❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten tĂ« ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET pĂ«r aksidentet, AMF hesht. KompanitĂ« problematike

By: V K
9 July 2025 at 10:49

Kur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organi rregullator i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndryshoi faktorët e riskut për caktimin e çmimit të policave të sigurimit motorik, u tha shqiptarëve se kjo bëhej në të mirën e tyre, në mënyrë që secili të paguante atë që i takon me argumentin se shoferët e këqinj duhej të ndëshkoheshin dhe të mirët, të shpërbleheshin.

Në fakt, tani që kanë dalë edhe të dhënat e periudhës janar-maj 2025 mbi tregun e sigurimeve, deklarata e AMF rezulton e pavërtetë.

Skyweb.al, ka analizuar treguesit e primeve të arkëtuara nga tregu i sigurimeve dhe dëmeve të paguara, duke arritur në përfundimin se të paktën deri më tani, ndryshimi i faktorëve të riskut ka rezultuar mjaft i frytshëm për disa kompani sigurimesh, të cilat kanë rritur të ardhurat nga primet, por kanë ulur pagesat e dëmeve për MTPL-të.

Sipas AMF, përgjatë periudhës janar-maj 2025, kompanitë e sigurimeve arkëtuan rreth 70.5 milionë euro prime për segmentin e sigurimit motorik, i cili përbën edhe pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërkohë që kanë paguar 25.5 milionë euro dëme për këtë segment.

 


Primet nga MTPL dhe demet e paguara nga kompanite e sigurimeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Rezulton që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kompanitë e sigurimeve në tërësi i rritën të ardhurat nga primet me rreth 12.4 për qind, ndërkohë që pagesat e dëmeve janë rritur me vetëm 2.2 për qind!

Pra, kompanitë kanë arritur të ardhurat, kryesisht për shkak të rregullores së re të AMF-së si edhe faktorëve të tjerë që do ti shtjellojmë më poshtë, por nuk kanë rritur me të njëjtin ritëm edhe pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve.

 


Ecuria ne % e primeve dhe demeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Madje, ka nga ato kompani që kanë rritur ndjeshëm të ardhurat dhe kanë ulur çuditërisht pagesat e dëmeve gjatë kësaj periudhe, duke mos mbajtur kështu përgjegjësi edhe pse kanë blerë rrezikun e të siguruarit!

Sa për referencë, gjatë periudhës janar-maj 2024, kompanitë e sigurimeve rriten me më shumë se 25% pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve krahasuar me janar-maj 2023, gjë që konfirmon se diçka nuk shkon për periudhën tonë referencë.

Skyweb.al, iu drejtua AMF-së me një kërkesë për koment në lidhje me treguesit në fjalë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk morëm asnjë përgjigje, duke shtuar dyshimet se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar nga aktorë të fuqishëm të këtij tregu me bekimin e rregullatorit.

Megjithatë, për të marrë një këndvështrim tjetër, redaksia iu drejtua një burimi që e njeh mirë tregun duke kërkuar prej tij një analizë të pavarur të treguesve të mësipërm.

Ky i fundit, i shpjegoi redaksisë se si faktor kryesor në rritjen e primeve gjatë periudhave të krahasuara, duhet marrë në konsideratë edhe shtimi i numrit të makinave në Shqipëri.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r rreth 34 mijĂ« makina mĂ« shumĂ«, pra janĂ« 34 mijĂ« polica sigurimi MTPL mĂ« shumĂ« gjatĂ« janar-maj 2025 krahasuar me janar-maj 2024, tĂ« cilat sigurisht qĂ« kanĂ« rritur primet pĂ«r kompanitĂ«. PĂ«r tĂ« patur njĂ« panoramĂ« tĂ« qartĂ« duhet bĂ«rĂ« njĂ« analizĂ« e plotĂ« e profilit tĂ« makinave qĂ« janĂ« regjistruar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, gjĂ« e cila do tĂ« na tregonte mĂ« shumĂ« mbi peshĂ«n qĂ« ka secila kategori”, tha ai.

“Duhet tĂ« kini parasysh se rritja e primeve pĂ«r sigurimet motorike lidhet edhe me zgjerimin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« ekonomisĂ« sĂ« vendit. Kjo po ndodh nĂ« mĂ«nyrĂ« konstante gjatĂ« viteve tĂ« fundit, pra nuk Ă«shtĂ« ndonjĂ« risi. Ka edhe mjaft raste ku pagesat e dĂ«mĂ«ve mbeten pezull pasi i dĂ«mtuari nuk bie dakord me shumĂ«n e ofruar dhe çështja zvarritet duke sjellĂ« edhe treguesit, tĂ« cilĂ«ve ju i referoheni”.

Skyweb.al, bëri analizën e vetë të dhënave pas këtij shpjegimi duke konstatuar se po, ka një rritje të numrit të makinave, rrjedhimisht edhe të policave të sigurimit gjatë periudhave në fjalë, por kjo rritje është rreth 9%, ndërkohë që të ardhurat e kompanive janë rritur me 12.4% dhe për më tepër, pagesat e dëmshpërblimeve janë rritur në tregues minimalë.

Në janar-maj 2024 janë shënuar 378 181 kontrata MTPL, ndërkohë që në janar-maj 2025 u lidhën 412 248 të tilla.

Kompani që blejnë rrezikun, por nuk dëmshpërblejnë

Tregu i sigurimeve të jo-jetës, ka njohur ndryshime të forta gjatë dekadës së fundit ku futja e aktorëve të rinj ka rritur edhe ofertën për qytetarët, pavarësisht mungesave të përgjithshme, dhe problemeve me kapjen e segmenteve të caktuar të rinj nga aktorë të caktuar.

Skyweb.al, bëri një krahasim të primeve dhe dëmeve të paguara nga secila kompani në treg gjatë periudhës janar-maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur në konstatimin se kompania SIGAL, e cila ka pjesën më të madhe të kontratave në treg për momentin, renditet gjithashtu në krye të listës së kompanive më rënie të dëmshpërblimeve, në vlerë.

 


Krahasimi Rritja e primeve dhe DEMEVE te paguara nga SIGAL. Të dhënat: AMF. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Kështu, në periudhën janar-maj 2024, SIGAL arkëtoi rreth 13 milionë euro prime MTPL dhe pagoi rreth 5.2 milionë euro dëme.

Ndërkohë, për të njëjtën periudhë të vitit 2025 arkëtoi 14.8 milionë euro prime dhe pagoi rreth 4.9 milionë euro dëme.

Kompania rriti në janar-maj 2025 të ardhurat nga primet me rreth 12.9 për qind, por uli pagesat e dëmeve me rreth 4.8 për qind (shih grafikun).

INTERSIG ndërkohë renditet në krye të listës për rritje në përqindje të të ardhurave nga primet po ashtu në krye të listës për rënien drastike të dëmshpërblimeve, në përqindje.

Kështu, në janar-maj 2024, INTERSIG arkëtoi rreth 6.2 milionë euro nga primet, kurse në janar-maj 2025, të ardhurat u rriten në rreth 7 milionë euro ose rreth 13.2% më shumë.

