Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A mund t’i japë votën Salianjit për Sekretar të Përgjithshëm? Përgjigjet Luan Baçi

8 July 2025 at 22:02

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se PD duhet të ndryshojë mënyrën e përballjes me regjimin aktual, duke theksuar se përballja me kryeministrin Rama është e vështirë.

Ai shtoi se në PD nuk ka nevojë për zgjedhje kryetari, pasi ky i fundit duhet të zgjidhet nga demokratët përmes votës, dhe jo të emërohet. Në lidhje me mundësinë që Ervin Salianji të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Baçi tha se vota është e fshehtë dhe çdo kandidat duhet të tregojë performancën e tij për të marrë besimin e anëtarëve të partisë.

“Duhet diskutuar çdo gjë bashkarisht. Këtu duhet të ndryshojë mënyra se si do përballemi më këtë regjim. Dhe më këtë regjim, duke qenë Rama aty, vështirë të përballohet.

Këtu PD nuk ka nevojë për të zgjedhur kryetar, e ka kryetarin. Kryetari zgjidhet nuk emërohet, e zgjedhin demokratët, është punë votë, jemi të gjithë të pafuqishëm tek vota.

Në pikëpyetjet nëse PD mund ti japë postin e Sekretarit të Përgjithshëm Ervin Salianjit, Baç u përgjigj se: “Vota është e fshehtë, duhet të shkojmë në zgjedhje dhe duhet parë përformanca që do ketë e gjithësecili gjatë kësaj kohe kur të vemë në zgjedhje. Por mund të mos jenë këta, mund të jenë dy të tjerë për t’u votuar. Atje përzgjidhet ai që mendohet se është më i saktë”, tha Luan Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A mund t’i japë votën Salianjit për Sekretar të Përgjithshëm? Përgjigjet Luan Baçi appeared first on Euronews Albania.

Rezultati i dobët i PD-së në Fier, Baçi: Ndihem keq dhe përgjegjës

By: Oldi
29 May 2025 at 16:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi komentoi zhvillimet e fundit politike, në ditën kur parlamenti iu rikthye punimeve pas një ndërprerjeje dy mujore për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Baçi u ndal te rezultati i dobët i PD-së në qarkun e Fierit, duke pranuar përgjegjësinë për performancën e partisë në këtë zonë dhe duke […]

The post Rezultati i dobët i PD-së në Fier, Baçi: Ndihem keq dhe përgjegjës appeared first on BoldNews.al.

Çfarë nuk funksionoi brenda PD në zgjedhjet e 11 majit? Baçi: Ndihem përgjegjës për rezultatin e Fierit

By: V K
29 May 2025 at 15:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, teksa ishte i ftuar në studion e News24, komentoi zhvillimet e fundit politike, në ditën kur parlamenti iu rikthye punimeve pas një ndërprerjeje dy mujore, për shkak të zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë intervistës, Baçi u ndal te rezultati i dobët i PD-së në qarkun e Fierit, duke pranuar përgjegjësinë për performancën e partisë në këtë zonë dhe duke kërkuar reflektim të brendshëm.

“Lista e mbyllur e PD ishte një përzgjedhje që u bazua te vota e anëtarësisë, përmes procesit të primareve, duke marrë parasysh përfaqësimin gjeografik dhe karakteristikat e çdo zone. Kishte një logjikë të brendshme për mënyrën si u ndërtua. Por është e vërtetë që shumë kandidatë të listës së hapur, që ishin të shumëvotuar, janë dëmtuar për shkak të manipulimeve – votat e tyre janë vjedhur”, tha Baçi.

Gjithashtu, deputeti demokrat shtoi se ndonëse lista ishte rezultat i një procesi demokratik të brendshëm, ajo nuk arriti të përfaqësonte sa duhet vullnetin e elektoratit për shkak të parregullsive zgjedhore.

“Çdokush që ishte pjesë e asaj fushate, si në listën e mbyllur ashtu edhe në të hapur, ka përgjegjësinë e vet për rezultatin. Personalisht ndihem keq dhe përgjegjës për atë që ndodhi në Fier”, theksoi ai.

Baçi nënvizoi se PD duhet të hyjë në një fazë të re reflektimi dhe reformimi pas kësaj humbjeje.

“Kjo është një periudhë që do të marrë kohën e vet për të bërë analizën e duhur. Duhet të gjejmë arsyet e brendshme që ndikuan në këtë rezultat, dhe të ndihmojmë në rindërtimin e partisë mbi baza më të forta e më të drejta”, përfundoi ai.

The post Çfarë nuk funksionoi brenda PD në zgjedhjet e 11 majit? Baçi: Ndihem përgjegjës për rezultatin e Fierit appeared first on Albeu.com.

