❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Formalizimi i tregut ushqimor, Malaj: 103 tonë mallra të bllokuara në 20 ditë

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Aksioni pĂ«r formalizimin e tregut tĂ« produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale, si dhe pĂ«r rritjen e sigurisĂ« ushqimore, ka dhĂ«nĂ« rezultatet e para brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r.

Në 20 ditë janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 tonë mallra që nuk përmbushnin standardet ligjore dhe të sigurisë ushqimore.D

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se “tashmĂ« ka pĂ«rfunduar faza e parĂ« nĂ« terren, nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rpjekjes sĂ« vazhdueshme tĂ« forcimit tĂ« ligjshmĂ«risĂ« fiskale nĂ« sektorin e produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale”.

“Administrata Tatimore do tĂ« nisĂ« fazĂ«n e dytĂ« tĂ« monitorimit, qĂ« synon verifikimin nĂ« vazhdimĂ«si shoqĂ«rimin e produkteve me faturĂ« tatimore”, tha Malaj.

Sipas ministrit Malaj, qëllimi i këtij operacioni është formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit.

“Zero tolerancĂ« ndaj subjekteve, pjesĂ« e zinxhirit tĂ« tregut tĂ« produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale, qĂ« nuk respektojnĂ« ligjin”, u shpreh Malaj.

Objektivat e aksionit përfshijnë formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, rritjen e sigurisë ushqimore për konsumatorin, gjurmueshmërinë e produkteve nga ferma në tryezë, si dhe mbrojtjen e fermerëve dhe prodhuesve të ndershëm.

Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të intensifikohen në ditët në vijim në të gjithë territorin e vendit.

/e.i//a.f/

The post Formalizimi i tregut ushqimor, Malaj: 103 tonë mallra të bllokuara në 20 ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i sigurimeve rritje me rreth 8% në gjysmën e parë të vitit

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Tregu i sigurimeve shĂ«noi rritje gjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor tĂ« kĂ«tij viti, nĂ« krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën 12,8 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 8%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.

Numri i kontratave të lidhura gjatë gjysmës së parë të vitit arriti 755 806, një rritje prej 8,06% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon një rritje të interesit nga konsumatorët dhe një forcim të besimit në sigurimet e ofruara nga kompanitë e sigurimeve.

Në aspektin e ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, tregu vazhdon të jetë i orientuar kryesisht tek sigurimet e jo-jetës, të cilat kanë kontribuar me 90,98% të vëllimit të përgjithshëm të primeve.

Ndërkohë, sigurimet e jetës kanë zënë vetëm 8,99%, një përqindje që mbetet e ulët.

Në ndarjen sipas llojit të sigurimeve, primet e shkruara bruto të sigurimeve vullnetare zënë 41,29% të totalit, ndërsa sigurimet e detyrueshme zënë 58,71% të tregut.

Ndërkohë, dëmet e paguara bruto gjatë periudhës janar-qershor 2025 shënuan një ulje të lehtë prej 0,73%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 4 miliardë lekë.

Sigurimi motorik shënoi rritje të konsiderueshme në dëmet e paguara, me një vlerë prej 2640 milionë lekësh, që përbën një rritje prej 6,48% krahasuar me vitin e kaluar.

/r.e/

The post Tregu i sigurimeve rritje me rreth 8% në gjysmën e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten të ardhurat nga TVSH-ja, rimbursimet arrijnë në 11.1 miliardë lekë

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ GjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor tĂ« kĂ«tij viti, tĂ« ardhurat nga Tatimi mbi VlerĂ«n e Shtuar (TVSH) kanĂ« shĂ«nuar rritje krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rimbursimet pĂ«r bizneset janĂ« realizuar nĂ« vlerĂ«n 11.1 miliardĂ« lekĂ«.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga TVSH në import u realizuan në shumën 75.9 miliardë lekë, 674 milionë lekë ose 0,9% më shumë se periudha janar- qershor 2024.

Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar neto arritën në 33.2 miliardë lekë, me një rritje prej 5.7 miliardë lekësh ose 20,8% më shumë se një vit më parë.
Krahasuar me planin e periudhës, ky tregues është realizuar me rritje prej 918 milionë lekësh, ose 2,8%.

Rimbursimet e TVSH-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 arritën në 11.1 miliardë lekë. Kthimi i TVSH-së për tatimpaguesit kontribuon në likuiditetin dhe funksionimin e tyre të rregullt. /j.p/

The post Rriten të ardhurat nga TVSH-ja, rimbursimet arrijnë në 11.1 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s, MF publikon hartat

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministria e Financave publikoi sot pĂ«r konsultim publik projektvendimin pĂ«r metodologjinĂ«, rregullat dhe procedurat pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme “ndĂ«rtesa”, si dhe pĂ«r llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e saj.

Në projektvendim propozohen ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme është një nga burimet më të rëndësishme të financimit për njësitë e qeverisjes vendore, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim.

Në Shqipëri, kjo taksë ka një rol të veçantë për bashkitë, por të ardhurat që ajo gjeneron mbeten ende të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe me vendet e zhvilluara.

Aktualisht, taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfaqëson vetëm 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja rajonale është 0,8% dhe ajo e vendeve të OECD-së shkon në 1,1%.

Për të përballuar sfidat që lidhen me mbulimin e kostove në rritje të shërbimeve publike dhe për të forcuar autonominë financiare të bashkive, Ministria e Financave thotë se ka ndërmarrë këtë reformë për përmirësimin e sistemit të taksimit mbi ndërtesat.

Kjo nismë, sipas saj, synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të drejtë të taksimit të pasurive të paluajtshme, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave vendore dhe zhvillimin më të balancuar urban.

“Reforma Ă«shtĂ« nĂ« linjĂ« me rekomandimet e organizatave ndĂ«rkombĂ«tare si FMN dhe partnerĂ« tĂ« tjerĂ« zhvillimi, tĂ« cilĂ«t kanĂ« theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«saj takse pĂ«r drejtĂ«sinĂ« fiskale dhe pĂ«rmirĂ«simin e efikasitetit tĂ« qeverisjes vendore”, thekson MF.

Që prej vitit 2018, në Shqipëri taksa mbi ndërtesat llogaritet mbi bazën e vlerës së pronës (sistem ad valorem), çka përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë dhe më të barabartë për taksapaguesit. Megjithatë, në praktikë, ky sistem përballet ende me sfida serioze, përfshirë administrimin e dobët, mungesën e të dhënave të sakta dhe mospërputhjen mes çmimeve referuese dhe atyre reale të tregut.

Për të adresuar këtë situatë, është përgatitur një projektvendim për përditësimin e çmimeve mesatare referuese për banesat në 12 qarqe të vendit, pa përfshirë bashkinë Tiranë. Këto çmime janë rezultat i një pune të koordinuar nga një grup ndërinstitucional i ngritur me urdhër të Kryeministrit, i cili synon të afrojë çmimet referuese me realitetin e tregut. Gjatë kësaj pune, qytetet janë ndarë në zona të ndryshme dhe janë hartuar harta përkatëse ku përcaktohet çmimi mesatar për metër katror banimi për çdo zonë. Ky përditësim synon të sigurojë një bazë më të saktë për llogaritjen e taksës mbi ndërtesat dhe do të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe më të miradministruar të taksimit të pasurisë së paluajtshme.

Procesi i përcaktimit të çmimeve është bazuar në një metodologji të qartë dhe të detajuar. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka mbledhur të gjitha kontratat e shitblerjeve të apartamenteve dhe ndërtesave për periudhën 2022-2024, duke përfshirë të dhëna si zona, numri i pasurisë, sipërfaqja në metra katrorë, vlera e kontratës dhe data e saj. Vlerat e shprehura në monedhë të huaj janë konvertuar në lekë me kursin mesatar të periudhës përkatëse dhe për çdo kontratë është llogaritur çmimi për metër katror. Më pas, të dhënat janë organizuar sipas bashkive dhe ndarë në blloqe, që janë njësitë më të vogla me të dhëna digjitale të disponueshme. Nga analiza janë përjashtuar kontratat me vlera jo realiste apo nën çmimin referencë.

