Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“PD-së i duhen kuaj të fortë”, shpërthen Dash Sula: Ma plasën derën në fytyrë, më quanin…

29 June 2025 at 22:47

I ftuar në  një emision televiziv, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve të PD-së, duke treguar se është përballur me përjashtim dhe përçmim nga brenda partisë.

Ai tha se ndonëse i ka dhënë PD-së gjithçka, u trajtua si i padëshiruar. “Unë i ofrova Berishës kontributin tim, fytyrën time, financat e familjes sime për të bërë të mundur një sukses në zgjedhje, por mua ma plasën derën në fytyrë. Madje, brenda është përdorur termi: Mos t’ia dëgjojmë emrin Dash Sulës, ‘SPAK-isti Dash Sula’. Këto janë problemet,” u shpreh ai.

Sula u shpreh i prerë se nuk është hipokrit për të qëndruar aty ku nuk e duan. “Unë nuk jam hipokrit të shtirem kur nuk më do kush. Unë nuk kam votuar kundër PD-së,” shtoi ai.

“Më 11 maj kam qëndruar vetëm me familjen”, Sula: Më nxorën nga “shtëpia” në PD edhe pse iu premtova 15 mijë vota 

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur me tone të larta dhe plot zhgënjim për mënyrën se si u trajtua nga drejtuesit e PD-së gjatë zgjedhjeve të fundit. I ftuar në një emision televiziv, Sula nuk kurseu as Sali Berishën.

Sipas tij, pavarësisht se kishte premtuar se do të sillte mbi 15 mijë vota, nuk u mor parasysh nga lidershipi dhe u la jashtë çdo mundësie për të qenë pjesë e listave të hapura. “Të të përzënë nga shtëpia në një vend ku nuk të dëgjojnë, nuk të pranojnë, s’je i dëshiruar. Nuk më qasnin në asnjë vend, ku të shkoja unë?! Demokratët u zhgënjyen. Kjo u kthye në boomerang, telefonata e mesazhe pafund,” tha ai.

Deputeti tregoi se ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, nuk ka dalë fare nga shtëpia për të mos ndikuar te demokratët. “Unë kam qëndruar vetëm rreth familjes sime, shtëpisë sime, pa dalë një orë. I kam sfiduar nga zoti Berisha, zoti Noka: nëse gjeni një telefonatë të vetme që unë kam telefonuar një demokrat”, u shpreh Sula.

The post “PD-së i duhen kuaj të fortë”, shpërthen Dash Sula: Ma plasën derën në fytyrë, më quanin… appeared first on Sot News | Lajme.

“Ata janë hesap më vete”, Dash Sula i pakënaqur me “shokët e partisë”: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe

By: M C
26 June 2025 at 21:23

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe sipas tij deputetët duhet të jenë në seancën plenare me qëllim për të ngritur zërin dhe për të denoncuar farsën elektorale në zgjedhjet e 11 Majit.

Por, sipas deputetit, i cili vlen të theksohet që e ka të fundit këtë legjislacion në Kuvendin e Shqipërisë, pasi duke filluar nga shtatori nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ri, demokratët janë “hesap më vete” dhe ata që flasin në foltore numërohen me gishtat e njërës dorë.

“Përderisa pranon të vish në seancë për farsën elektorale. Po hajde denonconi nga minuta e parë deri në fund për farsën elektorale, kjo është detyra. Ata vijnë secili në hesap të vet, njëri rri jashtë, tjetri rri në kafe. Janë të çorientuar.

Ata vijnë 5 min 10 min i fusin dy-tre…arena e debatit që ndjekin qytetarët është seanca plenare. Aty është e gjithë trupa. Ata nuk vijnë. Unë kam ndenjtur dhe kam votuar. Dy veta, tre flasin, flet Flamuri, Gazi, Berisha që erdhi sot, të tjerët nuk flasin, nuk ka, nuk ka… Të mundohemi ti justifikojmë nuk bën sens sepse ka një gjë o shkon në seancë o nuk shkon”, tha Sula ndër të tjera për Euronews Albania.

The post “Ata janë hesap më vete”, Dash Sula i pakënaqur me “shokët e partisë”: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe appeared first on Albeu.com.

Brenda PD ka vjedhje votash?/ Dash Sula: Provat janë në kuti, në Durrës mund të ketë rinumërim

By: V K
10 June 2025 at 09:26

Deputeti Dash Sula, i cili u la jashtë listave të mbyllura të PD, tha se provat janë brenda kutive në lidhje me pretendimet për vjedhjen e votave.

