Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Xhafaj përplaset me SPAK?/ Kreu i komisionit: Gabuan me bojkotin! Zgjatja e mandatit? Përgjigjen do e marrin në shtator

By: xhir jeta
24 July 2025 at 15:00

Kryetari i Komisionit të Posacëm Antikorrupsin, Fatmir Xhafaj, mohoi zërat se nëpërmjet tij është tentuar të dublohet puna e organeve të drejtësisë.

Në asnjë paragraf të dokumentit prej 700 faqesh thotë Xhafaj, nuk asnjë ndërhyrje apo rishikim që mund të preke reformen në drejtësi, por ky dokument I shërben luftës kundër korrupsionit, edhe në përmbushje të detyrimeve që vijnë nga Bashkimi Europian në procesin e negociatave.

“Komisioni nuk u ngrit për të dublikuar punën e SPAK, ma gjeni një moment në gjetje edhe më thoni dhe dal jua sqaroj unë. E gjithe ca është thënë është një fortunë në gotë”

Xhafaj tha se institucionëve të drejtësisë nuk iu kërkua të merrnin pjesë në komision por të bënin ata një analizë të detajuar mbi punën e tyre dhe rekomandimet tja përcillnin kuvendit.  Por  nuk e fsheh nevojën për një analizë të thellë të punës së këtyre institucioneve, me nisjen e legjislatures se re.

“Po behet gati 10 vite nga ndryshimet kushtetuese, duhet te pare efektiviteti qe kane patur. Janë vetë ata që kanë sjellë 150 amandamente për ndryshim. Kush i bën këto, a i bën Kuvendi? Ne u thamë merrini këto, diskutojni së bashku dhe na thoni se çfarë kërkojeni. Ne ua dhamë këtë kompetencë, ua dhamë këtë shans e mundësi. Do e them sinqerisht, ata humbën një shans shumë të mirë, për të bërë analizën për punën e tyre dhe për të diskutuar dhe kaoluar ato amendamente që donin”

Megjithatë, Xhafaj nuk e fsheh shijen e hidhur që i ka lënë mungesa në komision e institucioneve të drejtësisë, specifikisht SPAK dhe GJKKO. Dhe kur pyetet për zgjatjen e mandatit të kreut të SPAK, jep këtë përgjigje:

“Deri më sot nuk kam parë argumenta, duhet që të ketë një diskutim. Diskutimi duhej të bëhej brenda institucioneve të drejtësisë. Në legjislaturën e re kur të bëhet konsolidimi i reformës në drejtësi do të ketë një qëndrim.”

 

Pezullohet AKU, inspektorët në “sitë”/ Denaj: Ngrihet Komisioni nga Universiteti Bujqësor për vlerësimin e tyre

12 July 2025 at 10:23

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se kanë marrë masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Kjo lëvizje shtoi ajo ka ardhur  pas shtimit të ankesave dhe shkeljeve të konstatuara në terren. Ministrja theksoi se ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara.

Po ashtu, Denaj theksoi  se inspektorët e AKU-së do t’i nënshtrohen vlerësimeve rreth përgatitjeve të tyre .

“Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara. Ky urdhër ka një bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë. Falënderoj mbështetjen e UBT, i cili do të ketë tre anëtarë në këtë komision. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar inspektorët e AKU. Aplikantët e rinj do të jenë fokusi i këtij institucioni që do të sjellë një qasje dhe etikë të re.”, theksoi Denaj./abcnews.al

Komisioni për Dezinformimin/ Zhupa: Bord censurues, Trump e zhbëri pasi përdorej kundër kundërshtarëve!

By: Oldi
3 July 2025 at 12:29

Deputetja e PD, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit foli lidhur me nismëm ligjore për Dezinformimin e cila sipas saj kishte si qëllim censurimin. “Një komision, që konsiderohej si strukturë autoritare për të censuruar lirinë e fjalës”, tha Zhupa e cila theksoi se “edhe memorandum Shqipëri-SHBA, u zhbë, për shkak se presidenti Trump e konsiderontë […]

The post Komisioni për Dezinformimin/ Zhupa: Bord censurues, Trump e zhbëri pasi përdorej kundër kundërshtarëve! appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – Komisioni i BE-së i Von der Leyen do të përballet me votë mosbesimi

BRUKSEL, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian nën drejtimin e presidentes, Ursula von der Leyen do të përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Evropian.

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola i informoi krerët e grupeve parlamentare për zhvillimin e pasdites së sotme.

Mocioni i mosbesimit u paraqit nga ligjvënësi rumun i krahut të djathtë të BE-së, Gheorghe Piperea.

Iniciativa akuzon komisionin për mungesë transparence dhe keqmenaxhim, veçanërisht në lidhje me trajtimin e pandemisë Covid-19.

Mocioni kishte nevojë për mbështetjen e 1/10 së ligjvënësve të BE-së, ose të paktën 72 nënshkruesve, në mënyrë që të debatohej dhe votohej gjatë seancës plenare të javës së ardhshme në Strasburg.

Nëse miratohet, komisioni do të duhet të japë dorëheqjen në tërësi me presidenten e saj dhe 26 komisionerët e BE-së.