Përpunimi ka përfshirë edhe analizën e të dhënave hartografike, duke përdorur harta digjitale të regjistrimit fillestar të zonave dhe duke i lidhur me të dhënat alfanumerike përmes numrit të bllokut. Rezultatet janë paraqitur në formate digjitale (.shp dhe .kmz), ku për çdo bllok që përmban transaksione pasqyrohen numri i kontratave dhe çmimi mesatar për metër katror.

Ndarja zonale për përcaktimin e çmimeve është bërë në bazë të disa kritereve që marrin në konsideratë karakteristikat e qyteteve dhe ndikimin që kanë në çmimin e banesave. Afërsia me qendrën e qytetit, që lidhet me kërkesën më të lartë për prona dhe zhvillimin ekonomik më të përqendruar, është një ndër kriteret kryesore. Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe afërsia me polet e zhvillimit strategjik, si zona ku priten investime të rëndësishme që mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve. Një tjetër faktor është afërsia me rrugët kryesore të aksesit në qytet, që ndikon në vlerën e pasurive për shkak të lidhjeve më të mira të transportit. Zonat historike, për shkak të vlerave arkitekturore dhe urbanistike, gjithashtu përbëjnë një element të rëndësishëm në ndarjen zonale. Për qytetet bregdetare është marrë në konsideratë afërsia me vijën bregdetare, duke qenë se këto zona kanë potencial më të lartë turistik dhe prirje më të lartë për zhvillim të tregut imobiliar.

1 nga 5

/r.e/

The post Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s, MF publikon hartat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rivlerësimi i pronës në 2026-n me tatim 5%, procedura që duhet ndjekur

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Qeveria ka propozuar njĂ« projektligj tĂ« ri “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurisĂ« sĂ« paluajtshme”, i cili parashikon njĂ« periudhĂ« tĂ« re pĂ«r rivlerĂ«simin e pronave nga 1 janari deri mĂ« 30 shtator 2026, me tatim tĂ« reduktuar 5% mbi vlerĂ«n e rivlerĂ«suar.

Kjo përqindje është më e ulët se normat standarde të tatimit që aplikohen në mungesë të rivlerësimit, dhe ka si qëllim të nxisë formalizimin e tregut dhe deklarimin real të vlerave gjatë shitblerjes së pronave.

Përmes këtij procesi, qytetarët dhe subjektet juridike do të kenë mundësinë të përshtatin vlerën e pronave të tyre me çmimet aktuale të tregut, duke shmangur kështu ndryshimet e mëdha midis vlerës së regjistruar dhe asaj reale.

“PĂ«rfitues janĂ« qytetarĂ«t qĂ« posedojnĂ« pasuri tĂ« regjistruara ose nĂ« proces regjistrimi, subjektet juridike qĂ« duan tĂ« pĂ«rshtasin pasqyrat financiare me vlerat reale tĂ« pasurive tĂ« tyre, si dhe pronarĂ«t qĂ« planifikojnĂ« shitjen e pronĂ«s dhe duan tĂ« reduktojnĂ« barrĂ«n tatimore”, thuhet nĂ« relacionin shoqĂ«rues tĂ« projektligjit.

Procesi i rivlerësimit do të jetë i thjeshtuar dhe do të zhvillohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pronarët do të duhet të dorëzojnë kërkesën për rivlerësim brenda afatit të përcaktuar, të sigurojnë një vlerësim të pronës bazuar në çmimet referuese ose nga ekspertë të licencuar, dhe më pas të kryejnë pagesën e tatimit prej 5% mbi diferencën e krijuar nga rivlerësimi. Vetëm pas pagesës, vlera e re do të regjistrohet zyrtarisht.

Kjo nismë synon të përmirësojë ndjeshëm saktësinë e regjistrave të pasurive të paluajtshme, të rrisë transparencën në transaksionet e pasurive, dhe të shmangë fenomenin e deklarimeve fiktive të vlerave të ulëta në momentin e shitblerjes.

Sipas Ministrisë së Financave, përvoja e mëparshme nga aplikimi i ligjeve të ngjashme, ka treguar se ekziston një interes i lartë nga qytetarët për të përfituar nga mundësia e rivlerësimit të pasurisë, çka është reflektuar në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve dhe transaksioneve të regjistruara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se çmimet e banesave, në rang vendi, kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 16,9%, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë me 23,6%.

“Kjo tendencĂ« rritĂ«se, krahasuar me periudhĂ«n e fundit tĂ« rivlerĂ«simeve nĂ« vitin 2022, e bĂ«n tĂ« domosdoshĂ«m njĂ« pĂ«rditĂ«sim tĂ« vlerĂ«s sĂ« pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« pĂ«rputhje me realitetin e tregut”, thuhet nĂ« relacion.

Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa patur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale.

Kjo është hera e katërt që po zbatohet rivlerësimi i pronave me norma të reduktuara.

1 nga 2

/r.e/

The post Rivlerësimi i pronës në 2026-n me tatim 5%, procedura që duhet ndjekur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përqendrimi i pronësisë rrezikon lirinë e medias në Shqipëri, thotë raporti

4 July 2025 at 16:48

Raporti i pluralizmit mediatik në Shqipëri, i përgatitur nga  Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias (CMPF), e rendit Shqipërinë tek vendet me rrezik të lartë.

CMPF është një qendër kërkimore me seli në Institutin e Universitetit Evropian në Firence të Italisë.

Në raportin e fundit të CMPF-së, Shqipëria thuhet se ka shënuar pak përparim në përmirësimin e lirisë së medias dhe garantimin e pluralizmit mediatik gjatë vitit 2024, pavarësisht hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas raportit, vendi ynë vijon të përballet me sfida të mëdha në katër fusha kryesore: Mbrojtja themelore e lirisë së shprehjes, pluralizmi i tregut, pavarësia politike dhe përfshirja sociale.

Edhe pse liria e shprehjes është e garantuar nga Kushtetuta, në praktikë ajo kufizohet për shkak të presioneve politike, interesave të pronarëve të medias dhe krimit të organizuar. 

“Edhe pse dĂ«nohet me gjobĂ«, shpifja mbetet pjesĂ«risht e kriminalizuar nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa vendi nuk ka bĂ«rĂ« asnjĂ« pĂ«rparim nĂ« miratimin e njĂ« legjislacioni specifik kundĂ«r padive SLAPP”, thuhet nĂ« raport. 

Raporti përmend se gazetarët në Shqipëri gjatë vitit 2024 u përballën me mungesë sigurie, kërcënime dhe kushte të dobëta pune, ndërsa autoritetet shpesh refuzuan në mënyrë arbitrare aksesin në informacion publik.

Sa i përket pluralizmit të tregut, raporti përmend se kjo është dhe zona më e rrezikuar, pasi pronësia në Shqipëri është e përqëndruar në duart e pak familjeve dhe ka një mungesë transparence sidomos për median online. 

“Nuk ekzistojnĂ« masa pĂ«r tĂ« ndaluar pĂ«rqendrimin e pronĂ«sisĂ« apo pĂ«r tĂ« kontrolluar ndikimin komercial mbi vijĂ«n editoriale”, thuhet nĂ« raport. 

Sa i përket pavarësisë politike, raporti nënvizon se shumë media janë të lidhura me aktorë politikë ose pronarë që përfitojnë nga kontrata publike, gjë që ndikon direkt në pavarësinë editoriale. 

“EmĂ«rimet dhe shkarkimet nĂ« median publike janĂ« thellĂ«sisht tĂ« politizuara, ndĂ«rsa mbulimi i fushatave elektorale vazhdon tĂ« favorizojĂ« partitĂ« kryesore duke lĂ«nĂ« jashtĂ« aktorĂ«t e vegjĂ«l politikĂ«â€, thuhet mĂ« tej.