Kandidati i PD nxjerr videon: Patronazhistët e PS orientojnë votuesit afër QV 

By: user 11
11 May 2025 at 09:51

Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka publikuar një video ku thotë se patronazhistë të PS-së qëndrojnë afër një qendre votimi dhe orientojnë votuesit se si duhet të votojnë. Sipas tij kjo ishte arsyeja përse ka hyrë në qendrën e votimit për të informuar për këtë shkelje.

“Ne Fier patronazhistet vazhdojne me “detyrat” e tyre speciale. Te porta e cdo institucioni qe jane te ngrijtura QV, qendrojne pa asnje autorizim 50 m nga QV dhe kapin qytetaret duke i orjentuar per votim.

Gjithashtu ” vezhguesit” e PS mbajne shenim nje per nje, emrat e qytetareve qe votojne dhe i pyesin per adresat e tyre, duke ju kerkuar dhe info per komshinjte dhe njerezit e afert, gje e cila eshte e ndaluar me ligj! KJO eshte arsyeja, pse une kam hyre ne disa QV dhe i kam informuar se kjo eshte shkelje e ligjit!

Ne pergjigje kjo te interesimit te disa mediave! Video e bere ne keto momente, te lgj Kryengrijtja e Fierit, te Çerdhja nr 3!”, shkruan Baçi.

The post Kandidati i PD nxjerr videon: Patronazhistët e PS orientojnë votuesit afër QV  appeared first on Lapsi.al.

FOTOLAJM/ Kandidatë të koalicionit të Berishës shkelin Kodin Zgjedhor, hyjnë në qendra votimi

By: xhir jeta
11 May 2025 at 08:54

Kandidatë të PD, janë parë të hyjnë në qendra të votimit, në shkelje të kodit zgjedhor.

Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen Zana Numani dhe Luan Baçi, kandidatë të koalicionit të Sali Berishës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gazetarët e ABC Neës të shpërndarë në terren raportuan se dy kandidatët ndodhen në qendra votimi të cilat nuk janë të zonës ku ata mund të votojnë.

 

Kujtojmë se pak më herët kreu I KQZ, Ilirjan Celibashi apeloi kandidatët të qëndrojnë jashtë qendrave të votimit.

“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.

Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.” Tha ai.

Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese për mandate

6 May 2025 at 12:29

Qarku i Fierit numëron mbi 400 mijë votues dhe zgjedh 16 deputetë, pra është qarku i dytë më i madh në vend pas Tiranës. Dhe për shkak të përmasave, në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark duket se janë aktive dhe shpresojnë për të marrë mandate edhe partitë e vogla, të tilla si Partia […]

The post Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese për mandate appeared first on Reporter.al.

6 mln USD për të nxjerrë Berishën nga non-grata? Gazetari përplaset keq me deputetin e PD: Thoni që nuk kemi lekë por…

28 April 2025 at 15:16

Ditën e sotme për të folur në lidhje me kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh ishin të ftuar në një emision gazetari Anri Bala dhe deputeti i PD-së në lidhje direkte Luan Baçi. Kontrata e lobimit prej 6 milionë dollarësh për heqjen e non-gratës së Sali Berishës në SHBA ka ngritur diskutime dhe pikëpyetje të mëdha në studio.

Ishte moderatorja e programit e cila drejtoi pyetjen deputetit nëse ai kishte dijeni të kësaj kontrate ose të parave më pas gazetari i kthehet duke konfirmuar se çdo anëtar i asaj partije kishte dijeni por çështja ishte se ku janë gjetur paratë që u pagua kjo kontratë.

Moderatorja: Nuredin Seçin nuk e njihni?

Baçi: Jo, s’është e thënë ta njoh

Moderatorja: E dinit ju zoti Baçi që kishte një kontratë lobimi për këtë çështje?

Bala: Sigurisht, e kanë ditur të gjithë përderisa thonin që Berisha do shkojë në Amerikë si do shkojë ai atje? E thanë në mars që zoti berisha do ikë atje, po dje një tjetër zyrtar i PD-së tha që zoti Berisha do shkojë në Amerikë. Kjo është kontrata që do e 7onte zoti berishën në Amerikë, se ishte non-grata nuk ikte dot me asgjë.

Bçi: E morët përgjigjen nga zotëria që është i revoltuar.

Bala: Jam pak se mund t’i kishit shpenzuar më zgjuar ato para se kur vjen puna te vota e diasporës thoni nuk kemi para, kur vjen puna për mbështetësit e partisë Demokratike thoni nuk kemi para kur vjen puna për t’i heq Berishës non-gratën si në Britani të Madhe si në SHBA nuk e keni problem të jepni me miliona dollarë e pastaj thoni mbështetësve tuaj nuk kemi para për të rrëzuar Edi Ramën.

