Në përkujtim të dymujorit të vdekjes së Martin Canit, sot është zhvilluar protesta e gjashtë pranë shkollës së tij “Fan Noli”, aty ku ndodhi ngjarja tragjike, ku ai u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
Gjatë protestës, ishin të pranishëm edhe prindërit e Martinit, të cilët shprehën shqetësimin se ende nuk është bërë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre.
Protestuesit kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve me thirrjet; “Ende nuk ka drejtësi për Martinin” ndërsa në përkujtim të tij u ndezën qirinj.
Pasi qëndruan aty të pranishmit së bashku me prindërit e Martinit filluan marshimin nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Drejtësi për Martinin”. Përkrah familjarëve të Martin Canit në protestë ishte dhe shoku i tij Luis Meçja që mbeti i plagosur pasi shkoi ti vinte në ndihmë Martinit.
Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024 pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14 vjeçar që ai thërriti për mbështetje nga Sauku, ishin mbi trupin e autorit duke u përleshur, kur i dyshuari qëlloi me thikë. Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar.
Shoku i plagosur i Martin Canit ka pretenduar se autori i dyshuar nuk ishte i vetmi që kishte thikë gjatë sherrit, por policia i ka mohuar këto pretendime. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për 14 vjeçarin dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, krimi ndodhur pranë derës së shkollës “Fan Noli” ku dy të rinjtë studionin.
Kreu i qeverisë u shpreh se u krijuan vrasës dhe thika të tjera, ndërsa shtoi se publikut iu treguan versione kriminale.
“A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër”, u shpreh ai.
Rama shtoi se “ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut është krim”.
Edi Rama: Me rastin e 14-vjeçarit dhe tragjedinë e asaj familje, u krijuan edhe vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale në aspektin e detyrimeve ndaj publikut, se unë e quaj kriminale të furnizosh publikun me helm.
A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër.
Ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut është krim. Është mbajtur publiku për një kohë të gjatë në ajër me një mashtrim kolektiv të gjithë atyre që u përfshinë.
Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës “Fan Nolit” dyshon se ngjarja po manipulohet. Florina Cani e ftuar në emisionin ‘Opinion’ u shpreh se Martini ishte “busulla e familjes” për të cilin ajo la punën në arsim vetëm për të rritur djalin e saj, Martinin.
Gjithashtu nëna e Martinit tregoi edhe momentin kur e mori vesh lajmin e trishtë. Cani tha se nuk e ka mësuar shkakun e sherrit të djalit të saj, ndërsa shprehet e trishtuar që mësuesja dhe drejtoria e shkollës nuk e ngushëlluan.
“Unë e them me shumë nga thellësia e shpirtit faji është nga porta e shkollës. Mua duhet të më kishin lajmëruar për sherrin e të premtes. Patjetër që ata e dinin. Duhet të më kishin njoftuar në telefon. Mësuesja kujdestare, unë isha vetë mësuese dhe pa i përcjellë fëmijët nëpër rrugica nuk ikja në shtëpi.
Unë kam dy fëmijë edhe kanë të njëjtin gjak edhe kur ziheshin unë do të rija 1 orë rreth shtëpisë nëpër dhoma për ti parë se mos ziheshin prapë dhe jo dy fëmijë që nuk njiheshin dhe ata i bashkuan aq shpejtë. Si ka mundësi që bashkohen ata fëmijë aq shpejt. Mua më lind kjo dhe kështu e logjikoj, që nuk mund t’i bashkosh aq shpejt.
E prekur dhe në gjendje shumë të keqe emocionale është shfaqur në protestën e mbajtur para Ministrisë së Arsimit, Florina Cani, e cila rreth një muaj më parë humbi të birin, Martin Cani, në ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet.
Ajo ka kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit, ndërsa nuk ka harruar Luis Meçen, shokun e Martinit që u plagos dhe tashmë po merr ndihmë mjekësore jashtë vendit.
Florina këmbënguli në dorëheqjen e kujtdo që ka përgjegjësi mbi ngjarjen, ndërsa shtoi se nuk ka frikë nga askush dhe asgjë.