Shqipëria vijon të ketë probleme me përfshirjen sociale, pasi aksesi në media për komunitetet e margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuar apo grupet etnike vijon të jetë i cunguar. 

Sipas raportit, gratë janë të nënpërfaqësuara si në përmbajtje ashtu edhe në pozitat drejtuese në media. Politikat për edukimin mediatik janë të dobëta dhe mungon integrimi i tyre në sistemin arsimor.

Raporti thekson se për të avancuar në përputhje me standardet e BE-së, Shqipëria duhet të bëjë përparime në disa fusha, si dekrminalizimi i shpifjes dhe miratimi i ligjit kundër padive SLAPP. 

Po ashtu rekomandohet të forcohet pavarësia e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe të përmirëoshen procedurat e emërimeve. Të garantohet transparencë në pronësinë e të gjitha mediave, përfshirë dhe ato online.

Shqipëria ka bërë disa hapa drejt përputhjes me standardet evropiane, me hapjen e negoacitave, por megjithatë raporti vlerëson se mungesa e vullnetit politik, përqendrimi i pushtetit mediatik dhe ndërhyrjet e papërshtatshme në punën e gazetarëve vijojnë të mbeten pengesë serioze për një mjedis të lirë dhe pluralist të medias.

The post Përqendrimi i pronësisë rrezikon lirinë e medias në Shqipëri, thotë raporti appeared first on Citizens.al.

MF: Të ardhurat totale arritën 366 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Performanca paraprake e treguesve fiskalĂ« tĂ« konsoliduar pĂ«r periudhĂ«n janar-qershor 2025 reflekton ecurinĂ« e mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave dhe realizimit tĂ« shpenzimeve.

Ministria e Financave bëri të ditur sot se, të ardhurat totale arritën në rreth 366 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit 2025, një realizim në masën 100.6 % të planit të periudhës, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 332.5 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit 2025.

Sipas MF, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 22.8 miliardë lekë më shumë ose 6.7 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 6- mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 48.3% të planit vjetor.

Sa i takon tĂ« ardhurave tĂ« arkĂ«tuara nga Tatimet dhe Doganat, pĂ«r periudhĂ«n janar – qershor 2025, ato janĂ« nĂ« shumĂ«n 242.3 miliardĂ« lekĂ«, rreth 20.2 miliardĂ« lekĂ« ose 9.1% mĂ« shumĂ« nĂ« krahasim me janar – qershor 2024.

Të ardhurat tatimore nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, për këtë periudhë u realizuan në vlerën 113.6 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 3.4% më shumë se 6-mujori i parë 2024.

NdĂ«rkohĂ« tĂ« ardhurat nga taksat doganore, shĂ«nuan vlerĂ«n 4.5 miliardĂ« lekĂ«, 183 milionĂ« lekĂ« ose 4.2% mĂ« shumĂ« se janar – qershori i vitit 2024, si dhe realizim prej 87.9% kundrejt planit tĂ« periudhĂ«s.

MF informon se tregues në rritje shënojnë edhe të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale).

PĂ«r periudhĂ«n janar – qershor 2025, tĂ« ardhurat nga ky tregues u realizuan nĂ« shumĂ«n 128.7 miliardĂ« lekĂ«, 16.5 miliardĂ« lekĂ« ose 14.7% mĂ« shumĂ« se janar – qershori i vitit 2024. Krahasuar me planin, tĂ« ardhurat e mbledhura janĂ« 2.8 miliardĂ« lekĂ« ose 2.2% mĂ« shumĂ«.

NdĂ«rsa tĂ« ardhurat nga Fondet Speciale, qĂ« pĂ«rfshijnĂ« tĂ« ardhurat nga sigurimet shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore, tĂ« mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH pĂ«r periudhĂ«n janar – qershor 2025 u realizuan nĂ« shumĂ«n 87.6 miliardĂ« lekĂ«, 9.7 miliardĂ« lekĂ« ose 12.5% mĂ« shumĂ« se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 104.8% tĂ« planit tĂ« periudhĂ«s.

Sa i takon shpenzimeve shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2025, ato arritën në rreth 332.5 miliardë lekë me një realizim në masën 99.8% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky zë ka rezultuar 14.1% më i lartë ose rreth 41.2 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente, sipas MF-së për periudhën 6 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 299.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë rezultoi 13.2% më i lartë ose rreth 34.8 miliardë lekë më shumë, si dhe me një realizim në masën 99% të planit të periudhës.

Ndërsa shpenzimet kapitale, për periudhën 6 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 32 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë rezultoi 20.8% më i lartë ose rreth 5.5 miliardë lekë më shumë, si dhe me një realizim në masën 108.1% të planit të periudhës.

Niveli i suficitit, në periudhën 6-mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 33.5 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit rezultoi 35.3% më i ulët ose 18.3 miliardë lekë më pak, njofton MF-ja.

The post MF: Të ardhurat totale arritën 366 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten tĂ« ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET pĂ«r aksidentet, AMF hesht. KompanitĂ« problematike

By: V K
9 July 2025 at 10:49

Kur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organi rregullator i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndryshoi faktorët e riskut për caktimin e çmimit të policave të sigurimit motorik, u tha shqiptarëve se kjo bëhej në të mirën e tyre, në mënyrë që secili të paguante atë që i takon me argumentin se shoferët e këqinj duhej të ndëshkoheshin dhe të mirët, të shpërbleheshin.

Në fakt, tani që kanë dalë edhe të dhënat e periudhës janar-maj 2025 mbi tregun e sigurimeve, deklarata e AMF rezulton e pavërtetë.

Skyweb.al, ka analizuar treguesit e primeve të arkëtuara nga tregu i sigurimeve dhe dëmeve të paguara, duke arritur në përfundimin se të paktën deri më tani, ndryshimi i faktorëve të riskut ka rezultuar mjaft i frytshëm për disa kompani sigurimesh, të cilat kanë rritur të ardhurat nga primet, por kanë ulur pagesat e dëmeve për MTPL-të.

Sipas AMF, përgjatë periudhës janar-maj 2025, kompanitë e sigurimeve arkëtuan rreth 70.5 milionë euro prime për segmentin e sigurimit motorik, i cili përbën edhe pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërkohë që kanë paguar 25.5 milionë euro dëme për këtë segment.

 


Primet nga MTPL dhe demet e paguara nga kompanite e sigurimeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Rezulton që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kompanitë e sigurimeve në tërësi i rritën të ardhurat nga primet me rreth 12.4 për qind, ndërkohë që pagesat e dëmeve janë rritur me vetëm 2.2 për qind!

Pra, kompanitë kanë arritur të ardhurat, kryesisht për shkak të rregullores së re të AMF-së si edhe faktorëve të tjerë që do ti shtjellojmë më poshtë, por nuk kanë rritur me të njëjtin ritëm edhe pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve.

 


Ecuria ne % e primeve dhe demeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Madje, ka nga ato kompani që kanë rritur ndjeshëm të ardhurat dhe kanë ulur çuditërisht pagesat e dëmeve gjatë kësaj periudhe, duke mos mbajtur kështu përgjegjësi edhe pse kanë blerë rrezikun e të siguruarit!

Sa për referencë, gjatë periudhës janar-maj 2024, kompanitë e sigurimeve rriten me më shumë se 25% pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve krahasuar me janar-maj 2023, gjë që konfirmon se diçka nuk shkon për periudhën tonë referencë.

Skyweb.al, iu drejtua AMF-së me një kërkesë për koment në lidhje me treguesit në fjalë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk morëm asnjë përgjigje, duke shtuar dyshimet se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar nga aktorë të fuqishëm të këtij tregu me bekimin e rregullatorit.

Megjithatë, për të marrë një këndvështrim tjetër, redaksia iu drejtua një burimi që e njeh mirë tregun duke kërkuar prej tij një analizë të pavarur të treguesve të mësipërm.

