Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shyqyr që nuk kam babën gjallë/ Ironia e Korreshit në Kuvend: Kam ardhur të flas për hallet e patronazhistëve, Lushnjen e ka marrë malli për zgjedhjet dhe premtimet

By: V K
26 June 2025 at 13:29

Këtë të enjte, deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi, ka ironizuar me tone të ashpra në Kuvend, ku ndryshe nga herët e tjera, ku tha se nuk kishte dalë për të folur për hallet e fermerëve, por për “hallet e patronazhistëve”.

Korreshi ironizoi situatën paszgjedhore në Lushnje, ku sipas tij, “gjendja civile i duhet prape punë që të shpërngulë 1200 ardhur nga Tirana 6 muajt e fundit në Lushnjë dhe t’i dërgoj prap ne Tiranë”.

“Menduan se do ishin pushim këtë tre muajt e beharit dhe ranë në qetësi, por jo, se pas dasme paska prape për të pastruar pjata e filxhan”, tha ai.

Sipas Korreshit, Lushnja është rikthyer si para gjashtë muajsh, ku dritat që visheshin me urgjencë nuk po ndizen më, koshat e plehrave vazhdojnë si para lufte të jenë prapë mullarë.

“E kësisoj, Lushnjën e mori malli për zgjedhjet, premtimet, po i bien telefonat dhe janë të fikur, të të gjithë atyre që iu bën”, tha ai.

Më tej, Korreshi tha se teksa shikon se si janë trajtuar patronazhistët, duke u kërcënuar me vendin e punës, është i lumtur që nuk ka babain gjallë.

“Kur e mendoj se si ju kanë trajtuar, them shyqyr që nuk e kam babën gjallë, se tre mandate rresht, na liroi nënën, e do kthehet nga baba, shyqyr unë shpëtoj te kjo pjesë”, tha ai.

Korreshi: Zakonisht në këtë Parlament flas për hallet e popullit, të fermerëve nga andej nga vijë, por këtë herë vij për hallet e patronazhistëve. Ka një mesazh, na mori malli se gjendja civile i duhet prape punë që të shpërngulë 1200 ardhur nga Tirana 6 muajt e fundit në Lushnjë dhe t’i dërgoj prap ne Tiranë. Menduan se do ishin pushim këtë tre muajt e beharit dhe ranë në qetësi, por jo, se pas dasme paska prape për të pastruar pjata e filxhan.

Lushnja për fatin tonë të keq, i ikën qindra drejto, në Rrapës nuk do haet më qofte dhe do pihet raki, dritat që iu visheshin me urgjencë nuk po ndizen më, koshat e plehrave vazhdojnë si para lufte të jenë prapa mullarë, fillojnë era e pordhës së plevitosur që na ofrojnë fabrikat. E kësisoj, Lushnjën e mori malli për zgjedhjet, premtimet, po i bien telefonat dhe janë të fikur, të të gjithë atyre që iu bën.

Dua vendet e punës, që u shitën. Si u shitën? Presioni në maksimum, lozin me bukën e kalamajve, nuk ka asnjë të keqe këtu që këtë e di çdo punonjës. Nuk ka asnjë njësi administrative që nuk punoj orar pa orar, jo se do rritej në detyrë, por se do hiqej nga puna nëse nuk bënte detyrën e patronazhimit.

Ikën të deleguarit dhe të nen deleguarit, ikën drejtori i OSHEE, e të tjerë me radhe që premtuan qe bujku do të vadiste me një sitëm me ujë të gazuar, deri këtu arritën premtimet. Sot, kemi gdhirë prap si para 6 muajve, hall mbi hall, shalqiri pa shit, gruri ka dy vite që nuk mbillet dhe shitet, sot në vend të lopëve kemi vajin e palmës. Të gjithë baçot që kemi, iu premtuan jepi me vaj palme tani, le të hap populli se zgjedhjet i fituam.

