Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Saimir Korreshi publikon foton: Ka të armatosur afër qendrave të votimit, u përballa me tre grupe, nuk janë të zonës

By: V K
11 May 2025 at 11:47

Kandidati i PD, Saimir Korreshi, shprehet se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.

Korreshi: Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona.

I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë.

 

 

The post Saimir Korreshi publikon foton: Ka të armatosur afër qendrave të votimit, u përballa me tre grupe, nuk janë të zonës appeared first on Albeu.com.

Korreshi i bindur: PD është 3,7% më lartë se 4 vite më parë

By: redi
27 March 2025 at 17:47

Saimir Korreshi, kandidat i PD për deputet në listën e mbyllur në qarkun e Fierit, thotë se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë. Për të PD do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve. “Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë.

Source

Toka me qira dhe gosti elektorale: Fushata në Fier dominohet nga akuzat

10 February 2025 at 07:56

Në fillim të janarit, Drejtoria e Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Fierit çeli një tender me objekt “Festojmë me emigrantët fierakë në Greqi”. Aktiviteti përshkruhej si ‘koncert festiv’, për të cilin bashkia kërkonte të punësonte tre këngëtarë nga Fieri, një autobus transporti 30 vendësh dhe një koordinator. I planifikuar të zhvillohej në Athinë në […]

The post Toka me qira dhe gosti elektorale: Fushata në Fier dominohet nga akuzat appeared first on Reporter.al.

Politikanët përdorin aplikacionet e krimit/ Korreshi ironizon PS-në: Në SkyEcc dhe Enchrochat s’flitet puçi-puçi me…

17 January 2025 at 13:10

Deputeti demokrat, Samir Korreshi ditën e sotme në Këshillin e Mandateve ka ironizuar socialistët pas propozimit të Grupit të PD-së që ligjvënësit të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet SkyEcc dhe Encrochat. Duke iu referuar përfaqësuesve të PS-së në mbledhje, Korreshi u shpreh se dy aplikacionet e koduara “nuk përdoren për qëllime të sinqerta”.

“S’ke pse e përdor për qëllime të sinqerta të flasësh me gruan puçi puçi në Enchrochat”, deklaroi ligjvënësi i PD-së.

Ai theksoi se dy aplikacionet janë me vendim gjykate si të përdorura nga krimi i organizuar.

‘Këto të dyja kanë vendim gjykate që janë zbardhur, se e para këto të dyja janë zbërthyer dhe ka përdorur krimi i organizuar. Ka edhe WhatsApp, por këto të dyja janë sensitive, kanë ardhur me letërporosi. Ne për integritetin e gjithsecilit e thamë njëherë se kush pi drogë, asnjëri nga ju, me drogë në Parlament, Sky Echrochat se doni prap, dy. Po jo, ka një gjë. Nëse ka një gjë sensitive që ka ky milet sot është të dijë të vërtetën, Nuk po themi të bëjmë organin e akuzës, por që me integritetin e çdo deputeti të shkruhet, që nuk i kam përdorur. S’ke pse e përdor për qëllime të sinqerta të flasësh me gruan puçi puçi në Enchrochat se nuk bën kjo “puçi puçi me gruan në Enchrochat”. Me vjen keq, por nuk e qëllojmë dot që një deputet të ketë folur me gruan në Sky dhe Enchrochat, ndaj janë hapur me këto platforma.

Nuk po them ti vihemi të gjitha rrjeteve sociale, po themi kush i ka përdorur, TikTok e kanë përdorur të gjithë, kanë sharë, kanë bërë edhe gjëra të tjera, por këto të dyja që janë provë materiale, si të lidhura me krimin e organizuar kaq transparencë duhet t’ia bëjmë njerëzve, po ka folur me gruan s’po themi gjë ne nuk ka ndonjë gjë të keqe’, tha Korreshi në mbledhje.