“Bëja pa fund biseda me të, i thoja Martin kujdes biri im sepse ka shumë njerëz që nuk duhet tua kesh besën. Ende nuk e di përse ndodhi kjo, fëmija im nuk ishte agresiv, e kam rritur me shumë dashuri. Zgjodha të punoja 4 orë që ta rrisja e të isha pranë.
Pse nuk dalin e të thonë një fjalë, ka 30 ditë që qaj e rënkoj. Nuk di çfarë të bëj. Kërkoj dorëheqje të na qetësohet pak shpirti. Po na vrasin çdo ditë e më shumë.
Nuk kam më frikë për askënd e asgjë, le të më vrasin këtu, unë kërkoj drejtësi!”, tha ajo.
Ka dalë rezultati i aktekspertimit të thikës, me të cilën godit për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.
Raportohet se thikën nga gjurmët e gjakut u zbuluan dy profile ADN-je.
Një prej profileve të ADN-së përputhet me viktimën Martin Cani, i cili humbi jetën pasi u godit disa herë me thikë në zemër.
Ndërsa profili i dytë përputhet me atë të Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur. Raportohet se e njëjta thikë është përdorur për të vrarë 14-vjeçarit, si edhe për të plagosur shokun e tij të ngushtë.
Shoku i Martinit, Luis Meçja që mbeti i plagosur, është nisur sot në orën 06:00 për kurim në Bari të Italisë. Bëhet me dije se ai është nisur për të marr një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.
Meçja më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet. Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.
Ngjarja
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.
I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Gjykata e Tiranës më 22 nëntor, caktoi ‘arrest me burg’ për autorin dhe më 26 nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.
Prindër, mësues, nxënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mbodhën sërish sot në protetë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Ashtu siç kishin paralajmëruar, protestuesit e nisën marshimit e tyre nga shkolla “Fan Noli” drejt “Ministrisë së Arsimit”.
Në protestën e tyre të katërt, protestuesit vijojnë me kërkesën kryesore, atë të dorëheqjes së ministres së Arsimit, si mosreagim për ngjarjen tragjike që tronditi mbarë opinionin.
Teksa kërkojnë drejtësi për Martinin dhe dorëheqjen e ministres Manastirliu, protestuesit kanë kërkuar edhe siguri për fëmijët e tyre në shkolla. Ata kërkojnë rritjen e numrit të psikologëve, duke arritur një raport 1 psikolog për 200 nxënës, qëndrimin në shkollë deri në orën 16:00 si dhe bllokim të gjuhës së dhunës dhe urrejtjes në rrjetet sociale.
Ashtu siç ishte paralajmëruar prindër, qytetarë dhe studentë janë mbledhur sërish para shkollës “Fan Noli” për të nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit në protestën e katërt për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Gjatë marshimit drejt Ministrisë së Arsimit dy vajza të reja protestuese janë shprehur të zhgënjyera për pjesmarrjen e ulët të qytetarëve në këtë protestë.
Qytetarët dhe prindërit janë pozicionuar para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe po mbajnë fjalime ku kërkojnë drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një tjetër vajzë studente thotë se ndihet e keqardhur për praninë e pakët të qytetarëve në protestë duke u shprehur se mungon reagimi.
Prindërit e fëmijëve në shkollën “Fan Noli” kanë paralajmëruar një tjetër protestë. Përmes një deklarate për mediat, ata kanë njoftuar se do të protestojnë çdo të martë për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Gjatë fjalës së tyre, prindërit apelojnë për zbardhjen e plotë të vrasjs së 14-vjecarit, Marintin Canit. Ata shprehen se duke vendosur drejtësi për Martinin, do të mund të shpresojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
“Duke qenë se kanë kaluar 12 ditë nga ngjarja që na tronditi të gjithëve dhe ende nuk kemi një version përfundimtar të saj, por vetëm deklarata kontradiktore nga policia e shtetit, ku herë fajësohet media dhe herë protestuesit, ende pas 12 ditësh nuk kemi zbardhje të plotë të ngjarjes. Ne kërkojmë një hetim të plotë për ngjarjen dhe vendosjen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë. Vetëm duke vendosur drejtësi për Martinin do të mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, thanë ata përmes një deklarate për mediat.