Kur e mendoj se si ju kanë trajtuar, them shyqyr që nuk e kam babën gjallë, se tre mandate rresht, na liroi nënën, e do kthehet nga baba, shyqyr unë shpëtoj te kjo pjesë. Të gjithë do brohorisni për këtë. Sot dhimbja është në maksimum, asgjë nuk ka ndryshuar.

Sot të thonë që mbaroj 200 mijë lekshi që i dhanë për zgjedhje. Sot hapen të gjithë, të majte e të djathtë. S’ka më dollira, se iku ajo e KESH-it. Rruga ngeli përgjysmë para zgjedhjeve. Lejet e legalizimeve, shikoni ato te Agjencisë së Kadastrës, hapini të gjitha lejet dhe shikojini janë ata që iu kishin premtuar votë.

Një këtu e një atje! Shikoni me skenën e naftës, lista e përfituesve që ku e kanë kanalizuar votë, a mund të quhet kjo vjedhje? Unë mendoj se po, se deri te drejtori i spitalit që lëvizte me ambulance natën pa pasur asnjë të sëmurë, nuk e di se si mund të quhet.

Si burgu, i rri lepe peqe çdo drejtor i burguat dhe fiton 100% pushteti, ai që e ka fut brenda. Si ka mundësi që ai bugaxhiu atje, që ka harruar emrin e nënës së vet për aq vite, të gjej pikërisht atë kandidat të caktuar, masivisht. Këtë edhe bufi natën e gjen. Unë po e mbyll shkurt, jam këtu për të folur për hallet e juaja, por sot jam i lumtur që s’kam babën gjallë.

The post Shyqyr që nuk kam babën gjallë/ Ironia e Korreshit në Kuvend: Kam ardhur të flas për hallet e patronazhistëve, Lushnjen e ka marrë malli për zgjedhjet dhe premtimet appeared first on Albeu.com.

‘Ka të armatosur afër qendrave të votimit’, denoncon Korreshi: U përballa me tre grupe, nuk janë të zonës

11 May 2025 at 11:43

Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë akuza të rënda për tentativat e intimidimit të qytetarëve në qytetin e Lushnjës. Ai deklaroi se ka pasur grupe të armatosura që po përpiqen të ndikojnë dhe frikësojnë votuesit në qendrat e votimit.

Korreshi theksoi se ka hasur në përballje me tre grupe të armatosura, të cilët nuk ishin nga zona dhe udhëtonin me makina të tilla si Golf dhe Benz. Sipas tij, këta persona janë të përfshirë në veprimtari të patronazhit dhe mundohen të intimidonin qytetarët që nuk i njohin. Ai shtoi se ka njoftuar shefin e komisariatit për këtë situatë të shqetësueshme, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve.

Korreshi: Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona. I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë.

The post ‘Ka të armatosur afër qendrave të votimit’, denoncon Korreshi: U përballa me tre grupe, nuk janë të zonës appeared first on Sot News | Lajme.

Korreshi nxjerr foton/ Persona të armatosur rrinë afër qendrave të votimit

By: user7
11 May 2025 at 12:31

Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetin social Facebook. Korreshi pretendon se në Lushnjë po veprojnë grupe të armatosura që synojnë të ushtrojnë presion dhe të frikësojnë qytetarët gjatë procesit të votimit.

Në postimin e tij, Korreshi i drejtohet SPAK-ut duke shkruar në mbishkrimin e postit: SPAKUUU ja dhe një i deleguar që thotë se nuk pjerth për ju, brenda territorit të qendrës së votimit në Imësht. Shënojeni dhe këtë trimin.

The post Korreshi nxjerr foton/ Persona të armatosur rrinë afër qendrave të votimit appeared first on Lapsi.al.

Saimir Korreshi publikon foton: Ka të armatosur afër qendrave të votimit, u përballa me tre grupe, nuk janë të zonës

By: V K
11 May 2025 at 11:47

Kandidati i PD, Saimir Korreshi, shprehet se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.