Ai përmendi ‘skemën’ e manipulimeve të spekuluara në zgjedhjet e 11 majit, ku tha se shumica prej tyre janë me urdhër politik sesa me favore monetare.

“Provat janë në kuti. PS dhe PD bien dakort që votat tuaja, mund t’ja jepni kujt të doni kandidatëve, në fund në numërimin total, bie dakort komisioni aty.

Komisionerët janë njerëzit më të afërt të kryetarit të partisë dhe të partisë. Bie dakort të katërt komisionerët për subjektin që përfaqësojnë. Shumica është me urdhër politik sesa për lekë. Një numërues ka marrë në celular një kandidat që ka fituar dhe i ka thënë që do na hapin kutitë. Përgjigja e kandidatit ka qenë që ja vlen për një njeri me vlera si puna ime që të bësh një ditë burg.

Nesër është padia e Aulon Kalasë dhe mund të hapen kutitë e Durrësit dhe ka prova se janë tjetërsuar votat nga një kandidat në tjetrin”, tha Sula.

The post Brenda PD ka vjedhje votash?/ Dash Sula: Provat janë në kuti, në Durrës mund të ketë rinumërim appeared first on Albeu.com.

Sula thirrje Berishës: Doktor tërhiqu, shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit

By: Oldi
5 June 2025 at 12:32

Deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili në zgjedhjet e 11 majit u la jashtë listave, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që të dorëhiqet dhe të lërë demokratët të zgjedhin kreun e ri të opozitës. Dash Sula më i votuari në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit u la jashtë […]

The post Sula thirrje Berishës: Doktor tërhiqu, shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit appeared first on BoldNews.al.

“Fajin për zgjedhjet nuk na e ka Rama”, Dash Sula thirrje Berishës: Nëse të dhimbset ende PD, tërhiqu!

By: xhir jeta
5 June 2025 at 12:35

Dash Sula: Ndihem i lumtur që nuk do jem pjesë e teatrit për 4 vitet e ardhshme të kësaj salle e cila totalisht është shndërruar në teatër me dy aktorë, ata që luajnë rol pozitiv dhe negativë. Negativët janë aktorët e opozitës që do luajnë një rol që janë të kënaqur që do marrin rrogë për katër vite dhe që demokratët i lanë në harresë. Pas 30 vitesh angazhim ky është fjalimi që nuk do doja kurrë të mbaja në këtë sallë e aq më pak kur shoh PD në këtë gjendje të mjeruar në të cilën ndodhet sot. Për herë të parë nuk do flas për Ramën, sepse nuk dua të bëj atë që kam bërë për 4 vite me radhë, t’ia vëmë fajin tjetrit për gjithcka që na ndodh ne brenda PD.

E vërteta është kjo, opozita i ka humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes në radhë të parë, duhet ta pranojmë me zë të lartë brenda PD. Jo sepse Rama fitoi ndershëm apo sistemi që vetë opozita votoi më 26 korrik 2024 është korrekt, por sepse nuk arritëm të bindim qytetarët. Sot PD është në përfaqësimin më të dobët të saj, vetëm 50 deputetë që janë të lumtur që do jenë rrogtar për 4 vitet e ardhshme.

Pas tre mandateve qëndrimi duhet të ishte më i fortë, ne humbëm edhe më thellë, pse ndodhi kjo. Nuk mjafton të thuash na u manipuluan votat. Këtë nuk e bëri Edi Rama, por ne me dorën tonë. Problemi nuk është numri, por besimi i qytetarëve. Cili është faji ynë, që kemi folur me njëri tjetrin, kemi ndarë PD në grupe por jo në vlera.

Faji ynë është që jemi marrë më shumë me njeri tjetrin sesa me qytetarët. Në vend të përfaqësojnë qytetarët, përfaqësuam interesat tona. Kjo është arsye pse demokratët nuk dolën në votime, nuk dolën me Ramën, por humbën besimin te ne. Atë që PS bëri, nxori kuajt politik të dërrmoheshin dhe të vriteshin me njëri tjetrin le ta themi kështu, për të siguruar vota. PD futi golloshat në lista të sigurta dhe në lista të hapura, njerëz anonim. Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen.

