Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

10 July 2025 at 08:18

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai përmes një postimi në Instastory, teksa është pyetur në “Ask Me a Question”.

Përveç emrit, Mevlani ka zgjedhur të mos e bëjë publik portretin e së bijës.

 

The post Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës appeared first on Sot News | Lajme.

“Mirë se erdhe”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e të porsalindurit

By: D Marku
9 July 2025 at 11:50

Këngëtari i njohur Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të veçantë familjar. Ai ka publikuar një foto prekëse ku shfaqen tre fëmijët e tij, ku më i vogli është një foshnjë e sapolindur, e mbajtur me shumë dashuri nga motrat e tij më të mëdha.

Në përshkrimin e fotos, Renisi shkruan plot emocion:

Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”

The post “Mirë se erdhe”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e të porsalindurit appeared first on Albeu.com.

“Po të isha kryeministër…”/ Luiz Ejlli shpërthen i revoltuar ndaj babait mostër që ab*zoi me vajzën e tij të mitur

3 July 2025 at 11:52

Zamir Meta, 36-vjeçari shqiptar që abuzoi me vajzën e tij të mitur, ka përfunduar pas hekurave ditën e sotme. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi ka reaguar ashpër edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, nëse do të ishte kryeministër, Luizi shkruan se Metën “nuk do të kishte nen kushtetute që ta mbronte” dhe se do ta varrte me duart e tij, pasi këta njerëz, “nuk kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu”.

“Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij” Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë. S’do kishte nen kushtetute që ta mbronte.

Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta VARJA në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit! Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu.

Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S’ka më “prit se do flasë shteti”. Jo! Shteti jemi ne. Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet. Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi. Dhe po, “më mirë një popull i egër për drejtësi sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit”

The post “Po të isha kryeministër…”/ Luiz Ejlli shpërthen i revoltuar ndaj babait mostër që ab*zoi me vajzën e tij të mitur appeared first on Sot News | Lajme.

Gold AG bëhet baba për herë të tretë – i vendos emrin vajzës Emblema

By: D Marku
1 July 2025 at 12:14

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, njofton se është bërë baba për herë të tretë.

Ai dhe partnerja e tij, Ermira, kanë mirëpritur një vajzë – që i kanë vënë emrin Emblema.

Ndërkohë, ata kanë bashkë edhe dy fëmijë të tjerë: Gueril dhe Front.

Më poshtë postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë.

Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër.

O Allah o Zoti im bëje rob falenderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë.

Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.

Paç shëndet e gjitha të mirat e Zotit bijë, e dije që deri sa të kem jetë do të jem krah i joti.

Emblema e babit me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që ja jep hijeshinë emblemës.

Qofshim krenar me ty e mira e babit.Faleminderit o Zot për të mirat e Tua të pafundme”.

The post Gold AG bëhet baba për herë të tretë – i vendos emrin vajzës Emblema appeared first on Albeu.com.

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

16 June 2025 at 17:56

Gjykata e Korçës, ka shpallur fajtor 21-vjeçarin, Dritson Kurti, pēr veprën penale “marrëdhënie seksuale me tē mitur”, por e ka vendosur në shërbim prove për njē periudhë 5 vjeçare, duke e liruar kështu edhe nga qelia. Më konkretisht, togat e zeza kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë, e cila në pretencën e saj kërkonte 7 vite […]

The post U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave appeared first on BoldNews.al.

Baballarët e rinj thyejnë modelet e vjetra: 3 herë më shumë kohë me fëmijët

By: gaze tare
10 June 2025 at 08:27

Një brez i ri baballarësh po ndryshon rrënjësisht jetën familjare: sipas të dhënave nga Pew, American Time Use dhe studimeve afatgjata, baballarët e sotëm kalojnë mesatarisht më shumë se një orë në ditë duke u kujdesur direkt për fëmijët — që nga ndërrimi i pelenave e deri te rutinat e gjumit.

Në vitin 1982, 43% e baballarëve shmangnin ndërrimin e pelenave. Sot, vetëm 3% e bëjnë këtë.

Studimet nga Boston College dhe Brigham Young tregojnë se përfshirja aktive e baballarëve përmirëson rezultatet akademike dhe emocionale të fëmijëve, forcon marrëdhëniet në çift dhe rritet akoma më shumë kur oraret janë fleksibël.

Një revolucion i butë, por i rëndësishëm në zemër të familjes moderne!