Korreshi: Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona.

I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë.

 

 

The post Saimir Korreshi publikon foton: Ka të armatosur afër qendrave të votimit, u përballa me tre grupe, nuk janë të zonës appeared first on Albeu.com.

‘Më erdhi keq për largimin e Dash Sulës’, Korreshi: Ka treguar përkushtim dhe cilësi ndër vite

4 April 2025 at 17:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se përzgjedhja e tij nuk është një shpërblim për besnikërinë ndaj liderit të partisë, por një vlerësim për angazhimin dhe punën e bërë brenda strukturave të PD-së.

Në një intervistë televizive, Korreshi u shpreh:
“Unë kam qenë më parë kundërshtar i zotit Berisha, por gjithmonë kam qenë besnik i Partisë Demokratike. Kontributi im është njohur dhe kjo më jep ndjesinë e vlerësimit real.”

Ai komentoi gjithashtu mungesën e deputetit Dashnor Sula në listën e kandidatëve, duke e cilësuar si një vendim që e ka zhgënjyer.
“Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Nëse do të varej nga unë, do të ishte pa diskutim një nga preferencat, për shkak të përkushtimit dhe cilësive që ka treguar në vite,” tha Korreshi.

Komentet e tij vijnë pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, në një kohë kur brenda PD-së po diskutohet gjerësisht për balancimin e vlerësimit të figurave të angazhuara dhe menaxhimin e marrëdhënieve brenda partisë.

The post ‘Më erdhi keq për largimin e Dash Sulës’, Korreshi: Ka treguar përkushtim dhe cilësi ndër vite appeared first on Sot News | Lajme.

U vendos në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i Berishës, Sulën do e vendosja…

4 April 2025 at 15:28

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë një interviste ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.

Korreshi theksoi se vendosja e tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së. “Unë kam qenë kundërshtar dikur i zotit Berisha, por jam besnik i PD-së. Ndihem i vlerësuar për punën që kam bërë dhe më është njohur ky kontribut,” u shpreh ai.

Gjithashtu, ai komentoi edhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, duke theksuar se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.

“Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.

The post U vendos në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i Berishës, Sulën do e vendosja… appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi/ Korreshi: PS po regjistron fiktivisht persona për të votuar në Lushnjë

By: Oldi
1 April 2025 at 21:54

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi, ka denoncuar situatën zgjedhore në këtë qark, duke e cilësuar atë si më kritiken. Korreshi tha se zyrtarë të lartë lokalë po shpërdorojnë pushtetin për të ndikuar në votime. Sipas tij, makina shtetërore po përdoret për premtime elektorale, duke përfshirë leje ndërtimi dhe emërime në administratë. […]

The post Denoncimi/ Korreshi: PS po regjistron fiktivisht persona për të votuar në Lushnjë appeared first on BoldNews.al.

Korreshi i bindur: PD është 3,7% më lartë se 4 vite më parë

By: redi
27 March 2025 at 17:47

Saimir Korreshi, kandidat i PD për deputet në listën e mbyllur në qarkun e Fierit, thotë se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë. Për të PD do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve. “Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë.

Source

Saimir Korreshi: Dash Sula çun kavalier, Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë, edhe byrekun ia paguan shoferi

By: V K
26 March 2025 at 12:30

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, është pyetur edhe për kolegët e tij demokratë.

Një nga pyetjet që demokratit i është bërë ka qenë një kuriozitet se “kush nga politikanët është më kavalier”?

Sipas Korreshit, deputetit Dashnor Sula, zë vendin e parë, ndërkohë që jashtë listës qëndron Lulzim Basha, për të cilin deputeti demokrat ka rezervat e veta.

Duke theksuar se mendimi i tij nuk është aspak politik, ai tha se ish-kreu i Partisë Demokratike gjatë kohës që shoqërohej me demokratët asnjëherë “nuk e ka futur dorën në xhep”.