Unë ia kam bërë të qartë doktor Berishës edhe në mbledhje grupi, dhe i bëj thirrje nga foltorja e Kuvendit: Nëse të dhimbset ende kjo krijesë që ndërtove vetë, jepi drejtim, tërhiqu, ki besim te demokratët, jo si atëherë kur ia besove Benjaminit tënd dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit. Ki besim se demokratët janë të mençur dhe do të dinë të zgjedhin atë që do t’i çojë drejt pushtetit. I ke dhënë gjithçka PD por shijo me nipërit e mbesat dhe hapi rrugë PD-së. Ta thash edhe më parë, mos dëgjo atë që ke pranë se do të të marrin në qafë dhe zbato urdhrin e gjykatës.

 

Humbja e 11 Majit/ Sula: Nëse do të kishte zmbrapsje të Berishës, do të kishte lumë votash për PD

27 May 2025 at 11:03

Dash Sula, i ftuar në nje studio deklaroi se Partia Demokratike do të kishte marrë “lumë votash” në 11 maj, nëse Sali Berisha do të ishte zmbrapsur nga politika.

“Shqiptarët nuk mund ta pranojnë dot që një makinë të vjetër politike si Edi Rama ta zëvendësojnë me një makinë edhe më të vjetër si Sali Berisha. Për problemet e shumta që ka Partia Demokratike, që kanë lindur për shkak të dyshes Basha-Berisha, Ajnshtajni ka një citim: “Problemet nuk zgjidhen nga mendjet që i krijuan ato”.

PS është një lumë që të mbyt, PD ishte shndërruar në përrua të vogël. Opozita duhej bashkuar. Duhet të vendosësh një frymë, që uragani po vjen. Nëse do të kishte zmbrapsje të Sali Berishës, do të kishte lumë votash për PD”, tha Sula.

“Dalim te lista. Nëse ti e bën listën, po ta krahasojmë me futbollin, me 45-vjeçarë, ata nuk kanë gjunjë. Nuk e përballojnë dot. Opozita ka moralin. Nëse e ke këtë kartë, ti sfidon këdo. Nëse je pa njollë, nuk ka shans të fitojë Rama”, shtoi Sula.

The post Humbja e 11 Majit/ Sula: Nëse do të kishte zmbrapsje të Berishës, do të kishte lumë votash për PD appeared first on Sot News | Lajme.

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Sula tregon përplasjen me Berishën: Na morën në qafë

17 May 2025 at 12:15

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Sula, ka ndarë një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së, duke theksuar se kishte paralajmëruar Sali Berishën për pasojat e vendimeve që po merrte, përpara se ky i fundit të vendosej në arrest shtëpie.

“Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës. I kam thënë: ‘Doktor, të lutem, mos dëgjo këta që ke afër’”, tha Sula, duke shtuar se kjo bisedë kishte ndodhur përpara se Sali Berisha të vendosej në arrest shtëpie.

Sula theksoi se paralajmërimi i tij për Berishën ishte i qartë: “I thashë: ‘Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.’ Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot.”

“Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës, i kam thënë: “Doktor të lutem mos dëgjo këta që ke afër.”

Këtë ia thashë atëherë ku nuk kishte kaluar ende në arrest shtëpie. Sali Berisha sot po të ishte në arrest shtëpie unë s’do flisja më sot.

Do thosha: “S’ka faj ka qenë në arrest shtëpie, prandaj humbi zgjedhjet. I humbën këtë zgjedhjet.” Po atëherë i thashë: “Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.” Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot”, tha Sula.

Deklaratat e tij vijnë në një moment reflektimi për rezultatet zgjedhore dhe drejtimin e Partisë Demokratike.

The post “Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Sula tregon përplasjen me Berishën: Na morën në qafë appeared first on Sot News | Lajme.

“Njerëzit nuk e duan Berishën kryeministër”, Sula rendit në ‘Real Story’ 4 arsyet e humbjes së PD

By: xhir jeta
13 May 2025 at 21:01

Në studion e Real Story në ABC News, deputeti demokrat Dashnor Sula, i lënë jashtë listave në zgjedhjet e 11 majit, renditi 4 arsyet sipas tij, që sollën humbjen e thellë të PD në zgjedhje.

“PD duhet të bënte gjithcka që të bashkonte gjithë kampin opozitar. PS është një lum, nuk e mund dot përroi.

Duhet të kishte prurjet më të mira në qarqe jo të rikthente galloshët e vjetër, që nuk i donin qytetarët.