The post 6 mln USD për të nxjerrë Berishën nga non-grata? Gazetari përplaset keq me deputetin e PD: Thoni që nuk kemi lekë por… appeared first on Sot News | Lajme.

Opozita në aksion, Baçi: Luleshtrydhet e Frakullit janë shumë cilësore

By: Ela
4 April 2025 at 15:52

Deputeti demokrat Luan Baçi ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, ndërsa fushata elektorale do të nisë zyrtarisht pas një jave. Baçi tha për News24 se nuk ka pasur asnjëherë pritshmëri të larta për pozicionimin e tij, duke e lënë gjithçka në dorën e […]

The post Opozita në aksion, Baçi: Luleshtrydhet e Frakullit janë shumë cilësore appeared first on BoldNews.al.

Fjalime, pankarta dhe molotov/ Çfarë ndodhi gjatë protestës dy orëshe të opozitës

By: Oldi
8 February 2025 at 19:28

Më pak se dy orë zgjati protesta kombëtare e opozitës e cila u mbajt sot para Kryeministrisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar menjëherë aeroportit “Nënë Tereza” pas përfundimit të fjalës së tij në protestën e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Me të përfunduar fjalën e tij, u deklarua për pjesëmarrësit në […]

The post Fjalime, pankarta dhe molotov/ Çfarë ndodhi gjatë protestës dy orëshe të opozitës appeared first on BoldNews.al.

“Sot është dita e opozitës”, Luan Baçi: Jemi mazhorancë, jo minorancë!

By: armand
8 February 2025 at 17:13

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës para Kryeministrisë nuk do të jetë e fundit. Në një prononcim për News24, Baçi theksoi se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj, pavarësisht sfidave dhe angazhimeve të deputetëve jashtë vendit. “Sot është dita e opozitës. Nuk do të ketë vend […]

The post “Sot është dita e opozitës”, Luan Baçi: Jemi mazhorancë, jo minorancë! appeared first on BoldNews.al.

“Po fillon blerja e votës”/ Denoncimi i Baçit: Bashkia Patos po jep pako me ushqime

15 January 2025 at 19:41

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, përmes një video në Facebook, ka denoncuar se PS ka nisur blerjen e votave në Patos.

Baçi shkruan në rrjetin social se videot janë filmuar në Patos, teksa duket një qytetar me një pako, të cilën thotë se e ka marrë nga Bashkia.

Ai i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të marrin masa e të fillojnë hetimet lidhur me këto raste, teksa shtoi se PD do të vijojë të parashtrojë platformën e saj te çdo qytetar.

“Eshte detyre e organeve ligjzbatuese te merren me abuzimin, vjedhjen dhe korrupsionin ne cdo dite te vitit, se per kete pune paguhen, por aq me teper, ne nje vit zgjedhor dhe ne nje vit zgjedhor krejte te veçante si ky qe jemi!”, shkruan deputeti i PD-së.

Postimi i Baçit:

Ne Patos, filluan me shperndarjen e “ndihmave” per vota!

Sinqeriteti i zoterise qe ka marre “ndihmen” tregon paturpesine e bashkise Patos dhe “sponsoreve” te saj, qe kur e pyesin se çfare ju dhane!

Ai thote:

“Di gje une, gure mbase ka, kur te vete ne shtepi do ta hap dhe do ta shikoj!”

Pra, nuk kane asnje ide qytetaret e varfer se me çfare statusi i marrin keto ndihma, dine vetem se i marrin nga bashkia e socialisteve te ” ndershem” dhe qellimi eshte vota e 11 Majit!

Madje nuk dine se çfare ka ne pakon ” kuti” qe ju jepet…

Kjo gje e komplikon akoma me shume situaten.

Mos valle nga ketu duhet te filloj hetimi i organave ligjzbatuese..?

Çfare ju pengon qe nuk veproni…?

Degjojeni me vemendje biseden dhe pastaj nxirrni konkluzionin!

Organet ligjzbatuese duhet te vihen ne levizje dhe te fillojne hetimet.

Situata eshte e dukshme dhe nuk le vend per dyshime, ka filluar, vjedhje dhe manipulimi i votes per zgjedhjet e 11 Majit!

Detyra jone si opozite eshte, te parashtrojme programin e partise demokratike ne te gjitha fushat, te jemi ne kontakt, me qytetaret, te njihemi me hallet e tyre dhe te bejme te pamunduren per permiresimin e jetes se tyre me ardhjen ne pushtet….