The post Politikanët përdorin aplikacionet e krimit/ Korreshi ironizon PS-në: Në SkyEcc dhe Enchrochat s’flitet puçi-puçi me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Emigrantët janë të djathtë, duket se po pengohen në regjistrim”, Korreshi denoncon: Pjesa e PS e ka më të kollajtë

13 January 2025 at 18:35

“Kam bindjen se vota e diasporës do të bëjë diferencën në këto zgjedhje”. Kështu u shpreh deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në një studio televizive.

“Në shqipëri, nëse bën një numërim të atyre që kanë ngelur, 200 mijë janë punonjës shtetërorë dhe biznesmenë, ndërsa pjesa tjetër po ikin. Tani mendoj se ka më shumë votues jashtë sesa në Shqipëri. Kjo gjë mund të bëjë ndryshimin historik. Unë i konsideroj të djathtë pjesën më të madhe të tyre”, tha ai.

Më tej, Korreshi denoncoi se shumë emigrantë janë duke u përballur me vështirësi në regjistrim.

“Pavarësisht regjistrimit masiv, dua të denoncoj se ka pafund nga ata që nuk po munden të regjistrohen. Duket se të gjithë ata që kanë qenë te lista e dorëzuar te Partia Socialiste kanë akses më të kollajtë. Shumë miq më kanë shkruar se ose nuk i njeh numrin personal ose kanë probleme të tjera”, tha Korreshi.

The post “Emigrantët janë të djathtë, duket se po pengohen në regjistrim”, Korreshi denoncon: Pjesa e PS e ka më të kollajtë appeared first on Sot News | Lajme.

Pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj/ Saimir Korreshi publikon pamje nga komisariati: Natë e lodhshme… (FOTO)

By: V K
24 December 2024 at 13:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka treguar në mënyrën e tij se si e ka pritur procedimin penal nga policia, për pjesëmarrjen në protestën e djeshme të opozitës.

Korreshi ka ndarë një foto ku shfaqet teksa konsumon drekën në shtëpinë e tij, një pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj.

 

 

“Pas një nate të lodhshme në komisariat si e presim lajmin e procedimit”, u shpreh Korreshi, i cili ka qëndruar në komisariat për të ndihmuar me lirimin e protestuesve të ndaluar nga policia.

Korreshi së bashku me dhjetëra deputetë dhe përfaqësues të opozitës, janë proceduar nga policia e Tiranës pas protestës së djeshme.

The post Pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj/ Saimir Korreshi publikon pamje nga komisariati: Natë e lodhshme… (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Deputeti i PD denoncon se i vodhën xhupin në Parlament

5 December 2024 at 20:46

Seanca plenare e kësaj të enjte u mbyll më herët pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS për mosvijim të punimeve të Parlamentit, me argumentin se deputetja demokrate Ina Zhupa fyeu socialistin Erion Braçe.

Por batutat dhe ngacmimet që shoqëruan seancën duket se kanë vijuar edhe jashtë sallës, teksa deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar kolegët e mazhorancës.

Ai shprehet në një postim në rrjetin social Facebook se nga nxitimi gjatë largimit socialistët i kanë vjedhur edhe xhupin që mbante veshur.

Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet. Jo për gjë po kam dhe shaminë e qurrave ne xhep”, shkruan Korreshi, bashkëngjitur një fotoje ku shihet me xhupin që mbante veshur në mëngjes kur hyri në seancë.

Prova qe isha me xhup ne mëngjes”, evidenton ai./A2 CNN

The post Deputeti i PD denoncon se i vodhën xhupin në Parlament appeared first on Telegrafi.

E pazakontë/ “Nuk u ngopët 12 vjet”, deputeti i PD denoncon vjedhjen e xhupit në Kuvend: Kam dhe shaminë e qurr*ve…

5 December 2024 at 14:51

Punimet e parlamentit gjatë kësaj të enjteje u shoqëruan me fyerje dhe debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Por incidenti që e bëri akoma dhe më të pazakontë seancën ishte denoncimi i një ligjvënësi për vjedhjen e xhupit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka shpërndarë në rrjete sociale një denoncim, ku thotë se kolegët e maxhorancës i kanë marrë xhupin pas braktisjes me urgjencë të sallës së parlamentit.