“Situata me arsimin që nuk garanton as sigurinë fizike të fëmijëve duhet të na bëjë të marrim situatën në kontroll dhe t’u kërkojmë llogari institucioneve për fëmijët tanë”, thanë ndër të tjera.
Grupimi hodhi poshtë tentativat për ta lidhur protestën me agjenda të ndryshme partiake, teksa theksuan se do të vazhdojnë të dalin për drejtësi për Martinin. Në fund i bënë thirrje çdo prindi dhe çdo qytetari të bashkohet në protestë ditën e martë, ora 18:00 te shkolla “Fan Noli”.
“Ato nuk na demotivojnë as nuk na shpërqendrojnë. Ne kemi dalë dhe do të dalim për drejtësi Martinin dhe siguri për fëmijët tanë! Për këtë dhe për të gjitha kërkesat që kemi shprehur më herët, ne do të jemi ditën e martë, në orën 18:00, para shkollës “Fan Noli”, ku do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit.
Prandaj, i bëjmë thirrje çdo prindi, çdo qytetari, gjithkujt që është i pasigurt në këtë shoqëri, të bashkohet me protestën e qytetarëve të shqetësuar për sigurinë në shkolla! E kemi detyrë të dalim për Martinin, për fëmijët dhe për të ardhmen. Bashkohuni, ditën e martë, ora 18:00, te “Fan Noli”!”.
Është mbajtur këtë të mërkurë protesta e radhës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani e cila ka nisur me një marshimi nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.
Duke folur para qytetarëve një protestues u shpreh se duhet që emri i Martin Canit të përjetësohet dhe të këtë një ligj të veçantë si formë reagimi pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit.
“Duhet ti themi stop dhunës, stop vrasjes së fëmijëve dhe vrasjes së çdo shqiptari. Kjo energji duhet të përkthet në një ligj për Martin Canin që emri i tij të jetësohet, duhet së s’ bën të bëhet një ligj.
Është e turpshme që ne arrijmë të mbushim një stadium me 22 mijë tifoza dhe nja 200 mijë jashtë stadiumit dhe këtu nuk shohim asnjë tifo grup të ekipeve shqiptare apo Kombëtares.
A ka më hyjnore se jeta e një fëmije, a ka më engjëllore se jeta e një fëmije? Nuk ka, prandaj këtë dritë duhet ta çojmë përpara. Mos u zhgënjeni, të bëhemi bashkë dhe ta çojmë dritën përpara dhe most të lejojmë errësirën për të na sunduar.
Kam dëgjuar shumë prindër gjatë këtyre ditëve që duan të largohen nga Shqipëria, ju bëj thirrje të mos largohen po zgjohuni reagoni, protestoni dhe mos keni frikë” e mbylli fjalën e tij protestuesi.
Pretendimi: Kjo është video e ceremonisë mortore në fushën e futbollit të 14-vjeçarit të vrarë në shkollë
Verdikti: E pavërtetë
Ngjarja tronditëse në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, mbeten në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Duke shfrytëzuar këtë interes, në rrjetet sociale është shpërndarë së fundi një video që pretendohet se i përket ceremonisë mortore të të miturit.
Postimet e shpërndara në rrjetet sociale
Në këtë video shfaqet një arkivol i vendosur në një fushë futbolli, një i ri që imiton një pasim për të shënuar gol dhe më pas i gjithë ekipi që vrapon për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të tyre të skuadrës.
Mirëpo, nëse do të shohim me vëmendje videon, duket qartë që nuk ka të bëjë me ceremominë mortore të adoleshentit Martin Cani. Pranë arkivolit shihet një shall sportiv ku shkruhet në italisht ‘calcio’ (futboll). Gjithashtu, në shallin sipër arkivolit janë ngjyrat e flamurit të Italisë, jeshile, bardhë dhe e kuqe.