“Di të them që unë kam njohur shumë çuna kavalierë. Dash Sula është shumë kavalier, Dashi është një nga çunat më kavalierë. Të gjithë demokratët janë kavalierë.

Realisht ne i mbajmë sofrat shtruar, me ato pak që kemi, po sofrat tona…Dash Sula është një mik i mirë, kavalier. Po të gjithë demokratët janë, hiq Lul Bashën të gjithë janë kavalierë.

Fare, kurrë të fusë dorën në xhep. Edhe byrekun kur e bleu atë ditë ia pagoi shoferi. Unë se kam parë të mbajë portofol e të nxjerrë një 2 mijë leksh”, tha Korreshi.

The post Saimir Korreshi: Dash Sula çun kavalier, Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë, edhe byrekun ia paguan shoferi appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ 43-vjeçari shurdh-memec dhunohet barbarisht, e ëma: I kanë çarë kafkën me gurë

By: Ardit
24 March 2025 at 11:52

Një 43-vjeçar është dhunuar rëndë ditën e enjte (20 mars) në Lushnje, nga dy të rinj të moshës 20 dhe 23 vjeç, Enea Korreshi dhe Irgi Nasufi. Mësohet se Fabjol Cani, i cili nuk flet dhe nuk dëgjon, prej plagëve të marra në kokë, është transportua te Trauma. Nëna e tij, Fatbardha Hysi në një […]

The post E rëndë/ 43-vjeçari shurdh-memec dhunohet barbarisht, e ëma: I kanë çarë kafkën me gurë appeared first on BoldNews.al.

Toka me qira dhe gosti elektorale: Fushata në Fier dominohet nga akuzat

10 February 2025 at 07:56

Në fillim të janarit, Drejtoria e Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Fierit çeli një tender me objekt “Festojmë me emigrantët fierakë në Greqi”. Aktiviteti përshkruhej si ‘koncert festiv’, për të cilin bashkia kërkonte të punësonte tre këngëtarë nga Fieri, një autobus transporti 30 vendësh dhe një koordinator. I planifikuar të zhvillohej në Athinë në […]

The post Toka me qira dhe gosti elektorale: Fushata në Fier dominohet nga akuzat appeared first on Reporter.al.

Politikanët përdorin aplikacionet e krimit/ Korreshi ironizon PS-në: Në SkyEcc dhe Enchrochat s’flitet puçi-puçi me…

17 January 2025 at 13:10

Deputeti demokrat, Samir Korreshi ditën e sotme në Këshillin e Mandateve ka ironizuar socialistët pas propozimit të Grupit të PD-së që ligjvënësit të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet SkyEcc dhe Encrochat. Duke iu referuar përfaqësuesve të PS-së në mbledhje, Korreshi u shpreh se dy aplikacionet e koduara “nuk përdoren për qëllime të sinqerta”.

“S’ke pse e përdor për qëllime të sinqerta të flasësh me gruan puçi puçi në Enchrochat”, deklaroi ligjvënësi i PD-së.

Ai theksoi se dy aplikacionet janë me vendim gjykate si të përdorura nga krimi i organizuar.

‘Këto të dyja kanë vendim gjykate që janë zbardhur, se e para këto të dyja janë zbërthyer dhe ka përdorur krimi i organizuar. Ka edhe WhatsApp, por këto të dyja janë sensitive, kanë ardhur me letërporosi. Ne për integritetin e gjithsecilit e thamë njëherë se kush pi drogë, asnjëri nga ju, me drogë në Parlament, Sky Echrochat se doni prap, dy. Po jo, ka një gjë. Nëse ka një gjë sensitive që ka ky milet sot është të dijë të vërtetën, Nuk po themi të bëjmë organin e akuzës, por që me integritetin e çdo deputeti të shkruhet, që nuk i kam përdorur. S’ke pse e përdor për qëllime të sinqerta të flasësh me gruan puçi puçi në Enchrochat se nuk bën kjo “puçi puçi me gruan në Enchrochat”. Me vjen keq, por nuk e qëllojmë dot që një deputet të ketë folur me gruan në Sky dhe Enchrochat, ndaj janë hapur me këto platforma.