Krahasimi Rritja e primeve dhe DEMEVE te paguara nga INTERSIG. Të dhënat: AMF. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Nga ana tjetër, në periudhën janar-maj 2024 pagoi 3.9 milionë euro dëme, ndërsa në janar-maj 2025, shuma e dëmeve të paguara ra me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 2.4 milionë euro.

Skyweb.al, konstatoi gjithashtu nga të dhënat e AMF se SIGAL, është kompania e parë për numrin e dëmeve të lëna pezull për periudhën në fjalë. 1 në 3 dëme pezull janë të SIGAL, gjë që tregon se qytetarët e siguruar janë duke u sorollatur pa marrë dëmshpërlimet e tyre, gjë që normalisht ka dhënë kontributin në treguesit e mësipërm.

Treguesit e demeve pezull per secilen kompani per periudhen janar-maj 2025. Burimi: AMF

Kompanitë SIGAL dhe INTERSIG, nuk iu përgjigjen pyetjeve të redaksisë në lidhje me shkaktarët e treguesve në fjalë.

Më shumë ndëshkim dhe pak shpërblim, çfarë solli rregullorja e re e AMF

Skyweb.al, ka raportuar që në nisje të zbatimit të sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Sipas rregullores së miratuar nga Bordi i AMF në shtator 2024, e cila nisi të zbatohej në janar 2025, një shofer që nuk ka shkaktuar asnjë aksident përgjatë vitit, përfiton një ulje modeste të policës nga 2 deri në 5%.

Në të kundërt, një shofer që ka shkaktuar një aksident paguan 25% më shumë, ndërsa për dy aksidente rritja arrin në 50%. Në skenarin maksimal, kur kombinohen edhe faktorë të tjerë risku (mosha e mjetit, qarku i regjistrimit, fuqia motorike, etj.), primi i sigurimit mund të rritet deri në 125%.

Nëse çmimi bazë i një police sigurimi është 17,000 lekë, një shofer i penalizuar me një aksident do të paguajë 21,250 lekë, ndërsa me dy aksidente, 25,500 lekë.

Nga ana tjetër, një shofer i rregullt në Shqipëri dhe që përmbush të gjitha kushtet e riskut të ulët sipas faktorëve të riskut të miratuar nga bordi i AMF, paguan jo më pak se 13,940 lekë në vit.

TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se 95% e shoferĂ«ve tĂ« siguruar klasifikohen nĂ« kategorinĂ« “bonus”, por pĂ«rfitimi pĂ«r ta Ă«shtĂ« pothuaj simbolik: 2 deri nĂ« 5% ulje, njĂ« shifĂ«r e papĂ«rfillshme pĂ«r konsumatorĂ«t, sidomos nĂ« raport me pĂ«rqindjen e lartĂ« tĂ« rritjes sĂ« primit pĂ«r ata qĂ« kanĂ« njĂ« rekord negativ.

Rregullorja në fuqi penalizon veçanërisht drejtuesit e automjeteve të vjetra dhe me motorë më të fuqishëm, të cilat janë më të përhapura në Tiranë dhe qytetet e mëdha.

Sipas Kontrollit tĂ« LartĂ« tĂ« Shtetit, flota kombĂ«tare ka njĂ« moshĂ« mesatare prej 17–18 vitesh dhe shumica e mjeteve janĂ« me motor mbi 1400 kubikĂ«, çka i pĂ«rjashton automatikisht nga pĂ«rfitimi i lehtĂ«sirave.

Kjo do të thotë se edhe nëse një shofer është i rregullt, në praktikë ai vazhdon të paguajë më shumë për shkak të karakteristikave të mjetit apo vendbanimit, një mekanizëm që më shumë ndëshkon se shpërblen.

PĂ«r krahasim, Kosova ka zbatuar po tĂ« njĂ«jtin sistem “bonus-malus” qĂ« nga viti 2020, por nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« ekuilibruar.

Banka Qendrore e Kosovës, ka ndarë 19 shkallë primi, ku shoferët e rregullt mund të përfitojnë ulje deri në 55%, ndërsa shkelësit e rregullt penalizohen deri në 250%.

Edhe pse sistemi kosovar ndëshkon më fort, ai shpërblen realisht dhe në mënyrë të ndjeshme ata që respektojnë rregullat, duke rritur ndërgjegjësimin dhe disiplinën rrugore.

Për më tepër, analiza e mësipërme e të dhënave nga Skyweb.al konfirmoi se kjo rregullore po i shërben aktorëve të caktuar në treg që të rrisin të ardhurat duke mos dëmshpërblyer të siguruarit.

Koeficientët e rriskut sipas Rregullores së AMF që solli treguesit e mësipërm

 

The post GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten tĂ« ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET pĂ«r aksidentet, AMF hesht. KompanitĂ« problematike appeared first on Albeu.com.

Mbi 40 mijë investitorë në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Tregu i SipĂ«rmarrjeve tĂ« Investimeve Kolektive (SIK) vijoi trendin pozitiv tĂ« rritjes gjatĂ« tremujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, duke reflektuar njĂ« zgjerim tĂ« ndjeshĂ«m si nĂ« vlerĂ«n e aseteve, ashtu edhe nĂ« pjesĂ«marrjen e investitorĂ«ve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), më 31 mars 2025 vlera neto e aseteve në tregun SIK arriti në 67,01 miliardë lekë, ose rreth 675 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 5,65 miliardë lekë, që përkthehet në një rritje prej 9,21%, krahasuar me fundin e vitit 2024.

Të dhënat treguan se numri i investitorëve në këtë treg ka kaluar shifrën e 40 mijë, një rritje prej 6% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Fondet e investimit me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike përbëjnë pjesën më të madhe të tregut, me një vlerë neto të aseteve prej 60,96 miliardë lekë, ose afërsisht 614 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 10,08% nga fundi i vitit të kaluar.

Në tregun SIK kanë operuar gjashtë shoqëri administruese të licencuara nga AMF, prej të cilave katër janë me kapital vendas dhe dy me kapital të huaj. Deri në fund të tremujorit të parë, numri i përgjithshëm i fondeve të investimit arriti në tetëmbëdhjetë, nga të cilat katër janë fonde alternative.

Struktura e investimeve në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive vijon të dominohet nga titujt qeveritarë, si bono thesari dhe obligacione, të cilët zënë 78,75% të totalit të investimeve. Ndërkohë, 5.69% e aseteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare.

Rritja e vazhdueshme e vlerës së aseteve dhe e numrit të investitorëve dëshmon për besimin në rritje që individët dhe subjektet ekonomike po tregojnë ndaj tregut të fondeve të investimit, si dhe për rolin e rëndësishëm që ky sektor po merr në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve kapitale në Shqipëri. /j.p/

The post Mbi 40 mijë investitorë në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaçi në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve: Dixhitalizimi, katalizator strategjik në nivel kombëtar

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Drejtoresha e PĂ«rgjithshme Ekzekutive e Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, mori pjesĂ« nĂ« Forumin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Sigurimeve 2025, organizuar nga Shoqata KombĂ«tare e KomisionerĂ«ve tĂ« Sigurimeve (NAIC), nĂ« Uashington D.C. Ky event global nĂ« fushĂ«n e sigurimeve, mblodhi drejtues tĂ« lartĂ« tĂ« autoriteteve rregullatorĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« organizatave ndĂ«rkombĂ«tare dhe liderĂ« tĂ« industrisĂ« sĂ« sigurimeve pĂ«r tĂ« diskutuar mbi zhvillimet mĂ« tĂ« fundit nĂ« tregjet globale tĂ« sigurimeve.

