vazhdojë për sa kohë që institucionet nuk mbajnë përgjegjësi por transferojnë përgjegjësinë.”

The post Protestat për vrasjen e 14-vjeçarit, aktivisti Vjerdha: Do vazhdojnë deri në reagimin e institucioneve appeared first on Sot News | Lajme.

“S’flas dot, kam dhimbje/ Dëshmia drithëruese e Luisit: Dy persona më sulmuan, autori i dytë moshatar me…

24 November 2024 at 20:46

Luisi djali 14 vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku humbi jetën Martin C. ka dhënë një intervistë ekskluzive për një emision televiziv ku tregon se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë

Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, p[asi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur.

Gazetajra: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?

Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.

Gazetajra: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?

Luis Meçe: Jo, nuk e di.

Gazetajra: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?

Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.

Gazetajra: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?

Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.

The post “S’flas dot, kam dhimbje/ Dëshmia drithëruese e Luisit: Dy persona më sulmuan, autori i dytë moshatar me… appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, Rama akuza ndaj opozitës: E kthyen viktimën në mish për topat e interesave të politikës

24 November 2024 at 14:47

Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Londra vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe mënyrën se si opozita e menaxhoi ngjarjen tragjike.

Edi Rama: Çdo vrasje është një fatkeqësi dhe ku merret një jetë krejt e re tragjedia është e madhe jo veç për familjen por edhe për shoqërinë. Por kur tragjedia e një vrasje e prek sot vendin tonë edhe më shumë del në pah nevoja që Shqipëria ka për ju.

Pse e them këtë në këtë pjese, një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër, por ne vend që të ketë vetëpërmbajtje dhe respekt dhe angazhim të të gjithëve në kërkim të të mirës…Ndërsa në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të politikës dhe askush nuk pyet për viktimës as për dhimbjen e të afërmeve, as për nevojën e komunitetit për të kuptuar së bashku cili është roli.

Por kush të mundet përpiqet të tërheqë opinionin publik në ato kanale, duken ushqyer urrejtjet, nxitur ndasi, duke tjerrë me ditë e me netë lloj lloj marifetesh dhe protestash kundër qeversië dhe për ta kthyer viktimën në mish ptr topat e interesave të politikës.

Ku bën vaki, në cilin vend demokratik që pa u varrosura kufoma e një viktime të pafajshme të dalin gjithë djajt nga shishet dhe ti’a marrin valles së luftës për pushtet, dhe varës së inateve duke shqelmuar trurin e njerëzve të lënduar prej tragjedisë.

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, Rama akuza ndaj opozitës: E kthyen viktimën në mish për topat e interesave të politikës appeared first on Sot News | Lajme.

Një tjetër autor i implikuar në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e shokut të tij? Policia zbardh detaje nga hetimet

24 November 2024 at 14:33

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.

The post Një tjetër autor i implikuar në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e shokut të tij? Policia zbardh detaje nga hetimet appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau me thikë 14-vjeçarin, ja kur pritet vlerësimi mjekësor për autorin dhe transferimin e tij nga spitali

24 November 2024 at 11:30

Edhe pse i është dhënë masa e sigurisë që të premten, i mituri Mario Përlleshaj i dyshuar si autor i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canin rreth 1 javë më parë në Tiranë vijon të mbahet ende në spitalin privat.

Të hënën një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë dhe policia e burgjeve do te vlerësojë situatën dhe do të vendoset nëse i mituri do të transferohet apo jo ose në spitalin e burgut ose ne burgun e të miturve në Kavajë, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën pranë shkollës 9-vjeçari ku të miturit, të dy nxënës të shkollë në fjalë pas një konflikti verbal që mendohet të ketë nisur disa ditë më parë kanë menduar të sqarohen por i mituri M.P i cili ka pasur një thikë me vete ka qëlluar për vdekje 14-vjeçariin Cani dhe ka plagosur mikun e tij.

Në ngjarje mbeti i plagosur edhe vetë i mituri M.P i cili që nga dita e ngjarjes ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

The post Vrau me thikë 14-vjeçarin, ja kur pritet vlerësimi mjekësor për autorin dhe transferimin e tij nga spitali appeared first on Sot News | Lajme.

“Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm”- Zyrtari i lartë i Policisë për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit: Oficeri e kreu detyrën! Duhet të bëjmë më shumë si shoqëri

23 November 2024 at 18:06
Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, të cilit iu mor jeta me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Rebani Jaupi tha se policia e shtetit pati reagim të menjëhershëm për ngjarjen. “Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, brenda 3-4 minutash kanë

Dhuna në shkolla dhe kriza e sistemit edukativ, shpërthen pedagogia: Psikologët janë zëvendësuar nga patronazhistët

By: sara fuga
23 November 2024 at 12:11

Pedagogia Ilirjana Kuçana, e ftuar në një program televiziv foli për fenomenin e rritjes së dhunës dhe agresivitetit nëpër shkolla, duke iu referuar edhe rastit më të fundit kur një 14 vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga një bashkëmoshatar.
“Është ngjarje e paralajmëruar, pasi disa ditë më përpara në shkollën e Fushë Krujës, bashkëmoshatari i tij theri në qafë një nxënës. Dy janë shtyllat bazë të shoqërisë, familja dhe shkolla.

Të dyja këto shtylla janë në rrezik. Është këmbanë alarmi, e kemi thënë dhe duhet ta themi se fokusi nuk është as të familja, as te shkolla. Është një ngjarje që vjen në çdo familje që ka një fëmijë në shkollë, në universitet…që ka fëmijë për ta rritur në një vend të pasigurtë siç është Shqipëria.”,- tha ajo.

Me tëj Kuçana foli edhe për rolin e psikologut apo shërbimeve sociale në shkolla. Ajo theksoi se sot mësuesi dhe psikologu në shkolla është zëvendësuar me patronazhistë. Ngjarja e Martinit është një ngjarje që tregon se kanë çeduar disa hallka, por më kryesorja ka rënë sistemi.

Institucionet nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi, ato nuk e kryejnë rolin e tyre. Ne pamë një grup ministresh se si reaguan kur u kërkua një minutë heshjte për atë djalë, se di si mund të reagosh ashtu (qeshësh) kur je edhe vetë nënë. Ata janë modeli, analfabetë, të fortë etj.
Për iniciativën e Ramës për mbylljen e rrjeteve sociale, Kuçana theksoi se përgjegjës është kryeministri me modelin që ka ofruar.

The post Dhuna në shkolla dhe kriza e sistemit edukativ, shpërthen pedagogia: Psikologët janë zëvendësuar nga patronazhistët appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