“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasën me njëri-tjetrin. Ore, po xhupin tim kush e vodhi? Nuk u ngopët 12 vjet! Jo për gjë, por kam dhe shaminë e qurreve në xhep,” shkruan Korreshi.

Ai ka shpërndarë dhe një foto në nisje të seancës plenare, ku tregon dhe xhupin që kishte veshur.

“Prova që isha me xhup në mëngjes,” shkruan Korreshi.

The post E pazakontë/ “Nuk u ngopët 12 vjet”, deputeti i PD denoncon vjedhjen e xhupit në Kuvend: Kam dhe shaminë e qurr*ve… appeared first on Sot News | Lajme.

Deputeti denoncon vjedhjen e xhupit në Kuvend: Kisha dhe shaminë e qurreve

By: redi
5 December 2024 at 14:34

Seanca e sotme në Kuvend ishte me tensione, por një detaj është interesant. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar për vjedhje të xhupit. Me ironi ai shkruan se në xhep ka pasur edhe shaminë e qurreve. ”Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasen me njëri-tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet. Jo për gjë po kam dhe shamin e qurreve në xhep. (Prova që isha me xhup në…

Source

“Më morën xhupin! Aq shpejt iku PS-ja sa..”- Deputeti i PD-së akuza kolegëve socialistë: Nuk u ngopët ju me të vjedhur 12 vite! O çfarë turpi!

5 December 2024 at 14:34
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka hedhur akuza ndaj kolegëve të Partisë Socialiste se i kanë vjedhur xhupin. Në një deklaratë, jashtë Kuvendit, ligjvënësi demokrat u drejtohet socialistëve duke u thënë “më sillni xhupin të paktën, nuk u ngopët ju me të vjedhur”. “Më vodhën xhupin, ja tani. Aq shpejt iku PS sa.. Më sillni

“S’e shoh Ramën, na e sillni të na mësojë si…/ Korreshi ironi me Spiropalin: Na e shty një çikë komisionin!

By: sara fuga
14 November 2024 at 12:03

Deputetët demokratë Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi kërkuan në sallën e parlamentit thirrjen e Edi Ramës si dëshmitar në komisionin hetimor të shëndetësisë. Më tej ata kërkuan shtyrjen e afatit të këtij komisioni që përfundon sot, pasi 6 muaj nuk mjaftuan.

Mziu: U bojkotua komisioni. Mazhoranca deri mbrëmë në 3 të natës ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD dhe së dyti kanë patur propagandës që koncesionet janë histori suksesi. Këtë të dytën sepse koncesionet korruptive të shëndetësisë, mbaruan afatin ligjor në 20205. Po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Si mund të mbarosh brenda 6 muajsh kur 24 deputetë të PD u përjashtuan. Si ta mbyllnin kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare. Administratorët shkojnë marrin raport. Nuk ka ardhur për dëshmi Vilma Nushi, nuk ka ardhur për të dëshmuar përfituesi kryesor kryeministri i Shqipërisë. Nuk flet Ilir Beqaj që erdhi me power point. Qëllimi kryesor ka qenë hetimi i çështjes dhe përgatitja e raportit final. Kërkoj të miratohet zgjatja e afatit deri në marrjen e dëshmitarit.

Çupi: duhet të jepni llogari për komisionin hetimor të shëndetësisë. Jeni kryetare e parlamentit, do duhet të jepni llogari pse kryeministri nuk jep llogari të dëshmoj. Rama shkon jashtë u qahet ndërkombëtarëve pse nuk e dëgjojnë liderat botërorë. Zonja kryetare thirre dëshmitarin Rama të dëshmojë në komision. Kolegët që vijnë e ikin me pranga, askush nuk mban përgjegjësi. Fiks si para 90, i mbani dhe i çoni në pranga. Pse zoti Rama nuk dëshmon në komision.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi kërkoi me humor që Spiropali të thërrasë në hetimorin e shëndetësisë kryeministrin Edi Rama që të dëshmojë.