Berisha nuk duhet të jetë kandidat për kryeministër, nuk e duan më shqiptarët. Berisha duhet të ishte ka mbështetësit e vet si kryetar I PD, por duhej një figurë përbashkuese për kryeministër. Nuk mund të mundë një figurë si Berisha Ramën. Merr vetëm votat e militantëve, por nuk e siguron dot elektoratin gri.

Unë që dal në terren kemi një vit që këtë na thonë mos jetë Berisha kryeminstër.

26 parti kishte koalicioni, por PD duhet të kishte vetëm një aleat SPAK dhe vetëm SPAK.” tha ai./abcnews.al

Berisha prezanton kandidatët në Elbasan, Dash Sula: Kryemagjistarët e listave e kthyen statutin e PD në letër bakalli

6 April 2025 at 11:26

Teksa Sali Berisha po prezanton sot kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 11 majit, deputeti Dash Sula, i lënë jashtë listave të PD, nuk ka kursyer kritikat dhe ironinë. Sula ka kujtuar Primaret, proces që u promovua si garanci e demokracisë brenda PD, por që u zhbënë nga vetë Berisha.

Ai shkruan se demokratët e besimit të krishterë janë të papërfaqësuar në Elbasan, ndërsa akuzon Berishën se ka injoruar anëtarësinë e PD në këtë qark duke ‘djegur’ votat e tyre në Primare. Sipas Sulës, statuti i partisë është kthyer në një ‘letër bakalli’ nga ata që ai i quan si ‘kryemagjistratët’ e listave.

“Kush i përfaqëson demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?! Zhdukja nga lista e kandidatëve e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë. Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.

Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë. Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.

Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?  Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?

Përgjigja është: Askush! Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë.

Lista është për primarin jo demokratët.”, shkruan Sula.

The post Berisha prezanton kandidatët në Elbasan, Dash Sula: Kryemagjistarët e listave e kthyen statutin e PD në letër bakalli appeared first on Sot News | Lajme.

U vendos në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i Berishës, Sulën do e vendosja…

4 April 2025 at 15:28

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë një interviste ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.

Korreshi theksoi se vendosja e tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së. “Unë kam qenë kundërshtar dikur i zotit Berisha, por jam besnik i PD-së. Ndihem i vlerësuar për punën që kam bërë dhe më është njohur ky kontribut,” u shpreh ai.

Gjithashtu, ai komentoi edhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, duke theksuar se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.

“Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.

The post U vendos në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i Berishës, Sulën do e vendosja… appeared first on Sot News | Lajme.

Pse u la jashtë listës së mbyllur Sula dhe Alimehmeti? Berisha: U vendos gruaja më e votuar në primare

By: Ardit
27 March 2025 at 22:22

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pyetjes pse në listën e mbyllur nuk ishte Dashnor Sula, Berisha u përgjigj duke thënë se në vend të tij u vendos Klodjana Çapja, gruaja më e votuar nga Primaret në qarkun e Elbasanit, teksa shpjegoi se ka një standard në vendosjen e merave në lista. Në lidhje me Ilir […]

The post Pse u la jashtë listës së mbyllur Sula dhe Alimehmeti? Berisha: U vendos gruaja më e votuar në primare appeared first on BoldNews.al.

Saimir Korreshi: Dash Sula çun kavalier, Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë, edhe byrekun ia paguan shoferi

By: V K
26 March 2025 at 12:30

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, është pyetur edhe për kolegët e tij demokratë.

Një nga pyetjet që demokratit i është bërë ka qenë një kuriozitet se “kush nga politikanët është më kavalier”?

Sipas Korreshit, deputetit Dashnor Sula, zë vendin e parë, ndërkohë që jashtë listës qëndron Lulzim Basha, për të cilin deputeti demokrat ka rezervat e veta.

Duke theksuar se mendimi i tij nuk është aspak politik, ai tha se ish-kreu i Partisë Demokratike gjatë kohës që shoqërohej me demokratët asnjëherë “nuk e ka futur dorën në xhep”.

“Di të them që unë kam njohur shumë çuna kavalierë. Dash Sula është shumë kavalier, Dashi është një nga çunat më kavalierë. Të gjithë demokratët janë kavalierë.

Realisht ne i mbajmë sofrat shtruar, me ato pak që kemi, po sofrat tona…Dash Sula është një mik i mirë, kavalier. Po të gjithë demokratët janë, hiq Lul Bashën të gjithë janë kavalierë.