NĂ« panelin me temĂ« “Zhvillimi i Produkteve dhe TeknologjisĂ«â€, Kaçi solli pĂ«rvojĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, si pjesĂ« e rajonit tĂ« vendeve tĂ« EvropĂ«s Juglindore, nĂ« transformimin e tregut tĂ« sigurimeve drejt dixhitalizimit dhe pĂ«rfshirjes mĂ« tĂ« gjerĂ« financiare.

Ajo theksoi se: “ShqipĂ«ria dhe rregullatorĂ«t e EvropĂ«s Juglindore mund tĂ« luajnĂ« njĂ« rol thelbĂ«sor pĂ«r avancimin digjital tĂ« tregut tĂ« sigurimeve duke ndjekur standardet ndĂ«rkombĂ«tare dhe modele rregullatore tĂ« pĂ«rshtatura pĂ«r realitetin e tregjeve nĂ« zhvillim, pĂ«r tĂ« garantuar transparencĂ« dhe pĂ«r tĂ« forcuar mbrojtjen e konsumatorit.”

Duke u ndalur tek strategjia kombëtare, Kaçi nënvizoi se në Shqipëri, dixhitalizimi nuk përfaqëson vetëm një përmirësim teknologjik, por vepron si një katalizator strategjik në nivel kombëtar. Në këtë kontekst, edhe në sektorin e sigurimeve, ai luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e gjithëpërfshirjes financiare dhe në forcimin e funksionit mbrojtës të këtij tregu.

Paneli u drejtua nga Justin Zimmerman, Komisioner i Departamentit të Bankave dhe Sigurimeve të shtetit New Jersey. Pjesëmarrës të tjerë në panel ishin edhe Ekhosuehi Iyahen, Sekretare e Përgjithshme e Forumit për Zhvillimin e Sigurimeve, dhe Suzette Vogelsang, Eksperte e Lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ky përfaqësim në një forum prestigjioz ndërkombëtar nënvizon angazhimin dhe rolin proaktiv të Autoritetit në mbështetje të avancimeve teknologjike dhe digjitalizimit në tregje financiare. /j.p/

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, në ...
1 nga 4

The post Kaçi në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve: Dixhitalizimi, katalizator strategjik në nivel kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet rritje me 12,8%

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Primet e shkruara bruto nga sigurimi i detyrueshĂ«m motorik nĂ« ShqipĂ«ri arritĂ«n 3,38 miliardĂ« lekĂ« pĂ«r tremujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 12,8% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që konfirmojnë trendin pozitiv në tregun e sigurimeve motorike.

Produkti më i rëndësishëm në këtë kategori, sigurimi i detyrueshëm i automjetit për përgjegjësi ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme), regjistroi një rritje prej 12,94% të vëllimit të primeve të shkruara bruto gjatë periudhës janar-mars 2025, ndërsa numri i kontratave u rrit me 6,17%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.

Rritje ka shĂ«nuar edhe sigurimi “Karton jeshil”, i cili blihet kur automjetet shqiptare udhĂ«tojnĂ« jashtĂ« vendit. VĂ«llimi i primeve tĂ« shkruara bruto pĂ«r kĂ«tĂ« produkt arriti nĂ« 464,7 milionĂ« lekĂ«, me njĂ« rritje vjetore prej 9,23%, ndĂ«rkohĂ« qĂ« numri i kontratave u rrit me 19,79%. Rritja e interesit lidhet edhe me uljen e çmimeve pĂ«r destinacione tĂ« caktuara, pasi nga 1 shkurti 2025 nisi zbatimi i zbritjes pĂ«r udhĂ«timet drejt Malit tĂ« Zi, dhe nga 1 prilli pĂ«r MaqedoninĂ« e Veriut.

Në të kundërt, sigurimi kufitar, që mbulon automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në Shqipëri, ka pësuar një ngadalësim. Ndonëse vëllimi i primeve të shkruara bruto ka shënuar një rritje modeste prej 0,1%, numri i kontratave ra me 1,1% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Këtë vit ka hyrë në fuqi edhe skema e re e sigurimit motorik, e cila ndryshon mënyrën e llogaritjes së primit të sigurimit.

Sipas AMF-së, çmimi i sigurimit tashmë përcaktohet mbi bazën e historikut të dëmeve, përfshirë rastet kur shkaktari i aksidentit nuk figuron në policën e sigurimit, si dhe faktorë të tjerë si fuqia motorike e automjetit, mosha e të siguruarit, përvoja në drejtim, vjetërsia dhe qarku i regjistrimit të automjetit, si dhe statusi i përdoruesit (subjekt apo individ).

Ky zhvillim pritet të sjellë një personalizim më të madh të primit të sigurimit, duke stimuluar drejtuesit me histori pozitive dhe duke përmirësuar disiplinën në tregun e sigurimeve.

/a.f/r.e/

The post Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet rritje me 12,8% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më shumë njerëz dhe biznese po zgjedhin të sigurohen

TIRANË, 7 maj /ATSH/ GjatĂ« tre muajve tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, sigurimet vullnetare sollĂ«n rreth 2,2 miliardĂ« lekĂ« tĂ« ardhura, pak mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

NdĂ«rkohĂ«, numri i kontratave tĂ« sigurimeve u rrit me rreth 16%, qĂ« do tĂ« thotĂ« se mĂ« shumĂ« njerĂ«z dhe biznese po marrin masa pĂ«r t’u mbrojtur nga rreziqe tĂ« ndryshme.

Në portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive u siguruan mbi 860 milionë lekë të ardhura në total.

Sigurimi i pronës nga zjarri dhe dëmtimet e tjera ishte më i përdoruri, duke sjellë mbi gjysmën e të ardhurave.

Sigurimi pĂ«r dĂ«me qĂ« mund t’u shkaktohen tĂ« tjerĂ«ve, si pĂ«r shembull nĂ« punĂ« apo nĂ« rrugĂ«, ishte i dyti pĂ«r nga pĂ«rdorimi.

Edhe pse të ardhurat nga sigurimi për zjarre dhe fatkeqësi natyrore ranë, numri i njerëzve që e zgjodhën këtë sigurim u rrit.

Sigurimet për aksidente dhe shëndet sollën rreth 387 milionë lekë, pak më shumë se vitin e kaluar.

Ndërkohë, sigurimet e jetës shënuan një rritje më të lartë, me 531 milionë lekë të ardhura, ose 13,67% më shumë se në janar-mars 2024. /j.p/

The post Më shumë njerëz dhe biznese po zgjedhin të sigurohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, rritje prej 7%

TIRANË, 30 prill/ATSH/ TĂ« ardhurat nga primet e shkruara bruto tĂ« sigurimit pĂ«r periudhĂ«n janar-mars 2025 arritĂ«n nĂ« 5,598 milionĂ« lekĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 7,09% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

Gjatë tremujorit, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 347,838, duke shënuar një rritje prej 11,90% krahasuar me vitin e kaluar.