Eshte detyre e organeve ligjzbatuese te merren me abuzimin, vjedhjen dhe korrupsionin ne cdo dite te vitit, se per kete pune paguhen, por aq me teper, ne nje vit zgjedhor dhe ne nje vit zgjedhor krejte te veçante si ky qe jemi!

Gjithesesi, fale qytetareve kurajoz dhe guximtar po ju veme ne dispozicion, sjellje dhe veprime te tilla te pushtetareve te Rames.

Veproni, filloni hetimet!

The post “Po fillon blerja e votës”/ Denoncimi i Baçit: Bashkia Patos po jep pako me ushqime appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Deputeti Baçi: Në Bashkinë Patos ka nisur blerja e votës, ja si po deformohet vullneti i qytetarëve

By: redi
15 January 2025 at 19:26

Deputeti i PD-së, Luan Baçi akuzon se PS ka nisur blerjen e votave. Baçi thotë se videot janë filmuar në Patos, teksa duket një qytetar me një pako, të cilën thotë se e ka marrë nga Bashkia. Ai i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të marrin masa e të fillojnë hetimet lidhur me këto raste, teksa shtoi se PD do të vijojë të parashtrojë platformën e saj te çdo qytetar. Postimi i plotë Në…

Source

“Po fillon blerja e votës”/ Denoncimi i Baçit: Bashkia Patos po jep pako me ushqime (VIDEO)

By: Ardit
15 January 2025 at 19:32

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, përmes një video në Facebook, ka denoncuar se PS ka nisur blerjen e votave në Patos. Baçi shkruan në rrjetin social se videot janë filmuar në Patos, teksa duket një qytetar me një pako, të cilën thotë se e ka marrë nga Bashkia. Ai i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese […]

The post “Po fillon blerja e votës”/ Denoncimi i Baçit: Bashkia Patos po jep pako me ushqime (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Baçi: Bashkia e Fierit koncert patronazhimi në Greqi

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi nga selia blu ka denoncuar, sipas tij, shkeljen e procedurave të tenderit për organizimin e një koncerti festiv në Greqi nga bashkia e Fierit.

Konkretisht sipas Baçit bashkia “ka shpallur një tender, me datë 6 janar, pra para 2 ditësh, fituesi i të cilit do të shpallet me datë 8, pra sot, për një aktivitet që do të zhvillohet më datë 11, pra pas tri ditësh”.

Baçi thekson se çdo “gjë e bërë me ngut, në shkelje të procedurave të një shteti serioz, me qëllimin e vetëm justifikimin e turit të patronazhimit të Partisë Socialiste në Greqi, si koncert festiv patriotik”.

“Ne u bëjmë thirrje fierakëve të braktisin çdo përpjekje patronazhimi”, tha Baçi.

/r.e/

The post Baçi: Bashkia e Fierit koncert patronazhimi në Greqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt pas sherrit me Flamur Nokën

By: user 4
24 December 2024 at 17:13

Deputeti i PD, Luan Baçi është pyetur në lidhje me përplasjen e tensionuar mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputetëve të PD Flamur Noka, Gazment Bardhi e Xhelal Mziu në sallën e Parlamentit.

Baçi e vlerësoi kërkesën e Shehajt për interpelancë me ministren Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një veprim opozitar.

Ai theksoi se në opozitë ka pasur gjithnjë elementë që kanë pasur mënyrat e tyre të të bërit opozitë, por këta të fundit nuk mund të “merren me zor” dhe “t’u imponohet axhenda” e PD.

“Shumë mirë bëri Shehaj që kërkoi interpelancë me Ballukun. Kjo ishte opozitë. Ai bën opozitë në mënyrën e tij. Ka opozitarë që kanë mënyrat e tyre dhe ne nuk mund të marrim me zor të imponojmë axhendën tonë opozitare,” u shpreh Baçi në studion e Neës24.

Ndërsa Flamur Noka ka vazhduar me akuzat kundrejt Agron Shehajt, duke aluduar se është ortak me Erion Veliajn dhe Ëngjëll Agaçin, një tjetër deputet i njohur i PD-së duket se ka qëndrim ndryshe. Ndërsa Sali Berisha deklaroi se nuk ishte dakord me sjelljen e Shehajt në Kuvend, por këtë të fundit e quan opozitar.

Lexo më tej: Kërkoi interpelancë me Ballukun/ Flamur Noka sulmon Agron Shehajn 

The post Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt pas sherrit me Flamur Nokën appeared first on Lapsi.al.