Nuk po them ti vihemi të gjitha rrjeteve sociale, po themi kush i ka përdorur, TikTok e kanë përdorur të gjithë, kanë sharë, kanë bërë edhe gjëra të tjera, por këto të dyja që janë provë materiale, si të lidhura me krimin e organizuar kaq transparencë duhet t’ia bëjmë njerëzve, po ka folur me gruan s’po themi gjë ne nuk ka ndonjë gjë të keqe’, tha Korreshi në mbledhje.

The post Politikanët përdorin aplikacionet e krimit/ Korreshi ironizon PS-në: Në SkyEcc dhe Enchrochat s’flitet puçi-puçi me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Emigrantët janë të djathtë, duket se po pengohen në regjistrim”, Korreshi denoncon: Pjesa e PS e ka më të kollajtë

13 January 2025 at 18:35

“Kam bindjen se vota e diasporës do të bëjë diferencën në këto zgjedhje”. Kështu u shpreh deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në një studio televizive.

“Në shqipëri, nëse bën një numërim të atyre që kanë ngelur, 200 mijë janë punonjës shtetërorë dhe biznesmenë, ndërsa pjesa tjetër po ikin. Tani mendoj se ka më shumë votues jashtë sesa në Shqipëri. Kjo gjë mund të bëjë ndryshimin historik. Unë i konsideroj të djathtë pjesën më të madhe të tyre”, tha ai.

Më tej, Korreshi denoncoi se shumë emigrantë janë duke u përballur me vështirësi në regjistrim.

“Pavarësisht regjistrimit masiv, dua të denoncoj se ka pafund nga ata që nuk po munden të regjistrohen. Duket se të gjithë ata që kanë qenë te lista e dorëzuar te Partia Socialiste kanë akses më të kollajtë. Shumë miq më kanë shkruar se ose nuk i njeh numrin personal ose kanë probleme të tjera”, tha Korreshi.

The post “Emigrantët janë të djathtë, duket se po pengohen në regjistrim”, Korreshi denoncon: Pjesa e PS e ka më të kollajtë appeared first on Sot News | Lajme.

Deputeti demokrat i batutave, Saimir Korreshi: E shijoj, po ua kthej në të njëjtën mënyrë

By: A M
30 December 2024 at 22:44

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, i njohur për batutat e tij, ka treguar se kjo është pjesë e natyrës së tij.

“Jam në 7 komisione parlamentare dhe duhet të punoj shumë, por patjetër duke e shijuar. Kam parë që realisht nga ana e qeverisë nuk është se impresionohen shumë nga diskurset tona normale. Duke qenë se kanë kaq kohë që tallen me ne, po ia kthejmë në të njëjtën monedhë. Për të qenë i sinqertë, këtë vetëbesim e kam pasur gjithnjë.

Është një mënyrë jetese që e kam pasur që fëmijë. Plus gjatë një periudhe në PD kishim lirinë. E ndjeje që më ka shërbyer. Unë kam pasur një profil, që shumë pak e dinë se ku jam arsimuar. Duke qenë se rri me ta, unë jetoj në Lushnje, dua t’i tregoj që jam një prej tyre”, tha Korreshi ne TCH.

Pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj/ Saimir Korreshi publikon pamje nga komisariati: Natë e lodhshme… (FOTO)

By: V K
24 December 2024 at 13:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka treguar në mënyrën e tij se si e ka pritur procedimin penal nga policia, për pjesëmarrjen në protestën e djeshme të opozitës.

Korreshi ka ndarë një foto ku shfaqet teksa konsumon drekën në shtëpinë e tij, një pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj.