‘Kam një mandat të tërë se kam parë një herë. Aman të marrim një çik eksperiencë si të vijmë në pushtet. Aman me zonjën Vilma të mësojmë si kalohet nga duhani tek check up. Ta mësojnë dhe të tjerët, ekonomistët këto që janë shqetësuar për klimën e biznesit. Faleminderit që na nise për 40 ditë me pushime. Të shtysh dhe një çikë atë komision. Një lutje nga një fshatar i thjeshtë nga Lushnja. Mirupafshim.’

Deputeti Petro Koçi mori fjalën në foltoren e Kuvendit ku u shpreh kundër këkresës së opozitës për shtyrje të afatit të hetimorit të shëndetësisë. Më tej akuzoi opozitën për trajtimin çnjerëzor të dëshmitarit Beqaj në dy ditë.

‘Koha e devizës e komunizmit që ra në ’97-ën se humanizmi është intolerant ndaj armikut ka përfunduar. E papranueshme fyerja e dinjitetit të dëshmitarit që thirrëm. Nivel i akuzës ishte përtokë. Mjerë Shqipëria nëse SPAK do kishte nivelin hetimor të komisionit që mbyll punimet sot. mjerë akuza dhe korrupsioni me standardet jo profesionale që u menaxhua nga kryeprokurorja. Keni dështuar dhe është i juaji. Dështuar me sukses. Kur e patë që do dështonit sërish vendosët të mos bëni dëgjesa me asnjë dëshmitar. Keni 3 ditë resht që bëni konferenca shtypi. Deri mbrëmë vetëm një njeri ju dëgjonte. Shumëzoni sa kulla ka ndërtuar dhe sa kate ka në secilën kullë.’

The post “S’e shoh Ramën, na e sillni të na mësojë si…/ Korreshi ironi me Spiropalin: Na e shty një çikë komisionin! appeared first on Sot News | Lajme.

Elda Hoti i “ndez cigaren” Vilma Nushit, deputeti i PD: Nga duhani tek Check-Up, si të kalosh nga lufta në Vietnam në ‘ndërzim artificial’

13 November 2024 at 16:15
Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-up nuk bie në një konsensus, e kjo për shkak se opozita kërkon që kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi të japin dëshmitë e tyre, kërkesë kjo që kundërshtohet nga maxhoranca. Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, solli në komision një foto të kryeministrit me Vilma Nushin, të cilës kësaj

“Prapanica” dhe “Noc Rroku” shkaktojnë sherr në komision/ Vokshi-Metajt: Nëse e ke emrin Noc ta jap fjalën

12 November 2024 at 12:18

Fjalët “prapanicë” dhe “Noc Rrok” kanë shkaktuar përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, aq sa mbledhja është ndërprerë për disa minuta. Fillimisht ishte deputeti Saimir Korreshi, ai i cili kërkoi paraqitjen e kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenes Vilma Nushi për të dëshmuar në komisionit, por sipas tij, […]

The post “Prapanica” dhe “Noc Rroku” shkaktojnë sherr në komision/ Vokshi-Metajt: Nëse e ke emrin Noc ta jap fjalën appeared first on BoldNews.al.

“Hajde o Skënderbe, çaji malet më dysh”/ Korreshi ironizon Ramën: Na ka marrë ‘malli’ të të shohim me sy

12 November 2024 at 11:47

Ilir Metaj dhe Saimir Korreshi u përplasën gjatë Komisionit Hetimor të Sterilizimit, aty ku do të thirren dëshmitarë për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen e sterilizimit dhe check-up në shëndetësi.