Ky i fundit, i shpjegoi redaksisë se si faktor kryesor në rritjen e primeve gjatë periudhave të krahasuara, duhet marrë në konsideratë edhe shtimi i numrit të makinave në Shqipëri.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r rreth 34 mijĂ« makina mĂ« shumĂ«, pra janĂ« 34 mijĂ« polica sigurimi MTPL mĂ« shumĂ« gjatĂ« janar-maj 2025 krahasuar me janar-maj 2024, tĂ« cilat sigurisht qĂ« kanĂ« rritur primet pĂ«r kompanitĂ«. PĂ«r tĂ« patur njĂ« panoramĂ« tĂ« qartĂ« duhet bĂ«rĂ« njĂ« analizĂ« e plotĂ« e profilit tĂ« makinave qĂ« janĂ« regjistruar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, gjĂ« e cila do tĂ« na tregonte mĂ« shumĂ« mbi peshĂ«n qĂ« ka secila kategori”, tha ai.

“Duhet tĂ« kini parasysh se rritja e primeve pĂ«r sigurimet motorike lidhet edhe me zgjerimin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« ekonomisĂ« sĂ« vendit. Kjo po ndodh nĂ« mĂ«nyrĂ« konstante gjatĂ« viteve tĂ« fundit, pra nuk Ă«shtĂ« ndonjĂ« risi. Ka edhe mjaft raste ku pagesat e dĂ«mĂ«ve mbeten pezull pasi i dĂ«mtuari nuk bie dakord me shumĂ«n e ofruar dhe çështja zvarritet duke sjellĂ« edhe treguesit, tĂ« cilĂ«ve ju i referoheni”.

Skyweb.al, bëri analizën e vetë të dhënave pas këtij shpjegimi duke konstatuar se po, ka një rritje të numrit të makinave, rrjedhimisht edhe të policave të sigurimit gjatë periudhave në fjalë, por kjo rritje është rreth 9%, ndërkohë që të ardhurat e kompanive janë rritur me 12.4% dhe për më tepër, pagesat e dëmshpërblimeve janë rritur në tregues minimalë.

Në janar-maj 2024 janë shënuar 378 181 kontrata MTPL, ndërkohë që në janar-maj 2025 u lidhën 412 248 të tilla.

Kompani që blejnë rrezikun, por nuk dëmshpërblejnë

Tregu i sigurimeve të jo-jetës, ka njohur ndryshime të forta gjatë dekadës së fundit ku futja e aktorëve të rinj ka rritur edhe ofertën për qytetarët, pavarësisht mungesave të përgjithshme, dhe problemeve me kapjen e segmenteve të caktuar të rinj nga aktorë të caktuar.

Skyweb.al, bëri një krahasim të primeve dhe dëmeve të paguara nga secila kompani në treg gjatë periudhës janar-maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur në konstatimin se kompania SIGAL, e cila ka pjesën më të madhe të kontratave në treg për momentin, renditet gjithashtu në krye të listës së kompanive më rënie të dëmshpërblimeve, në vlerë.

 


Krahasimi Rritja e primeve dhe DEMEVE te paguara nga SIGAL. Të dhënat: AMF. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Kështu, në periudhën janar-maj 2024, SIGAL arkëtoi rreth 13 milionë euro prime MTPL dhe pagoi rreth 5.2 milionë euro dëme.

Ndërkohë, për të njëjtën periudhë të vitit 2025 arkëtoi 14.8 milionë euro prime dhe pagoi rreth 4.9 milionë euro dëme.

Kompania rriti në janar-maj 2025 të ardhurat nga primet me rreth 12.9 për qind, por uli pagesat e dëmeve me rreth 4.8 për qind (shih grafikun).

INTERSIG ndërkohë renditet në krye të listës për rritje në përqindje të të ardhurave nga primet po ashtu në krye të listës për rënien drastike të dëmshpërblimeve, në përqindje.

Kështu, në janar-maj 2024, INTERSIG arkëtoi rreth 6.2 milionë euro nga primet, kurse në janar-maj 2025, të ardhurat u rriten në rreth 7 milionë euro ose rreth 13.2% më shumë.

Krahasimi Rritja e primeve dhe DEMEVE te paguara nga INTERSIG. Të dhënat: AMF. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Nga ana tjetër, në periudhën janar-maj 2024 pagoi 3.9 milionë euro dëme, ndërsa në janar-maj 2025, shuma e dëmeve të paguara ra me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 2.4 milionë euro.

Skyweb.al, konstatoi gjithashtu nga të dhënat e AMF se SIGAL, është kompania e parë për numrin e dëmeve të lëna pezull për periudhën në fjalë. 1 në 3 dëme pezull janë të SIGAL, gjë që tregon se qytetarët e siguruar janë duke u sorollatur pa marrë dëmshpërlimet e tyre, gjë që normalisht ka dhënë kontributin në treguesit e mësipërm.

Treguesit e demeve pezull per secilen kompani per periudhen janar-maj 2025. Burimi: AMF

Kompanitë SIGAL dhe INTERSIG, nuk iu përgjigjen pyetjeve të redaksisë në lidhje me shkaktarët e treguesve në fjalë.

Më shumë ndëshkim dhe pak shpërblim, çfarë solli rregullorja e re e AMF

Skyweb.al, ka raportuar që në nisje të zbatimit të sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Sipas rregullores së miratuar nga Bordi i AMF në shtator 2024, e cila nisi të zbatohej në janar 2025, një shofer që nuk ka shkaktuar asnjë aksident përgjatë vitit, përfiton një ulje modeste të policës nga 2 deri në 5%.

Në të kundërt, një shofer që ka shkaktuar një aksident paguan 25% më shumë, ndërsa për dy aksidente rritja arrin në 50%. Në skenarin maksimal, kur kombinohen edhe faktorë të tjerë risku (mosha e mjetit, qarku i regjistrimit, fuqia motorike, etj.), primi i sigurimit mund të rritet deri në 125%.

Nëse çmimi bazë i një police sigurimi është 17,000 lekë, një shofer i penalizuar me një aksident do të paguajë 21,250 lekë, ndërsa me dy aksidente, 25,500 lekë.

Nga ana tjetër, një shofer i rregullt në Shqipëri dhe që përmbush të gjitha kushtet e riskut të ulët sipas faktorëve të riskut të miratuar nga bordi i AMF, paguan jo më pak se 13,940 lekë në vit.

TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se 95% e shoferĂ«ve tĂ« siguruar klasifikohen nĂ« kategorinĂ« “bonus”, por pĂ«rfitimi pĂ«r ta Ă«shtĂ« pothuaj simbolik: 2 deri nĂ« 5% ulje, njĂ« shifĂ«r e papĂ«rfillshme pĂ«r konsumatorĂ«t, sidomos nĂ« raport me pĂ«rqindjen e lartĂ« tĂ« rritjes sĂ« primit pĂ«r ata qĂ« kanĂ« njĂ« rekord negativ.

Rregullorja në fuqi penalizon veçanërisht drejtuesit e automjeteve të vjetra dhe me motorë më të fuqishëm, të cilat janë më të përhapura në Tiranë dhe qytetet e mëdha.

Sipas Kontrollit tĂ« LartĂ« tĂ« Shtetit, flota kombĂ«tare ka njĂ« moshĂ« mesatare prej 17–18 vitesh dhe shumica e mjeteve janĂ« me motor mbi 1400 kubikĂ«, çka i pĂ«rjashton automatikisht nga pĂ«rfitimi i lehtĂ«sirave.

Kjo do të thotë se edhe nëse një shofer është i rregullt, në praktikë ai vazhdon të paguajë më shumë për shkak të karakteristikave të mjetit apo vendbanimit, një mekanizëm që më shumë ndëshkon se shpërblen.

PĂ«r krahasim, Kosova ka zbatuar po tĂ« njĂ«jtin sistem “bonus-malus” qĂ« nga viti 2020, por nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« ekuilibruar.

Banka Qendrore e Kosovës, ka ndarë 19 shkallë primi, ku shoferët e rregullt mund të përfitojnë ulje deri në 55%, ndërsa shkelësit e rregullt penalizohen deri në 250%.