Veç kësaj, nëse do të shohim uniformën që mban veshur një prej fëmijëve në video, nuk duket si ajo e ekipit të Dinamos, klubi sportiv ku luante 14-vjeçari Cani. Edhe në një kërkim të bërë në internet, nuk rezulton të ketë pamje të tilla nga ceremonia mortore e 14-vjeçarit, Martin Cani.
Mesa duket portalet dhe përdoruesit në rrjetet sociale kanë tentuar të tërheqin më shumë klikime dhe ndjekës duke i lidhur të dyja ngjarjet.
Martin Cani, vetëm 14-vjeç, humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër nga shoku i tij i shkollës, duke theksuar shqetësimin për një shoqëri të dhunshme ku po rritet fëmijët e sotëm.
Debati për kulturën e dhunës në shoqërinë tonë u rihap edhe një herë nga vrasja tronditëse e 14-vjeçarit Martin Cani në dyert e shkollës “Fan Noli”, por u devijua disa ditë drejt Kinës dhe aplikacionit Tik Tok, si një mekanizëm, që nxit agresivitetin dhe konfliktet mes të rinjve. Megjithatë, dëshmia publike e babait të Luis Meçes, djalit tjetër që u plagos bashkë me Martinin, i riktheu sërish gjurmët e krimit në Tiranë.
Fiqiri Meçe, babai i një prej fëmijëve të plagosur tek shkolla Fan Noli
Në studion e Review në Euronews, Fiqiri Meçe tregoi se si në vrasjen e Martin Canit, përveç të arrestuarit Mario Përlleshajt, kishte marë pjesë edhe një djalë tjetër. I riu kishte qenë i armatosur edhe ai me një thikë dhe kishte qenë po aq i dhunshëm, vetëm se, në vend se të vihet para drejtësisë, u fsheh nga policia.
Si provë për ekzistencën e një autori tjetër në krim, Fiqiri Meçe solli fjalët e të birit, por edhe plagët në trupin e tij. Ai tha se Luisi ka 5 plagë dhe disa nga këto janë më të vogla se të tjerat, pasi autori tjetër i sulmit, një adoleshent me inicialet K.B, mbante një thikë më të vogël në dorë se ajo e Mario Përlleshajt.
“Djali i ka parë që janë dy veta. Personi i parë që e ka goditur djalin me thikë pas shpine është djali me emrin K. B, bashkëmoshatar dhe shok i autorit. K. B e ka pasur thikën më të vogël, distanca e thikës mund të jetë rreth 10-12 cm. I kam dhënë këto dëshmi te Drejtoria e Policisë. Djali K. e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, dhe plaga në shpatull është më shkurtër dhe më e ngushtë se sa plaga që ka marrë në bark.
Herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur M. dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy. Se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë, e ka ngritur dhe i ka thënë çohu se paskan thikë. Në atë moment iu janë hedhur të dy djalit, K. e ka goditur në krah dhe në ije. Kurse tjetri i ka rënë më thikën e madhe tek gjoksi, djali e ka shtyrë me duar dhe nuk është shumë plagë e madhe” ka thënë Fiqiri Meçe.
Sipas Fiqiri Meçes, autori tjetër i krimit u mor në pyetje nga policia, por më pas u la i lirë.
Akoma më e rëndë ishte pjesa e dytë e rrëfimit të Fiqiri Meçes, djali i të cilit i qëndron dëshmisë së agresorët e sulmit me thika ishin dy fëmijë dhe jo një.
Sipas tij, në spitalin ku qëndron i biri është tentuar t’i bëhet presion fëmijës nga një inspektor policie.
Sepse Luisi është marrë tre herë në pyetje nga inspektorët e krimeve. Dy herë në prani të psikologut, ndërsa herën e tretë inspektori që erdhi, ishte i vetëm dhe pas presioneve që i ka bërë fëmijës, familjarët e kanë nxjerrë jashtë.