Megjithatë, një skenar i tillë konsiderohet i pamundur, pasi do të kërkonte një shumicë të dyfishtë që përbëhet nga dy të tretat e votave të hedhura dhe që përfaqëson shumicën e 720 vendeve të parlamentit./  a.jor.

The post BRUKSEL – Komisioni i BE-së i Von der Leyen do të përballet me votë mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni i Konkurrencës rekomandon masa për transparencë dhe harmonizim të tarifave në bankomatë

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Komisioni i Konkurrencës ka përfunduar monitorimin e tregut të shërbimeve bankare në lidhje me tarifat për tërheqjet në bankomatët në bashkinë Sarandë.

Komisioni i Konkurrencës bën të ditur se sipas raportit të nxjerrë pas shqyrtimit të të dhënave nga të gjitha bankat e licencuara në vend, nuk janë konstatuar praktika kundraligjore që cenojnë konkurrencën.

Megjithatë, thekson Komisioni, u evidentuan disa probleme të rëndësishme, si mungesa e transparencës mbi tarifat, mos-harmonizimi i komisioneve për kartëmbajtësit e huaj, si dhe përdorimi i rrjeteve të nënkontraktuara të bankomatëve, që shkakton vështirësi për përdoruesit.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë disa masa.

Së pari, të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje, duke përfshirë edhe tarifat për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e “mark-up”-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC).

Po ashtu, Komisioni i ka kërkuar Bankës të kërkojë raportim periodik dhe të publikojë në një format të unifikuar të gjithë komisionet, në mënyrë që ato të jenë lehtësisht të aksesueshme për publikun, si në faqet zyrtare të bankave, ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë.

Për më tepër, thekson Komisioni, duhet shqyrtuar nevoja për ndërhyrje rregullatore lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomatëve dhe për parandalimin e aplikimit të komisioneve të tepruara. /j.p/

The post Komisioni i Konkurrencës rekomandon masa për transparencë dhe harmonizim të tarifave në bankomatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lehtësohet tregtia elektronike mes vendeve të CEFTA-s, Rama: Mbrojtje më e fortë për konsumatorët

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blerta Rama prezantoi sot në Komisionin për Politikën e Jashtme projektligjin për ratifikimin e vendimit të CEFTA-s për lehtësimin e tregtisë elektronike.

Rama e cilësoi këtë risi ligjore një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, në linjë me standardet e BE-së.

Ajo tha se projektligji synon lehtësimin e ofrimit të shërbimeve digjitale pa barriera të panevojshme, mbrojtje më të fortë për konsumatorët, përmes transparencës, sigurisë dhe të drejtës për t’u tërhequr nga një kontratë online brenda 14 ditëve, pa penalitete.

Gjithashtu theksoi ajo, pr/ligji synon bashkëpunim më të ngushtë institucional dhe përafrim ligjor me acquis të BE-së.

“Ky hap ligjor është një tjetër gur themeli në rrugën drejt integrimit evropian dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal”, theksoi Rama.

1 nga 5

e.xh/j.p/

The post Lehtësohet tregtia elektronike mes vendeve të CEFTA-s, Rama: Mbrojtje më e fortë për konsumatorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rishikimi i buxhetit, 11,8 miliardë lekë mbështetje për sigurinë kibernetike, infrastrukturën, arsimin dhe bujqësinë

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin e këtij që parashikon rialokim të fondeve në vlerën 11.8 miliardë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave, rialokimi i fondeve është bërë për të garantuar përdorimin më efikas të buxhetit pa ndryshuar treguesit makrofiskalë. Totali i rialokimeve kap vlerën e 11,8 miliardë lekëve, të cilat vijnë nga kursimet në shpenzime korente dhe kapitale.

Nëpërmjet aktit u miratua gjithashtu një skemë e re garancie sovrane për sektorin e bujqësisë me vlerë 3 miliardë lekë, që synon të përmirësojë aksesin në financë për fermerët dhe bizneset e vogla, duke garantuar kredi me norma interesi të ulëta dhe lehtësira në kolateral.

Fondi më i madh, rreth 3,3 miliardë lekë, i është akorduar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për investime në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Janë alokuar gjithashtu 1,5 miliardë lekë për projekte të reja infrastrukturore nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe rreth 318 milionë lekë për Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e sportit shkollor.

Të ardhurat totale për periudhën janar–maj 2025 kanë arritur në 305.9 miliardë lekë, me realizim mbi planin dhe rritje 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, shpenzimet janë rritur me 12,1%, duke reflektuar përshpejtim në realizimin e projekteve publike. Deficiti buxhetor dhe borxhi publik mbeten të pandryshuara.

Qeveria thekson se ky rishikim i buxhetit është në përputhje me ligjin organik të buxhetit dhe garanton ruajtjen e stabilitetit financiar dhe vijimësinë e konsolidimit fiskal./a.gj/j.p/

The post Rishikimi i buxhetit, 11,8 miliardë lekë mbështetje për sigurinë kibernetike, infrastrukturën, arsimin dhe bujqësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Markat Tregtare sipas BE-së, Duma: Përmbushje e angazhimeve për integrimin europian

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore projektligjin e ri “Për Markat Tregtare”, një nismë thelbësore për modernizimin e kuadrit ligjor në fushën e pronësisë industriale dhe për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit europian.