 

 

“Pas një nate të lodhshme në komisariat si e presim lajmin e procedimit”, u shpreh Korreshi, i cili ka qëndruar në komisariat për të ndihmuar me lirimin e protestuesve të ndaluar nga policia.

Korreshi së bashku me dhjetëra deputetë dhe përfaqësues të opozitës, janë proceduar nga policia e Tiranës pas protestës së djeshme.

The post Pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj/ Saimir Korreshi publikon pamje nga komisariati: Natë e lodhshme… (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Korreshi-Spiropalit: Mos i ndërprisni fjalën opozitës, apo ju kanë tërhequr veshin?

By: user7
12 December 2024 at 12:18

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i kërkuar të lejojë Flamur Nokën të flasë nga foltorja.

Saimir Korreshi: O kryetare ka një gjë, s’mundet ta prishni, na jepni fjalën, ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin.

Elisa Spiropali: E mbaroi fjalën Noka. Ulu mos blloko foltoren!

Saimir Korreshi: Nuk është mirë kur i ndërpret opozitës fjalën, ne aq minuta kemi, apo ju kanë tërhequr veshin?

The post Korreshi-Spiropalit: Mos i ndërprisni fjalën opozitës, apo ju kanë tërhequr veshin? appeared first on Lapsi.al.

”Më hëngshi atë që s’thuhet” e thënë nga Rama nuk u quajt ofendim, Korreshi: S’ka limite për fjalët e tjera

By: V K
6 December 2024 at 10:24

Gjatë një intervistë në Ora News, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u shpreh se deputetes Ina Zhupa iu bë një sulm barabar në Kuvend, me etiketimet e deputetit socialist Erion Braçe.

Korreshi shtoi gjithashtu, se nëse komisoni i Etikës pranoi se fjalët e kryeministrit Edi Rama si  “më hëngshi atë që s’thuhet’ u quajtën një gjuhë mbrojtëse dhe nuk u quajt ofendim, atëherë nuk ka limit për asnjë lloj fjale tjetër”.

Korreshi:Kolegët socialist e kishin marrë në huapërdorje.

Kolegët e kthyen xhupin. Pas dy-tre orësh e morën vesh se nuk ishte i tyre dhe e kthyen në Kuvend.

Do ta marr javës tjetër.

Si anëtar i Sekretariatit të Etikës përderisa u ligjëruan fjalë të kryeministrit që thotë më hëngshi atë që s’thuhet dhe kur i thoë palace e rrugeçër opozitës dhe u quajt një gjuhë mbrojtëse nga komisioni i Etikës, atëherë unë besoj se nuk ka sens apo asnjë lloj limiti çdo lloj fjale tjetër.

Kur vetë komisioni pranon se fjalët e përdorur nga kryeministri nuk janë ofenduese.

Dhe nëse nuk janë këto, ato që u thanë dje nuk janë asgjë më tepër sesa ai sulm barbar që u bë ndaj deputetes Ina Zhupa.

Sepse një burrë nuk mund të shkojë deri në ato etiketime ndaj një zonje.

Duke etiketuar deri në fund fare pastaj si ruse e parfume, këto janë gjëra që nuk i shkojnë Kuvendit.

Pastaj ne jemi të gjithë të bërë prej gjaku dhe normalisht edhe një përgjigje do e japim.

U indinjua PS nga kjo punë kur në parlament ka pasur flakadanë dhe këta kanë miratuar buxhetin mes flakadanëve apo karrige të hedhura në mes atje dhe këtyre nuk i ka bërë përshtypje dhe kanë ngritur kartonin.

Ndërsa dje bënë krej të kundërtën.

Draft raporti i Komisionit të Venecias ne nuk na u vendos në dispozicion.

Kërkesa për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës është bërë prej nesh dhe të shkosh në komisionin e Venecias dhe të mos ftosh opozitën e cila ka ngritur këtë kauz atëherë kjo është non sens.