Fare, kurrë të fusë dorën në xhep. Edhe byrekun kur e bleu atë ditë ia pagoi shoferi. Unë se kam parë të mbajë portofol e të nxjerrë një 2 mijë leksh”, tha Korreshi.

The post Saimir Korreshi: Dash Sula çun kavalier, Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë, edhe byrekun ia paguan shoferi appeared first on Albeu.com.

Nga “parimet” tek interesi, si ndryshoi qëndrim Dashnor Sula

20 March 2025 at 15:00

Të ndërrosh mendje është njerëzore. Por mbajtja e qëndrimeve morale ndaj të tjerëve për diçka që më pas e bëjmë vetë tregon mungesë koherence.

Për deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, e tillë rezultoi situata që po shënon fundin e mandatit të tij përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë.

Pasi u vendos në listën e hapur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, Sula u revoltua dhe nisi të “gëlltisë” të gjitha akuzat që disa muaj më parë ia kishte drejtuar një tjetër ish deputeti demokrat, Arbi Agalliut.

Në një debat televiziv, Sula i hakërrehej Agalliut se pse kishte krijuar një parti të re me Enkelejd Alibeajn, duke i akuzuar se me ndarjen nga Partia Demokratike 6 muaj përpara zgjedhjeve po ndihmonin Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

“Kjo është thikë pas shpine”, ngriti zërin Sula në tetor 2024 duke i kujtuar Agalliut se mandatin e deputetit e kishte me votat e opozitës dhe siglën e Partisë Demokratike.

Do ishte shumë më e ndershme që pas 2025-ës, nëse Sali Berisha dhe opozita nuk fitojnë, të thoje brenda strukturave një, dy, tre gjëra. Por të ikësh tani dhe ti çosh oksigjen PS-së kjo është thikë pas shpine dhe tradhti ndaj çdo demokrati dhe unë nuk e bëj këtë gjë” – Dashnor Sula, tetor 2024.

Por në fakt pikërisht këtë bëri. Pasi mësoi se ishte vendosur në listën e hapur të kandidatëve për deputet edhe pse ishte më i votuari në qarkun e Elbasanit nga anëtarësia e Partisë Demokratike në primare, Sula jo vetëm nuk priti përfundimin e zgjedhjeve 2025, por as nuk zgjodhi që betejën ta bënte “brenda strukturave”, siç predikonte pesë muaj më parë.

Dola i pari në qarkun e Elbasanit dhe kjo nuk u mor parasysh nga zoti Berisha. Tani unë nuk mund të lejoj të përdhunohem” – deklaroi Sula i revoltuar përpara gazetarëve kur njoftoi largimin nga Partia Demokratike.

Këtë e bëri edhe pse në tetor deklaronte se për të nuk ishte fare e rëndësishme nëse ishte apo jo në listat e kandidatëve dhe se parimi i tij ishte që problemet të rregullohen nga brenda partisë.

Dhe nuk ka rëndësi fare jam apo nuk jam në zgjedhjet e 2025-ës, do të luftoj pro opozitës. Ky është dallimi im mor zotëri. Ky është parimi” – Dashnor Sula, tetor 2024.

Sipas deklaratave të Sulës pesë muaj më parë, kreu i PD-së ka numrin më të madh të votave të elektoratit të djathtë dhe se demokratët e tjerë duhet të bashkojnë votat e tyre me ato të Berishës për të larguar qeverinë e Edi Ramës.

“Unë kam llogjikën dhe arsyen që aty ku është shumica [Berisha], të çoj dhe unë një dorë që të bëhemi akoma më shumë dhe jo ti heq pjesë asaj shumice. Kjo është diferenca ime. Dhe lufta jonë duhet të jetë kjo që ndaj individëve që kanë kultin e individit duhet të luftojmë brenda Partisë Demokratike. Kjo është e gjithë qasja që unë kam”, shprehej Sula.

Por sot ai jo vetëm që u tërhoq plotësisht nga gara nën siglën e Partisë Demokratike, por nisi edhe të heqë paralele mes Edi Ramës dhe Sali Berishës kur i quajti të dy politikanët “tumore që mbajnë peng politikën”

Nisur nga përballja e qëndrimeve të vetë deputetit Dashnor Sula, deklaratën e tij se qasja e tij është që betejat t’i bëj brenda partisë dhe strukturave të PD-së dhe se do të luftojë fuqishëm që PD të vijë në pushtet, do e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Nga “parimet” tek interesi, si ndryshoi qëndrim Dashnor Sula appeared first on Faktoje.al.