Edhe pse sistemi kosovar ndëshkon më fort, ai shpërblen realisht dhe në mënyrë të ndjeshme ata që respektojnë rregullat, duke rritur ndërgjegjësimin dhe disiplinën rrugore.

Për më tepër, analiza e mësipërme e të dhënave nga Skyweb.al konfirmoi se kjo rregullore po i shërben aktorëve të caktuar në treg që të rrisin të ardhurat duke mos dëmshpërblyer të siguruarit.

Koeficientët e rriskut sipas Rregullores së AMF që solli treguesit e mësipërm

 

The post GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten tĂ« ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET pĂ«r aksidentet, AMF hesht. KompanitĂ« problematike appeared first on Albeu.com.

Rishikimi i buxhetit, 11,8 miliardë lekë mbështetje për sigurinë kibernetike, infrastrukturën, arsimin dhe bujqësinë

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot Aktin Normativ pĂ«r ndryshimet nĂ« buxhetin e kĂ«tij qĂ« parashikon rialokim tĂ« fondeve nĂ« vlerĂ«n 11.8 miliardĂ« lekĂ«.

Sipas Ministrisë së Financave, rialokimi i fondeve është bërë për të garantuar përdorimin më efikas të buxhetit pa ndryshuar treguesit makrofiskalë. Totali i rialokimeve kap vlerën e 11,8 miliardë lekëve, të cilat vijnë nga kursimet në shpenzime korente dhe kapitale.

Nëpërmjet aktit u miratua gjithashtu një skemë e re garancie sovrane për sektorin e bujqësisë me vlerë 3 miliardë lekë, që synon të përmirësojë aksesin në financë për fermerët dhe bizneset e vogla, duke garantuar kredi me norma interesi të ulëta dhe lehtësira në kolateral.

Fondi më i madh, rreth 3,3 miliardë lekë, i është akorduar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për investime në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Janë alokuar gjithashtu 1,5 miliardë lekë për projekte të reja infrastrukturore nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe rreth 318 milionë lekë për Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e sportit shkollor.

TĂ« ardhurat totale pĂ«r periudhĂ«n janar–maj 2025 kanĂ« arritur nĂ« 305.9 miliardĂ« lekĂ«, me realizim mbi planin dhe rritje 6,5% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Ndërkohë, shpenzimet janë rritur me 12,1%, duke reflektuar përshpejtim në realizimin e projekteve publike. Deficiti buxhetor dhe borxhi publik mbeten të pandryshuara.

Qeveria thekson se ky rishikim i buxhetit është në përputhje me ligjin organik të buxhetit dhe garanton ruajtjen e stabilitetit financiar dhe vijimësinë e konsolidimit fiskal./a.gj/j.p/

The post Rishikimi i buxhetit, 11,8 miliardë lekë mbështetje për sigurinë kibernetike, infrastrukturën, arsimin dhe bujqësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 40 mijë investitorë në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Tregu i SipĂ«rmarrjeve tĂ« Investimeve Kolektive (SIK) vijoi trendin pozitiv tĂ« rritjes gjatĂ« tremujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, duke reflektuar njĂ« zgjerim tĂ« ndjeshĂ«m si nĂ« vlerĂ«n e aseteve, ashtu edhe nĂ« pjesĂ«marrjen e investitorĂ«ve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), më 31 mars 2025 vlera neto e aseteve në tregun SIK arriti në 67,01 miliardë lekë, ose rreth 675 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 5,65 miliardë lekë, që përkthehet në një rritje prej 9,21%, krahasuar me fundin e vitit 2024.

Të dhënat treguan se numri i investitorëve në këtë treg ka kaluar shifrën e 40 mijë, një rritje prej 6% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Fondet e investimit me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike përbëjnë pjesën më të madhe të tregut, me një vlerë neto të aseteve prej 60,96 miliardë lekë, ose afërsisht 614 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 10,08% nga fundi i vitit të kaluar.

Në tregun SIK kanë operuar gjashtë shoqëri administruese të licencuara nga AMF, prej të cilave katër janë me kapital vendas dhe dy me kapital të huaj. Deri në fund të tremujorit të parë, numri i përgjithshëm i fondeve të investimit arriti në tetëmbëdhjetë, nga të cilat katër janë fonde alternative.

Struktura e investimeve në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive vijon të dominohet nga titujt qeveritarë, si bono thesari dhe obligacione, të cilët zënë 78,75% të totalit të investimeve. Ndërkohë, 5.69% e aseteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare.

Rritja e vazhdueshme e vlerës së aseteve dhe e numrit të investitorëve dëshmon për besimin në rritje që individët dhe subjektet ekonomike po tregojnë ndaj tregut të fondeve të investimit, si dhe për rolin e rëndësishëm që ky sektor po merr në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve kapitale në Shqipëri. /j.p/

The post Mbi 40 mijë investitorë në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MF: Të ardhurat arritën 305,92 miliardë lekë në 5-mujorin e parë

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Performanca paraprake e treguesve fiskalĂ« tĂ« konsoliduar pĂ«r periudhĂ«n janar-maj 2025 reflekton ecurinĂ« e mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave dhe realizimit tĂ« shpenzimeve.

Ministria e Financave bëri të ditur sot se, të ardhurat për janar-maj 2025, arritën në rreth 305,92 miliardë lekë, ose me një realizim në masën 100.2% të planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë më shumë ose 6.5 % më shumë. Me bazë vjetore, të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.

Sipas MF-sĂ«, tĂ« ardhurat e arkĂ«tuara nga Tatimet dhe Doganat, pĂ«r periudhĂ«n janar – maj 2025,  janĂ« nĂ« shumĂ«n 203.4 miliardĂ« lekĂ«, 1.7 miliardĂ« lekĂ« ose 0.8% mĂ« shumĂ« se plani pĂ«r periudhĂ«n janar-maj 2025. Krahasuar me janar–majin e vitit 2024, janĂ« mbledhur 19.8 miliardĂ« lekĂ« ose 10.8% mĂ« shumĂ«.

TĂ« ardhurat tatimore tĂ« mbledhura nga administrata doganore (tĂ« ardhurat nga TVSH nĂ« import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), pĂ«r periudhĂ«n janar-maj 2025, u realizuan nĂ« vlerĂ«n 92.7 miliardĂ« lekĂ«, 3 miliardĂ« lekĂ« ose 3.3% mĂ« shumĂ« se janar–maji i vitit 2024.

Sipas statistikave zyrtare, tĂ« ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan nĂ« shumĂ«n 28.5 miliardĂ« lekĂ«, 899 milionĂ« lekĂ«, ose 3.3% mĂ« shumĂ« se periudha janar-maj 2024. NdĂ«rsa tĂ« ardhurat nga tatimi mbi tĂ« ardhurat personale, pĂ«r periudhĂ«n janar – maj 2025, janĂ« nĂ« shumĂ«n 34.1 miliardĂ« lekĂ«, 7.3 milardĂ« lekĂ« ose 27.2% mĂ« shumĂ« se periudha janar – maj 2024, si dhe 4.5 miliardĂ« lekĂ« ose 15.1% mĂ« shumĂ« se plani i periudhĂ«s janar – maj 2025.

Sa i takon shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 265.52 miliardë lekë me një realizim në masën 95.4% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.1% më i lartë ose rreth 28.6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente, për periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 243.42 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 12.6% më i lartë ose rreth 27.3 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 21.23 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 2.2% më i lartë ose rreth 461 milionë lekë më shumë.

Ndërsa niveli i suficitit, në periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 40.41 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 19.7% më i ulët ose 9.9 miliardë lekë më pak. /j.p/

The post MF: Të ardhurat arritën 305,92 miliardë lekë në 5-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Strategji antimashtrim për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Ministri i Shtetit pĂ«r MarrĂ«dhĂ«niet me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh sot gjatĂ« seancĂ«s plenare nĂ« Parlament se qeveria Rama ka njĂ« fokus tĂ« veçantĂ« nĂ« mbrojtjen e interesave financiare dhe rritjen e efikasitetit sa i pĂ«rket integritetit tĂ« menaxhimit financiar.