Duma tha se, risitë kryesore të projektligjit përfshijnë: Rregullimin e plotë të marrëdhënieve juridike që lidhen me markat tregtare; Mbrojtje më efikase kundër abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave të markës; Harmonizim të thelluar me acquis-in e BE-së, veçanërisht me Direktivën 2015/2436 dhe Rregulloren (BE) 2017/1001; Rregullim i qartë për regjistrimin dhe efektin në Shqipëri të markave ndërkombëtare; Masa konkrete për ndalimin, konfiskimin dhe bllokimin e mallrave që cenojnë të drejtën e markës.

Ai theksoi se, “në një treg gjithnjë e më të hapur dhe dinamik, ku rastet e abuzimeve dhe konflikteve për markat janë shtuar ndjeshëm, ky projektligj synon të garantojë një kuadër ligjor të sigurt, funksional dhe në përputhje me realitetin tregtar të vendit”.

Ky projektligj është gjithashtu pjesë e Planit Kombëtar për Integrimin Europian dhe miratimi i tij përbën një hap domethënës në përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

1 nga 3

/r.e//a.f/

The post Markat Tregtare sipas BE-së, Duma: Përmbushje e angazhimeve për integrimin europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Financimi i partive politike, Braçe: Nevojiten ndryshime ligjore, në fushatë pati flukse parash nga burime të treta

TIRANË, 23 qershor/ATSH-Maela Marini/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, njëherësh kryetar i komisionit të posaçëm kundër Dezinformimit u shpreh sot se ka ardhur koha për ndryshime ligjore lidhur me çështjen e financimit të partive politike.

Braçe prezantoi para komisionit të Ligjeve draft-strategjinë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit 2025-2030 dhe udhërrëfyesin për zbatimin e saj.

Ai theksoi se edhe në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 11 majit ka pasur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë pasur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim.

“Duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrin fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë”, theksoi ai.

Duke folur për Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Braçe vuri theksin tek forcimi i kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokraci.

“Strategjia synon të forcojë dhe mbrojë nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO-s nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”, shtoi ai.

/a.f/

The post Financimi i partive politike, Braçe: Nevojiten ndryshime ligjore, në fushatë pati flukse parash nga burime të treta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria synon 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Komisioni për Çështjet Europiane miratoi sot projektligjin “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, e cila prezantoi projektligjin në komision, theksoi se synimi kryesor është promovimi i prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit. Kjo bëhet përmes përdorimit të biokarburanteve, të cilat zëvendësojnë pjesërisht nënproduktet e naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme.

Sipas zv/ministres Muçaj, parashikohet që përdorimi i biokarburanteve të rritet me 1% çdo vit, duke arritur në nivelin 7% deri në fund të vitit 2030. Kjo synon përmbushjen e direktivave të Parlamentit Europian dhe detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, si dhe garantimin e mbrojtjes së mjedisit përmes reduktimit të emetimeve të gazeve serrë.

“Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe po adapton paketën e tretë të energjisë, e cila përfshin një seri aktesh legjislative që ne kemi adoptuar. Aktualisht jemi duke implementuar standardet më të fundit të miratuara nga Komisioni Europian, duke krijuar një mekanizëm jo vetëm për stabilizimin e parimeve, por edhe për zbatimin efektiv përmes akteve nënligjore,” deklaroi Muçaj. /j.p/

The post Shqipëria synon 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pr/ligji për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes, Duma: Më shumë garanci për të drejtat e pronësisë industriale

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut projektligjin “Për Patentat, Modelet e Përdorimit dhe Certifikatat e Mbrojtjes Shtesë”.

Në fjalën e tij, Duma tha se “ky projektligj ka për qëllim forcimin e bazës ligjore për zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe inovativ të vendit”.

“Ky projektligj vjen si pjesë integrale e procesit të përafrimit të legjislacionit kombëtar, me aktet e Bashkimit Evropian duke adresuar në mënyrë konkrete kriteret dhe hapat e përcaktuar në kapitullin 7, atë të pronësisë intelektuale”, tha Duma.

Ky hap, vijoi Duma, reflekton angazhimin tonë për modernizimin dhe konsolidimin e sistemit tonë të pronësisë industriale, stimulimin e inovacionit, mbrojtjes së investimeve në kërkim zhvillimi dhe rritjen e konkurrueshmërisë në produktet shqiptare në tregjet europiane dhe ato ndërkombëtare.

“Projektligji i ri është ndërtuar mbi bazën e projektligjit ekzistues dhe ka për objektiv të caktojë rregullat, kriteret dhe procedurat për regjistrimin e patentave, modeleve të përdorimit dhe certifikatave të mbrojtjes shtesë sidomos në sektorë si industria farmaceutike dhe mbrojtja e bimëve”, tha Duma.