The post Baballarët e rinj thyejnë modelet e vjetra: 3 herë më shumë kohë me fëmijët appeared first on iconstyle.al.

Miley Cyrus thyen heshtjen për marrëdhënien me babain, Billy Ray: Nuk jemi më të larguar

By: gaze tare
2 June 2025 at 20:27

Miley Cyrus ka thyer heshtjen lidhur me raportin e saj me babain, Billy Ray Cyrus, pas lajmeve për romancën e tij të re me Elizabeth Hurley. Në një intervistë për The New York Times, Miley zbuloi se tashmë nuk janë më të larguar dhe tha se “koha është gjithçka.”

Këngëtarja shpjegoi se ndarja e mëparshme kishte ndodhur për shkak të divorcit të prindërve dhe dhimbjes që kishte përjetuar nga ndarja e nënës së saj, Tish Cyrus. Sipas Miley, tani ajo ka më shumë mirëkuptim dhe empati për të dy prindërit e saj. “Kam marrë shumë nga dhimbja e mamit tim, sepse ajo ishte më e dhimbshme për të se sa për mua si e rritur,” tha Miley, duke shtuar se tani që nëna e saj është e lumtur me bashkëshortin e saj të ri, Dominic Purcell, dhe babai i saj ka gjetur lumturinë me Elizabeth Hurley, ajo është mësuar t’i duajë të dy si individë dhe jo më si një çift prindëror.

Miley theksoi se ka arritur të kuptojë më mirë rolin e prindërve të saj në jetën e saj dhe tani është më e gatshme t’i duajë ata për atë që janë, jo për atë që ishin si prindër.

The post Miley Cyrus thyen heshtjen për marrëdhënien me babain, Billy Ray: Nuk jemi më të larguar appeared first on iconstyle.al.

Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese për mandate

6 May 2025 at 12:29

Qarku i Fierit numëron mbi 400 mijë votues dhe zgjedh 16 deputetë, pra është qarku i dytë më i madh në vend pas Tiranës. Dhe për shkak të përmasave, në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark duket se janë aktive dhe shpresojnë për të marrë mandate edhe partitë e vogla, të tilla si Partia […]

The post Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese për mandate appeared first on Reporter.al.

Komuna e Gazi Babës përfitoi 9 milionë euro nga Qeveria, buxhet i planifikuar për projekte të reja në infrastrukturë dhe objekte shkollore

4 May 2025 at 11:40

Kryetari i Komunës së Gazi Babës deklaroi se Komuna e Gazi Babës mori 9 milionë euro nga Qeveria në kuadër të Thirrjes Publike për Financimin e Projekteve të Infrastrukturës.

Këto fonde janë të destinuara për ndërtimin e një këndi të ri lojërash për fëmijë midis Maxharit dhe Keramidnicës, si dhe një palestër të re shkollore për Shkollën Fillore “Grigor Prlicev” në lagjen Hekurudha.

Ndërtim shtesë i sistemeve të kanalizimit është planifikuar në Jurumleri, Idrizovë dhe Drma, dhe njoftimi shton se shkolla fillore Krum Toshev në Trubarevo do të zgjerohet gjithashtu.

Fondet synojnë gjithashtu të mbulojnë ndërtimin e disa rrugëve dhe rrugicave.

Kryetari i bashkisë Stefkovski shtoi se i gjithë dokumentacioni është përgatitur për të gjitha projektet dhe se procedura e ndërtimit do të fillojë pasi të zgjidhet një operator ekonomik për të kryer aktivitetet e ndërtimit.

The post Komuna e Gazi Babës përfitoi 9 milionë euro nga Qeveria, buxhet i planifikuar për projekte të reja në infrastrukturë dhe objekte shkollore appeared first on Telegrafi.

Zgjedhje nën hijen e patronazhistit në Fier

1 May 2025 at 07:04

“Po çfarë thua more?! Ëndrra me sy hapur sheh ti?!” Kjo ishte përgjigjja që ky gazetar mori nga një grup të moshuarish, të cilët po luanin domino në qendër të fshatit Libofshë në Fier, ndaj pyetjes nëse ekzistonte ndokush, i cili ishte njëkohësisht i punësuar në administratën publike dhe, gjithashtu, mbështetës i opozitës. “Ata, edhe […]

The post Zgjedhje nën hijen e patronazhistit në Fier appeared first on Reporter.al.

Pas 22 vitesh ndarje, Livia Brunga takon për herë të parë babain!

By: gaze tare
23 April 2025 at 08:17

Livia Brunga është bërë bashkë me të atin pas 22-vitesh ndarje! Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale!