Tregu i sigurimeve mbetet i orientuar kryesisht tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbënë 90,45% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës përbëjnë 9,48% dhe risigurimi vetëm 0,071%.

Në aspektin e ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto për sigurimet vullnetarë zënë 39,56% të totalit, ndërsa primet e shkruara bruto për sigurimet e detyrueshme zënë 60,44%.

Sa i përket dëmeve të paguara bruto në tregun e sigurimeve, ato arritën në rreth 1,921 milionë lekë gjatë janar-mars 2025, duke shënuar një rënie prej 3,77% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në sigurimin motorik, dëmet e paguara bruto për periudhën janar-mars 2025 arritën në 1,203 milionë lekë, duke pësuar një rritje prej 5,34% krahasuar me vitin 2024. /j.p/

The post Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, rritje prej 7% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i titujve të qeverisë jashtë Bursës, më shumë investitorë individualë

TIRANË, 30 prill/ATSH/ GjatĂ« periudhĂ«s janar-mars 2025, tregu i titujve tĂ« borxhit tĂ« QeverisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« jashtĂ« BursĂ«s ka shfaqur njĂ« aktivitet tĂ« lartĂ«, me pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« transaksioneve qĂ« i pĂ«rkasin ankandeve tĂ« organizuara nga shteti dhe shlyerjes sĂ« titujve kur arrijnĂ« maturimin.

Përkatësisht, 54.83% e volumit total i takon transaksioneve në tregun primar, ndërsa 37.15% i përket shlyerjes së vlerës nominale në maturim.

Në tregun sekondar, ku titujt tregtohen pasi janë blerë fillimisht, obligacionet afatgjata kanë dominuar me 64.29% të volumit, ndërsa bonot e thesarit kanë përbërë 35.71%. Megjithatë, në aspektin e numrit të transaksioneve, bonot e thesarit janë përdorur më shumë, duke zënë 76.80% të totalit.

Tregu sekondar është dominuar nga investitorët individualë, të cilët kanë kryer 97.08% të të gjitha transaksioneve.

Dominimi i investitorëve individualë (97.08% e transaksioneve) tregon se qytetarët po interesohen gjithnjë e më shumë për investimet në tituj të qeverisë. Kjo mund të ofrojë mundësi të reja për qytetarët që të investojnë kursimet e tyre në një formë relativisht të sigurt dhe me interes më të mirë sesa depozitat bankare.

Tre llojet kryesore të transaksioneve, të quajtura B, C dhe F, kanë pasur ndryshime të dukshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Transaksionet e tipit B, që përfshijnë shitjen e titujve nga portofoli i bankave apo shoqërive komisionere, kanë pësuar një rritje të lehtë në vlerë prej 46 milionë lekë ose 3.05%, por numri i këtyre transaksioneve është ulur me 46.96%.

Transaksionet e tipit C, që lidhen me blerjen e titujve nga bankat përpara maturimit nga investitorët, janë rritur ndjeshëm si në vlerë, me 395 milionë lekë ose 74.18%, ashtu edhe në numër transaksionesh, me 24.69%.

Ndërkohë, transaksionet e tipit F, që përfaqësojnë ekzekutimin e urdhrave të klientëve pa përdorur fondet e vetë subjektit, kanë shënuar një rritje rekord prej 657 milionë lekë ose 32,828%, dhe numri i tyre është rritur me 2,900%.

Në total, transaksionet e këtyre tre llojeve janë rritur me rreth 1,098 milionë lekë, duke reflektuar një interes në rritje për tregtimin e titujve të qeverisë jashtë Bursës. /j.p/

The post Tregu i titujve të qeverisë jashtë Bursës, më shumë investitorë individualë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PAP testi tashmë ofrohet falas në AMF Gurrakoc për gratë e Komunës së Istogut

14 April 2025 at 11:57

Gratë dhe vajzat e Komunës së Istogut tashmë kanë mundësinë të kryejnë PAP testin pa pagesë në Ambulancën e Mjekësisë Familjare (AMF) në Gurrakoc, si pjesë e një iniciative për rritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për gratë.

Ky shĂ«rbim ofrohet çdo ditĂ« pune nga ora 08:00 deri nĂ« ora 14:00, dhe synon parandalimin dhe zbulimin e hershĂ«m tĂ« kancerit tĂ« qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s – njĂ« nga format mĂ« tĂ« zakonshme tĂ« kancerit tek gratĂ«, por qĂ« mund tĂ« parandalohet me kontrolla tĂ« rregullta.

Nga AMF Gurrakoc bëhet thirrje për të gjitha të interesuarat që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të kryejnë testin sa më parë, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të hershëm për ruajtjen e shëndetit.

“Kujdesi pĂ«r shĂ«ndetin fillon me kontrollin e rregullt. Prandaj, i inkurajojmĂ« tĂ« gjitha gratĂ« dhe vajzat qĂ« tĂ« mos e neglizhojnĂ« kĂ«tĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m,” thuhet nĂ« njoftimin e institucionit.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shëndetësore lokale për të ofruar shërbime preventive dhe për të fuqizuar kujdesin ndaj shëndetit të gruas në komunitet./Telegrafi/

The post PAP testi tashmë ofrohet falas në AMF Gurrakoc për gratë e Komunës së Istogut appeared first on Telegrafi.

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

14 April 2025 at 08:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut. Sipas konkluzioneve të paraqitura në raportin vjetor të vitit 2024, për periudhën e aktivitetit nga data 1 janar 2021 deri në [
]

The post KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit appeared first on BoldNews.al.

Kompanitë, rreth 2,3 miliardë lekë nga sigurimi i detyrueshëm motorik

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Primet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m motorik, gjatĂ« periudhĂ«s janar-shkurt 2025 arritĂ«n rreth 2,294 milionĂ« lekĂ«, ose 12,19% mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike (MTPL) gjatë 2-mujorit, pati një rritje prej 12,48 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5,57% krahasuar me 2-mujorin e 2024.

Produkti Karton Jeshil pati një rritje prej 11,17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23,95% krahasuar me 2-mujorin e 2024.

Produkti Sigurim Kufitar, pati një rritje 6,11% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave u rrit me 6,42%. /j.p/

The post Kompanitë, rreth 2,3 miliardë lekë nga sigurimi i detyrueshëm motorik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kartoni Jeshil” 50 euro pĂ«r njĂ« vit me MaqedoninĂ« e Veriut

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare bĂ«n tĂ« ditur se duke filluar nga sot, 1 prill 2025, qytetarĂ«t shqiptarĂ« do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« lĂ«vizin drejt MaqedonisĂ« sĂ« Veriut me policĂ«n e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim tĂ« reduktuar prej 50 eurosh.

“Kjo Ă«shtĂ« masa e dytĂ« qĂ« ndĂ«rmerret nĂ« njĂ« hark tĂ« shkurtĂ«r kohor, pĂ«r lehtĂ«simin e lĂ«vizjes sĂ« qytetarĂ«ve shqiptarë  drejt vendeve kufitare, pas hyrjes nĂ« fuqi mĂ« 1 shkurt 2025 tĂ« policĂ«s sĂ« sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi”, thuhet nĂ« njoftimin e AMF-sĂ«.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), për të lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare.