Ai vuri në dukje se “objektivat kryesore të këtij pr/ligji janë qartësisht të përcaktuar dhe synojnë të krijojnë një kuadër ligjor të plotë të konsoliduar e të harmonizuar për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatave shtesë. Të garantojnë mbrojtje më efektive dhe më të zgjeruar ligjore për shpikësit dhe mbajtësit e të drejtave të pronësisë industriale, të sigurojnë zbatimin e drejtpërdrejtë të specifikave dhe rregulloreve të Bashkimit Europian si dhe të plotësojnë objektivat strategjikë të strategjisë kombëtare të pronësisë intelektuale në funksion të reformimit dhe përafrimit të gjithë kuadrit ligjor për objektet e pronësisë industriale”.

Duke ftuar deputetët të votojnë këtë projektligj, Duma tha se “me miratimin e këtij projektligji të rëndësishëm bëjmë një domethënës drejt një sistemi më të fortë dhe më efikas që i përket mbrojtjes industrial, që mbështet inovacionin dhe zhvillimin ekonomik e afatgjatë të vendit”.

1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Pr/ligji për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes, Duma: Më shumë garanci për të drejtat e pronësisë industriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji për eficencën e energjisë, drejt rinovimit të 8200 ndërtesave publike deri në vitin 2050

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Komisioni për Çështjet Europiane miratoi sot projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”, një nismë që synon rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesa dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Projektligji është në përputhje me objektivat e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050.

Gjatë mbledhjes, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, theksoi se ligji ka për qëllim përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave të reja dhe ekzistuese, si dhe transformimin e tyre në ndërtesa pa emetime.

Ajo nënvizoi se ligji do të zbatohet për të gjitha ndërtesat që nga faza e projektimit deri në lejen e shfrytëzimit, përfshirë ndërtesat që do t’i nënshtrohen rinovimeve të konsiderueshme.
Në fokus të zbatimit të projektligjit është edhe rinovimi i ndërtesave publike.

Sipas zv/ministres parashikohet deri në vitin 2050, rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike që përbëjnë një sipërfaqe prej 5.5 milionë metrash katrorë.

Në kuadër të këtij angazhimi, do të rinovohet çdo vit 3% e sipërfaqes totale të ndërtesave publike në pronësi të qeverisjes qendrore dhe 2% në nivel vendor.

Zëvendësministrja Muçaj bëri të ditur se projektligji parasheh një plan të qartë për financimin dhe zbatimin e këtyre masave, ku shpenzimet për rinovimin do të përfshihen në planet buxhetore afatmesme të institucioneve që kanë në pronësi ndërtesat përkatëse.

Investimet do të bëhen duke pasur në fokus koston optimale dhe përfitimin afatgjatë, me qëllim garantimin e eficencës së energjisë dhe shmangien e kostove të panevojshme.

Ky projektligj, theksoi ajo, që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave klimatike dhe energjetike të vendit, konfirmon vullnetin e qeverisë për përafrim të mëtejshëm me direktivat e Bashkimit Europian në fushën e energjisë dhe mjedisit./a.gj/ /a.g/

The post Projektligji për eficencën e energjisë, drejt rinovimit të 8200 ndërtesave publike deri në vitin 2050 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet

13 June 2025 at 11:18

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Evropiane po shqyrtohet projekt pozicioni negociues për grupkapitullin e katërt “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” për negociatat me BE. Dy ditë më parë, presidenca polake e BE i kërkoi qeverisë shqiptare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grupkapitull, i cili do të paraqitet në konferencën e radhës ndërqeveritare.

Deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetare e këtij komisioni, Jorida Tabaku ishte kritike ndaj qeverisë për 11 majin, duke thënë se rruga drejt BE-së nuk mund të jetë fasadë që injoron standartet demokratike.

“Po diskutojmë për grupkapitullin 4 që është shumë i rëndësishëm për mjedisin, energjinë dhe ndërlidhjen, por nuk mund të injorojmë faktin që sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor me probleme të thella. Ky është kapitulli themelor, ai i zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit. Dhe për fat të keq, testi demokratik dështoi,” u shpreh Tabaku.

“Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë. Nuk mund të firmosim kapituj në letër kur po mbyllim sytë përballë deformimit të vullnetit të qytetarëve.”, shtoi Tabaku.

Kjo solli reagimin e Mimi Kodhelit, e cila tha se këtë komision duhet të diskutojnë për çështje të tjera dhe jo të bëjnë politikë. Sipas saj, ka instanca të tjera ku mund të adresohen shqetësimet politike.

“Unë gjykoj, se me respektin për kolegët prezent që mbledhja e Komisionit të Çështjeve evropiane është mbledhje ku qeveria vjen me disa letra dhe anëtarët diskutojnë, propozojnë dhe hartojnë ndryshimet respektive që në fund garantohen. Kemi mjaftueshëm tribuna për të bërë komentet tona politike jashtë këtij komisioni, ku mund të shpalosim opinionet tona politike, që nga zgjedhjet dhe rezultati i tyre spektakolar. Për këtë më duhet të falënderoj, meqë jemi duke diskutuar politikisht, çdo qytetar të republikës që kanë votuar bindshëm forcën që drejton sot vendin. Ka një diskutim të madh që bëhet mbi kodin zgjedhor dhe mënyrën se si qytetarët e shprehin vullnetin e tyre votën demokratike.”, tha Kodheli.