Deputetët e PD kërkuan që në Komision të thirrej për të dhënë dëshminë e tij dhe kryeministri Edi Rama, teksa deputeti Metaj iu kthye duke thënë se opozita ta thërriste atë vetëm për “ndonjë leksion si vihet në pushtet”.

“Unë ua thash dhe dje, nëse keni nevojë për leksione se si fitohen zgjedhjet apo si krijohet një shtet me standarde europiane, mbase kryeministri Rama mund ta marrë parasysh kërkesën tuaj. Po t’i bëni një kërkesë me shkrim, mbase do gjejë kohë në axhendën e tij të bëj një seminar workshop-i me ju. Kështu që mos të humbasim prapë kohë, të njëjtën kohë që e humbëm në të njëjtën mënyrë dhe të vazhdojmë në rendin e ditës”, tha Metaj.

Nga ana tjetër, Korreshi iu kthye duke thënë: “Faktikisht ato leksionet si vihen në pushtet… unë do të doja disa leksione si mund ta kemi krimin e organizuar nga Rama, se si mund të vidhen kaq shumë lek me buxhetin e shtetit. Mirë do të ishte që disa leksione t’i jepte, të vinte këtu e të na i tregonte këto leksione. Të na jepte disa leksione si rrihet dhe të hahet dardha mbrapa, ose të thotë: ‘Jam frikacak, s’ma mban prapanica të vij këtu në komision’. Kështu duhet të thotë me pak fjalë kryeministri.

Ne ja dërgojmë dhe me shkrim dhe me televizor, por puna është që as ju nuk ju shohim më në televizor kur flisni, jo më ne. Nga godina atje po deshi, ngaqë ka harxhuar dhe 2 milionë euro chartera, t’i fusim dhe një charter këtu përballë, t’ia shtrojmë rrugën me petale deri këtu se ndoshta vjen. Pra ka kohë të mbledhë ambasadorët në mbledhjet e partisë, por ama kur e kërkon një komision hetimor nuk vjen. Pse nuk vjen? Kush e ndalon kryeministrin të vijë? Ja çojmë ne me shkrim patjetër, le të vijë kryeministri me shkrim dhe të thotë që nuk vjen. Ta dijnë dhe shqiptarët që nuk vjen”, tha si fillim Korreshi.

Më pas ai shtoi: “Ne kemi qejf ta shohim se na ka marrë malli. Kemi 6 muaj që s’e kemi parë. Vetëm thojini që të vijë se i ka marrë malli ata të opozitës ta shohin me sy. Vetëm hajde o Skënderbe, ta thërrasë kjo Mamica. Hajde o Skënderbe të të shohim se na ka marrë malli. Çaji malet më dysh.

Po lëreni se është turp. Ne duam kërkesë me shkrim, me gojë, si të doni. Duhet të vijë kryeministri bashkë me shoqen Vilma. Edhe po erdhën dorë për dore nuk ka problem, i pyesim të dy bashkë, nuk ka asgjë të keqe”.

The post “Hajde o Skënderbe, çaji malet më dysh”/ Korreshi ironizon Ramën: Na ka marrë ‘malli’ të të shohim me sy appeared first on Sot News | Lajme.

“Një tufë qepë dhe një bukë”, Korreshi ironizon indeksimin e pensioneve: Sa për një shishe kos, po batanijet kur vijnë?

7 November 2024 at 17:44

Deputeti demokrat Saimir Korreshi nga salla e Kuvendit tha se indeksimi i pensioneve është i barabartë me 1 kg grosh dhe një tufë me qepë të njoma.
“Ose e thënë ndryshe një shishe kos 2000 lekë, një bukë dhe 4 koqe vezë. Se ju me buxhetin tuaj ua keni ngritur të gjithëve”, tha Korreshi, duke përdorur hera herës batuta në fjalën e tij.
Deputeti demokrat tha se më përpara një pensionist kur çmimi i vezës ishte 90 lekë, merrte 1570 koqe, ndërsa me çmimin 200 lekë, marrin 915 koqe vezë.
“Mos u tallni me pensionistët, e dini ju se çfarë shampo përdorin pensionistët? Marrin 3 në 1”, tha Korreshi.