Sipas AMF-sĂ«, bazuar nĂ« vendimin e ByrosĂ« Shqiptare tĂ« Sigurimeve (BSHS), qytetarĂ«t shqiptarĂ« mund tĂ« pajisen tashmĂ« nĂ« tĂ« gjitha pikat e shitjes sĂ« shoqĂ«rive tĂ« sigurimit me policĂ«n e sigurimit “Karton Jeshil” pĂ«r autovetura me vlefshmĂ«ri 12-mujore, me çmim 50 euro, e cila mbulon territorin e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut. Ky vendim mbĂ«shtet lĂ«vizjen e qytetarĂ«ve duke ulur kostot dhe nxitur shkĂ«mbimet ekonomike me fqinjin tonĂ« juglindor.

ShoqĂ«ritĂ« e sigurimit do tĂ« ofrojnĂ« në të gjitha pikat e shitjes policĂ«n e sigurimit “Karton Jeshil” pĂ«r autovetura me afat vlefshmĂ«rie 1-vjeçar pĂ«r MaqedoninĂ« e Veriut, pĂ«r Malin e Zi, si dhe do tĂ« vijojnĂ« tĂ« ofrojnĂ« edhe “Kartonin Jeshil” me afat vlefshmĂ«rie 15-ditor me çmim 15 euro.

“Kartoni Jeshil” Ă«shtĂ« njĂ« dokument sigurimi ndĂ«rkombĂ«tar, qĂ« mbulon pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e drejtuesve tĂ« mjeteve me targa shqiptare nĂ« rast aksidenti gjatĂ« qarkullimit jashtĂ« territorit tĂ« vendit.

/r.e//a.f/

The post “Kartoni Jeshil” 50 euro pĂ«r njĂ« vit me MaqedoninĂ« e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i fondeve të investimit, rritje me 22% në 2024-ën

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Tregu i fondeve tĂ« investimit shĂ«noi rritje edhe pĂ«rgjatĂ« vitit 2024.

Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 61.36 miliardë lekë, duke shënuar rritje prej 11,075 milionë lekë ose 22.02%, krahasuar me 31 dhjetor 2023.

Vlera e aseteve neto për fondet e investimit, me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike arriti vlerën 55 miliardë lekë, me një rritje prej 21.83% krahasuar me 2023.

Investimet në këtë treg u dominuan kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 79.24% dhe ndërkohë 6.2% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.

Rritje të konsiderueshme shënoi edhe numri i anëtarëve.

Sipas AMF-së, numri i investitorëve që kanë investuar në këtë treg gjatë vitit 2024 është 37,786, me një rritje prej 17.39% krahasuar me 2023-shin.

Në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive (SIK), operuan 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF nga të cilat 4 janë me kapital vendas dhe 2 janë me kapital te huaj.

Numri i fondeve të investimit më 31.12.2024 arriti në 18, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative. /j.p/

The post Tregu i fondeve të investimit, rritje me 22% në 2024-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në janar 

27 February 2025 at 11:37

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ TĂ« ardhurat nga sigurimet pĂ«r muajin janar 2025 kapĂ«n vlerĂ«n 1,976 milionĂ« lekĂ«, ose 11.37% mĂ« shumĂ« se nĂ« janar 2024.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë janarit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 124,025 me një rritje prej 18.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje gjatë kësaj periudhe njohën sigurimet e jo- jetës që sollën 90,38 % të vëllimit të përgjithshëm të të ardhurave, ndërsa sigurimet e Jetës kanë sjellë 9,54% dhe risigurimi  0,79% të të ardhurave.

Ndërsa sigurimi i detyrueshëm dhe vullnetar, zënë përkatësisht 60,56% dhe 39,44% të totalit të tregut.

AMF bën të ditur se, gjatë janarit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 687 milionë lekë, ose 12,95% më shumë se në viti 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar 2025 kapën vlerën 515 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 24,74% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

AMF bën të ditur se, të ardhurat nga sigurimi i detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2025 arritën rreth 1,197 milionë lekë, ose 14,58% më shumë se në janarin 2024. Produkti Karton Jeshil, pati një rritje prej 12,75%, shoqëruar nga një rritje të numrit të kontratave prej 23,47% krahasuar me janar 2024. Ndërsa Sigurimi Kufitar u rrit me 5,05% dhe numri i kontratave u rrit me 8.88%, krahasuar me janar 2024.

Ndërsa të ardhurat nga sigurimi vullnetar, gjatë janarit 2025 arritën rreth 779 milionë lekë, 6,78% më shumë se janar 2024 dhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 32,92% krahasuar me janar 2024.

Rritje me 5,38 % shënuan edhe të ardhurat nga sigurimi vullnetar të Jo-Jetës gjatë janarit 2025, kundrejt janarit 2024. /j.p/

The post AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në janar  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Saimir Tola në krye të Bordit të AMF-së: Angazhim për forcimin e tregjeve financiare jobankare

25 February 2025 at 16:59

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryetari i Komisionit pĂ«r EkonominĂ« dhe Financat, Eduard Shalsi, prezantoi sot kryetarin e ri tĂ« Bordit tĂ« Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare (AMF), Saimir Tola.

Emërimi i tij në këtë detyrë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë një javë më parë.

Gjatë fjalës së tij, Shalsi theksoi rëndësinë e këtij emërimi që plotëson Bordin e Autoritetit si organi më i lartë drejtues dhe vendimmarrës, ndërsa shprehu mbështetjen e Komisionit ndaj Autoritetit në forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe funksioneve të tij mbikëqyrëse dhe rregullatore.

“AMF Ă«shtĂ« njĂ« institucion i rĂ«ndĂ«sishĂ«m rregullator pĂ«r tregjet financiare jobankare dhe si i tillĂ« kompletimi i Bordit me emĂ«rimin e TolĂ«s, uroj tĂ« kontribuojĂ« pozitivisht nĂ« konsolidimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« Autoritetit, si edhe nĂ« ruajtjen e profesionalizmit dhe integritetit tĂ« gjithsecilit”, u shpreh Shalsi.

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi vlerësoi bashkëpunimin me Komisionin, ndërsa shprehu angazhimin për zbatimin e rekomandimeve të dhëna përmes rezolutave, që sipas saj, kanë shërbyer si udhërrëfyes për punën e Autoritetit.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bordin për vijimin e punës në përmbushje të misionit dhe objektivave të institucionit.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« me pĂ«rkushtim pĂ«r pĂ«rafrimin e kuadrit ligjor dhe avancimin e standardeve me praktikat mĂ« tĂ« mira europiane dhe ndĂ«rkombĂ«tare, si dhe nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« tregjeve nĂ«n mbikĂ«qyrje”, tha Kaçi.

Kryetari i Bordit të AMF, Tola, shprehu angazhimin për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të rolit mbikëqyrës dhe rregullator të institucionit.