“Djalit i erdhi një inspektor pas dy ditësh, i ka bërë presion, por e nxora jashtë, Dyshoj se mund të jetë edhe dikush nga këta. Inspektor që merr dëshmi. I kanë marrë 2 herë dëshmi djalit. Dy herë në prani të psikologut. Inspektori i tretë nuk ka ardhur në prani të psikologut. I ka bërë presion dhe e ka detyruar se djali nuk flet dot sepse i merret fryma dhe ai e ka vendosur në presion. Nuk e di çfarë ka qenë por inspektor nuk ka qenë. E kam nxjerrë jashtë, nuk pranuam. Nëse do të ishte inspektor, së pari duhet të ishte njeri. Nuk mund të vijë me petkun e inspektorit, dhe ti bësh presion” ka thënë ai.
Reagimi i çoroditur i policisë
Dëshmia e Fiqiri Meçes është një akuzë e fortë për drejtuesit e policisë së Tiranës.
Deri tani, policia ishte akuzuar për mungesën e reagimit të shpejtë, për indiferencën e treguar për sherrin mes adoleshentëve, duke u nisur nga fakti se policja që qëndron në shkollë ishte në dijeni të konfliktit ditën e premte dhe të hënën, në momentin kur ndodhi vrasja nuk kishte në shkollë.
Por fshehja e një prej autorëve të krimit nga policia, e fut historinë në një hulli tjetër.
Pikëpyetjet që ngrihen janë disa. A mund tëdevijohen hetimet, kur në mes është jeta e një fëmije? A mund t’i bëhet presion një 14-vjeçari, të shtruar në spital me pesë plagë thike në trup?
Në përpjekje për t’iu përgjigjur akuzave të forta të Fiqiri Meçes, policia ka bërë një reagim, por mesazhi që vjen është i çoroditur. Njoftimi përmban në vetvete dy qëndrime të policisë së shtetit.
Së pari është sulmi që i bëhet medias dhe Fiqiri Meçes, për denoncimin publik duke përmendur “burime të caktuara,- thotë policia,- që janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi” për vrasjen e Martin Canit rreth 200 metra larg shkollës Fan Noli.
Pastaj policia sjell si argument pamjet filmike që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes. Këtu tregohet se “nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje”.
Por pasi ka sjellë si provë pamjet filmike, policia e lë të hapur se e vërteta mund të jetë ndryshe, kur thotë se është në kërkim për fakte dhe prova të reja për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.
Fiqiri Meçe është marrë në pyetje dhe pretendimet e tij do të vlerësohen “në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi”.
Pas kësaj, do të përgatitet një raport që synon “zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë”.
Me pak fjalë, policia e mohon autorin e dytë në vendin e krimit, por edhe e pranon se kjo mund të dalë e. vërtetë nga hetimet që do të vijojnë.
Problemi është se tani ka kaluar një javë nga vrasja e Martin Canit. Dëshmia e djalit tjetër të plagosur, Luis Meçes ka qenë aty. Po ashtu edhe dëshmia e babait të tij, Fiqiri Meçes.
Të dy e drejtojnë gishtin drejt adoleshentit tjetër për sulmin me thika, që nuk është arrestuar nga policia.
Nëse hetimet e mëtejshme u japin të drejtë, kjo provon manipulimin që u përpoq të bëjë policia. Edhe kur në mes ishte jeta e një fëmije 14 vjeç.
Prandaj dëshmia e Fiqiri Meçes e kthen debatin nga Kina në Tiranë, aty ku një shoqëri e kalbur dhe e korruptuar lëshon lot krokodili për jetën e humbur të një fëmije të pafajshëm./Lapsi.al
Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Londra vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe mënyrën se si opozita e menaxhoi ngjarjen tragjike.
Edi Rama:Çdo vrasje është një fatkeqësi dhe ku merret një jetë krejt e re tragjedia është e madhe jo veç për familjen por edhe për shoqërinë. Por kur tragjedia e një vrasje e prek sot vendin tonë edhe më shumë del në pah nevoja që Shqipëria ka për ju.
Pse e them këtë në këtë pjese, një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër, por ne vend që të ketë vetëpërmbajtje dhe respekt dhe angazhim të të gjithëve në kërkim të të mirës…Ndërsa në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të politikës dhe askush nuk pyet për viktimës as për dhimbjen e të afërmeve, as për nevojën e komunitetit për të kuptuar së bashku cili është roli.