Në përditësim…

The post Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet appeared first on Sot News | Lajme.

Zakonjsek: Hekurudha Durrës-Tiranë do të jetë një histori suksesi, 10 projekte për modernizimin e 177 km rrugë

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek tha sot  se Shqipëria po zbaton nga 10 projekte që synojnë modernizimin e 177 km rrugë. Sipas tij, një projekt është dhe modernizimi i pikës kufitare të Kakavijës, që
cilësohet si 1 ndër 11 pikat më të ngarkuara në rajon.
Zakonjšek ishte të mërkurën i pranishëm në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku u “prezantua raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit së bashku me anëtarët e Grupit të Gjelbër”.
Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, vlerësoi investimet në infrastrukturën rrugore në Shqipëri, që kanë rritur standardet duke ofruar më shumë siguri dhe lehtësi qarkullimi.
“Në këtë kontekst, vijoi ai, mënyra e transportit, menaxhimi i tij në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e njëjtë si në vendet e tjera të BE-së, sepse do të ndjekë të njëjtin legjislacion, që do të thotë të njëjtat standarde dhe kjo është thelbësore në atë që po bëjmë ne si Sekretariati i Komunitetit të Transportit”.
Zakonjšek vuri në dukje se, integrimi do të ndodh duke ecur në dy shina paralele: në fushën e legjislacionit dhe tjera zbatimi i projekteve.
“Standardet dhe projektet duhet të ecin paralelisht. Nëse kemi projekte pa legjislacionin e duhur atëherë këto projekte nuk do të jenë të qendrueshme”, tha ai, teksa vuri theksin në avancimin e projekteve për zhvillimin e transportit ujor.
Zakonjšek u shpreh se, “Shqipëria po avancon në përafrimin e legjislacionit me BE-në në fushën e transportit. Fokus mbetet 63% e volumit të legjislacionit të pa përshtatur ende me BE-në, ndërsa vendi ka përparuar në zbatimin e projekteve sipas planit të parashikuar nga komuniteti i transportit”.
Ai u ndal tek rezultat pozitive që ka shënuar vendi.
“Tashmë në Shqipëri është ngritur Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore dhe do të fillojë punën shumë shpejtë; Qendra e monitorimit rrugor, gjithashtu është funksionale ndërsa vijon puna për Strategjinë e transportit ujor. Shqipëria ka dalë nga lista e zezë e kontrollit të porteve dhe është ngjitur në zonën gri. Gjithashtu marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për transportin ujor po vijon”, tha Zakonjšek.
Sipas tij, prioritet për të ardhmen, mbetet miratimi i planeve të reja të zhvillimit me  fokus tek të gjitha fushat e transportit.
“Sa i takon transportit rrugor, evidentohet se Shqipëria po zbaton nga 7-10 projekte që synojnë modernizimin e 177 km rrugë. Ndërkohë që pika Kufitare e Kakavijës cilësohet si 1 ndër 11 pikat më të ngarkuara në rajon dhe do të ndërhyhet në modernizimin e infrastrukturës me qëllim uljen e kohës së pritjes për qytetarët dhe bizneset”, theksoi Zakonjšek.
Ai bëri të ditur në lidhje me transportin hekurudhor se, “në Shqipëri kemi disa projekte. Projekti Tiranë-Durrës është drejt fazave të fundit dhe do të kemi modernizimin e plotë të linjës hekurudhore, ndërsa do të bëjmë lidhjen me Aeroportin e Rinasit dhe kështu Tirana do të ketë aeroportin e parë të lidhur me hekurudhë dhe kur të ndërtojmë rrjetin hekurudhor në rajon atëherë do të shikojmë lidhjen mes qyteteve. Durrës-Tiranë do të jetë një histori suksesi kur flasim për përdorimin nga qytetarët. Projekte të tjera që janë përmendur është ai korridorit të tetë dhe që lidh Tiranën me Podgoricën”.
Gjetjet në raport ndalen edhe në zhvillimet që kanë ndodhur me aeroportet në vendin tonë.

“Në Shqipëri kemi një bum të aeroporteve, por duhet thënë se Tirana është numri 1 në rajon kur është fjala për shtimin e numrit të pasagjerëve dhe kjo lidhet me bukuritë e vendit dhe bregdetin dhe kjo ka sjellë dhe shtimin e presionit mbi infrastrukturën e vendit. Ne shohim që aeroporti i Tiranës po zgjerohet, po modernizohet, por është e nevojshme që të lidhet me hekurudhën. Aeroporti i Tiranas është një nga më domethënësit ndër projektet që po zbatohen”, deklaroi Matej Zakonjšek, Drejtor i Sekretariatit të Transportit.

/a.f/

The post Zakonjsek: Hekurudha Durrës-Tiranë do të jetë një histori suksesi, 10 projekte për modernizimin e 177 km rrugë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koliqi: Kadastra ka adresuar 263 rekomandime të KLSH-së

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik shqyrtoi sot raportin “Mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e ushtruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe drejtoritë vendore të saj për periudhën 2022-2023”.

Sa i përket këtij raporti, nga KLSH, kryetarja e nënkomisionit, Emilia Koliqi u shpreh se janë adresuar 263 rekomandime për 5 drejtoritë përkatëse të Kadastrës, nga të cilat janë pranuar 213 rekomandime dhe janë zbatuar 36 prej tyre.