Dashnor Sula në “ankand”/ Deputeti jashtë listave, mes ofertave. Berisha: Është i imi

By: xhir jeta
19 March 2025 at 15:15

Në kërkim të një Dashnori. Deputeti Sula është në ankand. Jashtë listave për kandidat, por në mes të dy ofertave, nga Rama e Berisha për fushatën në Elbasan.

Pasi refuzoi Doktorin dhe Lapajn, Rama i hapi derën e PS, por me një kusht.

“Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund të jetë një ditë dhe Dash Sula, por për momentin duhet të dezinfektohet. Duhet të dezinfektohet, si bëhen ato, kush merret këtu me pula, që futen në karantinë shpendët, se mbajnë shumë shpendët nga këto.”

Ai është, inat mund ta kesh sa të duash, por hakun duhet t’ia japësh”

I penduar u shfaq doktori, pasi e hoqi njëherë dhe nuk e bindi dot ta kthente në lista, e fali Dashnor Sulën dhe e ftoi të kthehet në PD.

“Dashnor Sula është eksponent i PD me investime reale në këtë parti, vendi i tij është në PD. Njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë te Llapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i thotë atij që sa shkoj te Llapaj hajde tek unë, se është njësoj se jam unë padroni.”

Brenda një jave Sula ka kaluar dy herë ylberin, tani mbetet të shihet vetëm se Dashnor i kujt do të jetë.

“Duhet të dezinfektohet”/ Rama lëvdon Dash Sulën dhe e fton në PS: Jemi të hapur edhe për blunë!

19 March 2025 at 10:25

Edi Rama, gjatë aktiviteti me kandidatët e PS-së në Qarkun e Elbasanit ka lëvduar dhe i ka “qarë hallin” deputetit demokrat Dashnor Sula. Ai tha se Dash Sula kishte ngritur gjithë atë parti në Peqin, por ia prishën natën dhe sipas tij, tashmë ato “kokrra”, duke iu referuar votave nuk dihet se kush do t’i […]

The post “Duhet të dezinfektohet”/ Rama lëvdon Dash Sulën dhe e fton në PS: Jemi të hapur edhe për blunë! appeared first on BoldNews.al.

“Berisha nuk fiton në 11 maj”/ Dash Sula kundër të gjithëve: ‘Shqipëria Bëhet’ është kurth

By: Ardit
17 March 2025 at 09:59

Deputeti demokrat Dashnor Sula, përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka dalë kundër të gjithëve, pasi fillimisht u la jashtë listave të sigurta të Partisë Demokratike dhe pas kalimit tek koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, sërish nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë. Sula shkruan se e sheh si pabesi vendimin e drejtuesve […]

The post “Berisha nuk fiton në 11 maj”/ Dash Sula kundër të gjithëve: ‘Shqipëria Bëhet’ është kurth appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Dashnor Sula refuzon kreun e PD: Lapaj, krijesë e Berishës

17 March 2025 at 09:53

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pasi u largua nga lista e koalicionit të Adriatik Lapajt. Ai ka zgjedhur të refuzojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Ai pohoi se “Shqipëria Bëhet” është një krijesë e Sali Berishës.

“Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin”, shkruan ai.

Reagimi i Dashnor Sulës: 