Por kush të mundet përpiqet të tërheqë opinionin publik në ato kanale, duken ushqyer urrejtjet, nxitur ndasi, duke tjerrë me ditë e me netë lloj lloj marifetesh dhe protestash kundër qeversië dhe për ta kthyer viktimën në mish ptr topat e interesave të politikës.
Ku bën vaki, në cilin vend demokratik që pa u varrosura kufoma e një viktime të pafajshme të dalin gjithë djajt nga shishet dhe ti’a marrin valles së luftës për pushtet, dhe varës së inateve duke shqelmuar trurin e njerëzve të lënduar prej tragjedisë.
Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.
Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.
Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.
Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.
Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.
Është zbardhur dëshmia e shokut të Martin Canit, i cili mbeti i plagosur ka konflikti mes të miturve që agravoi deri në përdorimin e thikës. Grupi hetimor i ka marrë ditën e djeshme dëshminë 14-vjeçarit që ndodhet në spitalin e Traumës, në praninë e psikologes dhe familjarëve. Luis Meçe ka thënë se ai dhe Martin Cani janë goditur disa herë me thikë, përveçse nga autorit tashmë i arrestuar edhe nga një person tjetër shok i autorit, me iniciale G.B. Sipas të plagosurit autori ka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël dhe të dy i kanë qëlluar.
Raportohet se babai i të plagosurit është marrë sërish në pyetje në polici dhe ka dhënë të njëjtën dëshmi. Këto deklarime kanë bërë që grupi hetimor të vijojë sekuestrimin dhe këqyrjen e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën nga e para. Tashmë po hetohet edhe pista që mund të kenë qëlluar dy persona. Nga kqyrja e parë e kamerave është konfirmuar se autori i arrestuar dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë largohen me vrap nga vendi i ngjarjes deri te ish-ATSH aty ku u gjet edhe çanta dhe një thikë.
Pasi kanë mbërritur aty, dyshohet se një person i ka marrë me makinë të tre të mitur. Hetuesit janë rikthyer sërish aty për të sekuestruar kamerat. Bëhet po ashtu me dije se thika që u gjet nga policia nuk është e njëjtë me atë që ka publikuar autori i arrestuar në rrjete sociale menjëherë pas krimit. Ky fakt ka ngritur dyshimet te policia se mund të kenë qënë dy autorë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me dy thika të ndryshme. Edhe telefonat celularë të autorit të arrestuar dhe dy shokëve të tij ende nuk janë gjetur nga policia. Dëshmitë e reja dhe dyshimet nga hetuesit i ka dhënë një tjetër rrjedhë hetimeve të policisë, për ngjarjen e rëndë. Përveç rikëqyrjes së kamerave të sigurisë, do të rimerren në pyetje i gjithë stafi i shkollës Fan Noli, të gjithë dëshmitarët e përfshirë që kanë qenë në ngjarje por dhe minorenët e përfshirë në konflikt.
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
Grupi hetimor i ka marrë dëshmi 14-vjeçarit të plagosur në sherrin ku humbi jetën shoku i tij i ngushtë, Martin Cani, krim i ndodhur më 18 Nëntor pranë derës së shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” I mituri ndodhet në Spitalin e Traumës në kryqytet nën kujdesin e mjekëve dhe dëshmia mësohet se iu është marrë
4 ditë pas ngjarjes tragjike pranë shkollës “Fan Noli” policia ka gjetur në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” thikën që dyshohet se ka përdorur autori për të qëlluar për vdekje 14-vjeçarin Martin.C, ndërsa celulari i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje ende nuk është gjetur.
Uniformat blu janë duke parë kamerat e sigurisë në zonë për të kuptur internerarin që i mituri ka ndjekur pas konfliktit. Gjithashtu po bëhen edhe verifikime se nga kush është ndihmuar 14-vjeçari për tu larguar nga vendi i ngjarjes dhe transportimin i tij drejt spitalit privat ku vijon të jetë nën trajtimin e bluzave të bardha.
Para shkollës “Fan Noli” edhe sot prindër dhe përfaqësues të shoqëris civile mbajtën një deklarë ku kërkuan dorëheqjen e Ministres së Arsimit dhe parlajmëruan edhe bojkot të mësimit në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre.