“Autoriteti ka njĂ« rol kyç nĂ« mbikĂ«qyrjen dhe rregullimin e tregjeve financiare jobankare. TĂ« gjithĂ« bashkĂ« do tĂ« vijojmĂ« tĂ« japim kontribut pĂ«r rritjen e besimit nĂ« kĂ«to tregje dhe zhvillimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« tyre”, theksoi Tola.

/r.e/

The post Saimir Tola në krye të Bordit të AMF-së: Angazhim për forcimin e tregjeve financiare jobankare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Solvency II, regjimi europian në sigurime do të aplikohet edhe në Shqipëri

18 February 2025 at 13:27

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Komisioni Parlamentar pĂ«r EkonominĂ« dhe Financat nisi sot shqyrtimin e ndryshimeve nĂ« ligjin “PĂ«r veprimtarinĂ« e sigurimit dhe risigurimit”, propozuar nga Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare.

Zëvendësministrja e Financave, Adela Xhemajli bëri të ditur se synohet përmirësimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor në tregun e sigurimeve, ku si pasojë e zbatimit 10-vjeçar të ligjit është konstatuar nevoja e kryerjes së disa ndërhyrjeve për rregullim të mëtejshëm.

Gjithashtu, theksoi ajo, synohet të adresohen dhe të pasqyrohen rekomandimet e lëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve IAIS, në kuadër të procesit të vlerësimit të përputhshmërisë së standardeve dhe praktikave të AMF-së me parimet themelore në sigurime (ICP).

“Ndryshimet e propozuara janĂ« hapi i parĂ« drejt procesit tĂ« kalimit tĂ« tregut tĂ« sigurimeve nĂ« regjimin e aftĂ«sinĂ« paguese II/Solvency II. Zbatimi i kĂ«tij regjimi Ă«shtĂ« angazhim i Autoritetit nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rafrimit tĂ« legjislacionit me direktivat e BE-sĂ« dhe praktikat mĂ« tĂ« mira ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« fushĂ«n e mbikĂ«qyrjes”, tha ajo.

Solvency II është regjimi i avancuar europian i mbikëqyrjes dhe parashikon kërkesa të reja dhe komplekse, në nivel teknik dhe organizativ, për shoqëritë e sigurimit dhe AMF-në.

Tri shtyllat kryesore përbërëse të Solvency II janë: kërkesat sasiore që kanë të bëjnë me kapitalin dhe aftësinë paguese, kërkesat për qeverisjen korporative dhe administrimin e rrezikut të shoqërive, si edhe kërkesat për publikimin e informacionit dhe transparencën.

/r.e/

The post Solvency II, regjimi europian në sigurime do të aplikohet edhe në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaçi: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe mirëqenie më të lartë

5 February 2025 at 13:13

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare organizoi nĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit dhe mbĂ«shtetjen e BankĂ«s BotĂ«rore konferencĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare “Reformimi i sistemit tĂ« pensioneve nĂ« ShqipĂ«ri”.

I pranishëm në konferencë ishte Kryeministri Rama, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet mbikëqyrëse financiare.

Në konferencë u diskutua edhe për ndërhyrjet reformuese në sistemet private dhe vullnetare të pensioneve në Shqipëri.

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi, e pranishme në panelin e dytë të diskutimeve të konferencës, u ndal te rëndësia e pensioneve private si mundësi kursimi për qytetarët për të siguruar më shumë mbështetje dhe mirëqenie për moshën e pensionit.

“Me miratimin e ligjit tĂ« ri pĂ«r fondet private tĂ« pensioneve nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2023, ShqipĂ«ria ka bĂ«rĂ« hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt pĂ«rafrimit me direktivĂ«n IORP II tĂ« Bashkimit Europian. Ky legjislacion ka sjellĂ« njĂ« sĂ«rĂ« risish dhe avantazhesh nĂ« drejtim tĂ« inkurajimit tĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« skemat private tĂ« pensioneve, ofrimit tĂ« mĂ« shumĂ« mundĂ«sive tĂ« investimit, lehtĂ«sive fiskale, pĂ«rmirĂ«simit tĂ« qeverisjes dhe forcimit tĂ« mbrojtjes sĂ« anĂ«tarĂ«ve,” theksoi Kaçi.

Kaçi foli edhe për mundësitë e implementimit të shtyllës së dytë të pensioneve.

“NĂ« gjykimin tim, implementimi i saj, qĂ« mbĂ«shtetet nĂ« njĂ« qasje me llogari individuale tĂ« kursimeve tĂ« detyrueshme, ofron njĂ« perspektivĂ« premtuese pasi Ă«shtĂ« e dizenjuar me qĂ«llim plotĂ«simin e shtyllĂ«s sĂ« parĂ«, duke siguruar diversifikim tĂ« burimeve tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r pensionistĂ«t dhe financa publike mĂ« tĂ« konsoliduara,” tha ajo.

Autoriteti, tha Kaçi, si pjesë e mandatit të tij, është i angazhuar për të siguruar stabilitetin, transparencën dhe integritetin e tregjeve financiare, përfshirë skemat private të pensioneve.

“Vitin e kaluar punuam intensivisht dhe pĂ«rfunduam tĂ« gjithĂ« kuadrin rregullator sipas ligjit tĂ« ri pĂ«r pensionet private. Ne do tĂ« vijojmĂ« me angazhimin tonĂ« pĂ«r zbatimin e kuadrit tĂ« ri ligjor dhe rregullator,” deklaroi Kaçi.

/a.f/r.e/

The post Kaçi: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe mirëqenie më të lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BB, mbështetje për programin e Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare

28 January 2025 at 18:23

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Drejtoresha e pĂ«rgjithshme ekzekutive e Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare, Mimoza Kaçi zhvilloi njĂ« takim me ekipin e misionit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r programin e Zhvillimit dhe QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« Financiare, tĂ« drejtuar nga Rekha Reddy, nĂ« rolin e saj tĂ« ri si menaxhere e programit.

Në takim u diskutua mbi ecurinë e aktiviteteve në zbatim të programit të asistencës teknike, zhvillimet në tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit, nismat për financat e gjelbra, si edhe bashkëpunimi në kuadër të programit për sigurimet në bujqësi.

Kaçi e njohu ekipin e Bankës Botërore me zhvillimet kryesore të tregjeve nën mbikëqyrjen e Autoritetit, si edhe avancimet në drejtim të përafrimit të mëtejshëm me kuadrin ligjor dhe direktivat evropiane, si edhe standardet më të mira mbikëqyrëse.

Kaçi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga BB, si edhe vuri në dukje disa nga drejtimet kryesore për vijimin e bashkëpunimit.

Ekipi i Bankës Botërore vlerësoi avancimet në drejtim të harmonizimit të legjislacionit me kuadrin ligjor evropian dhe implementimin e praktikave më të mira në mbikëqyrje, ndërsa shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me Autoritetin.