Gjatë këtyre 72 orëve jam gjendur mes një xhungle politike, mes miqsh dhe armiqsh, mes atyre që duan partinë dhe atyre që duan Shqipërinë.
Parlamentin e kam dashur dhe e dua, sepse aty është agora ku jam përpjekur të sjell hallet e njerëzve, të atyre që jam rritur e që po kaloj jetën.
Shpesh për këtë jam parë si njeriu i gabuar, e aq më shumë kur mes simbolikave jam përpjekur që zërin e tyre ta kem në sallën e luksit.
Nuk e prita që partia në të cilën kam besuar do e shpërblente kontributin tim me një pabesi, ngjashëm nga ato që të gjithë i kemi parë në 34 vite.
Pasi Partia Demokratike, ku unë s’jam për kryetarët por për opozitarët, nuk më dhanë vendin që i takon zonës time, më kontaktuan nga formacioni politik i Z. Lapaj.
U shpreha gadishmërinë për tu futur në një garë me ta duke vlerësuar faktin se janë të rinj, mirëpo fatkeqësisht edhe Z. Lapaj paska mësuar hilet para rregullave dhe pa hyrë mirë në politikë më shpejt gënjeka se sa mendoka.
Pasi më bërën pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin. Pra mua që do merrja më shumë vota s’do më hapej rruga siç predikon Lapaj kur vendos babain në listë dhe thotë se e kam vënë për ta tërhequr.
Por unë nga padrejtësia ika e s’mund të pranoj një padrejtësi tjetër.
Tani dua t’ia them dy fjalë mbështetësve, atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin;
1- Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin.
2-Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet.
Po! Berisha është hajmalija e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret.
Në 20 vite në Politikë me ndërprerje në Parlament, unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat. Por për fat të keq emrin tim nuk do e gjeni në asnjë listë. Nuk do e gjeni në listën e PD pasi ai që nuk duron dot lirinë time dhe parimet e mia, më la jashtë pavarësish se në 4 vite kam qenë ndër deputetët më aktiv, pavarësish se dola më i votuari në Elbasan në Primare edhe pavarësish se isha i Pari që hapa siparin e takimeve madhështore në diasporë.
Nuk do e keni as në listën e atyre që ka nxjerrë Dr. Berisha (Lapajt) sepse edhe ai po ecën në hapat e mentorit të tij.
Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt?
Demokratë të ndershëm që keni 12 vite që vuani, “armiku” politik nuk mund të luftohet kur brenda kalasë kemi “kalin e trojës”. Për të luftuar kundërshtarin duhet të forcohemi brenda vetes.
Si bëhet kjo? Rezultati i 11 majit do te na tregojë.
Më 11 maj ne duhet të refuzojmë të përdoremi si mish për top për interesat 1 personi që për të ruajtur pozitat e veta, votat e të djathtëve I ndan mes vetës dhe nismave të reja me filozofi 34-vjeçare të Lapajt.

“Një tenor për një Dashnor”, PD si ‘Big Brother’: Zarf i zi për Dash Sulën

By: xhir jeta
12 March 2025 at 23:18

Një tenor në vend të Dashnor Sulës në Elbasan, është kjo ajo c’ka bie në sy në listat e PD për kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Në listë të hapur Berisha ka listuar tenorin Armaldo Kllogjeri, ish banor i Big Brother Vip, ndërsa me zarf të zi ka dënuar kështu Dashnor Sulën, duke e lënë jashtë listës në këto zgjedhje.

Vetë Sula, pak para publikimit të listave reagoi ashpër përmes një statusi në facebook, ndërsa tha se është lënë jashtë vetëm me arsyen se ai është një mbështetës i SPAK.

Sakaq ABC News mëson se Dashnor Sula ka patur një telefonatë së fundmi me Dashamir Shehin, ky i fundit e konfirmon por thotë se e ka dorëzuar listën e Elbasanit, dhe se do shihet në ditët në vijim nëse mund të bëhet ndonjë korigjim në rast dakordësie.

Ja lista e mbyllur e kandidatëve në Elbasan!? Largimi i Dash Sulës hap vende të reja

By: Oldi
12 March 2025 at 14:46

Mesnata e sotme është afati i fundit ku partitë politike janë të detyruar të dorëzojnë emrat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të “11 majit”. Sa më shumë kalojnë orët aq më tepër shtohen “ethet” e kandidatëve për deputetë ku vëmendja më e madhe është tek dy kampet PS dhe PD të cilët do të gëzojnë […]

The post Ja lista e mbyllur e kandidatëve në Elbasan!? Largimi i Dash Sulës hap vende të reja appeared first on BoldNews.al.

Fotot nga paparazzi/ Deputeti i PD-së dhe ai i PS-së, një bisedë shkurt për pak hapa rrugë! Çfarë i bashkon dy rivalët politikë

1 February 2025 at 18:18
Dy deputetët që shihni në foto, kanë aq të përbashkëta, sa kanë edhe ndasi. Ornaldo Rakipi u bë pjesë e politikës në katër vitet e fundit, duke marrë një mandat në qarkun e Tiranës. Emri i tij ishte thuajse i panjohur, deri kur mori mandatin. Nga ana tjetër, Dash Sula u rikthye në Parlament, pas
❌
❌