Një tjetër protestë me moton ua kemi detyrim fëmijëve të protestojmë për jetën, sigurinë dhe arsimin e tyre është njoftuar të hënën në orën 17:00 para Ministrisë së Arsimit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një audio-regjistrim, të cilin ia ka dërguar një qytetar që sipas tij është bërë në mbledhjen e prindërve në klasën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit tek shkolla “Fan Noli”. Regjistrimi zbardh detaje tronditëse pasi nga diskutimet e prindërve me mësuesit, rezulton se klasa ka qenë e informuar për thikën që posedonte autori.
Sipas qytetarit që ka dërguar regjistrimin, mësuesja ishte në dijeni të konfliktit mes dy adoleshentëve, por gjithsesi i kishte dhënë leje Marios të largohej nga mësimi pas orës së 5-të. Pretendohet se ky veprim i dha mundësinë autorit të përballej me Martinin jashtë shkollës.
“Përgjegjësia juaj ishte që ata fëmijë të mos vinin as orën e 5 e të 6 që kishin marrë leje. Nga e premtja ishte bërë çfarë ishte bërë dhe për zyshën duhet të merren masa, edhe për drejtoreshën. Edhe oficerja. Edhe psikologu ishte në dijeni”, thotë prindi.
Zëri në audio-regjistrim pohon se autori e kishte treguar thikën në klasë.
“Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë prisni ju çfarë do të ndodhë sot. Dhe vjen me një thikë kaq! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”, – dëgjohet në audio.
Në bisedën e regjistruar, prindi i shqetësuar kërkon llogari nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për këtë neglizhencë. Po ashtu, ai akuzon stafin e shkollës se u kanë sugjeruar fëmijëve të mos flasin me gazetarët apo të japin intervista për ngjarjen.
Gazetari Igli Çelmeta ishte i ftuar në “People” me Flori Gjini, në Euronews Albania, ku tregoi mbi rrethanat e rastit tragjik të humbjes së jetës të 14-vjeçarit Martin.C i cili u godit me thikë jashtë ambienteve të shkollës nga një bashkëmoshatar i tij.
Ai tregoi se në dijeni të konfliktit ishin oficerja e sigurisë, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës “Fan Noli” dhe nëse ato do të kishin vënë në dijeni prindërit e të miturëve dhe strukturat policore mund të egzistonte mundësia e parandalimit të këtij krimi.
“Një konflikt për të cilin ishin në dijeni të gjithë personat përgjegjës që mund të lajmëronin insitucionet përkatëse për ta parandaluar këtë ngjarje, duke filluar që nga oficerja e sigurisë, drejtoresha e shkollës dhe mësuesja kujdestare të cilët ishin në dijeni prej disa ditësh lidhur me konfliktin dhe nuk kishin lajmëruar as prindërit e viktimës dhe as prindërit e autorit”.
“Zyrtarisht ështe e konfirmuar që drejtuesit e shkollës “Fan Noli” nuk kanë lajmëruar prindërit e autorit dhe të viktimës pasi që të premten, 4 ditë para ngjarjes kanë pasur dijeni për sherrin dhe nuk kanë lajmëruar as prindërit as inspektorin e policisë së zonës. Kjo tregon që kjo ngjarje mund të parandalohej nëse aktorët kryesorë të parandalimit të saj do të lajmëroheshin për këtë problematikë”, tha Çelmeta.
Gazetari Çelmeta shpjegoi se mungesën e njoftimit ata e kanë justifikuar me faktin se nxënësit kishin premtuar se ata ishin pajtuar me njëri–tjetrin.
Babai i Martin Canit, ka dhënë një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ëngjëll Cani, gjatë intervistës për gazetarin Besmir Pula, ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej në spital me disa plagë në trup dhe më pas mësoi se është ndarë nga jeta. Ai deklaroi se është i tronditur nga ngjarja dhe se ende nuk e beson që diçka e tillë mund t’i ndodhte të birit në derën e shkollës.