I pyetur nga deputetja e Partia Demokratike, Greta Bardeli lidhur me strukturĂ«n e “ShĂ«rbimit Koordinues KundĂ«r Mashtrimit (AFCOS) – OLAF)”, qĂ« Ă«shtĂ« ngritur pranĂ« ministrisĂ« sĂ« Financave, Balla tha se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ngritjen e njĂ« sistemi menaxhimi sa i pĂ«rket parregullsive, por nuk bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r evidentimin e tyre, por edhe pĂ«r rikuperimin e fondeve tĂ« paguara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ«, si edhe ndĂ«rmarrjen e procedurave ligjore, pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« penale tĂ« cilat hetohen nga institucionet e tjera tĂ« pavarura tĂ« drejtĂ«sisĂ«, si Prokuroria e Posaçme dhe ProkuroritĂ« e juridiksionit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m.

“NĂ« ministrinĂ« e Financave Ă«shtĂ« ngritur zyra e koordinimit kundĂ«r mashtrimit, quhet Afcos. ËshtĂ« njĂ« si njĂ« pikĂ« kontakti me “Olafin”, zyrĂ«s evropiane antimashtrim pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« bashkĂ«koordinim institucional dhe pĂ«r tĂ« rritur efektivitetin nĂ« trajtimin e parregullsive. Kemi njĂ« memorandum bashkĂ«punimi me “Afcos” pĂ«r tĂ« trajtuar raste tĂ« dyshuara pĂ«r mashtrim apo tĂ« parregullsive pĂ«r zbatimin e IPA I, IPA II dhe IPA III nĂ« funksion tĂ« mbrojtjes sĂ« interesave financiare tĂ« BE-sĂ«â€, tha Balla.

Sipas BallĂ«s, nĂ« tĂ« gjitha kĂ«to projekte shteti Ă«shtĂ« bashkĂ«financues nĂ« njĂ« pĂ«rqindje tĂ« caktuar qĂ« shkon te 1/3. “PĂ«rkujdesja jonĂ« Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« pĂ«r pjesĂ«n si bashkĂ«finacues nga buxheti i shtetit. Duke vlerĂ«suar rekomandimet e Komisionit Evropian, por edhe tĂ« Olafit kemi funksionalizuar edhe pĂ«rdorimin e njĂ« sistemi elektronik pĂ«r menaxhimin e parregullsive dhe pĂ«r raportimin ne kohĂ« reale tĂ« çdo rasti tĂ« identifikuar”, pohoi Balla.

“Deri nĂ« prill tĂ« kĂ«tij vit,i numri total i parregullsive tĂ« raportuara nga strukturat e IPA dhe IPARD nĂ« regjistĂ«r janĂ« diku te 200 raste nĂ« njĂ« vlerĂ« 14.4 milionĂ« lekĂ«, nga tĂ« cilat 145 raste i pĂ«rkasin IPARD II dhe 55 raste i pĂ«rkasin IPA II. Sa i pĂ«rket IPARD-it, nĂ« 67 raste prej tyre janĂ« rikuperuar 1.35, 60 janĂ« nĂ« proces rikuperimi, janĂ« 10.21 milionĂ« lekĂ« dhe gjashtĂ« raste nuk kanĂ« pasur impakt financiar”, tha ai.

Ministri Balla nënvizoi faktin se programi IPA ka 55 raste rikuperimi me një vlerë 2.18 milionë lekë dhe dy raste në proces gjyqësor në pritje të verdiktit të gjykatës.

Balla tha se “me qĂ«llim mbrojtjen e interesave financiare tĂ« BE-sĂ«, qeveria shqiptare ka hartuar njĂ« strategji antimashtrim, e miratuar kjo nĂ« ditĂ«n e EvropĂ«s nĂ« 9 maj 2025””.

/a.f/

The post Balla: Strategji antimashtrim për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaçi në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve: Dixhitalizimi, katalizator strategjik në nivel kombëtar

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Drejtoresha e PĂ«rgjithshme Ekzekutive e Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, mori pjesĂ« nĂ« Forumin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Sigurimeve 2025, organizuar nga Shoqata KombĂ«tare e KomisionerĂ«ve tĂ« Sigurimeve (NAIC), nĂ« Uashington D.C. Ky event global nĂ« fushĂ«n e sigurimeve, mblodhi drejtues tĂ« lartĂ« tĂ« autoriteteve rregullatorĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« organizatave ndĂ«rkombĂ«tare dhe liderĂ« tĂ« industrisĂ« sĂ« sigurimeve pĂ«r tĂ« diskutuar mbi zhvillimet mĂ« tĂ« fundit nĂ« tregjet globale tĂ« sigurimeve.

NĂ« panelin me temĂ« “Zhvillimi i Produkteve dhe TeknologjisĂ«â€, Kaçi solli pĂ«rvojĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, si pjesĂ« e rajonit tĂ« vendeve tĂ« EvropĂ«s Juglindore, nĂ« transformimin e tregut tĂ« sigurimeve drejt dixhitalizimit dhe pĂ«rfshirjes mĂ« tĂ« gjerĂ« financiare.

Ajo theksoi se: “ShqipĂ«ria dhe rregullatorĂ«t e EvropĂ«s Juglindore mund tĂ« luajnĂ« njĂ« rol thelbĂ«sor pĂ«r avancimin digjital tĂ« tregut tĂ« sigurimeve duke ndjekur standardet ndĂ«rkombĂ«tare dhe modele rregullatore tĂ« pĂ«rshtatura pĂ«r realitetin e tregjeve nĂ« zhvillim, pĂ«r tĂ« garantuar transparencĂ« dhe pĂ«r tĂ« forcuar mbrojtjen e konsumatorit.”

Duke u ndalur tek strategjia kombëtare, Kaçi nënvizoi se në Shqipëri, dixhitalizimi nuk përfaqëson vetëm një përmirësim teknologjik, por vepron si një katalizator strategjik në nivel kombëtar. Në këtë kontekst, edhe në sektorin e sigurimeve, ai luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e gjithëpërfshirjes financiare dhe në forcimin e funksionit mbrojtës të këtij tregu.

Paneli u drejtua nga Justin Zimmerman, Komisioner i Departamentit të Bankave dhe Sigurimeve të shtetit New Jersey. Pjesëmarrës të tjerë në panel ishin edhe Ekhosuehi Iyahen, Sekretare e Përgjithshme e Forumit për Zhvillimin e Sigurimeve, dhe Suzette Vogelsang, Eksperte e Lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ky përfaqësim në një forum prestigjioz ndërkombëtar nënvizon angazhimin dhe rolin proaktiv të Autoritetit në mbështetje të avancimeve teknologjike dhe digjitalizimit në tregje financiare. /j.p/

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, në ...
1 nga 4

The post Kaçi në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve: Dixhitalizimi, katalizator strategjik në nivel kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kësti i katërt për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, publikohet lista

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Ministria e Financave publikoi sot nĂ« faqen e saj zyrtare listĂ«n e pĂ«rfituesve nĂ« radhĂ« pĂ«r pagesĂ«n e kĂ«stit tĂ« katĂ«rt pĂ«r trashĂ«gimtarĂ«t e ish-tĂ« pĂ«rndjekurve politikĂ« tĂ« regjimit komunist, tĂ« cilĂ«t pĂ«rfitojnĂ« dĂ«mshpĂ«rblimin financiar.

Sipas MF-së, lista, ku përfshihen 2 278 dosje, përmban emrat e trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, të cilët përfitojnë dëmshpërblimin financiar, për shkak të vuajtjes së dënimit të padrejtë të trashëgimlënësve të tyre, duke iu referuar numrit të dosjes, emrit të të përndjekurit dhe të trashëgimtarëve, si dhe listën e dokumenteve që secili person/përfitues duhet dorëzojnë.