Po ashtu, nënkomisioni bëri me dije rekomandimet për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për ndjekjen dhe zbatimin e tyre, si pjesë e përgjegjësive institucionale dhe të kuadrit ligjor në fuqi.

Sa i përket projektvendimit “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë të pavarur, të cilët plotësojnë kriteret formale, për auditimin e llogarive financiare për vitet 2023-2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, nënkomisioni miratoi që dy kandidatura.

Adrisa Boshnjaku dhe Fatmira Sykja, do i përcillen komisionit për Ekonominë dhe Financat, së bashku me një raport, i cili më pas do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare. /j.p/

The post Koliqi: Kadastra ka adresuar 263 rekomandime të KLSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rishikimi i buxhetit, Malaj: 10 milionë USD për startup-in e inteligjencës artificiale të Mira Muratit

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot Aktin Normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2025””, i cili parashikon rritjen me 1 miliard lekë të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Akti Normativ u prezantua nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili tha se, “rishikimi i parë për buxhetin 2025 që u miratua nga qeveria në prill 2005, reflekton në buxhetin e shtetit vetëm një ndryshim në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, që siguron alokimin pranë MEKI-t të një fondi prej 1 miliard lekësh ose 10 milionë usd”.

Malaj bëri të ditur se efekti financiar i këtij fondi, mbulohet nga të ardhurat e fituara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara.

“Ky fond i akordohet Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) sh.a, që ka përcjellë kërkesën për financimin e pjesëmarrjes së Qeverisë shqiptare në projektin e investimit startup “Thinking Machine Lab”, në një vlerë jo më pak se 10 milionë USD (1 miliardë lek), pagesë e cila duhej bërë në prill 2025, me qëllim vënien në zbatim të projektit dhe përthithjen e përfitimeve të nevojshme” u shpreh ministri, duke iu referuar startup-it të shqiptares Mira Murati.

Sipas tij, përmes këtij investime priten përfitime financiare dhe ekonomike por dhe të një promovimi të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut në fushën e IA që mund të shërbej si model tek sipërmarrësit e rinj.

“Ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e Al, me potencial të madh për avancim teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin, duke ofruar përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtpërdrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbështetur teknologjitë inovative dhe hulumtimin e avancuar. Kjo do të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe do të pozicionojë vendin tonë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e AI, një bashkëpunim që do të shërbejë si një mundësi marketingu global për vendin tonë”, deklaroi ministri.

Malaj theksoi se, “Thinking Machine Lab”, po mbledh fonde nga investitorë të ndryshëm që synon shumën e 2 miliardë dollarëve, ndërsa deri tani janë mbledhur 1,7 miliardë usd dhe pritet në të ardhmen e mesme që të arrijë në 50 miliardë usd, ku padyshim përfitime do të ketë edhe qeveria shqiptar me daljen e “Thinking Machine Lab”, në bursat ndërkombëtare.

“Thinking Machine Lab”, operon në fushën e IA që integron testet, pamjet audio dhe etj. /j.p/

The post Rishikimi i buxhetit, Malaj: 10 milionë USD për startup-in e inteligjencës artificiale të Mira Muratit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohen 3 p.ligje, Balla: I hapim rrugë financimeve evropiane për punësimin e të rinjve, digjitalizimin dhe energjetikën

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot se, “Shqipëria synon që brenda muajit qershor të hapë të gjithë grup-kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin e vendit në BE dhe t’i mbyllim ato në fund të vitit 2027 dhe të ecim me procesin e ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësimin në BE në parlamentet e vendeve anëtare gjatë vitit 2028”.

Balla tha “në kuadrin e reformave tona 2024-2027, krahas Planit për Ballkanin Perëndimor kemi mundësinë për të përfituar një mbështetje financiare rreth 922 milionë euro kredi dhe grante përfshirë këtu edhe 27 milionë të tjera, për mbështetjen buxhetore në përmbushje të reformave të dakordësuara me BE”.

Balla prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, tre projektligje të rëndësishme që i hapin rrugë financimeve evropiane, për punësimin e të rinjve,  zhvillimin e digjitalizimit dhe sektorit energjetik.

Duke folur mbi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”, Balla tha se, “synojmë të pajisimin 550 mësues të shkollave të mesme me laptop në kuadër të mësimdhënies, për të garantuar të njëjtën cilësi të mësimdhënies në të gjithë territorin”.

Ai tha se digjitalizimi është në fokus të qeverisë.

“Kemi në fokus 4 shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm: politikë digjitalizmi dhe siguria; digjitalizimi i shërbimeve për biznesin; aftësimi digjital dhe transformimi i arsimit; qytetari digjital të dhënat dhe privatësia”, tha ai, teksa vuri në dukje se “programi parashikon një financim prej 44 milionë eurosh, ndër të cilat 30 milionë euro vijnë nga komisioni në formë granti, ndërsa 14 milionë euro janë bashkëfinancim nga buxheti i shtetit shqiptar”.