/r.e/j.p/

The post BB, mbështetje për programin e Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i sigurimeve, rritje me 7 % në 2023-shin

27 January 2025 at 14:20

TIRANË, 27 janar/ATSH/ TĂ« ardhurat nga primet e shkruara bruto tĂ« sigurimit pĂ«r vitin 2024 kapĂ«n vlerĂ«n 24,505 milionĂ« lekĂ«, ose 7,02% mĂ« shumĂ« se nĂ« vitin 2023.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë vitit 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,595,687 me një rritje prej 8.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.51% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.45% dhe risigurimi me 0.043%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.55% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.45% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 8,656 milionë lekë, ose 24.38% më shumë se në viti 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për vitin 2024 kapën vlerën 6,239 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 30.17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /j.p/

The post Tregu i sigurimeve, rritje me 7 % në 2023-shin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni i Ekonomisë, seancë dëgjimore me 6 kandidatë për anëtar bordi të AMF

21 January 2025 at 17:49

TIRANË, 21 janar /ATSH/ NĂ« drejtimin e kryetarit, Eduard Shalsi, komisioni pĂ«r EkonominĂ« dhe Financat nĂ« mbledhjen e parĂ« pĂ«r sesionin e ri parlamentar zhvilloi seanca dĂ«gjimore me gjashtĂ« kandidatĂ«t e vetofruar pĂ«r vakancĂ«n e anĂ«tarit tĂ« Bordit tĂ« Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare, qĂ« do tĂ« mbajĂ« funksionin e kryetarit tĂ« Bordit.

Në nisje të mbledhjes Shalsi informoi se kandidatët e vetofruar plotësojnë kriteret për të qenë kandidatë për plotësimin e vakancës së krijuar në AMF.

MĂ« pas Emis Çerava, Julian Naqellari, Artur Ribaj, Petrit Perhati, Saimir Tola dhe Valbona Sanxhaktari pasi bĂ«nĂ« njĂ« prezantim tĂ« shkurtĂ«r tĂ« eksperiencave tĂ« tyre tĂ« mĂ«parshme, bĂ«nĂ« njĂ« paraqitje tĂ« ideve dhe vizionit tĂ« tyre rreth funksionimit mĂ« mirĂ« tĂ« kĂ«tij institucioni.

Më tej kandidatët iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Në përfundim Shalsi bëri më dije se pas dëgjesave, komisioni do të vijojë procesin e shqyrtimit të kandidaturave. /j.p/

The post Komisioni i Ekonomisë, seancë dëgjimore me 6 kandidatë për anëtar bordi të AMF appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMF: Konsolidimi i mëtejshëm dhe thellimi i inovacionit, prioritete për 2025

By: Mira Leka
10 January 2025 at 22:00

Prononcim i Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare pĂ«r “Monitor”

 

Konsolidimi i mëtejshëm i tregjeve financiare dhe thellimi i inovacionit do të jenë ndër sfidat kryesore të tregut financiar për vitin 2025.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare (AMF) vlerĂ«son se digjitalizimi Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« rritur aksesin e publikut dhe eficiencĂ«n operacionale tĂ« institucioneve financiare.

Në mënyrë më specifike, AMF shprehet se prioritet për këtë institucion do të jetë zbatimi i plotë dhe transparent i rregullores së faktorëve të riskut në sigurimin e detyrueshëm motorik, me qëllim qartësimin dhe mirinformimin e personave të siguruar.

AMF vendos gjithashtu theksin në nevojën për zhvillimin e tregut të kapitaleve, nëpërmjet rritjes së bazës së investitorëve dhe zgjerimit të numrit të shoqërive të listuara apo atyre që emetojnë tituj përmes ofertës publike.

 

Si e vlerësoni ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare gjatë vitit 2024?

Përgjithësisht, viti 2024 ka qenë një vit pozitiv për ekonominë e vendit dhe në veçanti edhe për sektorin financiar dhe tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit.

Konstatojmë gjithashtu se gjatë këtij viti ka pasur një përmirësim të mëtejshëm të treguesve kryesorë të shëndetshmërisë financiare të shoqërive që operojnë në tregjet nën mbikëqyrje.

Kjo është reflektuar edhe në rritjen e mëtejshme të nivelit të aseteve në tregjet nën mbikëqyrje, të cilat në fund të 3-mujorit të tretë arritën në 118.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 10% krahasuar me fundvitin 2023.

Për sa i përket tregut të sigurimeve, viti 2024 pritet të mbyllet me një bilanc pozitiv, si në drejtim të rritjes së aktivitetit, ashtu edhe sa i përket konsolidimit të treguesve financiarë. Kështu, në terma të të ardhurave deri në nëntor 2024, tregu i sigurimeve shënoi rritje me 7.3% krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 22 miliardë lekë të ardhura.

Rritje të rëndësishme shënuan edhe dëmet e paguara bruto, me 22.6%, krahasuar me vitin 2023, duke arritur në mbi 7.7 miliardë lekë deri në nëntor 2024.

Tregu i fondeve të investimeve ka njohur rritje dhe zgjerim të mëtejshëm. Asetet neto të fondeve arritën në rreth 56 miliardë lekë, duke u rritur me 11% në 3-mujorin e tretë, krahasuar me fundvitin 2023, me të njëjtin ritëm rritjeje, sikurse edhe numri i anëtarëve në këto fonde.

Gjithashtu ka një rritje të numrit të fondeve që operojnë në treg, si dhe diversifikim të tyre, që do të thotë më shumë mundësi investimi, tashmë edhe në fonde investimi të BE-së, për qytetarët shqiptarë.

Zhvillime të rëndësishme ka pasur edhe sa u përket fondeve të pensionit privat, ku me miratimin e ligjit të ri në shtator të vitit të kaluar, Autoriteti u angazhua në një proces intensiv për hartimin dhe miratimin e 16 rregulloreve, të konsultuara gjerësisht edhe me grupet e interesit dhe që mundësojnë zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore, të cilat kanë nisur të japin ndikim në treg.

Vërehet një rritje e vlerës së aseteve të fondeve të pensionit, që arritën në 7.7 miliardë lekë në fund të shtatorit, ose 15% më shumë, krahasuar me fundvitin 2023, si dhe të numrit të anëtarëve pjesëmarrës në këto fonde me afro 14%.

Në tregun e kapitalit, edhe gjatë vitit 2024 ka vijuar trendi në rritje i emetimeve të obligacioneve me ofertë private, ku bankat kanë vijuar të jenë emetuesit kryesorë për qëllime të kapitalit rregullator. Shuma e pashlyer e këtij lloj instrumenti financiar deri në fund të 3-mujorit të tretë ka arritur në rreth 23.7 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 16% krahasuar me vitin e kaluar.

Viti 2024 ka pasur gjithashtu edhe një sërë zhvillimesh të rëndësishme, si:

-Miratimi i rregullores së faktorëve të riskut, e cila sjell risi në tregun e sigurimit të detyrueshëm të autoveturave, duke aplikuar praktika tarifimi të ngjashme me modelet e vendeve të BE-së;

-Realizimi i ndryshimeve në ligjin për sigurimin dhe risigurimin, duke harmonizuar legjislacionin vendas me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat pritet të konsolidojnë më tej tregun, të forcojnë mbikëqyrjen e grupeve të sigurimit dhe të shtojnë transparencën; si edhe

-Vijimi i implementimit të udhërrëfyesit për regjimin europian të sigurimeve (Solvency II), një hap i rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit të sektorit të sigurimeve dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorëve.