Ministria e Financave bĂ«n tĂ« ditur se, tĂ« gjithĂ« trashĂ«gimtarĂ«t duhet tĂ« depozitojnĂ« pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave, nĂ«pĂ«rmjet sistemit postar ose dorazi nĂ« zyrĂ«n e protokollit tĂ« MF, brenda njĂ« afati kohor prej 3 muajsh nga data e publikimit tĂ« listĂ«s, dokumentet qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r pĂ«rditĂ«sim, tĂ« cilat nĂ« listĂ«n e publikuar shĂ«nohen me shenjĂ«n “X”.

Nëse një ish-i dënuar politik ose trashëgimtari/trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentacionin e kërkuar, brenda afatit 3-mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë ish të përndjekurit, të cilët janë pjesë e saj, ai/ajo njoftohet lidhur me përfundimin e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë.

“NĂ« rast se dokumentacioni i kĂ«rkuar nuk dorĂ«zohet edhe pas kalimit tĂ« afatit shtesĂ« 30 ditĂ«, pagesa i kalon personave qĂ« nuk bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« kategorinĂ« e subjekteve pĂ«rfituese parĂ«sore, tĂ« cilĂ«t, nĂ« pĂ«rputhje me ligjin, kanĂ« dorĂ«zuar dokumentet e duhura dhe janĂ« tĂ« gatshĂ«m pĂ«r pagesĂ«.

Kur një ish-i dënuar politik ose trashëgimtari/trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara si më sipër, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Edhe në këtë rast, pagesa i kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilat, në përputhje me ligjin, kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshme për pagesë.

Personat, tĂ« cilĂ«t nuk dĂ«mshpĂ«rblehen, pĂ«r shkak tĂ« mosplotĂ«simit tĂ« dokumenteve, gĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« kĂ«stin e kĂ«saj pagese nĂ« fazĂ«n tjetĂ«r, por jo mĂ« vonĂ« se tre vjet pas publikimit tĂ« emrit pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« faqen zyrtare”, thuhet nĂ« njoftimin e MF-sĂ«.

PĂ«r t’u njohur me listĂ«n, klikoni nĂ« linkun e mĂ«poshtĂ«m:

Lista e radhës me subjektet përfituese (trashëgimtarë) për këstin e katërt, që duhet të depozitojnë dokumentacionin e kërkuar brenda një afati 3 muaj nga data 22.05.2025

/r.e/a.f/

The post Kësti i katërt për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, publikohet lista appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpenzimet publike rritje vjetore me 11,5%

TIRANË, 22 maj/ATSH/ NĂ« periudhĂ«n janar-prill 2025, shpenzimet e pĂ«rgjithshme publike arritĂ«n nĂ« 207,87 miliardĂ« lekĂ«, duke realizuar njĂ« pĂ«rmbushje tĂ« planit pĂ«r kĂ«tĂ« periudhĂ« prej 94,3%.

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, shpenzimet janë rritur me 11,5%, ose rreth 21,49 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente për këtë periudhë u realizuan në 193,02 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 13,1% në krahasim me vitin e kaluar, ose 22,4 miliardë lekë më shumë.

Kjo rritje tregon një angazhim të vazhdueshëm të qeverisë për përmbushjen e angazhimeve financiare dhe shtimin e investimeve në sektorët kyç të ekonomisë.

Në terma vjetorë, shpenzimet për katërmujorin e parë përbëjnë 25,2% të planit vjetor, duke treguar se në përputhje me planifikimin buxhetor, ka një realizim të qëndrueshëm të shpenzimeve të planifikuara për këtë vit.

The post Shpenzimet publike rritje vjetore me 11,5% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MF: Të ardhurat arritën 246.45 miliardë lekë në 4-mujorin e parë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Performanca paraprake e treguesve fiskalĂ« tĂ« konsoliduar pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025 reflekton ecurinĂ« e mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave dhe realizimit tĂ« shpenzimeve.

Ministria e Financave bëri të ditur sot se, të ardhurat totale për 4 mujorin e parë të vitit 2025 arritën në rreth 246.45 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për 4 mujorin e parë 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga Ministria e Financave: TĂ« ardhurat totale, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025, arritĂ«n nĂ« rreth 246.45 miliardĂ« lekĂ«, njĂ« realizim nĂ« masĂ«n 100.3 % tĂ« planit tĂ« periudhĂ«s. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, u mblodhĂ«n rreth 14.45 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ« ose 6.2 % mĂ« shumĂ«. NĂ« terma vjetorĂ«, tĂ« ardhurat totale pĂ«r 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan nĂ« masĂ«n 32.6 pĂ«rqind tĂ« planit vjetor.

TĂ« ardhurat e arkĂ«tuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025, janĂ« nĂ« shumĂ«n 163.9 miliardĂ« lekĂ«, 1.5 miliardĂ« lekĂ« ose 0.9% mĂ« shumĂ« se plani i periudhĂ«s. Krahasuar me periudhĂ«n Janar–Prill tĂ« vitit 2024, janĂ« mbledhur 16.6 miliardĂ« lekĂ« ose 11.3% mĂ« shumĂ«.

TĂ« ardhurat tatimore tĂ« mbledhura nga administrata doganore (tĂ« ardhurat nga TVSH nĂ« import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025 u realizuan nĂ« vlerĂ«n 72.4 miliardĂ« lekĂ«, 3.5 miliardĂ« lekĂ« ose 5.1% mĂ« shumĂ« se sa e njĂ«jta periudhĂ« e njĂ« viti mĂ« parĂ«.

MF informon se tregues në rritje shënojnë edhe të ardhurat nga TVSH, akciza e renta minerare.

“TĂ« ardhurat nga TVSH nĂ« import, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025, janĂ« 48.8 miliardĂ« lekĂ«, 1.4 miliardĂ« lekĂ« ose 3% mĂ« shumĂ« se e njĂ«jta periudhĂ« e njĂ« viti mĂ« parĂ«. TĂ« ardhurat nga akciza, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025, janĂ« realizuar nĂ« masĂ«n 20 miliardĂ« lekĂ«, 2.3 miliardĂ« lekĂ« ose 12.7% mĂ« shumĂ« se e njĂ«jta periudhĂ« e vitit 2024, si dhe realizim 1.1 miliardĂ« lekĂ« ose 6% mĂ« shumĂ« se plani i akcizĂ«s pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025. NdĂ«rsa tĂ« ardhurat nga renta minerare nĂ« eksport, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025, janĂ« realizuar nĂ« vlerĂ«n 786 milionĂ« lekĂ«, nĂ« masĂ«n 83.4 % kundrejt planit tĂ« periudhĂ«s Janar – Prill 2025”, thekson MF-ja.

Gjithashtu pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025, tĂ« ardhurat nga taksat doganore, janĂ« arkĂ«tuar nĂ« vlerĂ«n 2.8 miliardĂ« lekĂ«, 52 milionĂ« lekĂ« ose 1.9% mĂ« shumĂ« se Janar – Prilli i vitit 2024, si dhe realizim nĂ« masĂ«n 89.7% kundrejt planit tĂ« periudhĂ«s.

NdĂ«rsa tĂ« ardhurat tatimore tĂ« mbledhura nga administrata tatimore (tĂ« ardhurat nga TVSH neto nĂ« vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi tĂ« ardhurat personale, taksat nacionale), pĂ«r periudhĂ«n Janar – Prill 2025, u realizuan nĂ« masĂ«n 91.5 miliardĂ« lekĂ«, 13.1 miliardĂ« lekĂ« ose 16.7% mĂ« shumĂ« se Janar – Prill 2024. Krahasuar me planin, tĂ« ardhurat e mbledhura janĂ« 3.2 miliardĂ« lekĂ« ose 3.6% mĂ« shumĂ«.

Sa i takon shpenzimeve korente për periudhën 4 mujore të vitit 2025, ato rezultuan në rreth 193.02 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 13.1 përqind më i lartë ose rreth 22.4 miliardë lekë më shumë.