Rikujtojmë që në një moment prekës gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, ish-banorja Livia Brunga përjetoi një emocion të veçantë: pas 22 vitesh ndarje, ajo komunikoi për herë të parë me të atin përmes një lidhjeje Skype. Ky takim i papritur u bë i mundur nga produksioni i spektaklit, duke sjellë emocione të forta për Livian dhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Gjatë bisedës, Livia, e përlotur, i tha të atit: “Është ai zëri… që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab.” Babai i saj, i emocionuar, u shpreh: “Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderoje babin.” Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar një takim pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP.

The post Pas 22 vitesh ndarje, Livia Brunga takon për herë të parë babain! appeared first on iconstyle.al.

Prej disa kohësh i shtruar në spital, ndërron jetë babai i Hashim Thaçit

By: gaze tare
17 March 2025 at 08:31

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pas një kohe të gjatë i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Haxhi Thaçi u vizitua disa ditë më parë nga i biri, nën masa të rrepta sigurie të Gjykatës Speciale.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

The post Prej disa kohësh i shtruar në spital, ndërron jetë babai i Hashim Thaçit appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Alibaba prezanton IA që ”lexon” emocionet

PEKIN, 14 mars /ATSH-ANSA/ – Në peizazhin me zhvillim të shpejtë të inteligjencës artificiale, gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba po e bën përsëri të ndjehet prania e tij.

Pas prezanitmit të ”Qwen2.5 Max” në janar, kompania tani po prezanton ”R1-Omni”, një model që i afrohet konceptit të inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI), duke qenë në gjendje të interpretojë emocionet njerëzore.

Rezultati i inteligjencës artificiale arrihet falë analizës së një sërë sinjalesh, ku përfshihen shprehjet e fytyrës, gjuha e trupit, variacionet në tonin e zërit.

Qëllimi kryesor i kësaj teknologjie, shpesh i referuar si “Inteligjenca Artificiale e emocioneve” ose “kompjuterimi afektiv”, është të pajisë makinat me aftësinë për të interpretuar dhe për t’iu përgjigjur gjendjeve emocionale njerëzore, duke promovuar ndërveprime më të natyrshme dhe empatike.

Njohja e emocioneve mund të ndahet në tre qasje kryesore, secila prej të cilave shfrytëzon metoda të ndryshme të përpunimit të të dhënave.

Analiza tekstuale fokusohet në interpretimin e gjuhës, të shkruar dhe të folur, për të nxjerrë në përfundimin e ndjenjave të shprehura.

Teknologjitë e përpunimit të gjuhës natyrore (NLP) dhe algoritmet e analizës së ndjenjave na lejojnë të nxjerrim informacion emocional nga tekstet dhe fjalimet.

Analiza audio, nga ana tjetër, mbështetet në karakteristikat vokale, si toni dhe ritmi i zërit, për të zbuluar ndryshimet emocionale.

Integrimi i këtyre teknikave të ndryshme lejon një kuptim më të saktë të emocioneve. Qëllimi i pa fshehur kurrë i Alibaba është të arrijë Agi, inteligjencën e përgjithshme artificiale, hapin e fundit përpara se të kapërcejë aftësitë njerëzore.

CEO Eddie Wu ka shpjeguar vazhdimisht se si Agi është prioriteti kryesor i kompanisë mbi të cilin bazohen investimet aktuale dhe të ardhshme. /os/

The post FOKUS – Alibaba prezanton IA që ”lexon” emocionet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dukeshin mjaft të dashuruar”, pse palestinezët babë e bijë u prezantuan si çift?

By: Oldi
5 March 2025 at 22:37

Ngjarja e ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë 1 javë më parë është e mbuluar me mister, megjithatë detajet e zbuluara deri më tani janë tronditëse. Babë e bijë Fadi Alwan dhe Rayyan Alwan, janë prezantuar si çift që nga momenti që kanë zbritur në Aeroportin e Rinasit e deri te takimi me pronaren […]

The post “Dukeshin mjaft të dashuruar”, pse palestinezët babë e bijë u prezantuan si çift? appeared first on BoldNews.al.

G Bani reagon pas daljes nga BBV4: “Nuk ishte gënjeshtër, babai im është i sëmurë”

By: gaze tare
5 March 2025 at 08:18

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP 4, G Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderon ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi situatën që përjetoi brenda spektaklit.