Në vijim ai tha se “pensionistëve duhet t’i jepni ndonjë batanije, pasi ia indeksuat pensionin me 400 lekë, por ia hoqët rimbursimin e ilaçeve 1700 lekë.

“Nuk i ngrihet më atyre ore, mos kini merak, por jepini ndonjë batanije se po vijnë shirat”, tha Korreshi.

The post “Një tufë qepë dhe një bukë”, Korreshi ironizon indeksimin e pensioneve: Sa për një shishe kos, po batanijet kur vijnë? appeared first on Sot News | Lajme.

Korreshi: Shoqja Spiropali u mallëngjyem se s’kishim parë hekura, s’dinim nga të futeshim

By: Oldi
7 November 2024 at 11:33

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi që në nisje të fjalës së tij në Kuvend, ironizoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali, për gardhin metalik që ka vendosur në Kuvend që me marrjen e mandatit si kyetare e Parlamentit. Në fjalën e tij, Korreshi tha se dënimet e deputetëve të opozitës janë pa ligj e rregullore, ndërsa I kujtoi Spiropalit […]

The post Korreshi: Shoqja Spiropali u mallëngjyem se s’kishim parë hekura, s’dinim nga të futeshim appeared first on BoldNews.al.

Korreshi ironizon në Kuvend: Shoku President bën fushatë me def e kitare në Lushnjë si me qenë kryetar partie!

By: E.K
7 November 2024 at 11:38

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend, teksa u shpreh se presidenti Bajram Begaj “bën fushatë me def e kitare në Lushnjë si me qenë kryetar partie”. Por, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke i kërkuar të ketë respekt për Kreun e Shtetit, për shkak se nuk ishte i pranishëm […]

The post Korreshi ironizon në Kuvend: Shoku President bën fushatë me def e kitare në Lushnjë si me qenë kryetar partie! appeared first on FaxWeb.

PD proteston në Parlamentin Europian, Korreshi: Eurodeputetët u sensibilizuan me ne

23 October 2024 at 12:45

Një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë protestuar këtë të mërkurë jashtë ambienteve të Parlamentit Europian, ndërkohë që disa kolegë të tyre vijuan takimet zyrtare me eurodeputetët.

Deputeti Saimir Korreshi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se në këto takime ata synojnë të tregojnë panoramën në të cilën ndodhet opozita dhe Shqipëria, se si liderët e opozitës janë burgosur dhe problemet e zgjedhjeve të lira e të tjera.

Sipas tij, është e rëndësishme që eurodeputetët të informohen për këto situata sepse sipas tij ata nuk kanë mjaftueshëm informacione për këto situata

“E para në kanalet e tyre ka mungesë totale informacioni. Problematikat e opozitës nuk përcillen në kanalet zyrtare në Shqipëri nuk janë përcjellë në Parlamentin Europian. Gjithashtu në PE ka euro-deputet të rinj të cilët nuk e dinë situatën faktike në të cilën ndodhet shqipëria dhe duhet një panormaë e qartë e situatës në vendin tonë. Në këto kushte një panoramë e qartë e bërë nga ana jonë, ka rritur sensibilitetin shumë ndjeshëm në PE”,-tha Korreshi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD proteston në Parlamentin Europian, Korreshi: Eurodeputetët u sensibilizuan me ne appeared first on Euronews Albania.

Protesta para PE, Korreshi: Rama i ka shkrirë të gjithë institucionet e shtetit

By: Ardit
23 October 2024 at 09:55

Shumica e deputetëve të opozitës kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Strasburgut për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet të protestojë për disa çështje që lidhen me qeverinë e cila akuzohet për shkelje ligjore. Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS […]

The post Protesta para PE, Korreshi: Rama i ka shkrirë të gjithë institucionet e shtetit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