 

1 nga 2

/a.f/

The post MF: Të ardhurat arritën 246.45 miliardë lekë në 4-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryetari Aliu, në ditën ndërkombëtare të infermierëve u premton atyre mbështetje institucionale

12 May 2025 at 13:43

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mirëpritur drejtuesit dhe një pjesë të infermierëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Atyre u premtoi mbështetje institucionale dhe i falënderoi për shërbimet e vazhdueshme dhe profesionale që po ua bëjnë qytetarëve të Komunës së Ferizajt gjatë 24 orëve.

Aliu nëpërmjet një shkrese ka thënë se profesioni i infermierëve është thelbësor për shëndetin e qytetarëve.

“MirĂ«prita sot drejtuesit e infermierĂ«t nga Qendra Kryesore e MjekĂ«sisĂ« Familjare, Spitali Rajonal i Ferizajt, Qendra e ShĂ«ndetit Mendor nĂ« Ferizaj, Instituti KombĂ«tar i ShĂ«ndetit Publik nĂ« Ferizaj prirĂ« nga Kryetarja e OdĂ«s sĂ« InfermierĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, znj. Nexhmije Gori, ku shpreha falĂ«nderimin e pĂ«rgĂ«zimin pĂ«r rolin historik, punĂ«n e pĂ«rkushtimin e shĂ«rbimeve infermierike nĂ« Ferizaj e mbi tĂ« gjitha mbĂ«shtetjen e pakursim pĂ«r kĂ«tĂ« profesion themelor nĂ« shĂ«rbimin shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r qytetarĂ«t. TĂ« gjithĂ« infermierĂ«ve anembanĂ« – Urime Dita NdĂ«rkombĂ«tare e InfermierisĂ«â€, ka shkruar Aliu./Telegrafi/

The post Kryetari Aliu, në ditën ndërkombëtare të infermierëve u premton atyre mbështetje institucionale appeared first on Telegrafi.

Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet rritje me 12,8%

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Primet e shkruara bruto nga sigurimi i detyrueshĂ«m motorik nĂ« ShqipĂ«ri arritĂ«n 3,38 miliardĂ« lekĂ« pĂ«r tremujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 12,8% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që konfirmojnë trendin pozitiv në tregun e sigurimeve motorike.

Produkti më i rëndësishëm në këtë kategori, sigurimi i detyrueshëm i automjetit për përgjegjësi ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme), regjistroi një rritje prej 12,94% të vëllimit të primeve të shkruara bruto gjatë periudhës janar-mars 2025, ndërsa numri i kontratave u rrit me 6,17%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.

Rritje ka shĂ«nuar edhe sigurimi “Karton jeshil”, i cili blihet kur automjetet shqiptare udhĂ«tojnĂ« jashtĂ« vendit. VĂ«llimi i primeve tĂ« shkruara bruto pĂ«r kĂ«tĂ« produkt arriti nĂ« 464,7 milionĂ« lekĂ«, me njĂ« rritje vjetore prej 9,23%, ndĂ«rkohĂ« qĂ« numri i kontratave u rrit me 19,79%. Rritja e interesit lidhet edhe me uljen e çmimeve pĂ«r destinacione tĂ« caktuara, pasi nga 1 shkurti 2025 nisi zbatimi i zbritjes pĂ«r udhĂ«timet drejt Malit tĂ« Zi, dhe nga 1 prilli pĂ«r MaqedoninĂ« e Veriut.

Në të kundërt, sigurimi kufitar, që mbulon automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në Shqipëri, ka pësuar një ngadalësim. Ndonëse vëllimi i primeve të shkruara bruto ka shënuar një rritje modeste prej 0,1%, numri i kontratave ra me 1,1% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Këtë vit ka hyrë në fuqi edhe skema e re e sigurimit motorik, e cila ndryshon mënyrën e llogaritjes së primit të sigurimit.

Sipas AMF-së, çmimi i sigurimit tashmë përcaktohet mbi bazën e historikut të dëmeve, përfshirë rastet kur shkaktari i aksidentit nuk figuron në policën e sigurimit, si dhe faktorë të tjerë si fuqia motorike e automjetit, mosha e të siguruarit, përvoja në drejtim, vjetërsia dhe qarku i regjistrimit të automjetit, si dhe statusi i përdoruesit (subjekt apo individ).

Ky zhvillim pritet të sjellë një personalizim më të madh të primit të sigurimit, duke stimuluar drejtuesit me histori pozitive dhe duke përmirësuar disiplinën në tregun e sigurimeve.

/a.f/r.e/

The post Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet rritje me 12,8% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Triumfin e Gjestit donte t’a bĂ«nte pis”/ Meridian Ramçaj pĂ«r komentet e Laert Vasilit: Ishte e ulĂ«t


7 May 2025 at 14:53

Iftuar sot nĂ« “Live From Tirana” me Ronaldo SharkĂ«n ishte Meridian Ramçaj pĂ«r tĂ« komentuar ngjarjet e showbiz-it sĂ« fundmi, kryesisht lidhur me temĂ«n “A ka Big Brother pas mbylljes sĂ« Big Brother?”. Lidhur me komentet e finalistit Laert Vasili pĂ«r analfabetizĂ«m sa i pĂ«rket fituesit, Meridiani dha opinionin e tij.

“Nuk u mor me familjarĂ«t, me profesionin, u mor vetĂ«m me ata brenda shtĂ«pisĂ«. Laerti pse u kujtua nĂ« fund? Ishte e ulĂ«t nga ana e tij. Triumfin donte t’a bĂ«nte pis”.

MĂ« tej, ish-banori i “Big Brother VIP 1” dha njĂ« tjetĂ«r argument duke pohuar se shumĂ« njerĂ«z tĂ« famshĂ«m, pjesĂ« e showbizz-it nĂ«pĂ«r botĂ«, mund tĂ« mos kenĂ« pĂ«rfunduar studimet e larta pĂ«r arsye tĂ« ndryshme.

“Kemi njerĂ«zit me mĂ« influencĂ« nĂ« botĂ« qĂ« s’kanĂ« shkollĂ«â€. /

The post “Triumfin e Gjestit donte t’a bĂ«nte pis”/ Meridian Ramçaj pĂ«r komentet e Laert Vasilit: Ishte e ulĂ«t
 appeared first on Sot News | Lajme.

Më shumë njerëz dhe biznese po zgjedhin të sigurohen

TIRANË, 7 maj /ATSH/ GjatĂ« tre muajve tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, sigurimet vullnetare sollĂ«n rreth 2,2 miliardĂ« lekĂ« tĂ« ardhura, pak mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

NdĂ«rkohĂ«, numri i kontratave tĂ« sigurimeve u rrit me rreth 16%, qĂ« do tĂ« thotĂ« se mĂ« shumĂ« njerĂ«z dhe biznese po marrin masa pĂ«r t’u mbrojtur nga rreziqe tĂ« ndryshme.

Në portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive u siguruan mbi 860 milionë lekë të ardhura në total.

Sigurimi i pronës nga zjarri dhe dëmtimet e tjera ishte më i përdoruri, duke sjellë mbi gjysmën e të ardhurave.

Sigurimi pĂ«r dĂ«me qĂ« mund t’u shkaktohen tĂ« tjerĂ«ve, si pĂ«r shembull nĂ« punĂ« apo nĂ« rrugĂ«, ishte i dyti pĂ«r nga pĂ«rdorimi.

Edhe pse të ardhurat nga sigurimi për zjarre dhe fatkeqësi natyrore ranë, numri i njerëzve që e zgjodhën këtë sigurim u rrit.

Sigurimet për aksidente dhe shëndet sollën rreth 387 milionë lekë, pak më shumë se vitin e kaluar.

Ndërkohë, sigurimet e jetës shënuan një rritje më të lartë, me 531 milionë lekë të ardhura, ose 13,67% më shumë se në janar-mars 2024. /j.p/

The post Më shumë njerëz dhe biznese po zgjedhin të sigurohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