Duke u ndalur në pr/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)” Balla tha se, ajo fokusohet në mbështetjen për përmirësimin e eficciencës së energjisë që shprehet në disa dimensione.

“Ky program, me një vlerë totale prej 79 milionë euro, përfshin një donacion prej 50 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe 29 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria shqiptare”, informoi Balla.

“Ndërsa pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)” ka në fokus punësimin e të rinjve”,  u shpreh Balla.

Sipas tij, programi operacional shumëvjeçar që mbështetet nga Bashkimi Europian, vendos në qendër të vëmendjes punësimin e të rinjve; kapërcimin e sfidave për punësim dhe frenimin e emigracionit, nëpërmjet programit të garancisë rinore.

Balla theksoi se, “programi, me një vlerë totale prej 63,48 milionë euro nga të cilat 50 milionë nga BE dhe 13,48 milionë nga qeveria shqiptare, do të mbështesë tri fusha kryesore: rritjen e punësimit të të rinjve, përmirësimin e arsimit dhe formimit profesional, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin efektiv të programit”.

Në fund të diskutimeve, Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi në parim dhe nen për nen 3 projektligjet. /j.p/

The post Miratohen 3 p.ligje, Balla: I hapim rrugë financimeve evropiane për punësimin e të rinjve, digjitalizimin dhe energjetikën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ratifikohet marrëveshja, Yzeiraj: Shqipëria, mbështetje integritetit territorial të Ukrainës

TIRANË, 3 qershor/ATSH-Maela Marini/ Shqipëria konfirmon pozicionimin në politikën e jashtme në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës, edhe përmes një marrëveshje të ratifikuar sot në komisionin për Politikën e Jashtme.

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj prezantoi sot para anëtarëve të komisionit projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Yzeiraj bëri të ditur se kjo është një iniciativë e përbashkët e MEPJ-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes që vjen në vijim të mbështetjes dhe angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj Ukrainës.

“Shqipëria që në fillim ka qenë një nga kundërshtuesit dhe denoncuesit e agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë. Situata politike dhe ushtarake në Ukrainë vazhdon të jetë e komplikuar gjatë gjithë frontit. Megjithëse me ngadalësi dhe me humbje të madhe njerëzore dhe materiale, Rusia po avancon”, tha ai.

Yzeiraj theksoi se “ka një përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar për t’i qëndruar pranë Ukrainës në këtë moment”.

“Shqipëria deri tani ka pasur një rol aktiv në këtë proces në marrëdhëniet bilaterale ku ne kemi pasur një sërë bashkëpunimesh të vazhdueshme me Ukrainën. Kemi firmosur edhe disa marrëveshje si në fushën ekonomike dhe atë të mbrojtjes, por kemi pasur një rol aktiv edhe në marrëdhëniet shumëpalëshe ku kemi mbështetur mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës si në BE, në NATO, por edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria pati një mandat dyvjeçar të suksesshëm”, tha ai.

Për sa i përket pjesës ligjore, Yzeiraj nënvizoi se “është një marrëveshje në përputhje me Kushtetutën si dhe me ligjin tonë për marrëveshjet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe nuk kërkon as ndryshime të mëtejshme në legjislacionin tonë të brendshëm”.

“Objektivat e marrëveshjes janë të ndara në 5 pika ku kryeson bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Këtu parashtrohen kushtet për të pasur një bashkëpunim të mëtejshëm qoftë për sa i përket fushës së industrisë ushtarake, qoftë edhe mbrojtjes në sulmet hibride, si ato kibernetike etj”, shtoi ai.

Zv.ministri Yzeiraj nënvizoi po ashtu se marrëveshja shkon edhe më tej se kaq pasi ka kolona për sa i përket bashkëpunimit politik dhe llogaridhënies së mëtejshme në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Ka një kolonë për sa i përket ndihmës humanitare dhe zhvillimit ekonomik, si dhe reagime të mëtejshme ndaj përshkallëzimit të mëtejshëm rus. Kjo marrëveshje ndjek modelin e marrëveshjeve që kanë firmosur tashmë edhe vende partnere si Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Belgjika etj. Shqipëria me këtë marrëveshje riangazhohet për të mbështetur Ukrainën në këtë moment të vështirë”, shtoi Yzeiraj. /j.p/

The post Ratifikohet marrëveshja, Yzeiraj: Shqipëria, mbështetje integritetit territorial të Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria drejt aderimit në konventën për themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO), me seli në Hagë.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, e pranishme në mbledhje, bëri të ditur se me anë të këtij projektakti synohet aderimi në konventën e miratuar më 23 qershor 1993 dhe të ndryshuar më 9 prill 2002 në Kopenhagë. Kjo konventë përfaqëson një pjesë të rëndësishme të strukturës së CEPT-it, ku Shqipëria është anëtare që prej vitit 1991.

Shqipëria është shtet anëtar në Konferencën Evropiane të Administratave Postare dhe Telekomunikacionit (CEPT) që nga viti 1991. CEPT-i përbëhet nga 46 vende anëtare dhe përfshin në strukturën e tij tre komitete kryesore: Komitetin e Komunikimeve Elektronike (ECC), Komitetin për Politikat me Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (Com-ITU), dhe Komitetin për Rregullimin Postar (CERP).