Teksa ishte në BBV4, ai mori një lajm të trishtuar për shëndetin e të atit. Fillimisht, ai dyshoi në vërtetësinë e lajmit, por pas daljes e kuptoi se gjithçka ishte reale. Në mesazhin e tij publik, G Bani theksoi se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.

“Nuk më është besuar deri sa kam folur me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentues, edhe unë kam familje,” shkroi ai, duke bërë të qartë se për të, rëndësi ka familja dhe jo opinionet e të tjerëve.

Ai shtoi se të gjitha fjalët, kërcënimet dhe sharjet që ka marrë gjatë kësaj kohe i fal të gjithëve, duke i lënë pas ato që ndodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Në fund, ai përshëndeti të gjithë dhe uroi banorët e mbetur në garë.

Screenshot

The post G Bani reagon pas daljes nga BBV4: “Nuk ishte gënjeshtër, babai im është i sëmurë” appeared first on iconstyle.al.

E trishtë!Ndërron jetë babai i Klaudia Pepas!

By: gaze tare
2 March 2025 at 20:04

Klaudia Pepa ka njoftuar me dhimbje të madhe se ka humbur babain e saj.

Lajmi u bë i ditur nga vetë balerina përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

Klaudia nuk ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen, por postimi i saj ka emocionuar ndjekësit dhe ka marrë reagime mbështetëse nga fansat dhe miqtë e saj.

The post E trishtë!Ndërron jetë babai i Klaudia Pepas! appeared first on iconstyle.al.

Shikoni këtë vallëzim të adhurueshëm babë e bijë

25 February 2025 at 21:58

Njerëzit mund të hasin sfida, veçanërisht fëmijët, por ka mënyra kreative për ta bërë këtë përvojë më argëtuese.

Pushimet e shkurtra gjatë ecjeve të gjata janë zakonisht të nevojshme, por ajo që i bën ato të veçanta është mënyra se si prindërit i organizojnë.

Një baba ka gjetur një mënyrë origjinale për të mbajtur fëmijët e motivuar gjatë shëtitjeve të tyre në natyrë.

Mike Walton dhe vajzat nuk bëjnë pushime të zakonshme – përkundrazi, ata bëjnë “pushime për kërcim”.

Në një video virale në Instagram, Mike ndau momente nga një prej ecjeve të tyre, ku një nga vajzat krijoi një koreografi argëtuese në mes të një shëtitjeje 22 kilometra të gjatë.

Mike u përpoq të ndiqte lëvizjet e saj, dhe pushimet e tyre të papritura për kërcim përgjatë rrugës mahnitën shikuesit.

“Këtë e bëj me vajzat e mia prej tre vitesh dhe atyre u duket jashtëzakonisht qesharake. Gjatë kësaj ecjeje ndalëm çdo 800 metra për të kërcyer pak”, shkroi ai në përshkrimin e videos.

Ai shtoi se vendosja e kamerës i merr vetëm disa sekonda, ndërsa vajzat më pas e shijojnë shumë duke parë regjistrimet. /Telegrafi/

The post Shikoni këtë vallëzim të adhurueshëm babë e bijë appeared first on Telegrafi.

Studimi: Baballarët me vajza jetojnë më gjatë

By: gaze tare
23 February 2025 at 13:34

Një studim i Universitetit Jagiellonian ka zbuluar se baballarët që kanë vajza priren të jetojnë më gjatë.

Sipas kërkimeve, çdo vajzë i shton mesatarisht rreth 74 javë jetëgjatësisë së një babai.

Studimi, i cili analizoi të dhënat nga më shumë se 4,300 persona, nuk gjeti ndonjë lidhje të rëndësishme midis numrit të djemve dhe jetëgjatësisë së baballarëve.

Përveç ndikimit në jetëgjatësi, të kesh vajza ndikon pozitivisht në mirëqenien emocionale, duke përmirësuar komunikimin, vetëvlerësimin dhe marrëdhënien sociale të baballarëve.

The post Studimi: Baballarët me vajza jetojnë më gjatë appeared first on iconstyle.al.

Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

By: lia rda
10 February 2025 at 11:09

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre djem.

Anëtarja e re e familjes mbretërore suedeze është e nënta në renditjen e nipërve të Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia. Ajo është e teta në radhën e fronit, por nuk mban titullin HRH, sipas vendimit të marrë nga Mbreti i Suedisë.

Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur pallati përmes një postimi në Instagram. Sipas Daily Mail, foshnja ka lindur mesditën e së premtes, 7 shkurt, në spitalin Danderyd pranë Stokholmit.