Përplasja e deputetëve të PD/Baçi për tensionet mes Shehajt dhe Nokës:Nuk mund të imponohet axhenda opozitare,secili..

24 December 2024 at 16:46

Deputeti i PD, Luan Baçi është pyetur në një studio televizive foli në lidhje me përplasjen e tensionuar mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputetëve të PD Flamur Noka, Gazment Bardhi e Xhelal Mziu në sallën e Parlamentit.

Baçi e vlerësoi kërkesën e Shehajt për interpelancë me ministren Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një veprim opozitar.

Ai theksoi se në opozitë ka pasur gjithnjë elementë që kanë pasur mënyrat e tyre të të bërit opozitë, por këta të fundit nuk mund të “merren me zor” dhe “t’u imponohet axhenda” e PD.

“Shumë mirë bëri Shehaj që kërkoi interpelancë me Ballukun. Kjo ishte opozitë. Ai bën opozitë në mënyrën e tij. Ka opozitarë që kanë mënyrat e tyre dhe ne nuk mund të marrim me zor të imponojmë axhendën tonë opozitare,” u shpreh Baçi.

The post Përplasja e deputetëve të PD/Baçi për tensionet mes Shehajt dhe Nokës:Nuk mund të imponohet axhenda opozitare,secili.. appeared first on Sot News | Lajme.

Sula e Baçi tregojnë momentet e tensioneve në protestë: Ilda Dhorin policët e morën zvarrë

By: Oldi
24 December 2024 at 16:15

Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Luan Baçi, kanë bërë akuza të rënda ndaj forcave të policisë, duke pohuar se gjatë protestës së djeshme të opozitës në kryeqytet ka pasur akte dhune ndaj tyre dhe protestuesve. Dashnor Sula pretendoi se ai dhe protestuesit janë përballur me sjellje agresive nga policia. “Na vunë përpara dhe […]

The post Sula e Baçi tregojnë momentet e tensioneve në protestë: Ilda Dhorin policët e morën zvarrë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodh me mosbindjen civile? Baçi: Rama nuk do ta fitojë një mandat të katërt

By: redi
3 December 2024 at 21:32

Çfarë po ndodh me mosbindjen civile të PD-së? Deputeti demokrat Luan Baçi, flet për mënyrën sesi do të vijojë e ashtuquajtura mosbindje civile e opozitës, tashmë që Sali Berishës iu hoq masa e arrestit dhe u rikthye në Kuvend. Për të PD dhe aleatët e saj nuk do të lejojnë që kryeministri Edi Rama të fitojë një mandat të katërt në krye të qeverisë. “Ne nuk e kemi braktisur Parlamentin asnjëherë.

Source

Kuvendi rrëzoi amendamentet e PD/ Shpërthen keq Baçi: Rama ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore”, nuk…

3 December 2024 at 15:08

Deputeti i PD-së Luan Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli për rrëzimin e amendamenteve të PD-së nga ana e parlamentit. Baçi tha se Rama e ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore”. Ai deklaroi se kjo qeveri nuk mendon për të varfërit, pasi nuk miratoi as minimumin jetik prej 200 eurosh.

“Amendamentet e PD u rrëzuan, pasi PS ka marrë vendim politik. Amendamentet e Partisë Demokratike nuk janë populiste. Nëse do kishim minimum jetik 200 euro, asnjë pension apo ndihmë ekonomike nuk do ishte nën 200 euro. Rama na ka kthyer në “Republikë kryeministrore”.

Rrëzojnë minimumin jetik, rrëzojnë subvencionet bujqësore. Qeveria do japë para për inceneratorin, kur inceneratori nuk ekziston. Propozimi ynë është që këto 1.3 milionë dollar, të mos jepen tek “inceneratori” se do vidhen e këto para të kalojnë tek përkrahja sociale. Qeveria nuk dërgon paratë tek të varfërit”, tha Baçi.

The post Kuvendi rrëzoi amendamentet e PD/ Shpërthen keq Baçi: Rama ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore”, nuk… appeared first on Sot News | Lajme.

PS rrëzoi amendamentet e PD, Baçi: Rama ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore”

By: Ardit
3 December 2024 at 15:10

Deputeti i PD-së Agim Baçi, ka komentuar rrëzimin e amendamenteve të PD-së nga ana e mazhorancës. Baçi tha në News 24 se Rama e ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore”. Ai deklaroi se kjo qeveri nuk mendon për të varfërit, pasi nuk miratoi as minimumin jetik prej 200 eurosh. “Amendamentet e PD u rrëzuan, pasi […]

The post PS rrëzoi amendamentet e PD, Baçi: Rama ka kthyer Shqipërinë në “Republikë kryeministrore” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