Në vitin 1993, në Hagë u miratua Konventa për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacionit (ECO), e cila krijoi një zyrë të përhershme që mbështet CEPT-in. Kjo konventë është ndryshuar në Kopenhagë më 9 prill 2002, për të reflektuar zhvillimet në sektorin e komunikimeve. ECO ofron këshilla teknike, ekspertizë dhe mbështetje administrative për CEPT-in dhe ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe vendimeve të tij në mënyrë efektive dhe transparente nga vendet anëtare.

Nga 46 vendet që janë pjesë e CEPT-it, 36 janë aktualisht edhe anëtare të ECO-s. Më 31 janar 2024, Shqipëria mori një ftesë zyrtare nga drejtori i Zyrës Evropiane të Telekomunikacionit të CEPT-it për t’iu bashkuar Konventës së ECO-s. Kjo konsiderohet si një mundësi për të rritur bashkëpunimin dhe angazhimin e vendit tonë me këtë strukturë evropiane.

Bashkëpunimi me CEPT-in, sidomos në çështjet që lidhen me harmonizimin e planit të frekuencave në nivel evropian, është i parashikuar në legjislacionin shqiptar, konkretisht në ligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. /j.p/

The post Shqipëria drejt aderimit në konventën për themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Komisioni i “Antikorrupsionit” edhe në legjislaturën e ardhshme, rol kyç për integrimin në BE

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, puna e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, do të vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme.

Në fjalën e tij në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama e vuri theksin tek konsolidimi i domosdoshëm i gjithçkaje që është në proces.

“Gjithçka është ende e kthyeshme, është ende e brishtë, është ende vulnerabël dhe për këtë arsye na duhet Bashkimi Evropian. Me çdo kusht dhe me çdo çmim, ne na duhet BE. Ne na duhet të hyjmë në atë derë që është hapur sot si një mundësi jo vetëm reale, por aktuale. Një derë që është hapur me premisën që deri në fund të 2027-ës, ne mund të mbyllim negociatat si një vullnet i dyanshëm dhe një derë që mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë dhe të fokusuar për ta shfrytëzuar hapësirën e kohës që kemi në dispozicion”.

Mund të mbyllet, tha Kryeministri, sepse historia e zgjerimit tregon që ajo derë hapet dhe ajo derë mbyllet. Historia e zgjerimit tregon që fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe të vendeve që janë pas asaj dere, jo gjithmonë përputhen. Interesat jo gjithmonë përputhen.

Prandaj, shtoi Rama, “ne jemi shumë të bindur që ky Komision, puna e të cilit do të vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme, që të jemi shumë të qartë – është kyç – për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend me një proces të konsoliduar të garancive të lirisë individuale dhe të barazisë përpara ligjit”.

“Nuk ka liri individuale dhe barazi para ligjit askund tjetër përveç se në këtë sistem që kemi zgjedhur dhe për ne askund tjetër përveç se brenda BE-së”, tha Rama.

“Besoj që ne e kemi treguar dhe po e tregojmë përditë që jemi shumë ambiciozë që nuk na mjafton të bëjmë minimumin, na duhet të bëjmë maksimumin”, theksoi Rama.

Rama solli shembullin e prokurimeve publike.

“Ne jemi vlerësuar më lart nga të gjithë vendet e rajonit, me diferencë nga vendi i dytë për hir të së vërtetës në prokurimet publike nga SIGMA, por ndërkohë ne po punojmë për të krijuar një model revolucionar të inteligjencës artificiale për prokurimet publike, në bashkëpunim me Microsoft-in dhe me grupin e Mira Muratit, ne jemi duke bërë progres të konsiderueshëm dhe kemi besimin e arsyeshëm që vitin e ardhshëm do të kemi një model të prokurimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit, që do të thotë do të kemi një instrument që faktikisht do të çojë korrupsionin dhe mundësinë e korruptimit të proceseve të prokurimit publik drejt zeros, falë inteligjencës artificiale”, tha Rama.

Rama kujtoi që, “Komisioni i Posaçëm ka qenë rezultat i një ndjenje alarmi të brendshëm përballë gjithë malit të negociatave dhe përballë sfidës së jashtëzakonshme të koordinimit të një numri të jashtëzakonshëm institucionesh dhe burimesh në funksion të negociatave”.

“Nuk negocion qeveria e Shqipërisë me BE. BE nuk do të anëtarësojë qeverinë e Shqipërisë, negocion gjithë shteti shqiptar. Negociojnë një numër i madh institucionesh të pavarura, agjencish të pavarura dhe nevoja që kjo skuadër kombëtare të jetë e koordinuar është themelore”.

“Kush, ku, si mund të koordinojë të gjitha këto forca në funksion të arritjes së rezultatit?Askush përveç Parlamentit të Shqipërisë dhe askund përveç se në Parlamentin e Shqipërisë nuk mund të gjendet ajo hapësirë ndërveprimi kombëtar në funksion të arritjes së rezultatit të shumëpritur për kombin, për popullin, për vendin tonë”, tha Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Komisioni i “Antikorrupsionit” edhe në legjislaturën e ardhshme, rol kyç për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