Princess Sofia of Sweden and Prince Carl Philip are snapped smiling as they leave hospital in Stockholm with their new baby girl https://t.co/wyaRZeJjNC

— Daily Mail Australia (@DailyMailAU) February 9, 2025

Një ditë pas lindjes, çifti është fotografuar duke dalë nga spitali me të porsalindurën. Ata ishin veshur ‘casual’ me princeshën duke buzëqeshur para kamerës, të veshur me pantallona të errëta, një pulovër kremi dhe pelerinë. Ajo e kompletoi look-un e saj me një kapele bejsbolli dhe çizme të errëta.

Princesha Sofia njoftoi shtatzëninë e saj të katërt shtatorin e kaluar, pasi mori pjesë në dasmën e Princeshës Martha Louise të Norvegjisë me shamanin amerikan Durek Veret./abcnews.al

“Asimi më ka thyer brinjët”/ U bë mollë sherri për vrasjen e të vëllait? Flet e motra e viktimës: Ja pse qëndroja…

6 February 2025 at 12:56

Brunilda Gjoni, motra e Asim Gjonit, i cili u masakrua me thikë nga babai i tij, nga shtrati i spitalit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë. Brunilda Gjoni, e cila konsiderohet edhe si mollë sherri mes baba e bir pasi sipas familjarëve donte t’i merrte pronat të atit, Hekuran Gjoni, ka treguar se Asimi i ka thyer 4 brinjë mbrëmjen që ndodhi krimi.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo rrëfeu se është braktisur nga familja pas ngjarjes. Ajo tregoi se është divoruar nga bashkëshorti i parë, ndërsa jetonte në Gjermani me burrin e dytë. Por theksoi se për shkak se ishte e papunë ishte rikthyer në Shqipëri për të qëndruar 2 muaj. Sipas Brunidës, i ati i kishte kërkuar që të qëndronte tek shtëpia e tij dhe jo me qira, mqs ishte vetëm.

Pjesë nga intervista:

Nuk jam mirë fare, kam dhimbje. Skam njeri këtu dhe duhet të ulem e ngrihem vetë

S’të ka vizituar asnjë familjar?

Asnjë nga familja, as nuk më kanë shkruar dhe as nuk më kanë pyetur si je?

As mamja?

Jo askush, nuk u kam bërë asgjë

Çfarë lëndimesh ke?

Më ka thyer vëllai 3-4 brinjë dhe më ka plasur në mushkëri.

E kanë ekzaminuar mjekët?

Po

Ishit prezent në ngjarje?

Po, aty isha?

Sa kohë jetonit te babai

Jam e martuar në Gjermani asnjëherë nuk ka qëndruar tek babai këtë herë më tha babai mos paguaj qira, hajde rri tek babai

Pse u ktheve?

U mërzita në Gjermani, pa punë nuk rrija dot

Je e divorcuar?

Jam në martesë, Me burrin e parë jam divorcuar. Jetoj në Gjermani, shkova atje për të qëndruar 3 muaj por nuk rrija dot sepse edhe tek puna më kërkonin, edhe vetë u mërzita sepse jam në shtëpi pa punë dhe pa gjë nuk rrija dot.

Kur u ktheva doja të merrja shtëpi me qira dhe jo të qëndroja tek babi

Ju u kthyer me fëmijët?

Djalin e madh e kam në Itali dhe të voglin tek i ati. Ndërsa babi më tha mos rri me qira po hajde tek unë, unë 12 orë isha në punë. Punoja pjatalarëse në një restorant.

Do shkonit sërish në Gjermani?

Do të rrija 2 muaj dhe do të ikja sërish atje sepse kam burrin. Bashkëshorti është nga Kosova

Babi jetonte më vëllain?

Jo janë ndarë prej 13 vitesh, që kur është martuar vëllai ka qenë i ndarë nga babai.

Nuk kanë jetuar bashkë. Kanë pasur shtëpi më vete.

Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë. Ai erdhi tek familja e babait, shkonte tek familja e babait vetëm për ti ngacmuar.

Sa larg janë banesat?

Vetëm një mur i ndan

Atë natë erdhi vetëm?

Jo erdhi vetëm, nëse do ishte bashkëshortja sdo të vinte tek babai.

The post “Asimi më ka thyer brinjët”/ U bë mollë sherri për vrasjen e të vëllait? Flet e motra e viktimës: Ja pse qëndroja… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