Dhe të mbrojë kryetarja e komisionit të ligjeve”.

Po ajo atje do njihet me draft raportin?

Pra pyetja bie si do shkojë si guake mbledhjen e komisionit të Venecias, për të folur për një gjë që ti nuk ke pozicion.

PS e trajton sikur të ishte Kuvend socialist.

The post ”Më hëngshi atë që s’thuhet” e thënë nga Rama nuk u quajt ofendim, Korreshi: S’ka limite për fjalët e tjera appeared first on Albeu.com.

Deputeti i PD denoncon se i vodhën xhupin në Parlament

5 December 2024 at 20:46

Seanca plenare e kësaj të enjte u mbyll më herët pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS për mosvijim të punimeve të Parlamentit, me argumentin se deputetja demokrate Ina Zhupa fyeu socialistin Erion Braçe.

Por batutat dhe ngacmimet që shoqëruan seancën duket se kanë vijuar edhe jashtë sallës, teksa deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar kolegët e mazhorancës.

Ai shprehet në një postim në rrjetin social Facebook se nga nxitimi gjatë largimit socialistët i kanë vjedhur edhe xhupin që mbante veshur.

Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet. Jo për gjë po kam dhe shaminë e qurrave ne xhep”, shkruan Korreshi, bashkëngjitur një fotoje ku shihet me xhupin që mbante veshur në mëngjes kur hyri në seancë.

Prova qe isha me xhup ne mëngjes”, evidenton ai./A2 CNN

The post Deputeti i PD denoncon se i vodhën xhupin në Parlament appeared first on Telegrafi.

Korreshi ironizon mazhorancën: Ore po xhupin tim kush e vodhi? Ikët aq shpejt nga seanca sa…

By: V K
5 December 2024 at 15:27

Deputeti i PD Saimir Korreshi, nuk i ka lënë batutat edhe pas përfundimit të seancës plenare, seancë e cila nuk u mbyll në mënyrë të zakonshme, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi përfundimin pas fyerjeve dhe retorikës së përdorur nga deputetët e të dy partive kryesore në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Korreshi shkruan se në mëngjes kur u paraqit në seancë ishte me xhup, por se nuk e gjeti më atë.

Në postim demokrati ka bashkangjitur edhe një foto ku dukej me xhup në mëngjes kur po shkonte drejt Kuvendit.

“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin.
Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet.
Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep.
(Prova qe isha me xhup ne mengjes) ”, shkruan Korreshi.

The post Korreshi ironizon mazhorancën: Ore po xhupin tim kush e vodhi? Ikët aq shpejt nga seanca sa… appeared first on Albeu.com.

E pazakontë/ “Nuk u ngopët 12 vjet”, deputeti i PD denoncon vjedhjen e xhupit në Kuvend: Kam dhe shaminë e qurr*ve…

5 December 2024 at 14:51

Punimet e parlamentit gjatë kësaj të enjteje u shoqëruan me fyerje dhe debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Por incidenti që e bëri akoma dhe më të pazakontë seancën ishte denoncimi i një ligjvënësi për vjedhjen e xhupit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka shpërndarë në rrjete sociale një denoncim, ku thotë se kolegët e maxhorancës i kanë marrë xhupin pas braktisjes me urgjencë të sallës së parlamentit.

“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasën me njëri-tjetrin. Ore, po xhupin tim kush e vodhi? Nuk u ngopët 12 vjet! Jo për gjë, por kam dhe shaminë e qurreve në xhep,” shkruan Korreshi.

Ai ka shpërndarë dhe një foto në nisje të seancës plenare, ku tregon dhe xhupin që kishte veshur.

“Prova që isha me xhup në mëngjes,” shkruan Korreshi.

The post E pazakontë/ “Nuk u ngopët 12 vjet”, deputeti i PD denoncon vjedhjen e xhupit në Kuvend: Kam dhe shaminë e qurr*ve… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