“Mësuesja më tha Martini është te ‘Trauma’. Vajta aty, më thanë është në sallë të operacionit. Më thirrën pas gjysmë ore me shpresë se do të kishte vetëm një plagë thike, kurse moshatari i vet gjashtë thika. Por, pas gjysëm ore më thanë Martini nuk mbijetoi sepse kishte një thikë në zemër. Bota më ra përmbi kokë!
Pak më pare kisha mësuesen e Martinit dhe po më tregonte se ishte model, shembullor, një njeri që e donte e gjithë shkolla, e gjithë lagjia këtu. Pyet çdo njeri që e njeh Martinin, ishte lider i vërtetë, humorist i vërtetë, nuk kam fjalë ta përshkruaj”, tha Cani.
I pyetur për autorin e krimit, Cani tha se nuk e njeh atë dhe se familjarët e tij nuk e kanë ngushëlluar dhe as kanë kërkuar falje.
“Unë as nuk e njoh, as i kam mësuar emrin as nuk e di kush është, ku është dhe cili është, nuk kam asnjë lloj ideje. Të jem i sinqertë nuk kanë ardhur, asnjë lloj ngushëllimi, asnjëlloj falje, asnjë informacion nuk kam. Ndoshta nuk kanë kurajo, mund të ndihen fajtorë. Nuk besoj se ka njeri që do që djali i tyre të bëhet kriminel
Çdo prind nuk e do djalin ta ketë kriminel. Ata kanë qenë moshatarë, fajësoj dorën që e vrau. Kë të fajësos? Ajo dorë i mori jetën djalit tim, ëndrrat. Nuk dua ta kthej politike, unë i përkas thjeshtësisë dhe paqes, erdha të ndërtoj shtëpi dhe familje, erdha me mall për atdheun, të jetoj këtu. Më lindën dy cuna, dy yje, njërin ma mori Zoti, më mori zemrën”, – tha Cani.
Babai i 14 vjeçarit të ndjerë u ndal edhe te siguria në shkolla dhe protesta e zhvilluar ditën e sotme për të birin.
“Nëntë vjet ka qenë në atë shkollë. Unë jetoja në Londër, e drejta e klientëve që punoja, ishte një e drejtë që ta shihje klientin deri 500 metra të mos i ndodhte dicka, jo më nëpër shkolla. Aty në derë të shkollës të ndodhë kjo, është e habitshme, e trishtë, më duket ëndërr, nuk dua ta besoj, nuk e imagjinoj.
Nuk kam patur informacion sepse po të dija unë do shkoja në shkollë. Martini bënte shaka, edhe mbledhje kur kanë bërë, më thoshin Martini na mban gjallë. Nuk kisha shqetësime.
Nuk dua ta nxjerr pjesën politike, por cdo prind duhet të ndjejë një ndjesi për një djalë që ka humbur jetën. Po të kishte ndodhur në një vend të botës, jo të dorëhiqej ministri, por do të ishte ndryshuar qeveria. Edhe në Greqi, gjëra të tilla cfarë bëhet. Falenderoj të gjithë shqiptarët. Nuk dua t’i futem politikës, kam kontakte me të gjithë njerëzit, unë dua që djali im të prehet në paqe sic i takon.
Me policinë asnjë komunikim nuk kam patur sepse unë jam shumë i tronditur. Edhe sot që po flas dridhem i tëri, nuk e kisha kurajon, dua të gjej guximin dhe të falenderoj popullin shqiptar, prindërit, ata miq që më kanë repspektuar, kanë ngrënë nga një lugë të vogël helmi që unë po ha dhe po helmohem dita ditës”, – tha babai i 14 vjeçarit.
Ëngjëll Cani rrëfeu edhe takimin e fundit me të birin.
“Luajti një ndeshje me Kavajën, më tha luajta shumë mirë, do të bëhem futbollist me Kombëtaren. Më tha do të më marrë xhaxhi me vete sepse e kemi gjysmën e familjes në Amerikë. Xhaxhai i ushqente që do të marr në Amerikë për shkollë. Këto ëndrra kishte ai djalë. Ai flinte me topin, kishte qejf të bëhej si Christiano Ronaldo”, – tha Cani. /Marrë nga TPZ