Ka qenë një vit shumë intensiv pune për Autoritetin, sidomos në drejtim të procesit të përafrimit legjislativ me acquis të BE-së, kjo edhe në kuadër të procesit të integrimit, ku Shqipëria po përparon me hapjen një nga një të grup-kapitujve.

Autoriteti, si institucioni drejtues i Kapitullit 9 “ShĂ«rbimet Financiare” dhe institucion kontribuues nĂ« njĂ« sĂ«rĂ« kapitujsh, ka pasur rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« pĂ«rafrimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« kuadrit ligjor.

Autoriteti ka avancuar gjithashtu në drejtim të implementimit të praktikave më të mira mbikëqyrëse, në rritjen e standardeve dhe të bashkëpunimit, me qëllim konsolidimin dhe mirërregullimin e tregjeve nën mbikëqyrje.

 

Duke filluar nga viti 2025, pritet aplikimi i primeve të diferencuar për sigurimin e detyrueshëm TPL të automjeteve. A janë gati të gjitha palët e përfshira për zbatimin e rregullores përkatëse të miratuar nga AMF dhe çfarë efektesh pritet të sjellë ajo në tregun e sigurimeve?

Me miratimin e rregullores nr. 156, datĂ« 19.09.2024 “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, shoqĂ«ritĂ« e sigurimit, duke nisur nga 1 janari 2025, do tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« tarifat e primit tĂ« sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m pĂ«r mjetet motorike, duke marrĂ« parasysh faktorĂ«t e riskut.

Sipas kësaj rregulloreje, siguruesit për përcaktimin e primit operojnë bazuar në parimin themelor të rrezikut të llogaritur, i cili për pasojë sjell dhe diferencimin e primit.

Autoriteti gjatë kësaj periudhe ka pasur komunikime të vazhdueshme me shoqëritë e sigurimit, duke i kërkuar marrjen e të gjitha masave për zbatimin e plotë dhe në mënyrë transparente të rregullores.

Për sa u përket efekteve që do të sjellë zbatimi i kësaj rregulloreje, tarifat e reja të llogaritura në vitin 2025, bazuar në faktorët e riskut që lidhen me të siguruarin dhe mjetin e përdorur prej tij, do të jenë të individualizuara, në varësi të riskut që mbart çdo i siguruar.

 

Viti 2024 solli largimin e njërit prej investitorëve më të rëndësishëm të huaj në tregun e sigurimeve në vend. Në këndvështrimin tuaj, pse UNIQA vendosi të largohej dhe a prisni ndryshime të tjera në strukturën e tregut ose në pronësinë e kompanive të sigurimit nga viti 2025 e në vazhdim?

Tregu i sigurimeve është një treg i lirë, ku ka lëvizje si sa u përket strukturave aksionere të shoqërive, ashtu edhe në drejtim të shoqërive të reja që hyjnë në treg.

Si i tillĂ«, njoftimi i grupit austriak tĂ« sigurimeve UNIQA pĂ«r t’u larguar nga ShqipĂ«ria dhe disa shtete tĂ« tjera tĂ« Ballkanit, Ă«shtĂ« njĂ« vendim qĂ« mund tĂ« lidhet me ndryshimin e modeleve tĂ« biznesit, apo me objektivat strategjikĂ« tĂ« grupit.

Por, në të njëjtin aspekt, tregu paraqet edhe zhvillime të reja, pasi në mbledhjen e fundit të tij, Bordi i Autoritetit ka licencuar një shoqëri të re jete, me strukturë aksionere të kryesuar nga një grup i madh ndërkombëtar sigurimesh.

 

Banka e Shqipërisë ka këshilluar rishikimin e sistemit aktual të pensioneve, duke përfshirë edhe aplikimin e një kolone të dytë. Mendoni se ngritja e kolone të dytë, me kontribut të detyrueshëm, do të ndihmonte në adresimin e problemeve që ka sistemi i pensioneve në Shqipëri?

Ligji i ri për fondet e pensionit privat synon të nxisë më tej zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre instrumenteve të rëndësishme për planifikimin financiar personal.

Pavarësisht se tregu i fondeve të pensionit privat u rrit me 15% në 3-mujorin e tretë të vitit, krahasuar me fundvitin 2023, përsëri ka potencial për rritje dhe zgjerim të mëtejshëm.

Lehtësitë fiskale, të mundësuara me ndryshimet ligjore, si dhe format e reja të fondeve, siç janë fondet e mbyllura të pensioneve private, pritet ta bëjnë edhe më tërheqës këtë treg, që vlerësohet si një mundësi e mirë për të ardhura shtesë në moshën e pleqërisë dhe si një skemë plotësuese përkundrejt asaj publike.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja kryesore për ecurinë e tregjeve gjatë vitit 2025 dhe cilat besoni se do të jenë sfidat kryesore për këto tregje?

Tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit kanë pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe pritet që të vijojnë rritjen edhe për periudhën në vazhdim.

Kjo ecuri pritet të ndikohet pozitivisht edhe nga avancimi i mëtejshëm në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, ku përafrimi ligjor dhe rregullator me acquis të BE-së janë përparësi për AMF-në.

Në lidhje me sfidat dhe prioritetet kryesore për periudhën në vazhdim, do të veçonim:

-Konsolidimin e mëtejshëm të tregjeve financiare, duke nxitur rritjen dhe qëndrueshmërinë e tyre në një mjedis gjithnjë e më kompleks;

-Rritjen e nivelit të digjitalizimit dhe inovacionit teknologjik në tregjet financiare, për të rritur aksesin dhe eficiencën operacionale;

-Forcimin e edukimit financiar të publikut, për të siguruar një ndërgjegjësim më të lartë mbi produktet financiare dhe për të rritur besimin e konsumatorëve dhe investitorëve;

-Zbatimin e plotë dhe transparent të rregullores së faktorëve të riskut, me qëllim qartësimin dhe mirinformimin e personave të siguruar;

-Vijimin e implementimit të udhërrëfyesit të Solvency II, duke siguruar përafrim të mëtejshëm me direktivat europiane dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare;

-Zbatimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar IFRS 17, që kërkojnë realizimin e investimeve të nevojshme teknologjike, ndryshime në politikat kontabël dhe rritje të kapaciteteve profesionale;

-Zhvillimin e tregut të kapitaleve, përmes rritjes së bazës së investitorëve dhe zgjerimit të numrit të shoqërive të listuara apo atyre që emetojnë tituj nëpërmjet ofertës publike;

-Vijimin e punës në kuadër të projekteve të asistencës teknike, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare.

Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm, për shkak të organizimit për herë të parë në Shqipëri të Konferencës Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime, IAIS.

Ky është eventi më i madh dhe më prestigjioz global në fushën e sigurimeve, ku do të kemi në Shqipëri mbi 500 drejtues të nivelit të lartë nga autoritetet mbikëqyrëse dhe tregu i sigurimeve nga e gjithë bota.

Ky aktivitet paraqet një mundësi të shkëlqyer për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, por edhe si vend me potencial për zhvillimin e tregjeve financiare. / Ersuin Shehu

 

 

 

 

The post AMF: Konsolidimi i mëtejshëm dhe thellimi i inovacionit, prioritete për 2025 appeared first on Revista Monitor.

❌
❌